Nedim Bajramit te Rangers për 4 milionë euro, skocezët thonë se vlera “e vërtetë” e tij është 10 milionë euro

Drejtori sportiv i Sassuolos, Giovanni Carnevali, ka njoftuar se Nedim Bajrami është shumë afër transferimit te Glasgow Rangers për katër milionë euro.

Futbollisti shqiptar është në prag të transferimit në Skoci nga Sassuolo që bën gara në kategorinë e dytë të futbollit italian.

“Është drejt përfundimit por ende nuk ka mbaruar. Ne po punojmë në të. Mendoj se do të arrijmë një marrëveshje së shpejti”, ka thënë Carnevali.

Ish-mesfushori i Empolit iu bashkua Sassuolos në janar të vitit 2022, ndërsa ka shënuar katër gola në 49 ndeshje me fanellën e tyre.

25-vjeçari ka bërë tre paraqitje me Sassuolon në të gjitha garat në sezonin aktual, ndërsa numëron dhjetë gola dhe 11 asistime në 100 ndeshje të luajtura në Serie A me Sassuolon dhe Empolin.

Kujtojmë se kontrata e tij me klubin italian skadon në qershor të vitit 2027, por duket se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për ta ndërprerë bashkëpunimin më herët

Rama darkon me Vuçiçin në Pragë, presidenti serb ndan fotot: Të përkushtuar për dialog, për një të ardhme më të begatë

Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç gjatë në forumin “GLOBSEC” 2024 që po zhvillohet në Pragë të Çekisë.

Ky takim mes Ramës dhe Vuçiç, ndonëse në kuadër të forumit GlobSec, vjen në një kohë kur tensionet mes Serbisë dhe Kosovës janë në nivelet më të larta, ndërsa marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, konsiderohen si në ditën më të keqe.

Pamjet nga takimi i tyre i ka ndarë presidenca serbe në rrjetet sociale. Rama shihet teksa takon Vuçiç dhe më pas darkon i ulur në tavolinë krah tij.

Vetëm një ditë më parë, Serbia arriti një marrëveshje të rëndësishme me Francën, si nga ana ushtarake, por edhe simbolike, duke nënshkruar blerjen e 12 avionëve ushtarakë nga Franca.

Presidenti francez Emmanuel Macron lëshoi nga Beogradi mesazhe të forta ndaj Kosovës, madje duke thënë se do angazhohet personalisht për disa çështje që prekin serbët e Kosovës.

Ironikisht, Vuçiç thotë se në këtë forum u diskutua për sigurinë e rajonit, për të cilën Serbia është e përkushtuar, ndonëse në realitet, vetëm pak kohë më parë, Kosova u provokua nga një sulm i rëndë terrorist brenda kufijve të saj në fshatin Banjskë, dhe shumë prej autorëve të atij sulmi lëvizin të lirë në Serbi.

Meta gjen “sp iunin” në Jalë: Ishte patronazhist! Më bënte video brenda kampit veror

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zbuluar se si një person i dyshimtë i bënte video brenda kampit veror në Jalë.

Meta tregon se i dyshuari në fjalë ishte “patronazhist”, një term ky të cilin presidenti i PL e përdor për simpatizantët socialistët të cilët punojnë në terren në funksion të mbledhjes së votave për partinë në pushtet.

“Patronazhisti më filmonte brenda kampit veror të Jalës. Nuk ka qenie më të fëlliqura se sa ta”, shprehet Meta.

Gjatë fjalës nga kampi i përvitshëm veror i Jalës, Meta prezantoi edhe pikat e programit qeverisës të PL. “Ne do t’i bëjmë të pasur shqiptarët duke ju shpërblyer mundin dhe punën e tyre”, tha Meta.

Gjithashtu, kreu i PL tha se forca politike që ai drejton synon të marrë 100 mijë vota në Qarkun e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme Parlamentare.

“Objektivi im personal ne Tirane eshte “100 mije duar per 100 mije zemra (vota)“, deklaroi Ilir Meta.

Rama: Përgëzoj Putinin, i tregoi BE-së se sa i rëndësishëm është për stabilitetin Ballkani Perëndimor

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot fjalën e tij në Forumin “GLOBSEC” 2024 që po mbahet në Pragë të Çekisë.

Rama e ka nisur fjalën duke theksuar rëndësinë që ka Ballkani Perëndimor për stabilitetin e të gjithë Europës. Ai “falenderoi” presidentin rus Vladimir Putin, duke thënë se “fatkeqësisht” me veprimet e tij kriminale i tregoi BE-së për rëndësinë e rajonit tonë.

“Dua të përgëzoj Putinin, dhe është diçka fatkeqe që na duhej Vladimiri në mënyrën më kriminale që Europa ta kuptonte se i duhet Ballkani Perëndimor.

Sa i përket BE-së, mund të them që kishte shumë njerëz që nuk besonin aspak në atë, në mënyrë të përsëritur e thonin si moto që duhet të jetë Ballkani Perëndimor në Bashkimin Europian, njësoj siç na thoshin komunistët një kohë që Parajsa është në horizont. Por lufta në Ukrainë tronditi tërësisht status-quo-në. Von der Leyen luajti një rol thelbësor për këtë, për të riformësuar mesazhin që përsëritej”, u shpreh Rama ndër të tjera.

Rama tha se popullariteti i Putinit në Shqipëri është 1 apo 1.5 për qind, ndërsa në vende të tjera të rajonit është shumë më i lartë. Ai tha se sfida është si të gjitha vendet e rajonit të bëhen bashkë në një klub.

E kritikuan për lidhjen me këngëtarin, Ola Bruko: Mos guxoni të përmendni fëmijët e mi, e di vetëm unë…

Gazetarja Ola Bruko bëri publike lidhjen e saj me këngëtarin Endri Prifti. Mes komenteve dashamirëse, nuk mungojnë as ato paragjykuese. Gazetarja zgjodhi njërën prej tyre, për ta bërë publike dhe për t’iu përgjigjur përmes tij të gjithë atyre që e dinë të bëjnë gjyqin publik, deri sa të përmendin dhe fëmijët.

“Ky qe shikoni ketu eshte nje nga komentet e poshtra qe shkruhen lart e poshte!

E kam thene edhe me pare se ne moshen qe jam, nuk me intereson shume se çfare thone njerezit per mua. E di mire qe disa te duan e shumica te urrejne, por edhe ata qe nuk kane asnjeren nga keto ndjenja, parapelqejne te te bejne gjyqin ne publik nga pellgu i tyre i mekateve te medha, se ndoshta kjo i ben te ndjehen me pak fajtore.

Te ishte per veten, as do e merrja mundimin te reagoja, por kur behet fjale per femijet e mi mund t’ju nxjerr syte te gjitheve per idiotesirat qe flisni duke i futur edhe ata ne vorbullen e keqdashesise tuaj.

Juve qe ju intereson kaq shume jeta private e nje njeriu si une qe e njihni vetem nga ekrani e nuk e keni as ne familje, as ne farefis e as ne shoqeri, qe duhet ta kishit komentuar vetem per punen e saj e per asgje tjeter, po ju sqaroj njehere e mire, se çfare ndodhi me familjen time nuk kam ndermend t’jua them juve!

Une dhe ish-bashkeshorti im kemi sot nje marredhenie normale dhe kemi qene dhe do jemi derisa te kemi fryme per femijet tane. Ata jane jeta jone!

Mos guxoni me te permendi dhe te merreni me femijet, sepse secili nga ju do perballet me ne në gjykate!”, shkruan Bruko

Jeton prej 30 vitesh në Francë, emigrant shqiptar dëbohet nga vendi

Shqiptari Gazmir Hoti u arrestua nga 20 policë të cilët e dërguan menjëherë në Bordo dhe e detyruan të hipte në aeroplan për në vendin e origjinës. Ndihmës kuzhinier në restorantin “La Marie Galante” në La Rochelle, dëbimi i tij rezultoi në mbylljen e restorantit, i cili nuk mund të funksiononte pa të.

Gazmir Hoti ka dhjetë vjet që jeton në Francë. Ky shqiptar iku nga vendi i tij për të shpresuar për një jetë më të mirë. Ai jetonte në lindje të Francës, në një shtëpi për azilkërkuesit, ku takoi partneren e tij. Të kërcënuar nga familja e shoqes së saj, ata nuk mundën të qëndronin në Francën lindore dhe u vendosën në Charente-Maritime.

Gazmir Hoti u deportua këtë të martë

Gazmir Hoti është deportuar këtë të martë, më 27 gusht, në vendin e origjinës. Ai është i njohur për shoqatat lokale dhe lagjen: të gjithë janë të hutuar dhe nuk e kuptojnë këtë situatë të dëbimit në kufi. Anna Maria Spano, nënkryetare e bashkisë së La Rochelle, mbështet familjen në këtë kalvar: ” Zyrat e kryetarit dhe prefekturës po diskutojnë këtë temë. Bashkia solidarizohet me këtë familje, veçanërisht pasi ai ka një kontratë pune. Kjo familje nuk shquhet për krime apo gjëra të paligjshme, nuk e kuptoj sesi nuk mund t’i ndihmojmë apo t’u japim letra kur janë të integruar mirë .”

Teksa i është mohuar e drejta për azil dhe nën OQTF (detyrim për t’u larguar nga territori francez), ai tashmë është dëbuar disa herë. I kërcënuar me vdekje në vendin e tij, ai nuk mundi të kthehej në Francë, pranë familjes së tij. “Ai kishte një kërkesë për të paguar 500 euro për rebelim kundër forcës publike herën e fundit që ata vendosën ta përjashtonin, kjo duhet të ishte shënuar në dosjen e tij kriminale, dhe për këtë arsye është një nga delikuentët”, tregon Éric Joyaux, nga Solidarite. Shoqata e emigrantëve Shpresa po bën shumë që Gazmiri të mund të kthehet dhe që prefektura të zbusë pozitën e tij për momentin, prefektura po i ofron familjes 20 mijë euro për t’u kthyer në Shqipëri.

Motra e Gazmirit la burrin. Nga aty familja konsideron se nderi i tyre është dëmtuar rëndë dhe se gruaja duhet të vritet nga familja e saj. Gazmiri duke qenë vëllai, i takonte të zbatonte dënimin. Arsyeja pse u largua Gazmiri është për shkak të një ligji të vjetër zakonor shqiptar, thotë Éric Joyaux: “Motra e Gazmirit la burrin e saj. Prej aty, familja konsideron se nderi i tyre është dëmtuar rëndë dhe se gruaja duhet të vritet nga familja e tij. Gazmiri duke qenë vëllai, i takonte atij të zbatonte dënimin, ai do të jetë në rrezik gjithë jetën e tij .

Pa të, shefi i tij detyrohet të ulë qepenin e biznesit

Ai dhe partnerja e tij duhej të largoheshin nga akomodimi në gusht 2021. Të shoqëruar nga vullnetarë të shoqatës Solidarité Migrants, ata priten nga kjo e fundit, e cila e paguan qiranë nëpërmjet një kolektivi donatorësh që prej atij viti. Edhe pse pa dokumente, Gazmir Hoti kërkonte në vazhdimësi punë. Ai punoi për një restorant në La Rochelle nga prilli deri në nëntor 2023, më pas gjeti një punëdhënës në maj 2024, Patrice Modolo, i cili e mbështeti atë në përpjekjet e tij për të marrë letrat e tij.

Një moskuptim total për këtë restorant të “La Marie Galante” në lagjen Minimes dhe që detyrohet të mbyllë dyqanin. “ Në të ardhmen e afërt, po, jam i mbyllur, ndërsa gjej dikë, që është shumë i ndërlikuar në profesionin tonë, nuk jam në gjendje të punoj vetëm”, shpjegon Patrice Modolo, “Është e pakuptueshme, ata janë punëtorë… Është e rrallë të gjeni njerëz të tillë. Është e vështirë të gjesh njerëz që duan të punojnë, që duan të investojnë… Për mua, ai është një person i jashtëzakonshëm”./France info/

Zyrtare/ Sulmuesi kuqezi transferohet në Turqi

Një tjetër futbollist kuqezi do të vijojë karrierën në Turqi. Superliga turke ka qenë “strehëza” për shumë futbollistë të ekipi kombëtar, ku së fundmi Sokol Cikalleshi pas gati një dekade u largua nga klubi i tij Konyaspor.

Bëhet fjalë për Taulant Seferin, cili ka firmosur me skuadrën e Bodrum në Superligën turke. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka firmosur kontratë të vlefshme për 3 vitet e ardhshme.

Kujtojmë se skuadra që ka shitur kartonin e Seferit është Vorskla Poltava. Te ukrainasit Seferi u transferua pikërisht nga Tirana për shifrën e 500 mijë eurove.

Më tej Seferi spikati dhe me Baniyas në huazim. Vlen për t’u theksuar se aventura në Superligën turke do të jetë e para për të.

Po punonte në katin e dytë të një banese në Greqi, 68-vjeçari shqiptar humb ekuilibrin dhe rrëzohet! V des në vend

Një 68-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht këtë të premte në Sisi Lasithiou në Kretë, pasi është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i një banese ku po punonte.

Mediat greke nuk e japin identitetin e viktimës, ndërsa raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30 të mëngjesit, kur shqiptari po ulte disa sende me litari nga ballkoni i banesës ku punonte.

Për fat të keq, ai ka humbur ekuilibrin, ose ndoshta është tërhequr nga peshat, dhe ka rënë nga lartësia.

Menjëherë pas njoftimit në vendngjarje ka mbërritur EKAB-i, por fatkeqësisht ishte tepër vonë, pasi 68-vjeçari kishte humbur jetën në vend si pasojë e plagëve të rënda.

Tm err në ajër/ Helikopteri me katër anëtarë të ekuipazhit rrëzohet në liqen, ja gjendja e tyre

Një helikopter i Forcave të Armatosura të Bosnjë dhe Hercegovinës me katër anëtarë të ekuipazhit në bord u rrëzua në Liqenin e Jabllanicës sot, transmeton Anadolu.

Helikopteri UH-1H i Forcave Ajrore dhe Brigadës së Mbrojtjes Ajrore ra në liqen gjatë një stërvitjeje të planifikuar, tha Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë.

Katër anëtarët e ekuipazhit, duke përfshirë një pilot, një bashkëpilot, një teknik fluturimi dhe një specialist të shërbimit të kërkim-shpëtimit, raportohet se janë në gjendje të qëndrueshme dhe po marrin trajtim mjekësor parandalues ​​në një spital në qytetin Konjic, thuhet në deklaratë.

Helikopteri po merrte pjesë në një provë për një stërvitje me mbrojtjen civile të Konjicit, të planifikuar për të enjten.

Shërbimet e urgjencës janë vendosur menjëherë në vendngjarje për të hetuar rrethanat e përplasjes.

Ministri i Mbrojtjes Zukan Helez vizitoi vendin e rrëzimit dhe ministria deklaroi se informacione të mëtejshme do të jepen pas përfundimit të hetimeve.

Luhatje të forta në tregun valutor! Euro “zhytet” brenda 48 orëve

Kursi i këmbimit mes Lekut dhe Euros është duke u përballur me luhatje të forta, të pazakonta.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, euro shënoi sot për herë të dytë nivelin më të ulët në raport me lekun, ndërkohë që vetëm dy ditë më parë, fitoi pikë ndjeshëm kundrejt monedhës sonë.

Sot, një euro këmbëhet mesatarisht me 99.65 lekë, ndërkohë që një ditë më parë këmbëhej me 99.88 lekë, kurse të mërkurën mbi 100 lekë.

Ndryshe nga Euro, dollari amerikan duket disi më stabël në raport me lekun edhe pse vijon në mënyrë konstante zhvlerësimi kundrejt monedhës sonë.

Një USD këmbëhet sot me mesatarisht 89.92 lekë.

Ndërkohë, ndryshe nga Euro dhe USD, Paundi Britanik ka fituar pikë ndaj Lekut duke u këmbyer sot me 118.54 lekë.