Pamjet e aks identit te TEG-u/ Dy vajza ‘fërkuan’ makinat e Iuksit dhe telefonuan shokët e tyre, njëri përfundoi në spitaI, tjetri në pranga (Video)

Vox News sjell pamjet e para nga rrethrrotullimi i TEG në Tiranë, ku sot në orët e pasdites ndodhi aksidenti i lehtë rrugor, por që më pas degjeneroi në një përplasje fizike mes dy personave.

Dy makinat e përfshira në aksident janë “Audi A8” dhe “Porche Cajen”, të cilat drejtoheshin nga dy vajza.

Burime bëjnë me dije se dy vajza kanë “fërkuar” makinat luksoze që drejtonin dhe për pasojë, siç shihet dhe në foto, automjetit tip “Audi” i është thyer pasqyra.

Vajzat kanë debatuar me njëra-tjetrën, por nuk e kanë ndalur me kaq dhe në vend që të njoftonin policinë, kanë thirrur në telefon shokët e tyre. I pari që ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka qenë Fatjon Dauti, i cili më pas është konfliktuar me të afërmin e shoferes tjetër, shtetasin Marjo Barami.

Video Player

“Goditja ligjore do të jetë finale”/ Sulmet e dyshes Meta-Berisha ndaj SPAK, analisti lëshon deklaratën e fortë: Ky…

Analisti Arben Meçe shprehet se ‘lufta’ e Sali Berishës dhe Ilir Metës ndaj SPAK bëhet për shkak se do të jetë ky institucion që do të bëjë të mundur asgjesimin e tyre nga politika shqiptare.

Në një intervistë televizive, duke komentuar sulmet e tyre ndaj prokurorisë, Meçe u shpreh

“SPAK është ai që do të nxjerrë nga politika individë që kanë bërë krime në Shqipëri. Ndër të tjerët janë Berisha dhe Meta, kanë kryer krime në Shqipëri.

Deri më sot, qoftë ’97, një nga aktet më makabre me pasoja të rënda në Shqipëri i Berishës, edhe pse bëri goditje drastike nga populli shqiptar, përsëri u pa që goditja nga politika nuk prodhon largim të këtyre funksionarëve që partitë i kanë kthyer në shpk dhe ndërmarrje që zhvillojnë aktivitetin në politikë.

Krijimi i SPAK është instrumenti vdekjeprurës sepse i nxjerr këto njerëz nga politika në mënyrë ligjore. Për mua 21 janari është akti më kriminal në Shqipëri dhe s’mund të pranohet që personi ka urdhëruar për të vrarë të vazhdojë të jetë në politikën shqiptare

Goditja ligjore është goditja finale. Dënimi është një masë ekstreme që ligji nuk lejojn më që të futesh në politikë, duke parë këtë rrezik si përfundimtari i tyre, që SPAK është ai që do t’i nxjerrë nga politika. E gjithë lufta e tyre është drejtuar drejt këtij instrumenti ligjor shtetëror që është asgjesuesi më i madh i tyre.”, theksoi analisti./abcneës.al

Doli në intervistë me fanellën e Serbisë, kërcënohet me jetë gazetari shqiptar

Gazetari i Sportiv, Ervin Baku është kërcënuar me jetë, pasi pak ditë më parë dha një interviste në një televizion shqiptar, ku veshur kishte një bluzë me shenjat identifikuese dhe simbolin e Serbisë.

Gjatë ditës së sotme ai ka njoftuar se ka depozituar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, te Drejtori i krimit kibernetik, kallëzim penal për të gjitha kërcënimet e bëra në adresë të tij.

Urimi prekës i Agron Llakajt për vajzën

Ditën e sotme vajza e aktorit Agron Llakaj, Alkida, feston ditëlindjen. Aktori ka ndarë një urim prekës për të, duke përfshirë edhe faktin që Kostandina, gruaja e tij nuk jeton më.

Urimi i Agron Llakajt:

Bija ime Alkida! Sot ti ke ditelindjen dhe e kuptoj gjithcka ndjen, eshte e para ditelindje pa njeriun e shtrenjte, mamin dhe shoqen tende te ngushte, por jam dhe shume i sigurt qe nga Atje lart ku eshte sikur me thote-hapi shampanjen vajzes Agron! Nuk te la vetem…,Adea eshte rritur dhe e ke shoqen me te ngushte tani e tutje.

Bija ime! Une nuk ta zevendesoj dot mamin por sa te kem fryme e ze, do jem prane teje me gjithe forcen e dashurise time.
Shekullofsh shpirt ! Shendeti dhe suksesi yt jane dhe urimi i mamit nga Atje lart.
Buzeqeshi jetes zemer!
Babi si gjithmone te thote sikur kur ishe e vogel,-“te dua sa qielli e sa bota!”

BE vendos traun/ Nga shqiptarët te amerikanët e britanikët, 7 euro për të hyrë në hapësirën Schengen

Qytetarët shqiptarë, por jo vetëm edhe britanikët dhe amerikanët që duan të hyjnë në hapësirën Schengen, qoftë edhe për pushime verën e ardhshme, do të duhet të paguajnë një taksë prej 7 eurosh. Kjo për shkak se Sistemi i ri Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (Etias) do të hyjë në fuqi në vitin 2025.

Sipas këtij sistemi, qytetarët e vendeve joanëtare të BE-së, përfshi këtu edhe ata të Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara, Australisë dhe Kanadasë, do të duhet të plotësojnë, me një kosto saktësisht 7 euro, një formular për të kërkuar përjashtimin nga viza përpara se të hyjnë në Bashkimin Evropian. Këtu nuk bën pjesë vetëm Qipro dhe Irlanda që janë jashtë sistemit, por edhe Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra, të cilat nuk janë pjesë e BE-së, por ato janë në Shengen: pra në total 29 vende.

Siç shpjegon Komisioni në një shënim, Brukseli po zhvillon një sistem të ri të menaxhimit të kufijve dhe hyrjeve që siguron që sistemet kombëtare dhe evropiane të mund të komunikojnë me njëri-tjetrin.

Sistemi i hyrjes/daljes (EES) do të automatizojë kontrollet kufitare dhe do të regjistrojë në mënyrë dixhitale mbajtësit e vizave për qëndrim të shkurtër dhe udhëtarët e përjashtuar nga viza, sa herë që kalojnë kufijtë e jashtëm për një qëndrim të shkurtër (deri në 90 ditë në një total prej 180 ditësh).

Etias do të prezantojë një kërkesë të re udhëtimi për turistët, të cilët do të duhet të aplikojnë për një autorizim udhëtimi duke plotësuar një formular online dhe duke paguar një tarifë prej 7 euro.

Autorizimi do të zgjasë tre vjet ose deri në skadimin e pasaportës suaj, cilado qoftë e para. Sistemi i ri pritet të miratohet në janar 2025, por do të ketë një “periudhë tranzicioni gjashtëmujore”.

Udhëtarët nën moshën 18 vjeç ose mbi 70 vjeç do të përjashtohen nga pagesa e taksës.

D iIemma e υα. jzës shkodrane: Im sh oq ρi shυmë, u dorzova VJEHRRlT

E dashuruar me ish-vjehrrin dhe në dilemë se si do ta presin lidhjen e tyre familjarët e saj dhe ish-burri. Kjo është historia e një gruaje nga Kopliku, e rrëfyer për “ShkodraNews”.

“Po kryej marrë.dhënie se.ksuaIe me ish-vjehrrin tim dhe duam të martohemi bashkë. Kam qenë e martuar në Koplik, por pas divorcit jetoj në Tiranë prej shumë e shumë vitesh.

Me burrin më kanë martuar që 15 vjeçe me shkuesi dhe ai pinte shumë aIkool dhe nuk donte te punonte. Jeta në shtëpinë e tij ishte një ferr i vërtetë.

Vjehrra e sëmurë që vetëm i shërbeja dhe burrin tërë naze për çdo gjë. Nuk e ndjeva dot kurrë dhe ndoshta kjo është arsyeja që as fëmijë nuk bëmë, edhe pse jemi të dy në rregull.

Vjehrri ishte i vetmi që mbante familjen, pasi punonte në emigracion. Gjithsej e kam parë vetëm 3 herë dhe është shumë i mbajtur, madje dukej më i ri edhe se i biri që ishte 23 vjeç.

Kur për burrin u hapën fjalë se më tra.dhtonte me mësuesen e një shkolle, u thashë vëllezërve dhe duke parë situatën time që ai më mbante si shërbëtore me rimorën në shtëpi.

Një çlirim për mua, mu duk sikur rilinda dhe nuk e mendova mentalitetin.Një ditë na vjen në shtëpi ish-vjehrri. Kishte marrë vesh ndarjen dhe vjen të flasë me ne. Por në shtëpi isha vetëm unë.

Sa hyri më çmendi aroma e trupit të tij dhe sjellja aq fisnike.Sikur nuk e ka bërë ai atë djalë që pata për burrë. Duke biseduar më kapi dorën, teksa qaja dhe i tregoja vuajtjet që më kishte bërë i biri.Më puthi në ballë dhe aty më tha që jam shumë e bukur dhe “do të të bëj të lumtur unë”.

Bëra sikur se dëgjova e të nesërmen më mori në telefon për t’u takuar. Shkuam në Shirokë dhe pasi drekuam më puthi në makinë. Bëmë da.shuri dhe jam ndjerë njeriu më i lumtur.Kishte shumë eksperiencë dhe u ndjeva femër, jo si me të birin që më shumë më Iëndonte.

Ai u kthye në emigracion e tani mbajmë kontakte dhe thotë që do të më marrë me vete. Si t’u them vëllezërve? Se ai është i martuar dhe unë kam qenë e martuar me djalin e tij.

Por ne të dy duhemi dhe duam të krijojmë familje, sepse ata atje nuk na meritonin asnjëri, njerëz përfitues.S’ka rëndësi diferenca e moshës, se burrë nuk të bëjnë vitet, por sjellja. Nuk do ta lë sikur të më vr.asin”, shkruan ajo.

HOROSKOPI, e enjte 22 gusht 2024: SHENJAT me më shumë FAT

DASHI

Gjatë kësaj dite në fund të gushtit do të ndiheni plot energji dhe vendosmëri, edhe pse mund t’ju duhet të përballeni me disa pengesa që do të kërkojnë durim dhe reflektim. Për sa i përket punës, përpiquni të mos lejoni që situatat stresuese t’ju pushtojnë.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, do të jeni të ftuar për të bërë zgjedhje të rëndësishme, veçanërisht në planin ekonomik dhe atë të punës. Do të jetë thelbësore të jeni të matur, duke vlerësuar me kujdes të gjitha opsionet përpara se të merrni vendimet përfundimtare. Biseda e hapur me partnerin do t’ju ndihmojë.

BINJAKËT

Jeni veçanërisht të shkëlqyer dhe komunikues, cilësi që do t’ju lejojnë të zgjidhni keqkuptimet e vogla dhe të çoni përpara projektet në pritje. Për sa i përket punës, përfitoni nga kjo ditë për të rregulluar aktivitetet tuaja dhe për të sqaruar çdo problem me kolegët.

GAFORRJA

Tensione të mundshme por ndjeshmëria juaj do t’ju ndihmojë të kapërceni vështirësitë. Për sa i përket punës, do të jetë thelbësore të ruani një rend të caktuar dhe të jeni gjithmonë të organizuar për të shmangur situatat stresuese. Mos kini frikë të delegoni ose kërkoni ndihmë nëse është e nevojshme.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, ndiheni veçanërisht të sigurt në veten tuaj, kjo do t’ju bëjë të papërmbajtshëm në sytë e të tjerëve! Mos hezitoni të merrni iniciativën, si në ambiente biznesi ashtu edhe në ato personale. Në dashuri, pasioni do të jetë në qendër të vëmendjes.

VIRGJËRESHA

Do të thirreni për të menaxhuar çështje praktike që do të kërkojnë super vëmendje dhe saktësi! Për sa i përket punës, përpikëria juaj do të vlerësohet, prandaj thjesht përpiquni të mos jeni shumë kritikë ndaj vetes apo të tjerëve.

PESHORJA

Ju pret një ditë e qetë dhe pozitive, veçanërisht në lidhje me marrëdhëniet me të tjerët. Për sa i përket punës, aftësitë tuaja ndërmjetësuese do t’ju lejojnë të zgjidhni çdo mosmarrëveshje me kolegët ose eprorët. Mos i lini pas dore çështjet e rëndësishme: përballuni me ato me qetësi dhe besim.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, intuita do t’ju ndihmojë të kuptoni shpejt situatat komplekse si në punë ashtu edhe në jetën private: është koha të guxoni. Aftësia juaj analitike do të jetë e dobishme për të zgjidhur çdo problem apo keqkuptim me partnerin.

SHIGJETARI

E enjtja e 22 gushtit premton të jetë dinamike dhe plot mundësi, veçanërisht për ata që janë gati të përfshihen. Për sa i përket punës, energjia dhe optimizmi juaj do t’ju lejojë të përballoni çdo sfidë me shkathtësi.

BRICJAPI

Duhet të përballeni me disa përgjegjësi që nuk mund të shtyhen edhe një herë… Për sa i përket punës, mund të jetë një ditë e ngarkuar, por me vendosmërinë tuaj do të arrini të kapërceni çdo pengesë.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, dita mund të rezervojë disa surpriza veçanërisht përsa i përket marrëdhënieve. Për sa i përket punës, do të shtyheni të gjeni zgjidhje kreative për problemet komplekse. Kujdes nga shpenzimet e papritura apo të paplanifikuara.

PESHQIT

Këtë të enjte në fund të gushtit do t’ju duhet t’i kushtoni vëmendje tensioneve të mundshme në marrëdhëniet me të tjerët. Një nga intuitat tuaja do të jetë veçanërisht e mprehtë. Edhe nëse financat ju duken të qëndrueshme, këshillohet që të mos shpenzoni tepër.

Mbγtja e superjahtit në Palermo, gjendet t ruρi i manjatit të njohur dhe vajzës së tij

Dy trupa të tjerë (gjithsej katër) janë gjetur në rrënojat e varkës Bayesian pranë Palermos, Siçili, konfirmoi shërbimi i mbrojtjes civile siciliane për BBC.

UK Telegraph konfirmon identitetin e dy prej katër trupave të gjetur sot.

Siç raporton British Telegraph, dy prej trupave të gjetur janë konfirmuar se i përkasin manjatit Mike Lynch dhe vajzës së tij adoleshente Hannah.

Drejtori i përgjithshëm i mbrojtjes civile të Siçilisë, Salvo Cocina, ndër të tjera tha se “në emër tim dhe kolegëve të mi, dëshiroj të shpreh ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave në këtë kohë të vështirë”.
Më herët brenda anijes së fundosur u gjetën edhe dy trupa të tjerë të cilët u gjetën dhe u nxorën në breg për identifikim.

Identiteti i dy trupave të tjerë të gjetur pasditen e sotme ende nuk është konfirmuar. Kjo do të thotë se dy pasagjerë, të cilët ishin në varkë kur ajo u mbyt të hënën, mbeten të zhdukur.
Hapësirat janë shumë të ngushta ne det dhe është problem lëvizja brenda bykut, gjë që për më tepër u lejohet vetëm atyre me ekspertizë të veçantë shumë specifike dhe – në këto thellësi – vetëm për disa minuta.

Brenda bykës, në ujë, noton gjithçka që ishte në varkë me vela, gjë që e bën të vështirë eksplorimin e plotë të kabinave.
Përpara një dysheku, jastëku, por edhe vetëm rrobat dhe sendet e të zhdukurve, është shumë e vështirë të hapësh një kalim, sepse është shumë e vështirë të lëvizësh sendet për të kaluar.
Për më tepër, qëndrimi është i mundur vetëm për disa minuta pasi trupi i njeriut është subjekt i kushteve ekstreme.
Kujtojmë se deri para pak kohësh rezultojnë të zhdukur gjithsej gjashtë persona nga gjithsej 22 në bord.
Cilët ishin personat e zhdukur

Bazuar në informacionin, gjashtë personat e zhdukur dhe në bordin e anijes ishin sipërmarrësi i teknologjisë Mike Lynch, vajza e tij 18-vjeçare Hannah Lynch, kryetarja joekzekutive e Morgan Stanley International Jonathan Bloomer , bashkëshortja e tij Judy? Bloomer , Chris Morvillo, një avokat në Clifford Chance që përfaqësonte Leeds dhe gruan e tij Nedda Morvillo.
Mesa duket, Lynch kishte ftuar në udhëtimin e tij festiv anëtarët e ekipit ligjor që e ndihmuan në lirimin e tij, si dhe bashkëpunëtorë nga projekte të tjera biznesi. Bloomer ishte një mik i ngushtë i Mike Lynch.
Mike Lynch ishte një sipërmarrës teknologjik britaniko-irlandez, bashkëthemelues i Autonomy Corporation dhe themelues i Invoke Capital.

Pas studimeve dhe doktoraturës në Universitetin e Kembrixhit, ai aplikoi kërkimin e tij të mësimit të makinerive për të themeluar kompani softuerësh dhe u bë një figurë kryesore në Silicon Fen.
Shitja e Autonomisë në Hewlett-Packard në 2011 çoi në akuza për mashtrim, gjyqe civile në MB dhe ekstradimin e Leeds në SHBA, ku ai u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat në qershor 2024.
Jonathan Bloomer është kryetar i Morgan Stanley Bank International dhe kompanisë së sigurimeve Hiscox.
70-vjeçari britanik ka studiuar në Imperial College London dhe ka shërbyer më parë në borde të ndryshme kompanish.

Ndërkohë, prokurorët në Prokurorinë Termini Imerese, të cilët kanë nisur një hetim për mbytjen, thanë se morën në pyetje kapitenin Bayesian James Catfield (51) për më shumë se dy orë, deri në orët e vona të natës, për të bashkuar fazat dramatike të mbytjes dhe për të marrë detaje teknike të dobishme për hetimin.
James Catfield, 51 vjeç, kapiteni i jahtit u mor në pyetje dje nga prokurorët në zyrën e prokurorisë Termini Imerese pasi anija u mbyt të hënën në mëngjes, raportoi Corriere della Sera.

Një hetim për rrënojat është në vazhdim dhe zoti Catfield është marrë në pyetje ndërsa autoritetet përpiqen të bashkojnë ngjarjet që çuan në aksidentin fatal. Prokurorët pritet të marrin në pyetje edhe të mbijetuar të tjerë si pjesë e hetimit.
Rasti vjen pasi autoritetet italiane hetojnë nëse kapakët e lënë të hapura nga anëtarët e ekuipazhit shkaktuan fundosjen e superjahtit të Mike Lynch.

A i kishte lënë ekuipazhi vrima dhe çadra të hapura?
Në të njëjtën kohë, ajo thellon misterin rreth fundosjes së jahtit luksoz Bayesian, pasi edhe ekspertët po përpiqen të shpjegojnë se si një jaht i madh luksoz, i cili thuhet se kishte nivelin më të lartë të pajisjeve dhe karakteristikave të sigurisë, u zhduk në shtratin e detit brenda pak minutash. duke u goditur nga moti i keq në orët e para të së hënës.
Fakti që një jaht tjetër i ankoruar pranë superjahtit në Sicili ishte i padëmtuar nga stuhia ngre edhe më shumë pikëpyetje.

Sipas BBC, katër inspektorë britanikë nga Agjencia e Hetimit të Aksidenteve Detare në Mbretërinë e Bashkuar kanë mbërritur në Siçili për të kryer një vlerësim paraprak të rrethanave të fundosjes.
Grupi i ekspertëve britanikë po punon ngushtë me autoritetet italiane, të cilët nga ana e tyre janë të vendosur për të zbuluar shkaqet e fundosjes së shpejtë të Bayesian, edhe pse sigurisht prioritet aktualisht është identifikimi i të zhdukurve.

Anija Bayesian me flamur britanik, një anije me vela 56 metra, mbante 22 pasagjerë dhe ekuipazh ishte ankoruar pak jashtë portit Porticello kur u përmbys gjatë një stuhie të fortë para agimit dje, të hënën.
“Ngjarja e mjellmës së zezë”
Matthew Shank, president i Bordit të Kërkimit dhe Shpëtimit Detar, tha se Bayesian ishte viktimë e një ngjarje moti shumë intensive dhe të rrallë.

“Duke parë kushtet ekstreme të motit, nëse do të ishte një vorbull uji, siç duket të ketë qenë, do ta kategorizoja si një ngjarje të mjellmës së zezë ” – një ngjarje që është shumë e vështirë të parashikohet në rrethana normale, por në retrospektivë duket e pashmangshme), tha ai për Reuters.
Ai tha se ishte i bindur se autoritetet do të shkonin “në fund” të asaj që shkaktoi mbytjen, falë përshkrimeve nga të mbijetuarit, dëshmitarëve dhe një ekzaminim të anijes, e cila duket se mbetet e paprekur në shtratin e detit.

“Nuk kishte peshkaqenë, delfinë besoj po”- Gruaja e parë që përshkoi me not kanalin e Otrantos, Eva Buzo: Suksesin ia dedikoj Shqipërisë!

Avokatja shqiptare – auatraliane, Eva Buzo u bë gruaja e parë në histori e cila ia doli të kalonte me not kanalin e Otrantos, duke përshkuar 92 kilometra det nga brigjet e Leçes deri në Karaburun, pasi dështoi një vit më parë, duke u dorëzuar 16 kilometra larg, finishit për shkak të komplikacioneve me shëndetin.

Ajo është shprehur se ka dashur gjithmonë të bëjë diçka për vendin e të parave të saj dhe ndaj këtë sukses ia dedikon Shqipërisë.

Në një interviste për gazetarin Enrik Mehmeti, Eva tregon emocionet e përjetuara gjatë këtij rrugëtimi që zgjati plot 35 orë e 17 minuta.

“Ishte shume sfiduese, por mahnitëse dhe emocionuese. Pasi ia dola erdha të festoj këtu në Vlorë. Gjyshi im është shqiptar. E kam menduar si një dhuratë për shqiptarët, për t’u kujtuar si gruaja e parë që e ndërmori një aventurë të tillë ishte me origjinë shqiptare”- tha Eva.

Të arrinte në finish nuk ka qenë aspak e lehtë për Evën, e cila tregon edhe sfidat e udhëtimit, që këtë vit arriti ta përmbushë me sukses.

“Më pickoi një kandil në krah. Nuk kishte peshkaqenë, delfinë besoj se po. Udhëtime të tilla janë të vështira për t’u organizuar, mbi të gjitha siguria gjatë tyre dhe të jesh i pajisur mirë. Mësuam shumë nga eksperiencat e vitit të kaluar, ndaj edhe ky vit rezultoi shumë më i suksesshëm. Mendoj se organizimi i këtij udhëtimi ishte pjesa më e vështirë. Kur të gjitha gjërat bëhen bashkë, atëherë mund të nisësh të notosh. Ndaj pjesën më të madhe të kohës e kam kaluar duke u përgatitur. Realisht kjo pjesë ishte sfiduese. Isha shumë e lumtur këtë vit, e qetë, kisha ekipin e duhur. Realizova një udhëtim të mrekullueshëm me not. Në përgjithësi ishte një eksperiencë e mrekullueshme – vijoi më tej notarja.

Pas kësaj sfide të përmbushur me sukses Eva thotë se do të rikthehet sërish në Shqipëri për të notuar.

“Unë do të kthehem gjithmonë të notoj këtu, është ndër vendet më të bukura për të notuar”- tha ajo,

Pas avokatit italian Paolo Pinto, i cili kaloi kanalin e Otrantos më 14 korrik të vitit 1979, Eva Buzo është e para notare grua që ia del ta kalojë me not kanalin e Otrantos.