U gje t i ύ* αrë në përrua, i moshuari ishte kryeplak i fshatit, pistat ku po heton policia

Vrasja e 72-vjeçarit Faik Ajdini në fshatin Zhapokike të Memaliajt dyshohet se është kryer për një konflikt me një nga çobanët e zonës, me të cilët dy muaj më parë ai ka pasur përplasje lidhur me një kullotë për bagëtitë.

Viktima Ajdini shërbente si kryeplak i fshatit pranë bashkisë Memaliaj. Ai ishte njeriu që merrej me ankesat e bashkëfshatarëve duke i adresuar këto ankesa në strukturat policore dhe bashkisë Memaliaj

Për momentin prokuroria e Gjirokastrës që po heton rastin e lidh ngjarjen për shkak të detyrës që kryente 72-vjeçari Faik Ajdini.

Ndërsa konflikti për kullotën e bagëtive është motivi kryesor.

I moshuari kishte dy ditë që nuk ishte paraqitur në shtëpi. Ndërsa ditën e djeshme, familjarët kishin bërë denoncim në policinë e Memaliaj.

Njëherësh kërkimet janë kryer nga anëtarët e familjes së Faik Hajdinit, i cili mëngjesin e sotëm është gjendur buzë një përroi që lidhet me lumin Vjosa.

PIagosja në Tiranë/ U njohën në punë e nisën marrëdhënie in time edhe pse të dy të m @rtυar, si e mësoi efektivi trad.htinë e gruas me 45-vjeçarin! (Detaje)

Janë zbuluar detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e 19 gushtit në Tiranë, ku efektivi i policisë (jashtë shërbimit) Erion Goxharra qëlloi me armë Lorenc Kostën.

Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat mëson se arsye për këtë konflikt është bërë zbulimi i marrëdhënies intime të gruas së efektivit me 45-vjeçarin Kosta, edhe ky i fundit i martuar.

Mësohet se bashkëshortja e efektivit, më të cilin ka dy fëmijë, është njohur në vendin e punës me Kostën, aty ku dhe kanë nisur një romancë jashtëmartesore.

Historia është zbuluar rreth 4 muaj më parë nga efektivi Erion Goxharra, ku kanë pasur edhe debate në familje, për të shpëtuar marrëdhënien.

Ndërkohë një ditë më parë, Goxharra me armën e shërbimit ka qëlluar 6 herë ndaj Kostës, i cili ndodhet në spital në gjendje stabël, por ende në rrezik për jetën.

Nga ana tjetër autori i plagosjes është në arrati, ndërsa policia ka vënë në dispozicion 10 mijë euro për këdo që jep informacion të saktë për lokalizimin e tij.

U dh*nua nga motrat Berisha, Klea Prenga publikon FOTOT, ja si duket tani

Klea Prenga, e cila u dhunua ditë më parë nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha, ka publikuar disa foto të gjendjes së saj aktualisht.

Në fotot e publikuara nga Klea duket se gjendja është përmirësuar goxha edhe pse shenjat duken ende aty dhe po kurohet.

“Asnjë armë e krijuar kundër jush nuk do të ketë sukses”, shkruan ajo duke shkëputur një frazë nga bibla.

Kujtojmë se ditën e djeshme policia ka sekuestruar dy automjete, makinën që motrat Berisha kanë pasur natën e ngjarjes dhe makinën që kanë lëvizur më pas. Zyrtarisht sipas TIMS nuk rezulton se nuk janë larguar jashtë vendit çështja është referuar në Prokurorinë e Tiranës dhe mësohet se është nxjerrë urdhër ndalimi për të dyja motrat për akuzën e plagosjes së rëndë në bashkëpunim.

Shkak i dhunës barbare që motrat Antonela dhe Mariela Berisha ushtruan mbi Prengën mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje me bashkëshortin e saj prej të paktën një viti. Prenga ka qenë duke darkuar në një restorant në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë kur dy motrat janë afruar dhe kanë nisur ta godasin me sende të forta në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime të shumta.

Para hetuesve, Klea nuk ka treguar asgjë mbi arsyet e dhunës, duke pretenduar se nuk ka dijeni pse motrat e kanë dhunuar.

Moment i pakëndshëm për Elvana Gjatën/ Fustani e ‘tradhton’ gjatë koncertit, i zbulon pjesët in time (Video)

Këngëtarja Elvana Gjata është një ndër divat e muzikës shqiptare.

Teksa sezoni veror po mbaron, Elvana duket se koncertet i ka të tejngjeshura.

Episodi i fundit në koncertin e saj nuk ka kaluar pa u vënë re nga kamerat teksa në një moment fustani është ngritur duke i zbuluar pjesët private.

https://www.instagram.com/reel/C-vdX_RNyaI/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=961&rd=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com&rp=%2Fmoment-i-pakendshem-per-elvana-gjaten-fustani-e-tradhton-gjate-koncertit-i-zbulon-pjeset-intime-video%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A639%2C%22ls%22%3A104%2C%22le%22%3A628%7D

Gazetari i RTSH ngjall revoltë në rrjet, shfaqet me flamurin e Serbisë në transmetim (FOTO)

Gazetari i sportit i Radio Televizionit Shqiptar, Ervin Baku, është shfaqur me flamurin e Serbisë në transmetim. Menjëherë pas kësaj me anë të një postimi në Facebook ka reaguar Lëvizja Atdheu. Në postim thuhet se Serbia ka hyrë tek instuticionet më të rëndësishme në Shqipëri.

“Ju kemi thënë prej kohësh që Tirana është nën Beogradin dhe megjithëse jemi përpjekur maksimalisht që ta evitojmë diskursin agresiv nacionalist që përdoret zakonisht nga sharlatanët dhe tregëtarët e nacionalizmit, Serbia sot ka hyrë tek institucionet më të rëndësishme në Shqipëri, por këtë herë ka një zhvillim të ri të frikshëm që tregon se agjenda ka përparuar dhe ajo është dalja hapur me atë që deri tani është përfolur vetëm në kulisa”, thuhet në postim.

Më tej ata kanë thënë se e dënojnë më ashpërsi veprimin e gazetarit.

“Lëvizja atdheu dënon me ashpërsi, daljen televizive të gazetarit shqiptar të sportit Ervin Baku, punonjës në Televizionin Publik Shqiptar, me bluzë të ngarkuar me nacionalizëm serb, lehtësisht e dallueshme tek emblema e Serbisë në të majtë të bluzës. Kjo vjen në të njëjtën kohë kur në Veriun e Kosovës dhe në Luginë protestohet për intervenimin serb”.

“Ç mendet” gruaja në Tiranë, 39-vjeçarja godet me grushta policin dhe rojen e spitalit

Policia e kryeqytetit bën me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasen H. D., 39 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 236 dhe 237 të Kodit Penal.

“Kjo shtetase, në ambientet e SUT (Spitali Universitar i Traumes), ka kundërshtuar me forcë e ka goditur një punonjës Policie dhe një punonjës për shërbimin privat të sigurisë fizike”, njofton policia e Tiranës.

Si ta hαpni derën e υeturës për 30 sekonda nëse i hαrroni çelësat brenda

Ju ka ndodhur kjo ndonjëherë dhe si zgjidhje të vetme e keni parë mekanikun?

Por deri te mekaniku nuk mund të shkojmë me veturë, përderisa problemi është pikërisht te çelësat.

Nuk është ky problem i vetëm që na preokupon.

Pyetja e radhës është, a do të vijë mekaniku për të ju bërë zgjidhjen?

Tani hapja e derës nuk është problem.

Ne do të tregojmë disa trike, se si në mënyrë të shpejtë ta hapni derën e makinës suaj, pa asnjë problem, shkruan Instructable.

SHIKO VIDEON KËTU

Gr. υaja nga Shkodra: Sh oku i b. υrrit erdhi një nαtë kur isha υetëm, ajo që ρ ërjetova m’ka T R0NDlTUR…

Një grua dyshon se bashkëshorti e tradhëton e për këtë shkak është bërë një zbulin që gruaja ka bërë së fundmi. Kjo është historia e saj e rrëfyer.

“Mirëmbrëma të gjithëve. Jam një 36-vjeçare dhe jam lexuese e rregullt e faqes tuaj.


Jam nga Shkodra dhe jam e martuar, por fëmijë nuk kam. Prej vitesh jetoj me burrin në Itali, këtu jemi stabilizuar mirë.

Burrin e dua dhe e respektoj shumë. Por ai mesa duket nuk më do dhe tani kam zbuluar se as nuk më respekton.

Burri punon me turne, sepse bën dy punë. Unë nuk punoj sepse kam një problem shëndetësor që akoma nuk më lejon të dal në punë.

Burrin e kam shumë të pashëm, por asnjëherë nuk kam dyshuar se ai më tradhëton.

Deri para një muaji, kohë kur më kanë lindur dyshime të forta se ai më tradhëton.

Ishte ora 23:00 një darkë, e bie dera e shtëpisë. Vjen kolegu i burrit tim dhe e kërkon sepse s’po i përgjigjej në telefon.

Kishin një urgjencë tek puna, e duke qenë se burri nuk i hapte telefonin, shoku i tij që punojnë bashkë kishte ardhur ta thërrasë tek shtëpia.

E forta është se mua burri më kishte thënë që në orën 22:00 se atë natë do të ishte turni i tretë. E imagjinoni tani si u ndjeva unë?

I thashë që dyshoj se më tradhëton e tha nuk është ashtu si mendoj unë. Nuk më jep më shumë shpjegime dhe kemi 1 muaj që zihemi.

Çfarë duhet të bëj? Të kthehem tek prindërit në Shqipëri? Kështu nuk duroj dot sepse ai po përpiqet ta kalojë si pa të keq, e pa asnjë sqarim…”, shkruan ajo.

Debati në hotel që iu kushtoi jetën dy të rinjve në Velipojë. Kush janë dy vëllezërit, pronarë të një hoteli që i vr anë

Arsid Hoxha, 22 vjeç edhe Ersild Ishmi, 33 vjeç, u vranë tragjikisht mbrëmjen e sotme në Velipojë, për shkak të një konflikti banal.

Autorë të dyshuar të kësaj vrasjeje të dyfishtë janë dy vëllezërit Eduard dhe Gëzim Frroku, pronarë të një hoteli.

Ata ndodhen aktualisht në arrati dhe po kërkohen nga policia.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:00 të mbrëmjes, ndërsa sa i përket motivit, gjeneza e tij kishte nisur në qershor të këtij viti.

Në një deklaratë për mediat, drejtori i policisë së Shkodrës Edmond Sulaj, tha se shkak dyshohet të jetë bërë një sherr mes kamarierit dhe kuzhinierit të lokalit, në hotelin e vëllezërve Frroku. 

“Mendohet se shkak i këtij konflikti është një debat mes dy viktimave dhe pronarëve të hotel “Lakaj”, Eduard dhe Gëzim Frroku. Shkak i këtij konflikti ka qenë një debat i ndodhur më datë 28 Qershor të këtij viti mes kamarierit dhe kuzhinierit të këtij lokali”, tha Sulaj.

Fillimisht dy të rinjtë mbetën të plagosur rëndë.

Ata u dërguan me urgjencë në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk mundën të mbijetonin dhe ndërruan jetë.

Teksa autoritetet policore vijojnë punën për të kapur dy autorët e krimit, hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë.

SKANDALI/ Babai i futbollistit shqiptar godet trajnerin në Zvicër pse i zëvendësoi djalin

Futbollisti shqiptar nga Kosova, Labinot Bajrami, është bërë një nga më të përfolurit në Zvicër për momentin. Megjithatë nuk bëhet fjalë për ndonjë gol apo paraqitje të shkëlqyer të 19-vjeçarit.

Sulmuesi, i cili është pjesë e Zurich në Zvicër, u bë protagonist për keq, në sfidën e Kupës, ku skuadra e tij fitoi 2-0.

Labinot Bajrami, u fut në fushë nga stoli, por u zëvendësua sërish nga trajneri Ricardo Moniz. Ky i fundit nuk ishte i kënaqur me lojtarin dhe vendosi ta largojë.

Bajrami nuk e priti mirë zëvendësimin dhe ofendoi trajnerin e tij.

Megjithatë, nuk përfundoi këtu. Babai i futbollistit nga Kosova, shpërtheu në ofendime ndaj trajnerit, madje e goditi atë edhe me çadër.

Situatë e tensionuar për disa minuta mes palëve, që u qetësua pas ndërhyrjes së pjesëtarëve të sigurimit.

Për Labinot Bajramin, pritet të ketë një dënim shembullor nga klubi i Zurich, ndërsa më shumë mundësi babai i tij do të përjashtohet përgjithmonë nga stadiumet në Zvicër, siç ndodh në raste të tilla.