Daku shënon në minutat e fundit, Rubin Kazan merr fitoren falë shqiptarit (VIDEO)

Mirlind Daku vazhdon të shkëlqejë në Rusi, me fanellën e Rubin Kazan. Sulmuesi i Shqipërisë, ishte sërish protagonist me gol në ndeshjen e kampionatit.

Futbollisti 26-vjeçar, shënoi në minutat e fundit të takimit ndaj Akron Togliatti, duke i dhënë fitoren 2-1 skuadrës së Rubin Kazan.

Këta të fundit, e nisën keq ndeshjen, pasi e panë veten në disavantazh në minutën e 8-t. Megjithatë pjesa e dytë ishte tjetër histori, pasi ia dolën të përmbysin rezultatin, për të marrë fitoren.

Daku shënoi në minutën e 90-të golin e fitores, duke konfirmuar momentin e artë që po kalon.

Ky është goli i katërt për shqiptarin në këtë fillim sezoni dhe duket gati për ndeshjet e shtatorit, ku Shqipëria do të përballet me Gjeorgjinë dhe Ukrainën në Ligën e Kombeve.

Një bomber shqiptar po rritet në Itali, Kristian Shpendi e nis sezonin me dy gola

Në ndeshjen e parë në Serie B italiane, Kristian Shpendi shkëlqeu duke realizuar dy gola.

Sulmuesi shqiptar i dha fitoren 2-1 Çezenës përballë Karrarezes, në duelin ndërmjet dy skuadrave që sapo janë ngjitur në kategorinë e dytë italiane.

Shpendi zhbllokoi rezultatin pas vetëm 8 minutave lojë, duke gjetur cepin e portës pas goditjes me të djathtën.

21-vjeçari kuqezi realizoi edhe golin e dytë 15 minuta më pas, nëpërmjet ekzekutimit të saktë nga pika e penalltisë. Falë golave të Shpendit, Çezena mori menjëherë kreun e renditjes në Serie B, teksa sulmuesi i talentuar shqiptar konfirmoi se do të jetë protagonist edhe në këtë sezon.

Horoskopi javor: Zbuloni se ç’do të ndodhë këtë javë me shenjën tënde

Dashi

Komuniteti është shumë i rëndësishëm, i dashur Dash! Hëna e plotë e Ujorit do të përqendrohet në zonën tënde të miqësisë dhe komunitetit. Ujori do të të krijojë ura komunikimi me njerëzit që do të të ndihmojnë, por kërkon që edhe ti t’i mbështesësh ata me të njëjtin entuziazëm. Sezoni i Virgjëreshës të motivon të gjesh qëndrueshmërinë dhe organizimin që të duhet.

Demi

Zgjohu dhe shkëlqe! Hëna e plotë në zonën tënde të karrierës do të bëjë që të arrish suksesin e dëshiruar, duke ndarë qëllimet e tua me të tjerët. Plotëso dëshirat e tua, por mos harro edhe ato të njerëzve të dashur. Këtë javë nis edhe sezoni i Virgjëreshës, i cili të inkurajon të ndërmarrësh më shumë rreziqe me besim të plotë. Duhet ta dish se të gjitha aktet e guximit shpërblehen nga universi.

Binjakët

Udhëtim të mbarë, Binjakë! Kjo Hënë e plotë do të shkojë në zonën tënde të eksplorimit dhe edukimit, ndaj mund ta gjesh veten në një aventurë në vende të reja. Po mëson ngadalë maturinë dhe do ta kuptosh se duke qenë ‘personi më i rritur’, do të arrish të zgjerosh më tej horizontin tënd. Do të kuptosh botën tënde të brendshme dhe do të kesh më shumë siguri emocionale, veçanërisht gjatë sezonit të Virgjëreshës.

Gaforrja

Shko më thellë dhe eksploro pasionin, intimitetin dhe seksualitetin tënd. Do t’i çosh marrëdhëniet me njerëzit përreth në të tjera nivele. Sezoni i Virgjëreshës të nxit të përmirësosh aftësitë e tua në komunikim, përmes dëgjimit aktiv, intuitës dhe përzgjedhjes së fjalëve të duhura në çdo situatë.

Luani

Hëna e plotë e Ujorit do të shkëlqejë zonën tënde të romancës. Nëse je single, dashuria do të ndihet në ajër dhe kjo do të sjellë edhe një dinamikë të re, mjaft interesante në raportin tënd. Do të joshesh nga kimia e një karakteri të kundërt me tëndin. Gjatë kësaj jave do të përballesh me mundësi të arta, të cilat nuk duhet t’i humbësh!

Virgjëresha

Kthehu te rutina, e dashur Virgjëreshë! Kjo Hënë e plotë e Ujorit të lidh më shumë me mendjen, trupin, zemrën dhe shpirtin tënd. Në mënyrë të vazhdueshme, përmbaju strategjisë “me hapa të vegjël mund të shkoj larg”. Sezoni yt i ditëlindjes është në prag, ndaj vendosi ëndrrat e tua primare dhe shpreso që të të realizohen!

Peshorja

Ki kurajën t’i pranosh defektet e tua. Hëna e plotë në Ujor do të ekspozojë anë të ndryshme të karakterit tënd dhe mund të duash të ndash një të vërtetë të rëndësishme për veten apo për dikë tjetër. Mos u fshih, por zbulo më shumë! Sezoni i Virgjëreshës të sjell një pushim të merituar, ndaj reflekto dhe kujdesu për veten!

Akrepi

Është çasti të rikthehesh në shtëpi, Akrep! Hëna e plotë në zonën e shtëpisë dhe familjes, të ndihmon të rilidhesh me njerëzit dhe vendet që i japin siguri zemrës tënde. Nëse ke pasur në plan të rregullosh marrëdhëniet me familjen tënde, është momenti ta bësh diçka të tillë. Sezoni i Virgjëreshës të fton të dalësh, të takosh miqtë dhe të festosh

Shigjetari

Zgjero aftësitë e tua të komunikimit dhe horizontin. Hëna e plotë do të kujdeset për komunikimin dhe mënyrën se si i drejtohesh njerëzve të tjerë, njëkohësisht, edhe se si dëgjon. Sezoni i Virgjëreshës, nga ana tjetër, sjell në vëmendjen tënde karrierën dhe krijon ambicie të reja.

Bricjapi

Ç’është siguria për ty, Bricjap? Kjo Hënë e plotë në Ujor sundon të ardhurat e tua, sigurinë financiare dhe dëshirën tënde për të jetuar sipas vlerave dhe dëshirave që ke. Praktiko mënyra të reja për të fituar të ardhura dhe për të mos shpenzuar pa limit. Sezoni i Virgjëreshës të çon në të tjera shtigje, të cilat do të shuajnë kuriozitetin tënd.

Ujori

Merr frymë thellë dhe rinis nga e para. Hëna e plotë në shenjën tënde do të të sjellë në dorë kontrollin që ti do. Rishiko jetën, parimet, zgjedhjet dhe qasjet e tua ndaj situatave të ndryshme. Shqyrto veprimet e tua që të jetosh me integritet dhe të bëhesh personi që do të jesh. Sezoni i Virgjëreshës nis gjatë kësaj jave, për të të sfiduar të shkosh drejt së panjohurës me shumë guxim.

Peshqit

E shkuara mbetet e shkuar, ndërsa e tashmja po ndodh tani! Hëna e plotë në Ujor të motivon të ndalosh së menduari për të shkuarën në të tashmen. Qëndro në moment, me zemër të hapur dhe me dëshirën për të përmirësuar jetën tënde. Sezoni i Virgjëreshës shënon edhe një periudhë mjaft romantike për shenjën tënde, ndaj mos i refuzo ftesat që të duken interesante.

Pasi u lirua nga qelia, Noizy bën lajmërimin e fortë: Do të…

Reperi Noizy, i cili fill pasi u lirua nga burgu njoftoi se do të mbante një koncert në Tiranë më 21 Gusht, ka njoftuar se ky koncert nuk do të realizohet në datën që ishte paralajmëruar.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Noizy bën me dije se ky koncert është shtyrë për në shtator.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Noizy bën me dije se ky koncert është shtyrë për në shtator.

“Me keqardhje ju njoftoj se koncerti datës 21/gusht do të shtyhet për një datë tjetër në fund të shtatorit mbase më 27/shtator. Të gjitha biletat do të rimbursohen 100 për qind mbrapsht”, shkruan ai.

Hipi në pemën e fiqve, por e zuri korenti, ndërron je të 45-vjeçari (Emri)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në lagjen Zim Zenel të qytetit të Krujës.

45-vjeçari Arjan Alushi (Balla) ka gjetur vdekjen duke tentuar të hante fiq në një pemë në lagjen e tij.

45-vjecari ka hipur në pemën e fiqve, por ka gjetur vdekjen nga korrenti, i cili kishte elektrizuar pemën.

Sipas burimeve, shkak i elektrizimit të pemës janë kabujt e firmave private të internetit, të cilat ndërhyjnë pa asnjë norme e pa asnjë kriter në rrjetin e shpërndarjes të OSHEE.

Egli që v*anë në Pogradec, ishte djali i vetëm i mësuese Ismetes

Nga Istref Haxhillari

Të gjithë vijmë në jetë për një qëllim, të cilit përpiqemi t’i përkushtohemi, për t’i dhënë kuptim jetës. Po kur jeta ndërpritet në mes, qëllimi ndërpritet dhe pesha e dhimbjes është shumë herë më e madhe. Largimi i parakohshëm nga kjo jetë, pavarësisht shkakut, i ndërpret në mes të gjitha ëndrrat. Çdo njëri nga ne që largohet papritmas, mund të shkaktojë trishtim, duke lënë pas dhimbje, por mund të shërbejë edhe burim force, për të frymëzuar të tjerët. Dekadat e fundit, sëmundje të rënda të pashërueshme kanë pushtuar globin, duke prerë jetët e njerëzve, shumë prej të cilave gra.

Mësuesja Ismete Proga, njëra prej tyre, u bë burim force dhe frymëzimi, duke inkurajuar çdo femër që kishte të njëjtin fat me të. Ismetja, mësuese e përkushtuar profesioniste, e donte jetën, familjen, nxënësit, kolegët, punën, njerëzit. Me kurajën dhe dinamizmin e vet, u bë simbol i rezistencës, për ta shijuar jetën deri në momentin e fundit.

Ismete Rustem Jolla u lind më 23 korrik 1958 në fshatin Jollë, në një familje tradicionale me shumë fëmijë. Në vendlindje mbaroi shkollën fillore. Jolla, fshati më i largët i Pogradecit me infrastrukturë rrugore nga më të vështirat ishte pengesë serioze për shkollim, por dëshira e saj për të mësuar, ishte e madhe. Me mbështetjen e familjes ndjek shkollën 8-vjeçare në Trebinjë me konvikt, ku studionin fëmijë nga zonat e largëta. Megjithëse larg kujdesit prindëror, e përfundoi shkollën në vitin 1969 me rezultate të larta dhe fitoi të drejtën për të vazhduar me bursë shkollën e mesme pedagogjike “Luigj Gurakuqi”, Elbasan.

Pas diplomimit në vitin 1974, e emëruan mësuese në shkollën 8-vjeçare në vendlindjen e saj Jollë, ku shumë shpejt fituar respektin dhe mirënjohjen e bashkëfshatarëve kualitetin e mësimdhënies dhe sjelljen e shkëlqyer me komunitetin. Një periudhë të shkurtër punoi pranë shkollës 8-vjeçare “Shyqyri Dervishi” Bishnicë.

Në vitin 1981 u martua me Nazmi Progën (oficer ushtrie nga fshati Homçan) dhe u transferua në shkollën 8-vjeçare “Çeta e Mokrës” në Pleshisht. Pas 6 vitesh pune, në vitin 1987 kur erdhën familjarisht me banim në qytetin e Pogradecit, u emërua mësuese në shkollën 8-vjeçare “Dëshmorët e Pojskës” në Udënisht.

Në vitin 1991 u emërua në shkollën 8-vjeçare “Gjok Shqiptari” në Pogradec, deri në vitin 2008 kur e larguan padrejtësisht nga puna, me pretekstin se ishte “me shkollë të mesme”. Largimi nga profesioni i dashur e tronditi, por më e keqja nuk kishte kaluar. Pak vite më pas u sëmur nga një sëmundje e pashërueshme. Megjithëse e përballoi me kurajë dhe guxim të admirueshëm, ëndrra e saj për të punuar përsëri mësuese, u ndërpre në mes më 11. 01. 2011, duke lënë pas dhimbje papërshkrueshme.

Për këtë moment të vështirë, bashkëshorti i saj, Nazmiu, shprehet:

“Kur e larguan në mënyre arbitrare e tërësisht politike nga puna, duke e lënë në mes të rrugës, e përjetoi jashtëzakonisht keq, sepse i ishte përkushtuar aq shumë punës dhe nxënësve, sa nuk e priste diçka të tillë. Në 33 vite pune dha shpirtin e vet për të mësuar sa më mirë nxënësit që iu besuan. Në sajë të punës, rezultateve të larta, gëzonte respektin dhe dashurinë e fëmijëve, prindërve, kolegëve. Kur bëheshin regjistrimet e fëmijëve, të gjithë prindërit, kërkonin t’i shpinin fëmijët me mësuese Ismeten. Ishte shembull në familje, shkonim shkëlqyeshëm, lindëm dy fëmijë Eglantinin e Jonidën, të cilët i rritëm e edukuam, e sot janë punonjës në institucionet shtetërore. Shumë fëmijë të shkolluar prej saj më respektojnë edhe mua sot qe janë rritur, më thërrasin xhaxhi Nazmiu i mësuese Ismetes. Nga sëmundja e rëndë dhe goditja me largimin nga puna në mënyre arbitrare e tërësisht politike, u nda nga jeta, më 11 Janar 2011”.

Të gjithë do ta kujtojnë Ismeten, si mësuese plot pasion, të palodhur, korrekte, e qeshur dhe rrezatuese, që falte dashuri për çdo nxënës, e thjeshtë dhe mirëkuptuese me kolegët, e gatshme për të përmbushur misionin e saj.

U prehsh në paqe, mësuese!

E PAPRECEDENTË/ Serbët përzënë nga plazhi familjen shqiptare, i provokuan me…

Një familje shqiptare, që po pushonte në bregdetin e Malit të Zi, është detyruar të largohet nga plazhi Jaz, për shkak të provokimeve të vazhdueshme nga një grup pushuesish serbë.

Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet që tregojnë pushuesit serbë teksa këndojnë këngë kundër shqiptarëve dhe provokojnë duke varur në çadrën e tyre peshqirin me flamurin e Serbisë.

Në fakt pushuesit serbë e identifikuan familjen shqiptare për shkak të një peshqiri me simbolet e flamurit kuqezi dhe pas kësaj nisën provokimet ndaj tyre.

Për të shmangur një agravim të situatës, familja shqiptare me fëmijë të mitur u detyrua të ndërpriste pushimet dhe u largua nga plazhi, ndërsa serbët i filmonin teksa largoheshin dhe krenohen në rrjetet sociale, duke e cilësuar si fitore dëbimin e tyre nga plazhi.

Situata e paprecedentë ndodhi përpara syve të pushuesve të tjerë, ndërsa në rrjetet sociale janë të shumta kompentet që denoncojnë sjellje të ngjashme të serbëve ndaj shqiptarëve gjatë pushimeve në Malin e Zi.

A iku vapa me gushtin? Meteorologia zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin: I nxehti ρërν ëΙυes rikthehet sërish të…

Kjo javë ka nisur me mot të freskët, krahasuar me ditët e tjera të gushtit, por si do të mbyllet ky muaj?

Meteorologia Tanja Porja u shpreh sot se temperaturat mund të shkojnë sërish në 40 gradë, duke nisur nga dita e enjte.

“Moti sot është i freskët dhe reshjet janë prezentë në zonat lindore, rrebeshe afatshkurtra, stuhi breshëri, kryesisht në lindje dhe juglindje të territorit shqiptar. E njëjta situatë do të vijojë sot, po ashtu edhe ditën e martë. Të mërkurën, reshjet do të jenë më të pakta, ndërsa nga e enjtja e në vijim, sërish, kthjellët dhe shumë nxehtë.

Sot, termometri shënon maksimumi 32 gradë celsius, ndërsa në veri e veriperëndim do të jetë mjaft freskët. Nga e enjtja e në vazhdim, temperaturat mund të shkojnë sërish deri në 40 gradë”, u shpreh Tanja Porja.

Ndërkohë, meteorologia qetëson ata që janë sot në plazh e gjatë dy ditëve të ardhshme, duke thënë se reshjet lokale do të jenë në zonat lindore.

“S’më hahet buk që kur ti ike”/ Blero i kërkon falje ish-partneres dhe i bën thirrje publikisht: Beba ime kthehu…

Këngëtari i njohur Blero Muharremi i ka kërkuar familje publike ish-partneres së tij misterioze, të cilën e quan “beba jem”, duke u bërë apel që të rikthehen së bashku sërish.

Në mesazhin drejtuar ish të dashurës, artisti i drejtohet duke i thënë që “s’më hahet bukë prej kur ti ke ikur, më ka marrë marri të kem prapë time”.

Ndërsa shprehet se ajo është dashuria e saj e jetës. Blero shprehet se të dy kanë faj për përfundimin e marrëdhënies së tyre, por më së shumti ish e dashura e tij.

“Spo me hahet buka prej qe ti ke ik, nuk po kam gjume duke te par nat per nat ne endrra te mija, nuk po shof motiv pa ty Aq shume me ka marr malli te te kam prape timen Je dashuria e jetes sime.. askend skam desht si ty dhe krejt edin cka kam ba une per ty Te kerkoj edhe njeher publikisht RIKTHIM BEBA JEM edhe pse edi pergjigjen tende.. Te dyt jemi fajtor dhe ti e para! Mos harro..”, shkruan Blero.

Ndërkohë Blero, në një intervistë më parë, ka treguar se shkaku i ndarjes është bërë një udhëtim i ish të dashurës pa dëshirën e tij.

45-vjeçari tha se ka qenë ish-partnerja, e cila ka marrë vendimin për tu ndarë, pasi sipas këngëtarit, mendimet dhe drejtimet e tyre në jetë ishin të ndryshme.

“Ajo e ka marrë një udhëtim ku unë nuk kam pas qejf, ku unë nuk kam mbërri thjesht pastaj ka vendos që të ndahemi sepse nuk i kemi pasur të njëjtat mendime apo drejtime në jetë”, u shpreh Blero gjatë një interviste për emisionin “The Elite Way”.

Përsa i përket podcastit me ish-partneren e tij, Afrona Dika, Blero tregoi se intervista me ish të dashurën është zhvilluar për “inatin” e ish-partneres.

“Podcasti është bërë për inat të personit tjetër”, tha këngëtari.

“Ti e ke shrytëzuar persionin tjetër për të bërë xheloz dikën tjetër?”, e pyeti Elita Rudi.

“Të gjitha këto që the janë të vërteta”, u përgjigj Blero.

Arsyeja pse e bija sot kampione dhe me 25 mln dollarë pasuri e refuzon: E ëma tani në varfëri i kërkon të rikthehet, por dikur e braktisi fëmijë

Simone Biles tregon rezidencën e saj Birkins, Range Rover dhe Teksas – por gjimnastja olimpike prej 25 milionë dollarësh nuk i ka dhënë asnjë dorë nënës së saj të lindjes, pa para, e cila punon si arkëtare për të përballuar jetesën.

Shanon Biles ende jeton në varfëri në vendlindjen e Simones, Columbus, Ohio. Vajza e saj biologjike është kampione olimpike, por në jetë ndonjëherë të braktis ironia e fatit. Ose më saktë ajo e braktisi vajzën kur kjo e fundit kishte nevojë për të, dhe tani që ajo është rritur dhe është pasuruar falë talentit, ka shpërfillur thirrjen e së ëmës për ta falur.

Gjimnastja olimpike, 27 vjeçe, ndërkohë po shijon pasurinë e saj të fituar me vështirësi, me shtatë medalje të arta olimpike, mbi dy duzina kampionate botërore dhe marrëveshje të shumta miratimi nën brezin e saj. Simone Biles është tani një nga atletet femra më të dekoruara dhe më të paguara në botë.

Gjimnastja e suksesshme thuhet se ka aktualisht një pasuri prej 25 milionë dollarësh – shifër që do të rritet falë paraqitjes së saj mbresëlënëse në Lojërat Olimpike Paris 2024.

E ndërsa 27-vjeçare po shijon frytet e fituara, shumë të vlefshme të punës dhe talentit, nëna e saj biologjike Shanon ende jeton afër kufirit të varfërisë në vendlindjen e Simones, Columbus, Ohio.

Nëna dhe vajza mbeten të huaja dhe kanë pak ose aspak kontakt. Simone ka refuzuar vazhdimisht të pajtohet me gruan që e braktisi në fëmijëri dekada më parë.

Duket se ylli olimpik nuk ka ndërmend ti ofrojë as ndonjë ndihmë financiare.

“Sigurisht që do ta pranoja ndihmën e saj”, tha Shanon për DailyMail.com në një intervistë ekskluzive. “Ajo nuk e ka [ofruar] deri më tani. Unë jam këtu, jam mirë.’

Nëna e saj biologjike e braktisi atë në fëmijëri për shkak të varësisë nga droga. Ajo vazhdon të jetojë në varfëri madje 52-vjeçarja është zhytur në borxhe.

Tani, një atlete e suksesshme olimpike, vajza e saj ka treguar se çfarë i ka sjellë talenti i jashtëzakonshëm, duke ndarë video dhe foto teksa i ka blerë vetes makina dbe shtëpi luksoze.
Madje, ajo u detyrua t’u përgjigjej komenteve në internet që e kritikonin për ekspozimin e pasurisë së saj këtë javë teksa u pa me një çantë dore Hermès.

Superylli kënaqet duke treguar pasurinë e saj në rrjetet sociale, ku çantat e sende të tjera lulsoze të stilistëve, veshjet dhe Range Rover luksoz janë pjesë e “ekspozitës” së saj.

Ajo gjithashtu ndau kohët e fundit një video të shkurtër të ndërtimit të rezidencës në Teksas që do të ndajë me burrin e saj yllin e NFL, Jonathan Owens.

52-vjeçarja, e cila u detyrua të hiqte dorë nga fëmijët e saj për shkak të betejës së saj të gjatë me drogën dhe alkoolin, tani është esëll, por po has vështirësi financiare, duke jetuar në të njëjtin cep dhe shtëpi me tulla të kuqe në një zonë të goditur nga krimi në lagjen e Franklinton.

Shanon fillimisht humbi katër fëmijët e saj – Simone është e treta – për kujdestarinë dhe më pas për birësim Ron dhe Nellie e morën atë dhe motrën e saj Adria për të jetuar me ta në Teksas.