I gjenden 8 milionë euro të fshehura mjekut në shtëpi

Mjeku që jeton në Santa Maria la Carità dhe punon në Pompei është kapur nga policia financiare e Napolit me 8 milionë euro cash të ndara në tufa të renditura sipas prerjes, të fshehura në një kasafortë të improvizuar në shtëpi.

Profesionisti, i cili punon në sektorin e sigurimeve shoqërore, nuk ka arritur të justifikojë origjinën e parave. Gjatë kontrollit, u sekuestruan gjithashtu dokumentet lidhur me veprimtarinë e tij profesionale.

Sekuestrimi është bërë për të parandaluar krime të lidhura me mashtrimin ndaj shtetit dhe marrjen e mallrave të vjedhura.

Egla Ceno: Nuk i kam marrë akoma 100 mijë eurot e Big Brother!

Egla Ceno u shpall këtë vit fituese e Big Brother VIP Albania 3.
Aktorja e njohur ka rrëmbyer çmimin e madh në edicionin e tretë të këtij spektakli, duke lënë në vend të dytë Julian Dedën e në të tretin Romeo Veshajn.

Në një live në rrjete sociale, ajo është pyetur nga ndjekësit nëse i kanë mbetur ende para nga çmimi i madh.

Duke qenë se kanë kaluar disa muaj që nga mbarimi i këtij reality shou, ajo tha se nuk i ka marrë paratë akoma.

“Nuk e kam marrë akoma 100 mijëshen e Big-ut. Nuk e kam marrë akoma”, tha ajo.

E njëjta tutje theksoi: “Janë me pushime. Nuk më kanë kontaktuar, s’kam kontaktuar njeri”.

Egla në ndërkohë po vazhdon të punojë në heshtje për projekte të reja, ndonëse ka qenë më pasive në ekran.

Aksi dent i rëndë në Korfuz! Po ngiste makinën, shqiptarja përplaset me shtyllën, ndërron je të 39-vjeçarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak pas orës 07.00 të mëngjesit të sotëm në rrugën periferike të Perivolit në jug të Korfuzit, ku për shkaqe ende të paqarta, makina e drejtuar nga një 39-vjeçare shqiptare ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike, duke shkaktuar vdekjen e saj.

Mjeti ka pësuar dëmtime të mëdha ndërsa në vendngjarje ka mbërritur një autoambulancë e EKAB-it, ku ekipet e shpëtimit thjesht kanë konfirmuar vdekjen e 39-vjeçares.

Një hetim paraprak për zbardhjen e rrethanave të sakta të aksidentit rrugor po kryen nga Drejtoria e Policisë Jugore të Korfuzit.

Kush e ν* au Egli Progën? Kush tentoi të fshihte k*imin? – Pjesë nga dosja e plotë hetimore

Kush e vrau babanë e dy fëmijëve, 42-vjeçarin Egli Proga mbrëmjen e së shtunës të datës 10 Gusht? A tentoi vërtet policia e Pogradecit për ta fshehur si ngjarje duke e raportuar fillimisht si aksidentale e pse priti pikërisht kjo polici për rreth 16 orë për të reaguar zyrtarisht qysh prej ngjarjes?

A janë të vërteta akuzat e motrës së viktimës, Jona Progës se ambulanca është vonuar me tepër se 30 minuta për të transportuar drejt spitalit bashkiak vëllain e saj e se sot viktima, Egli Proga mund të ishte gjallë. Euronews Albania disponon dosjen e plotë hetimore dhe do të përpiqet ta zbardhë atë.

“Një person i dehur i gjetur pa ndjenja në rrugë”- kjo ishte fjalia që mbizotëroi në vendngjarje nga njerëzit që ndodheshin përreth apo dhe nën zë nga policët e rendit të komisariatit të Pogradecit. U desh të lindte dielli përsëri që të ndriçonte vet media një pjesë të ngjarjes pasi policia gjatë gjithë kësaj kohe nuk pati asnjë reagim zyrtar.

Një ngjarje e cila fillimisht u raportua si aksidentale rezultoi të ishte një vrasje.

Në 10:10 të datës 11 Gusht drejtoria vendore e policisë së Korçës do të reagonte zyrtarisht duke u shprehur se kishte arrestuar 4 persona për këtë ngjarje, 29 vjecarin Denis Meçe nën akuzën e vrasjes me dashje e Voltan Shulkun, Arian Manellari e Leonidha Guçe, të tre nën akuzën e moskallëzimit të krimit

Në dosjen e plotë hetimore që Euronews Albania disponon, informacionet e policisë tregojnë se autori i dyshuar për vrasjen e Egli Progës, 29 vjeçari Denis Meçe menjëherë pas ngjarjes është larguar drejt fshatit Buçimas, ku në rrugë, nën efektin e alkoolit ka ndaluar makinën dhe ka fjetur për disa orë. Policia nuk mundi ta gjente. Vetëm në mesnatë, rreth orës 03:30 minuta Denis Meçe dorëzohet në komisariatin e Pogradecit

Ajo çka bie në sy është se në deklarimin e tij ai nuk pranon të ketë goditur me grusht në asnjë moment Egli Progën

“Rreth orës 15:30 jam ulur jashtë në lokal” Stropcka” me Klodi Guçe për të pirë një birrë. Ai ishte me një kushuri të tijin. Më pas pas 30 minutash na u bashkua Arjani taksixhiu. Pas 3 orësh vjen ky djali (Egli Proga) emrin nuk ja dija por e njihja si fytyrë, na ka përshëndetur dhe ka hyrë në lokal. Në një moment më mbaruan cigaret, i kam kërkuar Volit (pronari i lokalit) por atje ky djali (Egli Proga) me ka thënë; “Ja se ta dredh një unë”. Unë mora cigaren, sa ktheva kurrizin më shau me fjalët ; “ta q* rracën). Nuk ja vura veshin dhe u ula në tavolina ime. Ai vazhdonte më shante madje e shau dhe Klodin nga e ëma por as ai nuk ja vuri veshin. Ai vazhdonte nga brenda shante dhe unë hyra e pyeta përse shante dhe i thashë;” Ajde dalim pak jashtë të flasim” – e ai me tha; “Po hajde se çfarë do me besh” dhe kemi dalë jashtë “,-kështu ka deklaruar Denis Meçe.

“Unë kam dashur t’i fus një shpullë ta qetësoja por sa i jam afruar kam ngritur dorën, ai është rrëzuar në tokë e nuk u ngrit më. “

Denis Meçe në deklaratën e tij të dhënë para forcave oficerëve të policise gjyqësore ka pranuar se është larguar nga vendi i ngjarjes drejt fshatit Buçimas, ku për disa orë ka fjetur brenda në makinë.

I pyetur për disa herë nga forcat blu se a mund të sqaronte momentin e rrëzimit të Egli Progës, 29 vjeçari Meçe është shprehur se nuk e kujtonte pasi ka qënë shumë i dehur.

Por disa orë më vonë, komunikim ka patur midis Denis Meçes dhe avokatit të tij, ku ky i fundit për Euronews Albania pranon se klienti që ai mbron e ka goditur Egli Progën.

Nga komunikimi jashtë kamerave që Euronews Albania ka patur me zotin Eduard Muci i cili është avokati mbrojtës i Denis Meçe, ai shprehet se klienti i tij në asnjë moment nuk ka patur për qëllim për të vrarë 42 vjecarin, babai e dy fëmijëve Egli Progën. Nga ana tjetër ai pranon se klienti i tij ka goditur njëherë me grusht Egli Progën e ky i fundit fillimisht është përplasur me një makinë të parkuar në vendin e ngjarjes e duke rënë në kokë në asfalt.

Por janë dy deklarata kontradiktore me njëra-tjetrën të personave që kanë qenë në vendin e ngjarjes.

Pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja Voltan Shulku pranon se ndodhej vetëm pak metra larg dy djemve, por thotë se nuk kishte dëgjuar asgjë dhe kamerat e lokalit të tij çuditërisht nuk ishin në gjendje të regjistronin.

“Nuk kanë bërë asnjë lloj debati apo konflikti midis tyre dhe ka ndejtur shumë pak kohë pasi vetëm gjysmën e birrës ka pirë dhe është ngritur ka shkuar në tualet. Kur doli jashtë kanë thirrur njerëzit me zë të lartë që kërkonin ujë dhe kam dalë me të shpejtë jashtë dhe e pashë atë të shtrirë në tokë, e ngrita për t’i dhënë ndihmë deri sa erdhi ambulanca që e mori. Kamera që kam unë tek lokali e kam kontrolluar dhe nuk regjistronte fare por vetëm sa sheh në moment dhe asgjë më tepër”,-u shpreh pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja.

Por vetëm 30 metra larg vendit të ngjarjes, gjithçka e pa edhe Ardian Bego, i afërm i viktimës i cili deklaron se:

“Kam parë një person i cili u godit nga një person tjetër me grushta në pjesën e kokës dhe ra në tokë në pjesën e asfaltit. Unë nuk jam afruar por kam parë nga larg që nga lokali ka dalë pronari me emrin Voli, I është afruar personit të rrëzuar në tokë dhe po i jepte ndihmë. Aty dikush me tha qe ishte kushuriri im Eglantin Proga që ishte goditur. Kam kërkuar ndihmë rreth e rrotull, pas 10 minutash erdhi ambulanca dhe e çoi në spitalin e Pogradecit. Në ambulance kushuriri nuk po reagonte fare. Në ambientet e spitalit mjeku me lajmëroi se kushuriri I’m ndërroi jetë. Theksoj se Egli ka një lokal 30 metra larg ku ndodhi ngjarja ”

Pra, Voltan Shulku rrëfen se nuk ka patur sherr e debat ndërsa Ardian Bego nga ana tjetër tregon se ka patur grushta.

Por çfarë thonë dy të akuzuarit e tjerë për moskallëzim krimi?

” Unë nuk e kam parë kush e ka goditur Eglin pasi nuk kam qenë i vëmendshëm në atë moment, kam qenë në gjendje të dehur. Kam parë vetëm atë momentin kur bërtiste ajo gruaja që i solli ujë për të njoftuar ambulancën, kam parë edhe që pronari i lokalit po i hidhte ujë Eglit i cili ishte shtrirë mbas makinës sime e cila ishte e parkuar në rrugë para tavolinës ku isha ulur për të pirë “,-tha Leonidha Guçe.

” Ai qëndroi me ne dhe sa më kujtohet ai hyri brenda dy tre herë dhe në fund kur ndodhi ngjarja që erdhi policia nuk e pashë më. Jashtë në lokal kishte e njerëz të tjerë por nuk e mbaj mend kush ishte. Unë nuk kam parë gjë fare sepse isha ulur me kurriz”,- deklaroi Arian Manellari.

Vetëm pak orë pasi kishte varrosur të vëllain, Jona Proga ngriti akuza të rënda se ngjarja u tentua të manipulohej.

“Pyes çfarë ka ndodhur dhe me thonë se është rrëzuar, është rrëzuar goxha por nuk erdhi askush që po mblidhnin prova. Që po merrnin kamerat, dëshmitarët. Policia ka lëvizur vonë. Kanë qenë ne lëvizje nga të tjerët për t’u sjellë kështu. Asnjë gjë, akoma. Mirë që nuk lexoja mediat që thoshin vdiq në gjendje të dehur. Dallohej qartë që ishte i dhunuar dhe askush nuk e thoshte. Askush nuk thoshte që ishte bërë një vrasje, e kanë vrarë e masakruar në rrugë. E kanë lënë. Ambulanca nuk vinte. Ambulanca është vonuar gjysmë ore, që për dy minuta arrihej. Ai ishte gjallë e mund të shpëtonte”,është shprehur motra e Egli Progës, Jonida Proga.

Euronews Albania disponon ekskluzivisht skedën e urgjencës së Pogradecit, në të cilën thuhet se ambulanca u nis në orën 19:16, duke mbërritur në vendin e ngjarjes në 19:20. Në 19:22 ambulanca është nisur drejt spitalit bashkiak të Pogradecit ku ka mbërritur në 19:28. Pra, sipas këtij dokumenti gjithë itineraari nisje – mbërritje e ambulancës ka qënë 12 minuta.

Skedën e përforcon me dëshminë e tij në një prononcim për mediat edhe drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës, Skënder Brataj, i cili thotë se situata u menaxhua për 20 minuta.

Edhe babai i Egli Progës akuzon se i biri u vra qëllimisht e se vdekja nuk i erdhi nga pija.

“Vrasje, jo gjoja reshktii se ishte pirë. Djali u godit e u vra nga njerëz maskarenj, kriminale. Të pashpirt. Unë nuk e njoh Denisij, nuk e mbaj mend të ketë ardhur në lokal. Kam dëgjuar se ka qenë problematik në qytet, i keq, një gangster, ka qenë më precedentë penalë, kjo ditë erdhi që mosveprimi i shtetit e te bënte me keq aq sa më vrau djalin. Instusfuomer shtetërorë të insistojnë të merren masa për atë që vrau djalin. Nuk u rrëzua djali, e vranë. Të dalë e vërteta. Të mos mbulohet e vërteta. Mos mbrohet nga këto institucione”,-tha Nazmi Proga.

Pas akuzave nga familjarët, dy ditë pas ngjarjes, drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku ka urdhëruar nisjen e hetimeve brenda policisë së Korçës, për të kuptuar gjithë veprimet e personelit dhe se a ka patur vërtet një tentativë për fshehje të ngjarjes.

Akuza të shumta për manipulim të ngjarjes ka edhe ndaj Elton Halilit, i cili është shef i komisariatit në qytetin e Pogradecit. Ky i fundit në një komunikim jashtë kamerave për Euronews Albania shprehet se policët e komisariatit të Pogradecit kanë bërë kryer vetëm rrethimin e vendit të ngjarjes dhe këqyrjen momentale të kamerave, dhe gjithë veprimet hetimore i ka marrë përsipër drejtoria vendore e policise se Korçës. Kjo e fundit u desh plot 16 orë për të reaguar zyrtarisht se çfarë kishte ndodhur në atë ngjarje.

Euronews Albania u drejtua zyrtarisht me një kërkesë për informacion pranë drejtorisë vendore të policisë Korçë se përse u deshën 16 orë për të reaguar për çështjen, por nuk mori një përgjigje.

Në një seancë me dyer të mbyllura, prokurorja Vasjana Postol çoi para gjyqtares Luljeta Kola kërkesën per masën e sigurisë” Arrest me burg “për Denis Meçen, por këtë herë jo për akuzën e vrasjes me dashje por nga pakujdesia. Gjykata pranoi kërkesën ndërsa tre personat e akuzuar për moskallëzim krimi lanë qeline e paraburgimit pasi ndaj tyre u vendos masa e sigurisë detyrim paraqitjeje.

Kjo solli rritim tek të afërmit, duke akuzuar se vëllai i tyre po vritej përsëri nga drejtësia

“Po flisni padrejtësi që nisi në policinë e shtetit, çdo akt e shoqëroi e gjykatën. U lanë të lirë vrasësit. Po flasim për padrejtësi të menjëhershme në bashkëpunim. Po flasim për banda të bëra bashkë. Është vrasje, ca janë këta te tjerët qe lihen detyrim paraqitje? Po vritet Egli me çdo veprim e mosveprim që është duke u kryer, kjo është vrasje për herë të tretë. Është vrasje me dashje në bashkëpunim, e u lëshuan nje tufë huliganësh”,-tha Jona Proga.

” Këta njihen shumë mirë për gjobëvenie, jam pa fjalë. Dua që drejtësia të vihet në vend. Jam pa fjalë. Ju lutem mediat të bëjnë të pamundur ose përndryshe, nuk çfarë të them. Ata janë kriminel në bashkëpunim”,-u shpreh një tjetër I afëm i viktimës.

E sikur mos mjaftonte kjo, në komunikimin që familjarët kanë patur me gazetarin e Euronews Albania në Korçë Xhensil Shkëmbi, ata kanë akuzuar prokuroren Vasjana Postol si të blerë nga avokati Budjon Hoxha, i cili në foton e dërguar nga familjarët shihet të jetë mik me Ervin Xhihani, bashkëshortin e prokurores në fjalë. Budjon Hoxha është avokati mbrojtës i Voltan Shulkut, pronar i lokalit ku ndodhi ngjarja, i akuzuar për moskallëzim krimi.

5 ditë pas ngjarjes, drejtori i përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku reagoi zyrtarisht duke u shprehur se nga hetimet e kryera brenda drejtorisë vendore të policisë Korçë nuk ka patur asnjë tentativë për fshehje apo manipulim të çështjes.

Familjarët kanë bërë thirrje për protesta pranë ministrisë së drejtësisë të mërkurën e 14 Gushtit ndërsa sot Egli Proga nuk jeton më. Autori i dyshuar do të vazhdojë të jetë në burg deri në përfundim të hetimeve ndërsa akuzat ndaj policisë nga opinioni publik vijojnë. Një grua mbeti e ve, dy fëmijë ngelën pa baba, një prind ngeli pa bir e një qytet sot po hesht, teksa rënkon për një 42 vjeçar i cili u vra, me apo padashje./Marrë nga Euronews.al

Eva Buzo ia del! Pas 34 orësh not nga brigjet italiane, prek tokën shqiptare mëngjesin e sotëm! Si paraqitet gjendja e saj shëndetësore

Eva Buzo ka përfunduar udhëtimin e saj prej 34 orësh, dhe 92 km nga brigjet e Leces, ( San Focca) deri në Gadishullin e Karaburunit, ku dhe ka prekur tokën shqiptare në afërsi të kepit të Gjuzës.

Një udhëtim i vështirë për avokaten me origjinë shqiptare e cila, sfidën të cilën e la në mes vitin e kaluar për shkak të komplikacioneve, sot rrugëtimin e ka përfunduar, duke treguar një forcë fizike dhe psikologjike.

Ajo ka ndaluar shumë pak duke pirë ujë dhe udhëtimi ka qenë konstant. Nuk ka pasur asnjë problem gjatë udhëtimit prej 34 orësh. Në momentin e mbërritjes Eva nuk është në gjendje të flasë për shkak të kalcifikimit të gojës nga kripa, por gjendja e saj shëndetësore është shumë e mirë.

Muriqi fantastik, sulmuesi kosovar i shënon Real Madridit

Vedat Muriqi ka shënuar ndaj Real Madridit për ta barazuar rezultatin për Mallorcan.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës realizoi një gol fantastik me kokë pas një harkimi të bukur nga këndi.

Për Muriqin ky është goli i parë në kampionat.

D.jαli e ftοn υ. αjzën për kafe, ja çfarë i kërkon αjo si shkëmbίm (FOTO)

Njohjet në rrjetet sociale janë bërë të zakonshme tashme, madje ka shumë çifte që janë njohur në Facebook, Instagram etj.

Por, tentativa e këtij djali për t’u njohur me një vajzë, ka rezultuar pa sukses.

Ai e ka ftuar atë për kafe, por përgjigja që ka marrë e ka tronditur.


Kështu, vajza i ka vënë një kusht të çuditshëm që të pranonte të takohej me të.

Ajo i ka kërkuar djalit që t’i dërgojë dy karta rimbushje dhe i ka premtuar që pas kësaj do flasin dhe do takohen.

Sigurisht, djali nuk është treguar “budalla”, por i është përgjigjur me të qeshura.

“Hahahahaha interes i gjallë ee?”, ia kthen djali.

“Klm pra”, ia pret shkurt vajza. Një përgjigje kjo që dëshmon se e vetmja arsye që vajza i ka kthyer përgjigje djalit, është interesi për të marrë karta rimbushjeje.

Epo dihet që sot njerëzit janë bërë shumë materialistë, por të paktën mos ta shprehin kaq hapur!

Duhet thënë medet për adoleshentët e sotëm, adoleshentë që i lidh interesi, leku dhe fama. Vallë, vlerat shoqërore ku mbetën?

Sα h.erë dυhet tα b. ëni , në bαzë të mo shës? E zbulon stυdimi më i ri

Të bësh dashuri është një proces që i përket jetës biologjike e të gjithë njerëzve dhe është diçka që shkenca e rekomandon që të bëhet shpesh.

Në lidhje me këtë temë, shumë studime kanë treguar se të bësh dashuri i jep shumë përfitime trupit të njeriut dhe ndonjëherë shumica prej jush mund të pyesë se pse është kjo e vërtetë.

Kjo, për faktin se kur dy trupa bashkohen, ndodh që si tek mashkulli, ashtu edhe tek femra, trupat e tyre prodhojnë hor.mone që ndihmojnë jo vetëm në shëndetin e trupit, por edhe në qetësimin e tij.

Ndaj dhe këtu vlen edhe shprehja e Frojdit, i cili i drejtohej popullit duke i thënë: “Bëni sa më shumë dashuri o popull”.

Mjekët thonë se personat që kanë një kohë të gjatë pa bërë dashuri, përjetojnë ndryshime jo të mira në trupin e tyre, kryesisht ánkthín, nivel të lartë të str.esit si edhe ndryshime të humorit dhe për më tepër kthehen në persona të pa-shoqërueshëm dhe shumë të vetmuar si në vetvete ashtu edhe në shoqëri.

Ndaj dhe kohët e fundit njerëzit janë bërë të vetë-dijshëm se të bësh dashuri shpesh është në favor të trupave të tyre, por pyetja më e madhe që lind është se sa shpesh duhet bërë dashuri, bazuar në moshën që njerëzit janë.

Në një studim të kryer së fundmi ka rezultuar se frekuenca e të bërit dashuri váret nga mosha juaj, ndaj dhe këtij faktori duhet t’i kushtoni sa më shumë vëmendje.

Prandaj, në bazë të viteve, ekziston një frekuencë ideale që lidhet me të bërit dashuri.

Është e njohur, natyrisht, se aktiviteti i të bërit dashuri, është më intensiv për 20-vjeçarët dhe 30-vjeçarët sesa grupmoshat më të vjetra, por le ti shohim numrat në detaje.

Nëse jeni në moshën nga 18 deri në 29 vjeç:

Mjekët rekomandojnë që ju duhet të bëni dashuri rreth 112 herë në vit, që është mesatarisht 2 herë në javë, duke qëndruar konstant.

Nëse jeni tek të 30-tat tuaja:

Nëse ju i përkisni grupmoshës së 30 vjeçarëve, do të mjaftojnë 86 herë në vit, që korrespondon me 1.6 herë në javë, pastaj më së shumti 1 ose 2.

Nëse jeni tek të 40-tat tuaja (dhe sipër):

Jo më pak dyzetvjeçarët, të cilët nga ana e tyre kanë nevojë për një numër të barabartë me 69 herë në vit, ose të paktën 1 herë në javë.

Gjithashtu mbani mend se aktiviteti i të bërit dashuri, si dhe një komponent i rëndësishëm i jetës së çiftit, i nevojshëm në marrëdhëniet me ne dhe partnerin tonë, redukton ndjeshëm str.esin, ul pre.sionin dhe nxít gjumin.

Cudira shqiptare/ Parυkierja pυnëson υαjzën e r e, ajo i rrëmben b.ϋrrin për fare

E kishte paralajmeruar, por nuk i ishte mbushur mendja. Një parukiere nga qyteti i Fierit ka perfunduar e ndarë nga i fejuari i cili ka nisur nje lidhje dashurie tashme me punetoren e ish-te dashures.

Sipas gazetarit të “Aldo Morning Show”, shkak për ndarjen është bërë pikërisht një punonjëse e re e cila ka bërë për vete burrin e parukieres.

Gazetari tha se burri i ka kërkuar të fejuarës ta heqë nga puna ndihmësen e re, por ajo nuk ka pranuar.

“Një parukiere ka punësuar një ndihmëse dhe në mbrëmje i fejuari i saj i dërgonte në shtëpi të dyja.

Nuk vonoi shumë dhe punonjësja ka bërë për vete burrin, ai i ka kërkuar ta heqë nga puna por ajo nuk ka pranuar dhe i ka thënë se ajo i bën punën.

Dhe pak kohë më pas burri është ndarë nga e fejuara”, raportoi gazetari.

Horoskopi për ditën e sotme, e Hënë 19 Gusht 2024

Dashi

Do jeni shume euforike gjate kësaj dite edhe nëse jeni ne çift edhe nëse jeni beqare. Do e shihni gjithçka me me tepër optimizëm. Te dashuruarit do ndihen me te dëshiruar nga partneri, ndërsa beqaret do kenë mundësi reale për te hedhur hapat e para drejt një lidhjeje te qëndrueshme. Edhe financat do jene goxha te mira. Mund te kryeni disa investime te nevojshme.

Demi

Dite shume e qete dhe pa asgjë te jashtëzakonshme kjo e sotmja. Do ndiheni mire ashtu si jeni dhe do jetoni çdo moment si ta ndieni. Për beqaret ambienti do jete me i favorshëm për takime impresionuese. Personat qe do njihni do jene shume te veçante. Ne planin financiar duhen shmangur operacionet e rrezikshme. Nuk është ende koha për hapa te mëdhenj.

Binjaket

Debatet dhe mosmarrëveshje ne çift do jene te shumta gjate kësaj dite. Nuk do doni ne asnjë çast ta toleroni partnerin dhe do kërkoni gjithmonë te dale e juaja. Kujdes! Beqaret do vazhdojnë ende te jene ne kërkim, por pa shume fat. Ne planin financiar mos u dekurajoni me tronditjen me te vogël sepse gjithçka mund te rregullohet sa hap e mbyll sytë.

Gaforrja

Do kuptoheni mjaft mire me partnerin tuaj sot, megjithatë marrëdhënia juaj nuk do jete aq pasionante sa pritej. Mundohuni qe nesër ta ndryshoni situatën duke menduar për ndonjë surprize. Beqaret do dëshirojnë te bëjnë për vete një person qe ka tashme një lidhje. Kujdes sepse mund te keni probleme. Ne planin financiar do ju duhet te merrni disa masa strikte.

Luani

Do jeni ne humor shume te mire gjate kësaj dite dhe do bëni çfarë te jete e mundur qe marrëdhënia me partnerin te ece me tej. Beqaret do e gjejnë princin e tyre te kaltër dhe do ndihen me fatlumet ne bote. Ne planin financiar çdo gjë do shkoje për mrekulli. edhe pse do shpenzoni pak me tepër për gjera te rëndësishme situata nuk do jete problematike.

Virgjeresha

Gjate kësaj dite partneri do ju tregoje disa te fshehta qe deri me sot nuk kishte mundur dot t’ua shprehte. Kjo do ju afroje edhe me tepër me njeri-tjetrin. Sektori i financave do ndikohet negativisht nga yjet. Beqaret do takojnë një peron interesant te shenjës se ujorit. Njiheni me mire atë. Po nuk morët masa urgjente ka rrezik te keni probleme serioze.
Peshorja

Ka rrezik qe jeta juaj ne çift te kaloje një krize gjate kësaj dite. Mos u tregoni kokëfortë dhe mos merrni vendime te nxituara për te cilat do pendoheni shume shpejt. Beqaret do ndihen mire ashtu si janë dhe nuk do e ndiejnë nevojën e një personi ne krah. Ekuilibri buxhetor do ketë disa tronditje te vogla. Mos e lëshoni veten sepse me pa durim dhe këmbëngulje gjerat do përmirësohen.

Akrepi

Do jeni me realiste gjate kësaj dite dhe nuk do hidhni asnjë hap te nxituar pa qene te sigurta. Marrëdhënia me partneri do ngrohet mjaft dhe ne mbrëmje do jete pasionante. Beqaret do pëlqejnë personin e gabuar. Mos mendoni te krijoni një lidhje te shpejte me te sepse do vuani jashtë mase. Ne planin financiar duhet te bëni pak me tepër ekonomi.

Shigjetari

Ndryshimet ne jetën tuaj ne çift do jene rrënjësore sot. Do e largoni sa hap e mbyll sytë rutinën de do përjetoni kënaqësi pa fund. Beqaret do kenë thjesht tërheqje dhe flirte, asgjë me tepër sesa aq. Gjithsesi duhet thënë se dita do jete pozitive. Ne planin financiar duhet te merrni iniciativa dhe te mos prisni qe dikush tjetër t’ua përmirësoje situatën.

Bricjapi

Do merrni lajme te reja gjate kësaj dite për jetën tuaj ne çift. Disa mund te pranohen tek puna ku kane aplikuar, disa mund te mësojnë për ardhjen e një fëmije e disa te tjerë mund te marrin propozime serioze. Shfrytëzojeni ditën deri ne sekondën e fundit. Ne planin financiar duhet te ndërmerrni iniciativa për ta përmirësuar edhe me tepër situatën. Ju mund t’ia dilni mbanë.

Ujori

Jeta sentimentale për ata qe janë ne një lidhje do shkojnë me se miri gjate kësaj dite. Do i tregoni partnerit sa shume e dashuroni me ane te fjalëve dhe gjesteve. Beqaret do e pëlqejnë ne një mënyrë tjetër je mikun e tyre te vjetër. Financat do jene goxha te stabilizuara dhe madje kjo situate do vazhdoje për një kohe te gjate. Do jeni te qete ne këtë sektor.

Peshqit

Gjate kësaj dite nuk duhet te sforcoheni shume për te pasur një jete sentimentale te qëndrueshme dhe emocionuese. Gjithçka do shkoje për mrekulli fale ndikimit pozitiv te yjeve. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër dhe te shohin mire rreth e rrotull tyre. Personi i duhet do jete shume afër tyre. Ne planin financiar kënaquni me aq sa keni, mos kërkoni te pasuroheni shpejt.