Era e fortë s hkυΙ çatitë nga vendi, Korça përbaΙΙet me stυhi të forta

Pas ditëve më temperatura të larta vijnë dhe reshjet e shumta të shiut në zona të ndryshme të juglindjes së vendit

Stuhi shoqëruar me breshër dhe erë të fortë në fshatrat e fushës së Maliqit, kryesisht në fshatrat Sovjan e Pirg aty ku ka pasur dhe dëme në çatitë e banesave për shkak të erërave të forta.

Nga breshëri i dendur ka pasur dëme edhe në kulturat bujqësore dhe frutikulture, dëme që në mollë mendohen të mëdha.

Sipas parashikimeve të sinoptikanëve lokalë pritet që stuhitë e shiut shoqëruar me era të forta të ketë edhe në zonat e tjera të qarkut të Korçës

E la gruaja, i riu martohet ‘nga inati’ me 4 gra njëherësh

Një i ri 28-vjeçar nga Kuvajti vendosi t’i dëshmonte ish-gruas së tij se ekziston jo një, por disa gra që do të pranonin të martoheshin me të.

I riu u martua me katër gra pasi gruaja e tij e la disa muaj pas martesës, raporton Informing. Gruaja i kishte thënë se askush nuk do të pranonte të martohej me të.

Në përpjekje për të marrë hak, 28-vjeçari kuvajtian u martua me katër gra, gjë që lejohet sipas ligjit të Sheriatit.

Dhëndri vendosi të organizonte një dasmë të madhe dhe shpenzoi mbi 27,000 dollarë për muajin e mjaltit.

Dr amë në një familje në Vlorë. Mb*ytet me ushqim foshnja 1 vjeç

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në fshatin Llakatund në Vlorë.

Një fëmijë 1-vjeçar dyshohet se është mbytur aksidentalisht me ushqim, në banesë.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por burime konfirmojnë se i mituri ka gëlltitur ushim dhe ka ndërruar jetë me gjithë përpjekjet e familjarëve.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.

U hapi derën e shtëpisë, por më pas u ρërdh*noi vajzat/ Detajet e “errëta” që fshihen pas v*asjes në Sabri Sabriut

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në një dasme në Ferizaj, ku një punonjës policie hapi zjarr ndaj një 89-vjeçari duke e lënë te vdekur ne vend.

Ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, mediat në Kosovë shkruajnë se Festim Ramadani është hakmarrë për motrat e tij, të cilat dyshohet se janë dhunuar nga bashkëshorti i tezes së tyre, Sadri Sadriu, kur ishin të mitura.

Sipas raportimeve të mediave, gjatë kohës së luftës në Kosovë, Sadri Sadriu, i afërm i bashkëshortit të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, i kishte hapur derën familjes Ramadani për t’i strehuar në shtëpinë e tezes së tyre dhe gjatë kësaj periudhe i ka dhunuar vajzat.

Megjithatë, këto pretendime mbeten ende të pakonfirmuara, ndërkohë që prokuroria dhe policia po kryejnë hetime të thelluara për të zbardhur të vërtetën. Mbrëmjen e djeshme efektivi Festim Ramadani ishte jashtë orarit te shërbimit kur ka shkuar në një lokal në Ferizaj ku po zhvillohej një dasmë.

Ai nuk ishte i ftuar në ceremoni, por takoi jashtë ambienteve të lokalit 89-vjecarin Sadri Sadriu dhe hapi zjarr ndaj tij duke e lënë të vdekur në vend. Pas kësaj, efektivi i policisë së Kosovës ka shkuar vetë në komisariat ku ka dorëzuar edhe armën e krimit. Ai tashmë është nën arrest dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.

”Big Brother Vip Kosova 3” me Arbanën dhe Luizin? Zbulohet lista e banorëve që do të jenë pjesë e këtij edicioni

”Big Brother Vip Kosova 3” po afron, edhe pse banorët e edicionit të dytë vijojnë që të jenë aktivë në syrin e publikut. Në media po qarkullojnë edhe emrat që do të marrin pjesë në këtë edicion.

Thuhet se autore e formatit këtë vit do të jetë autorja e ”Për’puthen” Olsa Muhameti, ndërsa moderatorë për të tretin edicion Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi. Por duhet thënë se vijon ende të përflitet si moderatore e mundshme Arbana Osmani dhe pjesëmarrja e Luiz Ejllit, ndonëse asgjë nuk është konfirmuar nga vetë personazhet.

Edicionin e dytë e fitoi ish-futbollisti Lumbardh Salihu, i cili sipas asaj që ka treguar, do të lançojë në treg brandin e tij të parë të bluze ”The Cute Club”.

Nga ana tjetër, pas mbylljes së tre sezoneve të suksesshme që mbajtën mbërthyer shqiptarët para ekranit të Top Channel, Big Brother VIP 4 po vjen. Lajmin e ka bërë vetë me dije producentja e Big Brother, Sara Hoxha në një formë krejt të veçantë. Producentja ka ndarë në rrjetet sociale kafen e saj të mëngjesit, ku shkruhet “Big Brother VIP 4 po vjen”. Mesa duket ekipi ka nisur punën për edicionin e katër të Big Brother që siç dihet, ky format sjell çdo vit risi dhe surpriza.

Kledi Kadiu rrëfehet për gjendjen e të birit: Duhet një person që ta ndihmojë gjatë gjithë kohës

Kledi Kadiu ka dhënë një intervistë për revistën italiane Diva e Donna, ku ka folur ndër të tjera për karrierën, familjen dhe të ardhmen e tij.

Pjesë nga shkrimi:

Kledi Kadiu nuk u largua kurrë nga kërcimi. As tani që ka mbushur 50 vjeç. Në shkollat ??e tij, “Kledi Dance” vazhdon ta bëjë këtë, të mësojë çdo muaj me kurset e tij, me klasat e tij master. Pastaj është edhe televizioni që e kërkon, dhe sipas Diva e Donna, ai do të rikthehet në ekran për të kërcyer me aktoren Geppi Cucciari.

Ai e quan atë një perfeksioniste.

Një karakteristikë që duket se u mungon sot balerinëve të rinj. “Sot janë pak apatikë. Ata nuk janë “të uritur”. Kur unë dhe shokët e mi të klasës hymë në dhomën e provave në moshën e tyre, filluam menjëherë të bënim ushtrime dhe mësuesi na gjeti tashmë të djersitur. Sot kur hyj i gjej të ulur.” Në revistën e përjavshme të drejtuar nga Angelo Ascoli ai hap sirtarin e ëndrrave të tij: «Ëndrra ime do të ishte të prezantoja “So you think you can dance”: është ndryshe si nga Amici ashtu edhe nga Dancing with the Stars, pjesë e të cilës kam qenë në Shqipëri”.

Maria De Filippi dhe De Martino

Ai e quan veten mjeshtër. Dhe kështu, vite më vonë, Stefano De Martino ende e telefonon atë. “E takova në vitin 2009 në Amici. E mbaj mend si humorist i lindur, nuk u ndal kurrë. Jam shumë i lumtur për suksesin e tij dhe për provën që e pret me Business Yours. Megjithatë, edhe tani nuk e thërras dot në emër. Dhe po, madje e kam çuar të bëjë Flyboard në Napoli, një pasion i imi”. Një pasion për kërcimin që nuk e çoi atje ku donte. “Jeta përbëhet nga takime” dhe ai nuk ishte aq me fat sa të tjerët. Për fat të mirë, Maria De Filippi ishte në jetën e tij. “Kërkoj këshilla prej saj – i tregon ai Elvira Serrës në Diva e Donna-, për shembull kur prezantova Festivalin e Këngës në Shqipëri. Unë do t’i jem gjithmonë mirënjohës asaj, mbi të gjitha që vlerësoi talentin tim: asgjë nuk më është dhënë”.

Fëmijët e tij

Në krah të tij tani është Lea, 8 vjeç. “Për momentin ajo është asistentja ime e vogël. Ajo pëlqen hip hopin, por ëndrrat e saj po ndryshojnë vazhdimisht. Dhe unë nuk i bëj asnjë presion asaj”. Dhe pastaj është Gabrieli, i cili vuan nga një çrregullim i rëndë. “Njëmbëdhjetë ditë pas lindjes ai u prek nga meningjiti. Duhet një person që ta ndihmojë gjatë gjithë kohës. Tani Antonio Tripodo po e ndjek, me një metodë vërtet befasuese: “Ushtrimet Cuevas Medek”. Pas vetëm dy seancash, Gabrieli, kur i kërkohet, tashmë është në gjendje ta mbajë kokën drejt. Por terapia duhet të bëhet shumë herët. Ka familje që fshehin fëmijët e tyre, më vjen keq për këtë. Gjithmonë duhet të shpresojmë për përmirësim”.

Aks ident tr@gjik në vendin fqinj, ndërrojnë je të tre djem të rinj

Tragjedi që të lë pa fjalë është ajo që ka ndodhur në ishullin e Kretës ku tre djem të moshave 15, 19 dhe 20 vjeç humbën jetën, ndërsa një 22-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacion. Aksidenti me tre viktima u regjistrua mëngjesin e së shtunës në qytetin e Chania-s, në aksin rrugor verior të ishullit grek.

Sipas informacioneve nga mediat vendase, dy nga djemtë kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa i treti ka është shuar në urgjencën e spitalit të Chanias, ku u transferua menjëherë.

Makina me të cilën udhëtonin katër të rinjtë është përplasur me një furgon në të cilin udhëtonin gjithsej 19 persona.

Sipas informacioneve nga burime policore që i referohen dëshmitarëve, makina dyshohet se ka tentuar të parakalojë, por drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë në korsinë e kundërt.

Katër të rinjtë kanë mbetur të bllokuar në makinë dhe është dashur ndihma e zjarrfikësve për t’i nxjerrë. Në vendngjarje kanë shkuar 4 autoambulanca.

SK ANDAL në aeroport/ Bebe Rexhes i ndalohet hyrja në aeroport, shkaku është gjuha shqipe

Një skandal i paprecedentë ka ndodhur në një nga fluturimet e kompanisë gjermane të fluturimit “Lufthansa”.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha është ndaluar agjenti i sigurimit të aeroplanit veçse i ka folur në gjuhën shqipe, duke menduar se ai ishte shqiptar. Ajo publikoi një video në InstaStory, ku shihej duke qarë me dënesë në aeroport.

“Lufthansa jam kërcënuar sepse mendoja se agjenti i sigurimit ishte shqiptar. Unë fola me të në shqip duke e pyetur se ku ta marr biletën time dhe tani ai më ndalon fluturimin”, ka shkruar Bebe Rexha në video.

Artistja ka qenë në Riad të Arabisë Saudite, pasi ka qenë e ftuar për të performuar në festivalin ‘MDL Beast’, dhe ishte në rrugën e saj duke u kthyer për në shtëpi, në Los Angeles – kur ndodhi ky skandal.

V* asja e Egli Progës, habit politikani i njohur, kërkon rikthimin e dënimit me v*ekje: Derisa të anëtarësohemi në BE…

Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” ka kërkuar rikthimin e përkohshëm të dënimit me vdekje, të nxitur nga vrasja e fundit e ndodhur në Pogradec, ku u dhunua për vdekje Egli Proga në Pogradec më 10 gusht.

Në një deklaratë për media bashkëkryetari i kësaj force politike, Ekrem Spahia, tha se rikthimi i përkohshëm i dënimit me vdekje është e vetmja mënyrë që do të ndikojë në uljen e kriminalitetit dhe vrasjeve në vend.

Spahia tha se rikthimi i dënimit me vdekje, duhet të mbahet në fuqi derisa Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Duke iu referuar raportit të SPAK për vitin 2023, Spahia tha se vrasjet me pagesë dhe krimet kundër jetës janë rritur frikshëm për shkak se “krimi nuk ka frikë nga shteti dhe ligji”.

“Nga raporti i SPAK për 2023 vrasjet me pagesë dhe krimet e grupeve kriminale janë bërë normë tipike shqiptare. Shkak kryesor është se krimi nuk ka frikë nga shteti dhe ligji që aktualisht është në fuqi dhe ndalohet dënimi me vdekje. Dënimi i fundit me vdekje në vendin tonë ishte në mars të 1995 dhe në qershor po të këtij viti Kuvendi miratoi ligjin ku ndalonte dënimin me vdekje pas aderimit të Shqipërisë në Statusin e Këshillat të Evropës. Sot gjendja e krimit në vend është përkeqësuar dhe lidhja me krimin e disa oficerëve të policisë së shteti dhe personave të drejtësisë perëndon edhe më shumë këtë situatë. Në Shqipëri ekziston dënimi me vdekje, por nga krimi për larje hesapesh. Duke marrë parasysh gjendjen e rënë të kriminalitetit ka ardhur koha të shikohen ashpërsimi ligjit për krimet kundër jetës duke përfshirë këtu edhe dënimin me vdekje”, tha Spahia.

Por a do të ndikojë kjo në prishjen e marrëdhënieve të Shqipërisë me BE, ku Konventa e Këshillit të Evropës ndalon dënimin me vdekje?

Për Ekrem Spahinë kjo duhet të behet në konsultim dhe bashkëpunimin me BE dhe se duhet të aplikohet vetëm në disa kategori tepër të rënda të vrasjes me dashje.

“Për disa kategori të mirë përcaktuara veprash të rënda në diskutime edhe me Këshillin e Evropës të rikthehet dënimi me vdekje deri sa Shqipëria të bëhet anëtare e BE. A mund të na prish marrëdhëniet me BE? Ne mendojmë që ky hap të realizohet edhe me ndihmën dhe bashkëpunimin e tyre. Dënimi me vdekje duhet të rezervohet vetëm për krimet e rënda të vrasjes me dashje dhe një shembull i kësaj është SHBA, vendi i demokracisë dhe të drejtave të njeriut”, tha Spahia.

Shikon fe mrαt tjerat kur është me ju? Do ΗABlTENl përse mes hkυjt e bëjnë këtë

Jeni në plazh dhe ju mundoheni që të dukeni sa më bukur në formën më perfekte, jeni rregulluar në mënyrë të bukur që mashkulli që keni në krahë të mos i hedhi sytë në femrat e tjera. Sado që ju jeni munduar që ta evitoni këtë gjë ai sërish do i hedhi sytë tek femrat e tjera. Kjo nuk do të thotë që ju nuk vleni për të apo që tjetra është më e bukur, kjo do të thotë që meshkujt e kanë instiktin e të vëzhguarit të femrave të tjera.

Pra është shumë e vështirë të shpjeguarit pse i ndodh kjo gjë meshkujve sepse sado që ata të kenë në krahë një femër të bukur sërish sytë e tyre do përfundojnë duke parë femrat e tjera dhe kjo u ndodh atyre instiktivisht, pasi instikti i tyre vepron gjithmonë kur ka femra rrotull tyre.

Sado që meshkujve i kërkohet që të mos veprojnë në këtë mënyrë pasi për disa femra është shumë e ulët një veprim ata sërish veprojnë në të njëjtën formë. Ndoshta në shumicën e rasteve meshkujt nuk janë të fiksuar në rrobat e banjos së një femre apo në trupin e saj thjesht atyre u ndodh që në shumicën e kohës kur ndihet prezenca e një femre afër ata kthejnë kokën.

Por meshkujt duhet të kuptojnë që kur janë të shoqëruar duhet ta eleminojnë sa më shumë që të hedhin sytë tek femrat e tjera, sepse me këtë veprim ata bëjnë që femrat e tyre që kanë në krahë qoftë gruaja, apo e dashura e tyre të ndihen keq dhe kjo gjë më pas do të sjelli konflikte në çift.

Gjithashtu femrat do të mendojnë që mashkulli i tyre po e distancon nga vetja me këtë veprim dhe që së shpejti mbase ai edhe mund ta braktisi. Por edhe një gjë tjetër i shqetëson femrat sepse mendojnë që edhe pse mund të jenë larguar nga ajo që mashkulli i tyre ktheu kokën për ta parë, gjëja që i shqetëson është se ata do e mendojnë për një kohë të gjatë atë.

Le të analizojmë pse ndodh kjo gjë tek meshkujt:

Mbase vajzat e tjera që ata shikojnë janë më tërheqëse se femra që ai ka në krahë?
Në bazë të studimit të kryer për këtë rezultati ka qënë që ndonjëherë për të mos thënë në shumicën e kohës meshkujt kthejnë kokën për të vëzhguar femra të tjera sepse ato i duken më tërheqëse se femra që ka në krahë.

Por femra mos u mërzisni pasi kjo mund të jetë edhe një sinjal që ai meqë është me ju në krahë, ju do juve por po ju jep sinjalin që edhe ju të arrini të bëheni dhe të mbani veten sikurse ai dëshiron. Por diçka që është virtuale pra ai thjesht e shikon atë mbetet virtuale, pra ai e harron shumë shpejt.
Në disa meshkuj që shikojnë femra të tjera më terheqëse sesa femra që ka në krahë ndodh që:

1) Ata nuk e krahasojnë atë femrën tjetër me ju

2) Jo në çdo formë ai ndjehet i pakënaqur nga ty

3) Nuk i mbajnë mend ato më vonë

Meshkujt i shikojnë ato vetëm nga instikti që janë femra të tjera edhe pse mund të jenë më tërheqëse se femra që kanë në krahë, pra ato janë femra me bikini prandaj meshkujt i shikojnë.
Përfundimisht kjo ndodh jo sepse ai nuk ju dashuron apo është mërzitur me ty, ndodh se ajo mund të jetë veshur ndryshe nga ju dhe kjo gjë mund ta tërheqi për momentin, por mos harroni diçka që ai përderisa ju ka zgjedhur, është me ju dhe ajo që ka parë i shuhet shumë shpejt nga mendja.