Pa bluzë dhe këmbëzbathur, dalin pamjet e arrestimit të Spartak Çelës (Video)

Janë bërë publike pamjet e arrestimit të Spartak Çelës në Pogradec. 39-vjeçari është pa bluzë dhe këmbëzbathur.

Kapet dhe ndalohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Korçë, një 39-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim kombëtar dhe i akuzuar për 4 vepra penale.

Komisariati i Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat e DVP Korçë, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i Ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “FOUR.”

Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja e të kërkuarit me rrezikshmëri të lartë shoqërore, shtetasit S. Ç., 39 vjeç, banues në fshatin Buzaishtë, Pogradec.

Gjykata e Shkallës së Parë Korçë i ka caktuar dy herë masën e sigurisë në mungesë “Arrest në burg,” për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë,” “Vjedhje me armë,” “Prodhim, shitje dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake,” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë.”

Në datën 20.08.2020, ky shtetas, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. Sh.

Në datën 25.04.2024, shtetasi S. Ç., pasi është konfliktuar me shtetasin V. I., 54 vjeç, banues në Tiranë, nën kërcënimin e një arme zjarri pistoletë, ka tentuar t’i marrë atij dy aparate celularë dhe një orë dore.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

https://streamable.com/e/9twb3s?quality=highest

Masa kruan blogeren Klea Prenga, ja sa vite burg rrezikojnë motrat Berisha

Antonela dhe Mariela Berisha janë shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se kanë rrahur rëndë 24-vjeçaren Klea Prenga, në një lokal në kryeqytet.

Gazetari Sokol Bregu në një intervistë për Vip Magazine tregon se sa vite burg rrezikojnë dy motrat, bazuar në legjislacionin shqiptar.

“Ligji shqiptar thotë që duhet që një organ të jetë i dëmtuar përjetësisht që të shkosh në 10 vite burg. Në të kundërt rrezikon 1-3 vjet. Gjithçka varet nga plagët e personit në rastin konkret”, shprehet gazetari.

I dhanë fund lidhjes, Luana Vjollca thumbon hapur Krenar Cocajn

Prej ditësh qarkullonte lajmi se Luana Vjollca dhe partneri i saj Krenar Cocaj i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Më pas burime për “Who” konfirmuan ndarjen e çiftit. Gjithashtu Luana publikoi një këngë ndarje.

Mirëpo sot, Luana ka thumbuar hapur ish-in e saj, Krenarin.

Teksa ka postuar disa foto në Instagram, në përshkrim thuhet: “Sot asnjëherë s’mke ra n’mend”.

Zjarr në Athinë, flakët “përpijnë” banesat (Foto)

Athina është vënë në alarm pas shpërthimit të zjarrit në disa zona të Atikës. Sipas mediave greke aktualisht situata në frontin e zjarrit në Varnavas është shumë e vështirë, pasi flakët kanë “mbërthyer” banesat.

Sipas informacioneve, më shumë se 10 banorë janë dashur të nxirren nga banesat e tyre, pasi kanë mbetur të bllokuar nga flakët, e më pas janë transportuar në spital, me probleme në rrugët e frymëmarrjes.

Në vendngjarje po punojnë forca të përforcuara të zjarrfikësve për të shuar zjarrin që karakterizohet si i rrezikshëm, për shkak të shpejtësisë së erërave që ndihmojnë në përhapje.

Raportohet se një mjet i zjarrfikëses është djegur plotësisht, pasi flakët e kanë rrethuar. Nga ana tjetër qyteraët po evakuohen, ndërsa ja ëmbyllur disa akse rrugore që të cojnë në zonë.

Milan gati për lëvizjet e fundit të merkatos, në fokus mbeten Broja dhe Fofana

Milan-i synon të bëjë lëvizjet e fundit në merkaton e verës, pas një sezoni që përfundoi duke u renditur në vendin e dytë dhe pas ndryshimit në pankinë me Paulo Fonseca që mori drejtimin e skuadrës si pasues i Stefano Pioli, në mënyrë që të rritet dhe të luftojë për titullin e Serie A.

Klubi italian vazhdon të qëndrojë në lojë për afrimin e Youssouf Fofana, me lojtarin e Monaco që po ashtu e dëshiron këtë lëvizje. Klubi francez mbetet një pengesë dhe nuk dihet nëse mesfushori do të veshë fanellën “kuqezi” këtë sezon apo do të duhet të presë deri në përfundimin e kontratës në verën e 2025-ës që të lëvizë me parametra zero drejt Milano-s.

Në një rast të tillë “Djalli” do të kthente fokusin nga Cardoso i Betis, në mënyrë që Fonseca të ketë mesfushorin që i duhet në ekip.

Teksa, sa i përket repartit të sulmit gjithmonë e më shumë mediet italiane po raportojnë për vëmendjen e madhe që Milan është duke i kushtuar situatës së lojtarit të kombëtares shqiptare, që është pjesë e Chelsea-t, Armando Brojës.

Broja ka kontratë deri në 2028-ën me Chelsea-n, por duke qenë se “blutë” e Londrës janë në një situatë kaotike nga numri i lartë i lojtarëve që kanë në pronësi, një gjë e tillë mund ta favorizojë Milan-in për të bërë të mundur transferimin e shqiptarit në këto ditë të mbetura të merkatos.

Hera e parë historike me medalje, ja ku renditet Shqipëria në klasifikimin e përgjithshëm të Lojërave Olimpike

Shqipëria ka shkruar emrin e saj për herë të parë në listën e medalistëve të Lojërave Olimpike, duke siguruar në këtë edicion të aktivitetit madhor sportiv dy medalje të bronzta.

Fillimisht mundësi Çermen Valiev në peshën 74 kg të stilit të lirë dhe më pas mundësi Islam Dudaev në peshën 65 kg të stilit të lirë, bënë që në podiumin e Lojërave Olimpike në Paris 2024 të valëvitej edhe flamuri shqiptar, si asnjëherë më parë.

Kësisoj, Shqipëria e sheh veten më në fund mes ekipeve që kanë siguruar medalje në një Olimpiadë dhe ka bërë të mundur që të renditet jashtë listës së zakonshme të “pjesëmarrjes dinjitoze” ku renditej zakonisht. Falë dy medaljeve të bronzta, Shqipëria e sheh veten në vendin e 80 në klasifikimin e përgjithshëm, me po aq medalje sa Grenada, Malajzia dhe Porto Riko.

Në total janë 91 vende (përfshirë edhe ekipin e refugjatëve) që kanë fituar medalje në këtë edicion të Lojërave Olimpike, ku morën pjesë 207 delegacione të vendeve të ndryshme.

Si e ëma dhe e bija! Vajza e Linda Halimit ndjek hapat e saj në muzikë (Video)

Vajza e Linda Halimit, Kaimana po ndjek hapat e nënës.

Ajo ka realizuar këngën e saj të parë dhe copëza të saj, artistja i ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram.

“Make me feel” quhet kënga e cila pritet të publikohet së shpejti.

“Ju prezantoj me yllin e ri, Kaimana. Kënga e parë që do të dalë së shpejti prodhuar nga unë. Ajo ka studiuar mamin për një kohë të gjatë dhe donte të realizonte vetë një këngë dhe ja rezultati. Shpresojmë që do t’ju pëlqejë dhe do ta mbështesni atë”, ka shkruar Linda.

https://www.instagram.com/_u/linditaworld/?utm_source=ig_embed&ig_rid=cad84262-e038-476d-bddb-4bcdcd0e2835&ig_mid=BBD778C5-189A-4C09-A7FD-0C15E3A11322

Revoltohet keq Rama, shpjegon gjerë e gjatë pse arritjet në olimpiadë dhe futboll janë meritë e qeverisë

Kryeministri Edi Rama, përmes një shkrimi të gjatë në rrjetet sociale, ka shpjeguar se nga se vjen pakënaqësia e shqiptarëve ndaj dy medaljeve të bronzta që vendi ynë ka arritur të marrë për herë të parë në Lojërat Olimpike, falë dy sportistëve rus dhe çeçen.

Edi Rama sulmon me epitete derogatore kundërshtarët e tij politikë, por edhe ata qytetarë që mesa duket jo vetëm nuk e shijuan këtë moment historik, por kritikuan gjendjen e mjerueshme të Komitetit Olimpik Shqiptar me një numër të vogël sportistësh dhe me rezultate zhgënjyese.

Rama i quan këta kritikë si “Miza dhe mushkonja”. Ai në fund shpjegon se sa shumë ka bërë qeveria e tij për ta sjellë sportin në këtë nivel.

Shkrimi i plotë i Ramës:

MEDALJA E PARË OLIMPIKE DHE MIZA NËN KËSULËN POLITIKE

Dje Shqipëria fitoi medaljen e parë të historisë së saj në Lojrat Olimpike

Normalisht nuk duhet të kishte asnjë nevojë për të dhënë shpjegime sot, por ja që ne, shqipot, e kemi të vështirë të gëzohemi që të gjithë njëlloj kur Shqipëria bën një sukses.

Miza nën kësulën politike nuk na e lejon gëzimin e njëllojtë, po harbon duke zgjuar si përherë edhe mushkonjat e të shkuarës sonë të largët, të cilat e bënë Faik Konicën të shkruante dikur se shqiptarët të falin çdo gjë përveç suksesit. Fatmirësisht jo të gjithë më, sepse ka në Shqipëri prej kohësh sot, një shumicë solide, përgjithësisht të heshtur, e cila është mjaftueshëm e emancipuar për të menduar me kokën e saj e për t’iu gëzuar çdo suksesi të Shqipërisë, pa u ndikuar hiç nga tallagjarizmi masiv i kanaleve, portaleve e socialeve, e pa marrë mend hiçasfare nga shitmendësit e zhurmshëm të kënetës së madhe politiko-mediatike.

Si e gjithë kjo shumicë ku bëj pjesë, u gëzova shumë edhe unë duke parë flamurin kuqezi të ngjitej për herë të parë në shtizat e sukseseve olimpike dhe e postova fotografinë e medalistit tonë të parë olimpik në histori, pa e fshehur dot kënaqësinë e frytit të punës që qëndron pas këtij suksesi historik.

I menjëhershëm ishte rebelimi i mizës së lartpërmendur dhe mushkonjave pas saj, që u turrën ta ngrinin nga varri legjendën e peshëngritjes shqiptare, Ymer Pampurin, duke vënë kujën e nxjerrë gjuhën e infektuar, pse unë shkruajta që e mbrëmshmja ishte medalja e parë në histori. Sipas tyre e para ishte medalja e artë e Ymer Pampurit në Lojrat Olimpike të Mynihut në vitin 1972!

Por e vërteta është siç e thashë dhe siç e thotë edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, në postimin e tij të mbrëmshëm e në tabelën e tij të medaljeve në historinë e lojrave olimpike. Ymer Pampuri bëri një sukses e bujë të jashtëzakonshme duke dalë i pari në stilin e forcës (asokohe kishte tre stile gara e ngritjes së peshave), por i nënti në klasifikimin e garës olimpike të Mynihut, si rrjedhojë e rezultatit shumë më të ulët në tre stilet e kombinuara. Medalja e Ymer Pampurit nuk është medalje olimpike, por është medalja e artë në stilin përkatës në kampionatin botëror që atë vit luhej paralelisht në të njëjtën garë olimpike.

Ky fakt nuk ia heq assesi shkëlqimin paraqitjes befasuese të Ymer Pampurit në atë kohë kur Shqipërinë nuk e njihte askush dhe kur rezultati i tij në stilin e forcës i dha vendin e parë në botë në atë stil, po jo medaljen olimpike, e cila jepet gjithnjë për rezultatin e kombinuar jo për një stil të vetëm. Kaq dhe kështu është historia e paharrueshme e Ymer Pampurit, i cili po atë vit doli edhe i dyti në Europë në stilin e forcës.

Miza dhe mushkonjat prapa saj, nuk e lanë pa e vënë kujën e pa e nxjerrë gjuhën edhe për faktin se medalisti ynë i parë në histori, Chermen Valiev, është një talent nga Osetia – zona e pushtuar e Gjeorgjisë prej trupave ushtarake ruse – i cili erdhi në Shqipëri, mori nënshtetësinë shqiptare dhe derdhi shumë lotë pse një gjykim i dyshimtë i katër sekondave të fundit në ndeshjen e mëparshme, i hoqi mundësinë të garonte në finale për medaljen e arit, pasi ishte kualifikuar për në Paris duke eliminuar në mes të Stambollit kampionin olimpik turk të Lojrave të Tokios.

Padyshim që gjuhëjashtët e suksesit të madh të Shqipërisë mbrëmë, të cilët janë përgjithësisht po ata që nxjerrin gjuhën për çdo sukses ndërkombëtar e çdo progres të vendit tonë të përbashkët, jo vetëm nuk duan t’ia dinë se në kohët e sotme, në plot skuadra kombëtare të vendeve të Europës, në gjithëfarë disiplinash sportive, ka sportistë të lindur gjetkë dhe të birësuar nga vende të ndryshme për të arritur sa më shumë rezultate për flamujt e tyre, po as nuk kanë si ta dinë se çfarë gare bëhet nga federatat e komitetet olimpike për birësimin e këtyre talenteve. Dhe patjetër, nuk kam as si dhe as pse e fsheh, që fakti se Shqipërisë sot nuk ia birëson më as Greqia fqinje si deri dje, e as ndonjë vend tjetër, jetimët e braktisur nga atdheu i tyre si Luan Shabani, që u detyrua me pahirin e kushteve mjerane dhe indiferencës së injorancës sportive në pushtet në Shqipëri, që medaljet olimpike t’i synonte e t’i merrte si i birësuar nga Greqia, sepse sot, Shqipëria ka krijuar kushte optimale jo vetëm për talentet e veta në sportet individuale, po edhe pikërisht për të birësuar talente të ardhur nga vende të tjera.

Sot sportistët elitarë të ngjyrave të Shqipërisë në kompeticionet ndërkombëtare, jo vetëm shpërblehen më mirë se sa në shumë vende të Europës për rezultatet e larta në arenën e më të mirëve, po as nuk mbeten më rrugëve kur varin këpucët e garave në gozhdën e fundit të aktivitetit sportiv. Ata janë të integruar në Forcat e Armatosura të Shqipërisë, me grada sipas rezultateve, pagë deri në fund të jetës aktive, si edhe pension në bazë të gradës. Madje në këtë grup nderimi kombëtar, përfshihen edhe kampionët olimpikë të Kosovës, vajzat fantastike të trainerit gjenial Driton Kuka, i cili së bashku me të vëllanë, ka krijuar në palestrën e Pejës një oaz suksesesh mbarëbotërore.

Miza dhe mushkonjat e nënkësulës politike, kinse patriotike, e përqeshën gjuhëjashtë edhe numrin e vogël të përfaqësueses shqiptare në Paris, por nuk kanë se si ta kujtojnë dot që Shqipëria e deri para dhjetë vjetëve nuk kishte as palestra shkollash, as një pallat lojrash me dorë të standarteve europiane, as stadium për skuadrën kombëtare, të cilën e gjetëm në kushtin e tmerrshëm të FIFA-s dhe UEFA-s për t’i luajtur ndeshjet e shtëpisë jashtë Shqipërisë, që kishte një stadium për faqen më të zezë të futur në listën e zezë të UEFA-s e FIFA-s dhe që nga ana tjetër, nuk e kishte as një Komitet Olimpik Shqiptar që meritonte të quhej i tillë.

Sporti kombëtar nuk ngrihet as me frymën e shenjtë, as me dritëshkurtësinë kinse patriotike të mizës nën kësulën politike e të mushkonjave që i shkojnë mbrapa, e as thjesht e vetëm pse do një qeveri e radhës, po ngrihet me vizion e strategji afatgjatë, duke kultivuar farën e lëvizjes sportive nga moshat më të vogla dhe duke u mbështetur në partneritete të forta me Komitetin Olimpik të vendit apo Federatën e Futbollit, e cila për vetë peshën e sportit më popullor në botë kërkon dhe ha bukë veç.

Gjuhëjashtët e pandashme të rrugës sonë, nuk kanë se si të mos e konsiderojnë rastësi faktin që në dhjetë vitet e fundit kombëtarja jonë ka shkuar dy herët e vetme në histori në finalet e Europianit dhe nuk kanë se si të pranojnë që suksesi i mbrëmshëm historik i medaljes së parë olimpike të Shqipërisë, lidhet edhe me përpjekjet e përbashkëta të këtyre viteve, kur vizioni dhe puna e admirueshme e drejtuesve të lartë të FSHF-së e të KOKSH-it, janë harmonizuar me vizionin e me punën e përkushtuar të qeverisë për sportin, duke parë larg e duke bërë përditë nga një hap të vogël në një rrugë ende të gjatë. Po natyrisht pickimet e mizës e të mushkonjave tallagjare s’janë fare problem përtej këtyre shpjegimeve të imponuara, të cilat nuk do t’i kisha shkruar nëse nuk do të më kishte neveritur keqpërdorimi i legjendarit Ymer Pampuri, që mbrëmë hyri padrejtësisht e pafajësisht në listën e gjatë të të vdekurve të këtij kombi, të cilët miza dhe mushkonjat e pavdekshme të urrejtjes e të gjelozisë në këtë vendin tonë të vogël, i ngrenë nga varri për t’i hedhur në fushën e luftrave të tyre qorre, kundër sukseseve të Shqipërisë në çdo fushë, në çdo rast dhe në çdo kohë.

Radhë kilometrike në pikën kufitare të Kapshticës

Fluksi i shtuar i qytetarëve që vijnë nga Greqia në Shqipëri dhe anasjelltas, ka krijuar radhë kilometrike në pikën kufitare të Kapshticës.

Radha është krijuar për ata qytetarë që dalin nga Shqipëria dhe futen drejt Greqisë.

Për datën 10 Gusht, në Kapshticë 8163 qytetarë hynë në Shqipëri dhe 3963 dolën në drejtim të Greqisë.

Në Qafë Thanë 7478 shtetas në hyrje dhe 6784 shtetas në dalje.

Horoskopi javor, 12-18 gusht 2024 (Parashikimi i yjeve për secilën shenjë)

Dashi

Kjo javë do të jetë plot eksperienca dhe emocione për Dashin. Yjet premtojnë mundësi të reja në fusha të ndryshme të jetës dhe do të jetë thelbësore të jeni gati për t’i kapur ato shpejt. Energjia dhe vendosmëria juaj do të kalojnë majat, duke ju bërë të aftë për të përballuar çdo sfidë me guxim . Megjithatë, është e rëndësishme të gjesh një ekuilibër midis punës dhe pushimit për të ruajtur mirëqenien optimale.

Demi

Kjo javë do të jetë veçanërisht pozitive për Demin, me suksese të shumta si në punë ashtu edhe në të ardhura . Përkushtimi dhe angazhimi juaj do të shpërblehen, duke ju lejuar të avanconi projektet tuaja dhe të shijoni frytet e punës suaj. Megjithatë, është e rëndësishme të përgatiteni për disa sfida të vogla që mund të lindin drejt fundjavës.

Binjakët

Kjo javë do të karakterizohet nga një aktivitet i fortë shoqëror dhe dinamikë për Binjakët. Do të jeni vazhdimisht në lëvizje, duke marrë pjesë në evente të ndryshme, do të udhëtoni dhe do të ndërveproni me shumë njerëz. Aftësia juaj për të komunikuar dhe promovuar idetë tuaja do të jetë në kulmin e saj, duke ju bërë të aftë të gjeni partnerë dhe aleatë të rinj për projektet tuaja të ardhshme. Yjet premtojnë gjithashtu një rritje të financave tuaja, duke ju lejuar të bëni blerje të dëshiruara prej kohësh.

Gaforrja

Këtë javë, Gaforret do të duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë menaxhimit të financave . Do të jetë e rëndësishme të zgjidhni të gjitha çështjet financiare deri të premten, duke përfshirë të ardhurat dhe shpenzimet. Në fundjavë, do të ishte mirë të shmangni shpenzimet apo investimet e rëndësishme, si dhe udhëtimet e gjata, eventet publike dhe vendet e mbushura me njerëz. Planifikoni komunikimin me familjen dhe miqtë midis të mërkurës dhe të enjtes, mundësisht në një vend neutral për të shmangur tensionin.

Luani

Këtë javë, Luanët do të kenë sukses të dukshëm në komunikimet profesionale gjatë gjysmës së parë të javës. Roli juaj si diplomat dhe pajtues do t’ju lejojë të gjeni kompromise në situata komplekse, duke përmirësuar kështu reputacionin tuaj. Ofertat për ndryshime pune, pozicione apo promovime do të vijnë shpejt. Biznesmenët duhet t’i zgjidhin të gjitha çështjet financiare deri të premten dhe të shmangin shpenzimet në fundjavë, të cilat më mirë kalohen të qeta me familjen.

Virgjëresha

Këtë javë, Virgjëreshat duhet ta nisin të hënën me një listë të qartë të detyrave . Është thelbësore që të prioritizohen detyrat më të rëndësishme për të shmangur humbjen në aktivitetet dytësore. Tendenca juaj për të “ngecur” në detaje të parëndësishme mund të dëmtojë qëllimet tuaja kryesore. Gjysma e parë e javës është ideale për të punuar me numra, dokumente dhe zgjidhjen e çështjeve ligjore. Deri në fundjavë, njëfarë përkeqësimi i mirëqenies dhe shpërqendrimi i shtuar mund të shkaktojnë gabime, ndaj është më mirë të jeni të përgatitur.

Peshorja

Kjo javë do të jetë e begatë dhe produktive për Peshoren. Do të ndiheni në qendër të vëmendjes dhe shëndeti juaj i mirë do t’ju lejojë të udhëheqni një mënyrë jetese shumë aktive, duke marrë pjesë në ngjarje, duke luajtur sporte dhe duke udhëtuar. Ndjenja e lumturisë së brendshme do të zgjasë deri në fundjavë, kur mund të ndjeni njëfarë ankthi dhe një përkeqësim të mirëqenies. Megjithatë, ndihma e miqve do të jetë e paçmueshme në neutralizimin e emocioneve negative. Lini kohë për pushim dhe aktivitetet tuaja të preferuara për të përmirësuar shëndetin tuaj.

Akrepi

Këtë javë, Akrepat mund të përjetojnë një paqëndrueshmëri emocionale dhe vështirësi në kontrollin e emocioneve të tyre. Megjithatë, për ata që punojnë në profesione krijuese, ka perspektiva të mira për sukses dhe njohje. Situata financiare duket se premton përmirësime të ndjeshme, por këshillohet të shmangni marrjen e përgjegjësive shtesë apo premtimet e nxituara. Në fundjavë, do të jetë më mirë të shmangni drejtimin e automjeteve, ngjarjet masive dhe vendet e mbushura me njerëz, si dhe të kufizoni konsumimin e ëmbëlsirave dhe alkoolit.

Shigjetari

Këtë javë, Shigjetari do të jetë në qendër të vëmendjes, duke ndjerë një rritje të forcës dhe energjisë duke filluar nga mesi i javës. Humori i mirë do të forcohet nga perspektivat e favorshme si në fushën financiare ashtu edhe në atë profesionale, me mundësi të reja për vetërealizim. Udhëtimet e planifikuara premtojnë të jenë të suksesshme, edhe pse ato mund të mos shkojnë saktësisht siç janë planifikuar. Ata që janë prindër do të duhet t’i kushtojnë kohë fëmijëve të tyre dhe punëve të shtëpisë në fundjavë. Sfera romantike do të jetë në plan të dytë, me vëmendje ngjarjet me rëndësi globale.

Bricjapi

Këtë javë, Bricjapët do të përballen me sfida emocionale në punë dhe në biznes. Ata do të jenë më të prirur ndaj nervozizmit dhe zemërimit, gjë që mund të çojë në konflikte me kolegët, punonjësit dhe menaxherët. Një strategji e mirë për të sublimuar negativitetin do të jetë përkushtimi ndaj sporteve ose hobive të preferuar, duke ju lejuar të shmangni shumë probleme dhe të shmangni çdo qëllim të keq. Gjatë fundjavës këshillohet të kaloni kohë në natyrë, pranë detit ose liqeneve, për të ribalancuar shqisat dhe për të gjetur paqen e brendshme.

Ujori

Këtë javë, Ujorët do të jenë plot burime dhe energji. Veçanërisht të suksesshëm do të jenë ata që punojnë në fushën e shkencës, politikës, projekteve sociale dhe IT. Këtu mund të prisni rezultate të rëndësishme, popullaritet, famë dhe perspektiva të rëndësishme financiare. Aftësia juaj për të lundruar në rrjedhën e informacionit dhe për të nxjerrë përfundimet e duhura do t’ju lejojë të promovoni në mënyrë efektive idetë ose interesat tuaja. Situata financiare pritet të përmirësohet, ndërsa shëndeti do të mbetet i qëndrueshëm. Në sferën romantike priten ndryshime pozitive për ata që ëndërrojnë një lidhje serioze.

Peshqit

Këtë javë, Peshqit do të përballen me sfidën e menaxhimit të veprimeve të ndikuara nga emocionet . Kjo e fundit mund të dominojë pothuajse të gjithë pjesën e punës të javës, duke shkaktuar konflikte me punonjësit, kolegët dhe drejtuesit. Njerëzit e biznesit gjithashtu mund ta gjejnë veten duke debatuar me partnerët e tyre të biznesit për arsye më pak se të vlefshme, duke e bërë të vështirë rivendosjen e marrëdhënieve. Megjithatë, potenciali i lartë energjik i Peshqve do t’i ndihmojë ata të arrijnë sukses në punët profesionale dhe të përmirësojnë situatën financiare në gjysmën e parë të javës. Duke shkuar drejt të premtes, mund të ketë një rënie të energjisë, duke i bërë Peshqit të hyjnë në një modalitet kursimi emocional. Fundjava duhet t’i kushtohet takimeve me miqtë, të cilat do të përmirësojnë humorin dhe mirëqenien e tyre.