5 vite abuzonte të bijën, gjenden video rrëqethëse, 40-vjeçari: Po të isha djall, viktimat e para do të ishin fëmijët

Nacionalist, i krishterë i devotshëm, kështu përshkruhej nga ata që e njihnin 40-vjeçari që përdhunoi për 5 vite vajzën e tij 9-vjeçare. Sipas mediave greke, komuniteti lokal i Spartës është tronditur nga rasti i përdhunimit të të miturës. Tmerri i vogëlushes ka nisur që kur ajo ishte 5 vjeç, teksa i ati e kërcënonte se nëse ajo do të tregonte, ai do të përfundonte në burg.

Kështu e mitura heshtte ndaj abuzimit, ndërsa i ati manjak, filmonte momentet intime me të miturën. Gjithsej në telefonin e tij janë gjetur gjithsej 79 foto të të miturës. Në një video që ai kishte postuar dëgjohej shprehja: Po të isha djalli, viktimat e mia të para do të ishin fëmijët.

Avokati i 40-vjeçarit, Giorgos Lymberis, duke folur për MEGA, theksoi se: 40-vjeçari më ka thënë se do të rrëfejë për disa gjëra që ka bërë. Më tha që do ta nxjerr nga vetja, do t’i them hetuesit gjithçka, gjithçka di, gjithçka ka ndodhur.

Në të njëjtën kohë, nëna e të miturës theksoi se gjithçka që u intereson është shëndeti mendor i fëmijëve të saj

“Dua një psikolog që t’i ndihmojë të kapërcejnë atë që ka ndodhur me babain e tyre. Është e vetmja gjë që më intereson”.

40-vjeçari dyshohet se ka përdhunuar vajzën e tij të mitur që nga mosha 4-vjeçare e deri më sot, pra për gati 5 vite. Sipas informacioneve, abuzimi filloi të zbardhej kur djali i vogël i 40-vjeçarit gjeti një prezervativ dhe e pyeti se çfarë ishte. Ai u përgjigj se ishte e të dashurës së tij. Por duke u kthyer në shtëpi, djali i vogël ka rrëfyer atë që ka ndodhur nënës së tij dhe para të motrës që ndodhej në të njëjtën dhomë. Kur vajza ka dëgjuar historinë ka shpërthyer në lot dhe ka filluar t’i tregojë nënës për tmerrin që po përjetonte nga babai i saj.

Mos, mos…”, burri ν*et me 3 ρIumba ish-gruan në mes të rrugës në Turqi (Video)

Vrasja e një 35-vjeçareje nga ish-bashkëshorti i saj në mes të rrugës ka shkaktuar zemërim dhe indinjatë në Turqi.

Momenti i vrasjes në lagjen Arnavutkioi të Stambollit është filmuar me celular.

Në pamje shihet 40-vjeçari duke ndjekur ish-bashkëshorten dhe më pas e qëllon në kokë.

Pasi ajo u rrëzua në tokë, qëllon edhe dy plumba të tjerë në drejtim të saj.

Mediat turke raportojnë se ish-çifti ishin divorcuar prej dy vitesh dhe jetonin të ndarë.

Mesditën e djeshme gruaja ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortit për të parë fëmijët e saj.

Kur 40-vjeçari nuk e ka lejuar mes tyre ka nisur një sherr dhe ish-burri e vrau në mes të rrugës.

Burri, pasi e qëlloi për vdekje, qëndroi pranë trupit të saj, ndërsa u arrestua nga policia.

Një dëshmitar okular tha për Hurriyet: “Gruaja po i lutej burrit të saj: ‘Çfarë do të ndodhë me fëmijët? Mos e bëj, mos e bëj”. Ai e shtyu gruan në rrugë dhe qëlloi në ajër, më pas tre herë në drejtim të saj.

Ndërsa fëmijët i thërrisnin dhe fqinjët bërtisnin, duke parë të tmerruar.”

Çfarë ndodhi? Capital T hedh në gjyq gazetarin e njohur, ja arsyeja

Capital T ka ndarë një lajm të rëndësishëm me ndjekësit e tij në llogarinë e Instagramit.

Reperi bën të ditur se ka për të hedhur në gjyq për shpifje gazetarin Robert Bojaj.

Ky i fundit deklaroi gjatë emisionit bashkë me një të ftuar se Capital T i ka kërkuar një artisti, pa përmendur emër, 50 mijë euro për të realizuar një këngë me të.

Në postimin e tij, reperi shkruan: “Rastësisht e pash emisionin e një gazetari që e ka emrin Robert Bojaj, që më njeh dhe ka kontakt me mua. Ai po pretendon se unë i kam kërkuar një x artisti 50.000 euro për bashkëpunim, këto janë komplet shpifje dhe rrena. Kurrë në jetën time nuk i kam lyp askujt para për bashkëpunim. Sepse unë muzikën e bëj për qejf dhe e bëj me njerëzit që më kanë pëlqyer çfarë bëjnë dhe më ka pëlqyer muzika e tyre. Dhe kam bërë muzikë për qejf, s’kam bërë muzikë për të marrë para. Kështu që ti e ke pasur mundësinë Robert të më thërrasësh dhe ta konfirmosh, por tani s’ke më punë, i ke hapur probleme dhe atij djalit që e vure në siklet me zor u mundove të ja nxirrje fjalët, keni për të shkuar të dy në Gjykatë për prishje imazhi! Edhe tani vërtetë keni për të paguar nga 50.000 euro të dy!”

“Sazani konkurron Greqinë”/ Mediat greke lavde Shqipërisë, flasin për projektin e Melanie Trump

Edhe njëherë brenda disa muajsh shtypi grek i referohet ndryshimit total që po planifikohet nga qeveria shqiptare për ishullin e Sazanit.

Me titullin Ishulli i bunkerëve po përgatitet të bëhet një “strehë” manjatësh –gazeta greke TA NEA që mbështetet tek një reportazh të agjencisë franceze të lajmeve AFP, përshkruan planet e Ivanka Trump në Shqipëri, të cilat do të transformojnë rrënjësisht ishullin shqiptar , dikur bazë ushtarake gjatë Luftës së Ftohtë.

Sipas Ta Nea vendin e gati 3000 bunkerëve dhe tuneleve strategjike të ndërtuar për të përballuar sulme bërthamore , do ta zënë sipas planit të vajzës si ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe partnerit të saj Jared Kushner , vilat luksoze, bankinat e jahteve dhe pishinat , një projekt që do ta kthejë ishullin në një “destinacion turistik të nivelit të lartë”,me respekt për mjedisin.

Ishulli ku dikur jetonin mbi 2000 vetë, me shkollë, spital apo edhe sallë kinemaje dhe që u shkatërrua në vitin 1991, tani për tani ka një pamje të virgjër,ndërsa edhe ndërtesat e dikurshme ushtarake të bazës janë rënuar. Ai u hap për njerëzit prej vitit 2015 gjatë muajve të verës.

Qeveria shqiptare që ka përkrahur iniciativën e Kushnerit e cila është ende në fazat e planifikimit dhe ka nevojë për miratim të mëtejshëm, po përpiqet për rivitalizimin e ishullit në një projekt për nxitjen e ekonomisë nëpërmjet turizmit, duke krijuar rezorte dhe infrastruktura në gjithë zonat bredetare ,për të konkuruar edhe vendet fqinje si Greqia apo Kroacia.

Ta Nea theksojnë edhe njëherë se Vlora , qyteti në jugperëndim të Shqipërisë ka qenë një nga përfituesit më të mëdhenj të bumit të turizmit në Shqipëri, me ndërtesa apartamentesh dhe resorte që shtrihen tashmë në brigjet e saj duke tërhequr miliona vizitorë çdo vit.

Lamtumira e fundit, kolona të gjata automjetesh për në vendlindjen e Faton Hajrizit

Ditën e sotme në orën 14:00 do te behet ceremonia e varrimit të Faton Hajzirit. Siç shihet nga fotot e siguruara nga Indekonline në rrugën që të drejton tek varrezat e fshatit Klinë e Ulët, shumë qytetarë nga e tërë Kosova kanë shprehur interesim për pjesëmarrje, duke krijuar kështu kolona të gjata automjetesh.

Trupi i pajetë i Faton Hajrizit u soll të enjten pas mesnate nga Serbia përmes pikës kufitare në Merdar. Ai u vra nga policia serbe më 19 korrik në Lloznicë të Serbisë, pasi e akuzonin për vrasjen e një efektivi të policisë serbe.

Vrasja e policit serb ka ndodhur pak pas mesnatës së të mërkurës (18 korrik) gjatë kontrollit të automjetit në pikën kufitare në Lipnicki Sor në Loznicë. Punonjësit e policisë kanë ndaluar një automjet tip “Mercedes” të drejtuar nga taksisti Mithat Haxhiç nga Tutini, por pasagjeri në mjet ka hapur zjarr në drejtim të tyre. Nikolla Krsmanoviç ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa kolegu i tij Vjekoslav u plagos rëndë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

E quajti besëprerë, Stresi ‘hakmerret’ ndaj ish-banores së Big Brother Vip Kosova: Më fal që s’të kam çuar në ho.teI, por në makinë!

Pasi ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Juliana Nura e quajti njeri të pabesë, sa i takon ndodhive të fundit pas sherrit në Pejë, vjen reagimi i ashpër nga Stresi.

Reperi i është kundërpërgjigjur Nurës me një gjuhë të ashpër, ndërsa ka bërë një deklaratë shokuese pas shpalljes së tij në kërkim nga policia e Kosovës për dhunimin e personazhit të TikTok, Medi Iseni.

“Stresi është besëprem, nuk është mashkull. Nuk është burrni ai është mashkull”, tha ajo në një reagim në rrjetet sociale.

Por, reperi ka reaguar nga arratia dhe ka zbuluar detaje rreth raportit intim që ka pasur me Juliana Nurën, me të cilën ndau edhe shtëpinë e BBVK. Reperi ka shpërndarë postimin dhe shkruan: “Më fal që s’të kam çuar në hotel ke të drejtë jam bespremë, se të çova me makinë në Malin e Dajtit”.

PROFIL/ Kush është Islam Dudaev, fituesi i dytë i medaljes Olimpike për Shqipërinë ?

Islam Lechiyevich Dudaev është një mundës shqiptar me origjinë ruse me origjinë çeçene. Ai fitoi medaljen e artë në 65 kg stil i lirë për meshkuj në Kampionatin Evropian të Mundjes 2024 të mbajtur në Bukuresht, Rumani.

Karriera

Në vitin 2022, Dudaev fitoi një nga medaljet e bronzta në 65 kg për meshkuj në Kampionatin Evropian të Mundjes të mbajtur në Budapest, Hungari.

Ai gjithashtu fitoi një nga medaljet e bronzta në 74 kg në Lojërat Mesdhetare 2022 të mbajtura në Oran, Algjeri.
Dudaev fitoi medaljen e artë në 65 kg për meshkuj në Kampionatin Evropian të Mundjes 2024 të mbajtur në Bukuresht, Rumani.
Ai konkurroi në Turneun Olimpik të Kualifikimit të Mundjes Evropiane 2024 në Baku, Azerbajxhan duke shpresuar të kualifikohej për Lojërat Olimpike Verore 2024 në Paris, Francë.[6] Dudaev u eliminua në ndeshjen e tij të tretë dhe ai nuk u kualifikua për Olimpiadën.

Një muaj më vonë, ai fitoi një vend kuotë për Shqipërinë për Olimpiadën në Turneun Botëror të Kualifikimit të Mundjes 2024 të mbajtur në Stamboll, Turqi.
Dudaev ka fituar dhe ditën e sotme si përfaqësues i Shqipërisë dhe medaljen e bronztë, e dyta për Shqipërinë brenda 24 orëve.

Shtypet nga dera e garazhdit dhe ndërron je të në spitaI, bien në pranga prindërit shqiptar të 3-vjeçarit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në një familje shqiptare në Aspropyrgos të Greqisë.

Një djalë 3-vjeçar ka humbur jetën pasi u shtyp nga një derë garazhi .

I mituri menjëherë pas ngjarjes u dërgua në spitalin Thriasio, ku mjekët konstatuan vdekjen e tij.

Lidhur me ngjarjen tragjike, efektivët e policisë arrestuan prindërit e 3-vjeçarit, një 39-vjeçar dhe një grua 42-vjeçare, të dy shtetas të Shqipërisë. Sipas informacioneve të mediave greke, familja jetonte në një kamp në Aspropirgos.

E FRlKSHME/ Gazetari angIez futet brenda shtëpisë së Enver Hoxhës, i ikën T RURl nga ajo që sheh

Ajo është një nga objektet që të tërheq më shumë vëmendjen në Tiranë.

Edhe pse u bënë shumë vite që ish-diktatori nuk jeton, shtëpia e tij është mbajtur si e re.

Gazetari Shaun Walker i “The Guardian” ka vizituar vilën ku jetonte diktatori Enver Hoxha.

Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, Ëalker shprehet se vendi ku jetoi për rreth 10 vitet e fundit të jetës së tij diktatori Hoxha, i kishte lënë një përshtypje të veçantë pavarësisht se ishte i frikshëm.

“Sot kam bërë një vizitë në vilën e Enver Hoxhës në Tiranë, ku diktatori ka jetuar nga viti 1975 deri në vdekjen e tij në vitin 1985. Vend i mrekullueshëm, edhe pse i frikshëm për tu vizituar. Është e mbyllur për publikun dhe shumë më tepër se sa ishte kur ai vdiq”, shkruan gazetari i “The Guardian”.

Ndërkohë ai ka postuar edhe disa fotografi nga brenda shtëpisë së Hoxhës të cilat I përshkruan si mjaft komode për periudhën që bëhet fjalë.

Zonat e jetesës janë mjaft funksionale, të bëra me më të mirën që Shqipëria kishte për të ofruar në aspektin e mobiljeve dhe aksesorëve.

Copa të ndryshme të artit socialist realist në mure

Kjo është tavolina ku Hoxha shkroi disa nga librat e tij (!)

Edhe pse shqiptarët nuk kishin qasje në literaturën e jashtme, Hoxha pëlqente libra dhe kishte një shpërndarje vjetore të librave francezë nga Parisi. Libraria kudo. Shumë prej tyre ishin tezat e tij ose literatura të tjera marksiste

Por kishte edhe mijëra libra mbi tema shumë të gjera

Ai kishte izolim të zellshëm në dyert e dhomës së tij të gjumit

Në katin e poshtëm kishte një pishinë dhe një hyrje në një tunel që çonte në një bunker për Hanoin paranojak që ikte nëse ishte e nevojshme

E diela përg jak rrugët e vendit, mjetet përpIasin për v*ekje drejtuesit e motorëve

Dy aksidente me vdekje janë regjistruar këtë të dielë në vendin tonë. Drejtuesit e dy motorëve janë përplasur për vdekje nga drejtuesit e dy automjeteve.

Aksidenti i parë ka ndodhur në fshatin Topojë të Fierit, ku një automjet tip Mercedes-Benz ka përplasur për vdekje drejtuesin e motorit, Vladimir Sema, rreth 60 vjeç.

Sipas banorëve, automjeti ishte futur në parakalim dhe i bllokoi krahun viktimës, duke e hedhur atë në një kanal pranë rrugës. Drejtuesi A. M., është shoqëruar në polici.

Ndërkohë, aksidenti tjetër ka ndodhur në aksin Koplik – Bajze në Shkodër. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit, 66-vjeçari Rasim Shabaj ka humbur jetën.