Βυrri kishte F RlKË të ma b ënte se i ngeIte b. renda

Kohë më parë, një vajzë nga Fieri tregoi pro blemin që kishte me bash këshortin. Ajo bëri me dije se i shoqi vuante nga një së mundje që njihet si “va.gina den tata”.Siç shpjegoi, vajza kishte shkuar deri në Itali për të kuptuar këtë pr oblem të të shoqit, pasi edhe fëmijën e tyre e kishin lindur me vësh tirësi.

Ajo përmend në letrën e parë, se nuk kënaqej thuajse asnjëherë nga partneri i saj, sa i takon marr.ëdhë nies se.ksuale.Vajza nga Fieri sqaroi se “va.gina dent ata” është një si ndromë që e kanë meshkujt që kanë pasur nënat e tyre aut oritare. Truri i burrit ka fobi të fusë pe nisin e tij në va.ginë, sepse i jep ndjenjë fr ike, sikur aty brenda mund t’i këp utet ose thjesht t’i ngelë brenda.

Pasi mësoi gjithë këtë, vajza dhe i shoqi vi juan të jetonin në Itali, ku ajo u njoh me një italian, i cili e shoq ëronte çdo mëngjes për të pirë kafen bashkë.Mirëpo, një ditë prej ditësh, i shoqi i gjen bashkë në bar dhe aty nisin gjithë peri pecitë.

Ai e dhu.non dhe ajo e de.noncon, por në mes të kësaj historie qën dron fëmija i tyre 6-vjeç.Ja çfarë tregon më tej vajza nga Fieri:Jam ajo vajza nga Fieri që kisha burrin sëmurë me atë si ndromën e va.ginës den tate.Ju tregoj si me ndryshoi jeta këto muaj.

Kam arritur të bëj dokumentet italiane dhe jam shumë e lumtur. Ato ditë kur mora vesh përse burri im s’bënte më das huri me mua, fillova të dilja vetëm çdo mëngjes, të pija kafenë dhe m’u ngjit një italian.

Pinim kafen në të njëjtin lokal. Llafe, muhabet u bëmë si miq dhe e pinim kafenë bashkë. Pas një jave që pinim rregullisht kafenë, na vjen dhe na kap burri im bashkë, por ne ishim vetëm shokë.

Burri im nuk më besoi e kapi këtë italianin dhe pl asi she rri në mes të lokalit. Unë u fu ta për ti ndarë, por aty më gju ajti dhe mua duke më sharë se isha k…Lajmëruan kar abinierët. Erdhën e mezi na ndanë. Na morën të tre dhe na çuan në kaze rmë e na morën në pyetje.

Donin të dinin nëse burri im ishte i dhu.nshëm. Unë i thash “si gjithë shqiptarët, as më shumë e as më pak”. Kur i thash kështu sollën te kjo dhoma si zyrë dhe italianin që po pija kafe.

Duke folur se ç’kishte ndo dhur, më kërkuan që ta den oncoja burrin tim. Aty u fr ikësova. Po ta den oncoja, ku tu mby sja unë?! Por më vonë më qet ësuan dhe më premtuan që do më ndihmonin. Italianimë of roi shtëpinë e tij.

Në fa kt me burrin tim kishte kohë që nuk sht yhej më. Ishte i dhu.nshëm, të ofendonte… Na mbante vetëm djali 6 vje çar.Na çuan në spital ku na mjekuan dhe ku na dhanë dokumentet që kon firmonin dh.unën që patëm.

Që atë natë u tra nsferova tek italiani, që në fakt e quajnë Andrea. Pas dy ditësh, me makinën e kar abinierëve shkuam në kue sturë, dorëzuam certifikatën e mjekut, pasaportën dhe më dhanë një copë letër, si ric evutë, për të marrë dokumentat, për arsye huma nitare.

Burrit tim i kishin vënë kusht o të kthehej në Shqipëri, ose ta fus nin në b.urg për dhu.në dhe pri shje rendi.

Këto dy muaj kam jetuar si princeshë me Andrean. Më res pekton shumë. Ma bën qejfin për gjithçka.Të hënën të rhoqa dokumentat. M’i kanë dhënë për dy vjet, deri në prill të 2020, por mund të ri novohen prapë. Dje Andrea më mori me vete.

Hën grëm drekë bashkë, pastaj më çoi në një aut oshkollë, ku pagoi direkt 750 euro për mua, që të filloj kursin e pat entës. Më premtoi që do më blejë dhe makinën.Jam shumë e lumtur! Çdo gjë shkoi shumë mirë. Tani që mora dokumentat, do shkoj në Shqipëri të bëj nda rjen dhe të marr djalin që të vazhdoj direkt shkollën këtu në Itali, në shtator”.

l D ASĤURl im e ka… shύmë të υogëI, s’më këηαq. Ja çfαrë b. ëra…

Bleva një lodër s.e.ksi pa i treguar gjë të dashurit tim.

Më vjen keq, unë e dua atë, por ai e ka mjaft të vogël…

Kjo lodër është e gjatë mjaftueshëm sa të arrijë të gjitha pikat e duhura që ai nuk mund t’i arrijë dhe të më ofrojë kënaqësi.


Më pëlqen shumë dhe mund të arrijë org.azmën duke e përdorur atë përsëri dhe përsëri.

Jam duke e përdorur për rreth dy muaj, por po me ngrin gj.aku tani se mos i dashuri im e vë re se unë nuk jam më “e ngushtë” sa kam qenë dhe mund të mendojë se mos jam duke e tra.dhëtuar.

A po gaboj që dua të kënaqem prapa shpinës së tij? Unë jam 28 vjeç dhe ai është 30 vjeç.

Përgjigja e DEIDRE: Është t.urp të lësh ma.shtrimin të udhëheqë jetën tuaj s.e.ksuale, veçanërisht nëse kjo është një marrëdhënie e mirë në mënyra të tjera dhe mund të zgjasë.

Va.gina është shumë elastike kështu që dyshoj se i dashuri juaj do të vërejë një ndryshim, por s.e.ksi i mirë nuk duhet të varet nga madhësia e p.e.nisit të tij.

Horoskopi për ditën e sotme, e Diel 11 Gusht 2024

Dashi

Dashuria: Për momentin dashuria është gjëja për t’u mbështetur, qoftë ajo për familjen apo për partnerin/en, nuk ka rëndësi. Besojini të dashurve tuaj, sepse ata vetëm duan të mirën tuaj. Zemrat e vetmuara duhet të jenë të durueshëm për të gjetur një dashuri të sinqertë.

Puna: Një bashkëpunim me njerëzit që vlerësoni shumë do të sjellë fryte më shpejt se sa mendoni. Projekte të reja vijnë së shpejti.

Demi

Dashuria: Largo mendimet negative dhe përqendrohu te vetja. Kush ka një histori në progres do të duhet të sigurohet që ta mbajë atë përpara duke treguar se me të vërtetë kujdeset. Beqarët do të duhet të mbajnë këmbët e tyre në tokë, do të jenë në gjendje të përfitojnë nga mundësitë e paraqitura.

Puna: Sfera profesionale do t’ju japë kaq shumë kënaqësi. Të ardhurat do të jenë në rritje.

Binjakët

Dashuria: Marrëdhënia juaj ndikohet nga mërzia që po përjetoni këto ditë, përpiquni të jeni më pak misterioz dhe t’i jepni partnerit mundësinë për të kuptuar … nëse ai ka sukses! Venusi në pozicionin e kundërt mund të bëjë beqaret shumë nervoz, më mirë qëndroni të qetë.

Puna: Megjithëse përkushtimi dhe vullneti me siguri nuk ju mungojnë juve, duhet të përpiqeni që të mbijetoni në disa situata të ngatërruara.

Gaforrja

Dashuria: Ditë kundërshtuese, me partnerin/en mund të ketë keqkuptime edhe për shkak të të huajve. Mundohuni të qëndroni të qetë dhe të shmangni argumentet e panevojshme. Beqarët sot mund të ekspozojnë veten dhe yjet janë të favorshme për takime.

Puna: Mos u mërzitni për çështjet e kaluara, me vendimet e tashme nuk do të gaboni. Kohë e mirë për të investuar.

Luani

Dashuria: Shqetësimi që po kurseni nuk ju lejon të jetoni ashtu siç dëshironi marrëdhëniet me partnerin/en tuaj. Mundohuni me qetësi të shpjegoni situatën. Yjet sot ftojnë beqarët të përqëndrohen në qëllimet e tyre dhe të mos kushtëzohen nga të tjerët.

Puna: Mos dëgjoni komentet e të të tjerëve, disa kolegë mund të flasin vetëm nga zilia.

Virgjëresha

Dashuria: Zhvendosjet e disponimit janë ende të vështira për t’u kontrolluar, veçanërisht nëse në bazë ka mangësi të vëmendjes që i perceptoni në mënyrën tuaj. Jini të durueshëm. Disa beqarë mund të kenë nevojë të ndërmarrin hapin e parë nëse duan të takojnë një person interesant.

Puna: Përkundër punës së përgjithshme nuk duhet të ngreni shqetësime, megjithatë financat nuk janë ende të lulëzuara.

Peshorja

Dashuria: Bilanci që keni pasur me kujdes në javët e fundit duket sikur hap rrugën ngadalë. Marrëdhëniet që duket se bëhen të brishta gjithashtu preken. Mungesa e një historie të qëndrueshme gjithashtu ndikon shumë te beqarët që dëshirojnë të gjejnë dashurinë e vërtetë.

Puna: Reflekto para se të marrësh vendime biznesi që mund të mërzisin jetën tënde. Pranoni këshilla.

Akrepi

Dashuria: Ndoshta partneri/ja juaj mund tju ketë lënë disi pas dore dhe kjo ka bërë që të mos ndjeheni aspak mirë. Fillimi i ditës do të jetë mjaft melankolik. Për ata që janë vetëm, energji të reja dhe shumë lajme pozitive po vijnë.

Puna: Shumë mendime në mendjen tuaj nuk ju lejojnë të përqendroheni siç duhet në punë. Rivendosni idetë tuaja dhe filloni përsëri.

Shigjetari

Dashuria: Dashuria nuk është aspak në prioritetet tuaja, të paktën për momentin. Në një mbrëmje romantike preferoni zbavitje me miqtë, por mos e fajësoni veten! Njohje të reja për ata që janë të vetëm.

Puna: Kohët e fundit, stresi është aq i madh sa që është bërë vërtet e vështirë për ta menaxhuar atë. Angazhimet dhe detyrat janë shumë të mëdha!

Bricjapi

Dashuria: Dita fillon me Venusin te Peshqit dhe kjo do t’ju sjellë pak melankolinë: nëse gjendja juaj është pak gri, nuk do të thotë që dashuria duhet të shkojë keq. Nëse jeni vetëm dhe ju injorojnë kjo nuk do të thotë që ju nuk ju pëlqejnë, ju vetëm duhet të prisni …

Puna: Ndonjëherë një pushim mund të jetë i dobishëm: ju keni grumbulluar shumë stres.

Ujori

Dashuria: Dashuria ju jep kënaqësi të madhe dhe në momentet e të dashurit/ës është ai/ajo që ju jep forcë dhe lumturi. Për beqarët mund të jetë dita e duhur për të bërë disa reflektime konstruktive.

Puna: Kjo ditë do të fillojë me një relaksim të tepruar që ndoshta do të ngatërrojë pak. Pra, kini kujdes të mbani përqendrimin tuaj!

Peshqit

Dashuria: Anët e mprehta të karakterit tuaj nuk janë për të gjithë dhe ju e njihni atë, kështu që zgjidhni me kujdes njerëzit për të hapur zemrën tuaj. Kini kujdes se ky lloj i mbrojtjes mund të bëhet cinizëm! Beqarët do të jetë melankolik, do kujtojnë gjërat e kaluara.

Puna: Ju duhet të ngadalësoni kohën, jeni dinamik, por jo i pathyeshëm. Surpriza pozitive ju presin sot.

SkandaIi me tenderimin e Tunelit të Llogarasë, konfirmohen akuzat e Ahmetaj

Të ardhurat e kompanisë turke e cila fitoi mes procedurash të dyshimta tenderin për ndërtimin e tunelit të llogarasë, kanë konfirmuar akuzat e ngritura nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, e cili në emisionin Çim Peka Live e cilësoi këtë tunel si aferë të pastër korruptive. Të dhënat nga bilanci i kompanisë tregojnë se vetëm në vitin 2023, kompania turke raportoi fitime prej 12 milion eurosh, megjithëse nuk ishte angazhuar fare në ndërtimin e tunelit pasi punimet u kryen me nënkontraktor nga ana e kompanisë Gjoka Konstruksion. Pas deklaratave të Ahmetajt Syri TV siguroi provat e takimit në Ankara të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut me përfaqësuesit e kompanisë turke dhe pak javë pas takimit ata u shpallën fitues të tenderit të dytë megjithëse ofruan 50 milion euro më shumë se kompania Gjoka.

Kompania turke INTEKAR ASL, që fitoi mes procedurash të dyshimta garën për ndërtimin e Tunelit të Llogorasë, raportoi fitime prej 12 milionë eurosh vetëm për vitin 2023.

Të dhënat nga bilanci i kompanisë, të dorëzuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, të cilat janë siguruar nga Syri Televizion, tregojnë se në vitin 2023 të ardhurat e kompanisë, që ishin pagesa nga buxheti i shtetit, arritën në rreth 70 milion euro, teksa norma e fitimit të kompanisë rezultoi 17,3% gati sa dyfishi i normës mesatare të fitimit që gjeneroi ekonomia shqiptare për vitin 2022.

Kompania turke siguroi norma të larta fitimi pa u angazhuar në ndërtimin e tunelit, pasi punimet u realizuan me nënkontraktor, nga kompania Gjoka Konstruksion, e cila ka marrë pjesë në tenderin për ndërtimin e objektit, duke ofruar ofertë shumë më të ulët se kompania turke, por që ishte skualifikuar.

Këto të dhëna konfirmojnë akuzat e ngritura nga ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj në emisionin Çim Peka Live, i cili e cilësoi tunelin e llogarasë aferë të pastër korruptive. Ahmetaj deklaroi se kompania turke u shpall fituese pavarësisht se kishte ofruar 50 milion euro më shumë se kompania Gjoka Konstruksion.

Pas deklaratave të Ahmetaj Syri TV arriti të sigurojë provat e takimit në Ankara, ku u finalizua edhe kjo aferë. Siç e shihni edhe nga fotot në takimin e zhvilluar në kryeqytetin turk me përfaqësuesit e kompanisë merrnin pjesë Kryeministri Rama, Ministrja përgjegjëse për infrastrukturën Belinda Balluku dhe vetë ish-zvkryeministri Ahmetaj. Syri TV mësoi se ky takim u zhvillua pak para se të anulohej tenderi i parë dhe të çelej tenderi i dyti për ti dhënë kompanisë turke këtë fond. Pak javë pas këtij takimi, kompania turke do të rezultonte fituese e tenderit për ndërtimin e tunelit.

Këtu afera thellohet edhe më tej, pasi kompania turke, nuk sjell asnjë mjet apo punonjës në Shqipëri dhe për ndërtimin e tunelit merr si nënkontrakton kompaninë Gjoka, e cila më herët kishte ofruar 50 milionë euro më pak për ndërtimin e të njëjtës vepër. Pra në të gjithë këtë operacion, miqtë turq të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut marrin 50 milionë euro pas takimit në Ankara, ndërsa punimet kryhen nga kompania Gjoka, e cila nëse nuk do ishte skualifikuar në tenderat e parë do i kishte kursyer taksapaguesve shqiptarë 50 milionë euro.

Referuar të dhënave zyrtare gjatë periudhës 2021-2023, INTEKAR ASL realizoi fitime në vlerën e 22,5 miliardë lekëve ose 22 milionë euro. Pagesat për ndërtimin e tunelit kanë vazhduar edhe këtë vit, teksa objekti u çel për trafikun në fillim të sezonit të verës 2024. /syritv

“Gjobë deri në 1 mln lekë, pezullim 5 vite ose heqje licence”- Hyn në fuqi ligji i ri për mjekët

VOLTIZA DURO/ Akti normativ për ndryshimet në Urdhrin e Mjekëve hyri në fuqi zyrtarisht. Gazeta zbardh aktin e plotë “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 123/2014, “Për Urdhrin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë”” ku përkatësisht bëhet me dije se mjeku duhet të mos punojë në sistemin shëndetësor jopublik më shumë se 30 për qind të orëve mujore, që punon në sistemin shëndetësor publik.

Gjithashtu, mjeku nuk duhet t’i kërkojë pacientëve, që i janë paraqitur në institucionin shëndetësor publik për trajtim dhe shërbime, në përputhje me specialitetin e tij, që t’i drejtohen institucionit shëndetësor jopublik, ku ai ushtron profesionin e tij. Në aktin normativ nënvizohen edhe kushtet dhe procedura që një mjek në një institucion shëndetësor publik mund të ushtrojë profesionin në një institucion shëndetësor jopublik.

“Një anëtar i Urdhrit të Mjekëve, që kërkon të ushtrojë profesionin e mjekut në një institucion shëndetësor jopublik, duhet t’i bëjë kërkesë titullarit të institucionit shëndetësor publik, ku ai është i punësuar. Në kuptim të këtij ligji, termi “ushtrim i profesionit të mjekut” përfshin hapjen, pjesëmarrjen, si edhe punësimin në një institucion shëndetësor jopublik. Anëtarët e Urdhrit të Mjekëve, të cilët janë punësuar në një institucion shëndetësor publik, që ka përfituar statusin e autonomisë spitalore financiare, nuk mund të bëjnë kërkesë sipas pikës 1 të këtij neni”, thuhet në ligjin e ndryshuar.

Sakaq, anëtarët e Urdhrit të Mjekëve, që mbajnë funksione drejtuese të çdo niveli në një institucion shëndetësor publik dhe në Universitetin Mjekësor Publik, nuk mund të mbajnë funksione drejtuese të çdo niveli në një institucion shëndetësor jopublik. “Titullari i institucionit vlerëson:

a) ngarkesën e orëve, që mjeku ushtron në institucionin shëndetësor publik;

b) mbulimin e shërbimit nga personeli tjetër mjekësor në institucionin shëndetësor publik;

c) mundësinë e konfliktit të interesit.

Në çdo rast, angazhimi i mjekut në institucionin shëndetësor jopublik nuk duhet të pengojë kryerjen e detyrës së tij/saj në institucionin shëndetësor publik, ose kjo veprimtari nuk duhet të kërkojë një angazhim mendor a fizik të tij/saj, që e bën të vështirë kryerjen e kësaj detyre, ose ushtrimi i kësaj detyre në institucionin shëndetësor jopublik mund të cenojë, në çfarëdo mënyre, imazhin e mjekut. Në rast se titullari vlerëson se nuk plotësohen kërkesat e pikave 5 dhe 6, të këtij neni, vendos mosmiratimin e kërkesës. Në rast se titullari vlerëson se nuk ka pengesa për pranimin e kësaj kërkese, miraton kërkesën dhe njofton ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë”, theksohet në aktin normative të sapo hyrë në fuqi.

Ministria përgjegjëse për shëndetësinë bën publikimin e të dhënave të këtij mjeku në një regjistër publik elektronik. Procedura e verifikimit dhe e shqyrtimit të kërkesës, si dhe të dhënat, që do të bëhen publike në regjistrin elektronik, formati dhe mënyra e përditësimit të tij rregullohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për shëndetësinë.

MASAT DISIPLINORE

Procedimi disiplinor ushtrohet nga komisioni i disiplinës dhe komisioni i apelimit. Komisioni i disiplinës funksionon pranë Urdhrit të Mjekëve dhe realizon shqyrtimin e ankesave, hetimin administrativ dhe, në rast konstatimi të shkeljeve, cakton me vendim masat disiplinore. Vendimet e komisionit të disiplinës mund të ankimohen brenda 10 ditëve nga njoftimi i arsyetuar në komisionin e apelit, që ngrihet pranë ministrisë përgjegjëse për Shëndetësinë.

Përbërja, organizimi dhe funksionimi i komisionit të disiplinës dhe të komisionit të apelimit rregullohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Komisioni disiplinor heton e gjykon në bazë të fakteve dhe provave të administruara dhe të seancës dëgjimore me anëtarin e Urdhrit të Mjekëve, ndaj të cilit mund të merret masa disiplinore. “Kur vërtetohet se anëtari ka kryer shkelje të etikës, të Kodit të Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore ose ka bërë gabime teknike, ai jep këto masa:

a) Vërejtje;

b) Pezullim për të realizuar shërbime të caktuara mjekësore, për një periudhë nga 6 (gjashtë) muaj deri në 3 (tre) vjet;

c) Pezullim të licencës së ushtrimit të profesionit të mjekut në tërësinë e saj, për një periudhë nga 6 (gjashtë) muaj deri në 5 (pesë) vjet;

ç) Gjobë me vlerë nga 100 000 (njëqind mijë) lekë deri në 1 000 000 (një milion) lekë;

d) Heqjen e licencës për ushtrimin e profesionit të mjekut”, thuhet në aktin normativ.

Në këtë të fundit bëhet me dije se procedimi disiplinor fillon brenda 5 vjetëve nga momenti i kryerjes së shkeljes. Në rastin kur anëtari i Urdhrit të Mjekëve ushtron detyrën në të njëjtin institucion shëndetësor, ku ka kryer shkeljen disiplinore, procedimi disiplinor fillon menjëherë nga momenti i konstatimit të saj. Në caktimin e masave disiplinore, komisioni mban në konsideratë llojin e shkeljes, seriozitetin e saj, pasojat e ardhura, sjelljen e anëtarit të Urdhrit të Mjekëve ndaj këtyre pasojave, si edhe nëse ka pasur më parë shkelje të tjera disiplinore. Kundër vendimit të komisionit të apelimit lejohet ankim në gjykatën administrative kompetente brenda 10 ditëve nga marrja dijeni për vendimin. Ankimi në gjykatë nuk pezullon zbatimin e vendimit të komisionit të apelimit.

“Ministri përgjegjës për Shëndetësinë nxjerr udhëzimin sipas pikës 6, të nenit 8/a, të ligjit, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij akti normativ. Këshilli i Ministrave miraton vendimet, sipas pikës 4, të nenit 16, të ligjit, brenda 3 (tre) muajve nga hyrja në fuqi e këtij akti normativ. Urdhri i Mjekëve harton Kodin e ri të Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore, brenda 6 (gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij akti normativ. Deri në hyrjen në fuqi të Kodit të ri të Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore, mbetet në fuqi Kodi aktual i Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore”, thuhet në urdhrin e ndryshuar të mjekëve.

Luana Vjollca ndahet nga i dashuri pas 8 vitesh së bashku!

Luana Vjollca i është rikthyer muzikës. Pas disa vitesh mungesë me produksione muzikore, artistja ka lançuar hitin e saj, “Atë natë”, një bashkëpunim me Lumi B. Menjëherë kënga ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Në videoklip, Luana shpalosi edhe njëherë format bombastike që ka, duke konfirmuar kështu edhe rikthimin në muzikës. Një këngë për ndarjen, për fundin, për një histori që është mbyllur në valixhen e harresës është kënga e saj, që duket se këtë herë është e bazuar në një histori të vërtetë. Duket se artistja i ka dhënë fund njëherë e mirë lidhjes së saj me biznesmenin Krenar Çoçaj.

Një histori e trazuar dashurie që është jetuar larg vëmendjes së publikut për shumë vite, tashmë ka mbërritur në fund. Pas gati 8 vitesh kanë qenë së bashku, ku shpesh është përfolur edhe për martesë, çifti i kanë dhënë fund njëherë e mirë, duke zgjedhur që të jetojnë jetën e tyre të ndarë. Në fakt, që në fillimet e saj, kjo histori ka pasur ulje-ngritjet e saj, me probleme mes tyre që vinin si shkak i xhelozisë së Krenarit për Luanën.

Por duket se gjërat ishin stabilizuar me kalimin e kohës, ndërsa në verën e 2017-ës mediat shkruan se Luana dhe Krenari po përgatiteshin për ceremoninë e tyre të dasmës. Por siç mësohet nga burime pranë çiftit, prej disa ditësh moderatorja nga Tirana dhe menaxheri i VIP-ave dhe biznesmeni nga Kosova nuk kanë asnjë kontakt mes tyre.

Prezantuesja u përfol në fillim të vitit 2016- të për një lidhje me biznesmenin e pasur nga Kosova, Krenar Çocaj, ish-të dashurin e Dafina Zeqirit. Pushimet e Luana Vjollcës në Santorini, ishin ato që vunë në lëvizje mediat për të mësuar se kush e shoqëronte atje, pasi u tha se bëhej fjalë për Krenar Çoçaj. Me anë të një postimi në Instagram, Luana theksoi datën 10 korrik 2016, që është ditëlindja e Krenarit. Sipas miqve të tij nga Kosova, Krenari, i cili ka lindur në 10 korrik të vitit 1988, kishte menduar që ta festonte 28-vjetorin çift, në intimitet vetëm për vetëm me Luanën.

Që atëherë dhe deri tani që po përfliten për ndarjen, ata nuk postuan ndonjëherë foto çift nga pushimet e tyre të shpeshta. Më pas, shihej të udhëtonte shpesh drejt Prishtinës bashkë me motrën Marina Vjollca, ku kalonin fundjavat me partnerët e tyre. Edhe 3 vite më parë, gjithçka dukej gati që dyshja t’i jepte fund beqarisë në një festë private tek Gjiri i Lalzit. Por teksa dasma organizohej, diçka ka ndodhur dhe dyshja sërish është ndarë. Marrëdhënia e tyre kaloi në krizë dhe thashethemet për një ndarje të tyre nisën pasi Luana e Krenari hoqën njëri-tjetrin nga rrjetet sociale.

Megjithatë, duket se moderatorja është bërë pishman dhe i ka drejtuar një mesazh biznesmenit nga Mykonos, ku edhe po shijon pushimet prej gati 1 jave. Ajo postoi foto në Instagram e veshur me të zeza ku vendos në pah linjat trupore dhe shkruan: “Gjithçka kam nevojë sonte është dashuria jote”.

Luana dhe Krenari kishin planifikuar të martoheshin këtë vjeshtë në një ceremoni VIP të organizuar në Gjirin e Lalzit. Por duket se sa herë që ky çift ka bërë plane për t’u martuar, aq herë dhe janë ndarë. Të gjitha konfliktet e çiftit kanë qenë pikërisht nga xhelozia që Krenari ka për Luanën. Shpesh herë të dy kanë pasur konflikte të forta për këtë shkak, por që gjithnjë e kanë gjetur gjuhën për t’u ribashkuar.

Këtë herë ndarja duket më serioze. Për herë të parë, vetë Luana ka folur me miqtë, duke zbuluar se këtë herë i ka dhënë fund përgjithmonë historisë të gjatë që ka pasur me Krenari. Mbetet për t’u parë nëse publikisht moderatorja do të flasë për këtë histori, apo do të mjaftohet vetëm me këngën, që duket si dedikim për dashurinë e saj të humbur.

Në kërkim nga Policia/ Menaxheri tregon ku po fshihet Stresi: Nuk e ka në mend të dorëzohet tani!

Menaxheri i reperit Arkimed Lushaj (Stresi), Ardian Prenaj ka treguar se ai ndodhet në Shqipëri por nuk ka në plan për momentin që t’i dorëzohet autoriteteve. Stresi është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi akuzohet se bashkë me Noizyn dhe persona të tjerë kanë rrahur barbarisht boksierin Med Iseni.

Prenaj ka deklaruar se Stresi ndodhet në Shqipëri, dhe për momentin nuk mendon të dorëzohet, pasi do të presë që “furtuna” të qetësohet, dhe Prokuroria të zbardhë ngjarjen.

Sipas menaxherit, Stresi nuk ka asnjë lidhje me dhunimin që i është bërë pak ditë më parë Medi Isenit në një klub nate në Pejë, ku performonte Noizy. Ky i fundit ndodhet prej tre ditësh në qeli dhe në pritje të ekstradimit në Kosovë.

Në një intervistë për Top Channel, Ardian Prenaj ka thënë se Iseni nuk është dhunuar as nga dy këngëtarët në fjalë, por as nga grupi i Noizyt, sikundër pretendon ai. Sipas menaxherit boksieri është dhunuar nga një prej anëtarëve të grupit të Noizyt, pasi kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin.

Si është gjendja psikologjike e Stresit… një situatë aspak e mirë për të, apo jo?

Për momentin jo! Stresi është në Shqipëri, është në vendin e tij, askush nuk e di se ku është.

Nga komunikimi që keni pasur, si ka ndodhur ngjarja? Ai shprehet se nuk ka pasur lidhje dhe se nuk e ka nxjerrë në pritë, sikurse Iseni pretendon?

Stresi asnjë nuk e ka prerë në besë, as Noizy nuk ka prerë asnjë në besë. Ai që e ka sulmuar i pari, ka pasur probleme personale me Medi Isenin. Ka pasur probleme personale me të. Deklarimet janë dhënë të gjitha në polici, edhe unë kam deklaruar sot. Shfajësohen si Noizy si Stresi. Rasti ka qenë që njëri ka pasur problem personal me Medin, dhe njerëzit e tij janë ballafaquar me njerëzit e Stresit dhe të Noizyt. Kjo ka qenë arsyeja pse ka ndodhur sherri.

Keni qenë atë mbrëmje në vendngjarje?

Kam qenë në vendngjarje, ne kemi qenë me Medin dhjetë minuta, jo një minutë, duke folur më Stresin dhe duke sqaruar gjërat që kanë pas më herët. Jemi përshëndetur krejt normal me Medin dhe kemi folur siç i ka hije. Dhe kur kanë zbrit njerëzit e Noizyt, njeri prej tyre ka pasur problem personal me Medin, nuk e kanë sulmuar as për Noizyn as për Stresin. Stresi ka zgjat dorën dhe i ka thënë “mos, mos”.

Stresi ka tentuar që të “sheshojë” konfliktet që ka pasur më parë Noizy me Isenin?

Unë i kam thënë dhe Stresit në tavolinë, që do i lëmë të gjitha gjërat pas dhe do shohim para, kemi koncertet dhe datat. Provo t’ia falësh. Dhe Stresi ka qenë shumë pro pajtimit.

Në një prononcim për mediat, Iseni ka bërë një deklaratë të fortë dhe ka thënë se Stresi ka qenë i armatosur…

Asnjëlloj arme s’ka pasur Stresi, as njerëzit e tij, se ne nuk kemi shkuar për të luftuar.

Keni pasur komunikim me Isenin pas ngjarjes?

Jo, sepse unë nuk kam probleme me të, as ai më mua dhe i uroj fat në jetë dhe të rikuperohet sa më shpejt.

A mendon Stresi të dorëzohet?

Për momentin jo! Është puna shumë e nxjehtë dhe do të qetësohet pak, ajo është arsyeja pse nuk paraqitet për momentin, dhe e ndjen veten të pafajshme.

Në disa reagime të fundit në rrjetet sociale, Stresi i ka bërë thirrje ministres së Drejtësisë së Kosovës, i kërkon të mos merret me ekstradimet e Noizyt dhe DJ të tij, apo arrestimin e Stresit, por me çështje të tjera që sipas tij janë më të rëndësishme në Kosovë…. a është ky një mesazh drejtuar autoriteteve që çështja të pushohet?

Për momentin është tensioni i lartë dhe dalin fjalët që ndoshta nuk i paramendon njeriu, dhe e ndjen veten të pafajshëm, dhe reagon si i pafajshëm.

A keni pasur komunikim me Noizyn?

Jo, fatkeqësisht nuk kemi pasur komunikim, por ka rrethet e mia që informohem për të… uroj të lirohet sa me shpejt sepse edhe ai ka qenë i pafajshëm…

Ata janë akuzuar pa fakte, nuk ka asnjë fakt! Nuk e kuptoj pse Noizy ndodhet i arrestuar. Në asnjë video nuk shihet që Noizy apo Stresi sulmojnë Medin.

Ka një mesazh Stresi për autoritet e drejtësisë së Kosovës, apo të Shqipërisë?

Stresi shpreson shumë në drejtësi, dhe në dy shtetet. Stresi nuk është bespremë, është njeri i besës. Ai kërkon vetëm të mblidhen provat… kundër tij nuk ka asnjë provë.

Cilat janë hapat që Stresi do të ndërmarrë për këtë çështje?

Do të presim çfarë të vendosë prokuroria. Do të marrim pak frymë dhe është bërë gjithë kjo turbullirë shumë e madhe, që nuk ka pasur nevojë.

“Çdo ditë një shans”/ Asani pas golit: Kalova muaj pa luajtur, u riktheva i fortë

Jasir Asani gjeti golin me Gwangju, në ndeshjen ndaj Jeonbuk. Pas sfidës, ai nuk hezitoi të flasë për momentet e vështira që ka kaluar, teksa nuk luante prej 5 muajsh.

“Luajtëm ndaj një ekipi të fortë, çdo kush jep 100 përqind në ndeshje të tilla. 3 pikë për ne janë shumë të rëndësishme. Për mua ka qenë e vështirë, nuk kam luajtur prej 5 muajsh. Unë duhet të stërvitem përditë, çdo ditë është një shans i ri. Unë jam një lojtar i mirë” – tha ai pas ndeshjes.

Dh*na ndaj modeles, reagon Aulona Musta: Vajza e gra, hiqni dorë nga varësia ndaj burrave

Ngjarjet që ndodhin në ambientin që na rrethon, lagjen, qytetin, shtetin, etj më bëjnë të reflektoj e të flas jo aq shumë për historinë konkrete, me dëshirën për të bërë ca thashetheme e për të shtyrë kohën deri në ngjarjen e radhës, por për fenomenin i cili shkon përtej një historie që bëhet publike dhe mediatike për shkak të emrave të përveçëm që ka brenda.

Dua të flas për fenomenin, që historia e përveçme e nxjerr edhe më në pah falë mundësisë që i jep kujtdo të japë mendimin e tij nëpër komente dhe që të ndihmon ty të kuptosh shumë, të kuptosh për mendësinë e një shoqërie të tërë, vajzash dhe grash që të vetmin qëllim në jetë kanë burrin, secila për arsye të ndryshme: dikush për të shëruar e për të shpëtuar nga traumat e fëmijërisë e adoleshencës me meshkuj familjar të dhunshëm, dikush për t’i shpëtuar varfërisë, dikush për të mbushur boshllëqet e varfërisë shpirtërore dhe mendore me pasuri materiale, dikush për të përmbushur ëndrrat e fëmijërisë me princin me kal ku jetuan të lumtur për gjithmonë, etj, etj.

Arsye të ndryshme, përfundimi i njëjtë: varësia nga një burrë! Sepse kështu na kanë mësuar, rritur, edukuar, bërë lavazh truri. Burri mbi çdo gjë! Burri para së gjithash. Burri padyshim para vetes tonë! Burri deri në frymën e fundit…që jepet për burrin padyshim.

Burri padyshim që është shumë i rëndësishëm, por kur shihet si partner, jo si Zot i jetës tënde. Burri është shumë i rëndësishëm po kur të plotëson, jo kur të zotëron!

Dashuria është motorr i një jete të lumtur, por kur është e shëndetshme, jo kur të sëmurë!
Vetja është gjithmonë e para. Dhe vetja ekziston edhe kur burri s’të do më. Edhe kur burri të lë. Edhe kur burri ikën. Edhe kur burri të “ndërron”.
Vetja, ajo s’të lë asnjëherë në baltë, prandaj të lutem mos e tradhëto për një burrë që të tradhëton.

U martua me shoqen e ngushtë të ish të fejuarës, futbollisti shqiptar do bëhet baba për herë të parë?

Futbollisti nga Kosova, Mërgim Berisha i dha fund beqarisë dy ditë më parë dhe u martua me partneren e tij, Edona Berisha.

Çifti bënë publik lajmin me anë të postimeve në rrjetet sociale nga ceremonia e dasmës, ndërsa shkruajtën: “08.08.2024”.

Por një foto Edonës e veshur me fustanin e nusërisë teksa kërcen në dasmë ka ngritur dyshimet se është në pritje të ëmbël.

Në imazh bie në sy barku i rrumbullakosur i saj dhe menjëherë ndjekësit kanë aluduar se çifti janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Marrëdhënia e futbollistit dhe Edona Berishës është komentuar shumë në media për shkak të akuzave të ish të fejuarës së Mërgimit, Vesa Vllasaliu, e cila deklaroi se lojtari e ka dhunuar, si edhe e ka tradhtuar me shoqen e saj të ngushtë.

Vesa Vllasaliu deklaroi se e ka vuajtur shumë tradhtinë e futbollistit dhe pavarësisht se miqtë i tregonin se Mërgim Berisha e kishte zëvendësuar me shoqen e saj, refuzoi ta besonte.

“Zemrën e kam shumë të thyer, por vuajta kalon. U tradhtova nga ish i fejuari im, me shoqen e ngushtë. Shokët mi hapën sytë. Një miku im i ngushtë, prej fillimit më tha “Vesë jo”, unë në kokën time, mendoja se ajo ma do të mirën. Por nuk ishte e vërtetë, ajo ka dashur të kishte jetën time, si private, në publik, në lidhje, marrëdhënien me familjen time. Fillimisht mendova se bërë ishte shumë keq që u ndamë, fillimi është shumë keq për çdo njeri. Por tani kam kuptuar se kush më do dhe më vlerëson. E kisha falur atë për të mirën time, por s’do e kisha harruar kurrë”, tha para disa muajsh modelja.

Vesa Vllasaliu tregoi se futbollistin e kishin parë me një vajzë në Gjermani, ndërsa vetë ishte në Zvicër dhe ishte një shoqe e saj i kishte treguar për këtë.

Në atë moment, ajo zbuloi se vajza në krah të të dashurit të saj ishte pikërisht mikja e saj më e mirë dhe i dërgoi mesazh babait të saj, duke i thënë se “vajza jote më ka marrë burrin”.

“Kam nisur të shoqërohem me shumë turq që jetonin në Gjermani. E kisha një shoqe, e cila ishte në një grup të fansave dhe i tha njërit “Vesa është kthyer prapë me të”, thotë jo nuk është e mundur por po e pyes.

Më pyeti dhe i thashë “Jam në Zvicër në Gjermani”. Më përshkroi vajzën që ishte me ish të fejuarin tim dhe ma ndjeu zemra. I dërgova foto të saj dhe më tha që “po ajo është”.

I shkruajta asaj “çfarë njeriu je ti që do të dalësh me të fejuarin tim”, më tha që “kam dalë për ty, kam pasur edhe një shoqe”, ishte gënjeshtër normal. Ishte shqiptare nga Gjilani. Unë i besova dhe i kam shkruajtur babait të saj “i thashë vajza jote më ka marrë burrin”. Por si naive, kur më tha që nuk është ajo, i shkruajta sërish babait të saj “më fal se nuk qenka e vërtetë”, u shpreh Vesa.

Ndërsa zbuloi se futbollisti doli publikisht me shoqen e saj, dy javë pas ndarjes së tyre dhe në ditën kur kishin planifikuar dasmën ai postoi një emoji zemre për partneren e re.

Modelja ka folur edhe për marrëdhënin me familjen e Mërgim Berishës, teksa hodhi akuza të rënda ndaj babait të futbollistit. Ajo u shpreh se familja e tij nuk e kanë dashur dhe e ofendonin gjatë gjithë kohës.

Madje në një moment, i ati i Mërgim Berishës, sipas saj, i është drejtuar duke i thënë se “të rrah, vjen policia më merr më fut në burg, dal prapë dhe të rrah”.

“Kam pasur një jetë të mirë, e kam edhe akoma. Unë e kam dashur shumë dhe pse familja e tij s’më kanë dashur sepse isha e shkolluar, ndërsa ata asnjëri. Babi im më ka përkrahur në çdo hap. Ata më kanë ofenduar non stop. Kanë menduar se unë nuk i kam treguar babit, por gjithmonë i kam treguar. Për shembull, një situatë ishte, më e keqja kur më ka pyetur babi i tij se ‘çfarë do të kishe bërë nëse do të kishte rrahur dikush?’. Iu përgjigja: ‘do të kisha telefonuar policinë’. Edhe më tha, ‘E di çfarë kisha bërë, të rrah, vjen policia më merr më fut në burg, dal prapë dhe të rrah’”, rrëfeu Vesa Vllasaliu.

Ndërsa ka treguar edhe momentin kur marrëdhënia e tyre ka marrë fund, pasi kishin dalë për darkë me miqtë e saj në Stamboll.

Ajo u shpreh se pas darkës Mërgim Berisha e ka nxjerrë me forcë nga makina dhe se e ka lënë pa lekë në mes të rrugës.

Modelja zbuloi se pasi u kthye në banesë të nesërmen, futbollisti se ka lejuar të futet brenda.

“Ishim në një darkë. Ai më thoshte luksin e ke prej meje, nga unë po jeton në mes të Stambollit. Problemi është që luksin në fillim unë jam kam financuar. Çfarë nuk i kam blerë, ai asgjë. Më ka ofenduar, e ofendova dhe unë, i thashë ‘bastard’. Më ka prekur, si mund të më thuash ashtu para miqve të mi. Qava, shkova në makinë dhe hipa para. Pasi dërguam shokun dhe shoqen time në shtëpi, ndali makinën dhe më ka nxjerrë me zor jashtë dhe më tha “mbaroi, s’jemi më, s’do jemi më bashkë”. Më la në mes të rrugës pa asnjë lekë. Më ra të fikët në mes të rrugës dhe shkova qëndrova tek miqtë e mi. Të nesërmen shkova me taksi tek shtëpia, më tha nuk guxon të hysh. I kisha brenda pasaportën, paratë, rrobat. Nuk më la të hyja.

Telefonova babin, më preu biletën dhe i mora para familjes së shoqes sime, ika në Zvicër. Më pas jam kthyer në Turqi me familjen time, edhe familja e tij. Kur babai e pyeti si ma trajton kështu vajzën, ai i tha “vajza jote rri vetëm para pasqyrës, nuk bën asgjë në shtëpi, vetëm fle”. Edhe u ndamë”, rrëfeu Vesa Vllasaliu.