Luiz Ejlli ‘rrëzohet’ nga froni, divorci ‘pasuron’ Xhensilën, zbulohen tarifat e VIP-ave, kush kryeson si më i paguari

Nëse për shumë vera është momenti më i mirë për të pushuar, për këngëtarët tonë, është padyshim momenti më i mirë për të çuar më tej karrierën e tyre. Të shumtë janë ata që sjellin produksione të reja pikërisht në këtë sezon, për të shtuar edhe fitimet e tyre. Në klubet më në zë të vendit, çdo natë ka të ftuar këngëtarë, çfarë e bën atmosferën për turistët edhe më elektrizuese. E për këtë arsye, fitimet e artistëve tanë, përgjatë këtij sezoni edhe më të larta.

Vlerat e tyre përgjatë verës shtohen, duke shtuar kështu paratë. Në treg vlera e artistëve prej shumë kohësh është thuajse e njëjta, duke pasur një klasifikim fiks mes personazheve që paguhen më shumë për koncertet e tyre live. Por këtë verë, duket se edhe ky treg ka pasur ndryshime të mëdha, duke rrëzuar nga froni disa artistë dhe duke rikthyer në listë disa të tjerë. Një emër që këtë verë ka ‘bërë namin’ është pikërisht Xhensila Myrtezaj. Artistja, e cila ka shumë vite që është pjesë e tregut muzikor, këtë sezon ka arritur kulmin. Këngëtarja ka mbajtur deri në 3 koncerte brenda një ditë, duke qenë ndër emrat më të kërkuar të muzikës. Shkak për këtë janë bërë edhe këngët e reja që ajo ka sjellë në muajt e fundit. Por nuk mund të lëmë pa përmendur edhe divorcin e këngëtares. Pak para verës, ajo dhe Bes Kallaku, i dhanë fund martesës së tyre disa vjeçare.

Tashmë si single, duket se Xhensila është ndër vajzat më të kërkuara në koncerte. Tarifat e saj kanë arritur deri në 5 mijë euro këtë verë. Nëse i hedhim një sy pak viteve më parë, ajo kishte tarifa në 2 apo deri në 3 mijë euro, ndaj rritja për Xhensilën ka qenë e madhe. Një tjetër emër që këtë verë ka ‘rënë nga froni’ është edhe Luiz Ejlli. Fenomeni i “Big Brother VIP 2”, vitin e shkuar ka qenë absolutisht këngëtari më i kërkuar dhe më i paguar. Tarifat e tij kapnin vlerën e 10 mijë euro, duke mbushur klubet plot. Madje, Luizi ndërmori dhe një tur në Angli, SHBA dhe Kanada ku shumat që fitonte arrinin vlerën e 30 mijë dollarë.

Por këto ditë tashmë duket se i përkasin të shkuarës. Pas një viti që është pjesë aktive e muzikës live, pagesat për Luizin janë përgjysmuar. Madje, këngëtari këtë verë nuk ka shkuar më larg sesa Kosova apo Maqedonia e Veriut për të intepretuar. Duket se fama e “Big Brother” po venitet avash avash për Luizin, ku ndonëse është ende ndër personazhet më të pëlqyer, tarifat për të janë reduktuar në gjysmë.

Ndërkohë që krejt ndryshe ka qenë kjo verë për Ledrin. Artisti, prej vitesh vijon të mbajë fronin si personazhi më i paguar, jo vetëm në verë, por përgjatë gjithë sezonit. Që pas ndarjes së tij nga Sara Hoxha, duket se Ledri si mashkull beqar është edhe më i pëlqyer. Koncertet e Ledrit prej shumë vitesh vijojnë të jenë më të frekuentuarat, duke mbushur klubet. Reperi, vijon të paguhet në 5 mijë euro për një natë live si dhe për koncertet në vende të largëta ky çmim dyfishohet.

Një verë disi më të qetë ka qenë për Elvana Gjatën. Duket se me kalimin e viteve, këngëtarja e famshme është bërë më selektive në koncertet që zgjedh për të mbajtur. Nëse vite më parë, e shihnim kudo, tashmë Elvana pak koncerte mban përgjatë verës. Dikur, tarifat për Elvanën ishin ndër më të lartat, duke mbajtur fort fronin e mbretëreshës së netëve live. Por tashmë gjërat kanë ndryshuar edhe për të. Përgjithësisht, koncertet që Elvana mban, janë jashtë Shqipërie, duke preferuar që të jetë në diasporë. Duke qenë koncerte në distancë të largët, Elvana merr deri në 8 mijë euro, për netët e saj live. Kujtojmë që vite më parë, artistja ishte thuajse kudo edhe në Shqipëri, me çmimet që arrinin deri në 8 mijë euro, për një koncert jo më shumë se 3 orë. Tashmë, karriera e Elvanës është orientuar vetëm në koncertet jashtë kufijve, duke preferuar që mos të këndojë më në Shqipëri.

Një tjetër artist që ka ndryshuar shumë vijën e karrierës së tij është edhe Getoari. Kujtojmë se vite më parë, ai ishte padyshim reperi më i kërkuar. Mjafton të kujtojmë këtu se vetëm brenda një dite, ai mbante deri në 3 koncerte në ditë, me shuma që kapnin vlerën e 8 mijë eurove. Por viti i fundit, ka qenë disi më i ‘vakët’ edhe për të. Më të rralla kanë qenë koncertet e Getoarit, ndonëse produksione të reja muzikore ka patur mjaftueshëm. Edhe tarifat për reperin kanë mbërritur deri në 3 mijë euro për netët e tij live.

E njëjta është situata edhe për Taynën. Artistja u bë shpejt pjesë e tregut muzikor, duke u bërë e preferuara edhe në klube. Tarifat për Taynën vite më parë kapnin vlerën e 8 mijë euro, duke thyer shpejt shumë koleget e saj të tregut. Por dy vitet e fundit, këngëtarja duket disi më e tërhequr, ndonëse tentative për t’u rikthyer fuqishëm ka bërë. Kjo verë ka pasur një agjendë të ngjeshur për Taynën, por fitimet kanë qenë më të vogla se vitet e ‘lavdishme’.

Një verë e ngjeshur edhe për Bardhin, ku veçse është duke pritur për t’u bërë baba për herë të parë, karriera e tij njohu një pikë kthese këtë verë, pasi u largua nga menaxheri i tij. Bardhi ka rritur tarifat këtë sezon, duke qenë edhe më selektiv në koncertet që zgjedhë për të shkuar. Shumicën e kohës, Bardhi zgjedh të performojë në Shqipëri dhe në Kosovë dhe shifrat për këngëtarin kanë shkuar deri në 5 mijë euro.

Nuk mungojnë në këtë listë as binjakët Veshaj. Kujtojmë se qëkur doli nga “Big Brother” Donaldi, kërkesa për ta ishte shumë e lartë. Të dy merrnin deri në 10 mijë euro për të performuar në netët live. Por shpejt fama e tyre kaloi, ndonëse të dy u përpoqën gjatë. E njëjtë ishte situata me Romeon, i cili verën e shkuar pati disa këngë të reja, që shpejt u shndërruan në hit. Por këtë verë, finalisti i “Big Brother” VIP 3, ka pasur vetëm një koncert. Teksa Donaldi ka hequr dorë nga muzika Romeo, në planet e tij ishte bërë gati për këtë verë, por duket se nuk ka pasur kërkesa, duke bërë kështu që të marrë fund edhe karriera e tij muzikore.

Nga ana tjetër është Enca që duket se ka humbur vlerë në tregun e koncerteve. Vite më parë, ajo paguhej deri në 5 mijë euro për një natë live, por duket se mungesa në tregun muzikor me një produksion të ri, e ka ‘varfëruar’ artisten, që kohët e fundit po kalon më shumë kohë në Dubai sesa në Tiranë. Lista e saj e koncerteve këtë verë është më e vakët se herët e tjera, duke mos e parë thuajse asnjëherë në një koncert.

Në kërkim nga policia, Antonela Berisha ‘thyen’ heshtjen, bën veprimin e papritur

Dhuna brutale ndaj Klea Prengës është kthyer në temë diskutimi në media dhe rrjete sociale. E reja u masakrua me gotë xhami në fytyrë teksa ndodhej në një restorant.

Pamjet e rënda po qarkullojnë në rrjet, ndërsa e dhunuara tashmë kërkon drejtësi për arrestimin sa më parë të dy vajzave që ajo akuzon, Antonela dhe Mariela Berisha.

Ish banorja e BBV dhe motra e saj, siç pretendon e reja, e kanë sulmuar dhe kërcënuar me mesazhe se “ky është mësimi që merr kur futesh në mes të familjes”. Teksa rasti po qarkullon e po komentohet kudo, Antonela Berisha e cila është në arrati ka bërë reagimin e saj të parë në “heshjte”.

Ish-konkurrentja e Për’Puthen ka bllokuar opsionin e komenteve në të gjitha fotot e saj. Përfshirja e saj në këtë incident të rëndë mesa duket ka shkaktuar shumë reagime në faqen e saj zyrtare duke e detyruar të ndërmarrë këtë veprim.

Nga anulimi i dasmës, tek fundi i lidhjes, arsyet pse Luana u nda nga i dashuri

Luana Vjollca i është rikthyer muzikës. Pas disa vitesh mungesë me produksione muzikore, artistja ka lançuar hitin e saj, “Atë natë”, një bashkëpunim me Lumi B. Menjëherë kënga ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Në videoklip, Luana shpalosi edhe njëherë format bombastike që ka, duke konfirmuar kështu edhe rikthimin në muzikës. Një këngë për ndarjen, për fundin, për një histori që është mbyllur në valixhen e harresës është kënga e saj, që duket se këtë herë është e bazuar në një histori të vërtetë. Duket se artistja i ka dhënë fund njëherë e mirë lidhjes së saj me biznesmenin Krenar Çoçaj.

Një histori e trazuar dashurie që është jetuar larg vëmendjes së publikut për shumë vite, tashmë ka mbërritur në fund. Pas gati 8 vitesh kanë qenë së bashku, ku shpesh është përfolur edhe për martesë, çifti i kanë dhënë fund njëherë e mirë, duke zgjedhur që të jetojnë jetën e tyre të ndarë. Në fakt, që në fillimet e saj, kjo histori ka pasur ulje-ngritjet e saj, me probleme mes tyre që vinin si shkak i xhelozisë së Krenarit për Luanën.

Por duket se gjërat ishin stabilizuar me kalimin e kohës, ndërsa në verën e 2017-ës mediat shkruan se Luana dhe Krenari po përgatiteshin për ceremoninë e tyre të dasmës. Por siç mësohet nga burime pranë çiftit, prej disa ditësh moderatorja nga Tirana dhe menaxheri i VIP-ave dhe biznesmeni nga Kosova nuk kanë asnjë kontakt mes tyre.

Prezantuesja u përfol në fillim të vitit 2016- të për një lidhje me biznesmenin e pasur nga Kosova, Krenar Çocaj, ish-të dashurin e Dafina Zeqirit. Pushimet e Luana Vjollcës në Santorini, ishin ato që vunë në lëvizje mediat për të mësuar se kush e shoqëronte atje, pasi u tha se bëhej fjalë për Krenar Çoçaj. Me anë të një postimi në Instagram, Luana theksoi datën 10 korrik 2016, që është ditëlindja e Krenarit. Sipas miqve të tij nga Kosova, Krenari, i cili ka lindur në 10 korrik të vitit 1988, kishte menduar që ta festonte 28-vjetorin çift, në intimitet vetëm për vetëm me Luanën.

Që atëherë dhe deri tani që po përfliten për ndarjen, ata nuk postuan ndonjëherë foto çift nga pushimet e tyre të shpeshta. Më pas, shihej të udhëtonte shpesh drejt Prishtinës bashkë me motrën Marina Vjollca, ku kalonin fundjavat me partnerët e tyre. Edhe 3 vite më parë, gjithçka dukej gati që dyshja t’i jepte fund beqarisë në një festë private tek Gjiri i Lalzit. Por teksa dasma organizohej, diçka ka ndodhur dhe dyshja sërish është ndarë. Marrëdhënia e tyre kaloi në krizë dhe thashethemet për një ndarje të tyre nisën pasi Luana e Krenari hoqën njëri-tjetrin nga rrjetet sociale.

Megjithatë, duket se moderatorja është bërë pishman dhe i ka drejtuar një mesazh biznesmenit nga Mykonos, ku edhe po shijon pushimet prej gati 1 jave. Ajo postoi foto në Instagram e veshur me të zeza ku vendos në pah linjat trupore dhe shkruan: “Gjithçka kam nevojë sonte është dashuria jote”.

Luana dhe Krenari kishin planifikuar të martoheshin këtë vjeshtë në një ceremoni VIP të organizuar në Gjirin e Lalzit. Por duket se sa herë që ky çift ka bërë plane për t’u martuar, aq herë dhe janë ndarë. Të gjitha konfliktet e çiftit kanë qenë pikërisht nga xhelozia që Krenari ka për Luanën. Shpesh herë të dy kanë pasur konflikte të forta për këtë shkak, por që gjithnjë e kanë gjetur gjuhën për t’u ribashkuar.

Këtë herë ndarja duket më serioze. Për herë të parë, vetë Luana ka folur me miqtë, duke zbuluar se këtë herë i ka dhënë fund përgjithmonë historisë të gjatë që ka pasur me Krenari. Mbetet për t’u parë nëse publikisht moderatorja do të flasë për këtë histori, apo do të mjaftohet vetëm me këngën, që duket si dedikim për dashurinë e saj të humbur.(Panorama Plus)

“Bregdet i mbushur me surpriza përrallore”/ “The Times” artikull për jugun e Shqipërisë: Një peizazh që mahniti…

“Mos e quani Shqipërinë ‘Greqia e re’ apo ‘Maldivet e lira’. Vija e saj bregdetare është plot me surpriza dhe shtigjet e barinjve me pamje përrallore janë pikërisht në zemër të saj”, kështu e nis artikullin e saj “The Times” për jugun e Shqipërisë.

Gazetarja Marianna Hunt, pas vizitës së saj bregdetin shqiptar, ka treguar aventurën që ka kaluar nga Llogaraja e duke ndjekur të gjithë bregdetin e Jonit.

“Kalova nëpër të njëjtat pyje të dendur me pisha dhe bredha si Jul Cezari në vitin 48 para erës sonë, gjysmë e nervozuar, gjysmë e emocionuar nga mendimi për t’u përplasur me macet e egra, ujqërit dhe derrat e egër europianë që jetojnë mes pemëve të Parkut Kombëtar të Llogarasë në Shqipëri.

Papritur ne, partneri im dhe unë, dolëm në një këndvështrim dhe admiruam malet përreth, të rrudhura nga luginat e veshura me pisha dhe ujërat bruz të detit Jon që shtriheshin drejt thembrës së Italisë. Ishim në mes të një prej ecjeve tona, të organizuara nga operatori turistik Walks Worldwide dhe kjo pamje justifikonte të gjitha arsyet tona për prenotim”, shkruan ajo.

Ajo më pas vijon me plazhet e Ksamilit, e cila mendon se nuk duhen quajtur si “Maldivet e Europës”, pasi ka shumë më tepër sesa vetëm diell dhe rërë, duke përfshirë natyrën e paprishur dhe trashëgimitë historike magjepsëse të 50 viteve pas perdes së hekurt. Ajo vazhdon në shkrimin e saj duke folur dhe për çmimet, që sipas saj janë sa dy e treta e atyre në Greqi.

“Pika përfundimtare e shitjes ishte çmimi. Sipas Walks Worldwide, kostot e përgjithshme për një pushim në Shqipëri janë rreth dy të tretat e çmimit të diçkaje të krahasueshme në Greqi. Në restorante, ju mund të paguani rreth gjysmën e asaj që do të paguanit në Korfuz, që është vetëm 30 minuta me traget nga Shqipëria.

Në vend të kësaj, ne fluturuam për në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë dhe shijuam tre ose më shumë orë me makinë deri në bregdet, peizazhi që fluturonte me kuriozitet midis qyteteve gri të stilit sovjetik dhe pamjeve të mëdha të detit”, thotë ajo.

Më pas Hunt përshkruan eksperiencën e saj në rrugët e Himarës dhe aventurës së saj në rrugët pyjore të vendit.

“Rruga ishte gjithashtu një kombinim i bukur i ecjes në pyjet e lashta me pisha dhe shëtitjeve përgjatë plazheve rreth Himarës, një qytet i njohur bregdetar. Në shëtitjen tonë të parë shkuam në fshatin me kalldrëm të Kudhes për të ndjekur shtigjet e barinjve të vjetër. Këto na çuan nëpër ullishtat dhe livadhet e Sherebelës ku aroma e kamomilit dhe barishteve ndihet sikur po thithim infuzione çaji bimor. Të vetmet krijesa të gjalla që kaluan rrugën tonë ishin dhitë dado dhe kecat e tyre”, shkruan Hunt.

“Ne gjithashtu u drejtuam në Parkun Kombëtar të Llogarasë, një sërë malesh dhe livadhesh alpine me pamje nga Riviera. Këto pyje të dendura dikur siguruan strehë për Jul Cezarin dhe ushtrinë e tij ndërsa ai luftonte me rivalin e tij të madh Pompeut. Një peizazh kaq i thyer aq afër plazheve ndihej shumë ndryshe nga ajo që kisha përjetuar në pjesë të tjera të Mesdheut. Është një peizazh që mahniti edhe romantikët si Lord Bajroni, i cili u entuziazmua me Shqipërinë në poemën e tij epike Childe Harold’s Pilgrimage”, shprehet Hunt.

Gjatë shkrimit të saj, Hunt tregon dhe për aventurat e saj gjatë këtij udhëtimi, ku tregon për ngjarjet historike që ka mësuar rreth Shqipërisë dhe për netët e kaluara, nga e cila ka ngelur tepër e mahnitur.

Historike/ Mundësi Valiev i jep medaljen e parë Shqipërisë në Lojërat Olimpike

Chermen Valiev shkruan historinë në Paris 2024. Mundësi kuqezi i dhuron Shqipërisë medaljen e parë në historinë e Lojërave Olimpike.

Valiev mposhti me rezultatin 6-2 në finalen për medaljen e bronztë Viktor Rassadin nga Taxhikistani në stilin e lirë në mundje në peshën deri në 74 kg.

Valiev, që u ripeshkua për medalje ditën e djeshme, ka dominuar kundërshtarin, duke qenë në avantazh gjatë gjithë ndeshjes.

Valiev ka arritur që të triumfojë, duke i dhuruar Shqipërisë medaljen e parë në lojërat Olimpike. Një ditë historike për sportin shqiptar, që merr medaljen e parë në një Olimpiadë në sportin e mundjes.

U gjet i pI agosur në rrugë, ndërron je të 37-vjeçari në Pogradec, dyshimet e para (Emri)

Një person i plagosur është gjetur në rrugë sot në Pogradec. Ngjarja ndodhi në zonën e quajtur “Agjencia” në lagjen numër 2 të qytetit të Pogradecit.

Bëhet fjalë për Egli Progan, rreth 37 vjeç, i cili për pasojë humbi jetën në spital.

Ai dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur dhe është rrëzuar në rrugë.

Po shihen kamerat e bizneseve në zonë për zbardhjen e plotë të ngjarjes

Aksi dent i tme rrshëm/ D igjen të gjaIIë 5 persona (Detajet)

Një aksidenti i tmerrshëm ka ndodhur në aksin rrugor Kishinau – Balti, në Moldavi.

Dy makina, një “Opel” dhe një “Mitsubishi” janë përplasur me njëra-tjetrën kokë më kokë pasi njëra prej tyre kishte hyrë në parakalim

Si pasojë e përplasjes së fortë, automjetet janë përfshirë nga zjarri.

Brenda tyre janë gjetur 5 persona të djegur dhe 7 të tjerë, mes tyre dhe fëmijë janë transportuar në spital.

Në vendngjarje ndodhen të gjitha shërbimet përgjegjëse për ndërhyrjen dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave.

PROFIL/ Kush është RUSI që i dha Shqipërisë medaljen e parë Olimpike!

Chermen Akhsarbekovich Valiev ka lindur më 10 dhjetor 1998 në Osetinë e Veriut në Rusi dhe aktualisht është një mundës i stilit të lirë që garon në 74 kilogramë për Shqipërinë.

Për vendlindjen e tij, Rusinë, Valiev ka fituar një titull kampion bote dhe një Evropian për U23, një kampion kombëtar rus dhe është fitues i shumëfishtë medaljeve të arit në turnetë ndërkombëtare.

Që nga transferimi në Shqipëri në vitin 2024, Valiev u kualifikua për të përfaqësuar Shqipërinë në Lojërat Olimpike Verore 2024 në Paris duke u renditur i treti në Turneun Olimpik Botëror të Kualifikimit.

Në dhjetë turnetë e Lojërave Olimpike që Shqipëria ka marrë pjesë, duhej një rus nga Osetia e Veriut që të natyralizohej si kuqezi, për t’i dhënë Shqipërisë medaljen e parë (e bronztë) në historinë e Olimpiadës.

Avioni që u rrëzua në Brazil ka qenë në flotën e ish-kompanisë shqiptare Belle Air

Avioni i tipit ATR72-500 që u rrëzua mbrëmjen e djeshme pranë Sao Paolos në Brazil duke shkaktuar 62 të vdekur, ka qenë në flotën e ish-kompanisë shqiptare “Belle Air”!

Gazetari Emirjon Senja shkruan se nga verifikimi i historisë se pronësisë së avionit rezulton se është marrë nën përdorim nga Belle Air në  qershor të vitit 2010 dhe disa muaj më pas i është kaluar nën përdorim kompanisë Belle Air Europe për t’u rimarrë në përdorim në korrik 2012 deri në fillim 2014.

Deri në vitin 2022 avioni është përdorur nga Pelita Air në Indonezi dhe më pas u përdor nga kompania braziliane #voepass deri në tragjedinë e djeshme.

Avioni kishte një konfigurim për 68 pasagjere dhe përdorej për fluturime rajonale.

Avioni që u rrëzua në Brazil ka qenë në flotën e

Letër g ruas që do të dash urohet me burrin tim!

Nese nje dite do te dashurohesh me burrin tim, pa e kerkuar, pa e synuar, por ne menyren me klasike te dashurise, qe thjesht te ndodh, atehere dije se do te te kuptoj.

Edhe une per gjithcka qe pe tek ai, u dashurova me te vite me pare.

Nese nje dite do te dashurohesh me burrin tim dhe brenda teje do te linde xhelozia dhe ndjenja e padrejtesise, se perse me njohu mua para teje, atehere do te te kuptoj, sepse ta dish, edhe une ndihem njesoj se perse te njohu ty pasi me njohu, deshi, e jetoi mua.

Nese nje dite do te dashurohesh me burrin tim dhe do te qash cdo dite per tragjedine e madhe te jetes tende, ate te te dashuruarit nje burre te martuar, atehere ndalo vec pak e mendo; a mos eshte tragjedia ime me e madhe se e jotja?

Nese nje dite burri im do te dashurohet pas teje, per inatin tim e per dashurine tone qe me vite mori forma te ndryshme, ta dish qe je moment. Je stimuli qe i duhet nje zemre per t’i dhene pak impuls nje organizmi qe funksionon shpesh i lodhur. Por ta dish, nuk do te jesh kurre organizmi i tij.

Ti qe do te dashurohesh nje dite me burrin tim, dije qe sot, ta them si gruaja gruas, qe kurre nuk do te jete vertet i yti sepse nje burre me gjak shqiptari mund te jetoje nje mije jete ne hipokrizi, se sa nje te vetme te vertete.

Kjo do te jete tragjedia jote e vertete. Ndaj si gruaja gruas te them; Meriton me shume se burrin tim, tonin, e te tjerave. Sepse ne momentin qe mendon se e ke, vertete ja heq gruas se tij por nuk e ben tendin kurre. E le ashtu. Te vetem. As me gruan as me ty.

Nese nje dite burri im do te dashurohet me ty, thjesht sepse dashuria ndodh, jo per inat, as per stimul dhe vendos te jetoje ne menyre te vertete jeten e vetme qe ka, atehere qofshit me te lumturit ne kete bote!

Une nuk do te jem kurre pengese ndaj lumturise se burrit tim. As tendit.