Është shumë e re në moshë por ajo Iëviz gjithmonë me Lamborgini,ja kush është kjo vajze

Londra njihet si qyteti ku gjenden makinat më të shtrenjta dhe më luksoze në botë.

Gjatë kësaj fundjave vëmendjen e ka marrë një Lamborgini Aventador i rrallë. Por pronarja e kësaj makine është akoma më e bukur se sa vetë makina.

Makina e modeles ruse është akoma më e veçantë, pasi ajo është e mbuluar me kristale Swarovski të cilat kanë kërkuar 2 muaj kohë për t’u vendosur aty.

Në një intervistë disa kohë më parë ajo ka thënë:Unë kam shumë stoli. Diamantet janë shoqja më e mirë e një vajze. I kam kudo.”

Pronarja e “bishës së zezë” është modelja ruse, Daria Radionova. “Bisha e zezë” me të cilën ajo ka djegur rrugët e Londrës kushton 2.5 milion paund.

Rusja e pasur është vetëm 26 vjeç dhe ka studiuar në Londër për menaxhim biznesi. Tani ajo merret me stilimin e veshjeve të vipave.

Po ashtu më parë, ajo është bërë lajm edhe për numrin e madh të këpucëve të markës “Christian Louboutin”.

ΒURRl shkoi në shtëpinë e i sh g. rυas hapi frigoriferin … ajo që pa brenda tij e Ia pa fja Ië

Di vorci është një proces i vës htirë, sidomos kur ka fëmijë të përfshirë.

Beteja Iigjore dhe ndarja familjare mund të jenë tra.umatike jo vetëm për të rriturit, por për fëmijët më shumë në veçanti, prandaj është mirë që një ish-çift të jetë në kushte të mira për hir të fëmijëve.

Një burrë ndau përvojën e tij në Facebook, e cila ka nxitur shumë admirim dhe është një shembull i shkëlqyeshëm për njerëzit e divo;rcuar.

Kur ish-gruaja e tij i kërkoi të blinte iIaçet që fëmijës i nevojiteshin, ai nuk hezitoi. Babai i ri shkoi në shtëpinë e ish-gruas dhe ndërkohë shkoi të vendoste med;ikamentin në frigorifer, kur pa diçka që i th;eu zemrën.

Duke parë atë që kishte brenda frigoriferit, babai doli jashtë për t’i gjetur zgjidhje probIemit. Rezulton se frigoriferi ishte krejtësisht i zbrazët, përveç një shishe uji dhe ushqim për vajzën.

Burri u sh;astis nga ajo që pa, pasi edhe pse ishte ndarë nga nëna e vajzës së tij, ai e respektonte shumë dhe mbante kujtime të vyera nga marrëdhënia e tyre.

Kështu që ai vendosi të shkonte në supermarket dhe të blinte ushqime për të.

Pastaj, ai vendosi të shkruajë një postim në Facebook për të ndarë përvojën e tij dhe për të bërë që disa njerëz që mund të kalojnë nëpër situata të ngjashme të reflektojnë:

“Ish-gruaja ime punon shumë, dita e saj është e gjatë dhe e vë;shtirë dhe ajo është edhe një nënë e shkëlqyer, ajo gjithmonë është kujdesur për vajzën tonë të ëmbël.

Ajo kujdeset që të paguajë qiranë dhe faturat e saj, energjinë elektrike, ujë, telefon, etj. Sot ajo më kërkoi të blija një iIaç për vajzën tonë dhe për fat të mirë e bëra menjëherë.

Gjithashtu desha të siguroheshin se kishin ushqim të mjaftueshëm për dy javët e ardhshme dhe megjithëse nuk jemi më së bashku, kjo nuk do të thotë se nuk më intereson ajo apo që nuk duhet ta ndihmoj kur ajo ka nevojë për të.

Unë di vetëm se nëse ajo është në rregull, vajza ime do të jetë shumë në rregull dhe kjo më bën të lumtur dhe të relaksuar.

Të shqetësohesh vetëm për fëmijët dhe jo për atë që ju dha mundësinë që të bëheni prind në radhë të parë, është që të mendosh dhe të veprosh me papjekuri. Është koha për të reflektuar dhe menduar mirë, është koha të marrim përgjegjësitë që na përkasin“.

Është padyshim një gjest i bukur. Kjo vajzë është shumë me fat që ka një baba të tillë fisnik.

Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 8 Gusht 2024


Dashi

Pas disa debateve qe keni pasur kohet e fundit sot dita do jete me e qete dhe me interesante. Do dini si te kërkoni falje dhe si te falni gjithashtu. Beqaret do jene me fat ne dashuri dhe do e gjejnë me shpejt sesa mendonin princin e tyre te kaltër. Ne planin financiar edhe pse situata nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme, nuk duhet ta lëshoni veten.

Demi
Kritikat qe do ju beje partneri sot do ju lëndojnë pa mase dhe do mbylleni ne vetvete. Dita do jete e zymte për ju. Ne fakt duhet te reflektoni me kujdes dhe do e kuptoni se gjithçka ai e ka bere për te mirën tuaj. Beqaret do kenë mundësi me shumice për te filluar aventura interesante, por afatshkurtra. Financat do jene te paqëndrueshme. Shmangni me çdo kusht investimet e mëdha.

Binjaket
Jeta ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur. Do flisni me tepër me partnerin dhe me mirëkuptim do i zgjidhni edhe mosmarrëveshjet e se kaluarës. Beqaret do kenë disa takime, por do i marrin gjerat me shume qetësi. Lëreni me mire veten te udhëhiqeni nga emocionet. Ne planin financiar do përballeni me pasojat e gabimeve te se shkuarës. Kujdes!

Gaforrja
Do i qëndroni shume besnike sot atij qe keni ne krah edhe pse personat qe do ju vijnë rreth e rrotull do jene shume joshës. ne mbrëmje mund te keni edhe ndonjë darke romantike me te dashurin tuaj te zemrës. Beqaret nuk do kenë mundësi te mira për te krijuar një lidhje. Me mire qëndroni ashtu si jeni. Ambienti ne planin financiar do jete i turbullt. Kujdes me shpenzimet!

Luani
Ata qe janë ne një lidhje do kenë një dite mjaft interesante sot. Do surprizoheni ne çdo çast nga ai qe keni ne krah dhe shpesh do ndiheni si ne ëndërr. Beqaret do ndihmohen nga Venusi për te pasur takimet e ëndërruara. Tregohuni sa me te disponueshem ndaj ftesave qe do ju bëhen. Ne planin financiar nuk duhet te abuzoni me shpenzimet nëse nuk doni probleme.

Virgjeresha
Do ndiheni shume te lumtur gjate kësaj dite ne krahët e partnerit tuaj, prandaj nuk do dëshiroheni te ndaheni për asnjë çast prej tij. Edhe beqareve nga ana tjetër do ju rrahe zemra fort fale takimeve shume emocionuese qe do kryejnë. Financat nuk do jene te këqija, por e mira është te prini edhe pak para se te kryeni investimet e mëdha.

Peshorja
Dite e paqëndrueshme dhe problematike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do bini dakord për asgjë me atë qe keni ne krah dhe do nxeheni për gjene me te vogël. Beqaret do kenë një dite interesante edhe pse nuk do e gjejnë princin e tyre te kaltër. Shfrytëzojeni! Maturi dhe sa me shume maturi ne planin financiar. Situata nuk është aq e mire sa te bëni çmenduri.

Akrepi
Dita e sotme do jete e qëndrueshme dhe e qetes për te dashuruarit. Gjithçka do shkoje ashtu si e kishit menduar dhe do arrini t’i sqaroni edhe mosmarrëveshjet. Beqaret nuk do e takojnë dot as sot princin e tyre te kaltër, kështu qe do ju duhet ende te presin. Financat do jene me ne qendër te vëmendjes. Do i menaxhoni ato me shume kujdes dhe maturi.

Shigjetari
Sot do mësoni nga disa te njohur një gjë te fshehte qe ua ka mbajtur partneri dhe kjo do ndeze debatet dhe mosmarrëveshjet ne çift. Kujdes me ato qe do thoni. Beqaret nuk do jene ende gati për te filluar ndonjë lidhje dhe do qëndrojnë serish vetëm. Ne planin financiar ka rrezik te bëni gabime te cilat do kenë pasoja afatgjata tek gjendja juaj financiare.

Bricjapi
Çiftet qe kane qene ne krize do kenë disa ndryshime gjate kësaj dite. Do tregoheni me tolerante ndaj njeri-tjetrit dhe do pranoni te flisni hapur për gjithçka qe ju shqetëson. Beqaret nuk do jene me fat ne dashuri dhe do mbeten serish vetëm. Ndikimi i yjeve ne planin financiar do jete pozitiv. Situata do filloje dalëngadalë te stabilizohet.

Ujori
Sot do arrini te provoni nëse ai qe keni ne krah ju do aq sa thotë dhe se çfarë sakrificash mund te beje për ju. Do keni plot surpriza. Për beqaret do jete një dite normale dhe pa te reja. Merreni jetën ashtu si t’iu vije. Me buxhetin duhet te merreni pak me tepër. Tregohuni me te organizuar dhe gjithçka do shkoje për mrekulli. Ju mund t’ia dilni!

Peshqit
Do kuptoheni me se miri sot me atë qe keni ne krah dhe tensioni do filloje te shuhet pak nga pak. Dita do jete me pozitive se kurrë. Beqaret, fale ndihmës qe do ju jap enje mik i shenjës se Demit do arrijnë ta gjejnë personin e tyre ideal. Ka gjasa te filloni një etape te re sot edhe me te bukur se me pare. Ne planin financiar nuk do jeni me fat dhe situata do jete problematike.

12-vjeçari në Kosovë gjen kuletën me 2500 euro, ia kthen policisë

Një 12-vjeçar nga Kosova pasi ka gjetur një portofol me 2500 euro dhe me dokumentet personale të pronarit e ka dorëzuar në polici.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, 6 gusht në Skënderaj, ku i mituri me inicialet B.A pasi kishte gjetur portofolin kishte shkuar menjëherë në Komisariatin e Policisë për ta dorëzuar.

Uniformat blu e konsideruan si një veprim shembullor teksa kanë identifikuar personin që i kishte humbur kuleta.

“Shembull i mirë i qytetarit dymbëdhjetëvjeçar B.A nga Skenderaj, i cili dje në orët e mbrëmjes kishte gjetur një portofol, të cilin menjëherë e kishte dorëzuar në Stacionin Policor në Skenderaj.

Policia ka verifikuar dokumentacionin në portofol dhe ka konstatuar se përpos dokumentacioneve të rëndësishme, në portofol gjendej një shumë e parave prej 2500 euro. Policia ka identifikuar dhe verifikuar personin të cilit i përkiste portofoli dhe i kishte kthyer atij portofolin me paratë dhe  dokumentacionin”, thuhet në raportin e policisë.

Medi Iseni hyn ‘live’ në Tiktok, tregon detaje të reja: Ishte tentativë v* asje ndaj meje! Noizy ka paguar lekët, Stresi më ka ra me…

Noizy dhe Stresi këto ditë kanë qenë në vëmendje të mediave për shkak të një përleshje në Pejë. Ata u raportua se pak ditë më parë janë përfshirë në një sherr me një grup tjetër, ku u rrah TikTok-eri i njohur, Medi Iseni.

Medi Iseni ka dal me një reagim përmes live në TikTok, duke e quajtë reperin Stresin mashtrues. Sipas tij Noizy ka paguar lekët Stresi e ka bërë planin.

“Arkimedi është mashtrues, është djal i pabese, kur u bo tërmeti ne Shqiperi, ja ka mar nje goce 25 mije euro kur u hap go foundi. O Sali Lusha un kam mëndu qe je burrë me seder, po edhe ti je me seder ne mënyre tjetër. Kam bo gabime t’mija, paskna shajtë amo jo me më rreh kështu me më qit ne pabesi, me me shti ne bire e me m’ra me arme te ftohta. Faleminderit Zotit qe me ka dhëne Zoti fuqi se me pa kon dikush tjetër. Noizy ka pagu lek, Sresi ka bo planin, kështu qe tash ja lojm drejtësisë. Noziy me ka ra ne fund permbi 6-7 grushta, mbas kokës, nofull edhe ne sy me ka ra Noizy. Kurse këto tjera janë prej armeve te ftohta dhe boksit hekur”, ka deklaruar ai.

Më tej ai thotë se ka qenë një tentim vrasje kjo që i ka ndodhur.

“Mos i besoni kurrë Noizyt ja Stresit, ja familjes Lushaj, se jane te pa bese. Kjo ka qene tentim vrasje e planifikuar”.

Kujtojmë se Noizy është arrestuar nga policia në Shqipëri pasi ajo e Kosovës e shpalli në kërkim dhe kërkoi ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij.

Broja “kokë më kokë” me Marescën, sulmuesi vendos për të ardhmen

E ardhmja e Armando Brojës te Chelsea vijon të mbetet shumë e paqartë.

Sulmuesi ishte pjesë e “Bluve të Londrës” në miqësoret e verës me trajnerin Enzo Maresca që megjithatë nuk i dha shumë hapësirë.

Tashmë, kur sezoni i ri është në prag, mediat britanike bëjnë të ditur se 22-vjeçari shqiptar do të mbajë një takim “kokë më kokë” me teknikun italian, për të kuptuar më shumë rreth planeve të tij. Një takim që me siguri do të përcaktojë edhe të ardhmen e Brojës, teksa sulmuesi i kombëtares ka disa opsione për të ardhmen.

Everton dhe Wolverhampton janë gati të investojnë për Armando Brojën, megjithatë fillimisht sulmuesi do të diskutojë me Marescën dhe vetëm më pas do të vendosë për  të ardhmen, raporton Supersport.

Nga Blerim Destani te Loredana dhe Bardhi, ja “VIP”-at që i dolën në mbrojtje Noizy-t (FOTO)

Personazhet publike kanë nisur një fushatë ku bëjnë thirrje për lirimin e Rigels Rajkut, i njohur si Noizy. Kjo vjen pas arrestimit të reperit, në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shëngjin.

Të shumtë kanë qenë artistët që kanë reaguar, kolegë dhe miq të reperit të cilët me anë të rrjeteve të tyre sociale zgjodhën ta mbështesnin Noizyn.

Emra si Loredana, Blerim Destani, Xhensila Myrtezaj, Bardhi, Çiljeta Xhilaga etj, kanë reaguar në mbrojtje të reperit duke kërkuar lirimin e tij.

Ndër të tjera, ata thonë se Noizy dhe familja e tij është intimiduar vazhdimisht prej personit me të cilin dyshohet se pati një konflikt fizik në një klub nate në Pejë.

“Të jesh artist dhe njeri publik nuk do të thotë të jesh i cënueshëm dhe tabelë qitje për kërcënime, shantazhe, fyerje e denigrime të imazhit. Sot jam MeNoizyn, për të mbrojtur artistët dhe artin. Jam MeNoizyn për të projtur njeriun e përkushtuar ndaj punës dhe vlerave që mbart arti. Jam MeNoizyn për të mbrojtur veten dhe familjen. Sepse drejtësia duhet të ketë një dhe vetëm një standart”, thuhet ndër të tjera.

Rike Roçi dhe vëllai i Meritonit nisin pushimet bashkë?

Para pak kohësh është aluduar për një lidhje të mundshme mes Rike Roçit dhe vëllait të Meritonit, Rinor Mjekiqit.

Dyshja kanë shtuar dyshime te ndjekësit me postimet e fundit në “Instastory”.

Ndonëse nuk po i hedhin në të njëjtën kohë, Rike dhe Rinori janë të dy në pushime në bregdet.

A po i shijojnë pushimet së bashku, apo është ky një provokim mediatik atë e dinë më së miri vetë ata? Mbetet për t’u parë…

Postimi i Rinorit

Postimi i Rikes

Oferta turistike më të lira? Më shumë se 3.5 mln shqiptarë, pushime jashtë vendit në 6 muaj

Numri i shqiptarëve që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet jashtë vendit ka arritur nivele të larta. Sipas Institutëit të Statistikave janë regjistruar rreth 3.63 milionë dalje nga pikat kufitare në territorin e Shqipërisë, 600 mijë më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku shumica kanë fluturuar të paktën më shumë se një herë.

Shtrenjtimi i produkteve dhe shërbimeve në vend ka çuar shqiptarët të kërkojnë destinacione të cilat përmbajnë oferta turistike më të mira e favorizuar kjo dhe nga zhvlerësismi i monedhës Euro e cila po tregtohet në nivele shumë të ulta kundrejt valutës vendase.

Nga ana tjetër të dhënat e fundit nga Banka e Shqipërisë që i referohen 3-mujorit të parë të vitit, tregojnë se shqiptarët kanë shpenzuar për pushime jashtë vendit një total prej 541.3 milionë eurosh. (Grafik 2) Kjo është një rritje prej 86.75 milionë euro nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, duke theksuar një tendencë të rritur për shpenzime gjatë udhëtimeve ndërkombëtare.

Pavarësisht se numri i turistëve ndërkombëtarë që vizitojnë Shqipërinë është më i lartë, shqiptarët që kalojnë pushimet jashtë vendit po japin kontribut në vendet që zgjedhin për të vizituar. Destinacionet kryesore për shqiptarët ngelen Italia, Turqia dhe Greqia.

“500 forca policore ishin tek shtëpia ime, a jeni normal ju?!”, Stresi i drejtohet ministres së Kosovës pas urdhër arrestit: Nëse e doni forcën e gruas…

Artisti i njohur shqiptar, Stresi, u shpall po ashtu në kërkim nga Policia e Kosovës pas sherrit në Pejë, ku u përfshi Noizy dhe Medi Hyseni.

Ai nuk është arrestuar ende, gjersa Noizy dhe DJ i tij, Crax, u arrestuan në mesnatë në një klub në Shëngjin. Stresi ka bërë një video në rrjete sociale, me anë të së cilës i drejtohet ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.

“E nderuar ministre a e ke parë që tri vjet se si ne po kërcënohemi në rrjete sociale e si po na kërcënohet motra, nëse jeni feministe sado pak dhe e doni forcën e gruas futuni pak nëpër TikTok mblidhni të gjitha videot e kërcënimet se si shahen gratë nga një pervers 40 vjeç me fmi edhe që nuk e kemi prekur hiç”, u shpreh ai.
“Ju lëshoni urdhërarrest me ardh me na arrestuar neve në Shqipëri, 500 forca policore kanë qenë te shtëpia ime. A jeni normal ju? Ti e nderuar ministre je e re, nuk di asgjë për të kaluarën time, pa u zbardh kjo çështje harroni që mund të më afroni ju mua”, ka thënë Stresi.