“Nga t merri i dh υnës në Greqi braktisën gjithçka e ikën në Turqi”- Peticioni i 1923-ës, çfarë i kërkuan çamët qeverisë! Të pathënat për qëndrimet e Tiranës dhe të Ankarasë për spastrimin etnik të shqiptarëve

NGA HAJREDIN ISUFI *HISTORIAN/ Vala e emigrimeve të shqiptarëve të Çamërisë, të Kosovës dhe të Maqedonisë kishte filluar në masë në vitin 1923. Ai ishte një kalvar i gjatë dhe i dhimbshëm.

Më 26 tetor 1923, një peticion që i drejtohej qeverisë shqiptare nga përfaqësues të Çamërisë njoftonte se familjet çame nga Arpica, Parga, Karbunari, Margëlliçi etj., nga tmerri i dhunës që përjetonin nga qeveria greke, kishin braktisur shtëpitë dhe pasurinë dhe ishin nisur në Turqi.

QËNDRIMI I QEVERISË SHQIPTARE NDAJ SHPËRNGULJES MASIVE TË SHQIPTARËVE

Është me interes të theksojmë, se Mid’hat Frashëri, i dërguari me punë i Shqipërisë në Athinë, i tërhiqte vëmendjen Tiranës, në korrik të vitit 1923: “Shqiptarët e Çamërisë po terrorizohen, që të iknin e të zbrazej vendi për refugjatët grekë”. Në gusht të atij viti, Mid’hati i tërhiqte vëmendjen kryediplomatit shqiptar në Tiranë: “Në kryeqendrat e Çamërisë: Filat, Paramithi, Gumencië, Margëllic e Pargë kishte nisur një propagandë në masë nga ana e grekëve, duke thënë “Se Shqipëria nuk i do çamët”, duke sjellë si argument, kthimin e dy-tri familjeve çame nga fshati Koskë i Filatit, që dogana shqiptare u kishte kërkuar një taksë të rëndë doganore për disa rrecka që kishin arritur t’i merrnin me vete nga shtëpitë e tyre. Kjo i detyroi ata që të ktheheshin pas, të dëshpëruar, me zemër të thyer dhe me bashkëfshatarët e tjerë të hiqnin shpresat për të kaluar në territorin shqiptar.

Mid’hati e ndiqte nga afër dramën çame. Ai kontaktonte vazhdimisht me përfaqësues të Çamërisë, merrte informacione prej tyre dhe ishte në dijeni të plotë të dramës që përjetonin shqiptarët në Maqedoni, Kosovë dhe Çamëri. Edhe pse ishte i pakënaqur nga qeveria shqiptare, ai nuk nguronte t’i rekomandonte kryediplomatit shqiptar, në mars 1924, që qeveria shqiptare duhet të merrte disa masa urgjente për instalimin e çamëve. Pra, kërkohej që qeveria shqiptare të hapte dyert dhe të mundësonte lehtësimin e vuajtjeve të asaj popullsie fatkeqe dhe se ishte detyrë e shtetit shqiptar të interesohej për bashkëkombësit e vet.

Nga burimet dokumentare të kohës bëhet mëse e ditur se qeveria shqiptare për pritjen dhe instalimin e çamëve nuk mori asnjë masë administrative. Edhe një ligj dhe rregullore, që doli në qershor të 1923, për instalimin e çamëve të emigruar, mbeti në letër deri në vitin 1931. Edhe ata çamë që hynë në territorin shqiptar nuk lejoheshin të instaloheshin në asnjë vend nga bejlerët. Pronarët e tokave i kërkonin administratës vendore shqiptare, sidomos në rrethet Sarandë e Delvinë, kompensimin e çdo trualli që do të lëshonin për të emigruarit. Indiferentizmi i qeverisë së Zogut ndaj familjeve çame, që kërkonin strehë për të shpëtuar nderin e jetën e familjeve të tyre, u bë objekt i kritikave të ashpra në shtypin e kohës dhe në diplomacinë shqiptare. Gazeta “Politika”, që dilte në Vlorë nën drejtimin e Halim Xhelos, në mars 1924 shkruante: “Qeveria e Zogut s’bëri asgjë për çamët. Ministri i Jashtëm ishte një patriot, por mjerisht i plakur dhe i vdekur”. Gazeta “Demokratja”, Gjirokastër, 28 prill 1928, shkruante: “Qeveria shqiptare nuk merret aspak me shqiptarët përtej kufirit, ku grekët vazhdojnë barbaritë e tyre…”.

Dhimitër Berati, anëtar i delegacionit shqiptar, në caktimin e kufijve, më 09 tetor 1923 i shkruante MPJ në Tiranë: 50 familje çame kanë ardhur në Sarandë dhe vuajnë për bukën e gojës. Gazeta “Dajti”, më 17 shtator 1924, informonte opinionin shqiptar: “Grekët realizuan dëshirën e tyre për çrrënjosjen e shqiptarëve. Athina përpiqet të kandisi Lidhjen e Kombeve se çamët duan të emigrojnë në Turqi”. “Gazeta e Korçës”, 13 mars 1926, shkruante, gjithashtu: “Qeveria shqiptare bënte pak përpjekje për çështjen çame”. Gazeta “Demokratja”, 11 maj 1929, shkruante: “Kosova dhe Çamëria vuajtën më shumë se çdo minoritet tjetër, le të na thotë qeveria ku bazohet arsyeja e heshtjes së saj mbi çështje me kaq rëndësi”? Por jo vetëm shtypi, por edhe shumë personalitete të kohës, reaguan nga indiferentizmi i qeverisë së Zogut: Mid’hat Frashëri, ministër i Shqipërisë në Athinë, i rekomandonte Tiranës, në vitin 1925, të demaskoheshin në Tribunalin e Hagës 300 katunde të djegura nga grekët më 1914 dhe shtonte më tej: “Të bënte dhe qeveria shqiptare ndaj grekofonëve në Shqipëri, atë që bënte Greqia në Çamëri: “Vendosja e këtyre masave, – shkruante Mid’hati, – ishin për të mirën e çamëve dhe një presion për qeverinë greke, për të ndaluar reprezaljet dhe spastrimin etnik të çamëve”. Fejzi Lepenica, konsulli i Shqipërisë në Janinë, më 14 janar 1928, i drejtohej MPJ në Tiranë, ndër të tjera edhe për çështjen çame: “Qeveria shqiptare ta shikojë me syrin e merituar çështjen çame…

Tirana të zgjohet nga gjumi letargjik e të shkundet”. Në këto rrethana, e vetmja rrugë shpëtimi për çamët, ishte emigrimi në Turqi. Një vend i huaj, që nuk njihnin as vendin, as gjuhën, as zakonet, megjithatë ata shihnin te Konsullata Turke në Athinë dhe te përfaqësuesi turk në Komisionin Mikst, një ndjenjë të ngrohtë dhe një dëshirë të madhe për ta shpëtuar atë popullsi fatkeqe nga vuajtjet.

EMIGRIMET E SHQIPTARËVE NË TURQI

Emigrimi i shqiptarëve në Turqi deri sot nuk është trajtuar në historiografinë shqiptare, as për numrin e popullsisë që u vendosën aty, as edhe për numrin e pakët të familjeve çame që kaluan në shtetin amë. Aty-këtu kemi ndonjë të dhënë të përgjithshme: burimet shqiptare të viteve ‘20-‘30 të shekullit të kaluar, publikojnë se nga komunat e Follorinës e të Kosturit emigruan në Anadoll rreth 30.000 veta, ndërsa nga Janina, Parga e Preveza rreth 20-25 mijë vetë. Pra, nga të dhënat e mësipërme emigruan gjithsej rreth 55.000 veta. Xhemal Frashëri, konsulli shqiptar në Janinë, më 25 dhjetor 1936, ndër të tjera i raportonte Tiranës: Nga nënprefektura e Margëlliçit kishin ikur në Turqi 3784 vetë. Nga burimet historike arkivale, mësohet se vetëm nga Mazrreku, fshat me 2000 banorë, kishin në Turqi deri në 1937 rreth 800 vetë (AQSH, f.251, v,1937, Dos (08), f, 1-6.)

Ndërkohë qeveria turke, nëpërmjet përfaqësuesit të saj, ishte e angazhuar në Konferencën e Lozanës se nuk do të pranonte asnjë mysliman shqiptar në kuadrin e marrëveshjes së shkëmbimit të popullsisë greko-turke. Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme Turke, u kishte lëshuar qarkore të gjithë vilajeteve, ku u bënte të ditur se autoritetet turke ishin kundër ardhjes në Turqi të popullsisë myslimane shqiptare që jetonin në Greqi. Ankaraja, nga burimet e veta konsullore që kishte në Greqi, merrte informacione trishtuese. Ata i raportonin MPJ në Turqi: “Ditë për ditë (konsullata dhe anëtari i Komisionit Mikst) merrte lutje prej shumë shqiptarëve të Çamërisë, të cilët për të shpëtuar njëherë e përgjithmonë nga torturat njerëzore të Greqisë, kërkonin të largoheshin e të shkonin në Azinë e Vogël”. Në gjendjen dramatike që kalonte popullsia shqiptare në Greqi, Maqedoni dhe Kosovë, qeveria e Qemal Ataturkut nuk mund të qëndronte indiferente ndaj minoriteteve që shuheshin nga politika e egër greke e serbe, që kishte urrejtje ndaj popujve që nuk kishin të njëjtën fe dhe kombësi me ata. Turqia, e sapo dalë nga një luftë e përgjakshme, në vështirësi të mëdha dhe i pamëkëmbur nga periudha shkatërrimtare e luftërave të jashtme dhe civile, hapi dritën jeshile për t’u hapur portat pakicave shqiptare në Çamëri, Maqedoni dhe Kosovë. Personeli i konsullatës turke në Athinë, bashkë me anëtarin turk të komisionit, lëviznin nëpër skelat e Greqisë, në Pargë, në Selanik, në Patra etj.. për të ndihmuar familjet shqiptare që prisnin me javë të tëra të merrnin vizat për Turqi.

KUJTIME PËR EMIGRIMIN E ÇAMËVE NË TURQI

Për sa më sipër, shkova vetë në Turqi, kohë më parë. Së pari, të mblidhja të dhëna për emigrimin e çamëve në Anadoll jo vetëm nëpërmjet dokumenteve, por me anë të kujtimeve të të moshuarve që mbanin mend nga tregimet e të parëve dhe të afërmeve të tyre. Krahas kujtimeve, isha i interesuar, nëse do të gjeja foto familjesh çame në fillimet e emigrimit të tyre. Së dyti, të shikoja në vendet ku ishin instaluar familjet çame nga Karbunari, Margëllici, Filati, Paramithia, Mazërreku, Arpica, Vola, Dolani, Koska, Gardhiqi, etj. Nga informacionet paraprake nga miqtë dhe të afërmit e familjes time në Turqi, isha i informuar se vendet ku ndodheshin këta ishin: Izmiri, Karshiaka, Menemen, Aliaga, Yozgat, Foca, Milas, Iskenderun, Mersin, etj..

Së treti, pritja që iu bë në Turqi çamëve nga qeveria e Ataturkut. Falë mikpritjes dhe bujarisë që treguan të afërmit e komunitetit tim, dhe miqtë turq, m’u krijuan të gjitha mundësitë të realizoja në pjesën më të madhe synimet e mija. Që në momentin e parë të mbërritjes time, Refija, një çame e fortë dhe energjike, që i ka kaluar të 80-at, bashkë me Qamilen, një zonjë grua me origjinë çame nga i ati, nga Dolani dhe nënën nga Karbunari, e martuar me Sehmi Ozkeser (turk), bashkë me djalin e saj, Tuncin, më shoqëruan hap pas hapi me makinën e tyre për të lëvizur kudo që ishte interesi i synimeve të mija. Intervistuesi i parë ishte çami Ferhat Isuf Ali Murati, nga Paramithia. Ishte një takim i ngrohtë dhe mbresëlënës. Një njeri me kulturë të gjerë dhe me dashuri po aq të madhe për shtetin turk ku kishte lindur dhe Çamërinë, vendin e të parëve të tij. Me këtë çam komunikova lirshëm se e kishte mësuar shqipen dhe e fliste në një mënyrë për t’u adhuruar. “Im atë erdhi në Turqi në vitin 1934, djalë në moshën 23-24 vjeç, beqar dhe pas disa vjetësh u martua me një vajzë Karbunarite, familja e të cilës kishte emigruar vite më parë këtu, fillimisht në Menemen”.

Pushoi pak, mori frymë thellë sikur donte të shtrydhte memorien e tij për të treguar gjithçka që ishte regjistruar në trurin dhe në shpirtin e tij nga tregimet e të parëve, dhe vazhdoi- “Sapo arrinin familjet çame të emigruara në tokën turke, paraqiteshin për t’u regjistruar një për një tërë pjesëtarët e familjes, me emër dhe datëlindje. Qeveria turke kishte nxjerrë një urdhëresë që çdo kryefamiljari t’i ndryshohej mbiemri:- Kur babai im, Isufi, shkoi për t’u regjistruar e pyetën ke ndonjë të afërm në Turqi? Ai u përgjigjJo!, – Çfarë mbiemri do?, – babai ngriti supet, nëpunësi i gjendjes civile ndërhyri dhe i tha- T’ju vëmë mbiemrin Sajdar.- dhe i shpjegoi kuptimin e këtij emri, që Sajdar do të thoshte në turqisht fis i vogël, i kufizuar”. Zoti Ferhat është një enciklopedi e gjallë e Çamërisë. Ai kishte shumë njohje me çamët e fshatrave të ndryshme të Çamërisë, në zonën e Izmirit dhe falë këtyre lidhjeve, më krijoi takime interesante. Ai tregoi disa hollësi të familjes së tij të atyre viteve që pothuajse i hasa me shumë intervistues të tjerë çamë të thyer në moshë. “Babai im, – tregon Ferhati- kur erdhi në Turqi, dinte tri gjuhë të huaja, ishte djalë qytetar nga Paramithia, bir i një familjeje të pasur, kryer gjimnazin grek në atë qytet. Ai dinte shqip, greqisht dhe italisht; me të folur e të shkruar. Kur erdhi në Turqi për të mbajtur familjen u detyrua të fillojë punë si çoban, si bari i një tufëze të vogël bagëtish, që e krijoi me kredi lehtësuese nga shteti turk. Edhe unë, kur shkova 10 vjeç, ruaja bagëtitë me shokët, në kodrat përreth Menemenit, në kohën kur kthehesha nga shkolla”. Nga intervistuesi im, mësova shumë detaje interesante nga familjet çame që u emigruan në Turqi. Lidhur me këtë është me interes të përmendim një detaj interesant: Brezi i parë i familjeve çame, i përmbaheshin një kriteri të fortë, që për ta ishte një ligj i pashkruar, por detyrimisht i zbatueshëm, që synonte në dy gjëra, e para – familjet me afërsi fisnore ose kur ishin bashkëfshatarë, synonin të instaloheshin në grup pranë njëri tjetrit. Së dyti, lidhjet martesore t’i bënin përbrenda komunitetit.

“Babai im, – tregon Ferhati – kur vendosi të më martonte mua, kërkonte një vajzë të rangut të familjes së vet me emër. Kur nuk arriti ta gjente atë që kërkonte tek bashkëvuajtësit e vet, që nuk i njihte nga afër, më fejoi dhe më martoi me një vajzë që kishim lidhje gjakut të largët, në Karbunarë, që ishte nga një derë e madhe, burrash të mençur, e të pasur. Brezi i parë i çamëve nuk parapëlqente në asnjë mënyrë të krijonte lidhje martesore për vete e për fëmijët e tyre me emigrantët maqedonas, emigrantët bullgarë dhe turqit, pavarësisht se ishin myslimanë”. Refija, një vajzë çame, e lindur në Turqi, nga dy prindër çamë nga rrethinat e Filatit, tani në moshë shumë të thyer, na tregoi një fotografi të rinisë së saj nga martesa me Eqeremin, një shqiptar i emigruar nga Maqedonia, me tri vajzat dhe djalin që nuk jeton më. Në Izmir intervistuam dhe një çam tjetër nga Margëlliçi, lindur në Turqi. Ai tregoi disa kujtime nga të moshuarit, të çamëve të brezit të parë se kur kishin ardhur me familjet e tyre në Turqi, qeveria turke iu kishte ofruar ndihmë dhe mikpritje vëllazërore të pakursyer. Ai më kumtoi, gjithashtu, se familjet çame dhe veçanërisht të parët e tyre, pavarësisht nga vështirësitë që përballonin dhe dhimbja e njerëzve dhe e pasurive që kishin lënë pas, prapëseprapë tregoheshin se ishin të lumtur dhe iu dukej vetja si në ëndërr që në shtetin turk gjetën trajtim njerëzor, barazi, me shtetasit turq, drejtësi në institucione dhe siguri në jetë e familje që nuk i kanë pasur kurrë për dekada të tëra në shtetin grek.

Çamët në Turqi, pavarësisht nga lidhjet martesore që krijuan më vonë me komunitetin e huaj, kanë ruajtur si gjë të shtrenjtë lidhjet mes tyre. Mes të afërmve me lidhje gjaku, dhe këto cilësi të larta ua kanë transmetuar edhe fëmijëve të tyre. Është me interes të theksoj se pinjollët e Çamërisë, pavarësisht kanë apo nuk kanë lidhje gjaku, shpesh bëjnë vizita te njëri tjetri dhe këto gjëra kanë gjetur mbështetje e mirëkuptim edhe të bashkëshortët e tyre. Në foton e mëposhtme, janë tri gra çame të martuara me turq, të cilët si burrat edhe gratë i kam njohur nga afër, shpesh takojnë dhe bëjnë vizita të ndërsjella. Në Foca shkuam për të takuar familjet çame dhe shqiptarë të Maqedonisë. Foca është një qytet turistik, me bregdet të bukur, të rrethuar nga Lindja dhe Perëndimi me kodra të buta e plot gjelbërim, me urbanistikë të rregullt, me ndërtesa dy dhe trekatëshe. Hapësira Jugore, dikur fushë pambarim, kishte filluar të mbushej me ndërtime. Në bregdet shtriheshin disa kioska të vogla, që shërbehej për turistët. Atje Qamilja, dhe i shoqi i saj Semihu, na krijoi mundësinë që të kontaktonim fillimisht me disa shqiptarë të Maqedonisë. Ishin të moshave të ndryshme, por me përjashtim të turqishtes, asnjëri nuk dinte gjuhë tjetër.

Njëri prej tyre, më i moshuari, na tregoi se kur kishin shkuar shqiptarët e Maqedonisë në atë zonë në vitet 1923-1935, ishte një fushë pa ndërtesa. Atje qeveria turke sajoi disa ndërtesa provizore për Maqedonasit, më pas i ndihmoi me kredi të buta e me shumë lehtësira të tjera, dhe ata u sistemuan dhe për vite të tëra qëndruan aty derisa u hap rruga për në vendet perëndimore, që një pjesë shkuan edhe në kurbet. Në Foca kishte shumë Maqedonas, njëri prej tyre që ishte nga një fshat i Follorinës , kujtonte nga thëniet e të atit se të parët e tij i kërkuan qeverisë së Zogut, të vendoseshin në Korçë, se nuk donin të shkonin në Turqi, nga frika se ishte një distancë e gjatë dhe së dyti nuk njihnin gjuhën dhe zakonet turke, por meqenëse qeveria e Zogut nuk u krijoi asnjë lehtësi, ata gjetën mbështetjen e konsullatës turke në Athinë që iu lëshoi vizat për në Turqi. Në Foca shkuam në një familje tjetër çame, me burrë turk e gruan çame. Të dy të moshuar, në pension, me fëmijë të martuar. Edhe këtu na shoqëroi Qamilja me Semihun. Meqenëse u vonuam shumë në bregdet, me shqiptarët e Maqedonisë, dhe tek familja shkuam në kohë dreke me mendimin se nuk do drekonim aty.

Sapo arritëm na u rezervua një pritje e ngrohtë, me shumë dashuri , megjithëse ishim të panjohur dhe shiheshim për herë të parë, përzemërsia e tyre ishte kaq shprehëse saqë dukej se po takonin me pjesëtare familjesh të ndarë prej vitesh. Ilmia, e zonja e shtëpisë mu hodh në qafë dhe me lot në sy tha – “Mirëserdhët gjaku ynë, vendi ynë, vëllezërit tanë”! Takimi me çamët në Foca ishte mbresëlënës dhe më krijoi emocione të thella, kur motra ime çame m’u hodh në qafë dhe me një zë të mekur dhe me pika loti që i rridhnin në sy, më tha- kurrë nuk do të harroj në jetën time kënaqësinë e madhe që ndjeva duke biseduar në shtëpinë time për Çamërinë dhe për banorët e saj myslimanë, që kanë kaluar një kalvar të dhimbshëm. Është për të theksuar një veçori që mbart një traditë shqiptare – mikpritja, bujaria, një dukuri karakteristike. Kur ftoheshim për biseda nëpër shtëpia apo ambiente të jashtme, bujtësi për të krijuar kënaqësi në pritjen e mikut, thërriste shumë miq dhe të njohur çam, që ta ndante gëzimin e tij me të tjerët.

KOHA SHËRON PLAGËT, POR DHIMBJA NUK HARROHET

Çamët në Turqi ishin integruar plotësisht. Turqia për ta ishte bërë atdheu amë, çdo intervistues këtë e shprehte me bindje e fjalë zemre. Ata ishin bërë shtetas të barabartë me Turqit, pa asnjë dallim e paragjykim. Ata ishin të pranishëm kudo, në ushtri, në administratën qendrore dhe vendore, në arsim, në shëndetësi, në artizanat, në biznese të mëdha, të mesëm e të vogla. Një pjesë e mirë e brezit të ri që kishte dashur ishte arsimuar me arsim të lartë. Kishin mbaruar studimet master e doktoraturë. Megjithatë, mallin dhe dashurinë dhe atdheun e të parëve të tyre e shprehnin me dhimbje, por siç na kumtonin, kishin pak informacion ose aspak për vendin e origjinës për shkak të mungesës së kontakteve me të afërmit e tyre që nga koha e largimit nga Çamëria e deri në 1991 me fillimin e tranzicionit.

Në Izmir ka shumë shqiptarë të Çamërisë. Njëri prej tyre me shumë emër jo vetëm në Izmir por në të gjithë shtetin turk, madje edhe përtej Atlantikut, deri në Çikago për firmën e njohur të ëmbëlsirave që eksporton nga punishtja e tij e njohur. Ai është nga Koska. Të dhënat e familjes së tij do të jenë objekt i një teme të veçantë, të parët e tij kanë emigruar në vitin 1925 nga Koska, një fshat i vogël historik dhe me shumë emër në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare 1910-1912. Ai ka lindur në Turqi në shenjë kujtimi të identitetit së origjinës të paraardhësve të tij, punishten e madhe të ëmbëlsirave e ka pagëzuar me emrin Koska. Një masë dërmuese e popullsisë së Izmirit pavarësisht prejardhjes së tyre e dinë ku është qendra e atij biznesi ëmbëlsirash me emrin “Koska”, dhe që në fillim të thonë- “Është çam nga Koska e Çamërisë, por është një biznesmen me shume emër shumë i njohur dhe prodhon mall hallall. Duke përfunduar nuk mund të lë pa përmendur Erdenin, çam me origjinë nga i ati nga fshati Karbunarë dhe nga nëna një refugjate myslimane bullgare. Erdeni është i martuar me një vajzë çame që quhet Arzu me origjinë nga gjyshja e saj nga Filati.

Erdeni, është një fermer i madh dhe shumë i suksesshëm, ai kultivon perime të llojeve të ndryshme në një sipërfaqe në rreth 300 ha, një pjesë prej të cilës e merr me qira ndërsa 100 ha me ndihmën e shtetit turk, me kredi të buta dhe inkurajuese i ka pronë të tij. Prodhimet e fermës i tregton jo vetëm në Izmir por edhe në Stamboll. Ai është jo vetëm fermer i suksesshëm por edhe një njeri i lidhur shumë me familjen e tij grua dhe dy vajzat e tij, por edhe me të afërmit dhe miqtë. Ai ka krijuar kushte shumë të favorshme për familjen e tij dhe një shtëpi moderne. Me çamët në Turqi, mora mbresa dhe kujtime personale që në vetvete formojnë kujtesën kolektive të asaj popullsie që emigroi rreth 100 vjet përpara. Njoha nga afër se traditat dhe vetitë e larta të paraardhësve të tyre, ata i ruanin në shpirt pavarësisht të lidhjeve të përziera familjare që kishin krijuar dhe gjuhën shqipe për shkak të izolimit e të mos komunikimit nuk e përdornin, prapëseprapë ata kur dëgjonin emrin Çamëri dhe grimca historie të saj, kishin qejf të rrinin me orë të tëra e të të përcillnin dashuri dhe etje për të mësuar nga tragjedia e paraardhësve të tyre. /Gazeta Panorama

“Ai është një fIIiq ësirë”, flet babai i Stresit, Sali Lushaj: Kanë tre vite që shajnë e ρërdhosin vëIIezërit e mi të v* ekυr! Medi erdhi te unë…

Teksa Stresi është ende në kërkim dhe Noizy pritet të ekstradohet në Kosovë, ka thyer heshtjen për sherrin e madh të ndodhur në Pejë, babai i Arkimedit, Sali Lushaj.

Ai ka folur në një intervistë për emisionin “Kosova Today” në lidhje telefonike për të gjithë dinamikat e ngjarjes që mori shumë bujë mediatike.

“Më ka marrë babai i Medi Isenit në telefon. I përgjigjem. Unë fola me kamerë me të. Një burrë shumë i mirë. Më tha babai i Medit për të kërkuar falje familjarisht. U takova pastaj me Medin në 2 të natës”, është shprehur ai mes tjerash në intervistë.

Lushaj foli edhe për Cllevion, duke thënë se mbathjet e tij ia ka larë gruaja e tij, nëna e Stresit.

“Kanë qenë duke performuar në Pejë, aty ka pas fansa shumë, për mendimin tim dhe siç më kanë thënë si Noizy dhe Stresi, nuk kanë qenë pjesëmarrës fare. Ata kanë qenë fansat, të Kosovës apo Shqipërisë, nuk e di. Kjo ka ndodhu për arsye të sharjeve, ka tre vjet, nga Medi Iseni dhe një Kllevio, një flliqësirë e tokës.

Më ka sharë nënën, babën, vëllezërit e vdekur, ka përdhosur varret e vëllezërve të mi. Këta e kanë bërë për famë si familje, vetëm me fitu lekë me sharje. Këtu duhet prokuroria e Kosovës dhe e Shqipërisë, me lëshu fletë thirrje për këta dy persona”, u shpreh Sali Lushaj.

Ai tha se si Medi dhe Cllevio, i kanë ofenduar për tre vite në TikTok vetëm për të fituar famë e para.

“Medi erdhi në dy të natës. Jemi taku kemi shku në restorant, kemi bërë shumë biseda me të dhe e kemi çu te hoteli me flejt. Unë isha vetëm me Medin, Stresi nuk ishte. E ka pas shumë mik. Për herë të parë në Shqipëri ka taku Stresin, dhe kjo është shumë e habitshme, kanë gjet një mënyrë me TikTokun, janë marr me rrjete sociale vetëm e vetëm që të marrin famë”, u shpreh Lushaj.

Trupat ukrainase futen për herë të parë në territorin rus, reagon Putin: Provokim në shkallë të gjerë

Rusia ka akuzuar trupat ukrainase për kalimin e kufirit në rajonin e saj të Kurskut, gjë që, nëse konfirmohet, shënon inkursionin e parë të këtij lloji nga Ukraina dhe ushtron presion mbi Moskën në një zonë kryesisht të paprekur nga lufta dyvjeçare.

Ministria ruse e Mbrojtjes, Komiteti Hetimor Rus dhe Ombudsmani rus për Fëmijët thanë se forcat ukrainase kishin nisur një “sulm masiv” të martën, duke u përpjekur të depërtojnë mbrojtjen ruse në kufijtë e rajonit Kursk, i cili ndodhet në veri të Rajoni Sumy i Ukrainës.

Presidenti rus Vladimir Putin e quajti inkursionin e supozuar një “provokim në shkallë të gjerë”, duke thënë se Kievi kreu “të shtëna pa dallim nga lloje të ndryshme armësh, duke përfshirë raketa, në ndërtesa civile, ndërtesa banimi dhe ambulanca”.

Autoritetet ukrainase nuk i kanë komentuar pretendimet.

Autoritetet ruse dhe blogerët ushtarakë thanë se forcat ukrainase sulmuan nga toka dhe ajri për të hyrë në Rusi pranë qytetit Sudzha, rreth 6 milje (10 kilometra) nga kufiri.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se rreth 300 trupa, të mbështetur nga tanke dhe automjete të blinduara, sulmuan pozicionet ruse pranë fshatrave Nikolayevo-Daryino dhe Oleshnya.

Fillimisht, ministria tha se sulmi u zmbraps, por kjo deklaratë u korrigjua më vonë për të thënë se “armiku po i shkaktohet dëme nga zjarri”.

Aleksey Smirnov, ushtruesi i detyrës së kreut të rajonit të Kurskut, tha të mërkurën se disa mijëra njerëz u larguan nga zona gjatë 24 orëve të fundit.

Pas arrestimit të Noizyt dhe Dj Crax, reagon sërish Stresi (Foto)

Mbrëmjen e së martës është arrestuar këngëtari Rigels Rajku i njohur me emrin e artit si Noizy, sëbashku me Bahtjar Bajraktarin i njohur për publikun e gjerë si Dj Crax. Dyshja janë arrestuar pas një koncerti në Lezhë.

Të shumtë ishin personazhet publike që reaguan për pafajësinë e Rajkut.
Një prej tyre ishte dhe Arkimed Lushaj i njohur ndryshe si Stresi, ku po ashtu është i shpallur në kërkim nga policia e Kosovës pasi dyshohet se kanë rrahur tik tokerin Medi Iseni në një club në Prishtinë.

“Të jesh artist dhe publik nuk do të thotë të jesh i cënueshëm dhe tabelë qitje për kërcënime e shantazhem fyerje e denigrime të imazhit. Unë jam sot me Noizyn”, shkruan ndër të tjera Stresi.

U arrestua për SHERRIN me Medi Isenin, sa vite BURG rrezikon, Noizy?

Reperi i njohur, Rigels Rajku, u arrestua mbrëmjen e djeshme nga Policia e Shtetit në Kune, në Shëngjin.

Ai dyshohet se së bashku me anëtarët e grupit të tij kanë dhunuar barbarisht tiktokerin e njohur Medi Iseni.

Policia e Kosovës e ka cilësuar veprën për të cilin akuzohen Niozy me DJ-n e tij, ‘Lëndim i rëndë trupor’.

Por sa vite rrezikon Noizy nëse shpallet fajtor për këtë akuza të ngritur ndaj tij?

Avokati nga Kosova, Valdet Hoxha ka thënë për mediat e Kosovës se reperi mund mund të dënohet deri në 5 vite heqje lirie.

Ai shpjegon se nëse pranohet fajësia, do të ketë dënim me kusht, burgim deri në 6 muaj burgim dhe pastaj konvertohet në dënim me gjobë në disa mijë euro.

Ja çfarë thotë Kodi Penal i Kosovës për veprën “Lëndimi i rëndë trupor”:

“Neni 189 Lëndimi i rëndë trupor

1. Kushdo që i shkakton lëndim të rëndë trupor personit tjetër ose e dëmton shëndetin e personit tjetër deri në masën e tillë sa që mund të rezultojë me:

1.1. dobësimin e përkohshëm ose esencial të një pjese vitale të trupit të personit tjetër;

1.2. paaftësimin e përkohshëm, zvogëlimin e përkohshëm dhe esencial ose zvogëlimin e përhershëm të aftësisë së personit tjetër për të punuar; ose

1.3. dëmtimin e përkohshëm dhe serioz të shëndetit të personit tjetër, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.

2. Kushdo që shkakton lëndim trupor ose e dëmton shëndetin e personit tjetër dhe kjo rezulton me:

2.1 rrezikim të jetës së personit tjetër;

2.2 paaftësimin ose dobësimin e përhershëm të një pjese vitale të trupit të personit tjetër;

2.3 paaftësimin e përhershëm të aftësisë së personit tjetër për çfarëdo lloj pune

2.4. shëmtimin e përhershëm të personit tjetër; ose 2.5. dëmtimin e përhershëm të shëndetit të personit tjetër, dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet.

2.5. dëmtimin e përhershëm të shëndetit të personit tjetër, dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet.

3. Kur vepra penale nga ky nen kryhet ndaj viktimës së ndjeshme, kryesi dënohet me:

3.1. Burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet për veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni; ose

3.2. Burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet për veprën penale nga paragrafi 2. i këtij neni.

4. Kur vepra penale nga paragrafi 1., 2 ose 3. i këtij neni rezulton me vdekjen e personit tjetër, kryesi dënohet me burgim prej dy (2) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 5. Kur vepra penale nga paragrafi 1., 2. ose 3. i këtij neni është kryer me armë, mjet të rrezikshëm apo me ndonjë send tjetër që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor ose dëmtim të rëndë të shëndetit, kryesi dënohet me burgim jo më pak se tre (3) vjet.

Neni 190 Pjesëmarrja në rrahje 1.

Kushdo që merr pjesë në rrahje, e cila rezulton me vdekje ose lëndim të rëndë trupor të personit, për pjesëmarrje në rrahje dënohet me gjobë ose me burgim deri në tri (3) vjet. 72

2. Kushdo që në ndonjë rrahje ose grindje me qëllim të frikësimit apo kanosjes së personit, rrok apo vringëllon armën, mjetin e rrezikshëm apo mjetin tjetër që është i përshtatshëm për të shkaktuar lëndim të rëndë trupor ose për të dëmtuar rëndë shëndetin e personit, dënohet me gjobë ose me burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet.

3. Personi nuk është penalisht përgjegjës sipas paragrafit 1. i këtij neni nëse ka marrë pjesë në rrahje pa fajin e tij ose thjesht për të mbrojtur veten apo për t’i ndarë pjesëmarrësit e tjerë në rrahje. 4. Arma, mjeti i rrezikshëm apo mjeti tjetër konfiskohen”.

Çfarë ka ndodhur?

Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy, bashkë me grupin e tij, disa ditë më parë, është përfshirë në një sherr masiv, ku dyshohet se dhunuan Medi Isenin. Personazhi i njohur i ‘Tik-Tok’ Medi Iseni akuzon se “u pre në besë” nga reperi tjetër shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij. Vetë Stresi i ka mohuar akuzat. Edhe Noizy në një reagim para arrestimit, u shpreh se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe i është bërë padrejtësi. Prokuroria e Pejës po heton çështjen.

“E kërcënuan dhe sh antazhuan me familje”, Xhensila Myrtezaj del në krah të Noizyt: Kush do të mbajë përgjegjësi?

Xhensila Myrtezaj i ka dalë në mbrojtje Noizy, i cili përfundoi në në pranga mbrëmjen e djeshme, pasi ndaj tij rëndon akuza për “Lëndim i rëndë trupor”.

Dyshohet se reperi bashku me anëtarët e grupit të tij kanë dhunuar barbarisht tiktokerin e njohur Medi.

Ky i fundit përfundoi në spital me lëndime të mëdha në trup dhe në kokë.

Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Xhensila thotë se sot kolegu i saj gjendet padrejtësisht nën akuzë nga drejtësia në Kosovë dhe i ndaluar në Shqipëri, pavarësisht se është kërcënuar, sulmuar e dhunuar verbalisht bashkë me familjen.

Këngëtarja pretendon se Noizy ndodhet pas hekurave pa asnjë provë dhe i bën thirrje drejtësisë dhe qytetarëve të mbështesin reperin që u sulmua dhe kërcënua familjarisht nga njerëz të identifikuar qartë në rrjetet sociale, por që sipas saj kurrë nuk kanë marrë ndëshkim për aktet e tyre të dënueshme nga ligji.

Reagimi i plotë i Xhensila Myrtezaj:

FUNDI MARRËZISË

Të jesh artist dhe njeri publik nuk do të thotë të jesh i cënueshëm dhe tabelë qitje për kërcënime, shantazhe, fyerje e denigrime të imazhit.

Unë jam sot #MeNoizyn, artistin, që pasi është kërcënuar, sulmuar e dhunuar verbalisht bashkë me familjen, sot gjendet padrejtësisht nën akuzë nga drejtësia në Kosovë dhe i ndaluar në Shqipëri.

Ne respektojmë institucionet, respektojmë ligjet, por sa të sigurt duhet të ndihemi ne dhe familjet tona, kur shohim se drejtësia vepron me disa standarte?

Kur shohim që disa personazhe përdorin Tik Tok-un dhe rrjetet sociale për të kërcënuar deri dhe me jetë, më pas i dalin zot dhunës së tyre verbale, e prapëseprapë nuk u hy gjemb në këmbë?

Ndërkohë që Noizy, personazhi publik që e kanë atakuar me sulme nga më të ulëtat, ndalohet pa patur asnjë provë kundër tij?

Sot jam #MeNoizyn, për të mbrojtur artistët dhe artin. Jam #MeNoizyn për të mbrojtur njeriun e përkushtuar ndaj punës dhe vlerave që mbart arti. Jam #MeNoizyn për të mbrojtur veten dhe familjen. Sepse drejtësia duhet të ketë një dhe vetëm një standart.

Ju ftoj të gjithëve të jeni #MeNoizyn, për t’i dhënë mbështetje atyrë që janë tabelë qitje në Tik-Tok, që sulmohen dhe kërcënohen familjarisht nga njerëz të identifikuar qartë në rrjetet sociale, por që kurrë nuk ka ndëshkim për aktet e tyre të dënueshme nga ligji

Polonia bën Fierin me stacion të ri zjarrfikës

Ngrihet stacioni i ri zjarrfikës të bashkisë Fier. Ai u përurua sot dhe është ndërtuar me mbështetjen financiare të qeverisë së Polonisë.

Në event ishin të pranishëm zyrtarë të lartë vendas e të huaj, ndër të cilët edhe kreu i grupit parlamentar të miqësisë Poloni-Ballkan.

Duke folur rreth nevojave për disa ndryshime strukturore në shërbimin zjarrfikës, Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, vuri në dukje se “Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi ka sot më shumë se kurrë nevojë për një ristrukturim, për t’iu përgjigjur më shpejt dhe më me cilësi nevojave të qytetarëve.

Për këtë arsye, Ministria e Brendshme po rishikon ligjin e këtij shërbimi, duke pasur si synim riorganizimin e shërbimit zjarrfikës, qoftë në bashki, apo bashki qendër qarku, apo në një formë tjetër”.

Stacioni i ri zjarrfikës i Fierit është një strukturë moderne që u realizua në kuadër të projektit “Forcimi i Kapaciteteve të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit të Shqipërisë”, i cili zbatohet nga UNDP Shqipëri në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe pushtetin lokal.

Projekti është financuar nga Qeveria e Polonisë në përgjigje të thirrjes së Shqipërisë për mbështetje dhe rimëkëmbje pas tërmetit të nëntorit 2019.

Themeluesi i ‘WhatsApp’ mbush Jahtin luksoz në Durrës. E blen më lirë se fermerët shqiptarë!

Pasditen e së martës janë ankoruar në Durrës dy superjahtet e themeluesit të “WhatsApp”, Jan Koum.

“Moonrise”, superjahtin motorik rreth 100m i gjatë, është një tjetër kryevepër e prestigjozit holandez Feadship, lançuar në vitin 2020, ndërsa superjahti tjetër “Nebula” ka dy vite që ka lancuar lundrimini ndërtuar nga Astilleros Armon dhe në renditjen botërore për jahtet më të mëdhenj, Nebula, renditet në numrin 339.

Superjahti i themeluesit të WhatsApp-it, furnizohet me naftë pa akcizë në Durrës (Foto) “Moonrise” kap vlerën e rreth 220 milionë dollarësh dhe ka një shpejtësi maksimale lundrimi prej 19.5 nyje. Kapaciteti akomodues i këtij jahti është deri në 16 persona ndërkohë që ekuipazhi i tij ka 32 anëtarë.

Ky superjaht përbëhet nga një superstrukturë alumini dhe ka një tonazh bruto prej 3945.0 GT.

“Moonrise” aktualisht lundron nën flamurin e Ishujve Kajman, shtet i dytë në botë për numrin e superjahteve, me 1408 jahte të regjistruara.

Në bord e jahtit, që vjen nga Palma De Mallorca e Spanjës është nisur drejt Venecia të Italisë, ndodhet edhe vetë Jan Koum. Ndërsa Jahti tjetër “Nebula”, po në pronësi të Koum, përdoret si anije ndihmëse për supermjetin lundrues kryesor.

E vërteta e ribashkimit të Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut! Divorci i famshëm ish-çiftit, sherri për pasurinë dhe të pathënat e lidhjes

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku ishin një ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar.

Por, këngëtarja dhe aktori i humorit, prindër të dy fëmijëve Ajka e Amen, i dhanë fund martesës së tyre disa-vjeçare pak pas ardhjes në jetë të djalit, duke bërë kërkesë për divorc.

Megjithatë ish-çifti i famshëm kanë publikuar disa imazhe në rrjetin social Instagram që kanë nxitur thashethemet për një rikthim të tyre. Xhensila Myrtezaj ka postuar foto duke luajtur në rërë në plazh së bashku me dy fëmijët, ndërsa kujdeset që të mos i zbulojë imazhin. Ndërsa Bes Kallaku, gjithashtu, ka postuar një foto me Ajkën ku shihen me pushime së bashku. “Të du o Ajk!”, shkruan aktori krahas imazhit, teksa vajza qëndron mbi kraharorin e tij.

Ndaj ndjekësit kanë ngritur menjëherë dyshime se Besi dhe Xhensila kanë zgjedhur të bëjnë pushime bashkë me fëmijët e tyre. Megjithatë ende s’ka një reagim nga ana e ish-çiftit, për të pohuar ose mohuar thashethemet. Por teksa ish-çifti ka zgjedhur të heshtë, burime pranë tyre pranuan se ribashkimi nuk është më një opsion mes tyre. Dyshja prej kohësh tashmë ka ndarë rrugët dhe mundësitë për një ribashkim nuk ekzistojnë.

Fotot nga pushimet, i përkasin periudhave të ndryshme, ndaj edhe në rrjet është menduar se Besi dhe Xhensila janë duke i bërë pushimet së bashku. Të dy tashmë kanë vijuar me jetët e tyre, duke kaluar një ndarje jo të lehtë pas më shumë se 10 vitesh që ishin së bashku. Ishte pikërisht ditëlindja e Ajkës, rreth një muaj më parë, që zbuloi edhe njëherë sesa e vështirë ishte divorci i dy artistëve. Besi u komentua shumë për dedikimin që i kishte bërë vajzës së tij, pasi dukej mjaft emocionues dhe prekës. Mirëpo nuk mungoi as urimi i Xhensilës.

Në një postim që ajo kishte bërë në Instagram për të bijën shkruante: “Ti je muzika më e bukur e jetës sime. Edhe 100 dashuri hyjnore. Ti dhe Zoti e di që mama bën për ty gjithçka, jo me fjalë, por me vepra. Jetoj vetëm për ty…”.

Këto fjalë u panë si një thumbim për Bes Kallakun duke qenë se çifti e kanë ndërprerë lidhjen e tyre dhe fëmijët janë e vetmja gjë që i bashkon. Aktori i humorit Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj i kanë ndarë rrugët e jetës, pasi ata janë në proces divorci dhe çështja e tyre tashmë është në gjykatë. Në lidhje me këtë proces gjyqësor janë zbuluar të tjera detaje, ku ndër të tjera mësohet se aktori dhe këngëtarja para se të shkonin në gjykatë, kanë tentuar që martesës së tyre t’i japin fund me marrëveshje, pa qenë nevoja për beteja ligjore.

Por në momente të fundit, aktori Bes Kallaku ka kërkuar që këngëtarja të heqë dorë nga pasuria e çiftit, gjë që nuk është pranuar prej saj. Burime bëjnë me dije se pas këtij ‘ndryshimi’ në moment të fundit, këngëtarja i është drejtuar gjykatës me një padi për divorc, e po ashtu ka bërë edhe aktori. Gjykata ua ka kthyer të dyve padinë, Xhensilës për shkak se nuk e kishte firmosur ajo, por kishte autorizuar avokaten e saj, e po ashtu për arsye procedurale i është kthyer edhe Besit.

Dyshja e kanë ridorëzuar padinë, këtë herë të plotësuar sipas kërkesave dhe procedurave, duke pritur një datë për caktimin e seancës. Mësohet se të dyja këto padi për divorc do të bashkohen tek e njëjta gjyqtare, dhe do të caktohet një datë për të zhvilluar seancën, ku palët do të ngrenë pretendimet e tyre për pasurinë dhe të tjera detaje që rrjedhin pas ndarjes. Ndarja e çiftit të njohur, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, është prej kohësh në qendër të vëmendjes.

Burime nga gjykata e Tiranës bëjnë me dije detaje të tjera nga padia e këngëtares, e cila jo vetëm kërkon që divorci të kryhet pa faj, por, gjithashtu, kërkon lënie për edukim dhe rritje të fëmijëve si edhe pension ushqimor prej 150 mijë lekë të vjetra për dy të miturit. Gjyqtarja e çështjes Adelajda Gjuzi nuk ka caktuar ende datën e procesit të divorcit mes çiftit të njohur, pasi e ktheu padinë pas për plotë sime shtesë, sepse nuk ishte e firmosur.

Burri gjen të v* ekυr gruan në banesë, në krahë mbante foshnjën e tyre 5 ditëshe, zbardhen dγshimet e para

Një 38-vjeçare ka humbur jetën papritur, teksa në krahë mbante foshnjën e saj vetëm 5 ditëshe!

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku sipas mediave vendase, viktima ishte bërë nënë për herë të dytë, dhe papritur ka ndërruar jetë, e ulur në divanin e shtëpisë me foshnjën e në dorë.

Pas telefonatave që nuk merrnin përgjigje, bashkëshorti i saj është kthyer në banesë dhe e ka gjetur pa jetë, e ndërsa foshnjën duke qarë.

Ende nuk dihen arsyet se përse u shua papritur, por do të jenë ekspertët që do të përcaktojnë shkaqet. Paraprakisht, dyshohet se në momentin që është gjetur nga i shoqi, kishte rreth 6 orë që kishte ndërruar jetë.