E ftoi në emisionin e saj në Kosovë pas shpalljes në kërkim, Stresi i jep përgjigjen epike moderatores

Pas Noizyt dhe DJ të tij, Crax, Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve edhe për kapjen e Stresit.

Kjo për shkak të rastit të ndodhur në Pejë, përleshjes së grupit të Noizyt me një grup tjetër.

Të njëjtit kanë reaguar në rrjete sociale duke thënë se nuk kanë të bëjnë fare me çështjen dhe se nuk e kanë prekur me dorë askënd.

Stresi nga ana tjetër ka publikuar një bisedë me ish-banoren e Big Brother VIP Kosova 2, Alba Vukajn, e cila shihet ta ketë ftuar në emisionin e saj veror.

Ai bën shaka duke thënë se me qejf do të shkonte, por për shkak të problemeve të fundit nuk ka mundësi.

Berisha pyet Ramën për pronësinë e 224,000 m² tokë në Gjipe

Sali Berisha ka bërë disa pyetje për Edi Ramën lidhur me pretendimet për pronësinë e 224,000 m² tokë në Gjipe nga familja e tij. Berisha kërkon transparencë dhe paraqitjen e dokumenteve zyrtare për të vërtetuar pronësinë.

Pyetjet e Berishës për Ramën:

“1. A keni deklaruar më 24 maj 2024 se ju dhe nëna juaj nuk keni kërkuar kurrë tokë?
2. A është nëna juaj Aneta Rama Koleka palë në gjyqin për 224,000 m² tokë në Gjipe?
3. Pse mashtrove publikisht më 24 maj?
4. A jeni ju dhe Olsi trashëgimtarë të saj?
5. Si ka mundësi që toka nuk ishte e regjistruar në kadastër në periudha të ndryshme historike?
6. Çfarë lidhje keni ju me një tokë që nuk ka qenë kurrë e regjistruar si pronë e familjes tuaj?” u shpreh Berisha.

Berisha ka njoftuar se pret një përgjigje të qartë nga Rama lidhur me këto pyetje, para se të vazhdojë me pyetje të tjera.

Arrestimi i Noizyt dhe Dj të tij, reagon policia shqiptare: Kapja e tyre u bë me qëllim ekstradimin në Kosovë

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me arrestimin e reperit Rigels Rajku, i njohur si Noizy dhe DJ Crax, të cilët u vunë mbrëmjen e djeshme në pranga nga Fast Albania.

Policia e Shtetit

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fast”.

Kapen nga Fast Albania dhe vihen në pranga 2 shtetas të kërkuar nga Policia e Kosovës.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, nga Drejtoria e Forcës së Posaçame Operacionale, Sektori për Kërkimin, Njësia “FAST Albania” në Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, është marrë informacion nga FAST Kosova, për 2 shtetas të kërkuar për llogari të Kosovës, që mund të fshiheshin në Shqipëri.

Menjëherë, FAST Albania, bazuar në inteligjencën policore, bëri të mundur lokalizimin e 2 të kërkuarve, dhe në kuadër të operacionit policor “Fast”, kapi në Lezhë dhe arrestoi 2 shtetasit e shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, konkretisht shtetasin R. R., nga Durrësi, dhe shtetasin B. B., nga Prishtina.

Kapja dhe arrestimi i tyre u bënë me qëllim ekstradimin në Kosovë.

Sh embet hoteli, raportohet për vi* tima

Shembja e një hoteli në Kroev, në Gjermani që ndodhej pranë lumit Moselle, ka lënë disa qytetarë të bllokuar.

Sipas mediave të huaja dyshohet se një person ka humbur jetën.

Ekipet e emergjencën po punojnë për shpëtimin e njerëzve të bllokuar.

Dyshohet se aktualisht nëntë persona kanë mbetur të bllokuar, ndërsa ekziston rreziku i shembjes së mëtejshme të hotelit, duke vështirësuar edhe punën e ekipet të emergjencës. Autoritetet evakuuan gjithashtu rreth 30 persona nga zona që rrethon menjëherë strukturën.

Këmbimi valutor, 7 gusht/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?

Sot, më 7 gusht 2024, dollari amerikan, blihet me 91 lekë dhe shitet me 92.1 lekë.

Euro, blihet me 99.7 lekë dhe shitet 100.4 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 106.2 lekë, ndërsa në shitje me 107.4 lekë.

Paundi britanik, blihet me 115.5 lekë dhe shitet me 117 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 65.7 lekë, ndërsa në shitje me 67 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

U ρërfshinë në një sherr  duke rr@hur tiktokerin, arrestohet në Shëngjin Noizy dhe Dj Crax

Arrestohet Noizy dhe Dj Crax, pasi ishin shpallur në kërkim për një sherr masiv në Pejë. Policia e Kosovë para disa dite kërkoi ndihmën e qytetarëve pë kapjen e Noizyt.

Reperi u arrestua në Shëngjin, së bashku me Dj-in e tij, DJ Crax. Ata u arrestuan nga Euro Fast Shqipëria pasi Kosova lëshojë urdhër arrest për ta.

Këngëtari dhe DJ i tij u kërkuan nga autoritetet kosovare pas sherrit të ndodhur në Pejë, në përfundim të koncertit të tyre, ku tiktokeri Medi Iseni u rrah brutalisht.

Kujtojmë se dje Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në mënyrë që të arrestojë reperin e njohur Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj. Sipas policisë së Kosovës, Stresi është i kërkuar për veprën penale: “Ndihma” nё kryerjen e “Lёndim i rёndё trupor”.

Vetë ai është shprehur se nuk ka pasur të bëjë me dhunën e ushtruar ndaj personazhit të njohur si Medi Iseni, por përkundrazi, ka ndërhyrë për të mos lejuar që të ketë dhunë.

Njoftimi i Policisë së Kosovës:
Kërkesë për bashkëpunim
Pejë, 06 gusht 2024
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është:
• Arkimed (Sali) LUSHAJ i lindur me 15.06.1987 nё Bajram Curr- Shqipёri.
I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:
“Ndihma” nё kryerjen e veprës penale “Lёndim i rёndё trupor”
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com
(BalkanWeb)

Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 7 Gusht 2024

Dashi

Parashikohet në ditë e cila do ju shohë mjaft të tensionuar. Mundohuni që të merrni më shumë kohë që t’iu përkushtoheni disa ndryshimeve ose zgjedhjeve në vendin e punës. Mos lejoni që të ndikoheni nga ankthi i të tjerëve. Në dashuri, duhet të jeni romantik.

Demi

Më në fund do të viheni në provë lidhur me një rrugëtim që keni zgjedhur në të kaluarën. Ky është një moment i rëndësishëm transformimi, i cili do ju bëjë më shumë krenarë për veten tuaj.

Binjakët

Do të jeni në qendër të vëmendjes por nuk do ju vijë keq për këtë gjë, sidomos nëse gjatë ditëve të fundit jeni ndjerë të lënë pas dore. Në dashuri, ka disa vendime të cilat duhen marrë së bashku me partnerin/en.

Gaforrja

Hapet një periudhë tranzicioni mjaft intensive, e cila do ju lejojë që të mbyllni të gjitha raportet me persona të cilët nuk ju bëjnë të ndiheni të kënaqur. Vetëm sepse dikush nuk ndan mendimin tuaj, nuk do të thotë se nuk jeni në gjendje të arrini sukses.

Luani

Për shkak të natyrës suaj jeni perfeksionistë, sidomos në dashuri. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që të përhumbeni plotësisht, pas një personi krejt ndryshe nga ju. Mos lejoni që të humbni emocione të reja, për shkak se keni nevojë për pasion dhe qetësi.

Virgjëresha

Duhet të jeni shumë të kujdesshëm, me menaxhimin e disa kursimeve ekonomike, pasi nuk mund të humbni një mundësi të mirë për të çuar deri në fund një projekt të ri, për shkak të disa të papriturave të vogla. Në dashuri, duhet të jeni më të përkushtuar.

Peshorja

Ky është një moment shumë i mirë, për të shtënë në dorë negociata dhe marrëveshje të cilat i keni lënë pas dore prej kohësh, për shkak të disa të papriturave në vendin e punës. Nga pikëpamja sentimentale, parashikohet një ditë, e cila do ju heqë çdo dyshim lidhur me partnerin/en. Lidhur me investimet duhet të jeni më të përqendruar.

Akrepi

Këshillohet që të jeni më diplomatë lidhur me çështjet familjare, pasi parashikohet të ketë momente tensioni. Në dashuri duhet të jeni më të hapur dhe të gatshëm për të arritur stabilitetin e kërkuar.

Shigjetari

Merrni më shumë kohë për të pushuar dhe për të riorganizuar të gjithë aktivitetet tuaja, lidhur me disa projekte të reja të cilat do të tensionojnë nervat dhe trupin tuaj. Duhet të jeni të gatshëm të përballeni me disa të papritura.

Bricjapi

Merrni më shumë kohë për të menduar për veten dhe për të bërë diçka të jashtëzakonshme, shkruan noa.al. Kreativiteti dhe intuita duhen shfrytëzuar më së miri në avantazhin tuaj për t’u dhënë më shumë vlerë projekteve tuaja.

Ujori

Në këtë moment do të jeni në kërkim të më shumë qetësie, harmonie dhe paqe në raportet tuaja ndërpersonale. Këshillohet vetëm që të jeni më të kujdesshëm në menaxhimin e të ardhurave tuaja.

Peshqit

Do të ndiheni të mbingarkuar nga një ngarkesë pune, të cilën duhet ta mbyllni sa më parë. Megjithatë ky është një moment i mirë për të rimarrë kurajo dhe për të vlerësuar më mirë negociata dhe marrëveshje të reja interesante. Dashuria do të jetë mjaft pasionante.

“Kemi gjetur k rimba në ushqim…” legjenda e notit akuzon Lojërat Olimpike: Ka radhë të gjata dhe mungesë mishi

Legjenda e notit të skuadrës GB Adam Peaty ka zbuluar se si atletët kanë gjetur krimba në ushqimin e tyre në Fshatin Olimpik në Paris.

Gjashtë herë medalisti olimpik, të cilit iu desh të luftonte edhe Covid-in gjatë Lojërave ka ngritur shqetësime sa i përket kushteve në fshatin e Lojërave Olimpike 2024 ku sportistët e gjithë botës bashkëjetojnë prej disa ditësh.

29-vjeçari u cilësua si një nga shpresat më të mëdha të Team GB për medalje që shkon në Paris 2024, megjithatë përfundoi vetëm i dyti në garën 100 metra. Pasi humbi për dy të qindtat e sekondës, ai pranoi në intervistën e tij pas garës se kishte pasur dhimbje në fyt, ndërsa ditën tjetër u diagnostikua me Covid. Për Adam Peaty infektimi me virusin nuk ishte gjëja më e keqe që i ndodhi në eksperiencën e Parisit pasi sipas tij kateringu i ushqimit për sportistët ishte i tmerrshëm.

“Kateringu nuk është mjaftueshëm i mirë për nivelin që pritet të performojnë atletët. Ne duhet të japim më të mirën që mundemi. Nuk kishte mundësi të mjaftueshme proteinash, radhë të gjata, pritje 30 minuta për ushqim sepse nuk ka sistem të radhës. Sportistët kanë gjetur krimba tek peshku që na dhanë të konsumojmë”, ka deklaruar atleti.

Ndërkaq, ujërat e ndotura të Senës në Paris vazhdojnë të krijojnë kaos dhe polemika në Lojërat Olimpike. Lëvizja e fundit vjen nga Belgjika, e cila vendosi të tërhiqte ekipin në shenjë proteste nga stafeta e triatlonit miks, që u zhvillua dje. Vendimi u mor për shkak se u sëmur atletja Claire Michel, e cila mori pjesë pak ditë më parë në garat individuale, por shfaqi probleme shëndetësore pas zhytjes në lumë.

Michel mori pjesë në garën e triatlonit për femra të mërkurën e kaluar, duke u renditur në vendin e 38-të. Por sportistja 35-vjeçare belge tani është e sëmurë dhe është detyruar të tërhiqet nga stafeta e përzier. Mediat belge bëjnë të ditur se Michel ka pësuar një infeksion “Escherichia coli”. Ky është bakteri që vazhdon të pushtojë ujërat e Senës, sidomos pas reshjeve të fundit. Gjatë ditëve të fundit madje ishin përhapur zëra për shtrimin e atletes në spital, por kjo u mohua nga Komiteti Olimpik Belg.

“Është vetëm fillimi”/ Hezbollah nis bo mbardimet ndaj Izraelit, raportohet për të pΙagosur (Video)

Grupi i armatosur i Libanit, Hezbollah nisi një seri sulmesh me dron dhe raketa në veri të Izraelit të martën, por paralajmëroi se hakmarrja e shumëpritur për vrasjen e një komandanti të lartë nga Izraeli javën e kaluar nuk ka ardhur ende dhe se ky është vetëm fillimi.

Hezbollahu tha se sulmoi dy qendra ushtarake pranë Acre në veri të Izraelit dhe gjithashtu një automjet ushtarak izraelit në një tjetër vend.

Ushtria izraelite tha se kishte arritur të kapte dronët, duke theksuar se pesë civilë mbetën të plagosur në jug të qytetit bregdetar të Nahariya. Sipas informacioneve, një prej të plagosurve është në gjendje kritike. Ushtria izraelite njoftoi se kishte vrarë Ali Jawad, komandantin e Radëan, në një sulm ajror në një fshat në Libanin jugor.

Sipas ushtrisë izraelite, sulmi ndaj Jaëad është “dëm i madh për aftësinë e Hezbollah për të promovuar dhe kryer operacione terroriste nga Libani jugor kundër Izraelit në kufirin verior”. Përveç Ali Jawad, megjithatë, Hezbollah është zotuar të hakmerret për vdekjen e komandantit të tij Fouad Shukr në Bejrut, duke ngritur shqetësime se një përshkallëzim i madh mund të çojë në përhapjen e konfliktit në rajon.

Me skafandër në kokë i veshur me të zeza/ PυbΙikohet momenti i ekz. ekutimit së biznesmenit, autori u largua ma motor

Momenti i vrasjes së topografit 54-vjeçar Panagiotis Stathis në makinën e tij në Neo Psychiko të Greqisë më 2 korrik 2024 është publikuar.

Në videon e publikuar nga mediat greke vërehet autori i veshur me rroba të zeza dhe një skafandër të bardhë duke ndaluar motorin pikërisht pranë mjetit të viktimës dhe më pas e qëllon me armë.

Më pas ai largohet nga vendi i ngjarjes.

Në lidhje me ngjarjen është arrestuar një 44-vjeçar, i cili Panagiotis Stathis, ndërsa po hetohen edhe persona të cilët ai i ka takuar për biznes në Mykonos.