Një taksë më pak por qytetarët përsëri e paguajnë naftën e benzinën një lloj.
Ulja e cmimit të karburanteve në bursat ndërkombëtare por dhe heqja e taksës së markimit pritej të reflektohej edhe në faturat e qytetarëve që përdorin automjetet duke filluar nga 1 gushti, por nuk ka vend për optimizëm.
Ka kaluar pothuajse 1 javë nga heqja e taksës së markimit 1 lekë/litër. Nga një vëzhgim i thjeshtë në tregun e karburanteve në kryeqytet rezulton se nuk kemi një lëvizje të çmimeve krahasuar me një muaj më parë, kur ky koncension ishte ende në fuqi dhe qytetarët paguanin më shumë taksa.
Ndonëse koncensioni i markimit të karburanteve 1 lekë për 1 litër naftë përfundoi në fund të korrikut dhe kostot i kaluan buxhetit të shtetit kjo nuk është përkthyer në një ulje të çmimeve për konsumatorin fundor, çka do të thotë që qytetarët ende e paguajnë si naftën por dhe benzinën rreth 182-184 lekë dhe gazin për 57 lekë.
Janë rreth 7 taksa dhe tarifa vendore, të përfshira në çmimin e një litri naftë, duke nisur nga akciza, taksa e qarkullimit, TVSH-ja, taksa e karbonit, si dhe tarifat e tjera.
Por asnjë taksë më pak por dhe një ndryshim i çmimeve në bursat ndërkombëtare nuk po i luhat cmimet në tregjet shqiptare. Sipas bursës “Platts” në blerjen e fundit nafta u tregtua me 722$/ton nga 794$/ton në fillim të korrikut.
Ndërsa Drejtoria e Doganave bën të ditur se kërkesa për karburante në pikun e sezonit turistik ka qenë shumë herë më lartë se më parë. Vetëm në korrik u zhdoganuan mbi 67 mijë ton karburante.
Shumë grekë nuk e kanë pranuar mirë faktin se një prej influencereve më të ndjekura të vendit të tyre, me plot 1.2 milionë “folloës” në Instagram, zgjodhi Shqipërinë për të kaluar disa ditë pushime.
Ioanna Touni, me djalin e saj të vogël dhe katët miq nga Greqia vendosën të kalojnë pushimet në Sarandë, ku vizituan disa prej atraksioneve turistike, përfshi edhe disa plazhe në Ksamil.
Ajo ndau me mbi 1 milionë ndjekësit e saj në rrjetet sociale çastet e bukura nga pushimet në Sarandë, por mesa duket jo të gjithë e kanë pritur mirë këtë fakt, çka vihet re nga komentete e shumta negative në portalet greke që e kanë pasqyruar udhëtimin e saj.
Ajo nga ana tjetër, ka ndarë edhe një faturë në një prej restoranteve shqiptare, duke thënë se katër persona paguan 200 euro, apo 50 euro për person.
Alma Cooper nga Michigan, një oficere e ushtrisë amerikane, u shpall Miss USA të dielën, duke u bërë personi i tretë që mban titullin këtë vit pas dorëheqjes të fitueses së vitit 2023.
22-vjeçarja, e cila ka një master në shkencën e të dhënave nga Universiteti i Stanfordit, mundi 50 konkurrente të tjera në një konkurs që përfshinte gara me rroba banje dhe fustane mbrëmjeje. Connor Perry nga Kentaki dhe Danika Christopherson nga Oklahoma u emëruan respektivisht në vendin e parë dhe të dytë.
“Si bijë e një punëtoreje emigrante, një gruaje krenare afro latine dhe një oficere e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, unë po jetoj ëndrrën amerikane”, u tha ajo gjyqtarëve gjatë një seance pyetjesh dhe përgjigjesh në finalen e së dielës. “Nëse ka diçka që jeta ime dhe nëna ime më kanë mësuar, është se rrethanat tuaja nuk e përcaktojnë kurrë fatin tuaj: Ju mund ta bëni suksesin të arritshëm duke kërkuar përsosmëri.”
Cooper u kurorëzua në skenë nga titullarja e mëparshme, Savannah Gankiewicz nga Haëaii, e cila trashëgoi diademën në maj pasi Noelia Voigt e Utah dha dorëheqjen në rrethana shumë të diskutueshme.
Dy ditë ka zgjatur pezullimi i Altin Qatos, drejtori i Policisë Rrugore që qëlloi me shpullë një të ri në autostradën Thumanë-Kashar.
Gazetari Klodian Tomorri tregon se Altin Qato vijon punën në krye të Policisë Rrugore, ndërsa urdhri i “pezullimit” të nxjerrë me urgjencë nga Muhamet Rrumbullakut ishte sa për t’i hedhur “hi sy” publikut dhe mediave që të heshtin.
Kështu shkruan gazetari Klodian Tomorri në një postim të tij të sotëm.
‘Shikoni se sot në mëngjes kanë dhënë urdhrin që Altin Qato të rikthehet në punë dhe është kthyer sakaq. Është ai shefi i rrugores që ja kërciste miletit me shpullë surratit. Në fakt nuk ka ndonjë çudi të madhe këtu. Sa më shume thellohet diferenca e votave aq më fort kërcet shpulla. Megjithatë duhet bërë shyqyr. Deri tek shpulla është mirë kjo punë. Keq është kur të fillojnë të shtrijnë llozin. Dilni protestoni prapë tani se, herën tjetër do hani grushte surratit.’, shkruan Klodian Tomorri në Facebook.
Ish-banorja e “BBV3”, Françeska Murati, përgjatë qëndrimit të saj në shtëpi ka folur gjithmonë për të voglin e saj, Charlie, por në asnjë moment nuk preferonte ta bënte publik imazhin e tij.
Po ashtu dhe pas daljes së saj nga shtëpia ajo mbajti të njëjtin qëndrim. Por ditën e sotme, ajo ka ndarë në rrjete sociale për herë të parë një fotografi të vogëlushit të saj i cili ndodhet në krahët e të atit.
Krahas fotografisë ajo shkruan teksa shprehet e emocionuar se sa e lumtur është për rritjen e të birit:
“S’më besohet që po planifikoj 2-vjetorin e Charlit time. Ku mu rrit kaq shpejt? Më duket sikur dje e kam marrë në krahë për herë të parë. Mezi po pres t’ju tregojë se çfarë feste të bukur po planifikojmë për tutucin e vogël.”
Të gjithë ata qytetarë që po dalin në pension pas 1 korrikut janë viti, do të kenë më shumë pensione mujor për shkak se qeveria miratoi koeficentët e ri për rivlerësimin e pagave referencë të para vitit 14. mbi Koeficenti i ri të cilin do të llogaritet paga për ata që kanë vite pune para vitit 1994 bëhet 12.257 dhe jo më 10.799 sa ishte deri tani.
Pra, nëse për një detyrë të punës para viteve 94′, referenca për efekt pensioni ishte 2,740 lekë, ajo automatikisht më shkon 12,2 herë dhe shkon në 33,584 lekë. Ndërsa me koeficientin e vjetër, paga rivlerësohej nga 2.740 lekë në 29.589 lekë.
Rivlerësimi i faqeve, mbi bazën e pagesës janë paguar kontributet, sjell automatikisht shumë para për pensionistët, për shkak se sa më lart është vlera e pagës së deklaruar aq më lart është edhe pensioni.
Ky koeficient do të ndikojë në rritjen e bazës së vlerësuar për persona që do të aplikojnë për pensione të reja duke bërë të mundur që pensionet e tyre të jenë të harmonizuara me kontributet e derdhura në kohë”, thotë Ministria e Ekonomisë, teksa sqaron këtë vendim.
Në vendimin e qeverisë thuhet se pas aplikimit të këtyre koeficienteve paga e rivlerësuar për efekt pensioni, nuk mund të jetë më e lartë se: trefishi i pagës minimale në shkallë vendi dhe as më e lartë se paga maksimale. Kurse pas vitit 94’, koeficentët për pagat referuese janë të ndryshëm dhe nisin nga 9.8 herë për vitin 1995, dhe mbarojnë me 1.1 herë në vitin 2022. Nga ky vendim nuk përfitojnë ata që kanë dalë në pension para 1 korrikut, të cilët do të marrin rritje pensioni, nga indeksimi që pritet të bëhet në tetor të këtij viti. Ja vendimi i plotë
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 59, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave vendosi:
1. Miratimin e indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2022, me indeksin 13.5%, të llogaritur sipas kritereve të përcaktuara në nenin 59, të ligjit nr.7703, datë 1.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
2.Indeksi i përcaktuar sipas pikës 1, të këtij vendimi, aplikohet për rivlerësimin e bazës së vlerësuar të arritur nëpërmjet kontributeve të derdhura dhe rivlerësimeve të tyre, të kryera deri në vitin 2022, dhe zbatohet për efekt të llogaritjes së shumës fillestare mujore të pensioneve, që do të caktohet me datë fillimi nga data 1 korrik 2024 e në vazhdim.
3. Indekset akumulative të bazës së vlerësuar, të arritur nëpërmjet pagave të periudhës 1994-2022, referuar kontributeve të derdhura sipas muajve në këtë periudhë dhe pagave referuese sipas punëve dhe profesioneve, e përcaktuar me vendimin nr.561, datë 12.8.2005, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagave referuese për llogaritjen e pensioneve”, të ndryshuar, sipas viteve, janë sipas shtojcës 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi. 4.Pas aplikimit të indeksit të vitit 2022, baza e vlerësuar për efekt të llogaritjes së shumës fillestare mujore të pensioneve, që do të caktohen me datë fillimi nga data 1 korrik 2024, nuk mund të jetë më e lartë se:
4.a) trefishi i pagës minimale në vend, e biznesit me vendim të Këshillit të Ministrave, për pagat e periudhës nga viti 1994 deri në 31.12.2019; 4.b) paga maksimale në nivel vendi, sipas kritereve të nenit 10, të ligjit nr.7703, datë 1.5.1993, “Për sigurimet sociale në Republikën e Shqipërisë”, të tjera, për pagat nga viti 2002 e në vazhdim. .
5. Efektet financiare, që rrjedhin nga një aplikant i caktuar, lidh me veprimet e formulës së caktimit të pensioneve, vetëm për pensionet që caktohen me datën e fillimit të të dhënave të hyrjes në fuqi të vendimit të një viti më parë dhe përballohen brenda buxhetit, të miratuar për Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Ky vendim në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrirë efektet financiare nga data 1 korrik 2024”, thuhet në vendim.
Reperi Rigels Rajku, i njohur ndryshe si Noizy, është shpallur në kërkim nga policia e Kosovës. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj personazhit të “TikTok”, Medi Iseni, në një klub nate në Pejë mëngjesin e 2 gushtit. Më herët është bërë e ditur se ndaj Noizy-t është lëshuar fletë arresti dhe uniformat blu po bëjnë kërkime për vendosjen e tij në pranga.
Ka dyshime se reperi shqiptar ndodhet ende në Kosovë dhe madje ka performuar në një klub nate. Operacioni për kërkimin e Noizyt është duke u realizuar me urdhër të Prokurorisë në Pejë. Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, ka apeluar për bashkëpunim: “I njëjti nuk është paraqitur në stacionin policor për intervistim. I bëjmë apel këngëtarit që të paraqitet tek organet kompetente”.
Kreshnik Spahiu, ka reaguar në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve lokale në Himarë, të cilat u fituan nga Vangjel Tavo me një diferencë të ndjeshme votash ndaj rivalit të tij opozitar Petro Gjikuria.
Kreshnik Spahiu, ka reaguar në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve lokale në Himarë, të cilat u fituan nga Vangjel Tavo me një diferencë të ndjeshme votash ndaj rivalit të tij opozitar Petro Gjikuria.
Në një postim në facebook, Spahiu shkruan se kryetari i PD Sali Berisha, nuk mundi të fitojë zgjedhjet as pas aleancës me Athinën të cilës i fali 6 milje det dhe 6 varreza ushtarësh grekë në jug të Shqipërisë.
i fali Greqisë me firmë 6 milje në detin Jon
– i fali 6 varreza ushtarësh grek në jug të Shqipërisë.
– i fali ndryshimin e kombësisë me ligj per 320 euro.
– i fali censusin me bazë etniko-fetare.
Në fund të jetës donte ti falte edhe Himarën tonë, shkruan Spahiu.
38-vjeçari i cili u gjet i pajetë mesditën e djeshme pranë Gjirit të Barxhos në Ksamil është Florian Kofina, banues në Tiranë. Nga ekspertiza paraprake mjeko-ligjore mësohet se 38-vjeçari ka gjetur vdekjen si pasojë e mbytjes.
Dyshohet se paraprakisht viktima ka pësuar arrest kardiak teksa bënte zhytje në plazhin e njohur si plazhi i shkëmbinjve dhe më pas është mbytur. Personat, të cilët kanë gjetur fillimisht trupin e pajetë të 38-vjeçarit i kanë thënë policisë se dyshonin të jetë goditur me jet ski, pasi në distancë janë parë disa mjete lundruese. Për këtë arsye, grupi hetimor nën drejtimin e prokurorit të çështjes, nisi punën duke kryer veprime në vendin e ngjarjes, për të parë nëse qëndrojnë apo jo dëshmitë.
Nga ekpertiza ka rezultuar se në trupin e 38-vjeçarit nuk ka asnjë dëmtim të jetë shkaktuar nga jet ski, përveç një gërvishtjeje të vogël në pjesën e gjoksit, për të cilën ekspertët dyshojnë se është shkaktuar nga përplasja me shkëmbinjtë pasi kishte ndërruar jetë. Trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë të dytë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë.
Këngëtari i njohur Rigels Rajku, i njohur si Noizy është duke u kërkuar nga Policia e Kosovës pas incidentit në një diskotekë në Pejë me personazhin e njohur të “TikTok”, Medi Iseni.
Burime të medias vendase, Insajder kanë treguar se policia është duke e kërkuar reperin.
Policia ka zhvilluar kërkime tek DJ personal i reperit në lagjen “Dragodan” dhe sipas informacioneve jo zyrtare, policia i ka lënë ftesën për Noizyn që të paraqitet në komisariat, por ai nuk është paraqitur.
Edhe pse Policia dhe Prokuroria janë vënë në ndjekje të tij, një club në Gjilan njoftoi se Noizy të hënën do të mbajë një koncert aty.