Vde* ja e 38-υj eçαrit në Ksamil, dë shmia: PoIicia fshehu ngjarjen, u υ ra nga një Jet Ski

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Ksamil ku një 38-vjeçar u gjet i vdekur.

Policia njoftoi se në shkëmbinjtë te “Gjiri i Barxhos” në Ksamil ka gjetur trupin e pajetë të një 38-vjeçari.

Policia tha se 38-vjeçari me banim në Tiranë dyshohet se është mbytur aksidentalisht si pasojë e një arresti kardiak. 38-vjeçari kishte dalë për lundrim me një mjet kanoe dhe ka qenë duke bërë zhytje në këtë zonë, njoftoi policia.

Por e vërteta duket se është ndryshe dhe akoma më e rëndë, pasi policia ka manipuluar ngjarjen.

Një qytetar, dëshmitar në vendngjarje thotë për Vox News se 38-vjeçari është vrarë Jet Ski. Qytetari hedh akuza edhe me emra, duke thënë se në krye të komisariatit të Kufirit është emëruar Agim Çumani, mik i ish-kryepolicit Ardi Veliut, që sipas dëshmisë është i korruptuar dhe si pasojë ka ardhur edhe fshehja e ngjarjes së rëndë.

Dëshmia e qytetarit për Vox News:

Ca po ndodh me keto policet e korruptuar, keto miqte e Ardi Veliut. Nga kusheriri i vet Fadil Veliu, shperblen dhe Agim Cumanin, ogurziun e ngjarjes se pak diteve me pare ne Memaliaj, ku mbeten te vrare 3 persona, duke e shperblyer me postin e shefit te kufirit, qe sa erdhi filloi me rrushfete, dhe si pasoje ja c’fare ndodhi, nje djal i ri humbet jeten ne Ksamil, nga Jetskit.

Kjo eshte policia qe duam dhe qe paguajme taksat. Asgje skemi te sigurt ne ket vend.

VIDEO/ Gol në ndeshjen e parë të kampionatit, Hoxha shkëlqen në Kroaci

Arbër Hoxha e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin. Sulmuesi i Kombëtares ka gjetur golin me Dinamon e Zagrebit, në ndeshjen e parë të kampionatit kroat.

Në sfidën shtëpiake ndaj Istrës, Hoxha u shërbye nga Pjaca, për të zhbllokuar llogaritë në minutën e 13-të. Një gol shumë i rëndësishëm ky, i cili i hapi rrugën atyre të Theophile dhe Kulenovic.

Për anësorin e njohur Hoxha, një nga futbollistët që u ftua në Europian nga Sylvinho, është një fillim mjaft i mirë i kampionatit.

(VIDEO) 

(J.S/BalkanWeb)

Bota miste rioze e Dubait: ModeΙja tregon të vërtetën e festaυe në jahte Ιυksoze

Është mesi i verës dhe për rrjedhojë edhe sezoni i jahteve – të paktën për shumë pak njerëz të pasur në botë që mund ta përballojnë këtë luks. Qoftë në jug të Francës, Ibiza apo Dubai – jahtet e super të pasurve janë aktualisht në funksion. Por çfarë ndodh në të vërtetë në det.

Një vajzë e re zbulon detaje nga bota misterioze ku të rejat paguhen për të festuar me burra të pasur. Ajo ka pasur përvoja shumë të ndryshme – ajo që dikur ishte një punë ëndërr, u kthye papritur në një makth. Por jo që në fillim.

Sarah është një modele 28-vjeçare nga Anglia, e cila emigroi për një kohë të shkurtër në Emiratet e Bashkuara Arabe nga Birmingham tre vjet më parë.

“Kur jetova në Dubai për herë të parë në vitin 2021, vështirë se mund ta besoja fatin tim. Po bëja një xhirim për një katalog të rrobave të banjës kur një modele tjetër më pyeti nëse do të isha e interesuar të paguhesha për të festuar në një superjaht”, thotë ajo për The Sun. Ajo mori 600 paund britanike nga një DJ i njohur për pesë orë.

“Gjithçka që duhej të bënim ishte të bisedonim me të ftuarit, të kërcenim dhe të pozonim me bikini”, kujton Sarah. Kishte vetëm dy ndalime: të mos pish shumë dhe të mos bësh seks me askënd. “Por nëse na pëlqente dikush, ne mund të flirtojmë”, thotë ajo. “Kam kaluar momentin më të mirë të jetës sime. Pas kësaj më ftonin në një ose dy festa në muaj”.

Shumica e organizatorëve të festave i kërkuan asaj të nënshkruante një marrëveshje moszbulimi “sepse ka kaq shumë njerëz të famshëm të pranishëm”, thotë Sarah. U kthye në Evropë dhe në një festë me varkë në jug të Francës ndryshoi gjithçka.

“Ishin dymbëdhjetë vajza dhe gjashtë burra në bord – na u ofruan 1200 £ për pesë orë.” Në bord ishin edhe një kripto-milioner dhe një reper i njohur.

Sara vuri re se atmosfera ishte ndryshe nga ajo në Dubai. Gratë e tjera do të kishin bërë gjithçka për burrat. “Ata na bënë të dukemi si eskortë, gjë që na vuri në rrezik”. Dhe me të vërtetë: “Një burrë më kapi nga pas dhe u përpoq të më prekte. Ai ishte i dehur dhe i turbullt,” kujton Sarah. “Isha e tmerruar dhe e frikësuar. Ne po lundronim në oqean dhe nuk kishim shpëtim. U ndjeva e bllokuar”.

E përlotur ajo u kërkoi organizatorëve ta kthenin në breg me një skaf. “Ne po dridheshim. E kuptuam se sa naivë kishim qenë”.

Supozohej të ishte festa e fundit luksoze e Sarës në një jaht. “Pas kësaj u zotova të qëndroja larg skenës së festës me pagesë. Festat e pakontrolluara të jahteve kanë gjithashtu anët e tyre negative, veçanërisht në Evropë”.

Rrogë sheikësh në Katar apo Champions me Atalantën? Ja zgjedhja e kapitenit kuqezi Berat Gjimshiti

Berat Gjimshiti ka qenë në mënyrë të papritur një emër shumë i lakuar në merkaton e futbollistëve në Itali në javët e fundit.

Shkak është bërë një ofertë e Al Rajan të Katarit e mbërritur në adresë të kapitenit të Kombëtares shqiptare,

Klubi nga Katari i ofronte atij një rrogë marramendëse, prej mbi 4 milionë eurosh në sezon për një kontratë trevjeçare me klubin në fjalë. Një ofertë që ka tunduar mbrojtësin shqiptar, i cili në këto ditë ka peshuar mirë çfarë zgjedhje të bëjë për të ardhmen e tij, nëse në vitet e ardhshme të mendojë për përfitimet financiare, apo të vazhdojë të paraqitet në nivelet më të larta me Atalantën.

Sipas mediave italiane, zgjedhja e tij tashmë është bërë, “Tuttomercatoweb” bën të ditur se Gjimshiti ka vendosur që të qëndrojë të Atalanta, ku është një titullar i padiskutueshëm dhe ku në ditët në vijim do të luajë Superkupën e Europës ndaj Real Madrid, teksa në shtator do të jetë protagonist në Ligën e Kampioneve me zikaltrit.

Horoskopi javor, 5 – 11 gusht 2024

Dashi: Sipas horoskopit të Brankos java do të nisë me mbarësi. Të hënën do të keni mundësi të zgjidhni të gjitha çështjet e pazgjidhura para pushimeve. Të mërkurën, nëse ju pëlqen dikush, do bëni mirë të dilni dhe të flisni për ndjenjat tuaja. Tensionet në familje mund të lindin të premten.

Demi: Të martën do të merreni me çështje parash, që lidhen me bankën. Të mërkurën do të duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm në dashuri, përpiquni të mbani nën kontroll natyrën tuaj posesive. Të dielën mund ta keni një ditë me rrezik të lartë nervozizmi.

Binjakët: Të martën yjet do t’ju ftojnë të përmbani nervozizmin dhe të masni fjalët që shqiptoni. Të mërkurën mund të lindin disa probleme të vogla në familje, lidhur me shtëpinë. Do të nevojitet kujdes. E diela shihet si ditë kushtuar qetësisë, butësisë dhe argëtimit.

Gaforrja: Të hënën mund të keni një takim të dobishëm për të ardhmen tuaj. Ditën e mërkurë dikush do të pësojë një rënie të lehtë fizike, pak lodhje. do të ishte me vend që çdo takim serioz të shtyhej për ditët në vijim. Mund të merrni disa benefite shtesë të dielën.

Luani: Siç e parashikon horoskopi i Brankos, java do të nisë në këmbë të gabuar. Të hënën, në fakt, Hëna në disonancë mund të shkaktojë një shqetësim të vogël fizik, pak lodhje. Të mërkurën yjet do ju ftojnë të guxoni më shumë, pa frikën e dështimit. Të shtunën në emër të dashurisë.

Virgjëresha: Hëna disonante të martën mund t’ju bëjë veçanërisht nervozë ose të hutuar. Ju do të duhet të jeni shumë të kujdesshëm. Të enjten yjet do të favorizojnë jetën në marrëdhënie. lindja e miqësive të reja. E diela do t’ju ftojë të reflektoni për të ardhmen tuaj.

Peshorja: Të martën yjet do ju ftojnë të ngadalësoni ritmin dhe t’i jepni vetes një pushim të merituar nga angazhimet praktike. Një mundësi e re pune mund të vijë të mërkurën për t’u shfrytëzuar. E diela pritet të jetë një ditë plot takime interesante dhe njohje të reja.

Akrepi: E hëna me rrezik të lartë përplasjesh: kujdes nga polemika të panevojshme. Të mërkurën yjet mund të rezervojnë një takim fatal që do të lërë gjurmë. Hëna e re në Luan të dielën mund të sjellë pak stres. Kujdes.

Shigjetari: Sipas horoskopit të Brankos java juaj do të nisë paksa e përmbajtur. Të hënën, në fakt, Marsi përballë mund të shkaktojë disa momente të vogla lodhjeje ose tensioni. Bej kujdes. Të mërkurën mund ta gjeni veten duke debatuar me dikë. Të dielën, prisni pak fat, diçka të bukur dhe të papritur.

Bricjapi: Yjet mund t’ju sjellin lajme të mira të martën. Të mërkurën, ata që kanë punuar për një marrëveshje apo kanë bërë negociata të rëndësishme mund të gjejnë veten me një kontratë për të nënshkruar në duart e tyre. E diela shihet si ditë në emër të ndjenjave, të dashurisë së mundshme me shikim të parë.

Ujori: Të hënën përballja e Hënës dhe Venusit mund të shkaktojnë disa momente shqetësimi në dashuri ose në familje. Të mërkurën yjet mund t’ju bëjnë të përjetoni një tërheqje sa intensive aq edhe të papritur. Të dielën do të ketë një Hënë të kundërt: kujdes nga stresi dhe zemërimi!

Peshqit: Të martën Hëna në kuadraturë mund të shkaktojë pak telashe në shtëpi. Të enjten do të ketë një hënë në Gaforre për të pasuruar jetën tuaj në marrëdhënie me butësi dhe romancë. Të dielën yjet mund të ofrojnë një mundësi të re pune.

“Tυrρ, babë 40 vjeç”/ Sh erri me Medin, reagon Noizy: Nuk e rr.aha unë, por …

Ditët e fundit sherri mes reperit të njohur Noizy dhe Muhamet Isenin, i njohur ndryshe në “TikTok” si Medi, ka shkaktuar mjaft zhurmë.

Ditën e djeshme, Noziy i cili ndodhej në Ferizaj për një koncert është shoqëruar në polici për shkak të këtij sherri. Ai u akuzua se së bashku me 7 persona të tjerë se dhunoi brutalisht Muhamet Isenin, bashkë me mikun e tij Bekim Hardergjonajn brenda një klubi nate në Pejë në orët e para të mëngjesit të 2 Gushtit.

Reperi, në një postim në InstaStory, njoftoi anulimin e performancës së tij në Ferizaj, për shkak se po shoqërohej për në polici.

Ditën e sotme, Noizy përmes një postimi në Instagram, i ka bërë thirrje shtetit që të mos ndikohet nga titujt skandaloze në rrjetet sociale, ku duan vetëm klikime dhe nuk bazohen në fakte të vërteta. Edhe pse ai shprehet se nuk ka asgjë kundër shtetit dhe e respekton, Noizy shprehet se është e padrejtë që të lëshohet një urdhër arresti ndaj tij pa prova të bazuara dhe verifikuara.

Ndërsa përsa i përket sherrit të ndodhur në klub, Noizy mohon të ketë ushtruar dhunë ndaj Medit, madje sipas tij, ai nuk e ka prekur fare me dorë. Reperi shpjegon se kur hyr në mbrapaskenë, ku ndodhej Medi së bashku me tre shokët e tij, pa se ata po rriheshin nga disa djem të tjerë, ku disa prej tyre nuk i njihte. Menjëherë pas kësaj situate të krijuar, Noizy është larguar menjëherë nga sigurimi. Madje ai tregon se Noziy nuk shfaqet në asnjë video gjatë sherrit, pasi nuk mori fare pjesë, u largua direkt sa nisi sulmi.

Ndër të tjera reperi i njohur dhe mjaft i dashur për publikun sqaroi se e gjitha ndodhi kur ai ishte në punë dhe Medi i ra në qafë. Nëse do i jepej mundësia të rikthente prapë atë moment, Noizy shpjegon se nuk do e prekte me dorë, por do i thoshte “turp të të vijë se je 40 vjeç babë me fëmjë”.

Ndërsa Medi Iseni akuzon se “u pre në besë” nga reperi tjetër shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij.

KKT miraton Ιejen për 8 projekte me kulla deri në 65-100 kate në Tiranë

Vala e ndërtimeve në Tiranë pritet të marrë sërish vrull në periudhën në vijim, pavarësisht se kërkesa po shfaq tendenca ngadalësimi dhe shumë ekspertë të pasurive të paluajtshme thonë se tregu po arrin mbingopjen.

Së fundmi Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) ka miratuar dhënien e lejeve për disa projekte shumëkatëshe, ndërsa një formë e re partneriteti mes qeverisë dhe privatit pritet ti japë mundësinë këtij të fundit të ndërtojë projekte të mëdha në pronat publike.

Janë të paktën 8 projekte zhvillimore, që parashikojnë ngritjen e kullave që do të kenë deri në 65 kate dhe një tjetër projekt 100 kate, i prezantuar së fundmi, por që nuk e ka marrë akoma lejen e zhvillimit..

Nga lejet e KKT-së, me më kryesorja është ajo në Bulevardin e Ri që lë pas projektin “Mount Tirana” që është deri më tani projekti me lartësinë më të madhe, me 58 kate.

Konkretisht, KKK ka dhënë Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë Banimi, Shërbimi dhe Hotelerie 4, 5, 23, 24, 57, 58 dhe 65 mbi tokë me 6 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bulevardin e Ri, Bashkia e Tiranës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Klar” sh.p.k. Për momentin kjo është kulla më e lartë që ka marrë leje zhvillimi.

Në listën e KKT janë edhe disa projekte në rrugën “Dritan Hoxha” me 35 kate, apo në rrugën “Teodor Keko”, me lartësi 50 kate mbi tokë. Tashmë duket se kullat po kalojnë zonën brenda Unazës, duke u shtirë edhe në pjesën më periferike të kryeqytetit.

Një projekt tjetër parashikon një kompleks shumëfunksional rezidencial me 27 kate në zonën e Kasharrit.

Është dhënë leje ndërtimi dhe për objektin: “Top Seven Tower”, zhvillim kompleks për ndërtimin e ambienteve të reja me funksion rezidencial dhe shërbime prej 33 dhe 35 katesh mbi tokë dhe 4 kate nëntokë, me vendndodhje në Rrugën “Dritan Hoxha”, Bashkia e Tiranës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Top Seven Construction” sh.p.k.

Një tjetër projekt përfshin objektin: “Kompleks banimi, hotelerie me shërbime 1, 25, 39, 50 kate mbi tokë dhe 3 kate parkim nëntokë, në rrugën “Teodor Keko”, Bashkia e Tiranës”, me subjekt zhvillues shoqëritë “Xh & M” sh.p.k, “Alfazed” sh.p.k dhe “Smart Construction Invest” sh.p.k

Leja tjetër për projekte shumëkatëshe lidhet me objektin: “Kompleks shumëfunksional, rezidencial dhe shërbime 2, 3, 4, 8, 10 dhe 27 kate mbi tokë”, me vendndodhje në Kashar, Bashkia e Tiranës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Tirana West Center” sh.p.k.

Së fundmi është miratuar pas një konkursi një projekt nga arkitekti Alejandro Aravanea dhe studioja e tij Elemental Studio, me një lartësi prej 300 metrash ose 100 kate dhe nëse ndërtohet do të bëhet më e larta në Tiranë.

Kulla do të jetë në qendër në krah të “Malit të Tiranës”, që ka filluar tashmë të ndërtohet. Pas miratimit të projektit pritet që kjo kullë të marrë lejen e zhvillimit.

Krahas projekteve që po ngrihen mbi truall privat, edhe vetë qeveria planifikon të japë për zhvillim disa hapësira që i ka në pronësi.

Në qershor, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit hapi tenderin me objekt “Energjizimi i qyteteve: Zhvillimi Inovativ i Pronës Publike”. Kjo procedurë kërkon të afrojnë pranë vetes projekt-ide që synojnë të zhvillojnë pronën publike në bashkëpunim me sektorin privat, ku në fund përfitimi që do të marrin institucionet janë zyra.

Projektet e reja do të zhvillohen mbi truallin e disa ndërtesave shtetërore. Në to do të përfshihet ngritja e kullave nga 35 deri në 41 kate që do të shërbejnë për akomodimin e 22 institucioneve shtetërore dhe krijimin e zonave bankare, hapësirave tregtare, hapësirave për zyra me qira.

Po ashtu, projekte të reja zhvillimore pritet të nisin në Tiranë përkatësisht në zonën e Komunës së Parisit, pranë Bulevardit “Zhan D’Ark”, pranë shkollës “Harry Fultz” dhe te Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës.

Disa prej institucioneve apo pronave që do të zhvillohen ndodhen në zona mjaft të lakmuara të kryeqytetit.

Sipas dokumentit, një prej pronave që do të zhvillohet është ajo Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare me truall 9400 m² pranë kryqëzimit të Komunës së Parisit.

Prona e dytë është në afërsi të Bulevardit Zhan D’Ark ku është Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar. Projektimi është për një zhvillim shumëfunksional me 35-41 kate, me njollë ndërtimi 1,200 deri në 1,500 m² dhe me sipërfaqe totale ndërtimi nga 48,000-52,500 m²

Një tjetër projekt është Klasteri i Institucioneve të Pronës (ASHK – Prona e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, afër Shkollës “Harry T. Fultz”) Siti i propozuar për ndërtimin e Klasterit të Kadastrës Shtetërore, me një sipërfaqja trualli 5,000 m², ndodhet në zonën e Zogut të Zi (në afërsi të shkollës “Harry T.Fultz”) në një rrugë dytësore që lidhet me Rr. “Asim Vokshi”.

Një tjetër projekt është Zona e Zhvillimit Multifunksional. Siti i propozuar për zhvillim ndodhet përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha”, pjesë e Unazës së Dytë të Tiranës, duke mbuluar një sipërfaqe prej 3,000 m².

Parashikohet Projektimi i fasadës dhe volumit të një zhvillimi shumëfunksional me 25-40 kate, me njollë ndërtimi 800 deri në 1200 m² dhe me një sipërfaqe totale ndërtimi nga 30,000-40,000 m². Monitor

RRËFlMl TR0NDlTËS: Nëna ime ka d αshηor mirëρo unë e…!

Qenka e rëndë kur dikush ta rrahë nënën në shtëpinë tënde dhe ti e kupton se ai qenka dashnori i saj.

Tashmë e urrej edhe nënën, por më duhet të pajtohem me fatin se nuk kam baba dhe duhet t’i përballoj të gjitha…, shkruan D.

“Nuk mund të mësoj, edhe pse jam regjistruar në kursin veror për mësimin e gjuhës angleze. Nuk dal askund me shoqëri, por as nuk mund të fle, sepse prindërit e mi janë ndarë para dy vjetësh. Por, ky nuk është i tërë problemi.

Vjen dashnori i nënës sime në banesën tonë dhe fle me nënën time, kurse unë fle vetëm, në dhomën tjetër. Tash jam 12 vjeçe dhe i kuptoj të gjitha, por më pengon shumë ai, i cili vjen në banesën tonë si të jetë banesa e tij.

Në fillim, sa herë që vinte ai, nëna më thoshte të shkoja te fqinji ynë, Beni, e të luaja me të, kurse kohëve të fundit nuk më thotë asgjë, por mbyllet me të nën dhomën e fjetjes, kurse unë rri në kuzhinë duke shikuar televizorin ose dal para banesës dhe luaj me shoqet e hyrjes sonë…

E rrihte nënën dhe… Ditë më parë, derisa luaja me shokë e shoqe para ndërtesës sonë, u ngatërruam thuajse për asgjë. Një shoqe imja, e cila edhe u grind me mua, më tha troç:

“Po të ishe trime, siç je tash, do e dëboje dashnorin e nënës tënde nga shtëpia, e jo ai të fle aty sa herë që të dojë…”.

Kjo gjë më bëri të ndihesha keq, ma ngriti gjakun… Sepse, nuk isha më vajzë e klasës së parë, por sapo e kreva klasën e gjashtë dhe merrja sado pak erë nga jeta…

E hidhëruar shkova në banesë dhe posa hyra brenda i thash nënës: “A është e vërtetë se ai… shoku yt…, që po vjen në banesën tonë, është dashnori yt?”.

“Pse?!”, ma ktheu me habi ajo. “Kjo nuk është punë për ty!”, më qortoi ajo. Dhe, nuk voni shumë e ai erdhi. Edhe atë natë, si zakonisht, meqë ishte mbrëmje, qëndroi te ne.

Pas mesnate ma nxorën gjumin shuplakat e tij teksa e rrihte nënën time.
E pata vështirë teksa e dëgjoja nënën kah qante, kah dëneste…

Pas shuplakave pasonin edhe veprimet tjera të pakëndshme në shtrat, të cilat sjellje as që ia kujtonin ndonjërit se unë isha aty, në dhomën tjetër dhe i dëgjoja pa dashje… Të nesërmen, por edhe ditëve të tjera në vazhdim, as që doja ta shihja time nënë me sy.

E urrej me tërë shpirtin dhe për herë të parë e ndjeva me shpirt mungesën e babait tim, i cili para dy vitesh iku prej nesh, duke na lënë vetëm dhe shkoi në Zvicër, ku edhe jetonte dhe punonte prej kohësh…

Kështu, pas asaj dite jeta ime vazhdonte me trauma psikike dhe për këtë ime ëmë as që brengosej, por qëllimi i saj i vetëm ishte kënaqësia me dashnorin dhe asgjë tjetër… Nuk fliste me mua… Një mbrëmje i thash nënës ta largonte nga shtëpia atë njeri, që për mua dita-ditës bëhej gjithnjë e më bajat. Por, ajo ma ktheu:

“Unë nuk mund ta largoj, sepse ai po na mban. Kur të rritesh ti, punësohu dhe tek atëherë mund të jetojmë të pavarur prej tij”. “Turp të kesh! E shet veten për të jetuar?!”, i thash pa mëdyshje. “Pse nuk e thërret babanë tim dhe t’i tregosh se nuk kemi nga të ekzistojmë, në mënyrë që ai të na dërgojë para, por na mban ai që të rrahë sa herë t’i teket, sa herë të dojë?!”.

Dhe, për çudi, ime ëmë ia kishte thënë të gjitha atij dhe nga ai moment ai më nuk fliste me mua, madje as nuk më përshëndeste, ndonëse shkuarje-ardhjet e tij në banesën tonë as sot e asaj dite nuk kanë të ndalur…D

Dule akuzon: Tavo hyri në zgjedhje me 1000 vota plus. Himara gdhihet të hënën me dy kryebashkiakë të zgjedhur

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, akuzoi kandidatin e Partisë Socialiste për Bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo, se ka shtuar zgjedhës fiktivë, ndërkohë që u ka mohuar banorëve vendas të drejtën e votimit.

“Zoti Tavo, me zë dhe figurë, pohoi publikisht se ai ka transferuar gjendjen civile të disa qytetarëve që nuk janë banorë të Bashkisë së Himarës me qëllim që të mbrojë votën e tij. Në cilat parime kushtetuese mbështetet ky veprim. Kush janë autoritetet shtetërore që e kanë ndërmarrë këtë veprim. Janë gjithsej 311 zgjedhës që janë shtuar në listat e zgjedhjeve të sotme, krahasuar me listat e majit 2023”, tha Dule nga Himara.

Ai tha se këto shkelje janë kallëzuar në SPAK por nuk ka pasur asnjë veprim nga ky institucion.

“Po ashtu kandidati i PS pohoi me zë e figurë se ka shpërndarë mbi 1200 tituj pronësie dhe janë dhe plot 600 të tilla për t’u shpërndarë. Çfarë mund të presë një organ drejtësie pas pohimeve të tilla publike. Në këto zgjedhje, plot 6157 zgjedhës, nga 23074 zgjedhës, pra mbi 25% u privohet e drejta kushtetuese e zgjedhjes me mosnxjerren e vendimit përkatës nga qeveria për të votuar me karta apo pasaporta që u kanë kaluar data e skadencës. Shifrat tona tregojnë se janë mbi 600 qytetarë që janë paraqitur në qendrat e votimit dhe u është refuzuar pjesëmarrja. Këto janë vazhdim i zgjedhjeve të vitit 2023 dhe për rrjedhojë, duke qenë i njëjti mandat, nuk duhej vendim i ri për t’u dhënë mundësi zgjedhësve për të votuar. Me një llogari të thjeshtë, me 311 zgjedhës të importuar në Himarë nga zoti Tavo, plus mbi 600 zgjedhës të cilëve deri tani u është privuar e drejta e votimit, kandidati i PS ka hyrë në këtë proces zgjedhor me plus 1000 vota krahasuar me kandidatin e opozitës”, shtoi ai.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 4 gusht 2024, dollari amerikan. blihet me 91.4 lekë dhe shitet me 92.3 lekë.

Euro, blihet me 99.7 lekë dhe shitet 100.4 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 105.2 lekë, ndërsa në shitje me 107 lekë.

Paundi britanik, blihet me 116.6 lekë dhe shitet me 117.8 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 65.7 lekë, ndërsa në shitje me 67 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja: