Luiza Gega nuk kualifikohet në finalen e atletikës, mbyll garimin në Lojërat Olimpike

Luiza Gega nuk ka mundur të kualifikohet në finalen e atletikës në Lojërat Olimpike.

35-vjeçarja u rendit e 9 në baderinë e saj kualifikuese, duke qenë larg pritshmërive, pasi në finalen e 3000 metrave me pengesa kualifikoheshin 5 atletet e renditura të para.

Gega garën kualifikuese e mbylli me kohën 9 minuta, 27 sekonda dhe 41 të qintat, duke qenë edhe shumë larg rekordit të saj personal.

Me eliminimin e Gegës mbyllet edhe përfaqësimi i Shqipërisë në Lojërat Olimpike në atletikë, ndërsa pa garuar kanë mbetur vetëm sportistët e mundjes.

E rën dë, gjendet i mb γtur 42-vjeçari, zbardhen dγshimet e para

Një qytetar 42-vjeçar u gjet i mbytur nga shërbimet policore në bregdetin e Borshit. Sipas një njoftimi paraprak nga policia, shtetasi D.E dyshohet se është mbytur aksidentalisht.

42-vjeçari vuante nga shëndeti mendor dhe prej disa orësh ishte larguar nga banesa dhe po kërkohej nga familjarët.

Himarë/Informacion paraprak

Sot, në Borsh, nga shërbimet e DVKM Vlorë është gjetur, dyshohet i mbytur aksidentalisht në det, shtetasi D. E., 42 vjeç, banues në Borsh.

42-vjeçari vuante nga shëndeti mendor dhe prej disa orësh ishte larguar nga banesa dhe po kërkohej nga familjarët.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gjendet i ρaj etë pranë një masivi shkëmbor në Ksamil një 38-vjeçar, ja çfarë dy shohet

Një 38-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme tek “Gjiri i Barxhos”, në Ksamil, në një masiv shkëmbor në det.

Policia bën me dije se bëhet djalë për shtetasin me iniciale F.K., banues në Tiranë, i cili dyshohet se është mbytur.

Sipas informacioneve të para, i riu dyshohet se kishte dalë për lundrim me një mjet kanoe dhe ka qenë duke bërë zhytje në këtë zonë.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Sot, më datë 04.08.2024, tek shkëmbinjtë tek “Gjiri i Barxhos”, në Ksamil, në një masiv shkëmbor në det, është gjetur i pajetë shtetasi F. K., rreth 38 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është mbytur aksidentalisht si pasojë e një arresti kardiak.

Nga informacionet paraprake dyshohet se ai kishte dalë për lundrim me një mjet kanoe dhe ka qenë duke bërë zhytje në këtë zonë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Aksi dent / Ηumb je tën një person, një tjetër në gje ndje të rëndë

Mëngjesin e sotëm, një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën “Arbën Xhaferi” në Kosovë. Si pasojë e këtij aksidenti një person ka humbur jetën.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Daut Hoxha, ku tha se një person ka humbur jetën, ndërsa shoferi i veturës është në gjendje të rëndë dhe është dërguar me urgjencë për në QKUK.

“Një veturë ka devijuar rrugën duke goditur fillimisht anësoren e autostradës dhe me pas duke përfunduar jashtë rrugës”, tha Hoxha.

“Si pasojë e aksidentit nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë pasagjeri dhe lëndime të rënda trupore ka pësuar vozitësi i veturës, i cili është duke u trajtuar (mjekuar) në QKUK në Prishtinë”, theksoi ai.

“Në vendngjarje kanë dalë njësitet kompetente policore dhe ato të emergjencës. Njësia e Mjekësisë ligjore e kanë tërhequr trupin e pajetë, e cila me urdhër të prokurorit kujdestar dërgohet në institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, shtoi Hoxha.

Gr. υαja nga Maliqi: Bυrri xheΙόz nuk më mëson asgjë, shoqet e mia b. ëjnë NAMlN

Një grua shpreh pakënaqësitë ndaj bashkëshortit të saj në një letër që po bën xhiron e rrjeteve sociale. Sipas saj bashkëshorti nuk i mëson Facebook-un. Kjo është historia e rrëfyer.

“Nuk dal, nuk shëtis, por Facebook të paktën të kem, e meritoj që të kaloj kohën e lirë.

Jam një zonjë 32 vjeçe nga Maliqi dhe nuk punoj. Nuk kam fëmijë dhe burri pjesën më të madhe të ditës e kalon duke punuar.

Ai është i zoti në Facebook, kurse unë nuk di as të futem. I lutem burrit që të ma mësojë e të kem edhe unë një faqe, siç kanë tërë shoqet e mia komshie këtu. Në këtë mënyrë mund të flas e shoh foto të njerëzve të mi që shumicën i kam jashtë shteti.

Burri rri tërë kohën në shtëpi në Facebook, kurse mua fanatiku nuk më lejon. Nuk ka ç’të duhet me thotë, se tërboheni ju gratë.

Pse moj gra ju jeni tërbuar nga Facebook-u?

Edhe këtë letër po jua nis nga adresa e shoqes, se nëse më hap burri çdo ditë do të keni një letër nga ana ime. Më ka pëlqyer të shkruar që në gjimnaz, por burri nuk më la të studioja për Gjuhë-Letërsi.

Si mund ta bind burrin që të jem edhe unë me Facebook? A ka ndonjë mënyrë?

Skena komike në Paris / Çiklisti gjerman ndalon garën dhe futet në “Pub” për të kryer nevojat personale, turma s’e lë të qetë

Çiklisti gjerman Nils Politt është kapur në një moment të sikletshëm gjatë garës së Lojërave Olimpike, teksa është detyruar të ndërpresë garën, për t’u çliruar.

Ai u detyrua të ndërpresë garën 280km në mes, teksa u pa duke hyrë në pub-in e famshëm “Cafe des 2 Moulin” për të kryer nevojat personale.

Mirëpo kur qindra turistë dhe ndjekës të Lojërave Olimpike që ndodheshin aty e kanë vënë re, ata kanë vështuar benda pub-it dhe kanë nxjerrë telefonat duke e filmuar.

Çiklisti megjithatë duket i qeshur teksa del nga kjo situatë e sikletshme për të vijuar garën.

Sitυatë e rën. duar nga për mbγtjet masive në qytetin italian

Rreth orës 13:00 të ditës së sotme, qyteti dhe provinca e Riminit, në Emilia-Romagna, u goditën nga një stuhi e fortë.

Reshjet e dendura të shiut dhe era i vunë qytetarët në vështirësi, duke shkulur pemët, duke përmbytur nënkalimet dhe rrugët e duke shkaktuar ndërprerje energjie në disa zona të qendrës së qytetit.

Pas motit të keq, kryetari i bashkisë së Riminit, Jamil Sadegholvaad, njoftoi në faqen e tij në Facebook, se Qendra Komunale Operative u aktivizua për të koordinuar ndërhyrjet emergjente.

“Nënkalimet dhe rrugët janë përmbytur, pemët janë rrëzuar, ndërprerjet e energjisë elektrike në pjesë të ndryshme të qytetit, emergjencat janë duke punuar për të kapërcyer çështjet aktuale kritike sa më shpejt të jetë e mundur”, shkruan ai.

“Çiftet që jetojnë me prindërit: Zbuloni përfitimet surprizë për të dyja palët!”

Ndonëse jo për të njëjtat rrethana, të jetuarit me vjehrrit nuk ka mbetur vetëm në filmat bardh e zi.

Çiftet shqiptare po shfaqin tendenca në rritje të bashkëjetesës se tyre me vjehrrin dhe vjehrrën.

Të dhënat e censit tregojnë se rreth 8700 persona jetojnë me prindërit e partnerit, 500 më shumë sesa në vitin 2011. Sociologu Gëzim Tushi thotë se për këtë ka disa arsye materiale dhe shpirtërore.

Gëzim Tushi, sociolog:Jetojmë në një shoqëri që marrëdhëniet midis njerëzve janë edhe marrëdhënie interesash. Në ditët e sotme ku punët e të rinjve janë bërë të vështira, të ngarkuara, prania e tyre i ndihmon. Mbi të gjitha të moshuarit janë kujdestarët më të mirë për fëmijët dhe të rinjtë e sotëm e kanë të paktën një farë garancie.

Jo vetëm çifti, por edhe prindërit e tyre përfitojnë nga jetesa e përbashkët.

Gëzim Tushi, sociolog: Kur ata jetojnë me nusen me djalin me familjen e përbashkët ata shmangin vetminë, sepse në shoqërinë shqiptare është zgjeruar shumë plaga e vetmisë. Ka 31 mijë të moshuar që jetojnë të vetmuar.

Megjithatë tendenca e shoqërisë shqiptare ashtu sikurse në gjithë botën është mbizotërimi i familjes bërthamë burrë grua dhe fëmijë.

Pas Noizy-t edhe Stresi anulon koncertin e tij në Vushtri pasi dh*nuan personazhin e TikTok në klubin e natës, reperi: Më ka ardhur një …

Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj, apo siç njihet me emrin artistik, Stresi, ka anuluar koncertin e tij në Vushtri në Kosovë, pasi ndaj tij është lëshuar një urdhërarrest.

Lajmin e ka dhënë vetë reperi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku është shprehur se fletarresti ndaj tij është lëshuar për shkak të ngjarjes në një klub nate në Pejë, ku dyshohet se Stresi së bashku me reperin Noizy dhe një grup tjetër, kanë dhunuar personazhin e TikTok, Medi Iseni, në orët e para të mëngjesit të 2 Gushtit.

“Njoftim! Desha vetëm të ju njoftoj që mbrëmja e paraparë të mbahet sonte në Vushtri, shtyhet për një datë tjetër, për arsye se më është ngritur një flet arrest nga rasti ndodhur në Pejë. Për datën e radhës do ju informoj shumë shpejt. I juaji Stresi”, ka shkruar reperi në reagimin e tij në InstaStroy.

Kujtojmë se më herët edhe Noizy anuloi një koncert të tij në Ferizaj, pasi ishte shoqëruar në polici për të njëjtën ngjarje.

“Ferzaj, ju kërkoj ndjesë sonte s’mund të jem me ju pasi po më shoqërojnë në polici! Shihemi herë tjetër”, ka shkruar ai, në një postim që tashmë është fshirë.

“Noizy më ka dhënë 30 mijë euro për t’i nxjerrë në pritë Clevion”

Personazhi i TikTok, Medi Iseni, ka akuzuar reperin e njohur, Noizy se i ka kanë dhënë mbi 30 mijë euro për të nxjerrë Clevion në pritë.

Deklaratat e Medi Iseni kanë ardhur pasi u dhunua brenda një lokali nate në Pejë nga reperi dhe grupi i tij, ndërsa pretendon se e preu në besë shoku i Noizy-t, Stresi.

Ai ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur pasi refuzoi që t’i nxirrte personazhin e tjetër të TikTok, Clevio Ahmetaj në pritë.

“Këtu ka qenë puna e një repisti tjetër që quhet Clevio Ahmetaj. Kur ka qenë në Zvicër ai, më kanë shkruar pjesëtarë të grupit OTR duke më thënë ‘a ka mundësi të na e shësësh Clevion’, pra t’ia vendosë atë në pritë. Më kanë dhënë mbi 30 mijë euro që t’ia qesë Clevion në pritë, por u në nuk jam spiun.

Pas një javë më ka thirr Noizy dhe më ka pyetur se sa lek dua që t’ia nis adresën e tij, dhe jemi fjalosur e jemi sharë”, deklaroi Medi Iseni, për emisionin “Kosova Today”

Ai pretendoi se është dhunuar në mënyrë brutale në prapaskenën e klubit të natës nga miqtë e reperit Noizy, dhe se në fund aty ishte paraqitur edhe vet Noizy duke e goditur me grushte në fytyrë.

“Mu më ka thirr Stresi në Pejë. Aty shkova me dhëndrin tim dhe në momentin që jam futur në prapaskenë, na kanë vënë në kurth dhe na kanë rrahur në mënyrë brutale me boksa e shufra, as sigurimi i klubit nuk na ka ndihmuar, i ka lënë ata djemtë njëherë të na rrahin si duhet e pastaj kanë ardhur pas 3-4 minutash kur kemi qenë shumë të dëmtuar.

Unë i kam rreth 40 qepje në fytyrë, e gjithë ana e djathtë është e çarë, kurse dhëndri im fal Zotit nuk është aq sa unë, atë e kanë goditur prapa kokës dhe në fytyrë është edhe ai i çarë, por na kanë prerë në besë.

Noizy më ka goditur në fund personalisht, pasi më është çarë fytyra nga boksa hekuri dhe shufra, pasi kam qenë në atë gjendje që më s’kam mundur më as krahët t’i mbaj lart, ka ardhur Noizy dhe më ka goditur edhe rreth 3-4 grushte fytyrës”.

Oferta e ç mendur nga Katari, zbulohet super-rroga për Gjimshitin. Por mbrojtësi nuk ka vendosur ende

Berat Gjimshiti vazhdon të jetë i pavendosur nëse duhet të braktisë futbollin europian për të përfituar financiarisht shifra të çmendura, apo nëse do të vazhdojë të luajë te Atalanta, ku është kthyer në një nga liderët e bergamaskëve që do të përfaqësohen edhe në Ligën e Kampioneve.

“La Gazzetta Dello Sport” ka zbuluar se oferta për Gjimshitin është me shifra shumë të rëndësishme, pasi pretendohet se Al Rajan i ka ofruar atij një rrogë prej më shumë se 4 milionë eurosh ën vit për tre sezonet e ardhshme.

Ndërkohë, Atalanta mund të përfitojë rreth 15 milionë euro për shitjen e tij.

Megjithatë, Gjimshiti theksohet se nuk ka vendosur ende, pasi është në dorën e tij për të marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen. “Por hipoteza në fjalë, po ftohet pak nga pak. Aktivizimi apo jo i Gjimshitit ndaj Parmës në miqësore, do të jetë një sinjal i rëndësishëm.

Nëse Gasperini do ta lërë në pankinë si në ndeshjen ndaj AZ Alkmar, atëherë do të thotë se gjërat janë ende në diskutim”, shkruan gazeta e njohur sportive italiane për kapitenin e Kombëtares shqiptare./PANORAMASPORT.AL