Rr ufeja bie në mes të plazhit në Itali, pI agosen tre

Një rrufe ka goditur plazhin e Alba Adriatica, në provincën e Teramos në Itali duke lënë të plagosur tre pushuese.

Të plagosurat janë të gjitha gra, një franceze 65-vjeçare dhe dy italiane të moshës 42 dhe 44 vjeçe, përkatësisht banuese në S. Omero dhe Giulianova.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, 42-vjeçara ka mbetur i plagosur rëndë. Ajo ishte pa ndjenja kur u shpëtua, për këtë arsye u transportua në spitalin e Teramos.

Incidenti ndodhi rreth mesditës në bregun jugor të Alba, midis Piccolo Chalet dhe Copacabana. Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë ekipet e shpëtimit, punonjësit e shëndetësisë, të cilët kanë kryer manovra reanimuese për gratë e plagosura.

Merr fund aventura në televizion e binjakëve Veshaj! Në dyshim edhe fati i Bora Zemanit, ndërsa Heidi Baçi…

Për Romeon dhe binjakun e tij kjo verë ka qenë e gjitha e përfshirë me emocione. Pasi mbylli eksperiencën e tij në “Big Brother”, aktori ka preferuar që të pushojë gjatë

Pasi ka kaluar disa ditë në jug dhe në Itali, ai dhe Heidi kanë qenë në Berlin, ku dhe kanë ndjekur koncertin e Justin Timberlake.

Natyrisht që nuk ka munguar as Donaldi, së bashku me Borën, për ta bërë këtë eksperiencë edhe më të bukur. Por teksa jeta sentimentale shkon për mrekulli për binjakët, karriera e tyre në televizion ka bërë disa hapa mbrapa.

Formati i tyre “Më lër të flas” është mbyllur përfundimisht, duke bërë që të dy të jenë jashtë ekranit. Kujtojmë se pas daljes nga “Big Brother”, Romeo pati jo pak hatërmbetje me produksionin, për faktin se u rendit i treti në këtë garë, edhe pse përflitej si fituesi shkruan Panorma Plus.

Ai nuk u shfaq në asnjë nga emisionet, për gati 1 muaj, ku edhe theu heshtjen tek Manushi. Aktori u përpoq ta justifikonte këtë mungesë të tij si nevojë për të shkëputur pak nga ekrani pas 4 muajve në “Big Brother”. Por ajo që dihet me siguri është fakti se Romeo dhe produksioni nuk janë ndarë dhe aq mirë. Të njëjtin fat ka pasur edhe Donaldi, që në kohën që i vëllai ishte në “Big Brother” nuk linte pa hedhur disa kunja si për Ledionin ashtu edhe për të gjithë produksionin.

Problemet kanë vijuar edhe kur “Big Brother” është mbyllur, ku Romeo nuk i është përgjigjur disa ftesave, ndonëse pjesëmarrja e tij ishte në kontratë. Kjo ka bërë që raporti i tyre të marrë fund njëherë e mirë, duke mbyllur çdo projekt që kishin së bashku. Por kjo krisje, ka sjellë edhe penalizimin e Heidit. Finalistja e “Big Brother” përflitej se do të ishte një nga personazhet që do ta shihnim në sezonin e ardhshëm televiziv në ‘Top’.

Dhe ftesa e parë mbërriti, ku Manushi e ftoi që të ishte pjesë e “Procesit Sportiv” gjatë kohës së Europianit, por vetë Heidi e refuzoi këtë ftesë. Dhe duket se kjo është ftesa e fundit që konkurrentja ka marrë nga ‘Topi’. Natyrisht që edhe raportet e të dashurit të saj me produksionin, duket se edhe Heidi në sezonin e ardhshëm nuk do të jetë në ekran.

Por, në pikëpyetje është edhe fati i Bora Zemanit. Moderatorja sezonin e shkuar nisi edhe formatin e ri, “Cherry on top”, veç “Dancing with the stars”. Por anulimi i formatit të kërcimit vë në pikëpyetje edhe formatin e ardhshëm për Borën. Kjo për faktin se të shumtë kanë qenë ata se kanë shprehur se emisioni i Borës është një format i parë dhe i përsëritur, si dhe i ngjashëm me formatin e binjakëve. Mbetet për t’u parë nëse organizatorët do ta rikthejnë në ekran sërish këtë sezon të ri Borën. Hedi Baçi e ftuar në emisionin “Top Arena” ka folur për raportin që ka me Donaldin, vëllain binjak të Romeos dhe partneren e tij.

Brenda shtëpisë së ‘BB3’ Romeo Veshaj dhe Heidi Baci nisën një romancë dashurie e cila duket se po ecën mirë edhe jashtë. E pyetur për dashurinë Heidi nuk nguron të na tregojë se është shumë e dashuruar dhe se të dy ata nuk ndahen dot nga njëri-tjetri. Në mes të kësaj bisede, moderatori e pyet Heidin edhe për marrëdhënien që ajo ka me Borën dhe Donaldin. “Bora dhe Donaldi-Romeo dhe Heidi ishin një nga u bënë dy çifte. Rivalë apo miq?”, e pyeti Manushi.

“Miq dhe jam shumë e lumtur, madje as miq, por tamam familje. Jam shumë e lumtur që i dua shumë”. Ndër të tjera, Heidi shton se ka takuar edhe prindërit e Romeos, po ashtu edhe gjyshërit e tij ku thekson se është kënaqur shumë. “Të keqen nëna”, – më thoshte gjyshja, vijon Heidi. Heidi Baçi ka rrëfyer se ndihet më e dashuruar se kurrë me Romeo Veshajn pas daljes nga shtëpia e BBV, ndonëse marrëdhënia e tyre u vendos në pikëpyetje.

Ajo ka treguar se do të jetojnë së bashku në Shqipëri, ndërsa shtoi se familjarët e tyre ende nuk janë takuar pasi prindërit e saj janë në Itali. Sa u përket planeve për martesë, Heidi tha se po pret propozimin nga Romeo Veshaj.

“Ne nuk ndahemi dot. Fakti është ky që punën time, ngaqë gjithmonë kam jetuar në shtete të ndryshme, nuk i kisha rrënjët aq të futura në Itali, siç është Romeo këtu. E kemi folur dhe unë dua të nxjerr të drejtën time pse ti jo andej dhe unë këtej. Unë jam më tepër tek Shqipëria, sepse më ka pëlqyer. Ndjehem shumë më shumë e dashuruar. E kemi shijuar njëri-tjetrin në mënyrë më të thellë.

Ne jemi shumë njëlloj në shumë aspekte. Kam qenë për drekë tek gjyshërit e Romeos, jam kënaqur me ta. I dua shumë, janë shumë të ëmbël. Prindërit e mi ende nuk kanë ardhur këtu, por do të shkojmë së shpejti atje, flasim shumë në telefon. Dasma nuk është në dorën time, pres propozimin. Do e shohim”, – tha ajo në “Top Arena”.

Por pas përjashtimit nga televizioni, dyshja do të shfaqet së bashku edhe në një film. Kjo do të jetë edhe eksperienca e parë e Heidit që do të ketë në ekranet shqiptare. Heidi ka “braktisur” Italinë dhe po jeton me Romeon në një apartament në Tiranë. Pas përfundimit të spektaklit, çifti kanë vendosur që t’i kushtojnë kohë njëritjetrit, duke qëndruar larg syrit të publikut dhe angazhimeve në media. Heidi Baci dhe Romeo Veshaj është çifti më i përfolur për momentin. Edhe pse kishte dyshimte të shumta nëse do ta vazhdonin atë që nisën në “Big Brother VIP”, duket se çifti u ka dhënë fund këtyre aludime pasi në shumë dalje janë parë bashkë.

Pothuajse gjithë verën çifti është parë bashkë, ku kanë qenë vende te shumta ku kanë shkuar. Disa herë vetëm dhe disa herë në shoqërinë e Donaldit dhe Borës, çifti është shfaqur më i lumtur se kurrë. Ndryshe nga pjesa tjetër e banorëve, daljet në ekran të Romeos dhe Hedit kanë qenë të rralla, por më shume kohë kanë qenë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Madje, Romeo nuk harroi të çonte Heidin edhe të shtëpia e gjyshërve, ku me shaka i tha Hedit të bëjë kafe. Por si është marrëdhënia e Romeos me prindërit e Hedit, sidomos me babi Gentin?

Heidi dhe Romeo ishin këto ditë në Itali dhe sigurisht përveç talljeve që bën Romeo me komshijet e Hedit, nuk mund të mungonte dhe takimi me prindërit e saj. Duket se tashmë historia e dashurisë së çiftit është konsoliduar dhe tashmë nuk mbetet gjë tjetër veçse t’u hyjnë projekteve që kanë për filmin.

Klubi i Serie A ofron 5 milionë euro për Mirlind Dakun, rusët kërkojnë dyfishin

Cagliari në Serie A ka bërë një ofertë të re për Rubin Kazani, kjo për të blerë sulmuesin shqiptar Mirlind Daku.

Sipas gazetarit të njohur rus Ivan Karpov, Cagliari ofron 5 milionë euro, plus 3 milionë euro bonuse, pasi oferta e parë prej 3 milionë eurosh e ardhur në gjysmën e parë të korrikut u refuzua nga Rubin Kazan.

“Oferta nuk është e keqe, por gjithsesi nuk i përshtatet Rubinit. Siç kam raportuar më herët, klubi dëshiron ta mbajë Dakun ose të marrë të paktën 10 milionë euro për të”, ka shkruar Karpov.

Më herët babai i futbollistit, Fehmi Daku ka thënë se përveç Cagliarit, për djalin e tij janë të interesuar edhe për klubet e CSKA, Lokomotiva dhe disa klube nga Bundesliga.

Daku u transferua në Rubin në vitin 2023 nga klubi kroat Osijek, duke nënshkruar një kontratë tre vjeçare, ku shuma e transferimit ishte 1.2 milion euro. Sezonin e kaluar sulmuesi i Kombëtares, tani 26 vjeç luajti 33 ndeshje për Rubin Kazan në të gjitha garat dhe shënoi 10 gola. Ai ishte pjesë e Shqipërisë në Euro 2024.

Kujtojmë se pak ditë më parë Cagliari bleu nga Egnatia portierin e Kombëtares, Alen Sherri.

Fluturojnë çmimet në jug, rritje deri në 90% (Harta me zonat më të shtrenjta)

Akomodimi në hotel në këtë sezon veror në Shqipëri është bërë më i shtrenjtë. Çmimet e hoteleve kanë shënuar rritje mes 5-90%. Në një pjesë të mirë të strukturave, kjo argumentohet me rritjen e kostove dhe të kërkesës, por thuajse dyfishimi në disa rajone ka ngritur pikëpyetje, duke krijuar një lloj frike mbi efektet që mund të sjellë në një destinacion si Shqipëria.

Në bregdetin shqiptar, Veriu mbetet më ekonomik sa u takon çmimeve, Durrësi dhe Golemi janë suksesi i padiskutueshëm i modelit turistik të qëndrueshëm, ndërsa Jugu vijon të mbetet mes “oscilacionesh” ekstreme dhe me koston më të lartë të akomodimit. Në një bilanc, Shqipëria edhe këtë vit, ofron pushime për të gjithë sipas mundësive, por zonat ekonomike në bregdet po bëhen gjithmonë e më të pakta nga viti në vit.

Të pushosh në Shqipëri këtë vit është më shtrenjtë se një vit më parë. Çmimet e hoteleve janë rritur mesatarisht nga 5% deri në 90%. Kërkesa e lartë, që erdhi si efekt i rritjes së interesit për Shqipërinë dhe zhvlerësimi i Euros, bëri që strukturat akomoduese të reflektonin me një rritje fillestare të çmimeve kudo, por sidomos në bregdet.

Rritja nisi me një nivel modest në maj, por që në fillim të qershorit kërcimi i çmimeve ishte i menjëhershëm, në nivele që nuk shiheshin më si të logjikshëm as nga tur-operatorët të cilët e reklamojnë Shqipërinë në tregjet e huaja, e as nga klientët, që vijnë individualisht.

Vala e dytë ishte në prag dyfishimi të çmimeve në disa zona.

Sinjalin e parë të “refuzimit” të këtij kërcimi ekstrem çmimesh, e dhanë vendasit, të cilët reduktuan fundjavat e zakonshme në bregdet, teksa nisën të mendonin për pushimet verore, ku rezervimet jashtë kufijve, sipas agjencive janë në nivelet më të larta ndonjëherë.

Ndërkohë një grup i rëndësishëm i të huajve, që kishin kaluar pushime të cilësuara “të mrekullueshme” në Shqipëri vitin e shkuar, këtë verë janë ndeshur me çmime të reja që nuk e bëjnë më ekonomik në syrin e tyre vendin tonë.

Operatorët turistikë pohojnë se bëhet fjalë kryesisht për turistët italianë, të cilët në shifra do të ishin shumë më lart në qershor dhe korrik, por i kanë anuluar ardhjet e tyre për shkak se në rajonin e Vlorës dhe Jugut janë ndeshur me çmime më të shtrenjta se një vit më parë në të njëjtat struktura ku kishin qëndruar.

Strukturat akomoduese në Vlorë dhe në Sarandë presin gjithsesi që muaji gusht të ketë një dyndje të italianëve në këto zona.

Pavarësisht rritjes së çmimeve, Shqipëria vijon të shënojë një numër rekord vizitorësh që vetëm në qershor ishin 1.24 milionë të huaj, me një total prej 4.5 milionësh në 6 muajt e parë.

Tur-operatorët presin që në total, viti 2024 të jetë sërish më mirë se viti 2023 në shifër vizitorësh, kjo edhe si efekt i tureve kulturore dhe rigjallërimit të turizmit që dominoi në pranverë dhe pritet të jetë në nivele mjaft të mira edhe gjatë vjeshtës.

Gjithsesi, sezoni veror në vetvete, nuk cilësohet si më i miri deri më tani, për shkak të lëkundjes që solli rritja e çmimeve dhe tipologjisë së turistit që edhe pse shënon numra më të lartë, është tepër i kursyer në shpenzime.

Pse vera 2024 ndahet në dy pjesë sa u takon çmimeve dhe tendencave

Vera 2024, sipas tur-operatorëve, duhet të ndahet në dy pjesë. Fillimi i sezonit, që është cilësuar kryesisht maji, ishte në nivele mjaft të mira dhe strukturat akomoduese do të shpreheshin të kënaqura në atë kohë me rezervimet, duke rritur pritshmëritë për muajt në vazhdim.

Por rritja e menjëhershme e çmimeve, kryesisht në Jug dhe sidomos në Sarandë dhe Ksamil, për shkak të promovimit të gjerë ndërkombëtar dhe rritjes së kërkesës, krijoi efekt të menjëhershëm frenues.

Në grupe turistike në rrjete sociale apo në komente të influencerave të ndryshëm, Shqipëria, e cila deri dje komentohej në mënyrë unanime pozitivisht, nisi që të komentohej edhe negativisht. Për ditë me radhë, në qershor dhe korrik, në rrjete sociale nisën të bënin xhiron e rrjetit video me shezlone të boshatisura.

Në fakt, realiteti ishte disi më ndryshe. “Braktisja” nuk ishte për gjithë Jugun por për disa zona specifike, ku rritja e çmimeve kishte krijuar pakënaqësi të përgjithshme, ndërkohë që këto raste të izoluara, shërbyen si “marketing” negativ në tërësi, për të anatemuar gjithë rajonin.

Pikënisja e gjithë kësaj ishte rritja e çmimeve që deri më 10 korrik bëri që plazhet të ishin nën potencialin e tyre. Vetë kryeministri Edi Rama do të kërkonte që bizneset të tregoheshin të kujdesshëm, pasi kjo ishte një strategji vetëvrasëse.

Nisja e periudhës që njihet si piku i sezonit 15 korriku-20 gushti, në fakt i gjeti një pjesë të strukturave me rikthim me këmbë në tokë. Jo të gjitha ulën çmimet, madje ato të cilësuara si segment luksi, nuk reflektuan aspak mbi këtë dhe as ato që janë struktura me çmimet e ulëta.

Reflektimin e bënë hotelet e kategorisë së mesme, të cilat nisën një fushatë promovimi në rrjetet sociale por edhe ofrimin e paketave gjithëpërfshirëse, që e bënin çmimin e tyre ekonomik në syrin e pushuesve.

Këto të fundit nisën ofrimin e dhomave me dy vakte të paguara, me shezlone në plazh, parkim apo edhe lehtësi të tjera. Edhe pse me vonesë, tur-operatorët vlerësojnë se Shqipëria ka mundësi të rikuperojë disi nga imazhi i saj në muajin gusht dhe fillim shtator, për ta bërë mbyllur sezonin veror me sukses dhe me një shije të mirë për verën e ardhshme.

Gjithsesi, Shqipëria duhet të kuptojë se ende nuk është pozicionuar e sigurt në tregun global turistik dhe çdo lëvizje e pamenduar mund t’i kushtojë shumë në një kohë të shkurtër.

Çmimet e hoteleve, Veriu mbetet ende pjesa më ekonomike e bregdetit

Bregdeti në Veri mbetet ende edhe sot pjesa më ekonomike për ata që duan të pushojnë. Ka një rritje të investimeve në akomodim, por edhe në përshtatje të njësive individuale të banimit për funksione akomodimi, të cilat mund t’i gjesh me çmime mjaft të lira, por kushtet e tyre mbeten ende bazë.

Nga bisedat me struktura hoteliere por edhe me operatorë turistikë që operojnë në këtë rajon, pushuesi që ka dominuar në këtë periudhë është ai i Kosovës, por edhe vendasit dhe emigrantët që rikthehen në vendlindje.

Po kështu është rritur numri i polakëve që udhëtojnë individualë apo në një pjesë më të vogël, të italianëve. Çmimet për këtë rajon, në strukturat hoteliere të nivelit mesatar të ulët, janë rritur me 50%.

Një dhomë standarde dyshe në hotele kushton 45 euro, nga 30 euro që ishte një vit më parë në Velipojë. Të nxitura nga fluksi turistik, strukturat e mëdha kanë investuar në lehtësi, por edhe në staf, duke bërë kështu që për shkak të kostove të rrisin çmimet me 30%.

Një pjesë e strukturave që deri një vit më parë operonin me paketa ku përfshihej në çmim edhe mëngjesi dhe darka, kanë kaluar kryesisht në paketën fjetje dhe mëngjes. Çmimi në nivelin mesatar të lartë të strukturave në zonën e Velipojës llogaritet në 120 euro. E njëjta situatë duket se paraqitet edhe në zonën e Shëngjinit.

Sipas të dhënave të mbledhura nga strukturat hoteliere, tur-operatorët por edhe në rrjetet sociale e platformat e rezervimeve vihet re rritje me 50% edhe në këtë bregdet sa i takon mesatares së hoteleve me çmime të ulëta.

Një dhomë hoteli dyshe, e cila nuk ndodhet pranë plazhit dhe ka vetëm gjëra elementare, mund të sigurohet për 45 euro nga 30 euro një vit më parë.

Sigurisht, si në Velipojë, edhe në Shëngjin, mund të gjesh njësi edhe më të lira se këto, por që janë apartamente individuale të përshtatura ose që nuk kategorizohen si hotele.

Çmimet mesatare të larta në Shëngjin janë gjithashtu në 120 euro nata. Ajo që vihet re është që mes Shëngjinit dhe Velipojës, ku kjo e fundit në strukturat luksoze ka qenë më ekonomike në të shkuarën tashmë janë në të njëjtin nivel.

Golemi dhe Durrësi, modeli më i suksesshëm, çmimet rritje të moderuar

Kampionët e qëndrueshmërisë në aspektin turistik duket se po rezultojnë Golemi dhe Durrësi. Modeli që po zbatohet prej vitesh në këtë pjesë të vendit ku turizmi i organizuar po zgjerohet vit pas viti, po tregon në njëfarë forme shembullin që mund të ndjekin disa rajone, që kanë hapësira për zhvillim.

Për tur-operatorët, Durrësin e favorizojnë një sërë faktorësh ku së pari është kapaciteti i lartë i strukturave akomoduese.

Besnik Vathi, nga ATHS, shprehet se sot për sot, Durrësi ka strukturat më të organizuara në bregdetin shqiptar. Golemi, që është pjesë e Kavajës, dhe Durrësi kanë disa nga hotelet më të mëdha që prej vitesh presin përmes paketave “half board” apo “all inclusive” qindra mijë turistë.

Interesi nga agjencitë e huaja ka ardhur në rritje nga viti në vit për kontrata garancie, ku dominon tregu polak. Kërkesa është madje në rritje edhe për vitin tjetër, pasi renditja si destinacion është në nivele të kënaqshme.

Turizmi i organizuar i fut strukturat në një rrjet mbikëqyrje, ku stafi duhet të trajnohet vazhdimisht, diçka që edhe cilësinë e shërbimit e ka në nivelet më të larta.

“Në këto struktura (në Durrës dhe Golem) jemi me vlerësim shumë të mirë, si për cilësinë edhe për shërbimin. Janë hotele të kontraktuara, që mbikëqyren herë pas here, për shkak të kontratave me garanci. Vetë hotelet janë të sigurta, kur kanë kontrata dhe tregohen të kujdesshme dhe me stafin, e mbajnë, e trajnojnë edhe kur s’ka sezon.

Si vlerësim destinacioni, jemi me një mesatare mbi 8. Problemi është për ata pa kontrata garancie dhe kryesisht Jugu. Ka mungesë të kulturës së shërbimit, të eksperiencës.

Turizmi i organizuar ka sjellë diçka shumë të mirë te ne, ku hotelet janë edukuar të shërbejnë sipas standardeve më të mira ndërkombëtare, kurse Vlora dhe Riviera u duhet punë ta arrijnë këtë” do të nënvizonte Rrahman Kasa, Kreu i Unionit Turistik Shqiptar për “Monitor” në një intervistë të pak ditëve më parë.

Sa u takon çmimeve të këtij viti, për strukturat akomoduese që nuk janë brenda kontratave me garanci ka një rritje me 5% në strukturat luksoze, pra të nivelit mesatar të lartë.

Rritja realisht është më e lartë pasi këto struktura që deri dje ndoshta ofronin edhe paketën mëngjes dhe darkë, sot ofrojnë vetëm mëngjes.

Për strukturat mesatare të ulëta ka një rritje me 15%, ku nëse në verën 2023 mund të gjeje një strukturë hoteli me çmimin 35 euro, sot rastet kur mund të gjesh një me 40 euro janë të kufizuara dhe pozicionimi është dukshëm larg nga deti. Në Durrës, strukturat hoteliere raportojnë për një prani më të pakët të shqiptarëve të Kosovës këtë vit, por për një numër më të lartë të diasporës së saj.

Jugu mes ekstremeve, nga Vlora në Himarë çmimet rriten ndjeshëm

Zona e Vlorës është ndoshta pjesa ku ende ka disa pika ekonomike për të pushuar nëse llogarisim këtu ecurinë e përgjithshme të Jugut. Konkretisht, në zonën e Zvërnecit apo të Plazhit të Ri, duke u vendosur me strukturë hoteliere brenda qytetit, apo në periferi, mund të të kushtojë disi më lirë.

Por disa zona të tjera të qytetit, sidomos së fundmi Radhima, ku edhe është investuar, nuk cilësohen më ekonomike. Tur-operatorët pohojnë se një hotel me çmim mesatarisht të ulët mund ta gjesh në nivelet e 50 eurove në Vlorë, me një rritje prej 25% në raport me një vit më parë.

Kurse strukturat me çmime mesatarisht të larta variojnë në 250 euro me mëngjes. Edhe për këto struktura, rritja është po me 25% në raport me një vit më parë. Më në Jug, pasi kalon Llogoranë ku ndodhet Palasa, epiqendra janë vilat turistike.

Këto të fundit mund të sigurohen për një çmim 350 euro nata për ato me 2 dhoma gjumi deri në 1000 apo 1500 euro nata për ato me katër dhoma gjumi dhe lehtësi të tjera. Çmimet në këtë zonë duket se kanë mbetur të njëjta në raport me një vit më parë për vilat e vogla dhe kanë shënuar rritje për ato me kapacitet akomodues më të lartë.

Në Dhërmi duket se rritja është edhe më e dukshme. Në vitin 2023, një dhomë dyshe kushtonte 60 euro.

Ndërsa sot, çmimi minimal që mund të gjesh për një hotel është 85 euro, pra me një rritje 42%, teksa për hotelet e segmentit më luksoz (jo më të shtrenjtët), mesatarja e hoteleve të shtrenjta rezulton në 300 euro me mëngjes apo një rritje me 50%, në raport me një vit më parë.

Në Jal ende numri i strukturave akomoduese hoteliere është i kufizuar ndaj referencë përgjithësisht kanë shërbyer vilat në një prej plazheve më të frekuentuara ku për një natë kostoja është 350 euro me rritje prej 16%.

Në Himarë ka gjithashtu rritje të çmimeve për hotelet mesatare të ulët, të cilët nga 45 euro që ishin vitin e shkuar kanë shkuar në 80 euro, kurse çmimet mesatare të larta janë rritur me 12.5%.

Një dhomë e këtij standardi mesatarisht kushton 180 euro, edhe pse nuk mungojnë raste ekstreme ku në këtë rajon, në hotele të caktuara, çmimi për një natë arrin mes 500 dhe 700 euro.

Në Qeparo, hotelet e mesatares së ulët kushtojnë 70 euro me rritje 40%, ndërkohë që një hotel tek mesatarja e lartë mund ta gjesh për 120 euro, me rritje. Edhe në Borsh, çmimet kanë shënuar rritje 30% për hotelet e mesatares së ulët në raport me një vit më parë ndërsa për hotelet e segmentit më të lartë, rritje me 20%.

Saranda dhe Ksamili, hotelet luksoze rritën çmimet me 60-90%

Saranda dhe Ksamili, që u kthyen dy pikat më të frekuentuara të vendit për shkak të promovimit, u përballën edhe me kritikën më të madhe për çmimet, që duket se fluturuan sidomos në segmentin e hoteleve me çmime mesatare të larta.

Në Sarandë, hotelet e kësaj kategorie u rritën me gati 60% duke kapërcyer nga çmimi 160 euro, ku në disa raste përfshihej darka dhe mëngjesi te 250 euro, ku përfshihej vetëm mëngjesi.

Një hotel me çmim mesatar të ulët në Sarandë sot mund ta gjesh për 60 euro, edhe pse mundësitë janë të limituara. Kjo gjithsesi erdhi pas një reflektimi të strukturave që bënë një ulje të lehtë javëve të fundit. Ndërkohë në Ksamil, hotelet me çmime mesatare të ulëta i rritën çmimet me 40%, duke kaluar nga 50 euro në 70 euro nata, kurse hotelet me çmime mesatarisht të larta kërcyen me gati 90%.

Në Sarandë dhe në Ksamil, paralelisht ka një lulëzim të apartamenteve dhe vilave luksoze që janë përshtatur për turizëm, çmimet e të cilave luhaten mes 300-700 euro nata. Bëhet fjalë për vila apo apartamente të cilat janë përshtatur në funksion të turizmit dhe ofrojnë akomodim për më shumë se dy persona.

Një shezlon sa një hotel, çmimet deri në 500 euro, por mundësi për të gjithë, edhe plazhe publike

Çmimet e hoteleve, pavarësisht se të rritura këtë vit në gjithë bregdetin, duket se nuk kanë arritur të marrin vëmendjen e shezloneve. Këta të fundit janë bërë “hit” i verës ku foto e video kanë qarkulluar pafund sa i takon nëse ka pushues apo jo dhe kostos në disa herë të paperceptueshme, gati-gati e njëjtë me një dhomë hoteli.

Gjithsesi edhe këtë vit, sa u takon çadrave dhe shezloneve në plazh pjesa më ekonomike në vend mbeten Velipoja, me 500 deri në 700 lekë, Shëngjini në disa raste me 700 lekë, Zvërneci në Vlorë, me 500 lekë.

Ndërkohë plazhe të tjerë si Durrësi dhe Golemi, Jali, Qeparo e Borshi kanë ofruar çadra që nisnin nga 1 mijë lekë. Edhe në Ksamil apo në Sarandë, të lakuar aq shumë për kostot sërish mund të gjesh plazhe ku çadra dhe shezlonet ofrohen për 1 mijë lekë.

Në Dhërmi, nga ana tjetër, kryesisht kostoja për çadrën nis nga 1500 lekë, në Palasë kryesisht 3000 lekë.

Subjektet që kanë fituar të drejtën e shfrytëzimit të bregut përmes stacioneve të plazhit kanë aplikuar në raste të veçanta çmime të larta për çadra, shezlone apo struktura që nuk janë të zakonshme.

Në disa raste, mekanizimi i vendosjes së çmimit funksionon me rreshta ku në rreshtin e parë kostoja nis nga 3000 lekë.

Në disa raste ka struktura të njohura si gazeboo që nisin nga 5000 deri në 7000 lekë. Në të tjera të quajtura zona Prive, brenda strukturave luksoze, kostoja mund të shkojë edhe në 50 mijë lekë, ku ka të përfshira edhe disa benefite të tjera në kuptimin e pijeve apo aksesit në plazh.

Çmimet në disa zona janë shtrenjtuar dukshëm, duke u dyfishuar sa u takon shezloneve dhe në të tjera kanë mbetur të njëjta, ajo që mund të thuhet është që ofrohen opsione për të gjithë.

Në disa rajone ka vijuar të ketë edhe plazhe publike, duke nisur nga Velipoja, në Vlorë, Dhërmi, Himarë apo Sarandë./ Monitor

Aks identi në Itali! 21-vjeçarin shqiptar e zë gjumi në makinë dhe përpIaset për v* *kje, i riu shkrυ mbohet nga fΙ akët brenda automjetit

Një 21-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë tragjikisht në Itali, pas një aksidenti me makinë.

Sipas mediave italiane, i riu i identifikuar si Ani Gjergji, është përplasur me makinë në zonën Chions in via Cesena, orët e para të mëngjesit të sotëm.

Dyshohet se 21-vjeçarin e ka zënë gjumi në makinë dhe për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën po lëvizte, ai ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një urë të vogël betoni dhe menjëherë mjeti ka shpërthyer në flakë dhe ka shkrumbuar plotësisht makinën.

I riu ka mbetur i bllokuar në mjet duke mos arritur të dalë, e duke u djegur plotësisht, teksa po kthehen në banesë ë tij pas një feste me miqtë.

Mediat italiane shkruajnë se Ani Gjergji bashkë me familjen e tij jetonte prej shumë vitesh në zonën e Azzano Decimo (Pordenone), shumë pranë vendin të ngjarjes.

Ndërkohë, mësohet se autoritetet kanë sekuestruar mjetin e 21-vjeçarit, i cili është shkatërruar plotësisht nga flakët, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit fatal.

“Vjen shiu në…”/ Sinoptikania tregon çfarë na pret gjatë muajit GUSHT, 10 ditët e para…

Sinoptikania Tanja Porja ka parashikuar që ditën e shtunë pas mesdite do të ketë reshje shiu në veri dhe veri-lindje të vendit, kurse zonat bregdetare do të shoqërohen nga mot i kthjellët.

Pas fundjavës, Porja parashikon që në 10 ditëshin e parë të Gushtit moti do të jetë i favorshëm për pushuesit në plazh.

“Të shtunë dhe të diel pritet të kemi reshje lokale vetëm në disa zona të izoluara të vendit. Duke filluar nga pasditja e së shtunës pritet të kemi reshje shiu kryesisht në zonat veriore dhe veri-lindore të vendit, kurse në pjesën tjetër të Shqipërisë do të jetë mot i kthjellët. Kosova të shtunen do të përballet me një stuhi mjaft të fuqishme dhe vetëm një pjesë e vogël e territorit tonë do të preket nga reshjet e shiut, kryesisht në veri. Kurse bregdeti mbetet me kthjellime dhe temperatura të larta, rreth 37-38 gradë Celcius. 10 ditëshin e parë të Gushtit ne nuk presim reshje shiu. Për ata që janë me pushime moti për muajin gusht do të jetë shumë i favorshëm për plazh, me temperatura të larta“, tha Porja.

Pamjet brenda kampit/ Sky News vjen në Shqipëri: Strehimi në Shëngjin, Italia ia doli, Britania dështoi me Ruandën

Rrjeti britanik Sky News ka parë nga afër punimet në kampin e Lezhës që do të presë refugjatët nga Italia.

‘Italia ia doli’ shkruan Sky News për dërgimin e emigrantëve drejt Shqipërisë, ndërsa jep të gjitha detajet brenda kampit ku do të strehohen emigrantët.

Artikulli i Sky News

Plani i diskutueshëm i Italisë për dërgimin e azilkërkuesve në Shqipëri pritet të nisë brenda pak javësh, pas shumë vonesave dhe kritikave të forta.

Marrëveshja u njoftua fillimisht nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama nëntorin e kaluar në Romë.

Marrëveshja lejon deri në 36,000 emigrantë – të shpëtuar nga anijet italiane, të dërgohen në Shqipëri çdo vit.

Dy qendrat e emigrantëve të drejtuar nga italianët po ndërtohen në Shëngjin dhe në Gjadër, rreth 45 milje në veri të kryeqytetit shqiptar, Tiranës.

I pari në portin e Shëngjinit përmban katër ndërtesa të mëdha dykatëshe me një sipërfaqe prej 6000 metrash katrorë.

Menaxheri i policisë së shtetit italian, Evandro Clementucci, mbikëqyr qendrën dhe na tregoi rreth dhomës së kontrollit e cila monitoron 40 kamera CCTV në gardhin metalik me perimetër pesë metra të lartë.

Clementucci shpjegoi se vetëm burrat beqarë të shpëtuar në ujërat ndërkombëtare do të dërgoheshin këtu. Ata që shpëtohen nga anijet e drejtuara nga grupe emigrantësh, të cilët hyjnë direkt në tokën italiane, ose gjenden në ujërat italiane, do të përjashtohen nga skema.

Plani zbatohet për njerëzit nga vendet që konsiderohen “të sigurta” nga qeveria italiane si Tunizia, Egjipti, Algjeria, Nigeria, Maroku dhe Bangladeshi.

Do të thotë, në rast të një kërkese azili të refuzuar , ata mund të riatdhesohen për shkak të marrëveshjeve të Italisë me ato vende.

Shëngjini është qendra fillestare e pritjes së emigrantëve. Ereth 70 persona, duke përfshirë oficerë policie italiane dhe kontraktorë privatë menaxhojnë të dyja qendrat.

Emigrantët që mbërrijnë këtu do të marrin një kontroll shëndetësor, do t’u jepet ushqim, ujë dhe rroba dhe kanë akses në këshilla të pavarura ligjore.

“Dua të jem i qartë: Unë nuk i shoh ata si kriminelë. Ne do t’i trajtojmë ata si mysafirët tanë, ne duam që ata të jenë të sigurt,” na tha zoti Clementucci.

Ne pamë gjithashtu zona pritjeje, objekte mjekësore, dushe dhe parking për autobusët që do të nisen për në Gjadër – një ish-bazë ushtarake dhe hapi tjetër për emigrantët në udhëtimin e tyre.

Gjatë udhëtimit 25-minutësh atje, ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci, hodhi poshtë çdo krahasim me skemën e dështuar të azilit të Mbretërisë së Bashkuar në Ruandë .

“Të dy planet nuk janë të krahasueshëm dhe lidhja e pretenduar mes tyre është e papërshtatshme. Brenda qendrave tona në Shqipëri ka juridiksion italian: pra ligjet italiane dhe rregullat italiane. Ne kemi studiuar gjithashtu legjislacionin shqiptar për migracionin dhe e dimë se përputhet me legjislacionin evropian. “- tha zoti Bucci.

Ndërtimi në qendrën e Gjaderit duket se ka mbetur prapa planit – materialet e ndërtimit, dritaret dhe dyert mbushin vendin – por zyrtarët janë të bindur se do të jetë gati “brenda disa javësh”.

Hapja tashmë është shtyrë tre herë. Ndër arsyet e vonesave ishin kushtet e të nxehtit.

Kampi është i ndarë në tre fusha kryesore:

I pari pret kërkesa për azil të shpejtë, një proces i kufizuar në një maksimum prej 28 ditësh. Dushet përfshijnë tabela informuese në italisht, anglisht dhe frëngjisht.

Një pjesë tjetër e faqes përmban qendrën e ndalimit të riatdhesimit, për personat, rastet e të cilëve janë refuzuar dhe janë në pritje të riatdhesimit.

Dhe një zonë e tretë është një mini burg i lyer me ngjyrë blu – me një derë të blinduar të stilit të burgut dhe dritare me hekura – për këdo që kapet duke kryer krime brenda qendrës.

Kapaciteti për qendrat e Shëngjinit dhe Gjaderit supozohet të jetë 3000 persona në muaj, por ne e kuptojmë që fillimisht do të ketë më shumë gjasa rreth 1000 persona.

Azilkërkuesit me ‘fat’ do të dërgohen në Itali me traget.

Sipas nënsekretarit shtetëror të presidencës italiane dhe delegatit të inteligjencës italiane, Alfredo Mantovano, ky është një “model inovativ për menaxhimin e flukseve të paligjshme të migracionit dhe po merr konsensus të gjerë në Evropë”.

Hulumtimi ynë sugjeron se 15 nga 27 vendet e Bashkimit Evropian i kanë kërkuar Italisë të ndajë detajet e skemës së tyre.

Zyrtarët italianë kanë refuzuar të thonë se sa do të kushtojë projekti, por ne e kuptojmë se marrëveshja pesëvjeçare do të kushtojë pothuajse 1 miliard euro.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian konfirmoi për Sky News se po monitoron nga afër skemën.

Sky News ka folur edhe me partinë e qendrës së majtë dhe kryesore opozitare të Italisë, për planin. Pierfrancesco Majorino, kreu i politikave të migracionit, e përshkroi atë si “të turpshme”.

https://www.instagram.com/skynews/?utm_source=ig_embed&ig_rid=1ec9107f-c6cd-4fa6-82d6-1e3621f88003

Flet sërisht Medi,personazhi i TikTok-ut që u rrah pabesisht:Noizy më dha 30 mijë euro për të vënë Cllevion në pritë

Medi Iseni ka zbuluar detaje të reja në lidhje me sherrin e rëndë, ku u dhunua nga këngëtari Noizy, Rigles Rajku, dhe anëtarë të tjerë të grupit të tij.Duke folur për mediat në Kosovë, ai akuzon reperin Stresi, Arkimed Lushaj, se është personi që e ka futur në kurth, duke e dërguar qëllimisht në klubin në Pejë, ndërsa thotë se në prapaskenë e kanë rrahur brutalisht.M’u më ka thirr reperi Stresi, Arkimed Lushaj në Pejë. Aty isha me nipat, dhëndrin tim dhe familjarët e tjerë, në momentin që jam futur në prapaskenë, në një minutë e gjysëm na kanë vënë në kurth dhe na kanë rrahur në mënyrë brutale me boksa e shufra, as sigurimi i klubit nuk na ka ndihmuar, i ka lënë ata djemtë njëherë të na rrahin si duhet e pastaj kanë ardhur pas 3-4 minutash kur kemi qenë shumë të dëmtuar.

Unë i kam rreth 40 qepje në fytyrë, e gjithë ana e djathtë është e çarë, kurse dhëndri im shyqyr Zotit është më mirë, por atë e kanë goditur prapa kokës dhe në fytyrë është edhe ai i çarë, por na kanë prerë në besë, pritja është e keqe, ka marrë burra mbi burra”.
Noizy më ka goditur në fund personalisht, pasi më është çarë fytyra nga boksa hekuri dhe shufra, pasi kam qenë në atë gjendje që më s’kam mundur më as krahët t’i mbaj lart, ka ardhur Noizy dhe më ka goditur edhe rreth 3-4 grushte fytyrës”.


Nuk kam pas kurrë një problem me Noizyn. Këtu ka qenë puna e një repisti tjetër që quhet Clevio Ahmetaj. Kur ka qenë në Zvicër ai, më kanë shkruar pjesëtarë të grupit OTR duke më thënë ‘a ka mundësi të na e shesësh Clecion’, pra t’ia vendosë atë në pritë. Më kanë dhënë mbi 30 mijë euro që t’ia jap Clevion në pritë, por unë nuk jam spiun”.Pas një javë më ka thirr Noizy dhe më ka pyetur se sa lek dua që t’ia nis adresën e tij, dhe jemi kapur me fjalë e jemi sharë dhe kjo lka pasur pasoja të tjera në Tik Tok, këtë ma ka bërë Stresi.

Dh* noi personazhin e TikTok në klubin e natës, Noizy-t i ndodh e papritura

Reperi i njohur Noizy është shoqëruar në polici pasi akuzohet se dhunoi së bashku me grupin e tij me personazhin e TikTok, Medi Iseni, brenda një klubi nate në Pejë në orët e para të mëngjesit të 2 Gushtit.

Reperi, në një postim në InstaStory, ka njoftuar anulimin e performancës së tij në një klub në Ferizaj.

Noizy ka lajmëruar fansat se s’mund të zhvillonte koncerin për shkak se ishte shoqëruar në polici.

“Ferzaj, ju kërkoj ndjesë sonte s’mund të jem me ju pasi po më shoqërojnë në polici! Shihemi herë tjetër”, ka shkruar ai, në një postim që tashmë është fshirë

“Noizy më ka dhënë 30 mijë euro për t’i nxjerrë në pritë Clevion”

Personazhi i TikTok, Medi Iseni, ka akuzuar reperin e njohur, Noizy se i ka kanë dhënë mbi 30 mijë euro për të nxjerrë Clevion në pritë.

Deklaratat e Medi Iseni kanë ardhur pasi u dhunua brenda një lokali nate në Pejë nga reperi dhe grupi i tij, ndërsa pretendon se e preu në besë shoku i Noizy-t, Stresi.

Ai ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur pasi refuzoi që t’i nxirrte personazhin e tjetër të TikTok, Clevio Ahmetaj në pritë

“Këtu ka qenë puna e një repisti tjetër që quhet Clevio Ahmetaj. Kur ka qenë në Zvicër ai, më kanë shkruar pjesëtarë të grupit OTR duke më thënë ‘a ka mundësi të na e shësësh Clevion’, pra t’ia vendosë atë në pritë. Më kanë dhënë mbi 30 mijë euro që t’ia qesë Clevion në pritë, por u në nuk jam spiun.

Pas një javë më ka thirr Noizy dhe më ka pyetur se sa lek dua që t’ia nis adresën e tij, dhe jemi fjalosur e jemi sharë”, deklaroi Medi Iseni, për emisionin “Kosova Today”

Ai pretendoi se është dhunuar në mënyrë brutale në prapaskenën e klubit të natës nga miqtë e reperit Noizy, dhe se në fund aty ishte paraqitur edhe vet Noizy duke e goditur me grushte në fytyrë.

“Mu më ka thirr Stresi në Pejë. Aty shkova me dhëndrin tim dhe në momentin që jam futur në prapaskenë, na kanë vënë në kurth dhe na kanë rrahur në mënyrë brutale me boksa e shufra, as sigurimi i klubit nuk na ka ndihmuar, i ka lënë ata djemtë njëherë të na rrahin si duhet e pastaj kanë ardhur pas 3-4 minutash kur kemi qenë shumë të dëmtuar.

Unë i kam rreth 40 qepje në fytyrë, e gjithë ana e djathtë është e çarë, kurse dhëndri im fal Zotit nuk është aq sa unë, atë e kanë goditur prapa kokës dhe në fytyrë është edhe ai i çarë, por na kanë prerë në besë.

Noizy më ka goditur në fund personalisht, pasi më është çarë fytyra nga boksa hekuri dhe shufra, pasi kam qenë në atë gjendje që më s’kam mundur më as krahët t’i mbaj lart, ka ardhur Noizy dhe më ka goditur edhe rreth 3-4 grushte fytyrës”.

Mehdi Malkaj shfaq probIeme me zemrën, shtrohet në reanimacion në QSUT!

Aktori i njohur, Mehdi Malkaj është shtruar në reanimacionin e Kardiologjisë në QSUT pasditen e djeshme, pasi ka shfaqur probleme me zemrën.

Mehdi Malkaj ndodhej në spitalin e Traumës duke vizituar një të afërm të tij kur papritur ka ndjerë dhimbje në krahun e majtë.

Ai mësohet se ndihmën e parë mjekësore e ka marrë nga mjekët e Traumës dhe më pas është transportuar me ambulancë në QSUT.

Gjendja e aktorit paraqitet e qetë, ndërsa pritet që t’i nënshtrohet ekzaminimeve të tjera mjekësore gjatë ditës së sotme.