Krisje mes Marinës dhe Ghetto Geasy-t? Postimi që u fshi sa hap e mbyll sytë nxit reagime

Kjo verë duket se nuk ka qenë më e mira për motrat Vjollca. Marina pati projekte të suksesshme në televizion, megjithatë këtë periudhë pushimesh nuk e kemi parë të postojë shpesh momente me familjen siç bënte dikur.

Kjo verë duket se nuk ka qenë më e mira për motrat Vjollca. Marina pati projekte të suksesshme në televizion, megjithatë këtë periudhë pushimesh nuk e kemi parë të postojë shpesh momente me familjen siç bënte dikur.

Këngëtari, Ghetto Geasy ka ngritur dyshime se mes tyre nuk po shkojnë gjërat shumë mirë, përmes një thënie të Dritëro Agollit të postuar në Instastory të cilën e fshiu shumë shpejt.

“E mbajta në krahë tërë ditën, edhe zemër i dhashë ” mbahu” . Të nesërmen në fshat kur arritëm, u tha të tjerëve: ” Më rrahu”, kjo është thënia që reperi ka postuar në llogarinë e tij dhe më pas e ka fshirë.Menjëherë pas kësaj ndjekësit e çiftit janë bërë kuriozë dhe kanë vënë re se çifti nuk ka postuar me njëri-tjetrin prej disa javësh, e as kanë pëlqyer apo komentuar postimet e njëri-tjetrit, çka ka bërë të aludohet se Marina e Geti mund të jenë duke kaluar një krizë në marrëdhënie.

Menjëherë pas kësaj ndjekësit e çiftit janë bërë kuriozë dhe kanë vënë re se çifti nuk ka postuar me njëri-tjetrin prej disa javësh, e as kanë pëlqyer apo komentuar postimet e njëri-tjetrit, çka ka bërë të aludohet se Marina e Geti mund të jenë duke kaluar një krizë në marrëdhënie.

E bujshme/ Bajrami pranë transferimit tek gjigandët europianë

Nedim Bajrami pritet të vijojë karrierën te gjigantët skocez të Rangers F.C.. Këto janë raportimet e fundit që vijnë nga mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Sipas “Sportmandia” 25-vjeçari do të kalojë në formë huazimi me të drejtë blerje te Rangers.

25 vjeçari sezonin e fundit ishte pjesë e Sasuolos në Seria A ndërsa më herët ka luajtur edhe për Empolin, Grashoperin dhe Zyrih.

Vlen të theksohet fakti se Nedim Bajrami shkëlqeu në Kampionatin Europian me Shqipërinë këtë verë, duke hyrë në historinë e Europianeve me golin më të shpejt të realizuar ndonjëherë.

Tërmeti me magnitudë 5.2 ballë ‘shkund’ vendin fqinj, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet i fortë ka goditur Greqinë pak minuta më parë.

Mediat helene raportojnë se një tërmet me magnitudë 5.2, është regjistruar në zonën detare të Gavdos.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 6 km në lindje në verilindje të Gavdos, ndërsa thellësia fokale ka qenë 10 kilometra.

Aktualisht nuk raportohet për pesona të lënduar apo dëme materiale.

Konflikti mes Hamasit dhe Izraelit/ Dy armiqtë e betuar që mbajnë çelësin për përfundimin e luftës në Gazë

Vala më e fundit e përpjekjeve për bisedime për armëpushim në Gazë, me qëndrime dhe thirrje tashmë të njohura në mbarë botën, lë në hije një të vërtetë të hidhur për përpjekjet disamujore për t’i dhënë fund luftës Izrael-Hamas dhe për të liruar pengjet.

Për marrëveshjen do të duhen firmat e dy personave: të Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe udhëheqësit të Hamasit, Yahya Sinwar.

Ata janë armiq të betuar, negociatorë të ashpër dhe e dinë se rezultati i bisedimeve do të përcaktojë trashëgiminë e tyre. Në rastin e Yahya Sinwarit, mund të bëhet fjalë për jetën ose vdekjen.

Të dy kanë stimuj të fortë për t’i dhënë fund luftës. Por ata gjithashtu mund të mendojnë se do të fitojnë duke pritur pak më gjatë dhe se lufta është më e preferueshme se një marrëveshje që nuk përmbush kërkesat e tyre.

Në vazhdim le t’i hedhim një vështrim qëndrimeve të dy udhëheqësve dhe kufizimeve me të cilat ata përballen.

Çfarë kërkon Netanyahu?

Kryeministri Netanyahu ka premtuar “fitore totale” ndaj Hamasit dhe rikthimin e të gjithë pengjeve që mbahen në Gazë – objektiva që shumë besojnë se janë të papajtueshme me njëra-tjetrën.

Ai ka qenë nën një presion të jashtëzakonshëm nga familjet e pengjeve dhe pjesa më e madhe e publikut izraelit për të arritur një marrëveshje për t’i sjellë ata në atdhe, edhe nëse kjo lejon një vazhdimësi të ekzistencës së Hamasit, tashmë të dëmtuar rëndë. Edhe Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë dhënë ndihma të rëndësishme ushtarake dhe mbështetje diplomatike për Izraelin, po ushtrojnë trysni për arritjen e një marrëveshjeje të tillë.

Por koalicioni qeverisës i zotit Netanyahu mbështetet tek ministra të ekstremit të djathtë që duan rimarrjen përgjithmonë të Gazës dhe kanë kërcënuar se do ta rrëzojnë qeverinë nëse ai bën lëshime më shumë se ç’duhet. Kjo do të shkaktonte mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme që mund ta largonin atë nga pushteti, ndërsa ndaj tij vazhdon një proces gjyqësor për korrupsion.

Kjo do të përshpejtonte gjithashtu një vlerësim më të gjerë mbi dështimet e sigurisë për sulmin e 7 tetorit, gjatë të cilit militantët e udhëhequr nga Hamasi vranë rreth 1200 persona në jug të Izraelit, kryesisht civilë dhe rrëmbyen rreth 250 të tjerë – ndërsa vendi qeverisej nga zoti Netanyahu. Ai ka hedhur poshtë thirrjet për një hetim të qeverisë deri në përfundimin e luftës.

Sa më shumë të zgjatet lufta, aq më shumë ka gjasa që Izraeli të arrijë diçka që duket si fitore – si p.sh. vrasjen e Yahya Sinwarit, apo shpëtimin e më shumë pengjeve – dhe aq më shumë kohë i jepet Kryeministrit Netanyahu të riparojë pozitat e tij politike dhe t’i japë formë trashëgimisë së tij. Por ajo gjithashtu shoqërohet me rreziqe, pasi numri i ushtarëve të vrarë në luftime rritet pothuajse çdo ditë dhe Izraeli po bëhet gjithnjë e më i izoluar, për shkak të vuajtjeve që u ka shkaktuar palestinezëve.

Kryeministri Netanyahu pati mosmarrëveshje me ministrin e tij të mbrojtjes për dhënien fund të operacioneve ushtarake. Në mediat izraelite shfaqen artikuj të shumtë ku citohen zyrtarë të lartë të sigurisë, të paidentifikuar me emër, që shprehin zhgënjimin me Kryeministrin Netanyahu, në veçanti me kërkesën e tij për kontroll të vazhdueshëm mbi dy korridoret strategjike në Gazë. Disa kanë shkuar aq larg sa e akuzojnë atë për sabotim të bisedimeve.

Izraeli dhe Hamasi thonë se kanë pranuar në parim versione të ndryshme të një propozimi për armëpushim të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, duke sugjeruar ndryshime dhe duke akuzuar tjetrin për kërkesa të papranueshme.

Yohanan Plesner, kreu i Institutit të Demokracisë në Izrael, pranoi ekzistencën e zemërimit ndaj Kryeministrit Netanyahut në shtypin lokal dhe në segmente të shoqërisë izraelite, por tha se Yahya Sinwari mban pjesën më të madhe të fajit për ngërçin, pasi ai ka treguar pak interes për të arritur një kompromis.

“Nëse do të shihnim se Sinwari do të ishte serioz për arritjen e një marrëveshjeje, kjo do ta detyronte Izraelin dhe Netanyahun të vepronin me transparencë”, tha zoti Plesner. Situata aktuale është “pothuajse si të negociosh me veten”.

Çfarë kërkon Yahya Sinwari?

Yahya Sinwari dëshiron t’i japë fund luftës – por vetëm sipas kushteve të tij.

Nga operacionet ushtarake të Izraelit janë vrarë mbi 40 mijë persona, sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi; është zhvendosur 90% e popullsisë së Gazës dhe janë shkatërruar qytetet kryesore të saj. Hamasi ka humbur mijëra luftëtarë dhe një pjesë të madhe të infrastrukturës militante.

Yahya Sinwarit i kanë mbetur për t’i përdorur në negociata rreth 110 pengjet që mbahen ende në Gazë, rreth një e treta e të cilëve besohet të kenë vdekur. Dhe ai ka nevojë për shumë më tepër sesa një pauzë të përkohshme në luftime, nëse shpreson të arrijë diçka që mund t’i shëmbëllejë fitores nga sulmi i 7 tetorit, për të cilin ai ndihmoi si organizator.

Atij i nevojiten garancitë se Izraeli nuk do ta rifillojë luftën pasi të lirohen disa, ose të gjithë pengjet. Ai gjithashtu ka nevojë që Izraeli të tërhiqet nga e gjithë Gaza, për të siguruar që pasoja afatgjatë e sulmit të 7 tetorit të mos jetë një ripushtim i përhershëm i territorit. Lirimi i të burgosurve palestinezë të profilit të lartë, si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme, është një kauzë e shenjtë për Yahya Sinwarin, i cili ishte vetë i burgosur dhe u lirua gjatë një shkëmbimi. Dhe ai ka nevojë për garanci se palestinezët do të jenë në gjendje të kthehen në shtëpitë e tyre dhe t’i rindërtojnë ato.

“Sinwari është shumë i interesuar për t’i përfunduar negociatat, qoftë në lidhje me një armëpushim, apo një shkëmbim të burgosurish, sepse në të dyja rastet, Sinwari do të dalë si fitues”, tha Nabih Awada, analist politik libanez dhe ish-militant që kaloi vite në një burg izraelit së bashku me Yahya Sinwarin.

Zgjatja e bisedimeve mbart edhe rreziqe: Më shumë pengje ka të ngjarë të vdesin ose të shpëtohen ndërsa lufta vazhdon. Vdekja, shkatërrimi dhe vështirësitë në Gazë do të vazhdojnë dhe mund të ngjallin pakënaqësi me Hamasin në radhët e palestinezëve, me pasoja të mëtejshme politike.

Vetë Yahya Sinwari, i cili është në krye të listës së më të kërkuarve të Izraelit, mund të vritet në çdo kohë. Por duke pasur parasysh rëndësinë e martirizimit në historinë dhe ideologjinë e Hamasit, ai mund të ndiejë se rezultati është i pashmangshëm – dhe më i preferueshëm se një marrëveshje që mund të duket si disfatë.

A mund të ndihmojë një trysni ndërkombëtare?

Egjipti dhe Katari kanë shërbyer si ndërmjetës kryesorë me Hamasin, por ndikimi i tyre është i kufizuar.

Një trysni e ushtruar mbi drejtuesit në mërgim të Hamasit nuk ka gjasa të ketë shumë ndikim tek Yahya Sinwari, i cili u emërua drejtuesi i përgjithshëm i Hamasit pas vrasjes së Ismail Haniyehit në Iran. Sinwari besohet se e ka kaluar pjesën më të madhe të 10 muajve të fundit në tunelet nën Gazë dhe është e paqartë se sa është në kontakt me botën e jashtme.

Shtetet e Bashkuara kanë ofruar mbështetje thelbësore ushtarake për Izraelin gjatë gjithë konfliktit dhe e kanë mbrojtur atë përballë thirrjeve ndërkombëtare për një armëpushim. Në fillim të këtij viti, Presidenti Joe Biden ndali një dërgesë me qindra predha 900 kilogramshe, për t’i bërë trysni Izraelit që të mos sulmonte qytetin jugor Rafah – diçka që Izraeli e bëri gjithsesi.

Politikat e sezonit elektoral në Shtetet e Bashkuara mund ta zbusin gjithashtu trysninë amerikane. Presidenti Biden ka treguar pak prirje për t’i bërë trysni Kryeministrit Netanyahu dhe Nënpresidentja Kamala Harris nuk ka paraqitur ndryshime konkrete të kësaj politike. Ish-Presidenti Donald Trump i ka kërkuar Izraelit t’i japë fund operacioneve ushtarake, por ka të ngjarë të bëjë më pak presion ndaj Kryeministrit Netanyahu, ashtu si veproi edhe gjatë presidencës së tij.

Një embargo e armëve amerikane është edhe më pak e mundshme ndërsa Izraeli përballet me rrezikun e një sulmi nga Irani, si kundërpërgjigje për vrasjen e Ismail Haniyehut. Përkundrazi, Shtetet e Bashkuara kanë shtuar praninë ushtarake në rajon, duke ia lehtësuar kështu Izraelit një pjesë të trysnisë ndaj tij.

Yahya Sinwari mund të kishte shpresuar që vrasjet e Ismail Haniyehut dhe një komandanti të lartë të Hezbollahut muajin e kaluar do ta zgjeronin luftën. Por kjo duket më pak e mundshme, ndërsa Izraeli dhe Hezbollahu po tërhiqen pas një shkëmbimi intensiv zjarri gjatë fundjavës.

Bisedimet e armëpushimit kanë vazhduar gjatë gjithë kësaj periudhe, të shoqëruara nga momente optimizmi.

Ndërmjetësuesit i kanë kaluar javët e fundit duke u përpjekur të hartojnë një propozim të ndërmjetëm me zotin Netanyahu, por kjo është ende një punë e papërfunduar. Gjithashtu, propozimi nuk i është paraqitur ende Yahya Sinwarit./VOA

U filmua duke ke. qtrajtuar një qen, e pëson k eq 41-vjeçari në Tiranë

Efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 6, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në një sheshpushim pallati një shtetas kishte keqtrajtuar një kafshë (qen), menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Në rrugën “Thoma Koxhaj”, u kap në flagrancë direkt pas kryerjes së veprës penale dhe u shoqërua në komisariat shtetasi A. K., 41 vjeç.

Në vijim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe u procedua në gjendje të lirë autori i dyshuar, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.

U dh*nua bar barisht nga motrat Berisha, Klea Prenga publikon pamjet e reja, tregon gjendjen e saj dhe shenjën në fytyrë

Disa javë pasi u dhunua barbarisht nga Antonela Berisha dhe motra e saj, Klea Prenga ka postuar të tjera pamje në Instagram, ku tregon gjendjen e saj.

Me një shenjë të lehtë në fytyrë, pasi u godit me gotë nga motrat Berisha teksa darkonte në një restorant në Tiranë, Prenga tregon se është duke u rikuperuar.

Pas sherrit të rëndë, ku motrat e akuzonin atë se kishte ndërhyrë në raportin martesor të Marielës, ato e dhunuan atë fizikisht, e më pas u arratisën. Policia i ka shpallur në kërkim, ndërsa ende nuk dihet vendndodhje e tyre, por sipas informacioneve rezulton se nuk kanë dalë jashtë Shqipërisë.

https://www.instagram.com/reel/C_IxLkQMkkE/?utm_source=ig_embed&ig_rid=d14183ee-11d2-4fb0-8b19-754a6be2b1e7&ig_mid=A08C5A93-1665-45D9-B508-E5A87B5A0D14

PërΙeshje e ash për mes të burgosurve në burgjet greke, pΙ agoset rë ndë një 41-vjeçar shqiptar

Një përleshje e ashpër mes të burgosurve në burgjet e Domokos në Greqi ka sjellë plagosjen e rëndë të një 41-vjeçari shqiptar, i cili është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Lamisë.

Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në orën 10:30 të së martës, mes një 32-vjeçari sirian dhe një 30-vjeçari algjerian, të cilët janë përplasur me të burgosurin shqiptar të plagosur.

I pari dyshohet se gjatë përleshjes ka përdorur thikë, ndërsa dy të tjerët kanë shkëmbyer goditje me duar dhe këmbë.

Së fundi, 41-vjeçari ka pësuar një dëmtim në kokë nga përleshja, ndërsa të tre janë arrestuar pak orë më vonë nga punonjësit e policisë së AT Domokos që po kryejnë edhe hetimet paraprake.

Vlen të theksohet se pas kësaj pasoi një kontroll i gjerë nga oficerët e burgut në qelitë e repartit ku u përleshëm, ku u zbulua një thikë metalike dhe një thikë e improvizuar.

Të gjitha sendet e mësipërme janë sekuestruar, ndërsa të arrestuarit akuzohen rast pas rasti për shkelje të ligjit për armët dhe lëndime të rrezikshme trupore.

E kapi helika e gomones në Vlorë, νd* s në spitaΙ në Turqi

Lajm i trishtë. Ndërron jetë 60-vjeçari Alban Kukaviqi, i cili në muajin korrik u plagos nga helika e një gomoneje në gjirin e Shën Janit në gadishullin e Karaburunit.

Ai u dërgua për mjekim të specializuar në Turqi por nuk ia doli. Alban Kukaviqi ka humbur jetën gjatë operacionit të tretë që po bënte për këmbën.

https://web.facebook.com/ishpshsh/posts/890014919830229?ref=embed_post

Çm enduritë e motit/ Sinoptikania e njohur bef ason me parashikimin: Dëbora vjen shumë shpejt, rënie drastike të temperaturave

Sinoptikania e njohur Tanja Porja, ka treguar ndryshimin drastik që do të pësojë moti në vendin tonë pas datës 7 shtator.

Porja deklaroi se termometri do të pësojë një rënie prej 10 gradë celcius, ku nuk përjashtohen reshjet e para të dëborës në zonat e alpeve të Europës por edhe të Ballkanit.

Kjo situatë do të sjellë një rënie të madhe të temperaturave, ku moti i freskët pritet të zgjasë 5-10 ditë.

“Termometri do të ketë luhatje gjatë fundit të gushtit dhe fillim shtatori. Parashikohet dy tre ditë të nxehta dhe dy tre ditë të freskëta. Kështu do të jetë gjithë kjo situatë 10 ditëshin e parë të shtatorit. Vlen të theksojmë që pas datës 7 shtator do të kemi një thyerje të tablosë termike, pra një rënie diku 10 gradë Celcius.

Presim reshje dëbore në zonën e alpeve të Europës pse jo nga dëbora mund të përfshihen edhe një pjesë e Ballkanit që në 10 ditëshin e parë të shtatorit. Përgjithësisht shtatori dhe tetori do të jetë i ngrohtë, pasi ulja drastike e temperaturave do të jetë episodike, pra ditët e freskëta mund të zgjasin 5-10 ditë”, tha Porja.

H* rror në Itali/ 54-vjeçari fsheh tr. upin e nënës së νd* kur në frigorifer që të përfitonte pensionin

Një ngjarje e pazakontë raportohet të ketë ndodhur në Sarroch të Italisë, ku një 54 vjeçar ka fshehur për vite me radhë trupin e nënës së tij të vdekur në frigorifer për të marrë pensionin.

Policia kontrolloi shtëpinë e tij dhe gjeti trupin e nënës së tij 78-vjeçare brenda frigoriferit të vendosur në kati përdhes i shtëpisë.

Trupi, sipas hetimeve të para të kryera, kishte rreth dy vjet që ndodhej në frigorifer, ndoshta që nga periudha e Covid-19.

Gruaja ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale dhe djali i saj do ta kishte fshehur trupin për të vazhduar marrjen e pensionit.