“Pse s’ma more djalin në Kombëtare”, portieri i Tiranës ‘molla e sherrit’: Zbulohet arsyeja e kërcënimit ndaj Armand Dukës

Pesë persona u vendosën në pranga dhe dy të tjerë po hetohen në gjendje të lirë, për shkak se kërcënuan me mesazhe dhe i shkuan në shtëpi kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Motivi ka të bëjë me mos grumbullimin në Kombëtare të Gentian Selmanit, portierit të Tiranës.

I ati i tij dhe njëherazi presidenti i klubit të futbollit ‘Iliria’ të Fushë-Krujës, Nazmi Selmani së bashku me tre djemtë futbollistë dhe tre persona të tjerë kanë kërcënuar Dukën.

Gentian Selmani (26-vjeç), aktualisht portieri i KF Tiranës në Superligë ka qenë pjesë e Kombëtares A dhe ka luajtur katër takime, ndërsa nuk u grumbullua nga Sylvinho për ndeshjet kundër Ukrainës dhe Gjeorgjisë në Nations League (7 dhe 10 shtator 2024).

Ky duket se ka qenë shkaku që i ati i Gentianit, Nazmiu me gjashtë personat e tjerë të përfshirë kanë kërcënuar Dukën, që nga ana e vet mësohet se iu ka thënë se “nuk ndërhyn në zgjedhjet e trajnerit”.

Skulptori denoncon skandalin: Rama bën atë që nuk e bëri as Enveri, Skënderbeu me fytyrën e vet!

Deliri i madhështisë duket se nuk ka fund për kryeministrin Edi Rama.

Ai që quhej ‘Skëndërbeu i Spiropalit’, tashmë duket se e beson edhe vetë që është me të vërtetë ‘Skënderbe’ dhe këtë fakt e ka denoncuar një shqiptar në prezantimin e bustit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut te Arbëreshët në Itali.

Sipas denoncimit të Alban Çakallit, i cili është marrë me skulpturë, busti i Skënderbeut i prezantuar në Itali, ku ka marrë pjesë edhe Elisa Spiropali, është busti i Ramës, me përkrenaren e Skënderbeut.

‘Ju them me plot bindje që ky busti është Rama identik. Skulptori që e ka bërë duhet të japë shpjegime se përse ka vendorsur ta bëjë Ramën me përkrenaren e Skënderbeut’, shkruan qytetari në Facebook.

Postimi i plotë i Alban Çakallit:

PO shikoja Elisen qe kishte shkuar me ngrit bustin e Rames ne Itali te Arbereshet. Jam marre shume vite me skulptur, dhe e njoh deri diku skulpturen. Ju them me plot bindje qe ky busti eshte Rama identik. Skulptori qe e ka be duhet te jape shpjegime se perse ka vendorsur ta beje Ramen me perkrenaren e Skenderbeut.

Ngjarja e rëndë në Korçë, fqinji zbardh detaje të reja: Na trokiti në derë, kishte …

Një ngjarje e rëndë u regjistrua sot në lagjen Nr.2 në Korçë, ku 45-vjeçari Bledar Trëndafili ka tentuar të djegë bashkëshorten e tij, Melisa Trëndafili, me të cilën ishte në proces divorci.

Një fqinj, i cili i ka dhënë ndihmën e parë gruas, ka treguar se 31-vjeçarja i trokiti në derë dhe ai e ndihmoi për të fikur zjarrin. Burri ka treguar se e reja kishte plagë të shumta në të gjithë trupin, me përjashtim të fytyrës dhe këmbëve

“Kam parë një burrë i cili në mes të rrugës fare pranë shtëpisë sime ka spërkatur me benzinë një grua e me pas i ka vënë flakën. Gruaja e tmerruar ka trokitur në portën e shtëpisë time dhe së bashku me bashkëshorten e kemi ndihmuar fikjen e flakëve të zjarrit.

I kemi hequr të gjitha rrobat nga trupi dhe e kemi veshur, por plagët me përjashtim të fytyrës dhe këmbëve, ishin të mëdha dhe pothuajse gjithë trupi ishte me plagë të shumta. Kemi lajmëruar policinë dhe ambulancën të cilët erdhën shpejt në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.

Aktualitet Talo Çela ndryshoi atësinë e vajzës për të mos u gjurmuar. Eurot e vrasjeve u groposën në Gjirokastër dhe u investuan në Tiranë e Sarandë

Një pjesë e mirë e eurove të fituara nga Talo Çela përmes grabitjes së bujshme në aeroportin e Rinasit” në prill 2019 dhe eurove të fituara nga seriali i vrasjeve Peqin-Elbasan, janë investuar nga familja e Talos në Tiranë dhe Sarandë, kryesisht në biznes dhe blerje apartamenti.

Ndërkohë nga hetimi është provuar se një pjesë është groposur në një fshat të Gjirokastrës të quajtur Cepo, ndërsa pjesa tjetër mbahej nga Talo në baza të fshehta ku strehohej me qëllim mos rënien në duart e policisë kriminale.

Bisedat e zhvilluara në “Sky”, kanë zbuluar se shumat financiare Talo Çela i pastronte përmes gruas së tij, Matilda Hoxholli, dhe një pjesë përmes vajzës së tij, A.H.

Policia dhe BKH ka rënë krejt rastësisht në gjurmë të vajzës së Talos, pasi nga bisedat ai fliste me vajzën A.H, por njëherësh u kuptua se kishte përdorur një mekanizëm shumë të veçantë për të zhdukur emrin e tij dhe nga fëmija biologjik.

Qëllimi ka qenë që “Dhelpra” të mos linte gjurmë mbi lidhjet e ngushta të familjes, çka do sillte një detaj më shumë për të mos u ndjekur nga policia, përmes vajzës apo gruas së tij.

Nga analizimi i bisedave në “Sky” prokurorja Doloreza Musabelliu ka zbuluar se për të humbur çdo gjurmë mes tij dhe familjes, Talo Çela kishte përdorur një truk shumë domethënës, duke ndryshuar në Gjendjen Civile emrin e babait të vajzës nga “Talo” në “Korab”, një person ky që pas shumë verifikimeve rezultoi se nuk ekzistonte.

Gjithçka ishte bërë false. Ndërkohë, nga ana tjetër, Talo Çela i thotë gruas që gjithçka nga pasuritë të kalojë në emër të vajzës së tij, A.H.

Hetimi ka provuar se në emër të vajzës së tij A.H është hapur një biznes në Tiranë i emërtuar “Perspectivë” me aktivitet shitjen e veshjeve të ndryshme të blera në Turqi dhe të tregtuara për një periudhë të paktën 1 vjeçare në një dyqan në rrugën “Kolombo” në Liqenin e Thatë në Tiranë.

Evidentohet se për ngritjen e këtij operatori ekonomik kanë dhënë ndihmë një çift bashkëshortësh, Nikoleta Hoxha dhe bashkëshorti i saj, Xhimi Hoxha.

Gjithashtu, investime janë kryer në sektorin imobiliar duke blerë një apartament në qytetin e Sarandës me 32 mijë euro, shumë e cila dyshohet të jetë siguruar nga Talo Çela. Ky apartament i blerë nga Talo Çela në Sarandë rezulton të jetë regjistruar në mënyrë fiktive me emrin “Meri”.

Gjithashtu, gruaja e tij Matilda Hoxholli ka rezultuar se ka pasur në banesë të fshehura rreth 100 mijë euro, të cilat janë dhuruar në vitin 2020 nga Talo Çela dhe më pas kjo sasi monetare është groposur në një fshat të Gjirokastrës.

Në 9 korrik 2020, Matilda Hoxholl bisedon me Talo Çelën, të cilin e informon duke i thënë se do të shkojë në Gjirokastër për të groposur lekët që ka në shtëpinë e saj në Tiranë.

Sipas bisedës vlerat monetare Matilda Hoxholli do t’i groposi te shtëpia e nënës së saj që ndodhet në Njësinë Administrative “Cepo”, Gjirokastër.

Përmbajtja e disa prej mesazheve që Matilda Hoxholli i dërgon Talo Çelës është si më poshtë vijon:
…Unë nesër po bëj letrat e “bencit”, se mbarojnë në fundjavë dhe do iki në gjirokastër dy dit se kam ca punë. Po do iki më shumë të çoj lekët t’i gropos në një vend te nëna në fshat se po rri gjithë siklet. Se më duket sikur do vinë nga momenti në moment…”.

Ndërkohë, në 10 korrik 2020 Matilda Hoxholli e informon Talo Çelën se i ka sistemuar lekët.

Përmbajtja e mesazheve që Matilda Hoxholli i dërgon Talos është: “…Gjesi, Mir jam i sistemova ato tani jam në Sarandë te Mira…”.

Në 12 korrik, Matilda bisedon me Talo Çelën nëse mund të blejnë një shtëpi në qytetin e Sarandës dhe ta vendosin në emrin e “Dajos”, shtetasit P.N.

“…të paktën të kemi prona se ato nuk të lenë pa lekë, se ato i groposa unë që më dhe ti…”- i shkruan më tej ajo.

Por në vijim Talo Çela i shkruan gruas se të bëjë kujdes me personin që bashkëjeton ajo se mos i bëjë kollare dhe në të ardhmen çdo gjë duhet të kalojë në emër të vajzës së tij, A.H.

Talo i shkruan si më poshtë: “…pastaj dyqanin e ke në emër të atij që ti jeton se mos të bëjn kollare, mos u bëj kot e besuar dhe aq…Duhet të kalojnë në emër të gocës gjërat…”.

Po ashtu, Matilda Hoxholli ka marrë nga Talo Çela një automjet tip “Range-Rover”, 13 mijë dollarë dhe 10 mijë euro në një rast tjetër me qëllim furnizimin e dyqanit me rroba./OraNews

Ngjarja e rëndë në Korçë, ja kush janë Bledar dhe Melisa Trëndafili. Policia dyshon se shkak është bërë…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Korçën pasditen e sotme (31 gusht), pasi Bledar Trëndafili ka tentuar të djegë me benzinë bashkëshorten e tij, Melisa Trendafili me të cilin ishin në një proces divorci.

Në foto shikoni pikërisht çiftin, i cili prej kohësh jetonin të ndarë, por kjo si duket nuk e ka penguar 45-vjeçarin të bëhet xheloz dhe kjo dyshohet nga policia se ka qenë një motivi i kësaj ngjarjeje të rëndë.

31-vjeçarja e cila jetonte me të emën dhe dy fëmijët e saj të mitur 2 dhe 5-vjeç, ishte duke u kthyer nga puna, kur është ndaluar pranë banesës nga Bledari.

45-vjeçari i cili ka lëvizur në këmbë ka lagur me një shishe benzinë të renë i ka vënë flakën dhe më pas është larguar me shpejtësi. E dëmtuara mësohet se nuk ka pasur urdhër mbrotje.

Pamje të rënda! Këngëtari me famë botërore shembet papritur në skenë, ndërron jetë në duart e mjekëve

Ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare reperi Fatman Scoop.

Mediat e huaja raportojnë se artisti u rrëzua në skenë në Hamden Town Center Park, Connecticut, dhe më pas u dërgua në spital.

Britmat u dëgjuan në shfaqjen e tij të fundit teksa ai u shemb papritur në skenë. Edhe pse mjekët tentuan që t’i japin ndihmën e parë menjëherë pas ngjarjes, ai nuk ka mbijetuar dot.

I lindur në New York City në vitin 1971, ai bëri emër përmes bashkëpunimeve me mega-yje në fillim të viteve 2000 dhe ishte i njohur për praninë e tij të thellë vokale të zhurmshme.

Shkaku i saktë i vdekjes së artistit nuk është i qartë.

Austria: Shqipëria dhe Mali i Zi të parët në BE

Dy shtetet ballkanike Mali i Zi dhe Shqipëria mund të jenë anëtarët e parë të rinj të BE-së nga rajoni i Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2030.

Është qeveria austriake nëpërmjet ministres për Çështje Europiane Karoline Edtstadler që jep për herë të parë afate kohore për Podgoricën dhe Tiranën.

“BE-ja duhet të pranojë Malin e Zi dhe Shqipërinë si shtete anëtare deri në vitin 2030, me Komisionin Europian që inkurajon kandidatët e tjerë përmes ‘zgjerimit gradual’. Unë mendoj se do të ketë 29 anëtarë të BE-së deri në vitin 2030, me Malin e Zi që do të anëtarësohet në 2028 dhe Shqipëria në 2030. Unë e kam konstatuar personalisht gjatë vizitave që realizova atje në muajin prill se sa të angazhuara dhe ambicioze janë këto shtete në procesin e zgjerimit. Ne mund të kemi frenim të nacionalizmit në rritje në vendet kandidate veçanërisht në Ballkanin Perëndimor nëse nuk japim stimuj dhe kjo duhet të bëhet përmes integrimit gradual”.

Zgjerimi gradual nënkupton që vendeve që kërkojnë pranimin në BE t’u ofrohen përfitime të pjesshme të anëtarësimit pasi ato të përmbushin kushte specifike, në vend të qasjes gjithçka ose asgjë.

“Jam plotësisht e bindur se ky koncept i integrimit gradual do të miratohet nga komisioni i ardhshëm europian, sepse nuk ka alternativë tjetër veç procesit të anëtarësimit. Një stimul tjetër do të ishte ftesa për takimet në Bruksel, gjë që do t’u mundësonte politikanëve të tyre të informojnë qytetarët për procesin. Për shembull, kur një grup kapitujsh është i shqyrtuar plotësisht, por ende nuk është realizuar integrimi i plotë BE-ja mund të lejojë për shtetet ballkanike në pararojë të procesit të integrimit si Mali i Zi e Shqipëria aksesin për pagesat e unifikuara ndërmjet bankave. Kjo do t’u jepte atyre ndjenjën e besimit në rrugën përpara”.

Zgjerimi gradual është propozuar gjithashtu edhe nga Komisioneri i ardhshëm Evropian i Lituanisë, ish kryeministri Andrius Kubilius.

“Degjenerimi po merr përmasa të mëdha, shkatërrove familjen”, gazetarja reagon pas kritikave për lidhjen me Endri Priftin

Gazetarja Ola Bruko pak ditë më parë ka bërë publike lidhjen e saj me këngëtarin Endri Prifti. E nuk kishte se si të mungonin komentet e shumta, të atyre që i përgëzonin por edhe e kritikonin.

Gazetarja së fundmi ka bërë publik një mesazh të një ndjekësi që si duket nuk qenka shumë dakord për lidhjen e re të gazetares.

“Degjenerimi po merr përmasa të mëdha në shoqërinë tonë. Ky është turp i turpit që po arrin kulmin, shkatërrojnë familjen për një tjetër, fëmijët rriten jetimë rrugëve me nënë dhe nana gjallë. Zoti i udhëzoftë”, thuhet në mesazh.

E ndaj këtij mesazhi ka reaguar edhe gazetarja, e cila thotë se nuk i intereson se çfarë thonë të tjerët për të, por që paralajmëron që nuk do të lejojë askënd të flasë për fëmijët e saj dhe kush e bën do të përballet më ta në gjykatë.

Postimi i plotë:

Ky qe shikoni ketu eshte nje nga komentet e poshtra qe shkruhen lart e poshte!

E kam thene edhe me pare se ne moshen qe jam, nuk me intereson shume se çfare thone njerezit per mua. E di mire qe disa te duan e shumica te urrejne, por edhe ata qe nuk kane asnjeren nga keto ndjenja, parapelqejne te te bejne gjyqin ne publik nga pellgu i tyre i mekateve te medha, se ndoshta kjo i ben te ndjehen me pak fajtore.

Te ishte per veten, as do e merrja mundimin te reagoja, por kur behet fjale per femijet e mi mund t’ju nxjerr syte te gjitheve per idiotesirat qe flisni duke i futur edhe ata ne vorbullen e keqdashesise tuaj.

Juve qe ju intereson kaq shume jeta private e nje njeriu si une qe e njihni vetem nga ekrani e nuk e keni as ne familje, as ne farefis e as ne shoqeri, qe duhet ta kishit komentuar vetem per punen e saj e per asgje tjeter, po ju sqaroj njehere e mire, se çfare ndodhi me familjen time nuk kam ndermend t’jua them juve!

Une dhe ish-bashkeshorti im kemi sot nje marredhenie normale dhe kemi qene dhe do jemi derisa te kemi fryme per femijet tane. Ata jane jeta jone!

Mos guxoni me te permendi dhe te merreni me femijet, sepse secili nga ju do perballet me ne në gjykate!

Ditë të vështira për Armando Brojën/ Ylli i Kombëtares shqiptare ndahet nga e dashura? Çfarë ndodhi me çiftin 1 vit pas bashkëjetesës

Ditë të trazuara për Armando Brojën. Ylli i futbollist shqiptar është duke kaluar një moment të vështirë në karrierën e tij, por edhe në jetën private. Panorama ka mësuar se ai është ndarë nga partnerja e tij, Xhej Alisa Uills. Çifti, i cili prej gati 1 viti ishin në një lidhje të konsoliduar, duket se i kanë dhënë fund vetëm pak ditë më parë, duke ndarë rrugët përgjithmonë.

Dukej se dyshja kishte një lidhje të konsoliduar dhe gjithçka po shkonte më së miri. Madje, përgjatë Kampionatit Europian, Xhej ishte tifozja më e zjarrtë e Kombëtares sonë. Blogerja angleze në ditët kur luajti Kombëtarja jonë postonte në rrjetet sociale foto me fanellën kuq e zi. Si tifozja më e zjarrtë e sulmuesit, ajo e shoqëronte edhe në stadium. Por ditët e fundit, mes trazirave që Broja ka në karrierën e tij, çifti duket se i ka dhënë fund. Raporti i tyre është ndarë në një mënyrë të keqe dhe aktualisht dyshja as nuk ndiqet në rrjetet sociale, duke na zbuluar kështu se të vogla janë shpresat për një ribashkim.

Si një vajzë tashmë beqare, Xhej nuk ka ngurruar që ta shijojë verën, këtë herë me shoqërinë. Pasi kaloi disa ditë në Dubai, blogerja ka vijuar të shijojë verën buzë detit duke mos i kursyer pozat sensuale në Instagramin e saj.

Nga ana tjetër Broja nuk po kalon një moment të mirë në karrierë. Kur pritej vetëm firma në kontratë, lajmi se Armando Broja nuk do të kalonte tek Ipswich në Premier League, ka rezultuar tejet befasues dhe ka ngritur shumë pikëpyetje në të njëjtën kohë. Më herët u raportua se klubet kishin arritur një akord për huazimin e shqiptarit dhe se Ipswich do i paguante 30 milionë stërlina Chelseas verën e ardhshme nëse do mbijetonte në Premier League.

Zyrtarizimi megjithatë nuk erdhi kurrë dhe mediat angleze kanë zbuluar arsyen sepse Broja nuk kaloi te Ipswich. Sipas tyre 22-vjeçari shqiptar nuk ka mundur të kalojë testet fizike, pasi ka një problem ‘në tendinën e Akilit’. Në këto kushte Ipswich ka dashur të ulë çmimin e Brojës, por Chelsea nuk ka pranuar dhe transferimi nuk është kryer. Fati i keq e ka ndjekur këtë periudhë Brojën edhe në jetën private, ku pas gati 1 viti bashkëjetese, dyshja është ndarë. Rreth 1 vit më parë futbollisti i Kombëtares shqiptare është fotografuar në rrugë me bukuroshen që i kishte rrëmbyer zemrën, teksa të dy kishin dalë shëtitje me kafshët e tyre shtëpiake.

Lidhja mes të dyve u përfol përpara, kur Xhej postoi një foto në një restorant, ku shfaqej duke darkuar me sulmuesin shqiptar të Çelsit dhe motrën e tij. Sakaq, çifti shpejt e çoi këtë lidhje edhe më tej.

Në rrjetet sociale, blogerja ka publikuar një foto ku shfaqet me futbollistin shqiptar, ku shfaqen në shtëpi, të veshur sportivë e të përqafuar. Broja dhe Xhej nisën edhe të jetojnë së bashku, duke mos i kursyer fotot në shtëpinë e tyre. Ndonëse të lidhur vetëm prej pak kohësh, kjo lidhje dukej tejet serioze, aq sa tashmë të dy dalin publikisht.

Kujtojmë se ylli i Kombëtares sonë i dha fund historisë 1- vjeçare me Fidelën, vajzën shqiptare që jetonte jashtë. “Panorama Plus” zbuloi se djaloshi shqiptar ishte i lidhur me një vajzë jo të famshme, të quajtur Fidela. Por, duket se historia mes dy të rinjve ka përfunduar shumë shpejt.

Ndonëse dukej si një raport serioz, dy të rinjtë e kanë mbyllur këtë histori pa shumë bujë. Nuk ka ende detaje se si Fidela dhe Broja janë njohur me njëri-tjetrin apo pse u ndanë, por nëse bazohemi tek interpretimi i rrjeteve sociale, gjërat dukeshin goxha serioze. Por, krejt ndryshe është historia e tij me Xhej.

Ndonëse kishin shumë pak kohë që njiheshin, dyshja jo vetëm që dolën hapur në këtë histori dashurie, por edhe nisën bashkëjetesën në Angli, ku Broja është i angazhuar. Por përralla e bukur e dashurisë ka mbaruar shpejt për dy të rinjtë. Teksa Broja po kalon në disa momente të vështira, Xhej duket se po e shijon jetën si beqare./Gazeta Panorama

Çfarë bëri Talo Çela për të mos u gjurmuar? Gazetari hedh dritë mbi fakte

Një pjesë e mirë e eurove të fituara nga Talo Çela përmes grabitjes së bujshme në aeroportin e Rinasit” në prill 2019 dhe eurove të fituara nga seriali i vrasjeve Peqin-Elbasan, janë investuar nga familja e Talos në Tiranë dhe Sarandë, kryesisht në biznes dhe blerje apartamenti.

Ndërkohë nga hetimi është provuar se një pjesë është groposur në një fshat të Gjirokastrës të quajtur Cepo, ndërsa pjesa tjetër mbahej nga Talo në baza të fshehta ku strehohej me qëllim mos rënien në duart e policisë kriminale.

Gazetari Elton Qyno ka publikuar disa nga bisedat e zhvilluara në “Sky”, ku janë zbuluar se shumat financiare Talo Çela i pastronte përmes gruas së tij, Matilda Hoxholli, dhe një pjesë përmes vajzës së tij, A.H.

Policia dhe BKH ka rënë krejt rastësisht në gjurmë të vajzës së Talos, pasi nga bisedat ai fliste me vajzën A.H, por njëherësh u kuptua se kishte përdorur një mekanizëm shumë të veçantë për të zhdukur emrin e tij dhe nga fëmija biologjik.

Qëllimi ka qenë që “Dhelpra” të mos linte gjurmë mbi lidhjet e ngushta të familjes, çka do sillte një detaj më shumë për të mos u ndjekur nga policia, përmes vajzës apo gruas së tij.

Nga analizimi i bisedave në “Sky” prokurorja Doloreza Musabelliu ka zbuluar se për të humbur çdo gjurmë mes tij dhe familjes, Talo Çela kishte përdorur një truk shumë domethënës, duke ndryshuar në Gjendjen Civile emrin e babait të vajzës nga “Talo” në “Korab”, një person ky që pas shumë verifikimeve rezultoi se nuk ekzistonte.

Gjithçka ishte bërë false. Ndërkohë, nga ana tjetër, Talo Çela i thotë gruas që gjithçka nga pasuritë të kalojë në emër të vajzës së tij, A.H.

Hetimi ka provuar se në emër të vajzës së tij A.H është hapur një biznes në Tiranë i emërtuar “Perspectivë” me aktivitet shitjen e veshjeve të ndryshme të blera në Turqi dhe të tregtuara për një periudhë të paktën 1 vjeçare në një dyqan në rrugën “Kolombo” në Liqenin e Thatë në Tiranë.

Evidentohet se për ngritjen e këtij operatori ekonomik kanë dhënë ndihmë një çift bashkëshortësh, Nikoleta Hoxha dhe bashkëshorti i saj, Xhimi Hoxha.

Gjithashtu, investime janë kryer në sektorin imobiliar duke blerë një apartament në qytetin e Sarandës me 32 mijë euro, shumë e cila dyshohet të jetë siguruar nga Talo Çela. Ky apartament i blerë nga Talo Çela në Sarandë rezulton të jetë regjistruar në mënyrë fiktive me emrin “Meri”.

Gjithashtu, gruaja e tij Matilda Hoxholli ka rezultuar se ka pasur në banesë të fshehura rreth 100 mijë euro, të cilat janë dhuruar në vitin 2020 nga Talo Çela dhe më pas kjo sasi monetare është groposur në një fshat të Gjirokastrës.

Në 9 korrik 2020, Matilda Hoxholl bisedon me Talo Çelën, të cilin e informon duke i thënë se do të shkojë në Gjirokastër për të groposur lekët që ka në shtëpinë e saj në Tiranë.

Sipas bisedës vlerat monetare Matilda Hoxholli do t’i groposi te shtëpia e nënës së saj që ndodhet në Njësinë Administrative “Cepo”, Gjirokastër.

Përmbajtja e disa prej mesazheve që Matilda Hoxholli i dërgon Talo Çelës është si më poshtë vijon:

“…Unë nesër po bëj letrat e “bencit”, se mbarojnë në fundjavë dhe do iki në gjirokastër dy dit se kam ca punë. Po do iki më shumë të çoj lekët t’i gropos në një vend te nëna në fshat se po rri gjithë siklet. Se më duket sikur do vinë nga momenti në moment…”.

Ndërkohë, në 10 korrik 2020 Matilda Hoxholli e informon Talo Çelën se i ka sistemuar lekët.

Përmbajtja e mesazheve që Matilda Hoxholli i dërgon Talos është: “…Gjesi, Mir jam i sistemova ato tani jam në Sarandë te Mira…”.

Në 12 korrik, Matilda bisedon me Talo Çelën nëse mund të blejnë një shtëpi në qytetin e Sarandës dhe ta vendosin në emrin e “Dajos”, shtetasit P.N.

“…të paktën të kemi prona se ato nuk të lenë pa lekë, se ato i groposa unë që më dhe ti…”- i shkruan më tej ajo.

Por në vijim Talo Çela i shkruan gruas se të bëjë kujdes me personin që bashkëjeton ajo se mos i bëjë kollare dhe në të ardhmen çdo gjë duhet të kalojë në emër të vajzës së tij, A.H.

Talo i shkruan si më poshtë: “…pastaj dyqanin e ke në emër të atij që ti jeton se mos të bëjn kollare, mos u bëj kot e besuar dhe aq…Duhet të kalojnë në emër të gocës gjërat…”.

Po ashtu, Matilda Hoxholli ka marrë nga Talo Çela një automjet tip “Range-Rover”, 13 mijë dollarë dhe 10 mijë euro në një rast tjetër me qëllim furnizimin e dyqanit me rroba.