Pamje TR0ND lTËSE nga Durrësi, pastruesja e pallatit me të bijën dh unojnë gruan: O b***** do të t’i shq yej fëmijët!

Një ngjarje tronditëse po aq dhe terrorizuese është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në një apartament në zonën e plazhit në Durrës.

Sipas asaj që joq ka publikuar rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm, pastruesja dhe vajza e saj kanë shkuar në banesën e një shtetaseje të cilën e kanë dhunuar para syve të fëmijëve të saj si dhe e kanë kërcënuar me këta të fundit.

Sipas asaj që gruaja ka pohuar gjithçka ka nisur ditë më parë, ku teksa ajo po hidhte mbeturinat, një prej qeseve i është grisur dhe ka bërë shkallët pis.

Qytetarja thotë se ka pastruar vetë shkallën, por sipas gruas pastruesja e ka ofenduar dhe sot i ka shkuar në banesë.

Përpos kësaj, pasi është veriosni i njërës palë, kjo ngjarje bëhet tronditëse për faktin se mëngjesin e sotëm në banesën e kësaj qytetareje ndodheshin në gjumë dhe 4 fëmijët e saj.

Duke mos marrë parasysh këtë fakt, pastruesja dhe vajza e saj e kanë sulmuar, madje kjo e fundit e ka kërcënuar gruan duke i thënë se: “Do të t’i shqyej fëmijët sapo t’i gjej”.

Pjesë nga debati:

Gruaja: Kam fëmijët e vegjël në gjumë. Kryej detyrën tënde. Kam 4 fëmijë në gjumë.

Vajza e pastrueses: As ma ndjen fare. Ik po të them, e di çfarë të bëj unë. Të shqyej moj, kë prek me dorë. Ti shqyej fëmijët kur t’ i gjej. Mos më prek me dorë. Të shqyej, të thera.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fjoqalbania%2Fvideos%2F1073405427784452%2F&show_text=false&width=267&t=0

Kiara Tito,moderatore e “Portokalli”,si u prit nga Salsano pas “përplasjes” e ironive me Luizin?

Kiara Tito ka qenë e ftuar ditën e sotme në programin “Pardon My French” në “Top Albania Radio” për të folur ndër të tjera për rolin që i është besuar këtë vit si moderatore e show-t humoristik “Portokalli”.

Kiara u shpreh se e ka patur gjithnjë në dëshirat e saj moderimin e këtij programi dhe për të kjo është si një ëndërr e kthyer tashmë në realitet.

Ajo do të moderojë krah Nevina Shtyllës dhe Salsano Rrapit, andaj për këtë të fundit filluan ngacmimet e para. Kjo për shkak se Salsano ka patur një “debat” virtual me Luiz Ejllin disa kohë më parë.

Për t’ua rikthyer në kujtesë, gjatë xhirimeve të filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, aktori postoi në InstaStory-n e tij një foto me të gjithë pjesëmarrësit e filmit dhe i vetmi që kishte prerë nga fotoja ishte Luizi.

Megjithatë, nëse kjo gjë mund të justifikohet me përmasat e fotos, komenti që ai bëri më pas në një program ishte totalisht si “thumb” ndaj këngëtarit.

“Gjithmonë kam qenë nxënës i dobët. Tani jemi bërë edhe legena. As aktorë nuk jemi. Vetëm një është mbreti”,– tha Salsano asokohe, teksa nofka “mbreti” përdoret gjithnjë nga fansat e Luizit për të, në kohën e “BBVIP”, por edhe tani.

Ndërkohë, Luizi vendosi t’i përgjigjej me një koment në një video në Instagram, ku kishte shkruar:

“Kjo ishte hera e fundit që më lejojnë të flas për filmin. Kisha edhe një batutë perlë për një qeros por po e ruaj për ndonjë ditë me shi”– komentoi Luizi krahas postimit ku shfaqej gjatë premierës së filmit në Shkup.

E ditën e sotme Kiara u pyet jo pa qëllim për mikpritjen që iu bë në “Portokalli”, veçanërisht nga Nevina dhe Salsano.

Mirëpo, mesa tregoi Kiara mes tyre nuk ka patur asnjë përplasje apo hatërmbetje.

“Më kanë pritur shumë mirë të gjithë. Të them të drejtën nuk është se jemi takuar akoma shumë shpesh, por besoj që më kanë dhënë atë mikpritjen e duhur, të gjithë të buzëqeshur. Fillimi i mirë, gjysma e punës! Ka të bëjë shumë edhe energjia në punë. Në momentin që energjia është e mirë, të gjithë merren vesh me njëri tjetrin dhe kanë komunikimin e duhur, atëherë edhe puna do të shkojë vaj. Mendoj që e kemi gjetur gjuhën e përbashkët”.

Horoskopi për ditën e sotme, e premte 27 shtator 2024

DASHI

Kjo ditë fillon me këmbën e djathtë, kështu që nëse duhet të përballeni me ndonjë diskutim të rëndësishëm në dashuri, bëjeni. Në punë gjithçka po shkon mirë. Gjithçka funksionon edhe më shpejt nga sa pritej.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër, keni një dëshirë të madhe për t’u dashuruar deri në atë pikë sa të anashkaloni të gjithë sensin e shëndoshë. Në punë është koha për të bërë zgjedhje. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit.

BINJAKËT

Kjo ditë do të jetë shumë interesante nga pikëpamja e ndjenjave. Tregohuni më kreativ në punë dhe do keni kënaqësi të madhe. Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë. Do të shihni që së shpejti gjithçka do të jetë mirë.

GAFORRJA

Ftesa e yjeve është të tregoheni të kujdesshëm në dashuri dhe në punë për të mbajtur larg shqetësimet e forta. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit. Pak nga pak çdo gjë do të jetë mirë, përveshni mëngët.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër, mund të dashurohesh papritur dhe do të ishte një gjë e bukur. Në punë ka ardhur koha për të synuar lart, keni gjithçka që duhet për të pasur sukses.

VIRGJËRESHA

Ka ardhur koha ta përjetoni dashurinë me liri të madhe dhe pa shumë mendime. Ka pak lodhje të akumuluar në punë. Do të shihni që pak nga pak gjithçka do të jetë mirë, mjafton të keni durim dhe të përveshni mëngët. Do të shihni që gjërat do të bëhen gjithnjë e më të mira. Mundësi të shkëlqyera për sukses.

PESHORJA

Kjo ditë ka hënën në anën tuaj aq të mirë për emocione. Në punë mund të ketë disa pengesa të vogla për të kapërcyer.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox për ditën e nesërme, tregohuni të kujdesshëm në dashuri të mos merrni rrugën e tradhtisë sepse nuk ia vlen kurrë. Në punë vjen koha për t’u përkushtuar dhe për të mos u kapur nga shqetësimet. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit.

SHIGJETARI

I dashur Shigjetar, nëse jeni në një lidhje prej disa kohësh, mund t’ju duhet të përballeni me një krizë. Në punë gjithçka po shkon mirë. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit, gjithçka do të jetë së shpejti mirë dhe mund të ktheheni në arritjen e gjërave të mëdha në çdo fushë.

BRICJAPI

Ka ardhur koha për të zgjidhur problemet në çift dhe në punë ka tensione që duhen trajtuar me shumë qetësi. Do të shihni që pak nga pak gjithçka do të jetë mirë. Së shpejti gjërat do të shkojnë ashtu siç dëshironi, mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër, ka ardhur koha të merreni me kërkimin e dashurisë nëse jeni beqarë dhe jeni shumë të kujdesshëm në punë, mos krijoni marrëdhënie të këqija me kolegët. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit. Përveshni mëngët.

PESHQIT

Ka gjëra të ndryshme për të biseduar me partnerin tuaj, shfrytëzojeni këtë ditë për ta bërë këtë. Jeni gjithmonë shumë të zënë dhe të fokusuar në punë, vazhdoni kështu. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit, do të shihni që gjithçka do të jetë shumë mirë. Jo çdo gjë do të shkojë keq.

Grida Duma komenton dënimin e Salianjit: Mund të them që si bashkërrugëtar timin, e di shumë mirë se ai…

Moderatorja dhe ish-deputetja Grida Duma ka komentuar shkurt dënimin e ish-kolegut të saj deputet i PD-së, Ervin Salianji, në nisje të emisionit “Top Story”.

Duma është shprehur se Salianjin e njeh dhe e di shumë mirë se si bashkërrugëtar i saj, ai zgjodhi që identitetin e tij politik ka ndërtojë duke denoncuar, edhe atëherë kur vetë PD-ja ngurronte.

“Mund të them që si bashkërrugëtar timin e di shumë mirë se si ka zgjedhur të krijojë identitetin politik. Një zë denoncues, një identitet i krijuar nëpërmjet denoncimeve. Edhe atëherë kur PD kishte dyshime për të kryer këto denoncime, për shkak të forcës dhe pushtetit që sipas PD do ishte e dhunshme lufta me kundërshtarin”, u shpreh ndër të tjera Duma.

Kujtojmë se Salianji u dënua sot me një vit burg për një prej denoncimeve të bëra disa vite më parë, më konkretisht atë të njohur si “Babalja”, ku denoncoi Geron Xhafajn, vëllain e ministrit në atë kohë, Fatmir Xhafaj, me akuzat për implikim në një linjë të trafikut të drogës.

Nuk ka dyshim! Nedim Bajrami “Lojtar i Ndeshjes”, shikoni notat dhe statistikat në Ligën e Europës

Nedim Bajrami është “Lojtari i Ndeshjes”, Malmo – Rejnxhërs, që u fitua nga këto të fundit me rezultatin 0-2.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare shënoi në minutën e parë të takimit në favor të skocezëve, teksa mori dhe notën më të lartë të takimit.

Pikërisht 8.8 është vlerësimi që “Sofascore” i jep Bajramit pas paraqitjes mbresëlënëse. Bajrami luajti 84 minuta, për t’u zëvendësuar pasi kishte kryer misionin e tij.

Ra në sy për 4 goditjet e tij, 3 prej të cilave në portë. Mesfushori ia doli të driblojë saktësisht 1 herë. Krijoi 3 shanse të mëdha, ndërsa 4 ishin pasime kyçe.

“Zanafilla e historisë së Babales është Shërbimi Informativ”, gazetari Hoxha zbardh detajet për akuzën ndaj Salianjit

Gazetari investigativ Artan Hoxha, duke analizuar vendimin e sotëm e Gjykatës së Apelit, deklaroi në një program televiziv se kjo ngjarje ka ndodhur 6 vite më parë. Ai tha se në këtë histori zanafilla është Shërbimi Informativ. SHIK-un e drejtonte Visho Ajazi. Në kulmin e kësaj historie ai u bë ambasador. Regjistrimi që ka bërë Babalja është bërë me makinë të SHIK-ut.

“Kur një njeri përfundon në burg, qoftë edhe qytetar i thjeshtë, jo më deputet, politikan, personazh i rëndësishëm i opozitës, merr një vendim të tillë, sikur edhe vetëm dënimi, edhe me kusht do të ishte e rëndë, sepse do ti ndërpriste karrierën dhe do ta nxirrte nga loja, një personazh që është një drejtues qarku sot për PD.

Gjykata e Apelit e la në fuqi vendimin e shkallës së parë. Është dënuar edhe një kolegu ynë, gazetari Olldashi, dënuar me 100 orë punë.

Pra është edhe gazetari brenda, ky nuk është një lajm i mirë për të gjithë ne. Sot ndodhemi para faktit të kryer, procesi ka zgjatur shumë ne apel. Kjo do të jetë seanca e dhjetë.

Se çfarë përfundimi do të kishte, e tha Rama në Kuvend, ku iu drejtua deputetit Bardhi dhe pastaj i dha përgjigje zoti Salianji.

Pak a shumë u duk sikur zoti Rama e dinte vendimin që do të merrej.

Flasim gjashtë vite pasi ka ndodhur ngjarja. Sot po merremi me pasojën.

Nga ajo kohë, ministri dha dorëheqjen. Vëllai vajti vullnetarisht në Itali, bëri burgun dhe u kthye. Pra kanë rrjedhur shumë ujra nga ajo kohë.

Aty ku u kap gjykata sot, nuk mendoj se kishte nevojë për një vendim kaq ekstrem. Kjo e bën më të rëndë këtë ditë.

Unë mendoj se zoti Salianji u bën punë të dyja palëve i burgosur. Opozita e bën hero, nga ana tjetër, kryeministrit i duhej një shembull se çfarë e gjen atë që guxon të merret me qeverisjen dhe problematikat që ka qeveria.

Çështja nuk është gjykuar nëse denoncimi i zotit Salianji është apo jo i vërtetë. Procesi ka kapur një moment, si është servirur regjistrimi në të cilin pretendohej se është vëllai i ministrit të brendshëm, në një aferë për trafikun e narkotikëve.

Agron Xhafaj ishte i dënuar dhe kishte historik të tillë, fillonte që nga vitet 2000. Ai kishte dënim në Itali, por Italia ka politikë penale, që nuk i aktivizojnë në kërkim ndërkombëtar.

Nuk e kanë çuar vendimin në Interpol.

Kishim të bënim me një ministër që zuri vendin e zotit Tahiri, i cili bëri disa operacione, që Rama e etiketoi “qëllon me gur çatinë e shtëpisë së vet”.

Në këtë histori zanafilla është Shërbimi Informativ. SHIK-un e drejtonte Visho Ajazi. Në kulmin e kësaj historie ai u bë ambasador. Regjistrimi që ka bërë Babalja është bërë me makinë të SHIK-ut.

SHISH ka ngritur dy grupe, një brenda në lokal dhe tjetri që e çoi Babalen te lokali. Këta që e cuan ndenjën jashtë.

Ai hyn, bën takimin dhe thotë takova Agron Xhafën. Ndërkohë çifti që ishte brenda pa që takoi Alizotin dhe jo Agron Xhafën.

Deri në këtë moment, nuk është Salianji këtu. Provën nuk e ka fabrikuar Salianji. Salianji hyn në lojë në momentin që ky regjistrimi, pasi e ndërpreu shërbimin, Babalja vete dhe gjen kanale për ta çuar te PD.

Pozita e Salianjit, sipas vendimit të gjykatës rëndohet te pjesa që ka marrë mbi një provë të paqenë, krijoi përshtjellimin.

Vëllai i Ministrit të Brendshëm u paraqit në burgun e Romës dhe bëri burgun.

Kur jepen vendime të Apelit, i pandehuri merret menjëherë, madje arrestohet edhe në sallë të gjyqit. Kur dënohesh nuk ke më imunitet”-tha Hoxha.

Zyrtare / UEFA pranon ofertën që Shqipëria dhe Serbia të bashkëorganizojnë Kampionatin Europian U-21 në 2027-ën

Serbia dhe Shqipëria do të bashkëorganizojnë Kampionatin Evropian të U-21 për meshkuj në vitin 2027 në një projekt futbolli që synon të kapërcejë tensionet politike.

UEFA tha të enjten se vetëm oferta Serbi-Shqipëri përmbushi një afat të fundit këtë javë për të paraqitur planet e detajuara të turneut. Belgjika dhe Turqia kishin shprehur interes më herët për procesin e tenderimit të planifikuar për t’u vendosur në një takim të 16 dhjetorit të komitetit ekzekutiv të UEFA-s.

Federatat serbe dhe shqiptare të futbollit u bashkuan në maj për të planifikuar organizimin e turneut me 16 ekipe që luhet çdo dy vjet, i cili ka nevojë për tetë stadiume për të pritur 31 ndeshje.

Udhëheqësi i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili është nënkryetar i UEFA-s, i tha Associated Press në maj se “është një projekt 100% futbollistik” me “një mesazh shumë të mirë politik që ne mund ta përcjellim”.

Plani i Dukës për të bashkëorganizuar turneun ka ngjallur pakënaqësi të mëdha si në Shqipëri dhe më tepër në Kosovë. Shqiptarët e Kosovës dhe veçanërisht ata që janë pjesë e sportit të futbollit e kanë parë këtë si një gjest anti-patriotik.

“Ata s`janë myslimanë”, Komuniteti Islam i Serbisë kundër shtetit të Urdhrit Bektashi

Kryetari i Komunitetit të Islamistëve të Serbisë, myftiu i Beogradit Muhamed Jusufspahic ka reaguar ndaj planeve për themelimin e shtetit sovran të Urdhrit Bektashi në Shqipëri.

Jusufspahic, i cili aktualisht është ambasador i Serbisë në Arabinë Saudite, thotë se bektashinjtë nuk janë myslimanë dhe këtë e dëshmon mënyra e tyre e jetesës.Sipas tij, kryeministri shqiptar Edi Rama e bën këtë për të forcuar “panshqiptarizmin”.

“Bektashinjtë nuk e praktikojnë islamin dhe ata vetë do të thonë se nuk janë myslimanë”, u shpreh Jusufspahic.

Sa do kushtojë buka? Nga 1 nëntori çmimi i energjisë rritet 15% në orët e pikut të furrave

Nga 1 Nëntori nis zbatimin vendimi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE) për aplikimin e çmimeve të rritura të energjisë në orarin e pikut të furrave prodhuese të bukës dhe pastiçerive.
Sipas vendimit të ERE-s, çmimi i energjisë elektrikë për 4 orë të pikut të prodhimit të bukës do të rritet 15%, për të treja kategoritë e çmimeve aktuale sipas llojit të aktivitetit të furrës së bukës.

Advertisements

Ndryshimi i çmimit të energjisë për oraret e pikut te furrat e bukës mbështetet te pika 2 e Vendimit nr. 72, datë 15.04.2024 “Mbi përcaktimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike për kategorinë e klientëve “furra buke dhe/ose prodhim mielli”.

Advertisements

Pika 2 e vendimit, tashmë që ka hyrë në fuqi parashikon se çmimi i energjisë aktive në orar piku do të jetë, si: Kategoria I – Vetëm Furra Buke/Prodhim mielli që paguajnë 7.6 lekë/kWh në orarin e pikut çmimi i energjisë do të jetë 8.74 lekë/kWh.

Kategoria II – Furrë Buke, produkte mielli shoqëruese, pastiçeri nga 9.5 lekë në orarin e pikut çmimi i energjisë do të jetë 10.93.

Kategoria III – Furre Buke, Produkte Mielli shoqëruese, Pastiçeri, shërbim Kafe (ekspres) çmimi nga 12 lekë do të jetë në 13.8 lekë/kWh.

Sipas vendimit orari pik gjatë të cilit do të aplikohet çmimi për energjinë e konsumuar në pik është: Për periudhën 1 Nëntor- 31 Mars nga ora 18:00-22:00. Për periudhën nga 1 Prill-31 Tetor nga ora 19:00 deri në 23:00.

Prodhuesit pohojnë se tashmë faturat ju kanë ardhur për faturim me dy fusha. Disa furra buke të kontaktuar nga Monitor pohuan se rritja e çmimit të energjisë orarin e pikut rrit detyrimin për faturën mujore të energjisë të paktën 18%. Sipas tyre nëse nis aplikimi pritet të ndikojë te çmimi i bukës.

Për rrjedhojë nga Shoqata e Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave nëpërmjet letrave dërguar ERE dhe OSHEE është kërkuar pezullimin e menjëhershëm i tarifës shtesë në oraret e pikut.

“Kohët e fundit në disa furra buke është aplikuar një tarifë shtesë e pagesës së energjisë në ( Oraret e Pikut). Reaguam ashpër me dy letra të nisura Kryetarit të ERE-së dhe Administratorit të Përgjithshëm të OSHEE-së dhe për dijeni Ministres Infrastrukturës dhe Energjisë Znj. Belinda Balluku .

Dje lidhur me këtë problem, Kryetari dhe N/Kryetari i Shoqatës bënë një takim me Administratorin e Përgjithshëm të OSHEE-së, Z. Enea Karakaci ku u kërkua pezullimi i menjëhershëm i tarifimit shtesë në “Oraret e Pikut ” për furrat e bukës. Në takim u mor përsipër trajtimi dhe zgjidhja i këtij problemi me institucionet përkatëse, si dhe u diskutua ecuria e deritanishme e sistemimit të furrave të bukës sipas fashave përkatëse”, thuhet në reagimin e Shoqatës së Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave.

Ndër të tjera vendimi i miratuar nga ERE në muajin prill 2024 vendosi aplikimin për tre çmime të ndryshme sipas llojit të aktivitetit që ka subjekti i furrave të bukës.

Në vendimin e miratuar nga ERE për kategorinë e parë ku përfshihen “Vetëm Furra buke/prodhim mielli” çmimi i energjisë elektrike do të jetë 7.6 lekë/kWh.

Për kategorinë e dytë “Furrë buke, produkte mielli shoqëruese, pastiçeri” çmimi do të jetë 9,5 lekë/kWh dhe për kategorinë e tretë “Furrë buke, produkte mielli shoqëruese, pastiçeri, shërbim Kafe” çmimi do të jetë 12 lekë/kWh.

Më përpara, sipas vendimit të miratuar nga ERE në 2018, vetëm furrat e bukës dhe prodhimit të miellit për tension 0.4 kv paguanin një tarifë të subvencionuar prej 7.6 lekë/kWh. Ndërsa për bizneset të në tension 0.4 kv tarifa e energjisë është 14 lekë për kWh. Por pavarësisht vendimit të mëparshëm aktualisht të gjitha furrat në vend pavarësisht shërbimeve që ofronin si pastiçeri apo bar- kafe, energjinë e blinin me 7.6 lekë./Monitor

34 vjeçarja, nënë e pesë fëmijëve, ν*εs gjatë ndërhγrjes estetike në spitaI

Një nënë e pesë fëmijëve ka vdekur papritur kësaj jave në Angli pas një ndërhyrjeje estetike “jo-kirurgjike” në të pasme, e njohur si ‘liquid Brazilian’.

Zyrtarët vendas thanë se Alice Webb është personi i parë në Britani që vdes nga procedura, teksa shkaqet e sakta të vdekjes nuk janë publikuar.

Dy mjekë janë arrestuar me akuza vrasjeje nga pakujdesia.34-vjecarja vdiq mesnatën e të hënës në spitalin e Gloucestershire pasi u ankua se nuk ndjehej mirë, shkruan rrjeti vendas Metro.

Partneri saj Dane Knight falënderonte në Facebook për ‘për mesazhet e ndjera që kishin bërë të buzëqeshin atë dhe fëmijët’.

Ai shkruante më tej: ‘Fëmijët janë shumë të dobët tani! Alice është ndarë nga ne mesnatën e djeshme. Dy njerëz janë arrestuar për vrasje nga pakujdesia”.

Sipas raportimeve procedura e kryer nga viktima ka të bëjë me injektimin e mbushësve dhe “acidit haluronik” në të pasme për të rritur masën e tyre.

Alice punonte si estetiste Crystal Clear në krahinën Gloucestershire.

Një fushatë fondesh bamirësie është hapur nga një mike e të ndjerës, e cila e përshkruante si ‘e bukur nga jashtë e nga brenda, me zemrën më të madhe’.

Policia e Gloucestershire tha: ‘Dy njerëz janë arrestuar për vrasjen e dyshuar nga pakujdesia të një gruaje në të 30-at në Gloucester’, sipas rrjetit vendas Metro