“SPAK po i shemb kalanë Berishës”/ Artan Hoxha zbardh detajet të bujshme: Dosja e vërtetë ka rreth 7 mijë faqe…

Kam frikë se SPAK-u pikërisht këtë është duke bërë; duke e shembur gjithë ngrehinën e Berishës dhe duke i dëmtuar pikërisht atë kalanë që ka menduar Berisha të lërë pas vetes kur biologjikisht të ketë mbaruar punë në këtë botë,” kështu u shpreh gazetari Artan Hoxha gjatë një interviste për gazetën TemA, në lidhje me procesin hetimor ndaj Sali Berishës

Ai tha se akuza prej 500 faqesh është vetëm koncentrati i hetimeve të kryera deri tani dhe se dosja, në vetvete, duhet të jetë mbi 6.000-7.000 faqe. Hoxha u shpreh gjithashtu se SPAK praktikisht i ka hequr ish-kryeministrit armën e tij më të fortë, që ka qenë imazhi publik si një politikan i pastër, të cilin mund ta akuzoje për çdo gjë veçse për korrupsion.

“Akuza është vetëm koncentrati i hetimeve të kryera deri tani. Dosja në vetvete – me aq sa kam unë dijeni – duhet të jetë mbi 6.000-7.000 faqe. Unë mendoj se proceset për të cilat duhet të ishte Berisha, do të ishin çështje të tjera, ku Berisha ka qenë i implikuar direkt dhe nuk ka patur nevojë të bëjë kaq kinezërira. Ka ngjarje të tjera me pasoja shumë më të rënda, me pasoja direkte. Përshembull, ‘21 janari’ është çështje shumë e dukshme. Çështja tjetër, nuk them thjesht çështja ‘Gërdeci’, po ka disa çështje që kanë të bëjnë me hetimin pasuror që mund të vijë për familjarë të tjerë të tij. Në fakt, ai ka nisur. Dashur pa dashur, SPAK-u i ka hequr Berishës armën më të fortë që ka patur. Pra, arma më e fortë e Berishës ka qenë fakti që ishte i pakorruptueshëm. Ai kishte një imazh publik të pastër dhe ai ishte një politikan rrace, një politikan i fortë. Një politikan, të cilin ti mund ta akuzoje për çdo gjë, por nuk mund ta akuzoje pikërisht me atë që bën të dobët çdo politikan, pikërisht me korrupsionin. Kam frikë se SPAK-u këtë është duke bërë, duke e shembur gjithë ngrehinën e Berishës dhe duke i dëmtura pikërisht atë kalanë që ka menduar të lërë pas vetes kur biologjikisht të ketë mbaruar punë në këtë botë” tha Hoxha.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë nën hetim në lidhje me rolin e tij në privatizimin e dyshimtë të Kompleksit Partizani, ku ai akuzohet për korrupsion. Hetimi u mbyll ditën e mërkurë, ndërsa Prokuroria e Posaçme do të çojë çështjen në gjyq, ku pritet të merret edhe vendimi në lidhje me Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, gjithashtu i akuzuar si i përfshirë në aferën ‘Partizani’.

Trag jeditë e njëjta i bënë bashkë, mrekullia që i ndodhi çiftit ditën e dasmës

Historia e Michelle dhe Scott Ellermets, është padyshim frymëzuese dhe me plot mesazhe shprese. Një video e postuar nga fotografja Chelsea Schaefer në Tik Tok, është bërë virale.

Pamjet e dasmës së çiftit buzë detit në Karolinën e Jugut janë mbresëlënëse. “Ra shi gjithë ditën. Por pak minuta para ceremonisë, doli dielli. E jo vetëm kaq, një ylber i dyfishtë zbukuroi horizontin për plot 40 minuta”, shpjegon fotografja.

Po çfarë fshihet pas këtyre sinjaleve pozitive të universit? Scott, 59-vjeç, kishte humbur bashkëshorten e tij në Qershor të 2023-it pas 29 vitesh martesë.

Të njëjtën fatkeqësi kishte përjetuar dhe Michelle. 50-vjeçarja vuajti humbjen e të shoqit në Janar të 2023-it, pas 23 vitesh martesë.

Historia e njëjtë duket se i bashkoi. Ata u njohën krejt rastësisht në një grup online në Facebook. Fillimisht shkëmbenin mesazhe si miq, pasi arrinin ta kuptonin dhimbjen e njëri-tjetrit. Më pas u dashuruan…

“Kishim kaq shumë gjëra të përbashkëta”, thotë Michelle. Tanimë ata janë martuar dhe gëzojnë një familje të lumtur e të madhe. Ditën e dasmës së tyre e shohin si një ‘konfirmim’ të Zotit se ata të dy u përkasin njëri-tjetrit përgjithnjë.

Tre shqiptarët pengojnë tragjedinë në Itali, nderohen nga kryebashkiaku i Venecias

Kryebashkiaku Luigi Brugnaro, në emër të qytetit të Venezias, ka pritur dhe falenderuar një nga tre shqiptarët, të cilët ndërhynë mbrëmjen e së premtes për të ndaluar vrasësin e dyshuar të Giacomo Gobbato, 26-vjeç para se të arrestohej nga policia.

Në via Aleardi në Mestre, autori kishte goditur me thikë Gobbaton, i cili mbrojti një grua nga grabitja dhe po tentonte të grabiste një turist.

Britmat kanë alarmuar personat që ndodheshin aty pranë, mes tyre edhe Dritanin me origjinë shqiptare, së bashku me dy bashkatdhetarët e tjerë, Klementin dhe Aurelin.

Të tre i janë afruar kriminelit dhe kanë arritur ta bllokojnë derisa kanë mbërritur patrullat, pak çaste më vonë.

“Doja t’i falënderoja në emrin tim dhe të gjithë qytetit për gjestin e rëndësishëm të guximit që bënë”, komentoi kryebashkiaku, i cili sot u shpreh më tej për këtë çështje.

Giacomo Gobbato, një “djalë bujar” i cili bëri një gjest “të lavdërueshëm” duke ndërhyrë së bashku me Sebastiano Bergamaschi për të ndaluar tentativën e parë të grabitjes në Corso del Popolo. Një episod që tronditi qytetin dhe ngriti sërish çështjen e sigurisë.

“Nuk duam të fshehim asgjë, duhet të përmirësohemi sepse kjo situatë nuk është e pranueshme, përsëriti kryebashkiaku, por rregullat duhet të ndryshohen dhe të sigurohet aplikimi i penaliteteve”.

Marina dhe Geti bëjnë paraqitje dinjitoze në Javën e Modës në Milano

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi, çifti i njohur i shoubizit shqiptar, kanë tërhequr vëmendjen me paraqitjen e tyre të mrekullueshme në Milan Fashion Week, ku morën pjesë në shfaqjen e modës ‘Spring Summer 2025’ të stilistes së njohur Elisabetta Franchi.

Marina Vjollca, e njohur për elegancën dhe stilin e saj të veçantë, u shfaq me një veshje që theksonte hijeshinë e saj.

Ajo kishte zgjedhur një kombinim tejet atraktiv, duke u paraqitur me një fund të shkurtër dhe një sako me kube në ngjyrë kuq e zi, duke dhënë një imazh të sofistikuar, por njëkohësisht modern dhe të guximshëm.

“Ronaldo e hëngri plumbin kot”, vajza në gjendje të dëshpëruar ‘zbardh’ atentatin në Don Bosko: Alket Elezajn do të var prej…

Një video me përmbajtje sensitive, është publikuar nga Joq, ku shihet një vajzë në gjendje të rënduar psikologjike, e cila bërtet në rrugë, dhe duket se hedh dritë mbi një ngjarje të rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Tiranë, ku në zonën e Don Boskos mbetën të plagosur dy persona, Kastriot Elezaj dhe Ronaldo Metushi.

Vajza në fjalë pretendon se i riu, Metushi e ka ‘ngrënë plumbin kot’, ndërsa fajëson të afërmin e Kastriot Elezajt, Alket Elezaj, se dhunon vajzat e pambrojtura.

Sipas vajzës protagoniste në video, një prej vajzave të dhunuara është motra e saj.

E hëngri plumbin kot Ronaldo, nga pleshtat, përfitojnë nga Ronaldo, nga Armela, nga motra, k… në p… Merreni me urgjencë policinë, Alket Elezaj ta marrin në polici, ju që dëgjoni, Alket Elezaj, jo Kastriot, Alket Elezaj.

https://www.instagram.com/reel/DAWxdrIt3rU/?utm_source=ig_embed&ig_rid=cf776836-5a56-4bd9-ab88-418b30c0ae8f&ig_mid=3C60E0D2-283F-4696-9225-84329C4D678B

Dhunon vajzat e pambrojtura që pijnë kafe te Fajoni, Alket Elezaj, pederasti i… Po nuk e futa në burg, Alket Elezajn, që prek motrën time me dorë, do ta var prej k… kaq!

Alket Elezaj prej Dibre që prek motrën dime me dorë”, shprehet vajza në gjendje dëshpërimi.

Humbi ndjenjat në skenë teksa po interpretonte, këngëtarja greke në gjendje të rëndë (VIDEO)

Këngëtarja e shquar greke Marinella humbje ndjenjat mbrëmjen e djeshme (e mërkurë) teksa po interpretonte në skenë gjatë një koncerti në sallën e teatrit Irodio.

Marinella ka pësuar një hemoragji cerebrale të rëndë dhe gjendja e saj është kritike, shkruan Prothothema. 

Këngëtarja e madhe i është nënshtruar ekzaminimeve të plota dhe mjekët po bëjnë të gjitha përpjekjet për të përballuar problemin me të cilin po përballet, ndërsa sipas burimeve spitalore orët në vijim do të jenë tejet kritike.

Pranë saj që në momentin e parë ka qenë mjeku i saj personal, i cili sipas informacioneve i ka dhënë ndihmën e parë në Herodion.

“The Telegraph”: Berisha bëri betejë ligjore prej 400 mijë paundësh për të mos u shpallur non-grata

Gazeta prestigjioze britanike “The Telegraph” i ka kushtuar një artikull ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha dhe shpalljen e tij ‘non grata’ nga Britania.

“The Telegraph” shkruan se Berisha ka shpenzuar më shumë se 400 mijë paund në mënyrë që të mos shpallej ‘non grata’ nga Britania e Madhe. Ndër të tjera në artikull theksohet se kreu i PD-së “është një rrezik akut për Britaninë”.

Artikulli i plotë:

Berisha, 79 vjeç, i cili akuzohet për korrupsion në Shqipëri u shpall ‘non grata’ nga Britania e Madhe nga Priti Patel, sekretari i atëhershëm i brendshëm, mbi bazën se kreu i PD-së kishte ‘lidhje me grupet e krimit të organizuar’ që përbënin një kërcënim për sigurinë publike në Londër dhe Tiranë.

Sali Berisha shërbeu si president i Shqipërisë midis 1992 dhe 1997 dhe si kryeministër nga 2005 deri në 2013. Ai është kreu i Partisë Demokratike. Dhjetorin e kaluar, një gjykatë shqiptare vendosi që ai duhet të caktohet në arrest shtëpie, ndërsa hetohet për dyshimin se ka shpërdoruar detyrën për të favorizuar dhëndrin e tij.

Berisha i ka mohuar akuzat dhe ka thënë se ato janë orkestruar nga Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë. Ai apeloi kundër urdhrit të përjashtimit në një gjykatë të posaçme imigracioni, por ai u refuzua me bazën se ishte e drejta sovrane e Britanisë të kontrollonte hyrjen përmes kufijve të saj.

Akuza “Korrupsion pasiv”

Tashmë përmes dokumenteve në Shqipëri ka dalë se zoti Berisha ka shpenzuar më shumë se 500,000 euro (417,500 paund) duke punësuar avokatë në Mbretërinë e Bashkuar për të luftuar çështjen e tij.

“Për qëllimin e këtij apelimi në SIAC [Komisioni Special i Apelimit të Emigracionit] vajza e tij nga llogaria e saj bankare në vitin 2022 ka bërë një pagesë prej 72,000 eurosh. Më pas në vitin 2023 një pagesë prej 250,000 euro dhe pagesa e fundit prej 200,000 eurosh.”, thotë një burim nga Shqipëria.

Nuk ka asnjë akuzë se vajza e tij mund të ketë qenë e përfshirë në këtë ngjarje. Dosaj prej 500 faqesh për Berishën, po hetohet nga SPAK.  Berisha është akuzuar nga prokurorët e SPAK-ut për korrupsion pasiv, vepër penale që dënohet maksimalisht deri në 12 vjet burg në rastet kur vërtetohet se personi ka përfituar direkt ose indirekt nga veprimet e tyre të paligjshme.

“Kërcënim akut” për Britaninë e Madhe

Rasti i Berishës çoi në zbulimin se Ministria e Jashtme dhe Ministria e Brendshme kanë nisur një projekt sekret për të ndaluar bosët shqiptarë të krimit që veprojnë në Britaninë e Madhe. Qëllimi është të dobësojë kërcënimin e paraqitur nga grupet e krimit të organizuar (OCG) dhe të mbrojë interesat e Britanisë në rajon.

Një dokument ligjor i Home Office nuk përmendte Berishën, por i përshkroi bandat shqiptare si një “kërcënim akut” për Britaninë. Ata thuhet se janë anëtarë të rëndësishëm në tregun e kokainës në Mbretërinë e Bashkuar dhe “shumë të përhapur në krimin e rëndë dhe të organizuar” në Britani, duke përfshirë kontrabandën e njerëzve. Dokumenti tregon statistikat që tregon se shqiptarët përbëjnë një në tetë të të gjithë kriminelëve që shërbejnë në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar.

Dokumenti thotë se lidhjet midis politikës dhe krimit në rajon krijojnë një “mjedis lejues në të cilin kriminelët e mëdhenj mund të veprojnë dhe të përfitojnë nga mbrojtja politike e politikanëve të korruptuar nga veprimtaria e zbatimit të ligjit”. Kjo mbrojtje politike u siguron bandave rrugë shtesë për të pastruar paratë dhe u mundëson atyre të përdorin Shqipërinë si një “strehë të sigurt nga e cila mund të operojnë”, thuhet më tej në dokumentin e Home Office. Në këmbim, bandat do të ndihmojnë një politikan gjatë zgjedhjeve duke blerë vota dhe duke frikësuar votuesit.

Ndahen rrugët e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për në BE, Euractiv: Më 15 tetor hapen negociatat me Tiranën zyrtare! Ja kapitujt që përfshihen

Rruga e pranimit të Shqipërisë në BE do të shkëputet nga ajo e Maqedonisë së Veriut, me grupet e para të negociatave që do të hapen zyrtarisht më 15 tetor.

Lajmi bëhet i ditur nga Euractiv, referuar një vendimi unanim ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, ditën e djeshme.

Rruga e dy vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE u shoqërua me fillimin e negociatave të nisura zyrtarisht në verën e vitit 2022. Megjithatë, për shkak të mosmarrëveshjeve midis Shkupit dhe Bullgarisë, hapja aktuale e kapitujve është shtyrë pa fund. duke ndikuar drejtpërdrejt në progresin e Tiranës.

Por tani, hapi i radhës pritet të bëhet nga Shqipëria në mes të tetorit në kuadër të konferencës ndërqeveritare dhe hapjes së “Cluster 1 – Fundamentals”.

Ky grup përfshin disa kapituj: Prokurimi, Statistikat, Gjyqësori dhe të drejtat themelore, drejtësia, liria dhe siguria, si dhe kontrolli financiar.

Ky është një lajm i mirë për Shqipërinë në përpjekjet e saj për të përmbushur kërkesat për të avancuar në rrugën e saj në BE, por është një pengesë për Maqedoninë e Veriut, e cila edhe një herë nuk arrin të bëjë një hap vendimtar drejt anëtarësimit në BE.

Pas disa viteve mosmarrëveshje, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut ranë dakord në korrik 2022, që RMV të ndryshonte Kushtetutën dhe të përfshinte pakicën bullgare së bashku me pakicat e tjera të përmendura si “populli turk, populli vllah, populli serb, romët, popullit boshnjak dhe të tjerëve”.

Kjo do të bënte që Sofja të hiqte veton dhe përparimin e bisedimeve të Shkupit.

Megjithatë, marrëveshja nuk është zbatuar për shkak të mungesës së vullnetit politik dhe konsensusit në Maqedoninë e Veriut.

Aktualisht, 100.000 qytetarë maqedonas kanë marrë nënshtetësinë bullgare, që do të thotë se kanë vërtetuar rrënjët e tyre bullgare.

Që kur partia nacionaliste VMRO-DPMNE fitoi zgjedhjet majin e kaluar, qeveria e re e Hristijan Mickoski e ka bërë të qartë se dëshiron të rinegociojë të ashtuquajturin “kompromis francez”.

Siç pritej, BE-ja e hodhi poshtë këtë qëndrim dhe paralajmëroi se hapi tjetër do të ishte shkëputja e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria dhe dhënia e shansit Tiranës për të avancuar.

Pas zgjedhjeve të majit, Maqedonia e Veriut u përball me fqinjët e saj grekë dhe bullgarë të BE-së. Së pari, presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, sfidoi Greqinë duke mos përdorur emrin kushtetues “Maqedonia e Veriut” gjatë fjalimit të saj të inaugurimit .

Maqedonia e Veriut shtoi emrin “Veriu” në vitin 2018 për t’i dhënë fund një mosmarrëveshjeje të gjatë me Greqinë, pas marrëveshjes historike të Prespës.

“60-vjeçari u kap duke b. ërë s* ks me tran*g jinorin”/ Lala habit me deklaratën: Gjykata nuk dinte në cilin burg ta çonte

Gazetarja Klodiana Lala thotë se në Shqipëri është në rritje numri i transgjinorëve që vijnë nga vende të ndryshme të botës për të ofruar shërbim seksual. E ftuar në emisionin “Opinion” Lala ka treguar një rast të pazakontë të një takimi mes një 60-vjeçari nga Italia dhe një transgjinori që kryente shërbime seksuale në Shqipëri, çështje që përfundoi në dyert e gjykatave.

Klodiana Lala: Një detaj që ka lënë pa fjalë edhe hetuesit lidhet dhe me transgjinorët. Ka pasur shumë transgjinorë që kanë ofruar shërbime seksuale. Ne kemi pasur një rastin e një italiani që është arrestuar bashkë me një shtetas nga Venezuela , të cilët arritën përmes një numri që ishte lënë në faqen konkrete të kishin kontakt, më pas ata patën problematika në dhomën që kishin lënë takimin.

Në rastin e transgjinorëve, nuk qëndrojnë për kohë të gjatë në Tiranë apo zonat bregdetare. Prostitucion që vjen, qëndron 3 apo 4 ditë sipas hetuesve. Në rastin e italiantit, e kam parë me shumë interes. Italiani ishte një 60-vjeçar i cili kishte ardhur më herët në Tiranë dhe tha që jam nisur për në Shqipëri për të pasur një marrëdhënie me një transgjinor. Të dy ishin nga vende të ndryshme dhe e kanë lënë takimin në Tiranë. Ky është fenomen shqetësues.

Është rast hetimor dhe ka pasur debat dhe në gjykatë, se ku do të vendosej personi që ofronte shërbimin. Nuk e ndante dot gjykata se si do ta klasifikonin, nëse do e dërgonin në burgun e burrave apo grave, nëse do të mbahej në masën e arrestit me burg. Ata dhunuan njëri-tjetrin dhe ndërhyri policia. Ka një shtim të numrit të transgjinorëve që kanë ofruar shërbime seksuale në Shqipëri.

Këngëtarja shqiptare takon Messin: Jam fanse e tij

Këngëtarja shqiptare Enisa ka performuar në stadiumin e New York-ut para një ndeshjeje të ekipit të Inter Miami.

Por ajo që e bëri këtë përvojë edhe më të veçantë për Enisën ishte takimi me legjendën e futbollit botëror, Lionel Messi.

“Duhet të takohemi dhe të këndojmë përballë Messit! Jam fanse prej vitesh, çfarë është jeta”, shkroi ajo.

https://www.instagram.com/reel/DARG5DWP_su/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=961&rd=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com&rp=%2Fkengetarja-shqiptare-takon-messin-jam-fanse-e-tij%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A1219%2C%22ls%22%3A557%2C%22le%22%3A1202%7D