Çfarë i ndodhi? Xhensila Myrtezaj përfundon në spital (FOTO)

Xhensila Myrtezaj duket se ka hasur probleme shëndetësore, pasi është parë në ambientet e spitalit.

Këngëtarja ndau momentin teksa po merrte serum në dorë. Virozat e stinës apo tejlodhje nga aktivitetet e shumta që ajo kryen? Sidoqoftë, ajo që vlen të theksohet është se në dukje nuk bëhet fjalë për diçka serioze.

Xhensila është nënë e dy fëmijëve, e megjithatë ajo gjen kohën për të ushtruar aktivitete fizike si dhe pë t’u marrë me karrierën dhe bizneset e saj.

Xhensila Myrteza

Kadastra e Lezhës në “dorën” e familjes Nikulaj? ASHK shkarkon drejtorët pas SKANDALIT të publikuar në Fiks Fare!

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës një skandal në Lezhë, ky disa qytetarë janë kërcënuar me jetë nga disa nëpunës shtetërorë, të lidhur me një familje në atë zonë.

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankuan Arben Staka dhe Luigj Leka, të cilët denoncuan në polici veprimet e drejtuesve dhe ish-drejtuesve të Kadastrës së Lezhës për regjistrimin e një prone.

Por, dy orë pas kallëzimit, një prej denoncuesve, Arben Staka, është telefonuar nga e veja e Ardian Nikulajt, i cili humbi jetën 1 vit më parë, për ta takuar në lokalin e saj në Shëngjin.

Në këto ambiente Arbeni takon drejtorin e Kadastrës, Aris Mema dhe ish-drejtorin Gentian Malotaj dhe i kërkohet që të tërheqë kallëzimin.

Pas këtij skandali ka reaguar Agjencia Shtetërore e Kadastrës e cila ka shkarkuar zyrtarët e Kadastrës së Lezhës. 

Njoftimi i ASHK-s:

Agjencia Shtetërore e Kadastrës dënon me forcë rastin e denoncuar nga emisioni “Fiks Fare” mbrëmjen e së martës.

Institucioni ynë distancohet plotësisht nga veprimet e nëpunësve të përfshirë të cilët janë shkarkuar menjëherë nga detyra.

Inkurajojmë organet ligjzbatuese të ndërmarrin masat e nevojshme dhe të ndjekin me përpikmëri procedurat ligjore për të zbardhur plotësisht çështjen, duke sjellë para drejtësisë çdo person të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.

ASHK mbetet e angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe abuzimeve, duke siguruar transparencë dhe integritet në shërbimet tona për qytetarët.

Adrola Dushi dhe Capital T ‘zyrtarizojnë’ lidhjen me një video romantike në Instagram

Pas vitesh spekulime dhe heshtjes së tyre publike, Adrola Dushi dhe Capital T më në fund kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre edhe në rrjetet sociale, ku deri tani ishin treguar tejet diskret.

Çifti, të cilët prej kohësh kanë qenë të kujdesshëm në ruajtjen e privatësisë, kanë ndarë me ndjekësit foto nga pushimet e tyre në Siçili, duke treguar vendndodhjen e tyre ndryshe nga çdo herë kur janë munduar të jenë hermetikë dhe mos të zbulojnë që janë bashkë.

Gjithashtu, Adrola ka ndarë një moment të veçantë, ku shihet duke mbajtur dorën e Capital T, video të cilën e shoqëron me një zemër.

Prej kohësh larg njëri -tjetrit, Meriton Mjekiqi publikon momentin emocionues kur takohet me djalin!

Meriton Mjekiqi ishte një nga emrat më të komentuar në media për shkak të pjesëmarrjes në Big Brother VIP Albania 3.

Një nga detajet nga jeta e tij të treguara në atë format, ishte edhe lidhja me djaline tij Loar dhe marrëdhënia me ish-partneren.

Moderatori së fundmi ka bërë të ditur se është takuar me të birin, i cili jeton në Austri.

Momentin emocionues e ka ndarë me fansat në një InstaStory.

Prej kohësh larg njëri -tjetrit, Meriton Mjekiqi publikon momentin

Sali Berisha: Më akuzojnë pse më pagoi vajza pushimet një herë në 30 vjet

Një akt të paprecedentë, të bazuar në një piramidë fund e krye mashtrimi, e ka cilësuar Sali berisha hetimin ndaj tij dhe dhëndrit të tij për çështjen Partizani.

Në një konferencë për shtyp, pak pas mbylljes së hetimit të SPAK mbi këtë çështje, ish-kryeministri akuzoi kryeministrin Edi Rama, prokurorët e SPAK dhe diplomatët amerikanë.

Kreu demokrat tha se ky proces, të cilin e quajti politik, erdhi pas kërkesës së diplomatëve amerikanë dhe Ramës. Berisha theksoi se pas 4 vitesh hetime, nuk ka asnjë fakt dhe provë që të fajësojnë atë dhe dhëndrin e tij.

Ai u ndal edhe tek fëmijët e tij që gjithashtu janë të dyshuar për akte korruptive.

“Unë jam i vetmi politikan që kam deklaruar se mbaj përgjegjësi për fëmijët e mi. Kjo për shkak të detyrave të larta që kam mbajtur. Ua kam thënë zbatoni ligjin dhe vetëm ligjin”, – tha Sali Berisha nga ambientet e shtëpisë.

Ai tha se të vetmen gjë që hetimet kanë gjetur është borxhi që i kanë dhënë fëmijët, duke e cilësuar këtë si solidaritet.

“Na akuzojne per pushimet 3 mije euro qe pagoi vajza per pushimet e perbashketa qe beme njehere ne 30 vite”, – tha Berisha.

E papritur! Avokati Sokol Mëngjesi kërkon lirimin e urdhëruesit të r rajes br*taIe së tij

Avokati Sokol Mëngjesi i cili u dhunua barbarisht në datë 29 maj të këtij viti, përmes një deklarate noteriale i kërkon Gjykatës së Tiranës lirimin nga qelia të Dritan Nano, personit të dyshuar se ka porositur aktin, me argumentin se nuk ka asnjë konflikt as personal dhe as penal me këtë shtetas.

Përmes mbrojtësit ligjor, Mëngjesi, një deklaratë të tillë e depozitoi në seancën e kësaj të mërkure, ku kërkonte ndryshimin e masës së sigurisë së Nanos.

Trupa e gjykimit nuk e mori parasysh kërkesën, duke lënë në fuqi masën e sigurisë vendosur ndaj Nanos.

Sokol Mëngjesi u dhunua nga tre persona mëngjesin e 29 majit, mbasi la fëmijën në kopësht, në zonën e ish bllokut.

Personat që morën pjesë në këtë konflikt ishin Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku. Ky i fundit nuk mori pjesë në dhunë, por ndihmoi njërin prej autorëve ta largonte nga vendi ngjarjes.

Nga informacionet, mësohet se Sokol Mëngjesi është rikuperuar dhe ka nisur aktivitetin e punës. Shumë shpejt pritet që të marrë pjesë edhe në seancat gjyqsore, për të mbrojtur klientët që ai përfaqëson.

Këngëtarja shqiptare këndon himnin amerikan përpara Leo Messit!

Këngëtarja shqiptare, Enisa ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e saj, duke performuar në stadiumin e New Yorkut para ndeshjes së Inter Miami, ku kapiten është legjenda e futbollit Lionel Messi.

Kjo ngjarje e veçantë e vendosi Enisën në qendër të vëmendjes, duke e ndihmuar atë të arrijë një audiencë të re dhe të gjerë. Teksa performonte himnin, pas saj, qëndronte ylli i futbollit botëror, Leo Messi, teksa stadiumi po kulmonte nga tifozët.

VIDEO

“Po ta dija se më kërkoi në fund të jetës…”/ Nuk foli për 20 vite me Zef Dedën, aktori rrëfen pengun e madh

Rreth një vit më parë u nda nga jeta aktori i njohur shkodran Zef Deda, një lajm që trishtoi të gjithë ata që u rritën me humorin e tij.

Në momentin që Deda u nda nga jeta, një nga komentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ajo e ish- mikut të tij Sandër Ruçi, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale zbuloi se kishte vite që nuk flisnin bashkë.

Ndërkohë në një intervistë të fundit, Sandër Ruçi zbuloi pengun e tij më të madh, atë që nuk ishte pranë Zefit në momentet e fundit të jetës.

“Është një histori e gjatë. Jam duke bërë një roman dhe në kuadrin e kësaj Zefin e kam pasur si vëlla. Edhe sot e dua si atëherë. Jam duke bërë një roman me titull “Udhëtim në Parajsën e Ferrit artistik”. Kopjen e parë të romanit kur të botohet do ta kesh ti”, tha ai në emisionin “Quo Vadis”.

Pyetje: Çfarë ndodhi që u prishët më pas dhe Zefi të kërkoi në ditët e fundit?

Sandër Ruçi: Nuk e di a më ka kërkuar apo jo. Nuk jam i sigurt sepse nëse do më kishte kërkuar do të shkoja barkas.

Pyetje: Nuk e dije, nuk të njoftuan?

Pyetje: Për kokën e fëmijëve, jo!

“MJERIM I LOGJIKËS SË NJERIUT”/ Shteti Bektashi dhe Turqia, gazetari shqiptar: Të bësh një diskutim të tillë këtu, brenda 24 orëve futesh në burg

Pas shpalljes së projektit të shtetit të “Urdhrit Bektashi”, kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish duke lënë të kuptohet se do ta çojë përpara idenë, pavarësisht kundërshtive nga historianë të rëndësishëm të vendit.

Për këta të fundit Kryeministri tha se ata janë jetimë si komunitet, ndaj dhe duhet themeluar shteti brenda Tiranës

Për këtë ide brilante Rama pati një takim edhe me Presidentin e Turqisë Erdogan.

Për të kuptuar se si është parë kjo ide në Turqi, gazetari shqiptar Sokol Brahaj zbuloi informacionet e fundit në studion e lajmeve në “Ora Neës”.

Brahaj theksoi krijimi i një shteti të tillë brenda një shteti të ngjashëm me Vatikanin kërkon punë.

“Kjo është temë që po diskutohet dy ditët e fundit në Turqi, jo në nivelin e Ankarasë. Federata Bektashiane në një media këtu ka thënë se nëse ndodh kjo atëherë dhe ata do të kërkojnë një shtet të tyrin në Turqi.

Kurse bektashijtë e Turqisë, që janë Alevitë, që janë një fraksion i bektashizmit, pasi nuk njihen në Turqi një sekt i tillë, janë shprehur se do ta ndjekin me kujdes këtë çështje.

Bektashinjtë janë shumë të rëndësishëm në historinë turke pasi siç dihet oxhaku i Jeniçerëve kanë qenë bektashinj, por ata janë të ndaluar prej më shumë se një shekull më parë.

Ndaj po të bësh një diskutim të tillë këtu brenda 24 orëve futesh në burg.

Një politikan në median turke “Star” shkruan sot se një iniciative e tillë e dalë në Shqipëri ku Baba Mondi me 3 apo 5 mijë forca të tij të shpallë një shtet të tillë ku do të ketë pasaporta e gjëra të tjera, është mjerim i logjikës së njeriut dhe është një turp.

Kjo është një ide që të ndahet myslimanët me njëri-tjetrin, pasi siç është ideologjia masonike, apo hebraike, përça e sundo”, u shpreh ndër të tjera gazetari Sokol Brahaj.

INTERVISTA E PLOTE ME GAZETARIN

Kri. mi në familje/Burri që IIon me a rmë gruan dhe fëmijët e tyre, shkon në 4 numri i vi*t imave, zbardhet dinamika

Ka shkuar në 4 numri i viktimave nga masakra në Itali, ku Roberto Gleboni qëlloi me armë zjarri bashkëshorten dhe tre fëmijët, një fqinj, nënën e tij dhe më pas vrau veten.

Raportohet se djali 9-vjeçar i çiftit, i cili u dërgua në spital në gjendje të rëndë për jetën, nuk u mbijetoi plagëve të marra.

Ndërkohë viktima kanë mbetur edhe bashkëshortja, si edhe vajza 26-vjeçare e çiftit, të cilat humbën jetën në vendngjarje.

DINAMIKA

Ngjarja shokuese ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në dy banesa të ndryshme.

Autori, pas një debati me bashkëshorten, Giusi Massetti, në shtëpinë në via Ichnusa ku ajo jetonte me tre fëmijët e tyre, ka qëlluar në drejtim të saj duke e lënë të vdekur.

Më pas, vrau vajzën, Martina Gleboni dhe plagosi dy djemtë, të moshës 14 e 9-vjeç. Ky i fundit humbi jetën në spital, ndërsa i vëllai ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Pas masakrës në banesë, Roberto Gleboni plagosi edhe fqinjin e tij Paolo Sanna (që sipas disa burimeve ishte qenë edhe pronari i shtëpisë ku banonte familja).

59 vjeçari, i cili është në gjendje të rëndë për jetën, dyshohet se ka ndërhyrë pasi ka dëgjuar të shtënat me armë zjarri.

Më pas, autori është nisur drejt banesës ku jetonte nëna e tij në via Gonario Pinna duke e qëlluar me plumb në kokë 84-vjeçaren, e cila gjithashtu ndodhet në gjendje të rëndë. Në fund, autori ktheu armën nga vetja dhe u vetëvra.

52-vjeçari Roberto Gleboni ishte punonjës i Forestas, shërbimi i parkut pyjor të Sardenjës. Ai ishte gjithashtu sindikalist dhe ishte pjesë e menaxhimit territorial dhe rajonal të FAIS.

Arma me të cilën kreu vrasjet ishte një pistoletë gjysmë automatike dhe e kishte me leje.

Pistoleta u gjet nga policia në banesën e nënës së tij, pas zbulimit të masakrës.

Vajza e çiftit, Martina, u diplomua në vitin 2022 dhe në dedikimin e tezës së diplomës ia kushtoi të atit duke e quajtur “dashuria më e madhe e jetës sime”.

Raportohet se autori dhe bashkëshortja e tij ishin në proces ndarje, dhe 52-vjeçari ishte zhvendosur për të jetuar në banesën e së ëmës.