Pas fundit të fejesës me Eros Grezdën, modelja s*ksi publikon imazhin krah mas hkullit mi sterioz

Pas fundit të fejesës me Eros Grezdën, Oriola Marashi rigjen sërish dashurinë. Me anë të një InstaStory, modelja e njohur ka konfirmuar se është në një romancë të re.

Ajo ka postuar një foto nga ashensori krah partnerit por është kujdesur mos ja zbuloj indetitetin këtij të fundit.

Story-t e saj vijuese dëshmojnë se çifti mund të kenë dalë në një darkë romantike së bashku.

Një detaj tjetër që vihet re është veshja e çiftit i cili mesa duket kanë preferuar të shfaqen matchy-matchy, Oriola me një fustan sterrë të zi dhe partneri i saj me një pale pantallona dhe këmishë të së njëjtës ngjyre.

Kujtojmë që lidhja e fundit publike e modeles ishte me Eros Grezdën, një futbollist i cili luan për ekipin “Partizani”.

Dyshja i dhanë fund lidhjes së tyre kohë më parë ndonëse ishin dhe të fejuar më njëri-tjetrin.

Dyshimet për ndarjen e tyre lindën kur secili fshiu fotot që kishin bashkë në rrjete sociale e më pas nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin.

Eros dhe Oriola u fejuan në muajin qershor të vitit 2021, dhe miqtë e tyre treguan se ata janë ndarë, duke prishur kështu edhe planet për martesë.

Pas fejesës, ata u vendosën në Kroaci për të bashkëjetuar dhe vendimi për t’u fejuar erdhi pas muajve të karantinës, që i kaluan bashkë në shtëpinë e futbollistit 25-vjeçar.

Arsyeja e prishjes së fejesës ka qenë distanca dhe keqkuptimet për shkak të largësisë, duke qenë se Oriola nuk dëshiron të heqë dorë nga karriera si modele. Prej disa vitesh, ajo ka lidhur kontratë me firmën prestigjioze amerikane “GUESS”, për të cilën ka sfiluar dhe ka realizuar herë pas here sete për fushata të ndryshme.

Oriolën jemi mësuar ta shikojmë gjithmnë në formë dhe provokuese, ku nuk na i kursen shkrepjet sensuale. Flasim për Oriola Marashin, që vijon të mbetet ndër modelet më të mira në vendin tonë.

Arjon Muça flet për marrëdhënien me Arjolën dhe Erjonën pas ekranit: “Nuk duroheshim”

Arjon Muça ka zbuluar më shumë për marrëdhënien e tij me partneret në ekran, Arjola Shehun dhe Erjona Rusin. Dy vitet e fundit, Arjoni bashkëprezantoi “Shqipëria Live” me Erjonën dhe kimia e tyre ndihej përtej ekranit.

Por nuk ka qenë kështu që nga fillimi. 

Gjatë intervistës së sotme për “Wake Up”, Arjoni zbuloi se në fillim nuk durohej as me Arjolën dhe as me Erjonën, por më pas u bë mik shumë i mirë me të dyja.

Me Arjolën nuk duroheshim, edhe pse ishte ajo që më zgjodhi si bashkëprezantues, pasi ishte autore në atë kohë. Edhe me Erjonën ishte pak a shumë e njëjta gjë, me ndryshimin e vetëm që ajo dukej shumë më e ftohtë në krahasim me Arjolën. Në provën e parë ishte ajo profesionistja që tha: “Është shumë mirë ky djali”. Dhe mbeti “ky djali”. Më pas zbulova që është një nga njerëzit me gallatë pas ekranit,” -u shpreh ai.

Aktualisht, Arjoni është opinionist në emisionin “Përputhen”, përkrah Zhaklin Lekatarit.

Ish-konkurrentja e “Përputhen” ndez sërish debat: Meshkujt nga jugu janë “besprema”, preferoj veriorët

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Alba Pollozhani ka shkaktuar sërish debat në rubrikën “Trotuar” të emisionit “E Diell” me një deklaratë të guximshme, duke thënë se “meshkujt nga jugu janë besprema.”

Ky koment shkaktoi kundërshtime nga të ftuarit në studio, por Pollozhani këmbënguli në qëndrimin e saj, duke deklaruar se preferon vetëm gegët dhe jo toskët.

Gjatë diskutimit, Pollozhani u shpreh: “Unë kam të drejtën të bëj zgjedhjet e mia në jetë. Aktualisht, zgjedhja ime është një mashkull verior, biznesmen dhe mysliman.” Ajo theksoi se preferencat e saj personale janë të lidhura me përvojat që ka pasur dhe se meshkujt veriorë i japin më shumë siguri.

Pjese nga debati 

Pollozhani: Unë e shoh jetën time ashtu si unë dua ta jetoj. Unë kam gjithë të drejtën e botës, si cdo njeri që të bëj zgjedhjet e mia. Zgjedhja ime në jetë për momentin është për sa i i përket anës së marrëdhënies me një partner, është mashkull verior, biznesmen dhe mysliman.

Dragoti: Nuk do mashkull Aba, ajo do një krijesë që i jep siguri dhe komfort. Nuk do mashkull, do një gjë që…

Pollozhani: Ti sapo e pranove në mënyrë indirekte që vetëm veriorët japin siguri, dhe jugorët nuk japin siguri.

Dragoti: Mund të ndodhë që Alba mund të tërhiqet nga dikush me karakteristika të kundërta.

Pollozhani: Unë nuk e di si e kam kismetin.

Dragoti: Alba mund të ketë traumën e padukshmërisë, siç e quaj unë.

Pollozhani: Mua më pëlqejnë në karakter veriorët. Më dëgjo pak, apo ndihesh inferior që ti je jugor dhe jo verior. Eksperiencat që kam njohur çuna jugorë, më kanë dalë shumë ‘bes-premë’. Ngatërrojnë pak pjesën e respektit. Mua me toskët nuk më shkon shumë.

Miliona pajisje android të infketuara me këtë virus të rrezikshëm, ja aplikacionet e prekura

Google Play Store përdoret nga mashtruesit për të shpërndarë “malware”, midis miliona aplikacioneve që shkarkohen çdo ditë nga përdoruesit në mbarë botën.

Sipas studiuesve të sigurisë Kaspersky SecureList, “malware”-i famëkeq Necro është gjetur gjithashtu në sistemin operativ Android. Vlerësohet se më shumë se 11 milionë pajisje janë infektuar, një numër shkarkimesh i vlerësuar nga studiuesit që kërkuan për aplikacionet e infektuara.

Disa aplikacione, si ëuta Camera dhe Max Browser, janë konfirmuar të infektuara. Malware madje mbart modalitete për WhatsApp nga burime jozyrtare, si dhe një mod për Spotify që, si shërbimi premium i platformës, quhet Spotify Plus. Studiuesit madje raportojnë një numër të pajisjeve të infektuara për lojëra si Minecraft dhe Melon Sandbox.

Malware ishte pjesë e Wuta Camera që nga versioni 6.4.2.148 deri në zbulimin dhe heqjen e tij në versionin 6.4.7.138, siç vihet re në raportin e Kaspersky SecureList. Max Browser u hoq nga Play Store, por u shkarkua dhe u instalua më shumë se një milion herë dhe përmbante Necro nga versioni 1.2.0 e tutje.

Ky virus ai hapet dhe klikon në reklama për të gjeneruar të ardhura, megjithatë kjo bëhet përmes dritareve të padukshme. Google tha se të gjitha aplikacionet e njohura të infektuara janë hequr tashmë dhe se shumica e përdoruesve janë të mbrojtur nga Google Play Protect, antivirusi i parazgjedhur në shumicën e pajisjeve Android.

VIDEO / Tesla shpērthen në flakë nga uji i uraganit Helene, autoritetet mesazh pronarëve: Kujdes nga mjetet elektrike

Ky është momenti kur një makinë elektrike tip Tesla shpërthen në flakë, brenda një garazhi të përmbytur nga vërshimet e uraganit Helene.

Ngjarja ka ndodhur në Pinellas të Floridas, teksa në video dëgjohet në fillim një zhurmë dhe më pas shihen flakët.

Autoritetet vendase e kanë shpërndarë videon në rrjetet sociale, duke i bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes me makinat elektrike por edhe skuterat për shkak të përmbytjeve masive.

Ata gjithashtu i kanë bërë thirrje pronarit ta dërgojë makinën për inspektim, për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

Nga incidenti nuk raportohen të lënduar.

Eni Çobani pIas deklaratën e fortë: Ja problemi kryesor në divorcin e çifteve

Avokatja Eni Çobani e ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku komentoi një deklaratë që ka bërë para disa kohësh, kur tha se impotenca e meshkujve është një problem kryesor në divorcin e çifteve. Çobani tha në studion e DritareTv se ky problem ndikon të tradhtia dhe pastaj te dhuna në familje.

Roland Qafoku: Ju keni bërë një deklaratë për impotencën e meshkujve, si një problem kryesor në divorcin e çifteve.

Eni Çobani: Ështe e vërtetë. Kam dashur të bëj një komunikim me mjekët. Unë them se familja shqiptare një nga elementet kryesore ka pikërisht këtë. Ne duhet ta themi në sy. Ky problem duhet trajtuar sepse tradhtitë, largimet, apo mosdëshira vijnë pikërisht nga dhoma e gjumit. Dhoma e gjumit është sa i shenjtë për çiftin, aq edhe enigmatike për ne që jemi më pas në proceset e tyre. Ne nuk e dimë kurrë se çfarë ndodh te dhoma gjumit. Unë them se edhe dhuna vjen pikërisht nga kjo gjë. Kur ti ndien një mungesë shumë të fortë në personalitetin tënd.

Edhe meshkujt e kanë shumë të rëndësishme këtë pjesë. Nëse ti zhburrërohesh para një gruaje e ke shumë të rëndë pastaj të dalësh përballë ndonjë gruaje tjetër apo në një ambient. Në Shqipëri ti duhet të jesh njeri që i ke të gjitha. Duan sa më shumë burra në Shqipëri.”, tha zonja Eni Çobani.

U largua nga banesa, por nuk u kthye më! 38-vjeçari prej 21 ditësh i zhdukur! Familja ngre alarmin: Telefonin e ka të fikur

Një 38-vjeçar rezulton i zhdukur prej datës 9 shtator dhe familja ende s’ka gjetur asnjë gjurmë të tij.

I riu Kozma Stefa u largua nga banesa e tij në Vlorë gjatë mbrëmjes së 9 shtatorit dhe nuk u kthye më.

Mbrëmje e zhdukjes ai mbante veshur pantallona të shkurtra, një bluze jeshile në bojeqielli dhe shapka.

Ndërsa sipas familjarëve, telefoni del i fikur. 38-vjeçari mësohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Ata kanë njoftuar policinë për zhdukjen e Kozma Stefës, por ende s’kanë gjetur asnjë gjurmë të tij.

Mbƴlli ciklin në TCH, Olsa Muhameti tregon se çfarë ndodhi

Olsa Muhameti ka qenë e ftuar në emisionin “Sol” në “Klan Kosova”, ku ka folur për BBV e detajet e formatit që pritet të vijë në fillim të tetorit. Por, për herë të parë Olsa është ndalur edhe te jeta e saj personale, të cilën e mban gjithnjë hermetike.

Ajo ka folur për divorcin e prindërve dhe si e ka përjetuar. Më tej Olsa është ndalur edhe te marrëdhënia me të atin, ndërsa ka folur edhe për sëmundjen e nënës së saj. Pas te gjithave historive te jetes, Olsa Muhameti nuk ka nguruar te flas dhe per ikja nga Top Channel. Ku per televisionin ku punoje per disa vite shpreh nje vleresim dhe ka dicka per te thene.

“Kam ditë që nuk fle”/ UI ërima në studio, konkurrenti humb ndj. enjat në emision

Juria e emisionit “Pa Filtra”, duket se nuk e ka pasur të lehtë me një nga konkurentët.

Teksa ishte duke treguar se kishte ditë pa gjumë dhe se nuk ndihej mirë.

Pasi u çua për të kërkuar ujë, ai humb ndjenjat dhe bie në tokë.

Kjo bëri që juria të çohet e frikësuar dhe të ulërasë.

Konkurrenti nisi të përqafojë vajzat, duke treguar se ishte thjesht një aktrim i tij.

Ja cili eshte pronari i Godinës Madhështore në Kashar: Vite të tëra pa aktivitet

Një ndërtesë monumentale me arkitekturë mbresëlënëse qëndron e boshatisur prej vitesh në autostradën pranë Mercedes-Benz në Kashar, Tiranë.

Kreshnik Spahiu, një figurë e njohur publike, ka ndarë një postim në rrjetin social Facebook, duke ngritur pikëpyetje mbi këtë godinë madhështore që vazhdon të mbetet pa aktivitet.

Në postimin e tij, Spahiu pyeti: “Pse kjo godinë madhështore në autostradë rri bosh…?”, duke tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve dhe ndjekësve të tij.

Ndërtesa, sipas informacioneve të marra nga vetë Spahiu, është ndërtuar nga Besim Elshani, një shqiptar me origjinë nga Kosova, i cili aktualisht jeton në Slloveni.

Godina është ndërtuar prej shumë vitesh, por deri më sot nuk ka pasur asnjë lloj aktiviteti.

Ky fakt ka ngjallur kuriozitet dhe spekulime mbi qëllimin fillestar të saj, ndërsa qytetarët presin të mësojnë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen me këtë strukturë madhështore, e cila për momentin mbetet një mister i pazgjidhur.