Baba Mondi e bën ‘fakt të kryer’ krijimin e shtetit të ri, merr vendimin e parë, cakton ambasadorin

Ndërkohë që diskutimet për shtetin e ri bektashinj janë kthyer në temë dite, Kryegjyshata Bektashiane nuk humbet kohë, por ka nisur me organizimin e shtetit të ri. Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi me anë të një letre ka njoftuar se ka zgjedhur një ambasador të posaçëm për cdo mision diplomtik, pyetje apo kërkesë për shtetin e ri.

Advertisements

Letra e Plotë:

Advertisements

KRYEGJYSHATA BOTËRORE BEKTASHIANE
SELIA E SHENJTË
Adresa: “Rruga Dhimitër Kamarda” Tiranë, Shqipëri, Tel/Fax +355 684 248888, email: brahimaj.edmond@yahoo.com
Nr. 523 Prot.
Subjekti: Komunikime Diplomatike në Lidhje me Shtetin Sovran të Urdhrit Bektashi
Tiranë, 23.09.2024

Shpresojmë që kjo mesazh t’ju gjejë mirë.
Dëshirojmë t’ju informojmë se, nga tani e tutje, të gjitha komunikimet dhe pyetjet në lidhje me Shtetin Sovran të Urdhrit Bektashi duhet të drejtohen te përfaqësuesi i përshtatshëm. Në mënyrë të veçantë, për çdo mision diplomatik, pyetje, apo kërkesë për të organizuar takime ose diskutime në lidhje me Shtetin Sovran të Urdhrit Bektashi, ju lutemi që korrespondencën tuaj ta drejtoni tek:

Nik Grezda
Ambasador i Posaçëm
policy@bektashiatc.org
+355-6858-28929
Ambasadori Grezda është emëruar për të trajtuar të gjitha këto pyetje dhe është më i përshtatshmi për të adresuar çdo çështje që lidhet me Shtetin Sovran të Urdhrit Bektashi. Për të siguruar një proces komunikimi të efektshëm dhe të qartë, ju lutemi që të gjitha email-et dhe kërkesat formale t’i dërgoni direkt atij duke përdorur kontaktet e mësipërme.

E vlerësojmë shumë vëmendjen tuaj ndaj kësaj kërkese dhe bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm. Nëse keni ndonjë pyetje ose kërkoni sqarime të mëtejshme, mos hezitoni të na kontaktoni.
Faleminderit për mirëkuptimin tuaj.
Me respekt,
Kryegjyshata Botërore Bektashiane
Tiranë, Shqipëri

Kri. mi në familje/Burri që IIon me a rmë gruan dhe fëmijët e tyre,  3 numri i vi*t imave, më pas i jep fund je tës

Mëngjesin e sotëm, Italia është tronditur nga një krim i rëndë në familje. Ngjarja ka ndodhur në Nuoro të Italisë.

Sipas informacioneve të para, numri i viktimave, është tre të vdekur dhe katër të plagosur.

Një burrë vrau gruan dhe vajzën e tij dhe plagosi dy fëmijë të tjerë të vegjël, dhe një fqinj.

Më pas, ai shkoi në shtëpinë e nënës së tij, duke e qëlluar me armë dhe duke e plagosur rëndë në kokë.

Mësohet se pas krimit të rëndë autori vrau edhe veten.

Ambulancat, Policia dhe Karabinierët ndodhen në vendngjarje dhe po rindërtojnë dinamikën e ngjarjes.

Edhe nëse b υrri ju rręh, duhet t’i ρυthni k ëmbët..!!!

Një deklaratë e një eksperteje martesash ka shkaktuar debat të madh në Iran duke detyruar televizionin që të fshijë emisionin ku u transmetua.

Bëhet fjalë për një eksperte martesash e cila në emision është shprehur se gratë duhet t’i puthin këmbët burrave edhe nëse ata janë të dro guar apo i rra hin.

’Një të premte në mbrëmje, kur burri juaj të jetë duke pushuar në divan, vendosni një legen poshtë këmbëve të tyre.

Ngadalë, bëjini një masazh këmbëve, thajini me një peshqir, dhe në fund puthini këmbët e tyre.’ – deklaroi ekspertja në intervistën e saj.

‘Një trajtim i tillë me ujë me trëndafila, kripë, ose qumësht do i mbajë burrat tuaj të karikuar për një muaj’.

Edhe nëse burri juaj është i varur nga droga, apo ju rr eh, thjesht bëjeni dhe do shihni mrekulli në jetën tuaj, vijoi më pas ajo.

Një deklaratë e tillë ka shka ktuar debat të madh edhe në Iran.

Televizioni është detyruar të fshijë emisionin, ndërsa deklarata e saj është iro nizuar së shumti në mediat sociale.

ΗABlT e rejà nga Maliqi: Më la mua I*kυrìq në k. reυat dhe iku …

Pasi më premtoi se 2021-ta do të jetë viti ynë, i dashuri im i martuar është i vendosur të qëndrojë me gruan e tij edhe për pesë vjet.

Jam lënduar shumë dhe me duket vetja budallaqe. Sepse 6 muajt e fundit kam shkuar lart e poshtë duke i thënë të gjithëve për jetën time të . 

Kam blerë një shtrat të ri, divan të rehatshëm dhe e kam rimobiluar tërësisht banjën time sepse preferon një dush në vaskë.

Kam shpenzuar një pasuri të tërë duke e bërë shtëpinë time miqësorepër të dhe tani ai thotë se nuk do të vijë të jetojë me mua.

Fundja s’po e vras shumë mendjen për paratë që kam shpenzuar, por unë kujdesen për reputacionin dhe imazhin tim.

Ai thotë se nuk do ta mërzisë gruan e tij, që ka probleme shëndetësore, ose të lëndojë fëmijët e tij.

Ai ishte këtu disa netë më parë. I gatova një vakt të veçantë dhe kemi bërë dashuri. Ishte ora 2 e mëngjesit kur ai më tha se po shkonte në shtëpi.

Doli nga shtrati dhe tha se unë isha keqkuptuar, sepse ai nuk do të ishte i lirë deri në vitin 2023 dhe nëse kjo gjë nuk më pëlqente atëherë mund të gjeja dikë tjetër. Natyrisht që bërtita përsëri.

Kërkova të dija se çfarë po ndodhte. Por ai kapi xhaketën e tij dhe iku.

Kam shpenzuar tërë jetën time me këtë njeri. Ne patëm një marrëveshje. E besova që do ta mbante fjalën.

Tani nuk më hap telefonin. Me siguri ka shkuar diku me gruan. Çfarë duhet të bëj tani?

Ndodh në Shqipëri/ Nυsja shkon me k υnαtin, t rαdhtia zbυΙohet nga υjehrri (Video)

Raportimin e saj nga plazhi i Durrësit për “Aldo Morning Show” në Tv Klan, Dhurata e nis me një lajm dramatik.

Sipas saj, brenda një shtëpie po ndodh një tradhti pasi kunata dhe kunati shkojnë bashkë. Këtë e ka zbuluar babai i djalit dhe njëkohësisht vjehrri i vajzës.

Dhurata: Vëllai shkon me nusen e vëllait, domethënë dy vëllezër jetojnë në një shtëpi, vëllai i tij shkon me nusen e tij.

Aldo: I sajon ti këto se s’ka mundësi.

Dhurata: Nuk i sajoj, ma kanë thënë dje në darkë madje, ma kanë dërguar si mesazh. Jetojnë në një shtëpi private dhe ndërkohë është zbuluar që vëllai shkon me nusen e tij, pra me nusen e vëllait tjetër, që të jemi të qartë. Ndërkohë kjo është parë nga vjehrri i saj.

Aldo: Vjehrri moj vjehrri.

Dhurata: Ka parë djalin me nusen e djalit tjetër dhe ndërkohë ka heshtur i shkreti, por po e përjeton shumë keq këtë gjë pasi i ka treguar vetëm vajzës së tij dhe ndërkohë, tani, avash-avash do zbulohet kjo gjë por që për momentin ka ngelur deri këtu.

Rama me shqiptarët në SHBA: Shteti i bektashinjve plan serb? Idiotësi! Do bëhet konform Kushtetutës

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me një grup shqiptarësh në Nju Jork, ku në qendër të bashkëbisedimit me ta ka qenë çështja e nxehtë e formimit të shtetit sovran të bektashinjve në Tiranë.

Rama ka mbrojtur idenë e tij, duke u shprehur i bindur se do të bëhet. Mesa duket Rama planifikon ligje të posaçme, pasi siç tha ai, krijimi i këtij shteti do të bëhet konform kushtetutës që kemi.

“Shqipëria ka një Kushtetutë dhe ti e di shumë mirë dhe në bazë të Kushtetutës dhe mbi bazën e ligjeve ndërkombëtare ne do të votojmë një proces që do të jetë konform Kushtetutës dhe konform ligjeve ndërkombëtare, pa asnjë diskutim, sepse kjo nuk është një gjë që e thashë unë dhe u bë.

Kjo ka një proces, do të diskutohen gjërat, do të shihen të gjitha aspektet legjislative dhe pastaj në fund, unë besoj që do të triumfojë arsyeja. Në këtë gjë po ju them ka vetëm të mira, çdo gjë mund të ketë ato të vetat, por në këtë gjë unë nuk shoh asnjë gjë që mund të thuash “jo po se kjo””, tha Rama.

Rama i quajti “idiotësi” deklaratat se shteti bektashi është një ide serbe, për t’i hapur rrugë krijimit të shtetit të Kishës serbe në Kosovë.

“Thonë që ky është një plan i Serbisë që të bëhet shteti këtu e pastaj të bëhet një shtet ortodoks në Kosovë. Çfarë idiotësie”, u shpreh Rama.

E publikon vetë, Adrola Dushi dhe Capital T të kapur dorë për dore?

Adrola Dushi dhe Capital T janë në qendër të vëmendjes pas ngjarjeve të fundit që sugjerojnë një lidhje romantike mes tyre.

Së fundmi, Adrola ka postuar një video në Instagram ku shihet duke ecur dorë për dore me një mashkull, gjë që ka ngjallur spekulime se ai mund të jetë Capital T.

Ky veprim i saj vetëm ka shtuar zërat për një marrëdhënie të mundshme mes tyre, duke qenë se kjo nuk është hera e parë që janë lidhur publikisht. Pak javë më parë, Adrola publikoi një foto nga një koncert i Capital T në Tiranë, duke e përshkruar si një përvojë që “nuk zhgënjen asnjëherë”.

Kjo foto u pasua nga spekulime të shumta për një romancë mes tyre, megjithëse asnjëri nuk e ka konfirmuar zyrtarisht një lidhje. Në intervista të ndryshme, Capital T e ka cilësuar Adrolën si një nga femrat më të bukura shqiptare, ndërsa ajo ka thënë se është e dashuruar me mashkullin më të bukur shqiptar.

Ende mbetet për t’u parë nëse do të ketë një konfirmim zyrtar, por zërat për këtë marrëdhënie vazhdojnë të përhapen.

Video Player

Më në fund Meritoni takohet me djalin, publikon momentin emocionues

Moderatori, Meriton Mjekiqi gjatë qëndrimit në ‘Big Brother VIP Albania’ rrëfej historinë e jetës së tij, duke treguar edhe lidhjen e veçantë që ka me djalin e tij, Loarin.

Duke e theksuar se takimet mes Meritonit dhe të birit janë të rralla pasi ai jeton jashtë vendit, më në fund moderatori ka publikuar një foto të veçantë.

Nën përqafimin e njëri tjetrit, babë e birë po e shijojnë këtë moment.

Kjo u prit mjaft mire nga ndjekesit e tij qe u shprehen te lumtur per Meritonin.

Këmbimi valutor sot, 25 shtator/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 88.1 lekë dhe do shitet me 89.3 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.7 lekë dhe do shitet me 99.4 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.2 lekë dhe do shitet me 105.4 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.9 lekë dhe do shitet me 119.1 lekë.

Kjo është nusja shqiptare që bëri vjehrrin për sρitaΙ, por ajo rr ëqeth me dëshmiηë: Ai më f. υti dυart në…!!!

Dy ditë më parë u bë publik lajmi se një nuse nga Lezha kishte dh unuar vjehrrin e saj.

Mirëpo në një prononcim për emisionin ‘ABC e mëngjesit’ nusja i ka dhënë kthesën e papritur ngjarës.

Sipas saj vjehrri është një dhu nues sistematik në familje që ka ngritur dorë edhe ndaj saj, dhe se prej vitesh dhu non të shoqen.

“Ai më ka fu tur duart në fyt dhe unë e kam sh tyrë.

Kur kam shkuar te pol icia, vjehrri im ishte gër vishtur më shumë.

Kur e kam deno ncuar herën tjetër desh me fut burrin në fyt.

Unë e bëra pak se unë i kam thonjtë, por ai është bërë më shumë. Është shoqëri maskiliste.

Unë të them të vërtetën. Vjehrra ime është dh unuar disa herë edhe në sytë e fëmijëve të mi”, thotë ajo.