Kryebashkiaku i Athinës jep lajmin e mirë për shqiptarët në Greqi, zbulon çfarë do të ndryshojë për ta

Një takim me përfaqësues të Komunitetit Shqiptar në Greqi ka realizuar të djelën në mbrëmje kryebashkiaku i Athinës, Charis Doukas (Haris Dhukas). Në një klimë tepër miqësore, Doukas ka paraqitur edhe për komunitetin shqiptar e shqipfolës të Greqisë kandidaturën e tij për kryesinë e partisë së majtë PASOK, duke i ftuar të gjithë të jenë pjesë e zgjedhjeve partiake, më 6 tetor 2024.

Fjala e Kryebashkiakut të Athinës, politikanit të PASOK që fitoi rivalin e tij të fuqishëm, Kostas Bakojanis, nipin e kryeministrit Mitsotakis, me një rezultat surprizë e historik, ka hedhur tashmë hapin më të guximshëm deri më sot nga politikanët grekë. Fjala e Doukas ka prekur çështjet problematike të komunitetit shqiptar në Greqi, si vonesën e lejeve të qëndrimit, mohimit të pajisjes me nënshtetësi greke të brezit të dytë dhe të drejtën e pensionit për emigrantët që plotësojnë vitet e punës pa dallim nga vendasit, jo me justifikime apo sqarime, por realisht dhe me zgjidhje të prekshme. Doukas nuk ka hezituar aspak para të pranishmëve të bëhet jo zëri përballë, por zëri i tyre. Të befasuar të pranishmit kanë dëgjuar një politikan e kryebashkiak të adresojë problemet e tyre, me të njëjtin këndvështrim real e të qëndrueshëm të vetë banorëve emigrantë të Greqisë, mbi 3 dekada tashmë.

Për historikun, partia e majtë historike greke PASOK rizgjedh kryesinë me votime të hapura në dy të djelat e para të tetorit, 6 dhe 13 tetor, ku siç ka theksuar dhe Charis Doukas, të gjithë banorët e vendit duhet të bëhen pjesë e procesit zgjedhor. Ky është një shans për komunitetin emigrant të bëhen pjesë aktive e zhvillimit, një momentum që nuk duhet anashkaluar e humbur!

Drejtuar të pranishmëve, Doukas është referuar në kontributin e rëndësishëm të komunitetit tonë në Greqi, por edhe në historikun e vështirë si dhe problematikën e madhe e serioze me të cilën vazhdojnë të përballen, duke premtuar se do të jetë gjithmonë pjesë e zgjidhjes dhe e ndryshimit real.
Madje, ka dëgjuar me vëmendje ndërhyrjet e aktivistëve pjesëmarrës, duke reflektuar dhe pranuar të vërtetat e mëdha e shprehur entuziazmin për komunikimin e civilizuar akoma dhe në referimin e padrejtësive madhore ekzistente në Greqi si dhe kualifikimin e arritur, pavarësisht vështirësive, nga ky komunitet masiv.

Fjala e plotë

Charis Doukas është shprehur se: “Jam tepër i gëzuar që ndodhem mes jush, mes heronjve të vërtetë, që nuk hezituan në vitet e vështira 90’ të atdheut tuaj të rindërtojnë një strehë të sigurtë këtu për familjet e tyre. Mes jush që pavarësisht kushteve tepër të vështira, rifilluat nga zero dhe fituat të drejtën të ëndërronit e të jetonit ëndrrën tuaj. Punuat shumë fortë, e dimë që ju janë bërë shumë padrejtësi. Fëmijët tuaj ndjekin shkollat greke, shpresh u përballën me sjellje ekstreme, tepër të dënueshme, me probleme të mëdha.E dimë se çdo gjë e bëtë me shumë sakrifica. Por Ju ja dolët mbanë! Jo vetëm u integruat në shoqërinë greke, por ndihmuat Greqinë të ndërtojë ëndrrën e mirëqënies në dekadën e parë të viteve 2000. Gradualisht, u themelua një komunitet greko-shqiptar me fëmijë që u lindën në Greqi, por kanë rrënjë shqiptare e mbartin kulturën e të dy popujve. Ky brez, gradualisht e megjithë vështirësitë, ndryshoi realitetin. Sepse sot asnjë shqiptar nuk e fsheh më origjinën e tij. Kjo është arritja juaj, si dhe arritje e një përqindje të lartë të shoqërisë greke që ju mirëpriti me solidaritet të thellë.
Brezi i parë i shqiptarëve i përkiste thuajse plotësisht klasës punëtore, brezi i dytë dhe tashmë jemi në prag të brezit të tretë, studoi dhe arriti të sundojë fenomenin e mobilitetit shoqëror.

Ky brez është inisiator dhe novator, dallon kudo, në shkollat tona apo në profesionin e zgjedhur.
Sot jeni një pjesë e pandarë e shoqërisë greke!
Por akoma ka probleme. Komuniteti shqiptar në Greqi përbëhet nga thuajse 400.000 anëtarë, mbi 100.000 prej jush akoma nuk kanë leje qëndrimi dhe jetojnë në një sistem pasigurie e përkohshmërie. Sepse statusi i ligjshmërisë për shumë prej jush mbetet pezull apo i paqartë.
Shqyrtimi i kërkesave për leje qëndrimi vonon jashtëzakonisht, si për shkak të rritmeve të ulta të punës së shërbimeve kopetente të administratës, ashtu edhe për shkak të pamundësisë në plotësimin e kritereve për to. Kriteret për shumë prej jush janë të tepruara, sepse kështu është natyra e punësimit tuaj, llojet e profesioneve që kanë shumica e brezit të parë, në ndërtim, shtëpitë greke dhe bujqësi.
Për më tepër, fëmijët, brezi i dytë i emigrantëve, të integruar plotësisht në shoqërinë greke, nuk kanë përfituar akoma nënshtetësinë greke, edhe pse jetojnë këtu mbi 20 vjet.
Problem madhor mbetet fakti që Greqia nuk arriti të adoptojë politika emigracioni rezultative, jo për asimilimin, por për integrimin e qindra mijra shqiptarëve emigrantë.

Por ndoshta problemi më madhor për ju është çështja e pensionit, për përqindjen më të lartë të pensionistëve nuk është zbatuar akoma amendamenti i uljes së viteve të kërkuara për pensionin bazë nga 40 vite në 30 vite. Me mijra pensionistë humbasin pensionin për shkak të një vonese duke shkaktuar një pakënaqësi plotësisht të justifikuar. Siç shumë prej jush humbasin pensionin për pak muaj dhe pak ditë sigurimi shoqëror. Këto janë çështjet që duhet të jenë në epiqendër të komunikimit Greqi-Shqipëri.

Të diskutohen e të jepen zgjidhje për njerëzit që u sakrifikuan kaq ashpër, shumë vite. Këto çështje janë pjesë e axhendës sonë. Sepse janë çështje të shumë njerëzve për të cilët ne kujdesemi. Në 6 tetor sëbashku bëjmë një restart. Të ndryshojmë shumë në PASOK dhe në Vendin tonë.
Filozofia jonë bazë është në epiqendrën e politikës dhe politikanëve të rivendoset Njeriu, të gjithë ju. Të evidentojmë problemet dhe të japim zgjidhje të shpejta e rezultative. Në këtë përpjekje ju duam pranë. Votoni edhe ju në 6 tetor. Por ju duam pranë edhe ditën e nesërme, pas zgjedhjeve. Të diskutojmë së bashku, të vendosim bashkë e të japim zgjidhjet bashkë.
Nuk duam të vendosin të tjerë për ju, pa ju. Takimi ynë në 6 tetor të bashkojmë fuqitë e të rizgjojmë shpresën” ka përfunduar fjalën e tij para shqiptarëve të Greqisë, Charis Doukas.

Aktiviteti është organizuar me inisiativën e aktivistit dhe anëtarit të PASOK, Greqi dhe PS Shqipëri, z. Anastas Murati, ndërsa është prezantuar nga Ira Londo, sekretare e Këshillit Koordinues të Diasporës.

‘Sulltan’ Erdogani/ Nju Jorku në kaos, paraIizohet nga autokolona me limuzina e liderit turk(Video)

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ashtu si dhe liderë të tjerë nga e gjithë bota ndodhet në SHBA për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së OKB.

Por ndryshe nga homologët e tij, Erdogan ka marrë të gjithë vëmendjen e mediave, pasi autokolona e tij e sigurisë ka paralizuar Nju Jorkun më 20 shtator.

Duke vizituar metropolin për Asamblenë e Përgjithshme të 76-të të Kombeve të Bashkuara, Erdogan u pa duke lëvizur në një rrugë të Manhatanit me autokolonën që përfshinte disa limuzina luksoze, furgonë të blinduar, motorë, fuoristrada të blinduara dhe ambulancash “Mercedes Benz”.

Parakalimi luksoz i Erdogan është kritikuar nga ligjvënësi kryesor i opozitës, nga Partia Popullore Republikane (CHP), Tuncay Ozkan.

“Mbetje në shtet, mbeturina në botë”, shkroi Ozkan, krahas videos, duke iu referuar citimit të Mustafa Kemal Ataturkut: “Paqe në shtet, paqe në botë”.

Sakaq vlen të nënvizohet se Presidenti i Turqisë shpesh udhëton me një numër të lartë shoqëruesish, ndërsa komponenti “i ndryshëm” në buxhetin e Presidencës që mbulon edhe udhëtimet zyrtare për 2024 ishte dhjetë herë më i lartë se ai i 2021.

Nga rreth 9.8 miliardë lira turke që u caktua në fillim të vitit fiskal 2021, shpenzimet për këtë kategori kapërcyen në 83 miliardë lira në fund të gushtit.

“Më është mpirë krahu i majtë”, këngëtari turk v* es në mes të skenës (VIDEO)

Këngëtari dhe regjisori turk, Metin Arolat, vdiq gjatë performancës së tij në Kozyatagi, siç raportuan mediat lokale.

Ai ishte 52-vjeçar.

Edhe pse ndjeu dhimbje dhe mpirje të dorës, ai vazhdoi performancën, por pësoi një atak në zemër.

“Krahu im i majtë është mpirë”, tha ai pak para se të rrëzohej.

Një infermiere nga audienca nxitoi për ta ndihmuar dhe thirri një ambulancë.

Pavarësisht ndërhyrjes së ambulancës dhe përpjekjeve për shpëtimin e tij, Arolat ndërroi jetë rrugës për në spital.

Miku i tij i ngushtë, Demet Sagiroglu bëri një deklaratë për mediat jashtë spitalit dhe zbuloi se dyshonte se shëndeti i tij ishte ndikuar nga dieta.

“Ai ishte një shok i imi shumë i ngushtë, si një vëlla. Ai ishte në dietë… U përkeqësua pasi ai doli në skenë”, tha ajo.

Përveç këndimit, Arolat ishte i njohur për punën e tij pas kamerës dhe bashkëpunonte me shumë artistë turq.

Mori vëmendjen në San Siro, GAZETARJA e NJOHUR tërheq vëmendjen me praninë e saj në derbin Inter-Milan!

Gazetarja dhe influencerja, Diletta Leota, me 9 milionë ndjekës në rrjetet sociale, është rikthyer në punë më energjike se kurrë pas lindjes së fëmijës dhe martesës me portierin gjerman Loris Karius.

Sportistja bukuroshe ishte dje në fushë së bashku me ish-futbollistët Christian Vieri dhe Massimo Ambrosini, për të komentuar derbin e ‘della Madonnina’ mes Inter-Milan.

Mirëpo bukuroshja ka tërhequr vëmendjen në këtë ndeshje me pamjen e saj.

Ajo është shfaqur në “top” formë e veshur me një fustan ngjyrë kafe të errët që i nxirrte në pah format “perfekte” trupore.

E bujshme nga Spanja, Etrit Berisha mund të transferohet te Barcelona

Një lajm i bujshëm vjen nga La Liga. Portieri i kombëtares shqiptare Etrit Berisha mund të vishet blaugran.

Pas dëmtimit të rëndë që pësoi portieri gjerman Andre ter Stegen, i cili do ta lërë jashtë fushave për 8 muaj, Barcelona është hedhur menjëherë në sulm në kërkim të një zëvendësuesi.

Mes shumë emrave që përmenden është edhe ai i gardianit kuqezi Etrit Berisha.

“Berisha ka një karrierë të gjatë në Serie A dhe një vend të padiskutueshëm në kombëtaren shqiptare”, shkruan Mundo Deportivo.

“Je shitur për 500 euro”, pas dh unës nga motrat Berisha, modelja Klea Prenga përballet me një fenomen shqetësues

Klea Prenga, e cila u dhunua brutalisht nga ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj në një lokal në Tiranë, pas një konflikti për partnerin e motrës së saj Mariela Berishaj, ka reaguar sërish në rrjetet sociale.

Ajo ka bërë një shkrim pas reagimit që bëri në InstaStory nëna e tyre, Donika Marashi. Klea bëri një postim, në të cilin publikoi një koment të së ëmës, ku e kishte ofenduar rëndë. Por jo vetëm kaq, Klea ve theksin tek një fenomen mjaft shqetësues që shumë njerëz hasin sot. Ajo shprehet se pas dhunës, ka marrë një sërë fyerjesh dhe denigrimesh ne rrjete nga profile false. 

“Marr shkak të bëj këtë postim pasi mamaja e dy personave që kryen sulmin brutal ndaj meje ka vendosur të postojë në Instagram Story një deklaratë ku përmend faktin që distancohet publikisht nga çdo adresë që është hapur për të denigruar palën tjetër që jam unë.

Kjo e njëjta person, në momentin kur unë publikova fotot e plagëve pas sulmit, ishte një ndër komentueset e para, koment të cilin e fshiu brenda 5 minutash. Ajo përdori një gjuhë të degjeneruar dhe të pahijshme kundër meje dhe motrës time, duke vërtetuar se fjalët dhe veprimet e saj janë krejt të ndryshme nga ajo që pretendon publikisht. Po i rikujtoj zonjës komentin e saj dhe fjalorin e përdorur me foton më poshtë.

Prej disa javësh, jam përballur me dhjetëra profile të rreme në TikTok të hapura nga i njëjti person, të cilat postojnë komente fyese dhe denigruese ndaj meje në mënyrën më të ulët të mundshme. Për më tepër, janë postuar edhe foto të familjarëve të mi. Unë qëndroj gjithmonë e hapur dhe e sinqertë përballë publikut, pa u fshehur pas identiteteve të rreme. Ndryshe nga disa njerëz, unë nuk përdor fjalë të ulëta apo komente fyese për t’u mbrojtur apo për të sulmuar dikë tjetër. E vërteta ime është publike dhe e qartë për këdo që ka parë dhe të shohë faktet. Drejtësia dhe e vërteta gjithmonë dalin në dritë, pavarësisht se sa kohë mund të marrë”, shkruan ajo.

Rregullorja e re për sigurimin e makinave: Jo çmime fikse, pagesat sipas faktorëve të rrezikut

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare i është rikthyer projekt rregullores së diskutuar që në vitin 2021 për të diferencuar çmimet e sigurimit të detyrueshëm të automjeteve.

Projekt rregullorja e re do të caktojë çmime të ndryshme sigurimi për automjetet duke u bazuar në disa faktorë. Faktorët janë mosha e mjetit, fuqia motorike, qarku ku është regjistruar makina, lloji i makinës nëse është elektrike apo me lëndë djegëse, mosha e zotëruesit të mjetit dhe përvoja në timon dhe historiku i aksidenteve të tij.

Ligji i miratuar që në vitin 2021 u mundësonte kompanive të sigurimit të detyrueshëm të mjeteve që të aplikonin tarifa të ndryshme për drejtuesit e mjeteve me historik të rënduar aksidentesh. Por, kompanitë e sigurimeve deklaruan në atë kohë se nisma ishte e parakohshme për tregun shqiptar.

Tregu i sigurimit të mjeteve të transportit zë pjesën e luanit në tregun e përgjithshëm të sigurimeve. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se nga janari deri në korrik të këtij viti sigurimet e makinave zënë 66 për qind të totalit të tregut.

Po në këtë raport, AMF thotë se në shtatë muajt e parë të këtij viti kompanitë e sigurimeve paguan 3.4 miliardë lekë si dëmshpërblim ndaj aksidenteve, shifër kjo me rritje gati 21 për qind më shumë se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

‘Tentuan t’i ρresin fγtin me t hikë, por…’/ I shpëtoi dje një ate ntati në Greqi, kush është Florian Bajraktari dhe e shkuara e tij kriminale

36-vjecari Florian Bajraktari nga Tirana i shpëtoi pasditen e djeshme një atentati me armë teksa pinte kafe në një lokal në “Omonia” të Athinë. Ai mori një plagë në shpatull nga 7 të shtëna me armë nga një fuoristradë që kaloi para lokalit ku ndodhej i riu. I arrestuar në 2006 për vrasje, Bajraktari ishte liruar me kusht në 2018 dhe më pas në 2020 ishte arrestuar sërish për lojëra fati. Policia greke po heton në disa pista në lidhje ne atentatin ndaj tij, duke mos përjashtuar hakmarrjen për vrasjen e ndodhur në vitin 2006.

Në 23 tetor 2006, në Sitia të Greqisë u vra 38-vjecari shqiptar Niko Demo. Ky i fundit ishte liruar me garanci vetëm 1000 euro nga Gjykata, pasi ishte akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shqiptare, ngjarje e ndodhur në 9 nëntor 2005. Pavarësisht vendimit të Gjykatës, familjarët e viktimës kanë akuzuar vazhdimisht Demon si autor të vrasjes së vajzës së tyre vetëm 28 vjeç. Ajo ishte gjetur e mbytur në krevat nga fëmija 12-vjecar. Fëmija ishte njoftuar nga xhaxhai i tij, i cili i kishte thënë të njoftonte nënën pasi diçka e keqe i kishte ndodhur babait të tij. Por sapo fëmija ka shkuar të njoftojë nënën, e ka gjetur atë të vdekur. Në fakt babai i tij, Niko Demo, ishte plagosur gjithashtu me thikë, sipas tij i goditur nga dy bashkëatdhetarë. Policia dyshoi se ishte pikërisht Demo që kishte mbytur bashkëshorten, por pas 6 muajsh ai u lirua pasi në banesë u gjet një njollë gjaku që nuk rezultoi të ishte as e tij dhe as e bashkëshortes.

Por pas daljes nga burgu, për Niko Demon u thur plani për vrasjen e tij në shenjë hakmarrje. Më datë 13.10.2006, shtetas E. L, i njohur i Florian Bajraktarit, iu afrua këtij të fundit në një kafene në Kalithea të Athinës dhe i tha se po kërkonte, për llogari të një personi të tretë të cilit i ishte vrarë motra, dikë që do të merrte përsipër, kundrejt pagesës, të vrisnin burrin e gruas që u vra, i cila sipas porositësit ishte edhe vrasësi i motrës së tij.

Florian Bajraktari, vetëm 18 vjeç atëherë, ia tha këtë gjë shtetasit M. B dhe vendosën së bashku të vrasin personin, kundrejt një tarife prej 5000 euro për secilin. Pas marrjes nga ndërmjetësi E. L. informacione të detajuara mbi viktimën, përkatësisht emrin e tij, që ishte Niko Demo, fotografitë e tij, adresën e banimit dhe një kartolinë të qytetit të Sitisë në të cilën ishte shënuar me rreth zona ku ndodhej shtëpia e tij, targën e makinës së tij si dhe 500 euro paradhënie, kanë udhëtuar me traget për në Irakleo dhe me autobus KTEL për në Sitia, më 19.10.2006.

Aty përgatitën aktin e tyre për tre ditë, duke mbledhur informacione për Niko Demon. Fillimisht e kërkuan në adresë, por nuk e gjetën. Më pas Florian Bajraktari telefonoi E. L dhe i tha se nuk mund ta gjenin në adresën që u kishte dhënë dhe ai i tha se do pyeste për adresën e re dhe do t’i tregonte.

Ata më në fund gjetën shtëpinë e viktimës, të cilën filluan ta vëzhgonin. Jashtë shtëpisë ishte e parkuar makina, e cila sipas informacioneve që kishin marrë nga personi që i drejtonte, E. L., i përkiste viktimës. Më datë 23.10.2006 dhe që në orët e para të mëngjesit kanë ngritur një pritë në hyrje të pallatit dhe e kanë pritur në një garazh. Një ditë më parë ata kishin marrë një thikë nga një furrë, të cilën do ta përdornin për vrasjen. Sapo është shfaqur Niko Demo, të cilin e kanë njohur nga fotot që kishin në duar, duke dalë nga pallati dhe duke u nisur drejt makinës së tij, e kanë sulmuar dhe pasi Florian Bajraktari e ka neutralizuar, M. B ka tentuar t’i presë fytin me thikë. Por ai ka hasur në vështirësi, pasi thika nuk e ka prerë dhe ndërsa Niko Demo, i plagosur tashmë në qafë, po thërriste për ndihmë, M. B e ka neutralizuar dhe Florian Bajraktari ka arritur ta godasë tri herë në pjesën e pasme të kokës me pjesën metalike të një shate. Vdekja e tij përfundimisht erdhi si pasojë e këtyre goditjeve.

Më pas autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtime të ndryshme. Ata janë takuar në plazhin e Sitisë dhe pasi kanë zëvendësuar rrobat e përgjakur me ato të pastra, që Florian Bajraktari kishte sjellë me vete dhe duke e hedhur shatën në një shtrat kallami të një lumi ngjitur, janë ndarë. I pari u drejtua për në stacionin e autobusëve ndërqytetës, ku u arrestua në të njëjtën ditë, duke mbajtur kartolinën me shenjën e shkruar me dorë të banesës së mëparshme të viktimës, ndërsa i dyti është nisur drejt stacionit të autobusëve të KTEL, ku ka pritur të parin për disa orë dhe për shkak se po vonohej, ka hipur në autobus për të shkuar në Irakleo. Jashtë Sitisë autobusi është ndalur nën kontrollin e forcave policore dhe i akuzuari duke kuptuar se është vënë re dhe do të arrestohej ka zbritur nga autobusi dhe është larguar në fusha. Ai u arrestua të nesërmen në zonën e Ahladion të Sitisë, ku u pikas duke tentuar të arratisej në këmbë drejt Irakleos.

Policia greke zbuloi dhe porositësin e vrasjes, shtetasin F. G, i cili u arrestua. Gjatë deklaratës së tij para hetuesit ashtu edhe gjatë deklaratës së tij para Gjykatës mohoi akuzën, duke pretenduar se ishte informuar për vrasjen e dhëndrit të tij në kohën kur ai ishte në vendin e punës në Lamia, se nuk ka pasur mundësi financiare për të paguar shumën e sipërpërmendur për të paguar persona të tretë me qëllim që ata të vrisnin dhëndrin e tij dhe se nuk ka bërë asnjëherë kërcënime ndaj viktimës. Këto pretendime sipas organit të akuzës nuk u vërtetuan. Në mënyrë të veçantë, u vërtetua se familja e porositësit që në fillim e konsideronte si përgjegjës për vdekjen e vajzës dhe motrës së tyre E., bashkëshortin e viktimës, Niko Demo. Ndaj Demos u ngrit procedimi penal për vdekjen e bashkëshortes së tij, në kuadër të së cilës u ndalua përkohësisht.

Mirëpo, lirimi i tij nga burgu në maj të vitit 2006, duke zëvendësuar paraburgimin e përkohshëm me kushte kufizuese, shkaktoi një rritje të mosmarrëveshjes mes tij dhe familjes së ish-bashkëshortes, nga njëra anë për shkak se u konsiderua se lirimi i “vrasësit” ishte “i padrejtë”, dhe nga ana tjetër për shkak se u ngrit çështja e kujdestarisë së fëmijëve të viktimës, të cilën e pretendoi edhe familja e viktimës pas lirimit të Niko Demos nga burgu. Bindja e prerë dhe e qëndrueshme për fajësinë e dhëndrit të tyre nuk mohohet por përsëritet nga të gjithë familjarët në të gjitha diskutimet, si dhe në ekzaminimet e tyre para autoriteteve. Fryma e hakmarrjes që u krijua u ndez më tej nga mosmarrëveshja ligjore për pretendimin e kujdestarisë së fëmijëve të mitur nga të dyja palët. /Syri.net

Njihuni me divën që do të jetë pjesë e “Big Brother VIP”!

Edicioni i tretë i spektaklit televiziv “Big Brother VIP Kosova” është gati të nisë, dhe audienca po pret me padurim zbulimin e banorëve të rinj që do të hyjnë në shtëpinë më të famshme.

Burime për Indeksonline kanë bërë të ditur se aktorja dhe influencerja e njohur Nura Alkhazali është një nga personazhet që pritet të bëhet pjesë e këtij edicioni.

E njohur për stilin e saj unik dhe ndikimin në rrjetet sociale, Nura pritet të sjellë dinamizëm dhe të krijojë situata interesante brenda shtëpisë.

Publiku është kurioz të shohë se si do të zhvillohen ngjarjet dhe si do të shfaqet ajo në një format të tillë.

Ndërron j etë këngëtari gjatë performancës live

Këngëtari dhe regjisori turk Metin Arolat (52) ka ndërruar jetë gjatë performancës së tij në Kozjatagi. Edhe pse ndjeu dhimbje dhe ngurtësi në dorë, ai vazhdoi performancën, por pësoi një atak në zemër në skenë, raportojnë mediat lokale. “Më është mpirë krahu i majtë”, tha ai pak para se të rrëzohej.

Një infermiere nga publiku vrapoi në ndihmë të tij dhe thirri 911. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve dhe përpjekjeve për ta shpëtuar, Arolat vdiq rrugës për në spital.

Miku i tij i ngushtë Demet Sagiroglu dha një deklaratë për mediat jashtë spitalit dhe zbuloi se dyshonte se shëndeti i tij ishte ndikuar nga dieta e tij.

“Ai ishte një mik shumë i ngushtë për mua, si një vëlla. Ai ishte në dietë… Nuk mendoj se zemra e tij mund ta duronte. Ajo u përkeqësua pasi ai doli në skenë,” tha ai.

Për ata që nuk e dinë, Metin Arolat ishte një këngëtar turk dhe regjisor, i cili fitoi popullaritet në vitet nëntëdhjetë. Përveç këngës, Arolat ishte i njohur për punën e tij pas kamerës dhe regjisorin e videoklipit për artistë të shumtë turq.