Edi Rama nuk e shpëton dot Sali Berishën, frika i ka hyre ne palce. Ja kush e merr pushtetin ne 2025

Shenjat janë që mund të dënohet; por sot dënimin e Saliut më shumë po e vuan Edi Rama.

Edi Rama nuk po e shpëton dot Berishën.

Shenjat janë se Saliu do të gjykohet në SPAK për korrupsion.

Rama tani, nëse Saliu dënohet, është nën flamë.

Pse?

Sepse gjithë suksesi i Ramës ka qenë se, përballë tij, në zgjedhjet elektorale ai ka pasur Saliun.

Se Saliu ka rënë në një përqindje të vogël votuesish, por që është në lëvizje personale me Partinë Demokratike, për t’i shpëtuar akuzës së ngritur kundër tij për korrupsion. Dhe, Saliu aktualisht është i arrestuar me akuzën për korrupsion.

Shenjat janë që mund të dënohet; por sot dënimin e Saliut më shumë po e vuan Edi Rama.

Vitin tjetër, Rama ka zgjedhjet parlamentare, dhe po i ikën nga loja politike Gogoli.

Sepse, në funksion të zgjedhjeve, Saliu i është dashur Ramës si Gogol, pasi dihet që Saliu nuk ka fare vota më në elektoratin e Shqipërisë, dhe Rama me socialistët kanë qenë të sigurt në fitoret e tyre.

Po Rama çfarë po bën?

Nëse Saliu, i akuzuar për korrupsion, do dënohet me heqje të lirisë, Rama nuk i fiton dot zgjedhjet e ardhshme.

Ja, kjo është frika patologjike e Ramës, i cili asnjëherë nuk e kuptoi dot se ç’është shteti, ç’është demokracia dhe cili është roli i zgjedhjeve të lira në një shtet demokratik.

Rama, në funksion të shtetit, i ka hipur kalit të asgjësë, prandaj e do dhe Saliun në këtë kohë dhe në këtë akt e arsye bashkë, na i kanë thënë shumë bukur latinët e mëdhenj në Romën e lashtë:

Ex nihilo nihil fit (nga asgjëja vjen vetëm asgjë).

Post navigation

Ankohet telefonuesi i moshur ‘Kam shumë gazra, si t’ia bëj?’/ Ja përgjigjia e Ylli Merjas

“Rreze Dielli”, miqësisht ngrohtë e plot dritë vjen çdo ditë, nga e hëna në të premte, ora 9:00.


Për rreth dy orë, ju shoqërojmë me receta të shijshme, si dhe me miqtë e ditës që kanë histori për të treguar a këshilla për të ndarë.Kthim pas në kohë dhe zhytje mes kujtimesh në rubrikën nostalgji.

Një ftesë e përditshme nga “Rreze Dielli”, që nuk duhet humbur, për një nisje të ditës plot emocione dhe buzëqeshje!

“Ku e ke Florin?”, Liberta Spahiu tregon detajin e rëndësishëm për këngëtarin (Video)

Moderatorja Liberta Spahiu prej kohësh është përfolur për një lidhje të mundshme me artistin e njohur Flori Mumajesin.

Asnjëri nuk ka mohuar e pohuar gjë, por imazhet e publikuara herë pas here në media i kanë zbuluar.

Në një bisedë virtuale me ndjekësit, nuk kanë munguar pyetjet e shumta ndaj Libertës. Por një prej tyre, ishte tepër e drejtpërdrejt për marrëdhënien e tyre.

“Ku e ke Florin aman mi gocë?”, dhe moderatorja nuk hezitoi aspak t’ia kthente:

“Këtu, por refuzon të dale. Nuk ka interes”, ndërsa shihte në drejtim të dikujt.

Video Player

Ish-banorja e “BBV” flet shqip në “Canale 5”, e ngatërrojnë me gjuhën italiane

Modelja e njohur Gresë Hoti, gjysmëfinalistja e “Big Brother VIP Kosova 1” është shfaqur në një nga programet më të ndjekura në Itali.

Ajo është shfaqur në spektaklin “Tu si que vales” në Itali që transmetohet të “Canale 5”. Gresa në paraqitjen e shkurtër është prezantuar si partnere shqiptare teksa edhe ka folur pak shqip.

Më pëlqen me shku në deti’-thotë ajo, ndërsa juria e ngatërron me dialektin italian.

Hoti ka qenë përballë ikonave të ekranit italian si Maria De Filippi dhe Sabrina Ferilli duke ofruar një moment simpatik televiziv.

Trag jedi/ Mbγtet anija plot me emigrantë

3 të vdekur, 5 të mbijetuar dhe 25 të zhdukur është bilanci i tragjedisë më të fundit të ndodhur orët e mëngjesit në ujërat e trazuara të Egjeut Lindror.

Sipas rojes bregdetare greke, një barkë plastike me 33 persona në bord u përmbys vetëm pak metra larg bregut të ishullit grek.

Banorë të zonës dhe disa peshkatarë aty pranë mundën të ndihmojnë 5 të shpëtuarit të dalin në breg, por ishte e pa mundur të bëhej diçka për 3 të mbyturit, mes tyre dy vajza të mitura.

Operacioni i kërkimit në të cilin marrin pjesë dhjetëra forca të rojes bregdetare, helikopterë por edhe banorë të zonës me motoskafët e tyre vazhdon ende,por me kalimin e orëve shpresat po shuhen.

Kushtet atmosferike duket se e vështirësojnë edhe më tepër situatën. Ekipet e shpëtimit thonë se zona e kërkimit është shkëmbore dhe ka rrymë të fortë, ndërsa deti i trazuar shuan çdo çast shpresat për gjetjen në jetë të emigrantëve.

Të shpëtuarit u dërguan në spitalin e ishullit kurse trupat e viktimave në morg.

Janë ndarë? Fotoja e fundit e Marinës dhe Getoarit na tregon shumë për gjendjen e tyre

Prej disa kohësh në rrjet u përfol se martesa e Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit ka marrë fund, pasi ka pasur disa kriza. Nga Milano, aty ku ndodhen për Javën e Modës, shihet çifti, krah mikut të tyre.

Geti dhe Marina duken të lumtur dhe të veshur gjithë stil. Kujtojmë se çifti janë prindër të një vajze të quajtur Marget.

Do martoheshin me një djalë nga fshati? Renee: Jo, s’e kupton ai mentalitetin tim! Alba: Vetëm po të jetë biznesmen nga veriu dhe..

Duke diskutuar në “Trotuar” në “E Diell” lidhjen mes çifteve dhe jetëgjatësinë e marrëdhënieve, një nga pyetjet që u shtrua ishte nëse vajzat do të martoheshin me një djalë që jeton në fshat.

Renee u shpreh se nuk do të martohej kurrë me një djalë nga fshati pasi sipas saj nuk përputhen botët e tyre.

“Nuk mendoj se do më lidhte gjë me atë, sepse unë frekuentoj vende të tjera, ai në vend tjetër… nuk e kupton dot ai mentalitetin tim se unë jam rritur në New York, nuk jemi rritur njësoj”, tha ajo.

Ndërkohë nga ana tjetër Alba Pollozhani tha se do të martohej vetëm nëse është nga veriu, mysliman dhe biznesmen.

Ndahet nga jeta gjyshja e famshme e TikTok ,Genta Gjalpi jep lajmin

Jemi të sigurt që e keni hasur në TikTok dhe jua ka ngrohur zemrën si të ishte gjyshja juaj.

Në fakt, gjyshja e Genta Gjalpit u bë “gjyshja e të gjithë shqiptarëve”, që merrte çdo ditë komente urimesh e bekimesh, pasi shumë ndjekësve u nxirrte mallin e gjysheve të tyre që nuk jetonin më.
E sa keq që gjyshet s’jetojnë përgjithmonë! Sot, ëngjëlli i bukur i Gentës ka ndërruar jetë, ndërsa ka qenë vetë ish-banorja e “BB” ajo që ka dhënë lajmin e trishtë në TikTok, nëpërmjet videove që na e këputën zemrën.
“Sot shpirti yt iku në parajsë lulja ime e bukur. Sa shumë të dua nuk e them dot me fjalë, sa shumë do më mungosh nuk e di! Por ti je njeriu që më ke falur aq dashuri dhe me zemrën tënde të pastër, me çiltërsinë tënde më bëre të jem ajo që jam sot! U prehsh në paqe nëna”- shkruan Genta e pikëlluar.

“Nga tenor në dasmaxhi”, maestro Armaldo Kllogjeri jep deklaratën e fortë: Kam hedhur në gjyq Teatrin e Operës…

Maestro Armaldo Kllogjeri ka reaguar ashpër ndaj disa komenteve që i bëhen në rrjetet sociale

Ai iu referuar disa komentuesve që i thonë se “nga tenor është kthyer në dasmaxhi”, duke thënë se askujt nuk i ka hyrë në hak dhe se me zërin e tij bëhet pjesë e gëzimeve familjare. Ai shtoi më tej se Teatrin e Operës dhe Baletit e ka hedhur në gjyq, pasi një muaj para se të përfundonte “Big Brother Vip”, ku ai ishte konkurrent, e pushuan nga puna pas 20 vitesh karrierë.

“Kjo video është për ata që komentojnë në një mënyrë tallëse që thonë, ‘o i shkreti ti, mbete pa punë, t’u prish karriera, nga një tenor përfundove në dasmaxhi’. Po mirë kam një pyetje, kujt i ka hyrë në hak?

Kujt i kam bërë keq unë? Që me zërin tim shkon në familje të nderuara që më thërrasin dhe këndoj, apo s’ka problem ‘ky le të rrijë pa bukë, pa punë, t’ia mbajë dynjaja kalamajtë’…

Ua kam thënë një herë që jam në gjyq!

Dhe ja ku po ua them! Kam hedhur në gjyq Teatrin e Operas dhe Baletit i cili një muaj pa mbaruar Big Brother më ka hequr nga puna në një mënyrë të rrufeshme, pa iu dridh qerpiku fare, pa menduar se ky person ka kontribuar në teatër 20 vjet, 20 vjet lumenj djerse, sakrifica emocione, e kemi mbajtur Teatrin dhe në kushte më të vështira dhe Teatri pa vënë logjikën në punë më lë në rrugë me nusen shtatzënë dhe një fëmijë të mitur. Po ua them se ju nuk besoni, megjithatë ia kam lënë drejtësisë. Por do t’u them dhe një gjë tjetër, shikoni punët tuaja, hallet tuaja se të miat i zgjidh vetë”, deklaron ai.

“Për fëmijët e mi, do t’i shkoj me çdo çmim deri në fund”, shton ai më tej.

https://web.facebook.com/armaldo.kllogjeri?ref=embed_video

Bes Kallaku dhe Xhensila drejt ribashkimit? Këto detaje të rëndësishme nga çifti shtojnë dyshimet (Foto)

Një nga çiftet më të njohura dhe po ashtu më të dashura për publikun ishte padyshim ai mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Por pas shumë vitesh bashkë dhe pas rreth 7 vitesh të martuar dhe prindër të dy fëmijëve, ata iu drejtuan gjykatës për të kërkuar divorcin. Një lajm që i la të trishtuar fansat e tyre, teksa asnjë prej tyre nuk doli kurrë të sqaronte apo të deklaronte qartësisht se “po” martesës së tyre i kishte ardhur fundit.

Ata kanë pohuar “nën zë” se nuk janë më bashkë, ndërsa ajo që u vu re ishte ndalimi i postimeve në rrjetet sociale së bashku, si një familje. Tashmë të dy duket se vijojnë jetën e tyre, ku bukuroshja brune vijon me koncertet dhe projektet e reja muzikore, ndërsa Kallaku po ashtu me projektet e tij. Por një detaj në Instagramet e tyre ka ngritur disa pikëpyetje tek fansat, duke menduar ose se çifti ndoshta nuk janë ndarë, ose se mund të ketë ndonjë “fije shprese” se janë rikthyer….

Kjo pasi në profilet e tyre në Instagram, duket se as Xhensila dhe as Besi nuk i kanë fshirë fotot nga dasma e tyre në 2017, e as fotot nga festa e ditëlindjes së Xhensilës. Xhensila ka fshirë fotot ku ishte në krah të Besit, por fotot e saj me fustan nusërie nuk i ka fshirë, as mesazhet që dikush kishte lënë si diçiturë. Ndërkohë foton e tortës së saj e cila kishte foton e të dyve, ajo nuk e ka fshirë.

Nga ana tjetër Besi nuk i ka fshirë fotot që ka pasur me Xhensilës kur njoftuan se do të martoheshin, e as atë kur njoftuan se do të bëheshin prindër për herë të parë. Nuk dihet sesi çifti i ka marrëdhëniet, por diçka është e qartë në rrjet, fansat e tyre i duan sërish bashkë!