Gruaja nga Fieri i bën gr opën burrit, i tregoi policisë për 34 pako me dr. ogë

Gjykata e Fierit, ka dënuar me 20 vjet burg në total tre persona nga fshati Cakran, pasi në banesën e dy prej tyreve policia zbuloi dhe sekuestroi 34 pako të presuara me kanabis stativa dhe 500 gramë me kokainë. Lënda narkotike u sekuestrua në një automjet tip “Volvo” dhe për këtë ngjarje në muajin shtator 2023 në Cakran u arrestuan Panajot Shahaj dhe Osmën Mehmetaj, ndërsa djali i tij, Eduart Mehmetaj, organizatori i kësaj veprimtarie kriminale është shpallur në kërkim, duke mos u arrestuar ende dhe sot nga policia. Të tre të ndaluarit akuzoheshin nga prokuroria për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Mbajtjes, prodhimit dhe transportimit të substancave kimike”.

Vendimi

Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno ka mësuar se për Eduart Mehmetaj gjykata e Fierit vendosi ta dënojë me 8 vite burgim, ndërsa për babain e tij Osmën Mehmetaj dhe komshiun e tyre Panajot Shehaj, gjykata ka vendosur një dënim prej 6 vjet burgim secilit. Ndërkohë njeriu që ka ndihmuar policinë për identifikimin në kohë rekord të pronarit të drogës, Eduart Mehmetaj është gruaja e tij, Elsa Mehmetaj. Gruaja ka deklaruar në polici se automjeti tip “Volvo” ku është gjetur sasia e lëndës narkotike, është i regjistruar në emër të burrit të saj, Eduartit, por nuk e ka blerë ai vetë. Sipas saj makinën e kanë blerë shokët e tij, për të cilët nuk ka dijeni se si quhen dhe nga janë. “…automjeti ka rreth dy muaj i parkuar dhe nuk ka lëvizur që nga dita që është parkuar.

Në lidhje me makinerinë e presimit nuk e di se e kujt është, por atë e ka sjell Eduardi në shtëpi me mjetin e tij tip “Audi”, rreth dy muaj më parë…”-ka deklaruar në polici, Elsa Mehmetaj. Sipas saj me makinerinë e presimit të pakove me lëndë narkotike, Eduarti ka paketuar në 7 shtator 2023 së bashku me Asqeri Shahaj i cili është gjitonë i lagjes ku banojnë. Kjo e fundit ka vijuar dëshminë e saj në polici se lëndën narkotike Eduarti e ka sjellë një ditë para, se në shtëpi të shkonte policia. Po atë natë ka bërë paketimin dhe vendosjen në makinën “Volvo” të pakove së bashku me Asqeri alias Panajot Shahaj. Eduard Mehmetaj, merrej me izolimin e soletave të shtëpive dhe lyerjen e makinave. Persona të tjerë kanë çuar në servisin e tij një automjet “Volvo”, duke e kontraktuar atë të kryejë modifikimet e mundshme me qëllim fshehjen e 30 kg hashash dhe 500 gramë kokainë, me qëllim trafikimin e saj në drejtim të Greqisë.

Hetimet

Kjo dosje penale që mban Nr. 1142, tregon një hetim që po ndiqej nga policia dhe prokuroria e Fierit për trafikimin e një sasie droge nga Shqipëria në Greqi. Por rrishtazi në bisedat telefonike ka nxjerë disa persona të tjerë që bisedonin për paketimin e disa kilogram hashash në fshatin Cakran të Fierit. Duke qënë se njëri nga personat që fliste në telefon nuk ishte pjesë e këtij hetimi për trafikim të drogës në Greqi, prokurori i Fierit Petrit Vukaj, vendosi të nisë çështjen kryesisht duke hapur një dosje tjetër penale. Përmes ndjekjes së përgjimeve telefonike është mësuar se Eduard Mehmetaj nga fshati Cakran i Fierit mbante të paketuar në banesën e tij, disa kilogram drogë. Nisur nga kjo e dhënë prokurori Vukaj, ka autorizuar policinë të lokalizojë banesën e Mehmetaj dhe ushtrojë kontroll fizik në të. Pas kontrolleve të kryera, policia gjeti brenda makinës tip “Volvo” sasinë prej 34 pako me 30 kg cannabis dhe 500 gramë kokainë.

E mbani mend Gjinon që u mαrtua 14 vjeç me Mαrigonë? Ja si dυket ai sot

Filmi “14 vjeç dhëndër” na ka go zhduar të gjithëve para ekranit të televizorit dikur.

E sigurisht, që kemi qeshur të gjithë me batuat e djaloshit, që në film mbante emrin Gjino dhe që e martuan që 14-vjeç.

Aktori që luajti rolin e Gjinos, quhet Admir Sorra. Sot ai ka ndryshuar shumë dhe shumë pak ngjason me Gjinon e dikurshëm.

Aktualisht ai jeton në Vlorë, por disa vite më parë ai ka jetuar edhe jashtë shtetit.

Aktori sot është një burrë i pamshëm, por buzëqeshjen naive të Gjinos e ka ruajtur ende.

PërΙoti jurinë dhe gjithë rrjetin, 17-υjeçarja e verbër që po mαhnit botën (Video)

Putri Ariani është 17-vjeçarja që po mhanit botën. Ajo mori pjesë në America’s Got Talent dhe la “pa fjalë” jurinë dhe gjithë publikun që u ngritën në këmbë duke e duartrokitur.

“Të kesh zërin e një engjëlli”, është shprehur anëtarja e jurisë Sofia Vergara për Putri Ariani e cila është e verbër.

Padyshim që 17-vjeçarja kaloi në raundin tjetër dhe madje u shoqërua me vlerësimin “e artë” që fitohet vetën nga talentet e rralla në AGT.

Simon Coëell, i cili njihet si anëtari stoik i jurisë gjithashtu u emocionua e madje u ngjit në skenë për ta përgëzuar nga afër.

“Shumë njerëz nuk besojnë në engjëjt, por unë mendoj se njëri sapo u ul në skenën tonë,” tha anëtari i tretë i jurisë, Hoëie Mandel duke lavdëruar talentin e Putri./albeu.com/

250 vite Ιarg Shqipërisë, vαzhdon të rυajë traditat dhe gjuhën shqipe në MoΙdavi (Video)

Një hartë e Shqipërisë është e vendosur në hyrje të një restoranti në Chişinău në Moldavi.

Nuk është rastësisht aty. Gjergji, ka jetuar gjithë jetën e tij në Moldavi, por siç mund ta kuptoni dhe emri, është me origjinë shqiptare. Ai tregon se kanë kaluar 250 vite, qëkur paraardhësit e tij u larguan nga Shqipëria.

“Jam shqiptar, ne themi që gjaku nuk bëhet ujë. Apo jo? Jam shqiptar, patriot i Shqipërisë, jam krenar që jam shqiptar,” – u shpreh Gjergji.

Ai vazhdon të jetë “fanatik” i origjinës së tij. Duke mos dashur të humbasë asnjë gjurmë nga traditat e vendit të tij, ka ndërtuar një restorant shqiptar në kryeqytetin moldav.

“Kam një ide. Dua që veshjet tradicionale shqiptare me manekin t’i vendos këtu në anë,” – tregoi ai.

“Moldavët thonë sa mirë, pëlqejnë kuzhinën shqiptare, ushqimet e Shqipërisë dhe të Ballkanit, kënaqen kur vijnë këtu në lokal,” – shtoi Gjergji.

Dashuria për vendin e tij, është si vera. Sa më shumë të qëndrojë larg Shqipërisë, aq më shumë shtohet malli për të.

“Çdo vit pushimet i bëj në Shqipëri. Shëngjin, Sarandë, Vlora, Durrësi, gjithë bregdetin, familja çdo vit më pyesin dhe u them do ikim në Shqipëri. Këtë vit do shkojmë në Vlorë dhe në Shëngjin,” – u shpreh Gjergji.

Ai ka krijuar familjen e tij në Moldavi. Dëshira për t’i mësuar shqipen fëmijëve është e madhe.

“Kanë mësuar shumë pak, dinë anglisht dhe më thonë ‘babi na lër se flasim anglisht, s’ka problem’. Unë dua të mësojnë shqip,” – tregoi Gjergji.

Ketë muaj kombëtarja e futbollit shqiptar do të luajë kundër Moldavisë. Midis dy zgjedhjeve të vështira, Gjergji nuk nguron me përgjigje, ai bën tifo për Shqipërinë.

Gjergji do të vazhdojë të jetë një ambasador i kulturës shqiptare në Moldavi me restorantin e tij, duke qenë kështu një shembull për atdhedashurinë për gjithë shqiptarët në botë.

Fermeri nga Kruja ρυnëson pαkistanezë për lopët: Punojnë më shumë se shqiptarët

Krujë- Fermeri, Muharrem Hoçja nga Gramza e Krujës u detyrua t’i zëvendësonte shqiptarët me pakistanezë.

Prej dy muaj në këtë fermë punojnë tre shtetas pakistanezë. Një punon në bujqësi dhe të tjerët kujdesen për lopët. Flasin pak e punojnë shumë.

“Trajtohemi mirë këtu, ushqimi është i mirë dhe dhoma ku jetojmë ka kushte të mira.”

“Kam pak javë që kam ardhur këtu. Do punoj një vit.”

Punëdhënësi i tyre tha se ka plotësuar të gjitha dokumentet dhe 3 punëtorët kanë marrë leje punësimi. Ai thotë se të huajt janë më punëtorë se vendasit dhe i ka përzgjedhur bazuar në nevojat që ka.

“Po bëj një stallë bashkëkohore kam pasur punëtorë vendas, ju punonte mendja vetëm jashtë shtetit. Të gjithë që vijnë nga Pakistani janë më viza dhe me kontrata pune. I kërkova në bazë të specialiteteve që kanë. Për mjelje, për pastrim, për ti shërbyer lopës.” tha ai për Abc.

Hoçja thotë se ju ka lehtësuar dhe kushtet e punës.

“Në Pakistan kam informacion se lopët i mjelin me dorë, këtu ju kam siguruar makineri. Ju kam bërë mencë, vendet e fjetjes. Jam shumë i kënaqur. Ju bëj program ata e zbatojnë me përpikmëri. Janë shumë korrektë.”

Sipërmarrësi ka dhe një fasoneri. Ka menduar të punësojë në fabrikën e këpucëve zanaçinj të huaj.

“Porosi kam shumë, punë kemi sa të duash, punëtorë s’ka. Kam dy klientë në Itali duan punën, po puna pa punëtorë nuk bëhet. Gjithë fasoneritë në Krujë kemi biseduar, të gjithë qahen dhe më pyesin si ti marrim të huaj. Largohen shqiptarët, shtoj pakistanezë se s’mund të rrimë pa punë.”

Muharrem Hoçja për të përmbushur kërkesat e porositësve nga Italia ka vendosur të punësojë 50 shtetas të huaj.

Udhëtimi i tre emigrantëve që mbijetuan 11 ditë në ρjesën e jashtme të një anije cisterne nafte

Emigrantët nga vendet me vështirësi ekonomike po përpiqen që në çfarëdo lloj mënyrë të largohen nga vendi, e shpesh duke vënë në rrezik dhe jetën e tyre.

Kështu ka ndodhur dhe me tre emigrantët nga Lagos në Nigeri, të cilët arritën në ishullin Kanarie të Gran Canaria, Spanjë në një mënyrë të frikshme.

Tre burrat u ulën në pjesën ku gjendet mekanizmi drejtues i anijes cisternë nafte. Ata nuk u zbuluan derisa arritën në Las Palmas, për 11 ditë.

Autoritetet spanjolle njoftuan se burrat ishin zbuluar në portin e Las Palmas. Ata shfaqën simptoma të dehidrimit dhe hipotermisë dhe u dërguan në spital.

Mediat e huaja shkruajnë se anijet MarineTraffic, flamur maltez u largua nga qyteti nigerian i Lagos më 17 nëntor dhe mbërriti në Las Palmas 28 nëntor.

Qeni i ρolicisë u prish “ëndrrën” angΙeze familjes shqiρtare

Janë të shumtë qytetarët shqiptarë të cilët shohin Britaninë e Madhe si ‘tokën e premtuar”, prandaj ata shesh edhe rrezikojnë shumë për të arritur në destinacion.

Një familje shqiptare është kapur e fshehur në një kamion që ishte nisur nga Holanda me destinacion Anglinë.

Gjatë kontrollit të kamionit një qenë nuhati diçka të pazakontë dhe filloi të lehë.

Menjëherë forcat e policës holandeze bënë kontrolle dhe zbuluan se brenda në mjet fshiheshin dy burra një grua dhe një vajzë 4-vjeçare.

Ata u ndaluan, ndërkohë që u arrestua dhe shoferi i kamionit i cili ishte nga Polonia.

Bëηi sytë katër nëρër bankomate, mos e bëni kυrrë këtë GABlM

Ne po ju japim disa keshilla dhe duhet te kini kujdes sepse imagjinata e ha;jduteve eshte e paimagjinueshme ne kushtete e teknologjise qe ekziston tashme dhe cdo kush mund te jete shenjestra e radhes.

Ma;shtrimi mesa duket eshte shfaqur ne Spanje dhe po per hapet gjeresisht pasi edh perdorues te shumte jane ankuar. 

NE Spanje eshte perhapur nje ma;shtrim qe i ben njerezit te jene shume dyshues. Ndaj edhe “Garda Civile” njoftoi ne rrjetet sociale:

Kini kujdes me mas;htruesit qe perfitojne kur ju shkoni te merrni para ne bankomate. Nese aty del ‘NUK ESHTE KORREKTE’, ju lutem mos vazhdoni me.

Arsyeja eshte se dikush mund te manipuIoje kur dalin parate, ato nuk do te dalin dhe ju me siguri do te largoheni per ndonje bankomat tjeter.

Ne kete moment keto para te ngecura mund te vi;dhen nga mas;htruesit.

Ndaj per kete arsye Garda Civile ju njofton qe te telefononi banken me telefonat qe ofrohen prane ATM.

Lloje te tilla ma;shtrimesh po sherbejne gjithnje e me shpesh per te vje;dhur shume njerez prandaj eshte shume e rendesishme te informoheni e te mos b;ien ne gr;ackene e tyre.

Sαli Βerisha tentoi elimiηimin e Lulzim Bαshës në 2017? PΙani i tij u zbuΙua në kohë nga SHBA

Sali Berisha, natën e 12 shtatorit 1998 nxori Azem Hajdarin në pritën e Fatmir Haklajt, i cili kishte ardhur në Tiranë me një grup të armatosur për të goditur Berishën.

Për hërë të parë, Berisha mori frymë lirisht, pasi kishte hequr qafe rrezikun numër një që mund t’i merrte PD-në.

Dy ditë më pas, në 14 shtator 1998, Sali Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit për të ardhur në pushtet me dhunë, ku organizoi grushtin e famshëm të shtetit.

Për të mos krijuar gjakderdhje, Fatos Nano u tërhoq, duke i hapur rrugën bandës së Sali Berishës për të pushtuar Kryeministrinë, Kuvendin, RTSH dhe të gjitha institucionet kryesore. Pasditen e 14 shtatorit, Berisha mori një ultimatum nga Uashingtoni. Kështu grushti i shtetit dështoi.  

Një skenar të tillë Sali Berisha dyshohet se ka tentuar ta përsërisë në vitin 2017, duke tentuar të eliminojë Lulzim Bashën, të akuzojë Edi Ramën për krimin e kobshëm dhe kështu të organizojë një grusht shteti, për të marrë pushtetin.

Së pari, duke eliminuar fizikisht Lulzim Bashën, Sali Berisha merrte drejtimin e partisë, synim të cilin po tenton ta realizojë këto ditë me anë të Foltores anti-amerikane.

Së dyti, këtë akt do ta përdorte për të akuzuar Edi Ramën, ashtu siç edhe akuzoi Fatos Nanon për vrasjen e Azem Hajdarit.

Po cilat janë indiciet për planin e zi të Sali Berishës?

Në vitin 2017, Sali Berisha befasoi kur deklaroi se Edi Rama kishte futur njerëz nga jashtë për të vrarë Lulzim Bashën. Berisha u shpreh se “Në qoftë se dy persona vijnë për të vrarë liderin e opozitës dhe shpallen ‘non grata’, ata i ka futur qeveria, ata janë vrasës të paguar të qeverisë, diktuar nga qeveria.

Në qoftë se është e vërtetë se shërbimet amerikane i kanë bllokuar, është Edi Rama para tyre, ka dashur të vrasë liderin e opozitës, dhe në këtë rast është zbuluar dhe nuk i nxirrte dot në gjyq. Si mund të përzihen dy njerëz që tentuan të vrasin ligjin e opozitës.

Sapo e dëgjova këtë, thashë me mendjen time, në qoftë se është e vërtetë, ata janë vrasës me pagesë të qeverisë. Si ka mundësi që kryeministri të shpallë ‘non grata’ dy kriminelë që vijnë për të vrarë liderin e opozitës, kundërshtarin politik”.

Sali Berisha e bëri këtë deklaratë, pasi shërbimet partnere kishin zbuluar një plan të brendshëm për të vrarë Lulzim Bashën, të organizuar nga njerëz të besuar të Sali Berishës.

Kur Berisha mësoi se shërbimet partnere, sidomos ato amerikane, kishin zbuluar planin e tij, ai nxitoi për të akuzuar Edi Ramën, për të hequr dyshimet nga vetja e tij.

Shërbimet vendase dhe të huaja u angazhuan duke bërë një analizë të hollësishme për rrezikun që i kanosej Lulzim Bashës. Shërbimet kanë arritur në përfundimin se jeta e Lulzim Bashës nuk rrezikohej nga asnjë faktor i jashtëm, siç pretendonte Berisha.

Në këtë kuadër, të gjitha dyshimet u përqendruan mbi Sali Berishën, ndërsa u ndoqën disa të dyshuar, të cilët kishin lidhje me këtë të fundit. Nga ana e tij, Edi Rama shtoi masat për mbrojtjen e Lulzim Bashës nga Sali Berisha./Pamfleti

BIeu sallαtë jeshiΙe, grυaja ç mendet çfarë gjen brenda qeses

Një çift kanë gjetur një gjarpër helmues brenda qeses së lakrës jeshile. Gjarpri i rrallë, i njohur me emrin

“Hoplocephalus bitorquatus” kishte mbetur në mesin e sallatës të cilën Alexander White dhe Amelie Neate e kishin blerë në një market në Sidnei.

“Po lëvizte dhe po nxirrte gjuhën jashtë”, tha White. “Ishte gjuha e tij përmes së cilës e kuptova se nuk ishte thjesht një krimb gjigant. Do të isha më i qetë me një krimb, të jem i sinqertë”.

Gjarpri ishte rreth 20cm i gjatë dhe dukej se po flinte i qetë në sallatën jeshile në raftet e ftohta të marketit, deri kur White e mori për ta dërguar në shtëpi, shkruan  The Guardian.

Çifti thirrën shërbimin për shpëtimin e kafshëve të egra dhe u thanë se ai ishte ndër gjarpërinjtë më helmues dhe agresiv në Australi.