NUK është shaka! Kryeministri Edi Rama njofton OKB-në për shpalljen e Urdhrit Bektashi si SHTET SOVRAN brenda SHQIPËRISË

Kryeministri Edi Rama duket se e ka marrë seriozisht planin për ta shpallur Urdhrin e Bektashinjve në Tiranë, si një shtet sovran brenda territorit të Shqipërisë.

Pas deklaratës që Rama dha për New York Times, shumë menduan se ajo mund të ishte thjesht një manovër për të tërhequr vëmendje.

Por kryeministri Edi Rama sot ka njoftuar Selinë e Kombeve të Bashkuara për këtë nismë.

Në fakt, i gjithë fjalimi i Ramës në OKB përpara liderave të globit, duket se ishte ndërtuar pikërisht për të bërë këtë njoftim.

Pjesë nga deklarata e Ramës në OKB:

Gjatë luftës së Dytë Botërore, Shqipëria u shndërruar në të vetmin vend që kishte më shumë hebrenj gjatë Holokaustit. Pas rënies së Kabulit, ne strehuam disa mijëra afganë. Shqipëria i ka dhënë botës shenjtoren më të re, Nënë Tereza.

Ky është parimi të cilit i qëndron Shqipëria. Ky është burimi i frymëzimit tonë për të mbështetur transformimin e Urdhrit, e qendrës së Urdhrit Botëror Bektashi në një shtet sovran brenda brenda kryeshtetit tonë Tiranës, si një qendër e re moderimi, tolerance e bashkëjetese të paqtë.

Çeki-Shqipëri, dalin në shitje biletat për ndeshjen e Ligës së Kombeve

Kombëtarja shqiptare do të luajë në muajin tetor dy ndeshjet e radhës në UEFA Nations League, ndaj Çekisë (11 tetor, Epet Arena, 20:45) dhe ndaj Gjeorgjisë (14 tetor, Mikheil Meskhi Stadium, 18:00).

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se mund të blejnë biletat e tyre për sfidën e tretë në Grupin B1 të UEFA Nations League, Republikë Çeke-Shqipëri

Tribunat A2, A3, H1, F20 dhe F21 në stadiumin “Epet Arena” janë në dispozicion të tifozëve shqiptarë.

Alarm në avionin Athinë-Londër, një pajisje shpërtheu në bord (Video)

Një avion që ishte nisur nga aeroporti i Athinës në drejtim të Londrës është evakuuar me shpejtësi pas shpërthimit të një pajisjeje në brendësi.

Fatmirësisht të 236 pasagjerët kanë mundur të lënë avionin përmes derës së emergjencës pa lëndime, ndonëse ishin përfshirë nga paniku pasi kujtuan se mund të ishte bombë.

Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, një “vape” apo cigare elektronike, kishte shpërthyer brenda një valixheje, duke bërë që e gjithë kabina të mbushej me tym.

E papritur! Konkurrenti e vizaton si “shtrigë”, Françeska Murati largohet nga programi

Një situatë tepër e sikletshme ka ndodhur sot në rubrikën “Pa Filtra”, pjesë e “E Diell” me opionisten Françeska Murati.

Një i ri i cili vjen në program si artist por dhe duke shprehur dëshirën për të takuar Roza Latin, i ka dhuruar moderatorit dhe opionistëve në studio, karikatura të ndryshme. Sa i përket ish banores së BBV3 Françeska Murati, iu dhurua një karikaturë në formën e një shtrigë.

Sipas të riut, ai e ka parë Françeskën si të tillë ndaj e ka vizatuar. Pas debatit të fortë në studio, Murati vendosi të largohet nga programi.

“Ti më sheh mua si shtrigë?! Çfarë të kam bërë unë ty? Çfarë kam bërë unë që të dukem ty si shtrigë, mund të ma sqarosh pak?”, u shpreh Françeska dhe më pas doli nga studioja.

Shqiptarja ‘pushton’ skenën në Itali, lë pa fjalë jurinë e ‘X Factor’ me performancën e saj (Video)

Shqiptarja Laura Fetahu ka dhënë një performancë të shkëlqyer në Itali, teksa ka lënë pa fjalë dhe jurinë e “X FACTOR”.

Me një performancë super energjike Laura përveç se shfaqi talentin e saj në këndim dhe rap gjithashtu tregoj se ka një stage presence pasi arriti të merrte në kontroll një skenë të madhe teksa performonte plot pasion.

Gjatë performancës, dëgjohet edhe një pjestare e jurisë e cila shprehet se ajo është shumë e mirë.

VIDEO

https://www.tiktok.com/embed/v2/7416461864592346400?lang=sq-AL&referrer=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fshqiptarja-pushton-skenen-ne-itali-le-pa-fjale-jurine-e-x-factor-me-performancen-e-saj-video%2F

Shqiptari bie nga lartësia 8 metra në Greqi, ishte duke krasitur një pemë

Një 51-vjeçar shqiptar ka rënë në një lartësi prej 8 metrash teksa punonte në Greqi dhe ka pësuar dëmtime të mëdha në kokë.

Sipas mediave greke, shqiptari ka qenë duke krasitur një pemë në fshatin Armeni të Rethymnos pasditen e djeshme.

51-vjeçari po trajtohet në Repartin e Kujdesit Intensiv të spitalit të Rethymnon.

Nuk dihet ende se cili ka qenë shkaku që ai u rrëzua nga ajo lartësi.

PËRG JAKET Bari, υrit*t me ar më zjarri një 19-vjeçare, mes tyre bosi i një KLANI mαf ioz!

Natë e përgjakshme në Bari të Italisë.

Antonia Lopez, një vajzë 19-vjeçare u vra pas të shtënave me armë zjarri gjatë një sherri që shpërtheu në ambientet e jashtme të një lokali nate.

Nga kjo ngjarje e rëndë mbeten të plagosur edhe tre persona të tjerë, të cilët u transportuan në spital.

Mediat në Itali raportojnë se një nga personat e plagosur është Eugenio Palermiti, i cili aspiron të jetë bosi i klanit mafioz me të njëjtin emër, ‘Palermiti’.

Ndërkohë vajza e vrarë ishte mbesa e Ivan Lopez, i cili vra në një pritë në Bari, në lagjen San Girolamo, më 29 shtator 2021.

Pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja e mbrëmshme tha: “Ishte ferr, ishte një moment: ne jemi pranë familjes së vajzës, edhe ne jemi viktima të kësaj dhune”.

Në lidhje me këtë ngjarja ka reaguar edhe kryebashkiaku i Molfettës. “Nuk mund të vdesësh kështu”, ka shkruar Tommaso Minervini në rrjetet sociale.

Davide Lepore dhe Giovanni Didonna, 30 dhe 28 vjeç, po gjykohen për vrasjen e Ivan Lopez. Të dy akuzohen për vrasje të rëndë me rrethanë rënduese të metodës mafioze.

31-vjeçari Ivan Lopez u vra me të paktën gjashtë të shtëna me armë zjarri teksa po kthehej në shtëpi me një skuter. Sipas prokurorëve, autori i vrasjes do të kishte qenë Lepore, ndërsa Didonna do të kishte ndihmuar në kryerjen e krimit.

Çfarë ka rezervuar moti për javën e ardhshme? Rikthehet i ftohti, temperaturat do të arrijnë…

Për javën që presim përpara vendi ynë pritet të përjetojë një javë “normale” vjeshte. Kalimi i një fronti të ftohtë pritet të sjellë mot të vranët dhe reshje shiu për disa ditë ndërsa depërtimi i masave ajrore të thata dhe të ngrohta do të sjelli mot të kthjellët e përsëri rritje të temperaturave.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, për ditën e Hënë moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash hera-herës deri të dendura si dhe reshje shiu të izoluara dhe të dobta në mesditë dhe pasdite.

Për ditën e Martë dhe ditën e Mërkurë pritet kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik. Moti parashikohet kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet e herëpashershme me diell (kthjellime).

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme (ndërprerje) me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Në vëmendje duhet patur zona e veriperëndimit ku reshjet parashikohen me intensitet mesatar deri dhe të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Duke filluar mga dita e Enjte pritet një situatë pasfrontale dhe depërtimin e masave ajrore të qëndrueshme, të thata dhe më të ngrohta me origjinë jugperëndimore. Moti (për ditën e Enjte) parashikohet fillimisht me vranësira e më pas mot i kthjellët në të gjithë territorin.

Gjithashtu edhe për ditën e Premte moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 3-8 m/s ndërsa hera-herës përgjatë zonave luginore dhe bregdet bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi 10-18 m/s.

“E dashurova Shqipërinë”, amerikania kritika të ashpra ndaj gazetës britanike: Më deformuan intervistën

Një 19-vjeçare amerikane, Eve Kovac, ka reaguar ashpër ndaj britanikes “Daily Mail” për mënyrën se si ka shfrytëzuar një intervistë të saj, për të Shqipërinë.

Sipas saj, media ka lënë të kuptohet se Shqipëria ishte vendi më pak i preferuar gjatë udhëtimeve të saj në Evropë këtë verë, me pretendimin se “nuk ndihej e sigurt dhe se e ngacmonin burrat shqiptarë, madje edhe kur ishin të shoqëruar nga gratë.”

Eve, e njohur për aventurat e saj globale dhe pasionin për skateboard-in, ndan udhëtimet e saj përmes profilit në saj në Instagram.

Ajo ka udhëtuar në disa vende evropiane këtë verë, përfshirë edhe Shqipërinë. Megjithatë, në një postim në rrjetet sociale, Eve ka deklaruar se Daily Mail ka manipuluar fjalët e saj dhe ka deformuar mesazhin, duke sugjeruar një qëndrim negativ që ajo nuk e ka ndaj Shqipërisë

Reagimi i saj ka ngjallur vëmendje në rrjetet sociale, ku ajo i bëri thirrje ndjekësve të mos i besojnë raportim onit të Daily Mail, duke sqaruar se ajo e ka pëlqyer shumë përvojën e saj në Shqipëri dhe i këshillon të gjithë të tjerët të vizitojnë vendin.

Ε r.eja nga Kuçovà: B.υrri me tr@dhtonte me disa υ. αjza dhe u merrte Ιekë për….

E ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ditën e sotme ishte  Xhoana, një vajzë 24 vjeçe, nga Kuçova.

Xhoana tregoi se kur ishte 16 vjeç, familja e lidhi me shkuesi me një djalë nga Durrësi, por celebrim nuk bënë dot pasi Xhoana ishte nën moshë. Nga martesa e tyre erdhi në jetë një vajzë, e cila sot është 5 vjeç.

Në fillimet e martesës Xhoana u përball me shumë probleme, siç ishte tradhtia e bashkëshortit me vajza të tjera. Ai shprehej se ishte i detyruar të shkonte me të tjera që t’i marrte Lekë dhe të mbante familjen.

Xhoana tregoi se vështirësitë filluan në martesën e saj sepse varfëria ishte e madhe, ka qëndruar me ditë të tëra pa bukë, duhej të punonte shumë, madje duhet të duronte dhe tradhtitë nga bashkëshorti.

Xhoana: Më tradhtonte, më thoshte detyrohem sepse nuk mundem të punoj, por shkoj me këtë vajzën që t’i marr Lekë për t’ju ushqyer juve në shtëpi.

Mirela Milori: Si e përpunove ti këtë gjë?

Xhoana: E pranova për momentin sepse thashë hë se nuk është problem, sepse nuk arrija të kuptoja se çfarë është burri dhe tradhtia në atë kohë. Më vonë fillova ta kuptoja që ikte me ditë, vonohej natën dhe thashë çfarë po bëhet.

Unë i thashë që nuk dua që ti të dalësh me një tjetër, nuk dua të hyjë dikush tjetër mes nesh. Aty hoqi dorë, filloi që të kërkonte punë.

Mirela Milori: A të donte?

Xhoana: Tre muaj pas martese më shprehu ndjenjat dhe më tha që më donte.

Kur Xhoana ishte 5 muajshe shtatzënë, ndodhi një fatkeqësi. Bashkëshorti i saj ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Pas vdekjes së tij, Xhoana jetoi me vajzën dhe për pak kohë tek shtëpia ku rrinte me familjen e tij, por iu desh të ikte pasi filluan thashethemet përreth. Me vështirësi, para 3 vitesh arriti t’i jepte vajzës atësinë e të atit, pasi familjarët e tij nuk pranonin.