Miu del nga ushqimi i paketuar që do konsumonte pasagjeri, avioni bën ulje emergjente në Danimarkë

Duke e pabesueshme, por një mi është bërë shkak që një avion i “Scandinavian Airlines” që fluturonte nga kryeqyteti norvegjez Oslo drejt Malagës në Spanjë, të bënte ulje emergjente në Danimarkë.

Njëri prej pasagjerëve në bord gjeti një mi të gjallë brenda vaktit të ushqimit që do konsumonte dhe avioni u detyruar të ulet në aeroportin e Kopenhagen.

“Fluturimi në fjalë u devijua në përputhje me procedurat e kompanisë, pasi miu në bord përbënte një rrezik sigurie”, tha zëdhënësi i SAS, Austin Schmidt për agjencinë franceze të lajmeve AFP.

Pasagjerët u dërguan më vonë në Malaga me një avion tjetër, ndërsa një prej tyre që e përjetoi incidentin tha për medias se miu doli nga kutia e ushqimit që po hapej nga gruaja e ulur pranë tij në fluturim.

Borestad tha se situata ishte shumë e qetë dhe se pasagjerët e tjerë “nuk ishin aspak të stresuar”.

Por, linjat ajrore zakonisht kanë kufizime të rrepta për brejtësit në avionë, pasi duan që t’i parandalojnë ata të depërtojnë në kabllot elektrike.

“Kjo është diçka që ndodh jashtëzakonisht rrallë. Ne kemi vendosur procedura për situata të tilla, të cilat përfshijnë gjithashtu një rishikim me furnitorët tanë për të siguruar që kjo të mos ndodhë më”, shtoi më tej Schmidt.

“Jam në monitorim”, aktorja rrëfen betejën me ka ncerin: Sëmundja kishte avancuar, m’u ngri trupi kur mjekët…

Aktorja e njohur Julia Iliriani ka rrëfyer në “S’e Luan Topi” betejën e rëndë me kancerin dhe momentin kur kuptoi se vuante nga melanoma.

Julia tregon ka arritur ta luftojë këtë sëmundje të rëndë, por i duhet ta mbajë në monitorim gjithë jetën, për t’u mos u shfaqur sërish.

“Më është ftohur trupi dhe jam ngrirë kur më marrin në telefon nga spitali dhe diagnostikohem me sëmundjen më të keqe, që ishte. Më thonë që duhet të bësh një analizë me mjekun sepse analizat nuk kanë dalë mirë.Ka qenë një melanomë shumë e avancuar dhe e egër. Kam ngrirë, nuk arrija të kuptoja as se ku isha, as se çfarë po ndodhte. Në kokë të vërshojnë një mijë gjëra që nuk është frika ndaj vdekjes. Aty e kuptova që nuk ishte frika ndaj vdekjes, e para ishte për vajzën, ‘çfarë do ndodhë, kujt do t’ia lë?’, mendimi i dytë më vinte për prindërit, nuk është normale të iki fëmija para prindit.

Nuk dija si ta menaxhoja, nuk doja të bija në dëshpërim. Mjeku më tha që duhet të futesh me urgjencë në sallë operacioni. I thash jo, ‘më duhet të takoj prindërit’, por nuk u tregova asgjë. I thashë ‘do iki dhe do lë orar pas pushimeve’. Imë motër i tregoi.

Sot mendoj që jam mirë, jam akoma në monitorim dhe do jem gjithë jetën time. U bënë fiks 5 vjet, shpresoj të bëj 10 vjet pa asnjë lloj rikthimi”, rrëfeu aktorja.

Media britanike ‘Express’: Shqipëria, destinacioni më i kërkuar nga turistët anglezë, po konkurron edhe Spanjën

Mediat ndërkombëtare vijojnë t’i japin jehonë turizmit në Shqipëri

Mediat ndërkombëtare vijojnë t’i japin jehonë turizmit në Shqipëri. Sipas një hulumtimi të ri nga Dubai Tours & Tickets, Shqipëria e Europës Juglindore është ndër destinacionet më të kërkuara për udhëtarët në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan e përdishmja britanike ‘Express’.

Ekspertët e udhëtimeve analizuan të dhënat e kërkimit në Google të britanikëve për 250 vende gjatë 12 muajve të fundit. Ata përdorën shtatë terma të njohur kërkimi, duke përfshirë “pushime”, “fluturime” dhe “udhëtime” për të zbuluar se ku po mendojnë ti kalojmë pushimet britanikët.

Shqipëria grumbullon mesatarisht 54,929 kërkime mujore. “Holiday Albania” përbën mesatarisht 37,583 nga këto kërkime mujore, duke lënë pas Spanjën, Portugalinë dhe Islandën.Por përse ky interes për të vizituar Shqipërinë?

Një birrë kushton rreth 1,07 deri në 2,10 paund dhe një kafe afërsisht 1,50 paund, ndërsa produktet ushqimore janë rreth 40 për qind më të lira se në Mbretërinë e Bashkuar.

Është vetëm 3 orë larg nga Britania e Madhe, kështu që përse mos të jetë destinacioni juaj i radhës.

Përgjatë rivierës shqiptare, Ksamili i bukur po shkakton bujë në mesin e influencuesve, ku shumë e quajnë ‘Maldivet e Europës’ për shkak të popullaritetit në rritje në mediat sociale, kështu që shkoni shpejt nëse dëshironi ta vizitoni përpara se të bëhet po aq popullor sa Maldivet, shkruan Express.

Magdalena Petrusic nga Dubai Tours & Tickets tha se fuqia e mediave sociale ka të ngjarë t’i ekspozojë britanikët në disa destinacione që nuk do t’i kishin menduar kurrë, të cilat jo domosdoshmërisht janë të kushtueshme.

Ekspertët “të tm erruar” dhe ky nuk është lajm i mirë: Dallgët oqeanike po rriten si kurrë më parë

Shkencëtarët vërejnë me shqetësim se dallgët oqeanike po rriten, duke u bërë më ekstreme dhe komplekse nga sa është imagjinuar ndonjëherë më parë.

Një studim i ri, i publikuar në revistën Nature, del në përfundimin se në kushte specifike, ku dallgët takohen nga drejtime të ndryshme, ato mund të arrijnë lartësi katër herë mbi atë që mendohej deri tani. Është supozuar shpesh se dallgët janë dy-dimensionale dhe kuptimi i thyerjes së dallgëve deri më tani është bazuar në këto supozime. Megjithatë, në oqean, dallgët mund të udhëtojnë në shumë drejtime dhe rrallë përputhen me këtë model të thjeshtuar.

Një ekip studiuesish, përfshirë Dr. Samuel Draycott nga Universiteti i Mançesterit dhe Dr. Mark McAllister nga Universiteti i Oksfordit, kanë zbuluar se dallgët tre-dimensionale, të cilat kanë lëvizje më komplekse dhe shumë drejtimshe, mund të jenë dyfish më të pjerrëta përpara se të thyhen krahasuar me dallgët konvencionale dy-dimensionale, dhe, për habi, ato vazhdojnë të rriten edhe më pjerrët edhe pasi ka ndodhur thyerja.

Zbulimi mund të ndikohë mbi mënyrën sesi projektohen strukturat në det të hapur, parashikimin e motit dhe modelimin e klimës, ndërsa gjithashtu ndikojnë në kuptimin tonë themelor të disa proceseve oqeanike. Profesori Ton van den Bremer, studiues në TU Delft, thotë se fenomeni është i paprecedent, “njëherë që një dallgë konvencionale thyhet, ajo formon një majë të ‘bardhë’ dhe nuk ka kthim prapa. Por, kur një dallgë me shpërndarje të gjerë drejtimi thyhet, ajo mund të vazhdojë të rritet”.

Dallgët tre-dimensionale ndodhin për shkak të përhapjes së dallgëve në drejtime të ndryshme. Forma ekstreme e kësaj është kur sistemet e dallgëve “kryqëzohen,” gjë që ndodh kur sistemet e dallgëve takohen ose kur erërat ndryshojnë papritur drejtimin, siç ndodh gjatë një uragani. Sa më të shpërndara të jenë drejtimet e këtyre dallgëve, aq më të mëdha mund të bëhen.

I fri kshëm/ Ky është ishulli i rrezi kshëm ku nuk lejohet të shkelë njeriu

Ndodhet rreth 30 kilometra nga Sao Paulo, në Brazil, dhe ka një sipërfaqe prej rreth 430 000 metra katrorë. Quhet Queimada Grande dhe nuk ka asnjë qenie të vetme njerëzore që jeton në të. Është një nga vendet më të rrezikshme në botë dhe nuk është për t’u habitur, pasi ky ishull është i banuar nga më shumë se 15 000 gjarpërinj, shkruan A2.

Në fund të shekullit XX atje jetonte një person i cili ishte përgjegjës për mirëmbajtjen e farit, por ai u largua përfundimisht nga zona dhe fari u zëvendësua nga një që funksiononte automatikisht. Ky vend, i quajtur edhe ishulli Kobra, është shtëpia e një prej specieve më helmuese të nepërkave që ekziston: Bothrops insularis ose gjarpëri me kokë të artë.

Ky gjarpër mund të jetë deri në 1,2 metra i gjatë dhe ushqehet me zogj dhe zvarranikë të vegjël. Për më tepër, në kushte ekstreme mund të zgjedhë edhe të ushqehet me gjarpërinj të tjerë si ai. Për shkak të vendndodhjes së izoluar në të cilën jeton, konsiderohet si një specie e rrezikuar.

Helmi i Bothrops insularis është deri në pesë herë më i fuqishëm se ai i Bothrops jararaca dhe mund të shkaktojë efekte të tilla si të vjella, gjakderdhje të zorrëve, nekrozë muskulore dhe hemorragji cerebrale. Për fat të mirë, fakti i të jetuarit vetëm në ishull ka bërë të mundur që të mos ketë raste të dokumentuara të kafshimeve në qenie njerëzore.

Queimada Grande u shpall një zonë me interes ekologjik në mesin e viteve ‘80 dhe vizitat turistike janë rreptësisht të ndaluara nga qeveria braziliane. Të vetmit njerëz që mund të hyjnë janë shkencëtarët, megjithëse atyre u duhet autorizim i veçantë.

Në këtë video nga “National Geographic Brazil” mund të perceptoni bukurinë dhe rrezikun që karakterizon këtë vend.

Ndryshim radikal në rregulloren e futbollit shqiptar

Federata shqiptare e futbollit po i hap rrugën klubeve shqiptare të blejnë lojtarë të huaj me shumicë.

Në një mbledhje të fundit, komiteti ekzekutiv i FSHF, vendosi që prej janarit 2025 ekipet e Superligës dhe Kategorisë së Parë të mundë të aktivizojnë deri në 7 lojtarë të huaj gjatë një ndeshjeje.

Ndërsa që prej sezonit 2025–2026 mund të aktivizojnë lojtarë të huaj pa kufizim.

Ndërsa për klubet e Kategorisë së Parë do të mbetet në fuqi rregulli me 7 lojtarë.

Gjatë mbledhjes u diskutua dhe u miratuan propozimet për qendërzimin e sistemit VAR dhe propozimi për krijimin e një platforme televizive FSHF–TV.

Pas ndàrjes nga Ledri, Sara Hoxha merr vendimin e rëndësishëm

Pas ndarjes nga Ledri Vula, Sara Hoxha ka marrë një vendim: do shpërngulet në Tiranë.

Ajo ka zbuluar se shtëpia e re është duke u rregulluar.

Sara ka ndarë disa pamje në ‘story’ nga banesa, duke na zbuluar se ajo do jetë shtëpia ku do qëndrojë me vajzën e saj, Poin.

“Okay, dita e djeshme ishte kaq e shkëlqyer por edhe emocionale.

Unë dhe Poi shkuam për të parë atë që shumë shpejt do jetë shtëpia jonë e re. Ky është me të vërtetë një proces kaq emocionues“-shkruan Sara krahas kësaj fotoje.

Meriton Mjekiqi “br aktiset” nga fansat? Shihni veprimin e fundit të moderatorit

Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram.

Teksa ende “Big Brother VIP 3” vijon të jetë në qendër të vëmendjes, le të hedhim një sy se çfarë ka ndodhur me rrjetet sociale të ish-banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Fituesja e këtij edicioni, Egla Ceno, rezulton me të njëjtin numër ndjekësish si javën e kaluar dhe ka ende 101K. Sa i përket kundërshtarit të saj në podium, Julian Deda, këtë javë aktori ka humbur 1 mijë ndjekës dhe tani numëron 469K.

Sa i përket finalistes Heidi Baci, njësoj si javën e kaluar, edhe këtë herë edhe ajo nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve dhe ka sërish 249K ndjekës. Meriton Mjekiqi, finalisti i pestë i ‘reality show-t’, ka fituar plot 26000 ndjekës dhe numëron 402K.

Françeska Murati, gjysmëfinalistja që nuk arriti të prekte dot finalen e madhe, nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve dhe ka sërish 139K.

Nëse hedhim një sy ish-banoreve të tjera më të komentuara të këtij edicioni, përmendim Roza Latin e cila ka humbur 1 mijë ndjekës nga java e kaluar dhe tani ka 848K, ndërsa Rike Roçin me asnjë ndryshim nga java e kaluar, duke numëruar përkatësisht 185K ndjekës.

Trag jike/ PërρΙaset për v* ekje sportisti i njohur

Çiklisti ekuadorian Kevin Pozo humbi jetën, pasi u përplas gjatë stërvitjes në qytetin El Juncal, në provincën Ande të Imbabura, njoftoi këtë të premte Federata Ekuadoriane e Çiklizmit (FEC).

“FEC shpreh keqardhje për vdekjen e ndjeshme të Kevin Pozo, çiklistit të ekipit ‘Sin Fronteras JN’ (Jhonatan Narváez). I shprehim familjes dhe miqve të tij ngushëllimet dhe solidaritetin më të thellë. Paqe në varrin e tij,”- shprehet organizata ekuadoriane e çiklizmit.

Burime familjare kanë bërë të ditur se Pozo, 24 vjeç, është përplasur nga një kamion që po udhëtonte në drejtim të kundërt me atë të sportistit, i cili për shkak të plagëve u transferua në një shtëpi shëndetësore në Quito, ku humbi jetën të premten.

Gazetari Ernesto Almeida siguroi se personi përgjegjës për aksidentin e ndodhur të enjten, u arrestua nga Policia Kombëtare dhe u dërgua në qytetin e Bolívarit për një seancë paraprake

Pozo u rendit i 12-ti në kampionatin kombëtar të çiklizmit në 2021, vit në të cilin ai fitoi “fazën mbretëreshë” të Vuelta a Nariño (Kolumbi), dhe gjithashtu arriti vendin e dymbëdhjetë në Coppa Messapica, në Itali.

Keqardhjen e tij për vdekjen e Pozos e ka shprehur në një mesazh në rrjetet sociale edhe çiklisti i famshëm ekuadorian Richard Carapaz, i cili ka shkruar, “u përplas në rrugët tona teksa po ndiqte ëndrrat e tij me biçikletë”

“Pusho në paqe, Kevin”, shtoi Carapaz, fitues i medaljes së artë në Lojërat Olimpike të Tokios 2020 dhe kampion i Giro d’Italia 2019.

Itali! Nëna q ëΙΙon djaΙin e saj me ρΙύ mb në kokë dhe më ρas krγen υetë* rάsje! 15-vjeçari në Ιυftë për jetën

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Itali, ku një grua ka qëlluar me plumb në kokë djalin e saj dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Ngjarja ndodhi në banesën e viktimës në Vago di Lavagno. Trupi i pajetë i gruas u gjet nga policia i shtrirë në dysheme në kuzhinë, ndërsa 15-vjeçari u dërgua në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Fillimisht u dyshuar se gruaja ishte vrarë, por pas hetimeve rezultoi se fillimisht ajo kishte plagosur të birin dhe më pas ka qëlluar veten me plumb në kokë.

Në vendngjarje u gjet dhe sekuestrua arma, e cila rezulton në pronësi të babait të viktimës.

“Gruaja kishte disa kohë që kishte probleme shëndetësore”, tha prokurori i çështjes.

Gjendja e 15-vjeçarit është ende shumë e rëndë dhe ndodhet i shtruar në spitalin Borgo Trento në Verona.