“Ku ka vend për dy, ka vend për tre”/ Moderatorja HABIT me mesazhin drejtuar Ramës: Do vij të f Ie me ty se tek..

Moderatorja e njohur Dajana Shabani nisi mbrëmjen e djeshme sezonin e ri të emisionit D-Night. Gjatë emisionit prezantuesja përmendi një realitet të hidhur të metropolit shqiptar, atë të ndërtimeve pa kriter, e cila shkakton më pas dhe ndotje akustike, e cila vështirëson jetën e qytetarëve.

Nisur nga kjo Dajana ka një “thirrje” për kryeministrin Edi Rama.

“I dashur Edi (edhe Olsi, s’ka problem)! Aty ngjitur me mua ndërtohet e bëhet zhurmë ditë e natë. Duke qenë se shtëpinë nuk ma bleu as i dashuri dhe as mami me babin, kam vendosur të vij të fle te ty. Mos ma largo Lindën, ku ka vend për dy, ka vend për tre”, përfundon me humor Dajana Shabani.

‘Ç mendet’ 46-vjeçari shqiptar, kthehet në shtëpi i dehur dhe dh*non br* taIisht bashkëshorten

Policia italiane ka arrestuar një 46-vjeçar shqiptar, për dhunë ndaj bashkëshortes së tij 45-vjeçare.

Patrulla ishte lajmëruar nga fqinji i çiftit. Ai kishte dëgjuar britmat e të dhunuarës e e clia kishte dalë në rrugë, e gjitha e gjakosur.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, zonja ishte sulmuar nga bashkëshorti i saj, i cili pasi është kthyer në shtëpi i dehur, fillimisht kishte goditur fort murin dhe më pas grua.

Ajo, e cila ndodhej në dhomën e gjumit në orën e vonë, as që do ta kishte kuptuar se cilat ishin akuzat e bëra nga bashkëshorti i saj kur ai, përkundrazi, filloi ta godiste me grusht në kokë, duke mbajtur një celular në duar.

Zemërimi i 46-vjeçarit nuk do të ishte qetësuar as pasi të kishte parë fytyrën e gjakosur të gruas së tij, për shkak të një plage të shkaktuar nga goditjet e marra. Ajo doli jashtë t’u kërkonte ndihmë fqinjëve dhe ndërsa patrulla mbërriti në shtëpinë e të dhunuarës, ambulanca e kishte transportuar në urgjencën e qytetit.

Kur policia hyri në shtëpi për të parë çfarë kishte ndodhur, panë gjurmë gjaku në muret e hyrjes, në çarçafët në dhomën e gjumit dhe gjithashtu në një celular të thyer të braktisur në dysheme.

Në kuzhinë, efektivët gjetën sulmuesin në dysheme, të dehur, ndaj kërkuan ambulancë edhe për të.

Në spitalin e qytetit, mjekëve iu desh të qepnin plagën në tëmthin e zonjës, ndërsa sulmuesi ka rezistuar duke sulmuar verbalisht mjekët dhe policët, derisa u përplas me këta të fundit dhe e goditi njërin prej tyre me një shuplakë në gjoks.

I bllokuar dhe i sigurt, mjekët mundën ta trajtonin, ndërsa zonja, e liruar, vendosi ta denonconte, duke përshkruar serinë e ngacmimeve dhe sulmeve që kishte pësuar gjatë martesës së tyre dhe duke vendosur të transferohej në shtëpinë e vëllait.

I biri fIir tonte me një b urrë tjetër, flet nëna e priftit Xhufka: I them bravo të qoftë, vazhdo përpara, e falenderoj që bën atë që unë e kam edukuar

Pak ditë më parë, janë publikuar në një emision televiziv disa biseda private të At Nikolla Xhufkës, ku ky i fundit shfaqej duke flirtuar me një mashkull tjetër për të kryer marrëdhënie s**suale me të.

Lidhur me këtë ka folur së fundmi edhe nëna e Xhufkës, e cila është shprehur se asgjë nga ato që janë publikuar nuk është e vërtetë apo e vërtetueshme.

Ajo theksoi se e mbështet të birin në rrugën e vet dhe i kërkoi të vazhdojë pa u ndalur në misionin e tij.

“Momenti normal që është shokues, por për sa kohë fëmija im nuk ka kryer marrëdhënie me të mitur, nuk kanë arritur në atë që kanë dashur të nxjerrin që shkon me meshkuj, për mua kjo është një nul, një dështim i atij lloj televizioni.

Pikë mbaroi. Për mua kjo nuk ka fare rëndësi dhe as më bën fare përshtypje. Djalit tim i kam thënë vazhdo përpara dhe mos u ndal. Atij bravo i qoftë për këtë që bën, dhe e falenderoj që bën atë që unë e kam edukuar, rrugën e Zotit”, tha ajo për Euronews Albania.

I bëri foto në sht rat të moshuarit dhe i mori 50 mijë euro, arrestohet Leonora Gashi

Policia e Kosovës ka arrestuar 41-vjeçaren Leonora Gashi, të cilën e shpalli në kërkim 4 ditë më parë dhe kërkoi ndihmën e qytetarëve për kapjen e saj. Ajo dyshohet se përmes shantazhit me fotografi nga shtrati i ka marrë 50 mijë euro një të moshuari në Prishtinë.

Lajmin për arrestimin e saj e ka konfirmuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, të publikuar ditën e sotme, teksa ajo është vënë në pranga ditën e djeshme.

Leonora Gashi arriti që brenda pak ditësh ta bëjë për vete një të moshuar 71 vjeçar, të cilit i kurdisi një skenar të rrezikshëm. Ajo e bindi 71 vjeçarin që të kryente marrëdhënie seksuale me të dhe e shfrytëzoi momentin për t’i bërë foto në shtrat të moshuarit.

Duke e shantazhuar më pas se fotot do t’ia dërgonte familjes së tij, Leonora arriti të merrte nga i moshuari plot 50 mijë euro.

E bujshme/ Marina Vjollca rikthehet në TCH? Ja çfarë u zbulua

Moderatorja e njohur Marina Vjollca do të rikthehet në Top Channel ose thënë ndryshe në shtëpi siç ajo vetë më parë e ka cilësuar këtë televizion. Burimet mësojnë se Marina Vjollca ka nënshkruar kontratën për të prezantuar programin “Shqiptarët për Shqiptarët” me Elvis Naçin. Po të njëjta burime konfirmojnë se tashmë moderatorja ka nisur punën për programin i cili siç është lajmëruar nga Top Channel nis së shpejti.

Më herët Marina Vjollca ishte në bisedime për të moderuar programin e ri që do të realizohet në Klan nga treshja e “Promotor”, Pandi Laço, Bledar Laço dhe Adrian Hila, ku çdo javë artistët më të mirë shqiptarë do të interpretojnë ‘live’ në skenë hitet botërore.

Por mesa duket tashmë Marina Vjollca do të ndryshojë sërish ekran dhe do të rikthehet aty ku gjithçka nisi për të shumë vite më parë në Top Channel. Mbetet për t’u parë se kur moderatorja do të ndajë më publikun lajmin e kësaj zhvendosjeje. Kjo lëvizje vjen pas suksesit që Marina Vjollca pati në drejtimin e Kampionatit Europian.

Policia jep aΙarmin: Kujdes nëse ju vjen ky mesazh në WhatsApp, mund t’ju vjedhin Facebook-un

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes në lidhje me disa mesazhe të maskuara si ato të kompanisë Meta Platforms, drejt numrave të telefonit në aplikacionin WhatsApp, për konfirmimin e të dhënave në rrjetin social Facebook, të lidhura me shërbimin Facebook Ads, dhe jo vetëm.

Sipas policisë, në këto mesazhe pretendohet verifikimi i llogarive në Facebook por në fakt kanë për qëllim marrjen në mënyrë të padrejtë të këtij rrjeti social.

Nëse ju vijnë mesazhe të tilla, policia u bën thirrje qytetarëve që të mos i hapin dhe i këshillon ata të paraqiten për denoncimin e rastit.

foto galeri foto galeri foto galeri 123PreviousNext
Njoftimi i policisë

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë gjatë monitorimit të vazhdueshëm të burimeve të hapura të informacionit dhe platformave virtuale, me qëllim evidentimin e veprimtarive të kundraligjshme kryesisht në fushën e krimeve kibernetike, ka konstatuar mesazhe të maskuara si ato të kompanisë Meta Platforms, drejt numrave të telefonit, për konfirmimin e të dhënave në rrjetin social Facebook, të lidhura me shërbimin Facebook Ads, (por jo vetëm).

Në këto mesazhe pretendohet verifikimi i llogarive në Facebook ose në të kundërt, llogaria do të mbyllet.

Mesazhet mashtruese kanë si synim orientimin e poseduesve të llogarive drejt linqeve mashtruese me qëllim marrjen në posedim të llogarive tëpersonave të mashtruar, në menyrë të padrejtë.

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë bën thirrje që nqs jeni ose dyshoni se mund të jeni i prekur nga dërgimi i këtyre mesazheve, të paraqiteni pranë zyrave tona, si dhe këshillon që të mos kryeni asnjë veprim kundrejt këtyre mesazheve, të cilat mund të vijnë nga numra kryesisht të huaj.

(BalkanWeb)

Rinovoi me Inter, Asllani nuk e fsheh gëzimin: Jam krenar për këtë fanellë(VIDEO)

Prej disa vitesh, që nga koha kur shpërtheu tek Empoli, emri i Kristjan Asllanit ka qenë fiks në tregun e transferimeve. As kalimi i tij tek Inter nuk i largoi këto zëra, përkundrazi, i shtoi edhe më shumë, por lidhja e Asllanit me klubit zikaltër është shumë e fortë.

Pavarësisht se statusi i tij nuk ka ndryshuar te zikaltërit, duke qenë thjesht një zëvendësues i Calhanoglu, Asllani as që ka ndërmend të largohet nga “San Siro”, këtë e vërtetoi sërish duke rinovuar kontratën e tij me klubin e zemrës. Pikërisht në momentin kur për të interesimi sa vinte e shtohej, Inter me anë të një deklarata zyrtare njoftoi rinovimin me mesfushorin kuqezi deri në 2028.

I lumtur për këtë akord të ri u shfaq edhe Asllani: “Për mua ka qenë gjithnjë një ëndërr të luaj për këtë ekip, është një nder që luaj për këtë fanellë. Kjo kontratë e re është një krenari për mua, por e marr si një pikë nisje. Siç e kam thënë shpesh, stërvitem krah lojtarëve kampionë, jam i sigurt që ky rinovim është edhe falë ndihmës së tyre”, u shpreh Asllani për faqen zyrtare të klubit duke u ndalur më pas tek objektivat këtë sezon:

“Në nivel personal dua të rritem, të përmirësohem çdo ditë, jam ende 22 vjeç, më duhet të përmirësojë shumë gjëra. Në nivel ekipor, kur je pjesë e Inter duhet të fitosh sa më shumë të jetë e mundur, ta fitosh atë trofe. Ne e dimë që nuk do të jetë e lehtë, është shumë e vështirë të rikonfrimohesh, por ne do të japim maksimumin”, u shpreh Asllani.

Ilnisa Agolli dedikim të ëmbël për partnerin e saj Meriton Mjekiqi: S’do mundem kurrë të…

Përmes një postimi në “Instagram”, gazetarja Ilnisa Agolli, i ka bërë një dedikim të ndjerë partnerit të saj Meriton Mjekiqi.

Ish-banorja e “Big Brother Vip 3”, i ka shprehur dashurinë duke i thënë ‘të dua’ dhe se s’mundet t’i thotë diçka më të mirë se kaq.

“E perseris, te dua! S’do mundem kurre te te them diçka me te mire se kaq”,– shkruan ajo.

Postimi vjen pas lajmeve që qarkulluan në media se ish-banori i “BBV “, ishte përfshirë në aksident dhe ndodhej në gjendje të rëndë.

Mirëpo, përmes një reagimi, Mjekiqi mohoi të ishte aksidentuar, ndërsa njoftoi se shumë shpejt do të vijë me një projekt televiziv.

Në postimet e saj, Agolli, falenderoi të gjithë që i kishin ofruar mbështetje gjatë kohës që po qarkullonte lajmi.

https://www.instagram.com/p/C_-xDFZNAcC/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=961&rd=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com&rp=%2Filnisa-agolli-dedikim-te-ngrohte-per-partnerin-e-saj-meriton-mjekiqi-sdo-mundem-kurre-te%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A644%2C%22ls%22%3A178%2C%22le%22%3A626%7D

TURQIA PLANIFIKON “ΒlSHËN” E MESDHEUT/ Aeroplanmbajtësja e re me 50 avionë luftarakë

Ashtu siç kishte paralajmëruar Turqia ecën përpara me planin e saj për aeroplanmbajtësen. Inxhinierët thanë se bisha e Mesdheut do të ketë tre pista, me dy të destinuara për ngritje dhe një për qëllime uljeje të avionëve luftarak dhe që do te jetë 285 metra e gjatë dhe 72 metra e gjerë.

Autoritetet turke kanë prezantuar dezajnin e Aeroplanmbajtës së re në det. Sipas inxhiniereve aeroplanmbajtësja parashikohet të ketë tre pista, me dy të destinuara për ngritje dhe një për qëllime uljeje të avionëve. Thuhet se fillimisht, nuk do të ketë asnjë sistem katapultë në bord.

Në vend të kësaj, Zyra e Projektit të Dizajnit synon të përdorë një rampë modulare. Megjithatë, plani afatgjatë përfshin zhvillimin e një sistemi katapultë vendas nga inxhinierët turq, i cili përfundimisht do të zëvendësojë platformën modulare.

Për krahun ajror të aeroplanmbajtëses vendase, DPO po punon me Baykar dhe TAI dhe pritet që prodhimi turk të ketë përmasa të ngjashme me aeroplanmbajtëset britanike të klasit Queen Elizabeth.

Kjo aeroplanmbajtëse do të jetë 285 metra e gjatë dhe 72 metra e gjerë. Plani fillestar parashikon vendosjen e 50 avionëve, me 20 që do të vendosen në kuvertë dhe 30 në hangar.

Midis këtyre avionëve janë versioni detar i avionit sulmues Hurjet të TAI-t, avionëve luftarakë pa pilot TAI ANKA-III, avionëve luftarakë pa pilot të Baykar-it, “Bayraktar KIZILELMA” dhe TB-3 UCAV.

Zyrtarët turq të mbrojtjes kanë treguar se numri i avionëve mund të rritet ndërsa projekti përparon dhe me shumë gjasë mund të vendosen aty edhe avionë luftarak KAAN, prodhimi më i ri i Ankarasë.

Në fillim të viteve 2000, Turqia nisi një plan për të forcuar marinën e saj, me pretendimin “për të rritur dhe mbrojtur të drejtat dhe interesat e Republikës Turke në det të hapur”.

Aeroplanmbajtësja ‘TCG ANADOLU’ ishte e para që u ndërtua me 70% prodhim vendas dhe iu shtua inventarit të Marinës Turke më 10 Prill 2023. Më pas u tha se pas ‘TCG ANADOLU’ do të prodhohet një anije e re dhe më e madhe, planet për të cilën duket se kanë nisur të konkretizohen.

Kjo pasi më 3 janar 2024, në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të Industrisë së Mbrojtjes, u mor vendimi për fillimin e “fazës së projektimit të aeroplanmbajtëses së re”, me të cilën Turqia do të vendosë diktatin e saj në Mesdhe dhe më gjerë.

Drejtoria e Zyrës së Projektit Detar krijoi një task-forcë për aeroplanmbajtëset vendase me 110 anëtarë personeli dhe tanimë inxhinierët janë në fazën e planifikimit të “bishës” së Mesdheut.