Mëngjesin e sotëm, ish-lojtari i Cagliarit Andrea Kapone, është gjetur pa shenja jete në moshën 43-vjeçare në një hotel në qytetin e Cagliarit.
Është vënë re një plagë e madhe në kokë, që tregon se ka qenë viktimë e një aksidenti, ndoshta një rënje me pasojë fatale për jetën, raportojnë mediat italiane.
Organet përkatëse po punojnë aktualisht për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa kanë mundur vetëm të tregojnë për vdekjen e tij fillimisht.
43-vjeçari ishte një mesfushor në karrierën e tij. Gjithçka e nisi me Cagliarin, teksa veshi po ashtu fanellën e Sorës, Trevisos, Grosetos, Vicencas dhe Salernitanas.
Ai gjithashtu, ka qenë pjesë e kombëtares italiane U-20.
Producentja ekzekutive e edicionit më të ri të “Big Brother VIP Kosova”, Olsa Muhameti, ka treguar se kush do të vazhdojë të jetë moderatori i edicionit të tretë të BBVK-së.
Në emisionin SOL, ajo ka thënë se ai do të jetë Alaudin Hamiti.
“Është përfolur shumë se kush drejton dhe emri im ishte suprizë, ka kohë që drejtuesi dhe prezantuesi i Big Brother VIP Kosova është vendosur nga Klan Kosova, dhe ai është i madhi Alaudin Hamiti”.
Gigi Buffon dhe Ilaria D’Amico kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.
Ceremonia e tyre u zhvillua në Villa Olivia në Lucca, një vend piktoresk që mblodhi qindra të ftuar të veçantë.
Në mesin e të pranishmëve ishin emra të njohur si Luciano Spalletti, ish-mbrojtësit e Juventusit dhe kombëtares italiane, Giorgio Chiellini, Leonardo Bonucci, dhe Andrea Barzagli.
Ndër VIP-at ishte edhe aktorja Monica Bellucci, e shoqëruar nga regjisori Tim Burton.
Historia e dashurisë mes ish-portierit legjendar të Juventusit, tashmë 47 vjeç, dhe prezantueses 51-vjeçare filloi në vitin 2013.
Dasma e tyre u festua në një vilë madhështore të shekullit të 16-të, e rrethuar nga një pamje mahnitëse e kodrave të Luccas.
Ngjarja ishte e vogël dhe intime, duke u përmbajtur traditës së çiftit për të ruajtur privatësinë e tyre.
Për ceremoninë, u zgjodh të drejtohej nga mikja e tyre, Francesca Fogar, një shkrimtare dhe gazetare e njohur.
Buffon kishte dëshmitarë si Alessandro Nesta, Paolo Luchi dhe Gianluca Baccarini, ndërsa Ilaria zgjodhi si dëshmitare Monica Bellucci, Georgia Cavazzano dhe gazetaren Angela Pedrini.
Për Ilaria D’Amico, kjo është martesa e saj e parë. Ajo më parë ka qenë në një lidhje afatgjatë me Rocco Attisani, me të cilin ka një djalë, Pietro, por nuk shkoi kurrë drejt martesës.
Ndërsa Buffon më parë ishte i martuar me Alena Seredova, por u nda pasi mes tij dhe Ilaria-s lindi një ndjenjë e fortë dashurie. Në vitin 2016, ata u bënë prindër të djalit të tyre, Leopoldo Mattia.
Shqipëria është vendi i parë në Rajon, i pesti në Europë dhe i teti në botë për çmimin më të lartë të naftës.
Të dhënat nga platforma “Global Petrol Prices” një litër naftë në vend kushton 1.98 dollarë, çmim ky më i shtrenjtë edhe se krahasuar me Singaporin që i ka të ardhurat për frymë në mbi 85 mijë dollarë.
Hong Kongu është shteti ku nafta kushton më shumë, 3.14 dollarë për litër, pasuar nga Monako dhe Afrika Qendrore.
“Prandaj është nevoja që institucionet të ndërhyjnë me qëllim goditjen e oligopoleve që qytetarët të kenë çmime më normale”, shprehet për A2 Mikela Qafa, eksperte për ekonominë.
Çdo litër naftë që shitet në pikat e karburanteve është i përbërë nga çmimi me të cilin lënda djegëse blihet në bursa dhe taksat e tarifat që aplikohen nga qeveria.
Të dhënat nga bursa Platts tregojnë se çmimi naftës ka rënë në 667 dollarë për ton nga 713 dollarë në fillim të muajit.
Duke qenë se lënda blihet në dollarë, ndryshimi i kursit të këmbimit është faktor i rëndësishëm për përcaktimin e çmimit. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, këtë muaj dollari është zhvlerësuar me disa pikë pse nuk ulet çmimi i naftës në vend?
“Duke qenë se kërkesa për produktet vijon të rritet, kjo rrjedhimisht sjell çmime të larta nga pikat e karburanteve”, thekson Stafa.
Në Shqipëri, përveç luhatjeve të çmimit të hidrokarbureve në bursë, taksat dhe tarifat të përfshira në çdo litër naftë dhe benzinë që tregtohet, vlerësohet si ndikojnë në ndjeshmërinë e lartë të rritjes së çmimit të këtyre produkteve. Aktualisht, më shumë se 62 për qind e vlerës së një litri nafte dhe benzine përbëhet nga taksat vendore dhe qendror.
Reperi i njohur Stresi është ende në arrati pas përfshirjes në një zënkë që ndodhi në Pejë, e cila përfshiu dhunë dhe shkaktoi pasoja serioze.
Sot, ai ka reaguar përsëri, duke bërë një kërcënim publik ndaj Med Isenit, personit që u sulmua nga një grup ku, sipas raportimeve, Stresi ishte i përfshirë.
Në një postim të fundit, Stresi ka publikuar një foto të Med Isenit nga spitali, dhe përmes këtij postimi ka bërë një deklaratë të fortë, duke kërcënuar se në të ardhmen ai do të përballet me situatën personalisht.
Mirdita Prokurori i Pejës : Un jam Medi Iseni sic e shihni Jam rreh si qeni prej disa personave Mirepo kam fillu prap me I sha njerzit ne tik tok. Un ste kam prek me dor por heres tjeter ska nevoj prokuroria me nxjerr kerkim asnji se do jem vec une pasha zotin e madh”.
Ky incident ka pasur pasoja të ndryshme edhe për reperin Noizy, i cili vendosi ta trajtojë çështjen në përputhje me ligjin, për dallim nga Stresi, për të cilin ende nuk dihet vendndodhja e saktë
Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani do të festonte sot 58-vjetorin e lindjes. Nishani u nda nga jeta më maj të 2022 pasi agravimit të sëmundjes autoimune në mëlçi.
Sot, në ditëlindjen e tij, e bija Fiona Nishani e ka kujtuar me një foto në profilin e saj në Instagram.
“Më mungon më shumë se kurrë. sot do të festonim 58-vjetorin tënd”, shkruan Fiona.
Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda kanë qenë për disa ditë me radhë në New York, ku ka marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së.
Gjatë vizitës në New York, Rama është takuar edhe me Alex Soros, djali i filantropit George Soros. Në takim ka qenë e pranishme edhe bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama.
“Gjithmonë e mrekullueshme për të qenë përsëri bashkë pavarësisht se ku e gjejmë veten”, shkruan Soros teksa poston foto krah Edi Ramës, Linda Ramës dhe partneres së tij.
Djali i filantropit hungarezo-amerikan shfaqet shpesh në takime të këtij niveli që lidhen me çështjet botërore, por edhe ato rajonale.
Kur thuajse shtatori po përfundon, surprizat në ekran vijojnë ende. Të shumta kanë qenë lëvizjet këtë sezon, duke bërë që shumë personazh të njohur të rikthehen në ekran, e disa të tjerë të vijojnë të jenë larg tij. Këtë herë është momenti i Rudina Dembacajt që të rikthehet në postin e moderatores.
Burime për “Panorama” bëjnë me dije se aktorja do të jetë në sezonin e ri televiziv si moderatore në krah të Heidit Baci, tek emisioni “Goca dhe Gra”. Pas disa eksperiencave sporadike që ajo ka pasur si moderatore tashmë ajo do të jetë çdo javë në ekran, ku veç se do të moderojë, do të ndajë edhe copëza nga jeta e saj, tashmë si grua e martuar.
Kujtojmë se kjo hapësirë e re për Rudinën, gjendet pikërisht pas largimit të Arbana Osmanit nga ekrani. Kujtojmë se dy zonjat e televizionit nuk kanë pasur një raport të mirë me njëra-tjetrën. Dihet tashmë që Rudina Dembacajn dhe Arbana Osmanin i lidh dhe i ndan dikush. Bëhet fjalë për partnerin e Arbana Osmanit, Eduart Grishaj që ka qenë i fejuari i Rudina Dembacajt vite më parë. Por ndarja e tyre duket se nuk ka qenë e paqtë. Përveçse nuk kanë folur asnjëherë për njëri-tjetrin, Rudina nuk ka kursyer thumbat për Arbana Osmanin duke u shprehur:
“Nuk e di pse gratë e ish-burrave të mi, më kanë inat, e kam seriozisht”, ka thënë ajo ndërkohë që audienca ka duartrokitur. Kujtojmë se vite më parë, Dembacaj ka qenë e fejuar me Eduart Grishaj, partnerin aktual të Arbana Osmanit. Deklarata e saj u duk si një thumbim për të, sidomos pas ripostimit të videos në llogarinë e saj në Instagram.
Që nga ai moment, dy vajzat nuk kanë pasur asnjë kontakt me njëra-tjetrën, duke preferuar që të vijojnë me rrugëtimin e tyre, sa më larg. Në kohën që Arbana drejtonte “Big Brother” dhe pjesëmarrës në lojë ishte Amos Zaharia, mik i afërt i Rudinës, aktorja të shpeshta i kishte postimet.
Por ajo gjithnjë kujdesej që të merrej vetëm me mikun e saj, duke zgjedhur mos të komentojë as moderatoren dhe aq më pak regjisorin, ish-partnerin e saj. Vite më parë, vetë Rudina ka deklaruar se kishte marrë pjesë në audicione për të moderuar edhe “Portokalli”, por në atë kohë ajo nuk e kishte fituar vendin. Tashmë që Arbana nuk është më pjesë e këtij ekrani, duket se është radha e Rudinës, që të provojë veten si mikpritëse e formatit. Kujtojmë se pak kohë më parë, u përfol se do të ishte Ilnisa ajo që do të drejtonte këtë emision. Por si përfundim, ia ka dal që të jetë Heidi ajo që do të shndërrohet në një ndër mikpritëset e formatit.
Nga ana tjetër Ilnisa Agolli, ka treguar më herët ambiciet për të qenë në televizion, ndërsa herë pas here ka folur edhe për projekte në TV, pa ndarë detaje. Së fundmi, Ilnisa ka postuar një foto në Instastory, duke treguar se mund të vijë me një projekt në sezonin e ri. Zërat thoshin se Ilnisa mund të ishte pjesë e emisionit “Goca dhe gra”, një emision, i cili pritet të rikthehet pas disa kohësh mungesë, i riformatuar – ndonëse ende nuk është e konfirmuar. Dyshimet i ka shtuar edhe më shumë vetë Ilnisa, përmes një fotoje të postuar së fundmi në Instastory.
Një tjetër emër që përflitet tek “Goca dhe gra” është edhe Ina Kollcaku. Pas eksperiencës së saj si opinioniste në “Big Brother Club”, Ina tashmë ka kërkuar një format ku të ketë kohë më shumë në dispozicion. Deri më tani, emri i Inës përflitet si një tjetër emër që do të vijë në këtë format, duke përfaqësuar kështu gratë në panel.
Nga ana tjetër ende në dyshim është edhe Arbana Osmani, e cila nëse rikthehet, nuk do të jetë këtë sezon. Moderatorja ka pasur shumë oferta, si nga televizionet këtu, ashtu edhe në Kosovë. Vetë Arbana ka zgjedhur që mos të flasë për të ardhmen në television, duke u mjaftuar vetëm me faktin se do të rikthehet.
Një muaj më parë, “Panorama” zbuloi se Armando Broja i kishte dhënë fund lidhjes së tij me blogeren Xhej Alisa Uills. Çifti, i cili prej gati 1 viti ishin në një lidhje të konsoliduar, duket se i kanë dhënë fund, duke ndarë rrugët përgjithmonë. Dukej se dyshja kishte një lidhje të konsoliduar dhe gjithçka po shkonte më së miri.
Madje, përgjatë Kampionatit Europian, Xhej ishte tifozja më e zjarrtë e Kombëtares sonë. Blogerja angleze në ditët kur luajti kombëtarja jonë postonte në rrjetet sociale foto me fanellën kuq e zi. Si tifozja më e zjarrtë e sulmuesit, ajo e shoqëronte edhe në stadium.
Por ditët e fundit, mes trazirave që Broja ka në karrierën e tij, çifti duket se i ka dhënë fund. Raporti i tyre është ndarë në një mënyrë të keqe dhe aktualisht dyshja as nuk ndiqet në rrjetet sociale, duke na zbuluar kështu se të vogla janë shpresat për një ribashkim.
Dhe kur kanë kaluar më pak se një muaj nga ky lajm, blogerja angleze duket se e ka mbyllur këtë kapitull duke nisur edhe një histori të re dashurie. Në rrjetet e saj sociale, Xhej ka publikuar foto teksa është duke pushuar në Dubai. Por mes shumë fotove të ndryshme, bie në sy edhe një shkrepje, ku ajo është duke bërë gëzuar me dorën e një mashkulli. Duket se në këto ditë të nxehta në Dubai, Xhej nuk është e vetme.
Kapitulli me Brojën tashmë mund të konsiderohet i mbyllur, teksa influencerja po shijon jetën dhe pse jo edhe një histori të re dashurie. Që nga raporti i lajmit për ndarjen nga ylli shqiptar, kjo është hera e dytë që Xhej udhëton drejt Dubai, duke na bërë të mendojmë se, në fakt, një dashuri e re e çon atë në vendin luksoz.
Fati i keq e kandjekur këtë periudhë Brojën edhe në jetën private, ku pas gati 1 viti bashkëjetese, dyshja është ndarë. Rreth 1 vit më parë futbollisti i Kombëtares shqiptare është fotografuar në rrugë me bukuroshen që i kishte rrëmbyer zemrën, teksa të dy kishin dalë shëtitje me kafshët e tyre shtëpiake.
Lidhja mes të dyve u përfol përpara, kur Xhejd postoi një foto në një restorant, ku shfaqej duke darkuar me sulmuesin shqiptar të Çelsit dhe motrën e tij. Sakaq, çifti shpejt e çoi këtë lidhje edhe më tej. Në rrjetet sociale, blogerja ka publikuar një foto ku shfaqet me futbollistin shqiptar, ku shfaqen në shtëpi, të veshur sportivë e të përqafuar.
Broja dhe Xhej nisën edhe të jetojnë së bashku, duke mos i kursyer fotot në shtëpinë e tyre. Ndonëse të lidhur vetëm prej pak kohësh, kjo lidhje dukej tejet serioze, aq sa tashmë të dy dalin publikisht. Kujtojmë se ylli i Kombëtares sonë i dha fund historisë 1- vjeçare me Fidelën, vajzën shqiptare që jetonte jashtë. “Panorama Plus” zbuloi se djaloshi shqiptar ishte i lidhur me një vajzë jo të famshme, të quajtur Fidela. Por, duket se historia mes dy të rinjve ka përfunduar shumë shpejt.
Ndonëse dukej si një raport serioz, dy të rinjtë e kanë mbyllur këtë histori pa shumë bujë. Nuk ka ende detaje se si Fidela dhe Broja janë njohur me njëri-tjetrin apo pse u ndanë, por nëse bazohemi tek interpretimi i rrjeteve sociale, gjërat dukeshin goxha serioze. Por, krejt ndryshe është historia e tij me Xhej.
Ndonëse kishin shumë pak kohë që njiheshin, dyshja jo vetëm që dolën hapur në këtë histori dashurie, por edhe nisën bashkëjetesën në Angli, ku Broja është i angazhuar. Por përralla e bukur e dashurisë ka mbaruar shpejt për dy të rinjtë. Teksa Broja po kalon në disa momente të vështira, Jade duket se po e shijon jetën me një dashuri të re./panorama