Luksi i Hatit dhe Jasharit, Milaim Zeka: Prokuroria të hetonte ku i gjejnë paratë! Kur kalon nga gamilja në makinë luksoze, e hup krejt…

Çifti mysliman i Tik-Tokut, Hati dhe Jashari kanë qenë në qendër të vëmendjes pasi policia u hoqi patentën dhe u sekuestroi makinën, për tejkalim të shpejtësisë.

Videot me shpejtësi ekstreme ata i postonin në rrjetet sociale, nga dhe ku u nis policia për t’i ndaluar.

Por për gazetarin Milaim Zeka, autoritetet nuk kanë bërë sa ç’duhet. Ai tha në emisionin “Ftesë në 5”, se në shtetet perëndimore, kur policia të ndalon për shpejtësi të madhe, jo vetëm që përfundon në burg, por prokuroria nis hetimet mbi të ardhurat, në rast se kapesh me makina luksoze.

Zeka bëri edhe një ironi, duke thënë se kur kalon nga “gamilja në shkretëtirë” në makina luksoze, e “hup kretj orientimin”.

“Kur je me një gamile në shkretëtirë dhe ti pastaj hyp në një makinë moderne, të hup komplet orientimi. Unë ia vë fajin policisë shqiptare, nëse ti e nget makinën me shpejtësi, policia jo të heq patentën por prokuroria nis hetimet nga i gjen paratë. Ku i gjen Jashari paratë me këtë lluks”, u shpreh Zeka.

Përmbƴtjet në Europë/ Nga nesër shtrëngata shiu dhe erëra të forta, aIarm në 10 rajone

Një shqetësim i madh, i përqendruar aktualisht në zonën e Ballkanit, do të çojë në një përkeqësim gradual të kushteve të këqija të motit në Itali, me reshje të shpërndara në të gjithë territorin, veçanërisht në sektorët e Adriatikut, më të përhapura dhe të vazhdueshme në Emilia-Romagna dhe Marche, raportojnë mediat italiane.

Për më tepër, formimi i një zone me presion të ulët mbi detin e poshtëm Tirren do të gjenerojë një intensifikimin e erërave veri-lindore mbi sektorët qendror-veriorë të Adriatikut.

Bazuar në parashikimet e disponueshme, Departamenti i Mbrojtjes Civile ka lëshuar një paralajmërim për kushtet e pafavorshme të motit.
Paralajmërimi parashikon reshje të përhapura dhe të vazhdueshme nga orët e para të ditës së nesërme, duke përfshirë shira ose stuhi, në Emilia-Romagna dhe Marche, dhe nga mëngjesi, reshje të shpërndara, duke përfshirë shira ose stuhi, në Abruzzo dhe Molise, veçanërisht në sektorët bregdetarë dhe në Kampania, Pulia dhe Bazilikata.

Këto dukuri do të shoqërohen me reshje të dendura shiu, aktivitet të shpeshtë elektrik (rrufe), stuhi lokale breshëri dhe me erëra të forta. Për më tepër, nga nesër herët në mëngjes priten erëra të forta deri në stuhi në Friuli Venezia Giulia, Veneto, Emilia-Romagna dhe Marche, veçanërisht në sektorët bregdetarë dhe Apenin.

Në bazë të fenomeneve të pritshme dhe të vazhdueshme, alarm i verdhë është vlerësuar për nesër në një pjesë të Emilia-Romagna, Marche, Umbria, Lazio, Abruzzo, në të gjithë territoret e Molise, Basilicata dhe Puglia, në një pjesë të Campania-s dhe Sardenjës.

Moderatorja SHQIPTARJA flet për drejtorin e TELEVIZIONIT që e ka ngac mųar se**ùaIisht!

Moderatorja Kostana Morava ka qenë e ftuar në emisionin “S’e luan Topi” në Top Channel me moderatore Erjona Rusin, ku ndër të tjera ka folur dhe për ngacmimet seksuale.

Unë e di se çfarë ndodh me viktimën. Jam treguar pragmatiste për të mbrojtur veten. Sidomos po të panë që je pak simpatike dhe je kaq e çlirët. Ah, po kjo e ka bërë vetë.

Kjo është e para. Nuk kanë asnjëri guximin të ulen, të mendojnë dhe ta shohin nga perspektiva e tyre, që është gjë shumë e shëmtuar.

Nuk e di nëse do ta thoja tani, por dua të them të vërtetën. Kryesisht për një personazh, i cili është bërë për mua një problem shumë i madh në ato vite.

Jam detyruar të largohem nga puna, kam kaluar situatë tepër stresuese nga ana psikologjike. Nuk dua të tingëllojë patetike kjo që do them, por është e vërteta. Kam menduar vetëm për fëmijët e tij, vajyën e tij…”, tha ajo.

– Pra, është i martuar?

– Patjetër, këta janë të gjithë të martuar. Po të mos ishte i martuar, nuk do ishte aq i tmerrshëm ngacmimi i parë.

SkandaIi me shitjen e diplomave në Tiranë, arr estòhet Pronari i Kolegjit Universitar “WISDOM”: Zyrtari Shqiptar në…

Mediat Italiane kanë publikuar hetimin e Guardia Di Finanza Italiane e cila ka zbuluar se nga Tirana me mijëra diploma false janë shitur për shtetas Italian.

Sipas mediave atje, pjesë e skemës është edhe një zyrtarë i qeverisë shqiptare i cili ka favorizuar italianët të ndërtonin skemën nëpërmjet, Kolegjit Universitar WISDOM.

Të arrestuar janë:

Maria Saveria e Fortunata Giada Modaffari, rispettivamente di 38 e 35 anni, nate a Reggio Calabria; Maria Ornella Attisano, 57 anni, di Locri; Lucia Catalano, alias Lucy, 44 anni, di San Severo; Savino Cianci, detto Nino, 60 anni, di Trani; Leonardo Catalano, detto Leo, 42enne di San Severo; Marco Lombardi, 52 anni, di Stornarella (Foggia); Antonio Caporale, 33 anni, di Foggia; e Maria M’Daraa, 36 anni, di Stornarella (Foggia).

Referuar dokumentave të qendrës kombëtare të regjistrimit të biznesit, Saviono Cianci rezulton administrator i Kolegjit me NIPT:K01411002D

Objekti i VeprimtarisëKurse kualifikimi profesionale te gjuheve te huaja / Kurse per mesimin e programeve kompjuterike / E drejta e ushtrimit te aktivitetit ne fushen e arsimit / Hapje shkolle e mesme, 9 vjeçare, cikel parashkollor / Universitet (per studime universitare e pasuniversitare te te gjitha niveleve) / kopshte, dhe konkretisht: Shkolle te Mesme te Pergjithshme dhe te Profilizuar.Shkolle te Mesme Profesionale.Dega Ekonomik.Dega Hoteleri-Turizem. Dega InformatikeElektronike –Arte.

Skandali me shitjen e diplomave në Tiranë, arrestohet Pronari i

Shkolla 9-vjeçare.Cikli i ulet. Cikli i larte. Kopshte. Universitet, perfshire te gjitha llojet e Fakulteteve, Fakulteti i Gjuheve te Huaja, Arkitekture, Psikologji, Ekonomik, Shkenca Politike, Shkenca Shoqerore, Drejtesi, etj. Studime ”Pas-Universitare” pas ciklit te pare “Bachelor ” – 3 vjeçar.

Studime te ciklit te dyte “Master i Shkencave” dhe “Master Profesional”. Studime te ciklit te trete “Doktorature”. Mesimdhenia ne te gjithe nivelet eshte (do jete) ne gjuhen shqipe, ose te huaj, ose te dyja bashke. Botime librash, revistash, broshurash gazetash, dhe materiale te tjera publikuese.

Emërtime të tjera Tregtare: WISDOM

Forma ligjore: Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar SH.P.K

Po ashtu në pranga ka rënë edhe shtetasi Italian Leonardo Catalano, administrator i kolegjit.

Edhe pse emri zyrtarit shqiptarë të korruptuar nga ky grup nuk është bërë publik, weblajm shkruan se ka mundur të mësojë nga burime pranë GDF se ai është pjesë e sistemit universitar në drejtorinë e diplomave në vendin tonë./Foggiatoday

Gazetari italian ofendon shqiptarët duke marrë si shembull Hysajn: Nuk po flasim për një “top lojtar”, por për një shqiptar

Elseid Hysaj gjendet në një pozitë të vështirë te Lacio. Mbrojtësi shqiptar nuk është përshirë në listën e lojtarëve që do të luajnë në Serinë A dhe në Ligën e Europës. Megjithatë, ai vazhdon ende të ketë një kontratë të vlefshme deri në vitin 2026.

Giulio Cardone e sheh të pabesueshëm faktin se si klubi nuk mundi të gjente një zgjidhje për të transferuar Hysajn. Gazetari i “La Repubblica”-s ka thënë për “Radio Sei”-n se gjetja e gjuhës së përbashkët nuk duhet të ishte kaq e vështirë, pasi sipas tij nuk bëhet fjalë për një lojtar të nivelit më të lartë, por për një futbollist shqiptar.

Kjo është padyshim e turpshme dhe një racizëm i hapur ndaj shqiptarëve, pasi sipas gazetarit italian, një lojtar shqiptar nuk mund të ngjitet kurrë në nivelet më të larta të futbollit.

“Sigurisht që Lacio u përpoq të gjente mënyra për të shkëputur kontratën e Hysajt, por për ata që kanë kontratë deri në vitin 2026 me gati 3 milionë euro në sezon dhe është e vështirë të gjesh zgjidhje. Mes Arabisë, Turqisë dhe vendeve të tjera, është krejt e pabesueshme që nuk është gjetur një zgjidhje. Nuk është se po flasim për një top lojtar, por ai është një lojtar shqiptar”, është shprehur Giulio Cardone, me një gjuhë që është krejtësisht vulgare dhe tërësisht e evitueshme. Pavarësisht se Hysaj nuk është lojtari më i preferuar nga tifozët shqiptarë në Kombëtare, në një çështje dhe moment të tillë, duhet të ketë mbështetjen maksimale.

Pagesat 434 mijë euro dhe 153 mijë USD për shëndetin në Francë e Britani, ish-kryeministri Berisha: Argita nuk e zbatoi, por…

Sali Berisha ka folur për dosjen e SPAK, ku ai u mor i pandehur për çështjen “Partizani”.

Në një konferencë me gazetarët, kreu i PD sqaroi  se shpenzimet që Argita dhe Jamarbër Malltezi kanë bërë për të, për shëndetin dhe për gjyqet janë të gjitha nga kursimet e tij, që siç shprehet i ka të deklaruara.

Berisha tha se i kishte dhënë porosi vajzës së tij që shpenzimet ti bënte nga kursimet, por ajo nuk e ka zbatuar duke i përballuar me paratë e saj, që i ka të deklaruara.

“Sali Berisha ka kursimet e veta të deklaruara qindarkë për qindarkë në ILKPDI, nuk është marrë kurrë me administrimin e tyre, me to merret vajza Argita Malltezi”, tha ish kryeministri.

“I pyetur mbi këtë pjesë të dosjes Berisha tha se “vajza jonë Argita Malltezi, lidhur me shpenzimet shëndetësore, do ju rrëfej një sekret, në të gjitha rastet ka marrë një porosi nga unë. Këto shpenzime do i marrësh nga kursimet e mia, ajo nuk e ka zbatuar. Ka gjykuar që këto shpenzime ti përballojë me kursimet e saj dhe unë jam mirënjohës, asaj dhe Abit.

Pagesat 434 mijë euro dhe 153 mijë USD për shëndetin në

Ne jemi familje me solidaritet të madh. Lidhur me ndonjë transfertë që ka bërë Jamarbër Malltezi me porosi të Argitës, e cila nuk ka qenë në Shqipëri, ata e kanë zgjidhur problemin fill mbrapa. Pra nuk ka asnjë shkelje ligjore, ata që mendojnë se është ryshfet solidariteti familjar, ata nuk kanë familje. Mund të jenë prindër, por nuk janë,  nuk e meritojnë”, tha Berisha.

Sipas tij, “pagesat me avoketërit janë bërë, por janë të gjitha hua të katër personave, që janë në procesin e shpalljes non-grata nga lobimi korruptiv i Edi Ramës, Soros dhe MgGonigal pranë Blinken”.

Një 18-vjeçar shqiptar në stol për Arsenalin në derbin me Tottenham/ Kush është Maldini Kacurri, talenti kuqezi që fitoi besimin e Artetës

Arsenali arriti një fitore të madhe në derbin me Londrës së Veriut përballë Tottenhamit në transfertë me rezultatin 0-1.

Në këtë takim, spikati dhe një emër i ri në stolin e “Topçinjve”, i cili ishte grumbulluar nga Mikel Arteta.

Bëhet fjalë për 18-vjeçarin shqiptar, Maldini Kacurri. Qendërmbrojtësi kuqezi ka qenë prej kohësh pjesë e akademisë së Arsenalit, duke kapërcyer te ekipet zinxhir.

Por një hap i madh u hodh të dielën e 15 shtatorit, kur Kacurri u grumbullua në një nga sfidat më të “nxehta” në Angli.

Edhe pse nuk u aktivizua asnjë minutë, 18-vjeçari reagoi me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke u shprehur se ishte mirënjohës për mundësinë e dhënë.

Kacurri gjithashtu është aktivizuar dhe në 5 takime me Kombëtaren shqiptare U-19 dhe dy ndeshje me Kombëtaren U-17.

Mbani lotët/ Helena për Ramën: Ai bën aq shumë për vendin, sa ka lënë veten pas dore (VIDEO)

Helena Kaçi e reja që u promovua nga Kryeministri Edi Rama gjatë Kongresit të Partisë, kur e përmendi si kryetaren e ardhshëm të Partisë Socialiste, ka goditur sërish.

Teksa u pyet mbi të metat e kryeministrit Rama nga moderatorja e emisionit Jonida Shehu në Euronews.al ajo tha se Rama kujdeset aq shumë për vendin saqë edhe veten e ka lënë pas dore.

“Bën aq shumë për vendin, saqë nuk bën aq për veten”, tha ajo.

Ndërsa nënkryetarja e  Asamblesë Socialiste, Ilva Gjuzi tha se “Edi Rama ka shumë të meta. Edi Rama është 10 hapa ne të tjerëve. Është më përpara se ç’duhet. Po pra kjo  është e një e metë e madhe se të jesh shujmë përpara është e metë.” – tha Gjuzi.

Për më shumë ndiqni Videon e mëposhtme.

Su per kontratë për Lamine Yamal deri në 2030, rroga e “ç mendur” që Barcelona do t’i ofrojë!

Përparimi i Lamine Yamal që kur debutoi me Barcelonën ka qenë spektakolar. Lojtari i ri i Barçës po kalon faza me shpejtësi marramendëse, si në klubin e tij aktual ashtu edhe me Kombëtaren, me të cilën fitoi kampionatin evropian.

Ndeshja e kësaj të diele në Girona ishte një tjetër provë se çfarë është në gjendje të bëjë. Shifrat e tij këtë sezon (tre gola dhe katër asistime) janë vërtet të jashtëzakonshme.

Barcelona e ka të qartë këtë dhe gjithashtu se kontrata e tij, pavarësisht se është vetëm 17 vjeç, tashmë është vjetëruar. Dhe nënshkrimi i kontratës së tij të re u bë pak më pak se një vit më parë, konkretisht më 2 tetor 2023. Që atëherë, Lamine është bërë lojtari referues i Barcelonës.

Për këtë arsye, klubi tashmë ka një udhërrëfyes të qartë për të ndjekur me lojtarin. Gjatë gjithë këtij sezoni, klubi do të përmirësojë kushtet e tij financiare sepse tani po fiton mbi një milion e gjysmë euro në vit. Është e vërtetë që për objektivat që ka arritur sezonin e kaluar ka marrë një bonus nga klubi, por rekordi i tij është ende shumë i vjetëruar me cilësinë e lojtarit.

Gjithashtu do të ketë negociata për rritjen e pagës së tij. Kjo tashmë është diskutuar nga të dyja palët. Ideja, dhe kjo është diçka që u diskutua në rinovimin e mëparshëm, është që ai të nënshkruajë një kontratë profesionale kur të mbushë 18 vjeç deri në vitin 2030. Dhe me kushte ekonomike në përputhje me vlerën e futbollistit dhe performancën që ofron. Domethënë një rrogë e “çmendur”.

Nuk duhet harruar se sezonin e kaluar, siç raportoi MARCA, PSG ishte e gatshme të paguante 200 milionë për transferimin e futbollistit. Edhe ky numër u rrit në fund të sezonit. Megjithatë, Barcelona e ka shumë të qartë se nuk do të dëgjojë oferta për yllin e saj. Kështu i thanë ata klubit francez.

Ideja e menaxhmentit të sportit të Barçës është të ndërtojë një ekip të madh për të ardhmen me këtë grumbull futbollistësh që po largohen nga La Masía dhe që do të kenë si referencë Lamine Yamal. Ata duan të mbrojnë futbollistin dhe më pas të bëjnë të njëjtën gjë me të tjerët si Cubarsí, Fermín apo vetë Gavi.

Super kontratë për Lamine Yamal deri në 2030, rroga e

Modelja e njohur ndan lajmin e hidhụr: Jam prekur nga kan ceri!

Modelja e famshme italiane, Bianca Balti ka treguar se është diagnostiguar me kancer ovarian në fazën 3. Imazhi i Dolce Gabbana për 10 vite, 40-vjeçarja ka publikuar momente nga spitali për të treguar se për jetën ia vlen të luftosh edhe të buzëqeshësh edhe në momente të vështira, në ditë të errëta ku shpresa duket e pakët.

“Të dielën e kaluar, u kontrollova në ER për të zbuluar se dhimbja ime e poshtme e barkut ishte kancer i vezoreve në fazën 3. Ka qenë një javë plot frikë, dhimbje dhe lot, por kryesisht dashuri, shpresë, të qeshura dhe forcë. Unë kam një udhëtim të gjatë përpara, por e di që do ta mund këtë. Për veten time, të dashurit e mi (vajzat e mia janë në krye të listës), dhe të gjithë ju që keni nevojë për forcë, mund të huazoni disa nga të miat sepse kam me shumicë. Jeta ndodh; jepi një arsye. Deri më tani, kanceri më ka dhënë një shans për të gjetur bukurinë përmes pengesave të jetës.”

Në 2022 ajo kishte njoftuar se kishte vendosur të hiqte vezoret dhe dy të gjinjtë pasi një analizë që tregon mundësitë për t’u prekur nga kanceri e kishte nxjerrë pozitive.

https://www.instagram.com/p/C_8xSdOS0En/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=961&rd=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com&rp=%2Fjeta-ndodh-jepi-nje-arsye-modelja-e-njohur-ndan-lajmin-e-hidhur-jam-prekur-nga-kanceri%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A971%2C%22ls%22%3A503%2C%22le%22%3A959%7D