Gjithçka për vëmendje? Pas lajmeve se u nda nga Romeo, Heidi Baci ‘rrëmben’ vendin e punës në këtë televizion

Heidi Baci do të vijë si moderatore në Top Channel në sezonin e ri televiziv. Nuk dihet ende në çfarë programi do të shfaqet ajo. Deri tani Heidi është përfolur se ka zhvilluar një audicion për të zënë vendin e Xhemit në Portokalli.

Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që ajo të jetë një nga moderatoret e panelit në sezonin e ri të “Goca dhe Gra”. Ditën e sotme Sara Hoxha ka vulosur rikthimin e Heidit në Top Channel, disa ditë pasi ajo u largua drejt Italisë. Heidi e ka konfirmuar diçka të tillë duke ripostuar storyn e Sarës me një aprovim!

Shpërndante ko kainë për klientët me statusin “VIP”, bie në pranga ish-konkurenti i Big Brother(Foto)

Një nga të arrestuarit e operacionit “Tempulli 4” është Armand Haderllari, i njohur si pjesëmarrës në një reality show në Shqipëri, disa vite më parë.
Haderllari punonte si menaxher i lokaleve të njohura të natës në zonën e ish-Bllokut. Përveç rolit si menaxher, Haderllari ishte edhe shpërndarës i kokainës.

Klientët e tij ishin kryesisht VIP-a të njohur, frekuentues të jetës së natës në kryeqytet. Haderllari u siguronte atyre doza kokaine, çmim që shkonte deri ne 12 mijë për 1 gram.

Antidroga e Tiranës po heton për persona të tjerë të shpërdarjes së drogës, si bashkëpunëtor të Haderllarit. Haderllari rezulton të ketë marrë pjesë në edicionin 3 të Big Brother Albania në vitin 2010.

Aurela Gaçe dhe Fatmira Breçani ulen këmbëkryq në mes të sheshit e ia marrin këngës

E kur jugu dhe veriu bashkojnë fuqitë shkaktohet “tërmet”. Dy divat e muzikës shqiptare, Aurela Gaçe dhe Fatmira Breçani janë ulur këmbëkryq dhe kanë “tundur” sallën.

Jo më kot cilësohen si dhe ndër këngëtaret më me peshë në muzikën shqiptare. Aurela dhe Fatmira janë bërë bashkë në një dasmë dhe kanë bërë atë që ato dinë më së miri, të këndojnë me gjithë shpirt dhe të dhurojnë emocionet.

Siç shihet dhe në këtë video të publikuar në rrjetet sociale dy “mbretëreshat” e muzikës tonë janë “mbuluar” nga dasmorët në para.

Video Player

Muzika në zi! V* es këngëtari dhe vëllai i Michael Jackson

Tito Jackson, një anëtar origjinal i grupit pop Jackson 5 dhe vëllai i të ndjerit Michael Jackson, ka vdekur në moshën 70-vjeçare, raportojnë mediat amerikane. Shkaku zyrtar i vdekjes ende nuk është bërë i ditur.

Tito ishte në grupin ikonë së bashku me vëllezërit Jackie, Jermaine, Marlon dhe Michael, të cilët vdiqën në 2009.

Ai ishte së fundmi në Mynih përpara një shfaqjeje që grupi do të jepte.

Steve Manning, mik i vjetër i familjes Jackson dhe ish-menaxher i familjes Jackson, i tha Entertainment Tonight se Jackson vdiq të hënën, më 16 shtator.

Tre djemtë e tij, Taz, Taryl dhe TJ Jackson, konfirmuan lajmin në një postim në Instagram:

“Jemi të tronditur, të pikëlluar dhe të shkatërruar”, thuhet në postim. “Babai ynë ishte një njeri i jashtëzakonshëm që kujdesej për të gjithë. Do të na mungojë shumë. Do të jetë përgjithmonë “koha e Titos” për ne. Ju lutemi mos harroni të bëni atë që babai ynë gjithmonë mbrojti dhe kjo është ‘të duam njëri-tjetrin’. Të duam gjysh”.

Hitet e Jackson 5 përfshinin ‘ABC’, ‘The Love You Save’ dhe ‘I Want You Back’.

E rēndë në vendin fqinj, zhdųket pa gjŭrmë 23-vjecarja shqiptare(Emri)

Autoritetet lokale të Selanikut kanë ngritur alarmin për një vajzë 23-vjeçare të zhdukur nga zona e Harilaou. 23-vjeçarja u zhduk pasditen e 11 shtatorit dhe mund të ketë arsye që e vënë në rrezik jetën e saj.

Më në detaje në njoftimin e saj Buzëqeshja e Fëmijës shprehet:

Më datë 09.11.2024, pasdite, u zhduk nga zona e Harilaou, Artiola Mesi, me origjinë shqiptare, 23 vjeçe. “Buzëqeshja e Fëmijës” u njoftua për zhdukjen e saj sot më 16.09.2024 dhe ka vazhduar me publikimin e detajeve të të rritures, me kërkesë të familjes së saj, pasi mund të ketë arsye që e vënë në rrezik jetën e saj.

Artiola Mesi është 1.60 m e gjatë, peshë normale, ka flokë të zinj dhe sy të gjelbër. Ajo kishte veshur një bluzë rozë dhe pantallona të shkurtra xhins. Ajo ka një tatuazh në krahun e majtë, një flutur.

Kushdo që ka ndonjë informacion është i lutur të kontaktojë “Buzëqeshja e Fëmijës” në telefon 24 orë në ditë, në “Linjën Kombëtare për të Rriturit e Humbur – 1017”, në të gjitha Drejtoritë e Policisë në vend si dhe përmes aplikacionit Missing Alert ku ka informacione të drejtpërdrejta për zhdukjen

Toka u lëkund për 9 ditë në 2023/ Zbardhet misteri nga fenomeni i pazakontë: Nuk ishin tërmetet, ja çfarë e shkaktoi

Më 16 shtator 2023, Toka u trondit për nëntë ditë dhe askush nuk mund të shpjegonte pse. Sizmologët në mbarë botën zbuluan dridhjet e pazakonta dhe të gjata të një modeli shumë të ndryshëm nga zhurmat e tërmeteve.

Çfarë bëri që toka të dridhej për 9 ditë me radhë?

Dridhjet që u ndjenë nëpër planet, në fakt, u shkaktuan nga lëvizja masive e ujit në një fjord të largët të Groenlandës pas një rrëshqitjeje të madhe dheu.

“Kjo është hera e parë që rrëshqitja e ujit është regjistruar si dridhje nëpër koren e Tokës, duke udhëtuar nëpër botë dhe duke zgjatur disa ditë,” tha Stephen Hicks nga UCL Earth Sciences në një njoftim për shtyp.

Rrëshqitja e dheut u shkaktua nga një shkrirje e akullnajave poshtë majës së malit, sipas studimit, dhe Svennevig tha se shkencëtarët po rishikojnë llojet e fatkeqësive natyrore që tani janë të mundshme në një mjedis Arktik që po ngrohet.

Në vitin 2017, një rrëshqitje akullnajore në fiordin Karrat të Grenlandës perëndimore përmbyti një fshat, duke shkatërruar 11 shtëpi dhe duke vrarë katër banorë.

Në Alaskë, zyrtarët amerikanë po vëzhgojnë nga afër akullnajën Barry Arm për një rrëshqitje të mundshme dheu që mund të shkaktojë një cunami atje dhe të kërcënojë komunitetet aty pranë në Prince William Sound.

“Sikur të kishit sugjeruar vetëm një vit më parë se një valë nëntë-ditore mund të ekzistonte në një det të Groenlandës, ose kudo, njerëzit do të tundnin kokën,” tha ai. “Tani e kemi parë, duhet të merremi me të dhe e dimë se këto gjëra ekzistojnë.”

Αto kυrrë nuk fΙαsin/ Sa shρesh mαs. tυrb.όhen f emrat?

Sa janë vajzat dhe gr atë që e pran ojnë pub likisht se ma.stur bohen?

Me siguri më pak se meshkujt, të cilët nuk e vra sin men djen ta pranojnë një gjë të tillë.

Por një stu dim i fundit ka zbu luar se sa shpesh ma.stur bohen femrat, ndo nëse zako nisht nuk flasin për këtë temë.

Bazuar në një studim amerikan të bot uar së fundmi në rev istën “Journal of S.ex Res earch”,

femrat ma.sturb ohen mesa tarisht pesë herë në muaj, ndërsa meshkujt 12 herë.

Një tjetër dif erencë mes dy gj inive është edhe sa i takon org.az mës gjatë rap orteve se.ks uale.

Vetëm 29% e femrave e arrijnë atë, përk undër 75% të meshkujve. Një këshillë për të arritur këna qësinë? Mp oshtni ru tinën.

“Fluturojnë” Qiratë Në Tiranë, Agjentët Imobiliarë: Çmimi Mesatar Shkon 500 Euro Në Muaj

Qiraja mujore e një apartamenti në Tiranë mesatarisht mund të arrijë në 500 euro. Në zonat e luksit, çmimet e qirave, sipas agjentëve të tregut imobiliarë, janë bërë shumë të “kripura”, duke pësuar rritje të vazhdueshme.

“Për zonën në Pazarin e Ri, nëse vitin e kaluar gjeje 359-400 euro, këtë vit apartamentet 1+1 kanë shkuar 500 euro. Rruga e Durrësit, Komuna e Parisit, apartamente 1+1, të mirëarreduara dhe të ndërtuara së fundmi mund t’i gjesh edhe me 800 euro. Më parë ne aty kemi dhënë me 500-550 euro apo edhe 400 euro për apartamente që nuk është se kishin luks, por që mund të banosh mirë.

Në zonat e qendrës, çmimi më i ulët që mund të gjesh për qira mujore është 600 euro. Sigurisht, apartamente që kanë vetëm kuzhinën, mund t’i gjesh edhe më lirë. Por pjesa më e madhe e këtyre apartamenteve jepen me qira ditore në AirBnB dhe kjo ka ndikuar në çmim dhe te personat që duan të banojnë dhe e kanë të vështirë, ”tha ekspert i pasurive të paluajtshme, Dorjan Sanxhaku.

Qiratë më të lira mujore gjenden në zonat më periferike.

“Kemi zonën e Freskut, zona e Astirit, Misto Mame, zona e Ali Demit, zona e Shkollës së Bashkuar, zona e Shkozës lart janë edhe më të lira, mund të gjesh apartamente me çmime 300-350 euro”, shtoi ai.

Sipas agjentëve të tregut, çmimet janë më të rritura për shkak të kërkesës së shtuar nga të huajt që jetojnë në Tiranë, të cilët përballojnë qira edhe më të shtrenjta se vendasit, por edhe nga studentët, që në këtë periudhë vijnë në kryeqytet për studime dhe kërkojnë banesë.

“Aktualisht po jetoj në Allias dhe qiraja mujore më shkon 200-250 mijë lekë bashkë me ujë dhe drita. Është e përballueshme për aq kohë sa e ndaj qiranë me dy vajza të tjera, në të kundërt nuk do të ishte e përballueshme. Do të doja të kisha një shtëpi më pranë fakultetit, por për shkak të çmimeve të larta kam zgjedhur të jetoj në Allias.

Para 1 viti jam interesuar në zonën e Vasil Shantos, Myslym Shyri, dhe qiratë varionin nga 450 për apartamente 1+1 deri në 800 kur ishin 2+1.Prandaj u detyrova të zhvendosem në Allias, edhe aty çmimet sa vijnë e rriten,. Nuk e ke më luksin të gjesh një shtëpi me qira 200 euro. Aktualisht qiratë në zonë shkojnë nga 300-500 euro”, tha studenti Gresimela Sula.

Agjentët imobiliarë pohojnë se veç kryeqytetit, qiratë janë shtrenjtuar edhe në Shkodër, Durrës, Korçë apo Vlorë.

Banka Botërore në Shqipëri bën deklaratën tron ditëse: 14% e shqiptarëve jetojnë në varfëri, shumë të tjerë pranë këtij kufiri

Drejtuesi i zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas ka zbuluar shifrat e varfërisë në vendin tonë.

“Gati 14 për qind e popullsisë në Shqipëri jetojnë në varfëri, pra kanë më pak se 5,5 dollarë në ditë për të jetuar”, tha Salinas në Konferencën Ekonomike të Ballkanit Perëndimor që po zhvillohet në Shqipëri.

Një pjesë tjetër e konsiderueshme jeton në kufirin e varfërisë. Shqipëria duhet të luftojë varfërinë, pabarazinë duke krijuar vende të mira pune’, shtoi ai.

“Reshje shiu dhe temperatura deri në 26 gradë Celsius”/ Meteorologu Osmani zbulon surprizat e motit gjatë javës

Vendi ynë gjatë kësaj jave do të jetë në ndikimin e motit të paqëndrueshëm, sipas meteorologut të Meteoalb, Hakil Osmani. Mëngjesi i sotëm edhe pse ka sjellë kthjellime, kalime të shpeshta të vranësirave, parashikohet që në pjesën e dytë të ditës vranësirat do jenë më prezente duke bërë që të ketë reshje shiu, kryesisht në zonat veriore e qendrore.

Dita e martë nis me mot të qëndrueshëm, me alternime kthjellimesh, kalime vranësirash. Pjesa e dytë e ditës do bëjë që vranësirat të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë territorin shqiptar.

Ditën e mërkurë, enjte dhe të premten, territori shqiptar do të jetë në ndikimin e motit të vranët duke bërë që vranësirat të pësojnë zhvillime dhe gjeneruar reshje shiu, më të dukshme mbeten në gjysmën lindore të territorit shqiptar. Herë pas here priten të shfaqen ën formë rrebeshesh.

Për sa i përket temperaturave të ajrit, mëngjesi i sotëm ka regjistruar vlera deri në 7 gradë Celsius në qytetet e zonëve malore, ndërsa maksimumet jo më shumë se vlera 26 gradë celsius.

Për sa i përket ditës së martë dhe ditëve në vijim, do kemi rritje graduake të temperaturave të ajrit, duke bërë që vlerat minimale deri ditën e premte do të jenë 9-10 gradë në qytetet e zonave malore, ndërsa maksimumet afrohen vlerave 29 gradë Celsius në qarqet e Elbasanit, Beratit dhe Tiranës.

Parametri i erës në pjesën më të madhe te ditëve nuk do të jetë problematik, por herë pas here ne intervlae të shkurtra kohore do të fitojë shpjetsi, duke bërë që të jetë 60 km/h.

Në vendet e rajonit, edhe Kosova e Maqedonia e Veriut mbeten me mot të paqëndrueshëm gjatë kësaj jave, duke bërë që vranësirat e shpeshta të jenë dominonte dhe herë pas here do të pësojë zhvillime duke bërë që të jenë prezentë reshjet e shiut. Në pjesën e dytë të javës, reshjet do të bëhen më të dukshme.

Për sa i përket temperaturave të ajrit, mëngjesi i sotëm në Kosovë ka regjistruar vlerën 4 gradë Celsius, ndërsa maksimumi nuk do të jetë më shumë se 20 gradë Celsius. Nga dita e martë dhe në vijim kemi një rritje graduale e temperaturave të ajrit, duke bërë që maksimumet në Kosovë të ngjiten në 24 gradë Celsius.

Mëngjesi i sotëm në Maqedoninë e Veriut ka regjistruar vlerat 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalja pritet të shkojë në 22 gradë. Nga dita e martë dhe në vijim temperaturat priten të shkojnë në 26 gradë Celsius.