Hoxha u thotë shqiptarëve të Preshevës “ju s’jeni shqiptarë, por myslimanë”! Ngjall reagime të forta

Analisti Blerim Latifi, ka reaguar pasi një hoxhë nga Sanxhaku ka mbajtur një tubim në Luginën e Preshevës. Aty hoxha dha deklarata të rrezikshme, duke i thënë të pranishmëve se nuk janë shqiptarë, por janë mysliman.

Vetë hoxha në fjalë u tha të pranishmëve, “unë flisja shqip, por s’jam shqiptar”.

Latifi, pas kësaj u shpreh i bindur se hoxha është UDB-ash, apo anëtar i shërbimeve serbe. Sipas Latifit, Serbia ka përdorur të njëjtin mekanizëm për t’ua humbur identitetin shqiptarëve të Sanxhakut.

Në një postim në “Facebook”, ai ka shkruar se me këtë po ringjallet bashkëpunimi i hoxhallarëve me organet e shtetit serb.

“Nuk është viti 1912. As viti 1930. As viti 1945. Është viti 2024.Në mes të Preshëves, në një sallë të mbushur plot, një hoxhë çohet dhe u thotë të pranishmëve: Ne nuk jemi shqiptarë, ne jemi muslimanë! Qe qysh ringjallet mekanizmi i moçëm, mekanizmi i cili përmes bashkëpunimit të hoxhallarëve me organet e shtetit serb, i pat asimilu në boshnjakë krejt shqiptarët e Sanxhakut të Novi Pazarit dhe një pjesë të madhe të shqiptarëve në Mal të Zi. Sot i njëjti mekanizëm është aktivizu për ta deshqiptarizu komplet Luginën e Preshevës. Shqiptarët e njohin mirë hunin e UDB’s, por fare pak inxhinieringun e saj kulturor”, tha ai.

Përgjigje, deklaratave të hoxhës, u ka dhënë edhe aktivistja shqiptare nga Sanxhaku, Amina Nuraj. Ajo shkruan se Islami nuk është siç predikon hoxha, por Allahu qartësisht i ka ndarë popujt në kombe.

“Nëse je një besimtar i tillë, pse nuk i respekton fjalët nga Kur’ani? Sepse vetë Kur’ani thotë se ata na krijuan dhe na ndanë në kombë dhe fisë. Por duket se ju nuk e keni lexuar as librin tuaj të shenjtë. Islami si Islam është një feja i pastër që i jep të drejtën të gjithëve për gjithçka, por ju ekstremistët e bëtë ashtu siç dëshironit“, tha ajo.

Shqiptarja nga Sanxhaku i përgjigjet Dudiçit: Unë jam shqiptare, gjaku im shqiptar

Kryetarja e Këshillit Nacional Shqiptar në Pazarin e Ri në Sanxhak, Amina Nuraj përmes një letre publike i është përgjigjur kryetarit të Bashkësisë Myslimane në Serbi, Mevlud Dudiç, i cili përmes një fjalimi në një manifestim në Preshevë propagandonte se “ju nuk jeni shqiptar, por mysliman, s”ka shqiptar dhe se përmes medreseve e fakultetit islam do bëj islamizimin e kësaj treve shqiptare”.

Përgjigja publike e Amina Nurajt ndaj Mevlud Dudiçit

Në Kur’anin famëlartë është shkruar: “O ju njerëz, Në ju krijuam nga një burrë dhe një grua dhe ju kemi bërë komb dhe fise që të njiheni.” Unë po ju shkruaj shqip sepse e di që ju flisni shqip si çdo Sanxhakli. Nëse je një besimtar i tillë, pse nuk i respekton fjalët nga Kur’ani? Sepse vetë Kur’ani thotë se ata na krijuan dhe na ndanë në kombë dhe fisë. Por duket se ju nuk e keni lexuar as librin tuaj të shenjtë. Islami si Islam është një feja i pastër që i jep të drejtën të gjithëve për gjithçka, por ju ekstremistët e bëtë ashtu siç dëshironit.

E dini z. Dudiq, për mua islami është gjëja më e shenjtë në jetë, por islami normal, jo shpikja juaj që e bëni si të doni. E dini se para Zotit dhe në shtëpi unë jam një muslimane e kombit shqiptar që jetoj për flamurin tem, por kur dal nga shtëpia jam një grua shqiptare që jetoj dhe luftoj për kombin dhe flamurin tem dhe kjo grua shqiptare nga Sanxhaku nuk ka pasur dhe nuk do të ketë vëlla turk apo arab, vëllai im është ai në venat e të cilit rrjedh gjak shqiptari dhe sa të jem gjallë kështu do të jetë, sepse gjaku im është gjaku Shqiptar,nuk do të jetë kurrë gjaku huaj!

A ju kujtohet z.Dudiq kur ishit në Priboj (nëse nuk gaboj) kur ishit ulur me vëllezërit tuaj Vuçiq dhe Vulinin në të njëjtën tavolinë, kur njëri nga vëllezërit tanë filloi të thoshte se gruaja dhe vajza e tij, të cilat kishin veshur një hixhabin, u sulmuan nga serbët dhe u përpoqën t’ia hiqnin të njëjtin hixhab nga koka gruas dhe vajzës së tij, dhe ju nga frika e Vuçiqit dhe Vulinit (për të mos prishur marrëdhëniet vëllazërore me ta), u përpoqët t’ia mbyllni gojën burrit me mimikë. Dhe ju ftoni dikë në Islam? Lëreni atë punë, nuk është për ju”, shkroi Amina Nuraj, kryetare e Këshillit Nacional Shqiptar në Pazarin e Ri në Sanxhak.

U kap me kamera të fshehtë në bisedë, reagon prifti i Elbasanit: Kurth i ngritur nga levat serbo-greke (Video)

At Nikolla Xhufka, prifti kontravers i Elbasanit, ishte protagonist i një kamere të fshehtë në një emision televiziv, ku u publikuan bisedat e tij me kontekst erotik me një mashkull.

Një person nga stafi i emisionit “Piranja” i shkruante Xhufkës duke i kërkuar marrëdhënie intime, ndërkohë që ky i fundit shprehte tundimin e tij.

Sot, Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë, e drejtuar nga Anastas Janullatos ka reaguar sërish duke thënë se Nikolla Xhufka nuk është pjesë e Kishës Shqiptare.

Ndërsa vetë Xhufka ka dalë me një deklaratë për mediat në rrjetet sociale, duke e quajtur “montazh” kamerën e fshehtë ndaj tij, teksa pretendon se është vënë në qendër të sulmeve dhe kurtheve nga Kishat serbe, greke dhe ruse, për shkak se sipas tij, ka guxuar të denoncojë uzurpimin e Kishës shqiptare nga Greqia dhe të Kishave të Kosovës nga Serbia.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2F100074139765485%2Fvideos%2F1237095950631515%2F%3Fref%3Dembed_video&show_text=0&width=267

Prifti nga Elbasani në një marr ëdhënie hom*os**suaIe, reagon Kisha Othodhokse Autoqefale: I vetëshpallur, Nikolla Xhufka nuk përfaqëson Komunitetin Orthodhoks

Një ‘chat’ mes dy meshkujve të cilët po organizohen për një takim intim mes tyre, nuk do të kishte asgjë për tu çuditur, nëse njëri nga ata nuk do të ishte klerik.

At Nikolla Xhufka, një nga më të njohurit nga publiku, i cili predikon moral çdo ditë të javës në rrjete sociale dhe në media.

Për ta bërë të qartë. Asgjë kundër një raporti intim mes dy personave të së njëjtës gjini. Zgjedhja e tyre nuk mund të na bëjë paragjykues, aq më tepër që qasja e jonë ndaj komunitetit LGBT+ ka qenë gjithmonë korrekte.

Diskutimi që hapet në rastin që do ju sjellim është tek hipokrizia e një personi, i cili një ditë, si klerik i qëndron besnik dogmave të fesë përfshi edhe dënimit me forcë të homoseksualitetit, ndërsa një ditë tjetër planifikon takime intime dhe orgji meshkujsh, duke lënë mënjanë rregullat strikte që duhet të zbatojë për sa kohë ka të veshur veladonin e priftit.

Duhet të kujtojmë se raste të klerikëve abuzues të dhënë pas veseve, ka me mijëra në të gjithë botën.

Por deri tani, Shqipëria, fatmirësisht është jashtë kësaj harte të zezë.

E ndërsa abuzimet me të mitur janë pjesa më e errët dhe ende jo e zbardhur e klerit, këto lloj lidhjesh me sfond homoseksual, janë disi më të gjurmueshme.

Si në rastin e At Nikolla Xhufkës, prifti ortodoks nga Elbasani, i cili në fakt nuk njihet si i tillë nga kisha Autoqefale shqiptare, por që ka fituar popullaritet për qëndrimet e tij kundër kryepeshkopit Janullatos, duke e mveshur personalitetin e tij me simbole patriotike, dhe duke u kthyer në një lloj heroi për nacionalistët.

Por ndonjëherë heronjtë kanë edhe anën e tyre të fshehtë, madje në rastin tonë, disi të ekzagjeruar, me biseda ku shprehen hapur dëshirat homoseksuale.

Për këtë video ka reaguar edhe Kisha Othodhokse Autoqefale, e cila sqaron se Niko Bllazhde nuk përfaqëson Komunitetin Orthodhoks.

Reagimi:
“Nisur nga një video e shfaqur në emisionin “Piranjat” në TV “SYRI” ku shfaqet shtetasi i vetshpallur klerik i njohur mediatikisht me emrin Nikolla Xhufka, por zyrtarisht me emrin Niko Bllazhde, Kisha Othodhokse Autoqefale e Shqipërisë sqaron opinionin publik që z. Nikolla Xhufka nuk përfaqëson Komunitetin Orthodhoks. Ai prej kohësh i vetshpallur si klerik orthodhoks duke dizinformuar opinionin publik dhe duke cënuar imazhin Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, por edhe duke paraqitur një precedent që cënon rëndë institucionet zyrtare fetare dhe deri në cënimin e sigurisë kombëtare duke u mbështetur nga disa individë që vetëm interesit të Shqipërise nuk i shërbejnë.”

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FRadioNgjallja%2Fposts%2Fpfbid0zFjvL6uJ3NeHY9QmK4b75V1HouKfgHAqpn9ua9rwa4xptqXQ4J9bfm6dBLvEmY8Fl&show_text=true&width=500

“Kukumjaçka që desh v* iq…”/ Gazetarja e njohur ‘shp ërthen’ ndaj Egla Cenos: Iku vapa po vjen BBV i ri…

Ditën e djeshme, fituesja e “Big Brother VIP Albania 3” Egla Ceno, krijoi një pyetësor në InstaStory teksa i kërkonte ndjekësve të saj të gjenin personazhet që i kanë bërë bllok në Instagram.

Nga një listë e gjatë me emra, një ndjekës përmend gazetaren Dasara Karaiskaj dhe i kujton Eglës deklaratën e saj ofenduese duke shkruar: “Dasara kukumjaçka, qe desh vdiq kur fitove ti bisha? (VIP vec ne mendjen e vet eshte ajo)”.

“Nuk e njoh zemra. Mos i shaj gocat se gjynah”, ishte përgjigja e aktores, mirëpo vetëm pak orë më vonë ajo i fshiu të gjithë reagimet e saj.

Megjithatë një reagim ka ardhur sërish nga Karaiskaj.

Ajo ka postuar një video në InstaStory ku thotë: “Më është bombarduar DM e Instagramit me titujt e portaleve që ka reaguar Egla Ceno pas tre muajsh, më shumë ndoshta. Mua më vjen mirë se smë harrojnë njerëzit. Unë personalisht njerëzit që nuk i njoh nuk i postoj te Instagrami im. Unë nuk e njihja as Eglën edhe pse jam dashamirese e teatrit skam qelluar edhe lse shume teater shoh qe te shoh nje shfaqje qe te shkelqeje kjo grua por e pash te shkelqente ne big brother. Iku vapa po vjen big brotheri i ri tani. Do flasim”.

Video Player

Bëri op eracion pIastik për zmà dhimin e gj *k sīt, 50-vjeçarja ndë rron jetë pas 5 ditësh

Një 50 vjeçare nga Italia ka ndërruar jetë vetëm 5 ditë pasi iu nënshtrua një operacioni plastik për zmadhimin e gjoksit.

Helen Comin kishte vendosur të zëvendësonte dy protezat nga një zmadhim i gjoksit të kryer disa vite më parë.

Mësohet se viktima u ndje keq 40 minuta pasi doli nga salla. Më pas gruaja pësoi një krizë kardiake duke e çuar në gjendje kome.

Në mesin e të dyshuarve për vdekjen e saj janë:pronari i objektit dhe anestezisti, të dy të përfshirë në kryerjen e operacionit.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes.

Pas njoftimit të akuzës nga SPAK, Berisha bën lëvizjen e papritur

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar sot një konferencë për shtyp nga arresti i shtëpisë, për herë të parë që prej dhjetorit të vitit të kaluar, kur Gjykata e Posaçme vendosi këtë masë.

Zyra e shtypit e Partisë Demokratike njoftoi mbajtjen e konferencës në orën 13:00, ndërkohë që gazetarët do të jenë të vendosur në një nga sallat e selisë së partisë demokratike.

Deri më tani, lideri i opozitës i është drejtuar opinionit përmes video deklaratave apo nga ballkoni i shtëpisë, por nuk ka mbajtur asnjëherë konferencë për mediat.

Dy ditë më parë, Prokuroria e Posaçme i njoftoi Berishës akuzën për korrupsion pasiv lidhur me çështjen e kompleksit “Partizani” dhe dosja pritet të shkojë tashmë në gjykatë.

Zbulohen personazhet VIP që do të jenë pjesë e “Big Brother”(Emrat surprizë)

Edicioni i katërt i “Big Brother” pritet që të nis në nëntor të këtij viti. Në rrjet kanë nisur tashmë të qarkullojnë edhe emrat e parë të personazheve që pritet të jenë banorët e rinj të shtëpisë së famshme. Ndonëse në rrjet është përfolur se ky edicion do të jetë vetëm me VIP-a nga tri edicionet e para, ky projekt është zhvendosur në kohë. Edhe këtë sezon do të kemi mundësi që të shohim personazhe që e kanë për herë të parë pjesëmarrjen në këtë edicion.

Emri i parë i përfolur ishte ai i Young Zerkës, që në daljet e tij publike e ka pranuar se ka marrë një ftesë tashmë. Duket se tashmë Zerka është gati që publiku ta njohë me të gjitha ngjyrat e tij në këtë format kaq të dashur.

Një tjetër emër që lakohet si pjesëmarrëse është edhe Enxhi Nasufi. Moderatorja ka drejtuar “Post Big Brother” vitin e fundit, duke qenë më e familjarizuar me këtë format. Pas eksperiencës së suksesshme në “Dancing with the Stars”, këngëtarja tashmë është gati për të provuar edhe këtë format. Mbetet për t’u parë nëse Enxhi do ta pranojë ftesën dhe do të futet në garë për çmimin e madh.

Një tjetër emër i lakuar është edhe ai i Visjan Ukcenajt. Aktori, i cili sezonin e shkuar ishte pjesë e “Portokalli” është një ndër emrat e lakuar për të qenë pjesë e spektaklit. Si një personazh me shumë humor, por edhe ironi, jemi të sigurt që Visjani do ta gjente shpejt rrugën e suksesit në këtë reality.

Nga ana tjetër, Cubi Metkaj ishte aktorja që vitin e shkuar u përfol gjatë si një konkurrente e mundshme. Madje në ato muaj, vetë aktorja në deklaratat e saj linte të kuptohej se do të bëhej pjesë e lojës. Por një gjë e tillë nuk ndodhi. Natyrisht që edhe për Cubin ka pasur një ftesë, ndaj tashmë është në dorën e saj për të parë nëse do ta pranojë këtë herë ftesën për tu bërë pjesë e reality për më shumë se 100 ditë.
Dori dhe Devi, ish-prezantuesit e “Fiks Fare,” mund të jenë dy nga konkurrentët e fshehtë të këtij sezoni. Dyshja është zëvendësuar papritur nga Jul Deda dhe Xhemi Shehu, duke ngritur spekulime të mëdha. Thashetheme lart e poshtë ka se Dori dhe Devi do të jenë pjesë e shtëpisë së famshme, por ende asgjë nuk është zyrtarizuar.

Një tjetër emër i përfolur është edhe ai i Sara Hoxhës. Ish-partnerja e Ledrit, tashmë është e angazhuar me biznesin e saj, duke mos pas më angazhime televizive. Dhe ndoshta tashmë, si single dhe me një dëshirë të madhe për të vijuar të qëndrojë një figurë e dashur për publikun, Sara do të tentojë edhe famën që ky reality ka. Megjithatë, blogerja ende nuk ka dhënë një përgjigje në lidhje me ftesën e mbërritur nga produksioni.

Dy emra të tjerë që deri ditët e fundit ishin komplet të fshehtë janë edhe Eugent Bushpepa dhe Kastro Zizo. Dy djemtë, pritet që këtë vit t’i thonë po garës për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Kastro Zizo është i njohur për natyrën e tij të drejtpërdrejtë dhe shpesh herë edhe ironike. Ndaj edhe prania e tij në këtë format po pritet me interes. Nga ana tjetër Eugenti është një artist shumë i dashur për publikun, por që rrallë e kemi parë të dalë nga arti i tij për të folur për jetën private. Ndaj edhe kjo mundësi për të do të ishte një pikë e rëndësishme takimi mes tij dhe ndjekësve të tij.

Një tjetër emër është edhe ai i Rinian Lekës. Ish-pjesëmarrës në Përputhen, djaloshi bëri për vete publikun. Me pamjen e tij prej modeli dhe me natyrën e djalit xhentil, ai mesa duket është gati që të provojë edhe këtë eksperiencë. Teksa organizatorët janë ende duke punuar për detaje të tjera, duket se kasti i emrave po plotësohet, duke lënë edhe disa emra surprizë, që me gjasa do të zbulohen në javët e fundit para fillimit të spektaklit.

“Serbia kërkon që Kosova të dorëzojë sovranitetin”/ Kongresmeni amerikan paralajmëron Vuçiç: Kjo nuk do të ndodhë KURRË!

Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres, ka reaguar në lidhje me deklaratën e djeshme të presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kushtet që ku i fundit vuri për normalizimin e marrëdhënies me Kosovën.

Në një postim në rrjetin social “X”, Torres tha se kërkesa e Serbisë që Kosova të kthehet në “status quo ante” nuk do të realizohet asnjëherë dhe se pavarësia e Kosovës do të mbetet “në përjetësi e tillë”.

“Serbia po kërkon që Kosova të dorëzojë sovranitetin e saj dhe të kthehet në “status quo ante”. Nuk do të ketë një rikthim të tillë. Kosova është një vend i pavarur dhe do të mbetet e tillë në përjetësi, e ndihmuar nga miku i saj më i madh: Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës. Aleksandër Vuçiç është në anën e gabuar të historisë”, shkruan ai.

Ndërron je të në moshë të re balerina e njohur

Michaela DePrince, balerina i shpëtoi traumës dhe dhunës gjatë fëmijërisë së saj për t’u bërë një figurë e rëndësishme në botën e baletit si dhe një humanitare, vdiq në moshën 29-vjeçare.

E lindur në Mabinty Bangura në Sierra Leone, DePrince u braktis nga xhaxhai i saj pasi prindërit e saj vdiqën gjatë luftës brutale civile.

Më pas ajo u rrit në jetimore ku edhe u njoh në një revistë me imazhin që i ndryshoi jetën. Një balerin amerikan që e bëri të futej në mendime.

“Gjithçka që mbaj mend është se ajo dukej vërtet, shumë e lumtur,” tha DePrince për Associated Press në vitin 2012. DePrince tha se dëshironte “të bëhej pikërisht ky person”.

Ndërsa ishte në jetimore, DePrince tha se ajo luftoi me keqtrajtimin, kequshqyerjen dhe sëmundjen e lëkurës, vitiligo.

Pavarësisht këtyre sfidave, ajo u adoptua nga një familje amerikane dhe vazhdoi të ndiqte pasionin e saj për baletin.

Talenti i jashtëzakonshëm i DePrince i dha asaj një vend si soliste e dytë në Baletin prestigjioz të Bostonit . Para kësaj, ajo kërceu me Baletin Kombëtar Holandez dhe Teatrin e Vallëzimit të Harlemit , ku arti i saj mahniti audiencën në mbarë botën.

Përveç karrierës së saj të baletit, DePrince ishte një avokate për fëmijët e prekur nga lufta. Ajo shërbeu si ambasadore për War Child Holland dhe organizoi galën “Dare to Dream”, duke promovuar mbështetjen e shëndetit mendor për fëmijët që jetojnë në zonat e luftës. Historia e saj u shfaq në dokumentarin e mirënjohur First Position, dhe ajo u shfaq gjithashtu në
Limonade të Beyoncé, duke e forcuar më tej ndikimin e saj në skenën globale.

DePrince lë pas një trashëgimi të qëndrueshmërisë, hirit dhe punës humanitare, duke prekur jetë të panumërta si në skenë ashtu edhe jashtë saj.

https://www.instagram.com/_u/michaeladeprince/?utm_source=ig_embed&ig_rid=82b8a237-fb8c-4ec8-ad1c-43f1989e65f8&ig_mid=90071713-0DC2-40E1-8F61-CFE744AFF9BB