T merr në Gjermani/ Siriani me hanxhar ρΙ agos 31 persona dhe u vë zj arrin dy ndërtesave

Të paktën 31 persona mbetën të plagosur, mes tyre edhe dy fëmijë, si pasojë e një sulmi që një 41-vjeçar sirian ndërmori në zonën e Ruhr (Gjermani), pasditen dhe mbrëmjen e së shtunës, njoftoi policia gjermane të dielën, duke treguar detaje nga ngjarja e rëndë.

Siriani i armatosur me një hanxhar shkaktoi dhunë e terror , ndërsa i vuri zjarrin një ndërtese banimi dhe me furgonin e tij sulmoi dyqanet.

Sipas departamentit të zjarrfikësve, tmerri filloi rreth orës 17:10 në Essen -Altenessen. Siç raportoi policia, siriani i vuri flakën një ndërtese banimi në Altenessener Strasse/këndi i Pielsticker Strasse.

Më pas ai shkoi me makinë drejt Zollvereinstrasse, ku i vuri zjarrin një tjetër shtëpie.

Policia më pas arrestoi autorin.

Horoskopi për ditën e sotme, e Hënë 30 Shtator 2024

Dashi

Keni qenë tejet impulsiv gjatë kësaj periudhe, por kjo e hënë sjell me vete edhe nevojën për tu qetësuar. Nga kjo ditë e tutje, duhet të organizoheni më mirë dhe do të shihni se planet do të zbatohen qetësisht. Dashuria që keni do shërbejë si burim frymëzimi, pavarësisht vështirësive të kaluara në çift.

Demi

Gjatë kësaj të hëne duhet të bëni kujdes ndaj asaj që thoni. Dikush të cilin e konsideroni të afërt mund t’iu kthehet kundër. Mendojini mirë fjalët para se ti nxirrni nga goja. Shmangni përfshirjen në debate të personave të tretë. Kjo ditë sjell një takim interesant me një person nga e shkuara, gjë që do ju bëjë nostalgjikë. Duhet të ruani qetësinë përballë çdo situate dhe mbani parasysh se si ju dhe parnteri/ja keni kaluar jo pak vështirësi dhe se bashkë jeni më të fortë.

Binjakët

Fuqia juaj e brendshme do ju mundësojë që të dominoheni nga mendime pozitive. Do të jeni në gjendje që të shikoni disa anë të problemeve tuaja. Ky është momenti për të shëruar dhe rikuperuar çdo raport që keni. Planetet do ju kthjellojnë më së miri, sa që do kuptoni se është më mirë që ti lini mënjanë mëritë e vjetra dhe të rindërtoni jetën bazuar në situatën aktuale. Problemet do të shfaqen para syve dhe ju do të kuptoni se i keni fryrë më shumë nga ç’duhet.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite mund të diskutoni disa probleme të rëndësishme me të afërmit tuaj. Mundohuni të jeni të dashur dhe të sjellshëm në bisedat që do të bëni. Nëse nuk arrini që të menaxhoni situatën, lëreni pezull për momentin por mos e teproni. Merrni pjesë në takime të cilat do ju përmirësojnë humorin. Do e keni të vështirë që të gjeni kohën e duhur për ti dedikuar partnerit. Angazhimet profesionale mund të marrin pjesën më të madhe të kohës suaj. Sigurohuni që ti shprehni ndjenjat partnerit/es, dhe do të shihni se sa mirë do të ndjeheni të dy.

Luani

Do të jeni të mbushur me energji pozitive gjatë gjithë ditës. Megjithatë, duhet të mbani nën kontroll impulset, në mënyrë që të mos ju dalë nga kontrolli ndonjë situatë. Është mirë, që të jeni më të shoqërueshëm, por me njerëzit që ua do zemra. Do të argëtoheni pafund, në sajë të një takimi romantik. Mendoni mënyrat më të mira për të lumturuar partnerin/en tuaj.

Virgjëresha

Miqësia do të jetë tema e kësaj të hëne. Do mund të takoheni me miq të vjetër dhe do rigjeni një harmoni që ju ka munguar prej kohësh. Nga ana tjetër, një mik/e, mund të tregohet i ashpër me ju, por e ka veç për të mirën tuaj. Në raportin në çift parashikohet që të ketë keqkuptime. Ndoshta keni vepruar me qëllim të mirë, por nuk keni marrë atë që prisni. Keni nevojë për shumë durim, për ta zgjidhur këtë situatë.

Peshorja

Ka shumë mundësi që të takoni një person të së kaluarës gjatë kësaj dite dhe pikërisht ky person do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në të ardhmen tuaj. Duhet të jeni gati për të pranuar një ndihmë, pa e kërkuar. Nëse ambienti që ju rrethon duket në paqe, nuk ka arsye për të provokuar tensione. Duhet të jeni të aftë që ta kanalizoni energjinë tuaj në drejtimin që duhet. Bëni mirë që të thelloheni në mendime.

Akrepi

Kjo e hënë sjell një sërë mundësish të cilat duhen kapur fluturimthi. Shqyrtojini mirë të gjitha opsionet, pasi ky është momenti në të cilin duhet të hapni shumë dyer. Megjithatë surprizat nuk do jenë gjithmonë të pëlqyeshme. Kjo e hënë është tejet e favorshme, për gjithë ata persona që janë vetëm dhe që me gjasë do të takojnë një person special i cili premton shumë. Ndërsa për gjithë ata që janë në një lidhje prej kohësh, kjo është dita për të kuptuar se sa serioze është ajo.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite do të jeni tejet konfuz dhe të përfshirë në kaos. Teksa reja do të ulet, do të zbuloni edhe arsyen. Merrni kohën që ju duhet për të menduar më mirë. Një ndryshim i papritur, do ju orientojë më mirë në jetën tuaj. Ky është një moment tejet i vështirë. Nëse raporti në çift nuk shkon mirë, kjo do të thotë që lidhja nuk premton. Ka ardhur koha që të vazhdoni rrugën tuaj vetëm. Nuk ka asnjë arsye për tu lidhur pas diçkaje që nuk ju bën mirë.

Bricjapi

Kjo e hënë do të nisë tejet pozitive. Yjet ju mbështesin maksimalisht, ndaj mundohuni që të mbyllni planifikimet tuaja brenda mesditës, shkruan noa.al. Është mirë që mbrëmjen ta lini të lirë, në mënyrë që t’ia dedikoni aktiviteteve relaksuese. Mund të përballeni me diçka të papritur. Mund të përballeni me diamantin tuaj, pikërisht kur nuk e prisni. Është mirë që të mos humbni durimin dhe do të shpërbleheni.

Ujori

Parashikohet një ditë mjaft me fat për të lindurit e kësaj shenje. Merrni më shumë kohë për veten në mënyrë që të zgjidhni problemet me të cilat po përballeni. Do të lini mbresa të mira në vendin e punës dhe do të fitoni më shumë besim, Mund të shijoni një ditë të mbushur me argatin. Mos e neglizhoni një lidhje vetëm sepse ndodhet nën presionin e shoqërisë. Mendohuni mirë çfarë ju lumturon vërtetë dhe nëse nuk është ky/kjo personi i duhur, ka ardhur koha që të bëni përpara.

Peshqit

Kjo e hënë do të jetë e shoqëruar me konfuzion. Do të jeni të paduruar përballë një detyre të rëndësishme. Këshillohet që të prisni dhe të mos çoni përpara asnjë negociatë të rëndësishme gjatë kësaj dite. Kjo e hënë do të kalojë pa problem, por duhet të ruani gjithmonë një rezervë nën mëngë, për çdo situatë vështirësie. Disa pavendosmëri tuajat do ju ndihmojnë që të kuptoni më mirë arsyet e partnerit/es gjatë javëve të fundit. Ndërsa personat që janë vetëm, parashikohet që të kenë njohje interesante.

Çfarë do të ndodhë me euron? Skenarët që ‘rrëzuan’ monedhën europiane

Që prej janarit të vitit 2002, ku u hodh për herë të parë në qarkullim si monedhë fizike, euro është konsideruar si valuta e fortë. Sot vetëm e tillë nuk është. Në dy vitet e fundit, zhvlerësimi i saj ka qenë me ritme të forta e të pandalshme, duke krijuar në momente të caktuara edhe panik tek një pjesë e bizneseve dhe qytetarëve.

Po çfarë ka ndodhur me tregun e këmbimit valutor dhe veçanërisht me euron?

Monedha europiane ka pësuar rënie të vazhdueshme vitet e fundit, të cilat janë përshpejtuar veçanërisht pas vitit 2021. Vetëm në tre vitet e fundit, euro ka humbur më shumë se 23 lekë, ose mbi 20% të vlerës së saj. Ekspertët shpjegojnë se sasia e euros në qarkullim, apo ajo që ndryshe njihet si oferta, është shumë më e lartë sesa kërkesa, ose nevoja për euro. Një prishje ekuilibrash që ka rrëzuar monedhën evropiane.

Gjatë muajve korrik-gusht, që është edhe piku i sezonit turistik, Banka e Shqipërisë ndërhyri shumë herë në tregun e këmbimit për të tërhequr një pjesë të eurove, në përpjekje për të mos lejuar uljen e saj nën kuotën e 100 lekëve, të konsideruar si një kufi psikologjik. Një vijë e kuqe tashmë e shkelur dhe që sinjalizon çdo ditë për rënie të reja të vlerës së euros.

Por nuk janë vetëm burimet zyrtare ato që e kanë bërë të pandalshme tatëpjetën e euros. Kjo edhe pse ka pasur rritje të flukseve valutore nga rrugët zyrtare, si të ardhurat nga turizmi, investimet e huaja dhe remitancat apo ndryshe dërgesat e emigrantëve. Por kanalet informale janë ato që kanë shtuar ndjeshëm eurot në treg, edhe pse sasia e tyre mbetet e matshme. Euro nën kuotën e 99 lekëve është tashmë normaliteti i ri. Kjo do të thotë se agjentët ekonomikë, si bizneset dhe qytetarët, duhet të riorientojnë planet dhe vendimet financiare me një euro të dobët në këto nivele ose edhe më poshtë.

Rënia e shpejtë dhe e fortë e euros ka ndikim të jashtëzakonshëm të ekonominë shqiptare. Kjo pasi euro është monedha e dytë më e përdorur në vend pas lekut. Ose më saktësisht, ekonomia jonë përdor në nivele thuajse të ngjashme dy monedha: atë zyrtare, lekun dhe euron. Euro përdoret sot si monedhë në shumë transaksione të brendshme në sektorë të rëndësishme të ekonomisë shqiptare, si sektori financiar, ku një pjesë e konsiderueshme e depozitave dhe kredive janë në këtë valutë; në tregun e pasurive të patundshme në shitjen dhe dhënien me qira të pronave; në turizëm, por edhe tek një pjesë e shërbimeve. Ne blejmë nëpër dyqane me euro, paguajmë në restorante, madhe së fundmi edhe në supermarket.

Një situatë që ka risqe jo të vogla për ekonominë. Pasi një shkallë kaq e lartë e eurozimit e ekspozon ekonominë, qytetarët dhe bizneset ndaj luhatjeve të kursit të këmbimit, siç po ndodh tashmë. Nga ana tjetër, e bën të pamundur shtrirjen e efekteve të vendimeve dhe politikave që ndërmerr Banka e Shqipërisë tek e gjithë ekonomia, duke e kufizuar këtë impakt vetëm tek pjesa e ekonomisë që përdor lekun si monedhë. Por pse euro përdoret kaq shumë në ekonominë shqiptare. Në fakt arsyet janë disa. Tashmë është e njohur dashuria e shqiptarëve për monedhat e huaja. Deri në vitet 2000 ishte lidhja e fortë me dollarin, që u zëvendësua më pas me euron.

Mungesa e besimit në monedhën vendase; diferenca midis normës së interesit të euros dhe lekut; niveli i lartë i remitancave në euro; politikat e gabuara makroekonomike; lidhjet e ngushta me pole të rëndësishme ekonomike të euros, siç mund të jenë bankat që mëmën e kanë një vend të Bashkimit Evropian apo edhe integrimi tregtar, që çon drejt një orientimi të tillë në përdorimin e monedhave. Duke parë nivelin e lartë të përdorimit të euros në ekonomi, Banka e Shqipërisë ndërmori në vitin 2017 një nismë për deuroizimin, që nuk dha rezultatet e pritshme. Kjo nismë është riaktivizuar së fundmi, nisur nga tronditjet e kursit të këmbimit.

Përdorimi në masë i euros në ekonomi ka humbësit dhe përfituesit e tij nga zhvlerësimi i fortë i monedhës europiane. Ata që kanë humbur janë kryesisht eksportuesit, që aktivitetin e kanë në euro dhe shpenzimet në lek; me humbje kanë dalë individët që kanë pagën apo të ardhura të tjera në euro; familjet që marrin para të afërmit emigrant, si dhe ata që kanë depozita në banka në këtë monedhë. Ndërkohë që kanë përfituar ata që kanë kredi në euro, pasi do të paguajnë më pak për këstet mujorë; importuesit që do ti blejnë më lirë mallrat dhe shërbimet, si dhe qeveria, që do të paguajë më pak për borxhin e jashtëm.

Rënia e euros ka goditur kryesisht eksportet shqiptare. Kjo pasi i gjithë aktiviteti i këtij sektori zhvillohet në euro, ndërkohë që të gjitha shpenzimet, nga pagat e deri tek taksat janë në lek. Rënia e euros bën që ky biznes të pësojë humbje të mëdha. Të dhënat tregojnë se për 8 mujorin e këtij viti, eksportet arritën vlerën e 225 miliardë lekëve, me rënie 74.6 miliardë lekë ose 14.9% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë që rënia ka qenë e ndjeshme veçanërisht pas vitit 2022, kur euro mori edhe tatëpjetën e pandalshme. Eksportet pësuan një rënie vjetore prej më shumë se 40 miliardë lekë, duke sinjalizuar për krizë të fortë të sektorit, që paralelisht po vuan rritjen e kostove të lëndëve të para, mungesën e fuqisë punëtore, si dhe konjukturën aspak të favorshme ndërkombëtare. Ekspertët rekomandojnë marrjen e disa masave, që kursi I këmbimit dhe euro të mos lihet në rënie të lirë. Në kushtet që ndodhet tregu dhe ekonomia, askush nuk mund të bëjë parashikime për kursin e këmbimit. As të thotë se kur do të stopojë rënia e euros, apo në çfarë vlerash do të arrijë ajo. Ajo që dihet tashmë me siguri është se e ashtuquajtura monedhë e fortë nuk është më e fortë dhe se rënia e saj është tashmë normaliteti i ri.

Tetori sjell sfida, zbuloni cilat shenja të zodiakut mund të përballen me vështirësi apo ndarje

Astrologjia shpesh jep përgjigje ose të dhëna për ngjarje të rëndësishme në jetën tonë, duke përfshirë marrëdhëniet e dashurisë.

Tetori i këtij viti sjell sfida për disa shenja të zodiakut, të cilat preken nga energjitë kozmike dhe mund të përballen me vështirësi apo edhe ndarje.

Demi

Demi do të testohet në lidhje dashurie gjatë tetorit. Urani, planeti i ndryshimeve të papritura, së bashku me kundërshtimin mes Marsit dhe Venusit, sjellin trazira në marrëdhëniet e tyre. Edhe pse Demi njihen për besnikërinë e tyre, tensioni dhe zhgënjimi mund të çojnë në ndarje.

Kjo shkëputje do të jetë e nevojshme për shumë njerëz pasi ata i përkushtohen mirëqenies së tyre emocionale. Edhe pse ndarja do jetë e vështirë, do të hapë rrugën për fillime më të mira dhe më harmonike në të ardhmen.

Luani

Luanët, të njohur për pasionin dhe intensitetin e tyre, do të përballen me sfida serioze në dashuri. Sheshi midis Diellit, sundimtarit të Luanit dhe Saturnit sjell kufizime dhe nxjerr në pah pakënaqësitë që grumbullohen në marrëdhënie.

Ata do të ndiejnë nevojën për liri dhe çlirim nga marrëdhëniet që nuk mbështesin më rritjen e tyre personale. Edhe pse ndarja do të jetë e dhimbshme, yjet tregojnë se ky proces do t’i ndihmojë ata të zbulojnë pika të reja të forta dhe të rishikojnë qëllimet e tyre të dashurisë.

Akrepi

Për Akrepat, tetori do të sjellë sfida emocionale pasi Plutoni, planeti i transformimit, u jep fund marrëdhënieve toksike dhe të tensionuara. Do të përballen me ndarje të vështira, plot ngarkesë emocionale.

Këto ndarje, edhe pse të dhimbshme, do t’i ndihmojnë ata të lënë pas të kaluarën dhe të hapin rrugën për marrëdhënie më të shëndetshme në të ardhmen.

SKA NDALI se*s*al, ab uzoi me kushërirën 11-vjeçare të gruas, arrestohet në Rinas 35-vjeçari!

35-vjeçari Elton Sina është arrestuar në aeroportin e Rinasit.

Ky i fundit akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 11-vjeçare. Rasti u zbulua pas një denoncimi në emisionin “Piranjat”.

Sina ndodhej në Itali dhe kishte deklaruar se do të kthehej bashkë me avokatin e tij për çështjen, por me mbërritjen në Rinas ai është ndaluar nga policia.

35-vjeçari është njohur me masën e sigurimit ” Arrest me burg” dhënë nga gjykata e rrethit gjyqësor Durrës, pas provave të grumbulluara.

Ngjarja ka ndodhur në muajin gusht të vitit 2023, gjatë pushimeve verore kishte shkuar tek halla e saj në fshatin Golem të qytetit të Kavajës për të qëndruar disa ditë me fëmijët e vegjël të familjes dhe me kushurirat e saj, konkretisht bashkëshorten e 35-vjeçarit Elton Sina.

Kohë më parë 35-vjeçari kishte komunikuar me vajzën në Instagramin e saj, teksa i dregonte të miturës simpatinë që ai kishte për të, të akumuluar prej vitesh, duke i thënë konkretisht që kur ishte e vogël ai e mbante në prehër dhe shfrynte epshet e tij, e ndërkohë të afërmit mendonin se Eltoni kujdesej shumë për të voglën.

Ky është berberi i VIP-ave, ja cili është sekreti i tij

Prej më shumë se 50 vjetësh një berber në Uashington ushtron profesionin e tij duke u bërë disi një legjendë.

Popullariteti që ka fituar e ka bërë atë të presë flokët e shumë presidentëve amerikanë dhe udhëheqësve botërorë.


Korrespondenti i Zërit të Amerikës Iacopo Luzi intervistoi njeriun që e quajnë “Berberi i presidentëve”. Presidentët Donald Trump, Barack Obama,

George Bush dhe Bill Clinton janë disa nga figurat politike që kanë qenë klientë të Diego D’Ambrosios. Ky berber i lindur në Itali ka prerë flokët e më shumë se 46 kryetarëve të shtetesh që nga viti 1968 në Uashington.

Diego thotë se ka qenë privilegj që u ka prerë flokët kaq shumë figurave të rëndësishme politike, por ai thotë se çdo klient është i rëndësishëm.

“Të gjithë janë njësoj. Të gjithë klientët që vijnë këtu, marrin të njëjtin shërbim”. Në vitin 2010, kryetari i bashkisë së Uashingtonit e riemërtoi rrugën ku ndodhet dyqani i tij.

Ajo që më parë ishte rruga Q, tani quhet rruga “Diego D’Ambrosio”. Klientët vlerësojnë jo vetëm punën e tij për prerjen e flokëve, por edhe përfshirjen e tij në komunitetin lokal.

“Kam ardhur këtu për gati 40 vjet me radhë. Familja e tij është këtu. Vjen dhe të gjithë janë si një familje.

Sigurisht që është një stilist i shkëlqyer, kështu që më bën gjithmonë të dukem mirë”, thotë një klient i dyqanit. Edhe pse Diego ka qenë berber për disa dekada dhe pavarësisht disa kufizimeve shëndetësore, ai nuk ka ndërmend të dalë në pension.


“Dua t’jua them shumë seriozisht: e dua punën time. I dua njerëzit, më pëlqen të shoh njerëz, më pëlqen t’u shërbej njerëzve, dhe kjo funksionon … sepse më paguajnë”, thotë duke qeshur berberi.

Askush në dyqanin e tij nuk e di sa vjeç është ai. Edhe njerëzit që punojnë me të nuk janë të sigurt nëse ai do të dalë ndonjëherë në pension. “Është nga ata njerëz që nuk ua kupton moshën. Ai duket njësoj”, thotë një ndihmës i tij. Po cili është sekreti i Diegos?


“Mos mendo asnjëherë që je sëmurë apo i moshuar. Asnjëherë s’e mendoj se jam i moshuar”. Diego ka në plan t’i mbajë hapur dyert e dyqanit të tij dhe thotë se fjalët “biznes i mbyllur” nuk do të ekzistojnë kurrë në fjalorin e tij.

Një bυrrë çau mυrin e bodrumit të tij dhe zbuloi tυnelet, mìsteri i qytetit antik në Turqi

280 metra nën sipërfaqen e Tokës, Cappadocia në Turqi është një rrjet tunelesh dhe banesash të ngjashme me shpellat që dikur strehonin rreth 20,000 njerëz.

Derinkuyu u zbulua në vitin 1963 nga një burrë i cili vuri re se pulat e tij po zhdukeshin sapo futeshin në bodrumin e shtëpisë. Pasi çau murin atje ai ndoqi një tunel që bëri të mundur zbulimin e qytetit nëntokësor.

Ky qytet antik është pjesë e Trashëgëmisë Botërore të UNESCO-s që prej vitit 1985 dhe është i hapur për vizitorët, megjithëse këta të fundit mund ta eksplorojnë në hapësira të kufizuara.

Cappadocia ka një sërë banesash nëntokësore dhe terreni i saj është kryesisht me shkëmbinj.

Sipas Departamentit të Kulturës të Turqisë, qyteti nëntokësor u ndërtua nga Frigjianët në shekujt 8-7 para Krishtit dhe është përdorur asokohe si një vend ku njerëzit fshiheshin prej pushtuesve apo konflikteve.

Banorët e saj ishin në gjendje të mbijetonin nën tokë për muaj të tërë. Në kulmin e saj, ajo ishte shtëpia e 20,000 njerëzve.

Megjithatë, në vitet 1920, qyteti u braktis nga grekët kapadokianë kur ata u larguan në Greqi gjatë Luftës Greko-Turke. Pasi qyteti u rizbulua në vitet 1960, ekskavatorët gjetën dhoma që shërbenin për qëllime të ndryshme, duke përfshirë ruajtjen e ushqimit, prodhimin e verës, shtypjen e vajit etj.

Ata zbuluan gjithashtu një kishë të vogël dhe një shkollë fetare.

Kur qyteti ishte i banuar, bagëtitë mbaheshin në kate më afër sipërfaqes, në mënyrë që erërat dhe gazrat e tyre të mos preknin banesat më të ulëta. Një pus siguronte ujë të pastër dhe boshtet e ventilimit lejonin që ajri i pastër të qarkullonte midis dhomave dhe kateve. Kishte gjithashtu dyer të mëdha guri në çdo kat.

Sot, Derinkuyu, i cili tani është qyteti më i madh nëntokësor në Turqi është i hapur për vizitorët./tvklan.al

Lezhjanja sh όkọhet nga ajo që gjen në ceΙularin e të dα shυrit të saj nga Shkodra

Një vajzë e re nga qyteti i Lezhës ka denoncuar humbjen e laptopit të saj në fugon kur po udhëtonte drejt Shkodrës.

Ajo ishte sëbashku me të dashurin e saj i cili i kishte bërë gjëmën.

Mungesën e laptopit vajza e vuri re kur mbërritën në Shkodër, ku edhe banonte me djalin që i kishte propozuar për martesë.

E kapur në panik, pasi brenda kishte gjëra me rëndësi dhe intime, ajo ka dashur të shkojë në Polici,

por i dashuri e ka penguar duke u justifikuar se nuk kishte vlerë dhe nuk mund ta bënin veten për një laptop.

Edhe pse e vuri në dyshim reagimin e djalit, Zoti ia solli përpara sysh të vërtetën e hidhur.

Pak ditë pasi kishte ndodhur kjo, në telefonin e të dashurit vjen një mesazh të cilin e hap vajza pasi i dashuri ishte në dush.

Kur sheh tekstin kupton gjithçka. Djali kishte bashkëpunuar me një shokun e tij dhe ia kishte vjedhur laptopin në fugon të cilin më pas e kishin shitur.

I dashuri i vajzës thuhet se kishte borxhe dhe shfrytëzonte të renë nga Lezha për ti vjelur apo edhe vjedhur para.

Qytetarja denòncon faqen onΙine: Më kërcënυan, pasi u thashë se atΙetet nuk janë origjinale

Shumë shqiptarë zgjedhin që nëpërmjet faqeve online në rrjetet sociale të blejnë online për vete ose të afërmit e tyre. Këto shihen si zgjidhje për të kursyer kohën e qytetarëve që nuk mund të shëtisin çdo dyqan me radhë, por shpesh herë blerësit zhgënjehen nga ajo çfarë blejnë në faqet e Instagramit, Facebook. Denoncimet pranë JOQ ALBANIA për blerjet jo cilësore në faqet që tregtojnë ‘online’ janë të shumta, pasi abuzojnë me besimin që shqiptarët iu japin.

Së fundmi një qytetare ka treguar për JOQ se faqja që shet online “My Closet_Angela” me 53.6 K ndjekës i ka shitur asaj atlete që nuk janë origjinale, pavarësisht se kur ka kryer porosinë, qytetarja është njoftuar nga faqja se atletet janë origjinale të firmës, “Neë Balence”. Në momentin që ka marrë porosinë qytetarja ka parë se atletet nuk janë origjinale dhe kjo është vërejtur nga pjesa e gomës dhe shkrimit. E mbetur e pakënaqur, qytetarja ka kthyer atltete tek korrieri duke paguar edhe për kthimin. Pas kësaj, qytetarja është kontaktuar nga stafi i faqes “My Closet_Angela”dhe është ofenduar e kërcënuar, duke i përmendur fëmijët.

Qytetarja:

Pershendetje JOQ!

Doja te denoncoja nje rast me nje faqje online qe pretenton qe produktet i ka origjinale,dhe sa me ndodhi! Porosita nje pale atlete te “firmes New Balence” qe zonja ne fjale te faqjes My Closet_Angela me 53.6 K “pretendon qe i ka origjinale.Une porosis,dhe me vjen porosia nga Italia per 3 dite,bej pagesen normalisht dhe kur hap pakon shoh qe ato atlete qe kam pare tek faqja nuk ishin origjinale se dukeshin qe nga pjesa e gomes dhe shkrimit,marr ate djalin qe vjen dhe bej kthimin paguaj dhe per kthimin. Pastaj me kontakton faqja ne fjale edhe me thot pse i kthyet i thash qe nuk me pelqenin . Ketu fillon historia,qe zonja me publikon mua bashke me femijet e mi ne faqen e saj ,plus me kercenimin qe do me publikonte edhe nr e telefonit. Por nuk publikon fjalorin e saj qe me ofendonte pafund mua dhe femijet e mi,(po se kuptoj pse tek femijet )Te cilat jua dergoj une tani qe ti shikoni.Nuk e dija qe te besh kthime produkti te benin kercenime? Mend per here tjeter tani. Plus ne fund te historise Zonja me beri Bllok

Pas publikimit ka reaguar dhe administratorja e faqes online. Ajo është shprehur për JOQ se punon me fatura dhe në mënyrë korrekte, por klientja e ka ofenduar.

Ndërkohë shton se klientja nuk e ka parë mallin por thjesht ka supozuar.

Β υrri nuk më kë naq, ja çfαrë i bërà…!

Historia e nje gruaje te martuar dhe me dy femije po marros rrjetin. Historia e saj eshte rrefyer per tabloidin britanik “The Sun”.

Ja rrëfimi i 33 vjeçares:Une jam e martuar dhe kam dy fëmijë me burrin tim. Ai është shumë i mirë por jeta se.ksuale është e tm.errshme.

Një natë takova një djalë në një lokal dhe më dha numrin e tij. Kur e thirra pas disa ditës më ftoi për darkë në një vend.

Pas asaj shkuam në banesën e tij dhe aty bëmë se.ks. Më bëri të ndihem më e gjallë, andaj vazhdova ta takoja.

Një ditë kur dolëm, ishin edhe miqtë e tij dhe njëri nga ta ishte shumë i pashëm. I dashuri mu afrua dhe më pyeti nëse isha për një treshe.

U ndjeva e tu.rpëruar por pranova sepse nuk doja t`ia prishja qejfin atij.Kjo doli të jetë një eksperiencë e imja e paharruar dhe nuk u ndjeva aspak e penduar.

Por, unë isha mësuar që ai të më thërrasë për takimin e rradhës. Megjithatë, nuk dëgjova nga ai për një javë edhe se i dërgova mesazhe.

Një ditë ma ktheu dhe më kërkoi ndjesë që nuk më është përgjigjur por më tha se ka shumë gjëra që po i ndodhin aktualisht në jetë.

A duhet ta lë tashmë dhe të vazhdoj me burrin tim?Ja përgjigja e psikologes:PO, PO dhe PO!

Ai është i zënë dhe e ka agjendën e ngjeshur, por që fatkeqësisht ju nuk përfshiheni aty.

Kjo situatë duhet t`iu shtyejë edhe më shumë që të bisedoni me burrin tuaj dhe t`i tregoni që keni një krizë e cila duhet zgjidhur.