I bllokuan makinën dhe i hoqën patentën, Hati ironizon policinë (Reagimet)

Ditën e djeshme, çifti i njohur nga TikTok, Jashar dhe Hatixhe Brika, u përfshinë në një incident me policinë rrugore, e cila ka sekuestruar mjetin e tyre luksoz dhe i ka gjobitur ata për tejkalim të normave të shpejtësisë.

Pas ngjarjes, Hatixhe Brika, e njohur si Hati në rrjetet sociale, ka reaguar me ironi ndaj autoriteteve.

“Bravo policia për punën e lodhshme dhe t’pandalur, keni kapur kriminelen më të fortë sot për sot”.

Ndër të tjera, ajo i bën thirrje partnerit të bëjë gati helikopterin, ndërsa ndan edhe video duke parë mjete të tjera në sallone makinash luksoze.

“Jemi që jemi, po shikojmë për makinën e radhës”, shkruan ajo.

Ndërkohë, ditën e sotme ajo shkruan:

”Merrini mirë informacionet herë tjetër”,– teksa ndodhet brenda makinës, në vendin e pasagjerit, duke nënkuptuar se patenta iu është hequr vetëm asaj, e jo partnerit, Jasharit.

Sikurse shihet, asnjë masë nuk i ndalon e nuk i vë fre aventurave e dëshirave që Hati dhe partneri i saj kanë.

Ky shembull, nuk është ai që duhet promovuar në rrjetet sociale, aty ku të rinjtë kalojnë shumicën e kohës.

Dalin pamjet e fr. ìkshme nga aksi denti i Krisian Boçit dhe fëmijëve të tij! Makina luksoze “GLE” përfundoi në kanal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit Golem këtë të premte.

Automjeti tip Mercedez “GLE” me targa AA 334 RP ka humbur kontrollin pasi ka kaluar barrierat e hekurta ka përfunduar në kanalin anësor të autostradës.

Drejtuesi i automjetit biznesmeni i njohur Kristian Boçi në momentin e aksidentit udhëtonte bashkë me dy fëmijët e mitur dhe pas aksidentit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen dhe shkaqet e aksidentit.

Paraprakisht dyshohet lagështia në dhe shpejtësia r lartë. Pranë spitalit të Lushnjës mësojmë se dy fëmijët dhe drejtuesi janë jashtë rrezikut për jetën.

Meteorologët ngrenë aΙãrmin dhe paraΙajmërojnë: Europa po përgatitet për përmbýtjet më të mëdha në dekadat e fundit

Europa Qendrore po përgatitet për përmbytjet më të mëdha në dekada për shkak të ciklonit Boris, i cili pritet të godasë disa vende këtë fundjavë.

Sipas meteorologëve çekë dhe polakë, në disa zona të vendeve të tyre priten deri në 400 litra shi për metër katror në katër ditët e ardhshme dhe rreth 200 litra në Austri dhe Sllovaki.

Rezervuarët për grumbullimin e ujit, kryesisht në afërsi të digave, u boshatisën në mënyrë që të mos përmbyten. Në Poloni, janë paralajmëruar banorët në jug të vendit, kryesisht qytetet rreth lumit Oder, Wroclaw dhe Opole.

Në Wroclaw, i cili ka 675 mijë banorë, zyrtarët komunalë krijuan një qendër në rast krizash. Sipas ministrit çek të Mjedisit, Petar Hladik, situata në vend “mund të jetë e ngjashme me atë të viteve 1997 dhe 2002”.

Përmbytjet në vitin 1997 goditën Moravinë në lindje të Republikës Çeke. Të paktën 50 njerëz vdiqën dhe pati disa miliardë dollarë dëme. Në vitin 2002, përmbytjet goditën perëndimin e vendit, duke shkaktuar 17 viktima dhe duke shkaktuar edhe më shumë dëme se në vitin 1997.

Qytetet në Moravia ngritën barrier, për shkak të frikës të përmbytjeve, me erëra që priten deri në 100 kilometra për orë.

Dhjetëra evente kulturore në rajon janë anuluar, duke përfshirë festivalin vjetor të verës në Znojmo, i cili tërheq dhjetëra mijëra vizitorë. Festivali romak gjithashtu u anulua në Carnuntum të Austrisë.

Sipas televizionit austriak ORF, niveli i ujit të Danubit mund të rritet në nivele që nuk janë parë për pesë deri në dhjetë vjet.

Kancelari austriak, Karl Nehammer tha se ushtria është e gatshme të dërgojë deri në një mijë ushtarë nëse është e nevojshme. Ushtria sllovake dhe zjarrfikësit vullnetarë janë gjithashtu në gatishmëri.

Reshjet mund të jenë më të mëdha se ato që goditën Europën Qendrore në vitin 2013.

Makina për pIaset me kamionin, ν* esin dy shqiptarë

Aksident tragjik në Maqedoni. Dy persona kanë humbur jetën në aksidentin e mbrëmshëm në rrugën magjistrale Gostivar Kërçovë. Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur mes një veture me targa të Gostivarit dhe një kamioni me targa të Kosovës.

Shoferi i veturës BMV, të cilin e ka drejtuar 54-vjeçari nga Gostivari me inicialet B.H. ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërkaq bashkudhëtarja e tij, 53-vjeçarja me iniciale T.R. është dërguar në Qendrën Urgjente në Gostivar, por nuk ka arritur që t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Shoferi i kamionit, 60-vjeçari nga Kosova me inicialet A.T. nga aksidenti ka marrë lëndime trupore ndërsa i njëjti është ndaluar dhe gjatë ditës pritet të dalë para gjykatësit./ Alsat

LAJM I FUNDIT/ Arti në zi. Ndahet nga jeta profesori dhe kompozitori i njohur Shqiptar…

Profesori i Fakultetit të Muzikës në Universitetin e Arteve, kompozitori dhe muzikologu i njohur Edmond Buharaja është ndarë nga jeta këtë të enjte, duke lënë pas trishtim të madh, te familja, miqtë e kolegët e shumtë të arteve.

“Ishte shpejt për ty i dashur Edi, shumë shpejt, tē shkoje matanë, në atë botën që nuk është as tonale, as atonale, por që është thjesht bota pa tinguj, që ti i njihje më mirē se gjithkush“, shkruan profesori dhe akademiku Vasil Tole.

Vala e ftohtë/ Ky vend përjetoi dëborën e parë për këtë vit

Vala e ftohtë e Atlantikut mbi Evropë ka nisur të lëvizë drejt lindjes, ku reshjet e para të dëborës kanë rënë në Kredarica të Sllovenisë.

Stuhia shkaktoi më shumë probleme në bregdetin slloven, por skenarët më të këqij nuk u realizuan, njoftoi Agjencia Sllovene e Mjedisit (Arso).

Reshjet në Slloveni nuk kanë të ndalur ende dhe në disa vende ka rënë bora e parë, por përkundër kësaj nuk priten probleme të mëdha.

https://x.com/General_Maister/status/1834240183576760786?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1834240183576760786%7Ctwgr%5E396c2e592439cc09a85d6c6beb6a7a7c55d5e553%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.shqip-lajme.com%2F2024%2F09%2Fvala-e-ftohte-ky-vend-perjetoi-deboren-e-pare-per-kete-vit%2F

Shqipe Hysenaj po bashkëjeton me Bledi Manen?

Ish konkurrentja finaliste e Big Brother VIP Kosova, Shqipe Hysenaj ka ironizuar me një koment në mediat sociale.

Një ndjekës i Shqipes ka aluduar se ajo dhe Bledi Mane po bashkëjetojnë prej kohësh.

“Bledi, zemra ku je? Unë sapo mbërrita në shtëpi, hajde se kemi gatu makarona sot”, shkroi pos tjerash Shqipja, duke bashkëngjitur edhe disa emoji duke qeshur.

E storien e Shqipes e ripostoi edhe Mane.

Sigurisht, ky reagim i Shqipes na lë të kuptojmë se mes tyre nuk ka asgjë më shumë se shoqëri!

Roza Lati konfirmon romancën, kush është djali që i ka marrë zemrën?

Roza Lati është një nga moderatoret shumë të dashura për publikun e muajt e fundit edhe një personazh mjaft i përfolur në rrjet, sidomos pas pjesëmarrjes në BBV3.

Së fundmi moderatorja duket se ka konfirmuar romancën e saj përmes disa postimeve në Instastory.

“Dashuria zemër…dashuria shëron gjithçka…”, shkruan Roza duke postuar pamje nga një takim romantik në një ambient me lule, verë dhe muzikë të mirë.

Moderatorja nuk ka treguar asgjë lidhur me personin që i ka “vjedhur” zemrën, por duket që është mjaft e lumtur.

Duket se jeta e Rozës u bë edhe më e bukur pas pjesëmarrjes së saj në BBV. Vet moderatorja tha se hyrja në BBV ishte një vendim i marrë në një nga momentet e saj më të vështira në jetë…ndërsa tani duket sikur gjithçka po shkon mirë me Rozën: ajo mori dashurinë e publikut edhe më shumë pasi shpalosi veten me të gjitha ngjyrat e saj, së shpejti do ta shohim në ekran në një projekt tërësisht të ri e së fundmi, duket se Roza ka gjetur edhe dashurinë.

63 ditë në këmbë, nga Gjermånia në Shqipëri – i moshuari ja del

Steve Dunn është vjeçari gjerman i çil në datën 8 korrik të këtij viti është nisur në këmbë nga Gjermania për të mbërritur në Pogradec më datën 13 shtator.

Gjatë këtij udhëtimi i është dashur të kalojë me dhjetra shtete e të përshkojë plot 2400 kilometra për 63 ditë.

Jam 67 vjeç, në datën 8 Korrik nga shtëpia ime u nisa në këmbë për të ardhur në Shqipëri. Kalova nga Austria, Sllovenia, Kroaci, Bosnjë, Mal të Zi e arrita me ne fund ne Shqipëri. Pas pak do të shkoj në Greqi. Qëllimi im final është tja dal te shkoj ne Athinë dhe Korinth të Greqisë. Ky udhëtim është 2400 kilometra“.

Steve Dunn tregon se në jetën e tij ka qenë shumë aktiv në sporte ndërkohë që dëshirën për të ardhur në Shqipëri në këmbë, i ka lindur vitet e fundit.

Në jetën time kam qenë shumë aktiv me sporte por në 2012 më lindi dëshira të bëj një ecje të tillë. Vitin e kaluar eca nga Gjermania në Spanjë, e aty ndërmora sfidën të forcoj këmbët e vij në vendin tuaj fantastik. Ishte një udhëtim sfidues por më duket se po ja dal”- u shpreh ai.

Gjermani që eci për mijëra kilometra tregon se Shqipëria i ka bërë përshtypje për bukuritë natyrore dhe mikpritjen që njerëzit i kanë bërë atij

Është hera e parë në Shqipëri, vend fantastik, vendet malore, liqeni, me besoni që gjithë njerëzit i kam takuar kane qenë dashamirës e të dashur. Takova një djalë të ri në rrugë, po punonte në firmë ndërtimi, më pyeti se çfarë më pëlqente nga Shqipëria. Këtu ka filluar të punohet e zhvillohet shumë, ka një të ardhme ky vend, por ajo që më ra në sy, është mungesa e të rinjtë. Të rinjtë duhet të rrinë në Shqipëri, duhet një gjenerate e fortë për këtë komb”.

Nga Shqipëria për gjermanin udhëtimi do të vijojë drejt Greqisë, me shpresën se do të mund të arrijë në këmbë deri në Athinë.

BËHUNI GATI PËR 18 SHTATORIN! Ndodh për herë të dytë brenda vitit

Eklipsi i dytë hënor i vitit 2024 do të ndodhë më 18 shtator dhe do të jetë i pjesshëm, tha Departamenti i Astrofizikës në Fakultetin e Fizikës të Universitetit Shtetëror të Baku.

Sipas Departamentit, eklipsi i pjesshëm do të fillojë në orën 04:41:02 me kohën e Baku (GMT+4) dhe do të përfundojë në orën 08:47:18. Kulmi i eklipsit do të jetë në orën 06:44:10.

Faza e pjesshme do të fillojë në orën 06:12:48 dhe do të përfundojë në orën 07:15:35, ndërsa faza penumbrale do të fillojë në orën 04:41:02 dhe do të përfundojë në orën 08:47:18.

Ky eklips i pjesshëm hënor do të jetë i dukshëm nga rajonet ku Hëna është mbi horizont, duke përfshirë Amerikën Veriore dhe Jugore, Antarktidën, Afrikën, Evropën, Azinë Perëndimore dhe Rusinë jugperëndimore.

Në Azerbajxhan, eklipsi hënor gjysëm do të jetë i dukshëm nga ora 04:41 deri në 06:19 të mëngjesit.