Mirupafshim verë, reshje të dendura shiu dhe breshër, moti merr kthesë dramatike

Moti pritet që të përkeqësohet gjatë ditëve në vijim ku edhe temperaturat do të ulen ndjeshëm.

Reshjet e shiut priten të rikthehen të premten, ku në disa zona do të jenë të shoqëruara me breshër dhe temperaturat do të jenë.

Moti në fundjavë paraqitet po i njëjti, ku priten reshje të forta shiu të shoqëruara me breshër dhe shkarkesa elektrike.

Po ashtu edhe fillimi i javës së ardhshme pritet që të ketë një mot me reshje shiu dhe ulje temperaturash. Ndërsa pritet që moti të kthjellohet të mërkurën, por temperaturat do të vijojnë të mbeten të ulëta.

Moti i keq ka “gjunjëzuar” edhe Greqinë, ku stuhia e fortë “Atena” që ka goditur Atikën ka shkaktuar përmbytje të mëdha dhe janë bllokuar rrugët kryesore. Mediat greke paralajmërojnë për përkeqësim të situatës.

Mediat greke paralajmërojnë për përkeqësim të situatës.

E dashura e re e Ledrit është motra e reperit të njohur shqiptar dhe (ish) shoqe e Sara Hoxhës

Pas gati një vit prej ndarjes së bujshme të Ledrit nga Sara Hoxha, duket se këngëtari e ka lënë as tashmë të kaluarën duke nisur një romancë të re.

Ai është parë duke shijuar plazhet e jugut të Shqipërisë në shoqërinë e Rina Zaitit. Rina gjithashtu është folur se ka qenë mike e Sarës, e së fundmi, ka qenë Sara që i ka bërë “unfolloë” Rinës në Instagram.

Rina është motra e Ron Zaitit, reperi i cili pati një bashkëpunim shumë të suksesshëm me Dafina Zeqirin dhe më pas disa me Semi Jaupaj, ku dhe u përfolën për një lidhje.

Rina gjithashtu njihet si një vajzë aventuriere që i pëlqejnë udhëtimet, dhe që ka njohje me shumë persona nga bota e showbizit në Shqipëri dhe Kosovë.

I pandehur për korrupsion, Gjikondi ‘shuplakë’ Berishës: U paraqit në SPAK si frikacak, ja sa vite burg mund të dënohet

Prokuroria e Posaçme këtë të mërkurë mori zyrtarisht të pandehur për veprën “korrupsion pasiv” të kryer në bashkëpunim, ish-kryeministrit Sali Berisha, në lidhje me dosjen hetimore për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Analistja Brizida Gjikondi, e ftuar në një program televiziv shpreh se nëse shpallet fajtor ish-Kryeministri rrezikon nga 4-12 vjet burg.

Më tej Gjikondi tu shpreh se për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin, i cili po hetohet edhe për pastrim parash, masa e ndëshkimit mund të variojë nga 5-15 vjet heqje lirie.

“Kanë një dënim nga 4-12 vjet, kurse për veprën e pastrimit të parave, ku akuzohet dhëndri i tij dënimi është nga 5-15 vjet burg. Ka indicie të qenësishme që Berisha dhe familja e tij kanë fshehur të ardhurat dhe përfitimet që kanë pasur”, tha ai.
Ajo theksoi se shqiptarët për herë të parë panë sot një prokurori, e cila nuk është më nën urdhrat dhe komandën e ish-kryeministrit Berisha.

Ai indirekt tha se ka konsumuar një vepër, po jo penale. Ai ishte konteksti i tij. Për herë të parë shohim një prokurori që nuk është në varësi të Berishës. Sot e pashë Berishën si një burrë frikacak. Është simbol i përçarjes së kombit dhe po tenton ti bëjë karshillëk “Non Grata-s”. Ai po tenton të marrë peng një vend të tërë për hallin që ka”, shtoi ai.

Më tej, Gjikondi tha se SPAK duket që e ka marrë seriozisht misionin e tij për të pastruar atë që ajo e quajti “ujërat e tubullta të politikës shqiptare”. SPAK po tund ujërat e ndenjur dhe të qelbur të politikës shqiptare dhe shpresojmë që deri në zgjedhjet parlamentar, shpresojmë që ky ujë të jetë kulluar disi.

Sipas Gjikondit, Sali Berisha është kthyer në njeri pa vlera morale dhe politike dhe si i tillë nuk mund të aspirojë për t’u bërë kryeministër i vendit, por duhet të japë llogari për abuzimet e kryera kur drejtonte vendin.

“Ai është një person që nuk ka vlerë për të qenë në krye të një partie dhe jo më të aspiroi për t’u bërë kryeministër i shqiptarëve. Do doja shumë që t’i hiqet mandati i deputeti. Deri në prill besoj se do kemi të reja nga z. Berisha”, tha ai.

Babai bën “për qejf” testin e ADN-së, zbuIon të vërtetën e hid hur për djalin e tij!

Një baba ka zbuluar një të vërtetë të hidhur, teksa me të gjithë familjen kishin vendosur të kryenin testin e ADN-së.

Në emisionin “This Morning” Donna dhe Vanner Johnson nga Salt Lake në Kolorado rrëfyen se si zbuluan se djali 13-vjeçar nuk ishte djali i tyre biologjik, kjo për shkak të një ngatërrese që ishte bërë në klinikën IFV ku çifti kishte kryer procedurat.

Ai tha se ka dy djem Vanner Jr, i ardhur në jetë me lindje natyrale, dhe Tim, të cilët janë sot të dy adoleshentë dhe shumë të ndryshëm në karakter, megjithatë nuk i kishte shkuar kurrë në mendje ky zbulim deri sa kryen testin e ADN-së “për qejf”.

Duke u shfaqur në emision për t’i nxitur të tjerët të ‘bëjnë më shumë pyetje’ rreth trajtimit në klinikat IVF, çifti shpjegoi se si historia e tyre ka pasur një fund të lumtur, teksa djali i tyre Tim që përshëndeti lajmin duke thënë: “Vërtet? Epo, ti je akoma babai im”.

Babai tha se nuk e vuri kurrë në dyshim besnikërinë e të shoqes, megjithatë vendosën të kryenin teste të tjera kur përgjigja e parë erdhi “babai i panjohur”.

Më në fund, çifti arriti të gjejë familjen e vërtetë të djalit të tyre, Devin dhe Kelly McNeil, një çift që kishin kryer procedura të Fertilizimit In Vitro në të njëjtën klinikë dhe në të njëjtën kohë me ta.

Ai tha se tashmë janë miq të mirë me prindërit biologjikë të djalit të tyre Tim.

U zhduk nga rrjetet sociale pas diplomimit në Barcelonë, rikthehet Aleksia Peleshi. Vajza e politikanit: Ndihem pak e humbur tani, mendoja se e ardhmja…

Vajza e Niko Peleshit, Aleksia, është rikthyer në rrjete sociale, pas një shkëputjeje të gjatë që pas diplomimit në degën Digital Business, Design & Inovation, në Barcelonë.

Rikthimin e saj në rrjete sociale, e ka bërë me një postim nga dita e diplomimit dhe me një mesazh për të rinjtë e moshës së saj, të cilët ende nuk e kanë të qartë se çfarë duan të bëjnë me jetën e tyre.

Ajo shprehet se momentalisht ndihet e përhumbur, si shumë miq dhe shokë të klasës së saj, duke nënkuptuar se ende nuk është e vendosur se ku do të jetojë dhe ku do ta zhvillojë karrierën e saj.

Por, thekson se kjo është në regull, sepse ndonjëherë planet e Zotit lindin paptritur dhe e ndjejmë se kur është koha e duhur për vendimmarrje.

Postimi i plotë:

E diplomuar së fundmi dhe si çdo i sapodiplomuar tjetër, pyetja që më është bërë më shumë është “çfarë tani?”. “Cili është plani jot?” “ku doni punosh?” “ku doni jetosh?” dhe asnjëherë nuk e kam përgjigjen për këtë. Dhe për habinë time, as shumica e miqve apo shokëve të mi të klasës. Më parë mendoja se e ardhmja do të ishte e qartë. Disa e bëjnë, dhe kjo është mbresëlënëse. Por për ne të tjerët që po ndihemi pak të humbur tani, dua të them vetëm se është në rregull. Është në rregull të jesh i pavendosur. Është në rregull të mos kesh gjithçka në vijë. Është në rregull të mos kesh një plan. Ndonjëherë planet e Zotit lindin nga e papritura. Dhe ndërsa presim drejtimin e Tij, sapo të ndiejmë flakën e pasionit, duhet të kapim atë moment të përsosur. Gjërat më të mira vijnë shpesh kur përzieni besimin me veprimin. Besoni udhëtimit, por mos harroni – ju jeni ai që e drejtoni.

https://www.instagram.com/_u/aleksiapeleshi/?utm_source=ig_embed&ig_rid=3b0b517d-0b5e-4bef-a7f8-37e5543368cb&ig_mid=5041C571-921E-4B4B-B9C3-A6BA0C6A7F58

Dikur quhej “kryeqyteti i Shqipërisë”, sot Janina i gëzohet qindra-mijëra turistëve nga Shqipëria

Janina dikur cilësohej si kryeqyteti i Shqipërisë. Ali Pasha i Janinës kishte në qytetin, sot pjesë e Greqisë, sarajet e tij, kështjellën dhe dhjetra fortifikime. Dhe qyteti banohej në pjesë të madhe nga shqiptarë.

Por duket se sot, këto kujtime të vjetra zgjohen teksa qyteti që grekët e quajnë si “kryeqyteti i Epirit”, ka parë një valë të madhe të turistëve shqiptarë.

Në fakt, sipas shifrave, shqiptarët mbajnë vendin e parë të turistëve të huaj që kanë vizituar Janinën, duke lënë pas edhe gjermanët.

Sipas INSETE, vendi në veri të Greqisë priti 1.7 milionë vizitorë në vitin 2023. Nga këta, 219,000 ishin nga Shqipëria, 80,000 nga Gjermania dhe 76,000 nga Mbretëria e Bashkuar.

Gjatë të njëjtit vit, të ardhurat turistike për Greqinë e Veriut arritën në 330 milionë euro, me 46 milionë nga vizitorët gjermanë, 42 milionë nga vizitorët shqiptarë dhe 41 milionë nga vizitorët britanikë.

Për dekada, vizitorët nga Shqipëria kanë qenë më të rëndësishmit si në numër ashtu edhe në shpenzime, pas vizitorëve grekë, për qytetin e Janinës. Arritjet e tyre janë të qëndrueshme, duke i bërë ata një burim jetik të ardhurash për ekonominë lokale, duke mbështetur hotelet, restorantet dhe sektorin e shitjes me pakicë.

Një pjesë e madhe e shqiptarëve kryesisht me banim në jug të vendit, e zgjedhin Janinën edhe për arsye shëndetësore. Në qytetin grek ka dy spitale të mëdha me mjekë të specializuar që ofrojnë shërbim të lartë.

Lidhjet e biznesit midis Janinës dhe Shqipërisë mbeten gjithashtu të forta. Shumë kompani në Janinë kanë bashkëpunime të gjata me bizneset shqiptare, me partneritete të reja që vazhdojnë të krijohen, duke përfituar të dyja palët.

EMRAT/ Disa nga personazhet që thuhet se do të jenë pjesë e “BBV4”

“Big Brother VIP Albania” do të rikthehet së shpejti në ekran për edicionin e katërt, dhe pritshmëritë janë të larta.

Ky spektakël i njohur për grumbullimin e figurave publike në një shtëpi për më shumë se 100 ditë, tashmë është bërë një fenomen mediatik që tërheq vëmendjen e audiencës shqiptare dhe ndërkombëtare.

Në edicionin e këtij viti, përflitet se do të marrin pjesë një grup i përzgjedhur artistësh dhe personazhesh nga fusha të ndryshme, përfshirë artistë, këngëtarë dhe figura të njohura televizive.

Këtë sezon, një nga emrat më të përfolur si banor i BBV4 ka qenë Young Zerka — mirëpo ardhja në jetë e fëmijës së tij mund të ketë ndryshuar planet.

Sa i përket pjesmarrësve të tjerë, disa nga emrat e përfolur janë:

1. Devi & Dori (dyshja e Fiks Fare) si konkurrent i vetëm.

2. Visjan Ukcenaj

3. Cubi Metkaj

4. Enxhi Nasufi

5. Sara Hoxha

6. Kastro Zizo

7. Eugent Bushpepa

8. Bledi Beqiri

9. Ritvana Fetahu

10. Rinian Leka

Ndryshe nga sezonet e kaluara, këtë vit informacionet për sezonin e ri kanë qenë shumë të kufizuara, çka të bën të mendosh se surprizat do zbulohen vetëm pas nisjes së programit.

‘Jeni fallco…’ Xhemi dhe Jul Deda priten me këmbët e para nga publiku, SHPERTHEJNE KOMENTET NEGATIVE në rrjet!

Emisioni investigativ dhe satirik, “Fiks Fare,” ka nisur sezonin e tij të ri me një ndryshim të madh në drejtimin e emisionit.

Aktori i njohur i humorit, Jul Deda, dhe prezantuesja Xhemi Shehu, janë vendosur në krye të programit, duke zëvendësuar dyshen që e kishte drejtuar më parë, Devi & Dori.

Ky ndryshim është bërë objekt i komenteve të shumta nga publiku, pasi puntata e parë e sezonit të ri u transmetua më 9 shtator. Përballë një sfide të madhe për të ruajtur frymën dhe stilin unik të “Fiks Fare,” Jul Deda dhe Xhemi Shehu kanë nisur rrugëtimin e tyre të ri si drejtues.

Ashtu siç pritej, komentet e publikut nuk kanë munguar. Shumë shikues e kanë ‘pëqafuar’ ndryshimin, duke vlerësuar karizmën e Julit dhe profesionalizmin e Xhemit.


Megjithatë, një pjesë e tyre nuk janë impresionuar nga performanca e re e dyshes. Komentet negative të publikut përfshijnë: “Jeni shumë dobët,” “Dori dhe Devi më mirë,” “Jeni shumë të vakët” dhe “Jeni fallco.”

Këto komente reflektojnë ndjesinë e një pjese të audiencës që nuk ka mundur të përshtatet menjëherë me formatin e ri të drejtimit dhe preferon dinamikën e mëparshme të emisionit.

Të tjerë kanë përmendur se Jul Deda dhe Xhemi Shehu, ndonëse figura të mirënjohura në ekran, nuk kanë arritur ende të gjejnë harmoninë e duhur për të tërhequr plotësisht shikuesit që janë mësuar me mënyrën e drejtimit të Devit & Dorit.

Megjithatë, duke marrë parasysh që ky është vetëm fillimi i sezonit, mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet dinamika e ekipit të ri drejtues dhe nëse ata do të arrijnë të fitojnë mbi skeptikët në javët në vazhdim.

‘E kuqja tër bon demin’, Beatrix ngre tem peraturat me fotot e fundit

Këngëtarja e njohur shqiptare Beatrix Ramosaj, e cila ka bërë një emër të fortë në industrinë e muzikës dhe përfaqëson me krenari kulturën shqiptare në skenën ndërkombëtare, ka marrë vëmendjen e medieve dhe ndjekësve me postimin e saj të fundit në Instagram.

Në këtë postim, Beatrix shfaqet duke e mbajtur të veshur një veshje të ndezur të kuqe, një zgjedhje e cila ka tërhequr menjëherë vëmendjen dhe ka bërë jehonë në rrjetet sociale.

Veshja e saj e kuqe, e cila është e ngjashme me simbolikën e pasionit dhe energjisë, është e kombinuar me një stil të veçantë që nënvizon elegancën dhe sharm të saj

Në fotografitë e publikuara, Beatrix gjithashtu është duke mbajtur pranë saj qenushin e saj të dashur, i cili duket të jetë një shok i pandashëm për të.

Ky detaj i vogël, por shumë i rëndësishëm, shton një ndjesi të ngrohtë dhe të afërt në postimet e saj, duke theksuar lidhjen e veçantë që ka me kafshën e saj shtëpiake.

Postimet e Beatrix janë gjithmonë një ndodhi e mirëpritur për ndjekësit e saj, dhe kjo e fundit nuk është përjashtim. Veshja e saj e kuqe dhe prania e qenushit të saj kanë bërë që fansat të komentojnë dhe të ndajnë mendimet e tyre në lidhje me stilin dhe bukurinë e saj.

Greqi/ Shoferi i dehur p ërpIas çiftin dhe fëmijën e tyre 2-vjeçar, gruaja ishte 5 muaj shtatë zënë

Këtë të mërkurë, një aksident i rëndë është shënuar në zonën e Selanikut në Greqi.

Një 46-vjeçar, i cili ishte në gjendje të dehur në timon, ka përplasur një çift, së bashku me fëmijën e tyre 2 vjeçar.

Çifti i bashkëshortëve është transportuar menjëherë në spital, ku mësohet se janë në intubim.

Gruaja, sipas mediave greke, ka qenë edhe 5 muajshe shtatëzënë.

Për ngjarjen e rëndë, policia ka vënë në pranga shoferin, i cili pritet që të dalë nesër para togave të zeza.