Shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm bën për spitaI dy gardianë të burgut

Koçi Selamaj, i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia në Mbretërinë e Bashkuar, për vrasjen e mësueses Sabina Nessa, do t’i duhet të qëndrojë edhe më gjatë në burg, pas një dënimi të ri me 4 vjet e 6 muaj heqje lirie, pasi dhunoi dy gardianë burgu.

I quajtur si “Monster Mansion”, Selamaj 36-vjeç ka sulmuar me mjete të forta, dy gardianë në burgun Frankland, County Durham, ku vuan dënimin me burg përjetë.

Selamaj pranoi se kishte plagosur një person me dashje dhe kishte sulmuar një tjetër, duke i shkaktuar lëndime të vërteta trupore.

Ai vuan dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen brutale të Sabinës, teksa ajo po shkonte në një lokal në Kidbrooke, Londra Juglindore, për të takuar një mik të vjetër.

Mësuesja e shkollës fillore, 28 vjeç, ra në pritën e ngritur nga Selamaj dhe u rrah për vdekje, ndërsa sulmi u konsiderua “i paramenduar dhe grabitqar” nga të huajt.

Gjykata e Newcastle Crown dëgjoi se stafi i burgut kishte ndërhyrë kur dëgjoi goditje që vinin nga qelia e vrasësit.

Ata hynë për të parë se çfarë ka ndodhur dhe zbuluan se tualeti i tij ishte “shkatërruar”.

Selamaj më pas i kërcënoi gardianët duke mbajtur në dorë një copë porcelani.

Ai goditi një oficer – duke i shkaktuar një plagë në gju dhe në parakrah – përpara se të godiste të dytin dy ose tre herë në fytyrë.

Selamaj, i cili tani ndodhet në burgun e sigurisë së lartë të Broadmoor, do të vuajë dënimin shtesë pas dënimit minimal prej 36 vitesh të burgimit të përjetshëm për vrasjen e Sabinës.

Ai u dënua në mungesë për vrasjen e Sabinës në prill 2022 pasi refuzoi të merrte pjesë në gjykatë.

“QëIIoni mbi civilët”/ Piloti shqiptar zbulon urdhrin e pazakontë që mori në 1997: Kur pashë që kishte njerëz…

27 vjet pas ngjarjeve komplekse të vitit 1997, një ish-pilot i bazës ushtarake të Kuçovës u nderua nga bashkia e Tepelenës me titullin më të lartë lokal për “shmangien e vëllavrasjes në vitin 1997”.

Fatmir Meçaj tregon se u urdhëruan të bombardojnë nga ajri depot e armatimit në fshatin Turan të Tepelenës ndërsa zona ishte e populluar dhe brenda depove kishte shumë njerëz të irrituar që po merrnin armë.

“Pasi u dha urdhri të gjithë ishin të emocionuar dhe njëkohësisht mendonin, ç’është ky urdhër në kundërshtim me interesat e popullit.

Lufton e mira me të keqen e në këtë rast fitoi e mira sepse ne ishim të detyruar të zbatonim betimin që kishim bërë dhe urdhëri ishte në kundërshtim me betimin prandaj vendosëm të mos veprojmë.

Edhe shokët e mi që u ngritën pas meje të njëjtën gjë bënë. Ne na u dha urdhër që të qëllonim në Turan, mbi depot e Turanit, mbi njerëzit që ishin atje duke marrë armatim. Kur pashë që kishte njerëz u ktheva në bazë. Kolegut tim Agim Matraku që u ngrit pas meje i thashë: pashë, por nuk pashë gjë” pra nuk duhet të veprosh. Edhe ai të njëjtën gjë bëri”, tregon ish-piloti.

T merr në mes të Moskës/ Ukraina i bën ‘gjëmën’ Rusisë, ja goditja shkatërrimtare që nuk pritej nga Putini

Lufta e përgjakshme e nisur nga Vladimir Putini ka mbërritur sërish në zemrën e Rusisë!

Sipas raportimeve të vazhdueshme të mediave, një ndërtesë shumëkatëshe në Ramenskoye (rajon i Moskës) u godit nga një dron ukrainas. Qyteti me 100 mijë banorë ndodhet rreth 45 kilometra në juglindje të Moskës.

Pamjet në mediat sociale tregojnë bllokun e apartamenteve. Droni goditi lartësitë e kateve të 11-të dhe të 12-të gjatë natës, flakët u ndezën nga vrima e hapur. Një civil 46-vjeçar thuhet të jetë vrarë nga sulmi. Media shtetërore ruse raporton se tre persona janë plagosur.

Fillimisht u tha se ka humbur jetën edhe një fëmijë nëntë vjeç. Sidoqoftë, guvernatori rajonal Andrei Vorobyov u korrigjua në këtë drejtim dhe tha se vdekja që ai raportoi ende nuk ishte konfirmuar.

Goditja ishte pjesë e një vale të tërë sulmesh që Ukraina nisi ndaj agresorit të martën mbrëma. Rusia pretendon se ka kapur gjithsej 144 objekte fluturuese pa pilot, sipas kanaleve të propagandës ruse.

Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, pohoi në Telegram se 20 dronë u shkatërruan. Në rajonin e Briansk, i cili kufizohet me Ukrainën, guvernatori rajonal Alexander Bogomas pretendon se ka zmbrapsur “një sulm masiv terrorist nga armiku”. U shkatërruan 72 dronë. Informacioni nuk mund të konfirmohet në mënyrë të pavarur.

Një gjë është e qartë: goditja në ndërtesën e banimit nuk është goditja e vetme që Ukraina arriti. Fotot dhe videot tregojnë se janë sulmuar edhe tre aeroportet Moskë-Domodedovo, Moskë-Vnukovo dhe Moskë-Zhukovsky. Punonjësit duhej të hiqnin pjesët e dronit nga kompleksi i Zhukovsky.

Agjencia ruse e lajmeve RIA raportoi se aeroportet duhej të anulonin 30 fluturime. Përfundimisht, të gjitha aeroportet në metropolin rus u mbyllën për trafikun ajror për disa orë.

Ngritjet dhe uljet gjithashtu duhej të shtyheshin në republikën ruse të Tatarstanit – përsëri.

Despoti i Kremlinit, Putin, dëshiron të presë ngjarjen më të madhe politike ruse këtë vit në kryeqytetin Kazan: samiti BRICS i vendeve industriale në zhvillim është planifikuar të zhvillohet atje në tetor (shkurtesa nënkupton anëtarët themelues Brazil, Rusi, Indi, Kinë dhe Afrika e Jugut). Është e paqartë nëse aeroporti mund të funksionojë edhe për shkak të presionit të dronëve ukrainas.(BILD)

Del VIDEOJA: Si indiani tentoi të hapte derën e emergjencës të “Air Albania”

Një ngjarje e pazakontë ndodhi mbrëmjen e sotme në Rinas, ku një avion i “Air Albania” që do të udhëtonte drejt Stambollit u detyrua të kthehej sërish në pistë pasi njëri nga pasagjerët tentoi të hapte derën e emergjencës.

Avioni kishte pak minuta që ishte ngritur, ndërsa burime thanë për Top News, se mes udhëtarëve ishte dhe një indian që po deportohej.

Duke përfituar nga situata ai u përpoq të hapte derën e emergjencës, sicc duket edhe në këtë video të siguruar nga Top News.

Indiani është ndaluar nga ekuipazhi i avionit, si dhe pasagjerë.

Veprimi i tij terrorizoi 200 pasagjerët në bord.

Ndërkohë, piloti u detyrua të kthehej sërish në Rinas për të rregulluar derën.

Video Player

Ndodh në Korçë, i riu konsumon drekën dhe largohet pa paguar. Arrestohen!

Kërkoheshin nga policia e Tiranës për mashtrim dhe arrestohen në Korçë për të njëjtën vepër penale.

Ka qënë një i ri nga Tirana me inicialet K.P dhe bashkejtuesja e tij nga Italia, 32 vjeçarja me inicialet C.A të cilët kanë fillimisht në kryeqytet kanë konsumuar një drekë me shifrën 400 euro dhe janë larguar nga restoranti pa paguar.

Te njëjtën gjë janë munduar të bëjnë në një restorant në periferi të qytetit të Korçës ku fillimisht italiania pasi ka konsumuar drekën është larguar nga restoranti ndërkohë që të njëjtën gjë ka tentuar të kryejë edhe shqiptari 31 vjeçar.

Ka qënë reagimi i kamarierëve që kanë ndaluar shqiptarin dhe me pas kanë lajmëruar edhe policinë, të cilët pasi kanë shoqëruar në komisariatin e Korçës kanë parë se dy të rinjtë ishin në kërkim edhe nga policia e kryeqytetit.

26 vite nga vrasja Azem Hajdarit/ Gazetari zbardh detaje: Në Tiranë të gjithë e dinin, personazhi më enigmatik ishte…

Më 12 shtator bëhen 26 vite nga vrasja a Azem Hajdarit, kreut të Lëvizjes Studentore, përpara selisë së Partisë Demokratike. Gazetari Ferdinand Dervishi që edhe ka shkruar një libër lidhur me këtë ngjarje, solli disa detaje në ‘Frontline Interview’ nga ajo kohë duke nisur që nga lëvizja studentore kur Azem Hajdari doli si lider dhe më pas si politikan në vrasjen e tij më 12 shtator 1998 përpara selisë së Partisë Demokratike.

Dervishi tha për Marsela Karapançon se vrasja e Azemit ndodhi në një moment kur Shqipëria vinte pas vitit të trazirave 1997, ku të gjithë u armatosën dhe rolin kryesor e morën bandat me të cilët bashkëpunonte politika për pushtet.

PS në atë kohë filloi një aleancë me familjen Haklaj në Tropojë, por këtë gjë nuk mund ta pranonte Berisha me Hajdarin që Tropoja për ta ishte bastioni dhe shtëpia e tyre.

‘Vinim pas 97 së egër, në atë kohë 97 e shkatërroi mirëfilli shoqërinë shqiptare. Çdokush kishte një kallashnikov në shtëpi. U krijuan banda, krimi i organizuar. U morën peng komunitet të tëra. Në Tropojë, pëlqehen të bëjnë rolin e kryepolicëve Haklajt. Kishin një pëlqim politik majtas. Në një vend ku ligji e bëjnë bandat, ti mundtë lozësh një lojë, lojën e bandave. Nuk ka shtet, polici. Në Tropojë, Partia Socialiste u mbështetën tek Haklajt. Por Tropoja ishte bastion i Berishës dhe Hajdarit. Nuk mund ta pranonin që ajo zonë të mos kontrollohej prej tyre. Këtu lind dhe kundër vënia. Pastaj ka ndërfutje, ka trafik armësh. Në atë kohë të majtët mbështesnin UÇK, Berisha mbështeste krahun tjetër. Të gjitha këto të çonin në konflikte. Të çonin drejt kallashnikovit.’

Këtu mendohet sipas Dervishit të ketë nisur konflikti mes Haklajve dhe Azem Hajdarit dhe jo më përpara, që kulmoi me vrasjen e liderit të studentëve në 90.

‘Nuk di të kenë pasur probleme me njëri-tjetrin. Kur dy njerëz nga një zonë e vogël bëhen përfaqësues të një zonë lindin njerëz që i duan. Nuk besoj se ka patur probleme me njëri tjetrin. Problemet i ndez politika. Nuk e pranonin Berisha apo Azemi që PS të dominonte në Tropojë. Për shkak të kësaj, aty u bë një çarje. Në një anë doli Haklaj me njerëzit e vet, nga krahu tjetër Berisha me njerëzit e vet. Dhe krijoi dhunë.’

Azemi ishte në një miting në Fier para se të vinte në Tiranë për tu vrarë. Ndërkohë për vrasjen e tij e dinin që më përpara thotë Dervishi, saqë e gjithë Tirana e dinte.

‘Mbaroi mitingun dhe erdhi në Tiranë. PD sapo kishte humbur pushtetin. Edhe Hajdari atë ditë në Fier, nuk kishte më shumë se 100 vetë. Ka ardhur në Tiranë, ka dashur të shoh planet në një Tv dhe në këtë periudhë çfarë ndodh. Ditën e atentatit të gjithë përveç Azemit e dinin çdo ndodhte.’

Azem Hajdari kishte marrë dy badigardë që më përpara për tu ruajtur, teksa shumë herë i shpëtoi atentateve.

‘E dinin që nga maji, dihej që Haklajt donin të vrisnin Azem Hajdarin. Kishte marrë dy badigardë. E dinte që mund të ndodhte gjë. I kishte me lidhje fisnore me Haklajt. Njëri nga ata nuk ka qenë në vrasje. Ajo që nuk hahet, është fakti që vetëm Azem Hajdari nuk e dinte se do vriste. Në Tiranë të gjithë e dinin që ata kishin ardhur dhe po silleshin rreth PD-së. Madje thuhet se një natë më parë të gjithë lokalet tek PD-ja ishin boshatisur. Ku është shteti?’

Më tej, për Dervishin enigëm mbetet në këtë histori roli i Izet Haxhisë, ish truproja i Sali Berishës, që sipas Dervishit i ka qëndruar Azemit nga prapa që nga fillimet e lëvizjes studentore.

‘Izet Haxhia është personazhi më enigmatik i kësaj historie. Është njeriu me dy faqe, edhe badigard i Berishës edhe i akuzuar për vrasjen e Hajdarit. Në atë kohë nuk e dinim në atë kohë. Po ta dinim që badigardi i Berishës vrau Azemin nuk do kishte ndodhur 14 shtatori. Si ka mundësi që ky njeri, i ka qëndruar Azemit nga prapa gjithë kohës. Kam frikë që nga fillimi i lëvizjes studentore deri në ditën e fundit, e kontrollonte nga prapa. Ka një pamje kur e merr Azemin kur tentonte të ndërtonte Sindikatat e Pavarura. Është shumë i habitshëm roli i Izet Haxhisë në këtë histori.’

Haklajt sipas Dervishit e dinin që Azemi qëndronte prapa atentateve ndaj familjes së tyre.

‘Berisha në atë periudhë ishte presidenti i vendit. Nuk ka një prove të madhe të saktë. Mënyra si veprojnë drejtuesit e lartë, është me gjeste. Nuk e kap dot që ta akuzosh për këtë histori. Kam pasur mundësi ta takoj, një nga motrat e Fatmir Haklajt. E pyes, pse Azemin. Dhe më tha, pas çdo vrasje direkte të njerëzve në afërsi na shfaqej Azemi. Nëse vrasja ndodhej në Tropojë. Azemi ishte në Kukës. Gjithmonë na del në afërsi. Kjo tregon se ka pasur një komplot për Haklajt. Zylfije Haklaj vrau dhe një person nga Fieri. Presupozohet se ka qenë një grup që godiste Haklajt dhe nuk është çudi që koka e këtij grupi të ketë qenë Azemi. Ata ishin të bindur se pas këtij organizimi ishte Hajdari. Prandaj vijnë të godasin Azemin.’

Së fundmi, Dervishi jep dhe një vlerësim për Azemin sa i përket figurës së tij si më babaxhane dhe më bashkëpunuese edhe me socialistët jo si Berisha, teksa pëlqente të kalonte kohën edhe me intelektualë apo letrarë.

‘Kur foli për herë të parë Berisha, Azemi për ti bërë nder qëndronte nga prapa. Nuk ishte aq i djallëzuar sa ta merrte një ditë këtë gjë. Për shkak se ishte më pak i djallëzuar, ishte më babaxhan. Ka qenë babaxhan në kohën e Saliut të parë. Bashkëpunonte me të gjithë edhe me socialistët kur ishte puna. Rrinte me Spartak Ngjelën, Ismail Kadarenë.’

“Ç mendet” indiani i deportuar nga Shqipëria, hap në ajër derën e “Air Albania”; avioni rikthehet në Rinas

Një avion i “Air Albania” është detyruar të bëjë ulje emergjente vetëm pak çaste pas nisjes, për shkak të një incidenti në bord.

Mësohet se një shtetas indian që po deportohej me këtë avion, ka hapur derën e emergjencës menjëherë sa është ngritur avioni.

Fatmirësisht, avioni që ishte nisur për në Stamboll është ulur sërish në pistë, teksa po punohet tashmë për riparimin e derës së emergjencës.

Të gjithë pasagjerët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, dhe kanë zbritur nga avioni në pritje të rregullimit të derës, për t’u nisur sërish.

“O babiii, kush ivr*u”/ Momenti rrëq ethës kur djali i vik timës në Roskovec shkon në vendngjarje (Video)

Pamje të rënda vijnë nga vendi i ngjarjes në Roskovec, ku pak minuta më parë dy kushërinjtë Gramoz Kurtaj dhe Vladimir Kurtaj u vranë nga 49-vjeçari Altin Kuka.

Në videon e siguruar nga Gazeta Shqip shihen se një nga fëmijët e viktimave shkon në vendin e ngjarejs dhe kërkon të atin, ndërkohë që një tjetër i pranishëm kërkon të dijë se kush është autori i kësaj ngjarjeje të rëndë.

Viktimat ishin të dy kushërinjë me njëri-tjetrin ndërkohë që nga ana tjetër autori është dorëzuar në polici.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Video Player

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë këngëtari i njohur shqiptar

Ndahet nga jeta kantautori i njohur korçar Gjergji Peleshi në moshën 88 vjeçare.

Peleshi një nga këngëtaret më të njohur të serenatës korçare, madje për shumë vite ka qenë pjesë e Korit “Lira” të këtij qyteti.

Gjergji Peleshi është rritur në një familje, ku serenata korçare është kënduar që në fillesat e saj, këngë të cilat me se shumti i ka kënduar me vëllain e tij, Ilkë Peleshin.

Deri në momentet e fundit të jetës së tij e ka kënduar me shume dashuri serenatën korçare.