Mbyllen 6 shkolla dhe 18 klasa në qarkun e Korçës! Shkak ulja e lindshmërisë dhe emigracioni

6 shkolla të ciklit fillor dhe 18 klasa në të gjithë sistemin arsimor parauniversitar në qarkun e Korçës janë mbyllur si pasojë e mungesës së nxënësve.

Shkollat e fshatrave Kodras në Kolonjë, Kapshticë në Devoll si dhe Mjaltas, Desmirë, Zvarisht dhe Osojë në Bashkinë e Maliqit nuk do të hapin dyert këtë fillim viti shkollor.

Ulja e lindshmërisë por edhe emigrcioni masiv i viteve të fundit janë reflektuar në numër të pamjaftueshëm nxënësish për të mbajtur hapur klasat kryesisht në shkollat e fshatrave të bashkisë Maliq dhe disa në Korçë.

Sipas kreut të Sindikatës së Pavarur të Arsimit në Korçë Leonard Trebicka efektet e uljes së numrit të popullsisë prej disa vitesh ndjehen në sistemin arsimor por aktualisht Shqipëria ka humbur thuajse 1/3 e nxënësve.

Shifrat janë shumë të ulëta,të paktën ju i keni shifrat zyrtare por po them që në gjithë Shqipërinë pothuaj mungojnë 30% e nxënësve,pra 1/3 më pak. Është një shifër shumë alarmante dhe e pritshme pasi kjo gjë nuk ka ndodhur sot, ka vite dhe vite, pasojat janë sot por do të jenë edhe në vitet pasardhëse, akoma më shumë do të ndihet mungesa e nxënësve.

Të gjithë ata që janë larguar nga Shqipëria, i të rinjve sidomos të cilët pas disa vitesh lindin fëmijët jashtë shtetit, jo këtu. Kjo rënie e numrit të lindjeve në Shqipëri padiskutim në shifra shumë të mëdha dhe emigracioni i pjesës tjetër ka bërë që shkollat shqiptare të vuajnë mungesën e nxënësve në gjithë territorin e vendit.

Klasat e para janë ato që e ndiejnë më shumë,madje ka filluar prej dy vitesh që po e ndiejnë klasat e para dhe duke u rritur brez pas brezi klasat e para shkojnë të 5- at e kështu me radhë, në gjimnaz dhe pas ca vitesh do të ndihet numri i rënies së nxënësve edhe në shkollat 9 vjeçare dhe në gjimnazet e qytetit, por tani për momentin ndihen në ciklin e ulët, madje kemi edhe shkolla të mbyllura në qytetin e Korçës sidomos në zonat rurale të cilat kanë largim masiv të popullatës së tyre.

Kemi informacione që në disa fshatra janë mbyllur shkollat dhe kanë kaluar në shkolla vartëse. Kemi arritur që të paktën që nga muaji qershor të mos ketë largim të mësuesve nga puna, kjo është e rëndësishme për ne si sindikatë. Në Korçë të paktën nuk ka shkollë me dy turne, ka në qarkun e Korçës por janë shumë pak”, deklaroi Leonard Trebicka-kryetari i sindikatës se pavarur te arsimit Korçë.

Ulja e numrit të nxënësve vihet re edhe tek regjistrimet në klasë të parë. Sipas informacionit zyrtar nga drejtoria arsimore për këtë vit shkollor janë regjistruar ne klasën e parë 1302 nxënës nga 1698 që u regjistruan vitin e kaluar. Ndërsa në klasën e 10 janë regjistruar 502 nxënës më pak.

Sylvinho vendos rekord me kombëtaren shqiptare, i afrohet Peter Brigelit

Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi të shtunën 1-2 kundër Ukrainës në udhëtim, me ndeshjen e cila ishte e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve.

Tri pikët kanë bërë që edhe trajneri Sylvinho të vendosë rekord në stolin e kuqezinjve. Braziliani ka regjistruar 8 fitore, 4 barazime e 5 humbje në stolin e Shqipërisë në 17 duele të drejtuara.

Kësisoj, ai është unik pasi rezulton se ka një përqindje fitoresh me Shqipërinë prej 47%, një vlerë relativisht e lartë duke llogaritur se askush me më shumë se 5 ndeshje të drejtuara në stolin e kuqezinjve, nuk ka një mesatare që i afrohet.

De Biasi mban vendin e dytë me 38.89% të ndeshjeve me fitore dhe Mehdin Zhega të tretin me 38.46%. Këto shifra të Sylvinhos bëhen edhe më shumë domethënëse, duke llogaritur se 5 nga fitoret janë në ndeshje zyrtare.

Arritja e numrit 8 të fitoreve në stolin kuqezi, e ka bashkuar Sylvinhon me të ndjerin Josiph Kuzhe, i cili kishte arritur po këtë numër në pankinën e Shqipërisë gjatë drejtimit të tij në 24 ndeshje të zhvilluara.

Përpara Sylvinhos ka vetëm 3 trajnerë, me objektivin e radhës që është shifra e 10 sukseseve të Hans Peter Brigel. Pak më të shkëputur janë Edy Reja me 14 fitore dhe De Biasi me 21 të tilla.

“Më vjen turp nga këta qumështorë”, ish-trajneri i Ukrainës shpërthen pas humbjes me Shqipërinë: Ata shkëlqyen para nesh

Ish-trajneri i kombëtares së Ukrainës ka shpërthyer ndaj verdhebluve pas humbjes 2-1 përballë Shqipërisë në Pragë, ndehsje e vlefshme për National league.

Jozsef Szabo i ka cilësuar “qumështorë” disa prej lojtarëve të Ukrainës, duke thënë se ata me atë paraqitje nuk do të mund të transferohen në skuadra të mëdha.

Sipas tij edhe ndaj Çekisë nuk pret asgjë të re, pasi çekët kanë një skuadër edhe më të fortë se Shqipëria.

Jozsef Szabo, ish-trajner i Ukrainës

“Më vjen turp dhe me dhembi shumë humbja e Ukrainës! Nuk kam fjetur gjithë natën për shkak të tyre! Vija para dhe mbrapa gjysmën e natës, i shqetësuar. Këtë nuk e prisja. Do u bëj thirrje gazetarëve dhe eskpertëve tanë që të mos lavdërojnë futbollistët tanë dhe t’i bëjnë yje. Shaparenko nuk është te Real Madrid, Vanat nuk është te Barcelona. Ata janë ende duke pirë qumësht gjiri, ata nuk dinë të luajnë futboll. Dje Tsigankov deshi të ndalte një top të lartë, por sfera i iku disa metra larg. Dhe ky është një lojtar i cili luan në La Liga, çfarë mund të themi për të tjerët? Nuk e kuptoj çfarë lloj futbolli është ky. Asnjë gjuajtje në portë në pjesën e parë, asnjë pasim para apo agresivitet. Çfarë do të ndodhë më pas? Pavarësisht sa e trishtë mund të duket, ky është niveli i lojtarëve tanë, Shqipëria dukej e shkëlqyer në krahasim me ne. Unë nuk do të kritikoj Rebrov, pasi nuk e di se si është procesi stërvitor në ekipin kombëtar aktualisht. Por unë mund të them vetëm se lojtarët tanë e treguan se ishin ende “qumështorë”. Do të jetë e vështirë për ta që të transferohen në Europë. Nuk pres asgjë të mirë as ndaj Çekisë, që ka një skuadër më të mirë se Shqipëria. Nuk mund ta harroj ndeshjen me Shqipërinë, ndaj j nuk do ta shoh atë me Çekinë, jam i nervozuar mjaftueshëm. Mendoj se Rebrov do të ndryshojë gjysmën e ekipit”, u shpreh ish-trajneri.

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Këtë javë parashikimi i yjeve për secilën shenjë vjen në formën e klasifikimit:

12. DASHI

Nëse thjesht thamë se kjo është ajo kohë e vitit kur pothuajse na mungojnë të dielat e qeta dhe me ngrohtësi, tashmë duket sikur po përgatiteni për letargji pa lënë asnjë numër telefoni. Kështu shkon, pasi të qenit vetëm duket si e vetmja mënyrë për të mos kryer “vrasje” vullnetare.

11. BRICJAPI

Paketa juaj fillestare e dashamirësisë minimale, shoqërueshmërisë bazë dhe durimit për mbijetesë, është padyshim e shteruar. Dhe për të qenë i sinqertë, edhe ju ndiheni të rraskapitur. Ju thjesht nuk mund ta përballoni kombinimin e Marsit dhe Venusit kundër jush së bashku dhe tani që keni Merkurin në favor, mund të shpjegoni se sa shumë ju acarojnë të tjerët, por me një formulë matematikore.

10. SHIGJETARI

Zemra më në fund duket se rreh në ritëm, por janë neuronet që kanë ndalur. Për fat ju pëlqen shumë kjo histori e braktisjes së vetes për dashurinë, përkëdheljet, kënaqësitë e vogla pa pretendime. Edhe si një eksperiencë jashtë zakonit. Fikeni trurin tuaj (i cili gjithsesi duket se nuk po funksionon) dhe ndiqni zemrën tuaj.

9. PESHQIT

Ndërsa të gjithë rreth jush duket se zgjohen me ide të shkëlqyera, ju nuk e merrni as anën e mikserit të dushit për të marrë ujë të nxehtë në provën e parë. Kjo shkon kështu për shkak të Mërkurit i cili është i kundërt. Dhe gjërat përkeqësohen nëse mendoni se falë Marsit nuk keni ndërmend ta pranoni. Do të jetë një javë me krisje.

8. DEMI

Çuditërisht për ju, këtë herë përgatitja për vjeshtën nuk do të thotë të hiqni pluhurin nga receta e gështenjës dhe të rezervoni strehën e tartufit, por të regjistroheni në të gjitha kurset që ditari juaj mund të trajtojë. Midis trurit dhe muskujve nuk dini çfarë të stërvitni më parë.

7. GAFORRJA

Ndihesh mirë si mësuesja me lapsin kuq e blu, por kur është gati të tregojë me gisht fjalorin dhe sintaksën e miqve dhe të afërmve. Prandaj nuk kërkohet. Për t’ju bërë të lumtur do të jetë shumë e vështirë, sepse keni ankesa dhe mërzitje këtë javë.

6. PESHORJA

Për ju, është kjo stinë e re që ju lodh, në ndryshim nga ata që ndjejnë ardhjen e pranverës. Ndihesh aq energjik sanjë gjethe ahu e zverdhur, e gatshme të braktisë fushën dhe pemën. Për fat të mirë, nuk do zgjasë shumë.

5. LUANI

Edhe ti je qetësuar: bashkë me temperaturat e motit janë qetësuar edhe dëshirat dhe orekset. Tani ju ndjeni një fllad të lehtë në zemrën dhe një fllad të këndshëm në trurin tuaj. Jo e ekzagjeruar, por shumë, shumë e vlerësuar.

4. BINJAKËT

Nëse do të bënin një radiografi në zemrën tënde, do të gjenin ndërtime të paligjshme hotelesh me pesë yje në të cilat strehon të gjitha ndjenjat e dashurisë, të pasionit, të dëshirës për t’u ndjerë mirë me gjysmën tënde më të mirë dhe për të parë buzëqeshjen të shfaqet rreth teje.

3. UJORI

Ju keni marrë gjilpërat tuaja të thurjes për të bërë me dashuri shalle dhe kapele me grep për ata që doni. Kjo është mënyra juaj për të bërë të qartë se keni ndërmend të na ngrohni zemrat, por edhe fytin gjatë gjithë dimrit. Do të thoja që ky sezon i ri nis me synimet tuaja më të mira sentimentale.

2. AKREPI

Me siguri nuk hiqni dorë dhe tashmë po organizoni fundjavë romantike në gjethet dhe javët e pasionuara të skive në të cilat keni ndërmend ta shihni “borën” vetëm nga poshtë jorganit. Pastaj, për hir të mirësisë, energjia është atje, por ju preferoni ta shpenzoni atë në gjënë që bëni më mirë: seksin.

1. VIRJGËRESHA

Sa bukur me medaljen dhe buqetën e luleve! E meritoni pas kësaj vere. Tashmë gjithçka është aq e qartë sikur të kishit në dorë hartën e fshatit turistik, atë që e kuptojnë edhe fëmijët. A jeni vërtet gati për të ndërtuar udhëtimin vjetor më mirë se një zejtar me kalldrëm?

Një biletë udhëtimi të përjetshme/E porsalindura në bordin e avionit merr dhuratën e pazakontë nga…

Mund të duket e habitshme por linja ajrore e njohur EgyptAir së fundmi nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se i ka dhuruar një biletë udhëtimi falas për gjatë gjithë jetës një foshnjeje të porsalindur që erdhi në jetë në bordin e një prej avionëve të saj gjatë një fluturimi.

Ngjarja e jashtëzakonshme ndodhi gjatë fluturimit MS887, i drejtuar nga një Boeing 737-800, i cili ishte në rrugë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kajros në Aeroportin Ndërkombëtar Douala në Kamerun.

Një pasagjere nga Kameruni filloi lindjen në mes të fluturimit dhe me ndihmën e ekuipazhit të kabinës së EgyptAir, solli në jetë me sukses fëmijën e saj në një lartësi prej 10 km.

Pas lindjes së suksesshme, ekuipazhi i kabinës dha ndihmën e parë të shpejtë si për nënën ashtu edhe për të porsalindurin e saj. Duke marrë parasysh nevojën për kujdes të mëtejshëm mjekësor, fluturimi bëri një ulje urgjente në Aeroportin Ndërkombëtar Kufra në Libinë jugore. EgyptAir u koordinua me autoritetet libiane për të siguruar transferimin e sigurt të nënës dhe fëmijës në Spitalin Kufra për kujdes të vazhdueshëm.

Pas konfirmimit se shëndeti i nënës dhe fëmijës së saj ishte mirë, fluturimi i EgyptAir rifilloi udhëtimin e tij drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Douala, duke përfunduar misionin e tij me të gjithë pasagjerët në bord.

Gjesti i EgyptAir për të ofruar një biletë udhëtimi të përjetshëm për të porsalindurin është vlerësuar gjerësisht si një gjest bujar dhe simbolik, duke festuar një jetë që filloi në qiell.

Gjeorgjia sfidon Shqipërinë, trajneri Sagnol: Kam grup me ambicie, luajmë objektivat tona

Pas fitores ndaj Çekisë, Gjeorgjia do tentojë të përsërisë veten edhe ndaj Shqipërisë, në ndeshjen e Nations League që luhet pas disa ditësh. Para takimit, dha mendimin e tij trajneri francez i gjeorgjianëve, Sagnol.

“Kemi bërë një rrugë të gjatë deri këtu. Gjithçka nuk është e dukshme nga jashtë, unë kam besuar gjithmonë te kjo skuadër. Lojtarët luajtën në Europian dhe e kuptuan rëndësinë e punës së ekipit, ishte e rëndësishme mënyra se si ktheheshim pas Europianit dhe ajo që pashë më kënaqi.

Ne nuk luajtëm lojë ofensive në minutat e parë, por pastaj u kërkova lojtarëve të sulmit që të qëndronin më përpara dhe të krijonin hapësira. Kiteishvili është një nga lojtarët më të nënvlerësuar në futbollin europian, ai mund të luajë në klubet më të mëdha. Ai e luan rolin e tij në mënyrë perfekte dhe jam i lumtur që e kam në skuadër.

Sigurisht, pritshmëria dhe ambiciet tona janë rritur. Sot ia dolëm shumë mirë, por do të ketë edhe dështime. Gjëja kryesore është se si do të luajmë. Nga dita e nesërme do të punojmë për një objektiv të ri, duhet të luajmë ndaj Shqipërisë”, – tha ai.

U v*es vajza në operacion, familjarët dh*nojnë mjekët (Video)

Një video është publikuar nga mediat italiane nga sulmi që ndodhi dje ndaj stafit mjekësor në spitalin e Policlinico Riuniti në Foggia nga të afërmit e një vajze 23-vjeçare që ndërroi jetë gjatë operacionit.

Në pamje shihen disa mjekë që janë mbyllur në një dhomë dhe po përpiqen të bllokojnë derën, në mënyrë që të afërmit të mos e hapin atë.

organizatat në Itali bënë thirrje për grevë në shenjë solidariteti me punonjësit e shëndetësisë, të cilët dhunohen për shkak të detyrës që ata ushtrojnë. Ndërkohë, Prokuroria e Foggias ka nisur dy hetime për sulmin ndaj mjekëve për vdekjen e vajzës.Familjarët akuzojnë personelin mjekësor për vdekjen e saj.

Motra e të ndjerës nëpërmjet një postimi në Facebook e justifikoi sulmin duke thënë se familja e saj do të vuaj përjetë për shkak të mjekëve që nuk mundën ta shpëtonin atë.Sulmi ndodhi në repartin e kirurgjisë, ku kirurgët, anestezistët dhe personeli tjetër u dhunuan pasi familja mori lajmin për vdekjen e saj raportojnë mediat vendase.

Rreth pesëdhjetë persona hynë në repart, dhe afërsisht njëzet prej tyre u përplasën me personelin mjekësor. Një kirurg u godit në fytyrë, duke pësuar plagë të rënda, ndërsa një mjek tjetër pësoi thyerje të dorës.

Stafi arriti të futej në një dhomë dhe lajmëroi policinë, e cila me vështirësi arriti të rikthente qetësinë në spital. Policia nisi hetimet për të identifikuar autorët e sulmit.

Drejtoria e poliklinikës ka nisur një hetim të brendshëm për të analizuar ngjarjen. Vajza ishte përfshirë në një aksident automobilistik dhe duhej të operohej por fatkeqisht nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Moti merr kthesë, reshje të dendura shiu dhe ulje temperaturash për ditët në vijim!

Pas një vere “përvëluese” me temperatura të larta (madje më të larta se mesataret mujore klimatike) tashmë duket se tabloja meteorologjike ndryshon plotësisht.

Kjo për shkak se tashmë mbi vendin tonë (dhe jo vetëm dhe në një pjesë të europës) pritet depërtimi i njëpasnjëshëm i disa qendrave të thella të presionit të ulët shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe të ftohta.

Depërtimi i këtyre qëndrave ciklonare mund të jetë problematike sepse do të sjellin paqëndrueshmëri të menjëhershme (zhvendosja e shpejtë e ajrit të ngrohtë me ajër më të ftohtë) dhe energji potenciale të çliruar në mënyrë të vrrullshme.

Kjo përkthehet në radhë të parë në mot kryesisht të vranët por më e rëndësishmja reshje shiu të cilat do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër (pa harruar elementin e erës së fortë).

Por le ti marrim ditët me rradhë.

Për ditën e Hënë moti parashikohet fillimisht me kthjellime e vranësira në shtim deri të dendura.

Deri në orët e mesditës reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa përgjatë ultësirës perëndimore deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Në orët e vona të mbrëmjes reshje shiu me intensitet mesatar në të gjithë territorin ndërsa përgjatë ultësirës perëndimore reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Edhe për ditën e Martë moti parashikohet i vranët dhe reshje shiu të cilat në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës do të jenë me intensitet mesatar e përgjatë ultësirës perëndimore lokalisht deri të lartë.

Më pas reshjet me intensitet të ulët dhe mesatar.

Për ditën e Mërkurë dhe ditën e Enjte rikthehen kthjellimet por edhe alternimet e vranësirave deri të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formë shtrëngatash.

Për ditën e Premte përsëri mot i vranët dhe reshje shiu me intensitet mesatar dhe përgjatë ultësirës perëndimore deri të lartë në formë rrebeshesh dhe stuhi.

Duhet theksuar gjithashtu se ditën e Hënë dhe atë të Premte parashikohet erë intensive nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri në 20-22 m/s erë problematike përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore.

Gjithashtu pritet një rënie graduale e temperaturave por në ditë të caktuara rikthehen në vlerat mbi 30 grad kjo për shkak të erës së fortë jugore.

Uragani kuqezi rikthehet, stadiumi Air Albania shitet plotësisht për ndeshjen me Gjeorgjinë

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë për këtë vit në stadiumin Air Albania të martën ndaj Gjeorgjisë, në orën 20:45.

Pas triumfit spektakolar ndaj Ukrainës, Kombëtarja ka në program një tjetër ndeshje në shtator, këtë herë në shtëpinë e të gjithë shqiptarëve Air Albania, që do të jetë i mbushur plot në mbështetje të Shqipërisë.

Të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri – Gjeorgji, e vlefshme për UEFA Nations League janë shitur.

Arbana Osmani dhe Alaudin Hamiti do të moderojnë BBVK? Ja detaji që ‘i nxjer zbuluar’ (Foto)

“Big Brother VIP Kosova” po përgatitet të rikthehet për sezonin e ri, dhe si duket ky edicion do të sjellë disa ndryshime të mëdha.

Zyrtarizimi i parë i rëndësishëm ishte emërimi i Olsa Muhametit si producente e re e programit, një lëvizje që ka zgjuar shumë interes dhe pritshmëri tek ndjekësit e reality-show-t.

Një nga temat më të diskutuara prej muajsh ka qenë edhe roli i moderatorëve për këtë sezon të tretë.

Në dy sezonet e para, programi u prezantua nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, të cilët u bënë fytyrat e njohura të shfaqjes. Megjithatë, së fundmi po qarkullojnë zëra që Arbana Osmani mund të jetë një nga moderatoret e këtij edicioni, duke u bashkuar me Alaudin Hamitin.

Këto spekulime janë nxitur nga disa postime në rrjetet sociale të Arbana Osmanit dhe Alaudin Hamitit, të cilat duket se përforcojnë këtë mundësi.
Arbana Osmani, e njohur për moderimin e “Big Brother VIP Albania”, ka postuar në Instagram disa imazhe ku shfaqet me një unazë të re në dorë.

Unaza ka një formë të ngjashme me syrin, simbol që përkon shumë me logon ikonike të “Big Brother”. Ky detaj i vogël ka nxitur spekulime se Arbana mund të jetë duke u përgatitur për të marrë rolin e moderatores në “Big Brother VIP Kosova”.

Nga ana tjetër, edhe Alaudin Hamiti, i cili ka qenë pjesë e formatit për dy sezonet e para, ka postuar disa fotografi në rrjetet sociale që shtojnë dyshimet. Një prej postimeve përfshinte një imazh me një sy të ngjashëm me logon e “Big Brother” dhe mbishkrimin “Kush po na vëzhgon?”.

Për më tepër, ai publikoi një foto ku në cover-in e telefonit të tij ishte i vizatuar një sy, duke rritur edhe më shumë spekulimet për një angazhim të mundshëm në sezonin e ri.

Edhe pse deri tani nuk ka asgjë zyrtare sa i përket moderatorëve të këtij edicioni, këto indikacione kanë bërë që fansat të spekulojnë se këtë vit mund të shohim një bashkë-prezantim mes Arbana Osmanit dhe Alaudin Hamitit.