Hoqi dorë nga muzika dhe iu përkushtua fesë, reperi Fero merr vendimin e papritur!

Ish-reperi i njohur, Fero, ka befasuar fansat e tij me një njoftim që ka bërë së fundmi në adresën e tij në rrjetin social Instagram.

Ai ka deklaruar se do të marrë një pushim të gjatë nga aktivitetet në rrjetet sociale për një periudhë prej gjashtë muajsh. Sipas tij, ky vendim vjen në kuadër të nevojës për një ndryshim të madh në jetën e tij dhe për të risjellë projektet e tij të ardhshme.

Fero ka theksuar se rikthimi i tij pas kësaj periudhe do të jetë i paparashikueshëm dhe i papritur.

“Ka ardhur koha për një ndryshim edhe më të madh. Gjashtë muaj nuk do të jem aktiv në rrjetet sociale, deri në fillim të marsit dhe rikthimi pas 6 muajsh do të jetë i paparashikueshëm dhe i paparamendueshëm,” ka shkruar Fero në InstaStory.

Fero pas daljes nga burgu, ku u arrestua për dhunën e ushtruar ndaj ish-bashkëshortes, modeles Arbenita Ismajli dhe kërcënimin e saj me jetë, deklaroi se kishte hequr dorë përfundimisht nga muzika.

Ai u shpreh se tani po i përkushtohet fesë islame dhe se asnjë nuk duhet t’i dëgjojë këngët e tij.

“Përshëndetje miq , deshta t’ju njoftoj se kohëve të fundit kam pasur disa sfida në jetën time , të cilat me ndihmën e Allahut i kam kalu.

Unë kam vendosur që përfundimisht të largohem prej muzikës, arsyeja kryesore është se kohëve të fundit kam studiuar rreth Fejës Islame dhe më është bërë e qartë se muzika është e ndaluar në islam. Për këtë arsye kam vendosur që ta lë muzikën dhe t’i përkushtona fejës islame dhe familjes time.

Unë dua t’ju njoftoj se falem 5 herë në ditë, dhe pendohem te Allahu Krijuesi i gjithësisë për çdo këngë që e kam kënduar.”– ka dhënë Fero asokohe.

Prezantuesja zbulon sëmundjen e rëndë: Është tron ditëse, kujdesuni për veten

Edwina Bartholomew, ka shkaktuar tronditje globale me deklaratën e saj, ku ka treguar për audiencën televizive betejën që i duhet të bëjë me leu**eminë.

Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë në Channel 7 të Australisë, ajo u është drejtuar shikuesve në një gjendje të rënduar emocionale, edhe pse u përpoq shumë ta fshihte.

Në veçanti, në fragmentin që po bën xhiron e internetit përmes rrjeteve sociale, Edwina Bartholomew theksoi:

“Jam diagnostikuar me kan**er, gjë që është tronditëse dhe e vështirë për t’u thënë. Është një lloj i quajtur leu**emia mieloide kronike që mund të trajtohet me një pilulë çdo ditë”. “Nëse kujdesem për veten, do të jem mirë kështu që ndihem shumë, shumë me fat. Shumë prej jush kanë qenë në situata të ngjashme, ose shumë më keq dhe kanë dalë më të fortë. Pikërisht këtë kam ndërmend të bëj”.

Edwina Bartholomew, e përfundoi fjalën e saj duke iu kërkuar të gjithëve të kujdesen për veten.

I thγen shishen në fγtγrë, Klea Prenga pranon Ιidhjen me ish-burrin e Marielës dhe kërkon arre stimin e motrave Berisha

Një ngjarje e rëndë u bë publike pak ditë më parë nga modelja, Klea Prenga, e cila denoncoi dhunën barbare që motrat Antonela dhe Mariela Berisha ushtruan ndaj saj.

Klea Prenga edhe një herë ka sqaruar se nuk janë të vërteta lajmet që qarkullojnë se motrat Berisha e kanë sulmuar se ajo ishte e lidhur me partnerin e Marielës.

Modelja me anë të një postimi sqaron se ajo nuk ka ndikuar në marrëdhënien e Marielës me partnerin, me të cilin ka dhe një fëmijë. Por që lidhja e tyre kishte nisur pasi çifti ishte ndarë dhe nuk i lidhte më asgjë, veç fëmijës që kishin bashkë.

Prenga i ka bërë thirrje autoriteteve që personat që e dhunuan të ndëshkohen, teksa ka kërkuar edhe mbrojtje nga shteti.

Reagimi i plotë:

Sqarim: Dua të bëj të qartë se nuk kam ndërhyrë në asnjë marrëdhënie ekzistuese apo të mëparshme.

Personi me të cilin kam qenë në një lidhje prej më shumë se disa muajsh, nuk ka qenë i martuar. Ai ka një fëmijë nga një marrëdhënie e mëparshme, e cila kishte përfunduar plotësisht përpara se unë të njihesha me të.

Marrëdhënia që ai kishte me ish-partneren e tij ishte e mbyllur shumë kohë më parë, dhe asnjë moment nga lidhja jonë nuk ka ndikuar në atë marrëdhënie. Unë nuk kam qenë asnjëherë pjesë apo shkak i ndonjë konflikti apo mosmarrëveshjeje mes tij dhe ish-partneres së tij.

Pas sulmit brutal që më është kryer, i cili më ka shkaktuar lëndime serioze fizike dhe emocionale, dua t’i drejtohem shtetit shqiptar për të reaguar me vendosmëri dhe urgjencë. Unë bëj thirrje që autoritetet shqiptare të angazhohen maksimalisht për të sjellë autorët e këtij akti të tmerrshëm para drejtësisë. Ky sulm nuk duhet të kalojë pa ndëshkim, dhe është e domosdoshme që shteti të sigurojë mbrojtjen time.

Po shpresoj dhe kërkoj që shteti shqiptar të zgjidhë këtë çështje me prioritet, duke kapur dhe ndëshkuar autorët e këtij akti dhune.

Gjithashtu çështja do ndiqet edhe përmes autoriteteve në shtetet ku unë jam rezidente, për të siguruar që drejtësia të vihet në vend. Kjo situatë nuk mund dhe nuk do të mbyllet pa marrë masat e nevojshme ndaj atyre që janë përgjegjës për këtë akt të tmerrshëm. Faleminderit nga zemra për mbështetjen tuaj dhe mesazhet e shumta!

Përkrah Musiala e De Bryjn, një futbollist i Shqipërisë në formacionin ideal të turit të parë në Ligën e Kombeve

Përfundimi i ndeshjeve të para të Ligës së Kombeve ka dhënë një tablo të skuadrave pjesëmarrëse dhe pretendimeve që kanë të gjitha ato në këtë turne që ka marrë një rëndësi të veçantë edhe për faktin se mund të jetë një rrugë kualifikimi për në turnetë madhorë.

Dhe përveç ekipeve, bien në sy edhe lojtarë të ndryshëm të cilët spikatin me formën e tyre.

Ekspertët e statistikave të “SOFASCORE” kanë përpiluar formacionin ideal të raundit të parë të ndeshjeve, duke përzgjedhur lojtarët që kanë marrë vlerësimet më të larta për paraqitjet që kanë dhuruar në duelet përkatëse.

Mes tyre, është edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli. Futbollisti ishte protagonist me golin e tij në fitoren 2-1 ndaj Ukrainës, por edhe me shumë ndërhyrje të sakta ndaj sulmuesve kundërshtarë, duke ndihmuar Shqipërinë që të merrte 3 pikë të arta.

Nota 8,3 i ka mundësuar Ismajlit që të jetë kësisoj në formacionin e yjeve të raundit të parë, ku rreshtohet përkrah disa emrave shumë të njohur si Musiala e De Bryjn.

“Zënka Asllani-Manaj? Herën tjetër e gjuaj unë”, Silvinjo paralajmëron: Në këtë grup do të shohim gjithçka, nuk e kam peng Ismajlin

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka paralajmëruar në konferencën për mediat pas sfidës me Ukrainën se ndonëse fitorja ishte e shkëlqyer, në këtë grup mund të ndodhte gjithçka pasi ekipi kishte përballë kundërshtarë të vështirë.

Ai komentoi paraqitjen e ekipit, strategjinë që u ndoq, por edhe përplasjen mes Manajt e Asllanit në fundin e sfidës për një goditje dënimi.

“Kam parë një ndeshje shumë të vështirë, ata janë të fortë, e kam thënë më parë, teknikisht të fortë, një nivel i lartë. Unë u thashë lojtarëve të mi që do të shkojmë të vuajmë dhe kjo është ndeshja, por ata bënë mirë, edhe rinisjet, edhe pozicionet e Bajramit pak më në qendër, atë që i kemi thënë gjatë javës e bënë në fushë. E thashë para ndeshjes që do jetë ndeshje e bukur teknike për t’u parë, ata kanë lojtarë shumë të mirë, por edhe ne, kemi bërë shumë mirë dhe jam i kënaqur nga të gjithë.

Kur u futën dy lojtarët, ndeshja ishte e hapur, ata janë një skuadër shumë ofensive dhe u thashë lojtarëve që nuk është e lehtë të hysh në ndeshje, është shumë vështirë, ritmi është i lartë. Është e vështirë në fillim, u thashë të mos humbin topin, mbani topin e të kemi mundësinë të rinisemi, të bëjmë kundërsulm të mirë dhe të mbyllim ndeshjen. Ishte e vështirë edhe mbyllja se po të bënin barazimin 2-2 do të bëheshin 5 minuta shumë të fortë të fundit. I thashë hyni dhe mos humbni topin në gjysmëfushën tonë, të mbarojmë aksionet në fushën kundërshtare.

Peng për mosaktivizmin e Ismajlit në Europian? Nuk kam asnjë peng, futbolli është jetë dhe jeta vazhdon. Po ju pyes, Gjimshiti e beri Euro 2016? Jo, ai erdhi me ne dhe bëri kapitenin në 2024. Kjo është jeta, më vjen keq, kam 35 lojtarë e duhet të bëj zgjedhje. Është e vështirë, ka raste kur shkon në shtëpi dhe nuk fle. Nuk është personale, është futboll. Miku im Mançini, isha 35 vjeç, më thoshte “Silvio, me vjen keq, shko në tribunë”, Ky është futbolli, unë kam bënë pankinë, kam shkuar në tribunë, kam luajtur, por është futbolli. Jam i lumtur për të e të gjithë, kjo është jeta. E kujtoj përsëri, nuk kam asgjë personale, për fat të keq unë jam trajneri dhe duhet të bëj zgjedhjet.

Kjo është një skuadër pak më e pjekur, ata kanë mësuar shumë në Europian, por të mos harrojmë që është një ekip në rritje, nuk është gati, po përmirësohet shumë. Kemi shumë të rinj, një përzierje me lojtarë me një të kaluar të rëndësishme. Sot nuk ishte Gjimshiti, por Hysaj bëri mirë, me zemër, ka bërë 10 vite në këtë ekip, është ai me më shumë ndeshje. Kjo është një skuadër që po rritet. Përfitoj nga rasti të them se është një grup shumë i vështirë, do të ndodhin nga të gjitha gjërat, është shumë i ekuilibruar. Do të jetë shumë e vështirë, më bëhet qejfi që jam këtu si trajner, por e di që duhet të rritemi dhe përmirësohemi shumë.

Gjeorgjia? E kemi parë Ukrainën shumë, por edhe Gjeorgjinë, është një grup i vështirë, edhe Çekia është një ekip shumë i fortë. Të martën ne kemi një kundërshtar shumë të vështirë, fizikisht shumë të fortë, shumë të organizuar. Zakonisht luajnë me 3-5-2, me lojtarë fizikë, me këmbë të mira, që vrapojnë shumë, sulmojnë, mbrojnë, shumë të organizuar, kanë një trajner të mirë. Nuk kam parë ndeshjen e sotme, por jam i sigurt që të martën do të kemi një ndeshje shumë të vështirë.

Zënka Asllani-Manaj? Herën tjetër u thashë të dyve, silleni topin se e gjuaj unë (qesh). Ndodh, është futbolli, njëri dëshiron gjithmonë të gjuajë. Unë ndoshta jo në fushë, por Doriva se ai i gjuan shumë fort. Zabaleta jo.

Manaj? Ne jemi një skuadër sakrifice, që duhet të luftojmë, vuajmë, rinisemi, luajmë me shpirt e zëmër, siç kemi bërë të gjithë. Rei e ka kuptuar, kjo është ndeshja që duhet të bëjmë më shumë, sot. Jam edhe më shumë krenar për lojtarët, të gjithë vrapuan shumë kemi bërë gjithçka që programuam. Për ndeshjen tjetër të shohim, ai ka shpenzuar shumë energji si të tjerët. Nesër pasdite do të shohim rikuperimin, ndërsa nga e hëna do të shohim mundësitë reale të secilit për të shkuar në fushë, por mund të rikuperojmë të gjithë.

Ukraina është një skuadër që bën presing inteligjent para, pastaj rivëniet e portieri i kemi parë shumë me Manajn i cili bën mirë luftë, i pëlqen. Menduam se nëse topi shkon, ai e fiton duelin dhe nuk bëjmë rreziqe pranë zonës, pak a shumë si me Çekinë. Është pak strategji, Rei është një lojtar që këtë gjë e bën shumë mirë. Ishte strategji e lojës sot.

Jemi të lumtur për ekipin, futbollistët e dinë që duhet të bëjnë sakrificë. Jam krenar edhe për stafin, që po bën një punë të mirë, po organizojnë ekipin. Por diferencën e bëjnë lojtarët, është shpirti i skuadrës që bëri të fitonim ndaj një Polonie të fortë, Çekisë e sot Ukrainës me lojtarë të shkëlqyer. Djemtë e dinë, aftësia për të vuajtur. Njerëzit janë krenarë për ne për këtë arsye, rruga është ende e gjatë dhe duhet të punojmë ende shumë.

Futbollistë e dinë që nga dita e parë, se nëse nuk jemi me këmbë në tokë, asnjë skuadër nuk shkon askund. Unë flas për ekipin kombëtar, për edhe një ekip të Serisë A apo Premier Ligës. Nuk ekzistojnë ndeshje të lehta, ne duhet të punojmë shumë. Nëse fitojmë, barazojmë e humbim është jo se nuk jemi me këmbë në tokë, por se kundërshtarët janë të fortë. Në këtë grup do të ndodhe gjithçka, i kemi parë të gjithë. Kjo fitore sot na ka dhënë shumë, por do të shohim nga të gjitha gjërat. Gjeorgjia, Çekia dhe Ukraina janë ekipe shumë të bukura”, tha Silvinjo në konferencë pas ndeshjes.

Ngjarje e paz akontë/ Gruaja tr@dhtòn burrin me priftin që i martoi 3 muaj më parë

Një grua në Francë ka tradhtuar burrin e saj me priftin, i cili vetëm 3 muaj më parë kishte celebruar dasmën e tyre. Ngjarja ka ndodhur në Brignoles të Francës dhe historia po bën mjaft bujë.

Çifti u martuan në kishë pasi jetuan bashkë për gati njëzet vjet. Pasi tradhtia u zbulua, prifti Gerson Peres u largua nga udhëheqja e kishës së Saint-Sauveur.

Ai që nuk gjen qetësi në këtë çështje është burri i gruas. Ai u tha gazetave franceze se do të mbetet “i traumatizuar për jetën”.

“Unë jam një person shumë fetar . Madje kam një tatuazh të Virgjëreshës Mari në parakrahun tim të majtë. Unë jetoja me gruan time për 17 vjet. Ne rritëm dy fëmijë së bashku. U martova në kishë tre muaj më parë”, tha ai.

Besimtarët vendas, të intervistuar nga kanale të ndryshme, e pritën skandalin me opinione të ndryshme. Një qytetar tha se ishte “i tronditur nga ajo që ndodhi, e për më tepër me një grua të martuar”. Një tjetër banore tha se nuk i bëri përshtypje: “Është viti 2024 dhe qëndrimet duhet të ndryshojnë”.

Gazetari Marrin Mema: Kam 11 υjet që Greqia më ka shpallur non-grαda, asnjë reagim nga shteti shqiptar

Gazetari Marin Mema tregoi në “Top Story” se pretendimet se ai është shpallur non grata në Greqi janë të vërteta dhe se sipas tij më e keqja është se qeveria shqiptare nuk ka reaguar.

“Non grata prej 11 vjetësh tashmë sepse po bëja punën e gazetarit. Po shkoja të raportoja të vërtetën, siç kam bërë në vazhdimësi. Armët e mija në thonjëza ishin stilolapsi edhe një bllok shënimesh”, tha Mema.

“Ajo që është për të të ardhur keq është mosreagimi i autoriteteve shqiptare. Unë në vazhdimësi e kam thënë edhe me doza ironie se “kush mund ta vazhdojë rrëfimin vetë”.

Pra unë isha thjesht një gazetar, një njeri i parrezikshëm, pavarësisht se u konsiderova rrezik për sigurinë kombëtare në Greqi. Apelasi për ata që e dinë është pesë vjet, unë e kam kaluar dhe maksimumin e kam 11 vjet, pra jam shumë i rrezikshëm”, shtoi ai.

“Autoritet shqiptare kurrë nuk kanë reaguar, ndërkohë në rastin konkret ja çfarë ndodh, për një gjë që në fakt është e drejtë e shtetit shqiptar”, tha gazetari referuar rastit të burgosjes së Fredi Belerit në Himarë, vendim për të cilin qeveria greke ka reaguar.

Kυjdes kur shkoni në hoteΙe, këto janë 6 υendet ku mund të fshihen kamerat

Një stjuardese ka postuar një video në TikTok ku tregon rutinën e saj të ecjes në një dhomë hoteli për të qenë të sigurt nëse ka apo jo kamera.

Me avancimin e teknologjisë, është bërë gjithnjë e më e rëndësishme të jesh vigjilent ndaj shkeljeve të mundshme të privatësisë. Kjo është arsyeja pse duhet të siguroheni të inspektoni tërësisht dhomat e hoteleve për ndonjë kamera spiune të fshehur.

Këtu janë gjashtë vende ku këto pajisje mund të fshihen

Detektorë tymi: Një nga vendet më të zakonshme për t’u fshehur kamerat spiune është brenda detektorëve të tymit. Këto pajisje zakonisht montohen në tavan, duke siguruar një pikë të favorshme ideale për të regjistruar vizitorët që nuk dyshojnë.

Pasqyrat: Pasqyrat ofrojnë mbulim të shkëlqyeshëm për fshehjen e kamerave të vogla. Shumë kamera spiune janë krijuar për t’u dukur si pasqyra të zakonshme, duke i bërë ato tepër të vështira për t’u zbuluar.

Priza elektrike: Një vend tjetër ku kamerat spiune mund të fshihen në mënyrë diskrete është brenda prizave elektrike. Është relativisht e lehtë për dikë me qëllim keqdashës të instalojë një aparat fotografik pas kapakut të një prize.

Orët me zile: Orët me zile janë pajisje të zakonshme në dhomat e hoteleve dhe, për fat të keq, mund të shërbejnë edhe si vende fshehjeje për kamerat spiune. Disa orë alarmi kanë kamera të integruara që mund të regjistrojnë audio dhe video pa tërhequr shumë vëmendje.

Pastruesit e ajrit: Pastruesit e ajrit po bëhen gjithnjë e më të popullarizuar në dhomat e hoteleve dhe pamja e tyre që nuk bie në sy i bën ata një vend të mundshëm fshehjeje për kamerat spiune. Këto pajisje përzihen pa probleme me mjedisin, duke e bërë të vështirë zbulimin e ndonjë pajisjeje të fshehur të mbikëqyrjes.

Piktura në mur: Kornizat e fotografive ose veprat e artit mund të përdoren për të fshehur kamerat spiune. Këto pajisje të fshehura mund të instalohen pas kornizës ose brenda vetë veprës së artit, duke siguruar një pikë shikimi që është sa diskrete dhe efektive.

Ndërsa këto gjashtë pika janë zona të zakonshme ku mund të fshihen kamerat spiune, është e rëndësishme të theksohet se mund të ketë pika të tjera inovative fshehjeje.

Kristjan Asllani pas triumfit kuqezi: Manajn e kam shok, por më mërziti në fushë

Mbrëmjen e djeshme, Shqipëria merr një fitore të artë përballë Ukrainës me rezultatin 1-2, duke e nisur me këmbën e mbarë rrugëtimin në Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje në kufij të perfeksionit, duke dominuar nga minuta e parë deri tek e fundit.

Pas kësaj sfide, për mediat ka folur edhe mesfushori Kristjan Asllani. Ai u shpreh se fitorja është e rëndësishme për rrugëtimin e skuadrës në Ligën e Kombeve, ndërsa tregoi edhe për hatërmbetjen me Manaj teksa ky i fundit mori përsipër goditjen e një faulli duke i marrë topin Asllanit.

“Fitore e madhe dhe shumë e rëndësishme. Ishte shumë e vështirë kjo fitore ndaj Ukrainës. Mendoj se e kanë mbajtur më shumë ata topin dhe ne jemi mbrojtur. Por, kishim shumë pa një fitore dhe shikojmë përpara sepse kemi një ndeshje të vështirë.

Kjo fitore na ndihmon shumë sepse ishte ndeshja e parë. Kur e fillon mirë je një hap para. Provuam të luanim futbollin tonë, por mendoj se mund të kishim luajtur më mirë. Por morëm 3 pikët dhe kjo ka rëndësi. Kishim që ndeshjen me Çekinë që nuk fitonim dhe jemi të lumtur, vazhdojmë.

Faulla që nuk ju la Manaj ta godisnit? Jam shumë shok me Rey, por u mërzita në fushë. Goditjet e dënimit i godas që i vogël, por dhe Rey ka gjuajtje të mirë. U mërzita pak në fushë, por absolutisht jam shumë shok me Rey, s’ka problem, tjetrën do e gjuaj unë”, tha Asllani.

Me sa po blihen e shiten sot monedhat e huaja? Ja kursi i këmbimit valutor për këtë të djelë 8 Shtator 2024

Sot, më 8 shtator 2024, dollari amerikan blihet me 89.4 lekë dhe shitet me 90.4 lekë.

Euro blihet me 99.3 lekë dhe shitet 100 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 105.7 lekë, ndërsa në shitje me 106.9 lekë.

Paundi britanik blihet me 117.3 lekë dhe shitet me 118.5 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 65.6 lekë, ndërsa në shitje me 67 lekë.