Bashkë me gushtin largohen dhe temperaturat e larta, java e re ‘sjell’ zyrtarisht vjeshtën, ja moti sipas SHMU

Pas një vere “përvëluese” me temperatura të larta (madje më të larta se mesataret mujore klimatike) tashmë duket se tabloja meteorologjike ndryshon plotësisht.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, kjo për shkak se tashmë mbi vendin tonë (dhe jo vetëm dhe në një pjesë të europës) pritet depërtimi i njëpasnjëshëm i disa qendrave të thella të presionit të ulët shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe të ftohta.

Depërtimi i këtyre qendrave ciklonare mund të jetë problematike sepse do të sjellin paqëndrueshmëri të menjëhershme (zhvendosja e shpejtë e ajrit të ngrohtë me ajër më të ftohtë) dhe energji potenciale të çliruar në mënyrë të vrrullshme.

“Por në çfar përkthehet kjo? Kjo përkthehet në rradhë të parë në mot kryesisht të vranët por më e rëndësishmja reshje shiu të cilat do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër (pa harruar elementin e erës së fortë). Por le ti marrim ditët me rradhë”, njoftoi Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Për ditën e Hënë moti parashikohet fillimisht me kthjellime e vranësira në shtim deri të dendura.

Deri në orët e mesditës reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa përgjatë ultësirës perëndimore deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në orët e vona të mbrëmjes reshje shiu me intensitet mesatar në të gjithë territorin ndërsa përgjatë ultësirës perëndimore reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Edhe për ditën e Martë moti parashikohet i vranët dhe reshje shiu të cilat në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës do të jenë me intensitet mesatar e përgjatë ultësirës perëndimore lokalisht deri të lartë. Më pas reshjet me intensitet të ulët dhe mesatar.
Për ditën e Mërkurë dhe ditën e Enjte rikthehen kthjellimet por edhe alternimet e vranësirave deri të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formë shtrëngatash.
Për ditën e Premte përsëri mot i vranët dhe reshje shiu me intensitet mesatar dhe përgjatë ultësirës perëndimore deri të lartë në formë rrebeshesh dhe stuhi.

Duhet theksuar gjithashtu se ditën e Hënë dhe atë të Premte parashikohet erë intensive nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri në 20-22 m/s erë problematike përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore. Gjithashtu pritet një rënie graduale e temperaturave por në ditë të caktuara rikthehen në vlerat mbi 30 grad kjo për shkak të erës së fortë jugore.

Rama “fshin” Ballën, Gjiknurin dhe Klosin nga qarqet politike për zgjedhjet e 2025!

Partia Socialiste ka tashmë 12 drejtuesit e rinj të qarqeve të vendit që do të çojnë partinë drejt zgjedhjeve të 2025.

Ashtu siç pritej ka pasur rotacion në disa prej qarqeve me rëndësi elektorale për vendin, ndërsa është shtuar edhe një drejtues të politike që do të jetë i fokusuar pikërisht për diasporën, ku në zgjedhjet e pranverës së ardhshme do të mundësohet për herë të parë edhe vota e emigrantëve.

Këtë post kryeministri Rama ia besoi Taulant Ballës, i cili nuk do të jetë më drejtues i qarkut Fier, dhe do ta pasojë në këtë post zv.kryeministren Belinda Balluku.

Pjesë e drejtimit politik të PS në qarqe janë bërë edhe ministrat e rinj në qeveri, ku në Elbasan është vendosur Arbjan Mazniku, duke zëvendësuar Damian Gjiknurin.

Në Vlorë drejtues politik do të jetë Bledi Çuçi, ndërkohë që Rama ka larguar nga ky Qark Blendi Klosin, i cili do të qëndrojë vetëm Sekretar i Përgjithshëm i PS.

Asambleja Kombëtare e PS

Kryetar i Asamblesë – Blendi Klosi

Nënkryetar të Asamblesë – Ilva Gjuzi dhe Besa Spahon

Sekretar i Asamblesë – Onit Beleri

Sekretariati ekzekutiv i partisë

Sekretar i Përgjithshëm- Blendi Klosi

Sekretari i organizmit dhe zgjedhjeve- Damian Gjiknuri

Sekretare e gruas –Evis Kushi

Sekretare e Programit – Milva Ekonomi

Sekretare për Diasporën – Zerina Bruçi

Sekretare e Marrëdhënieve ndërkombëtare – Romina Kuko

Sekretari i rinisë – Roi Bashaj

Rama i hoqi kontrollin e Tiranës, Erion Veliaj nuk e fsheh mërzinë (Video)

Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste po ndante krerët e qarqeve që do të drejtojnë fushatën elektorale në qarqe, duket se Erion Veliaj nuk e ka pritur mirë vendimin e kryeministrin, për heqjen e kontrollit të plotë për qarkun e Tiranës.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, e ka drejtuar fushatën e Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës në dy zgjedhjet e fundit, teksa vendimi i Ramës që këtë funksion ta ndajë me kryparlamentaren Elisa Spiropali dhe ministren e Arsimit Ogerta Manasterliu, duket se nuk e ka pritur mirë.

Teksa Rama ia komunikoi publikisht, kamerat u fokusuan tek Veliaj, i cili u shfaq i mërzitur.

“Qarku i Tiranës është jo vetëm qarku me listën më të gjatë të kandidatëve, i cili do të nxjerrë numrin më të madh të deputetëve më shumë se sa në zgjedhjet e shkuara, po edhe një qark ku mozaiku i Bashkive që e përbëjnë, ka nevojë për një vëmendje e organizim të veçantë.

Prandaj barrën e drejtimit politik të qarkut Tiranë do ta ndajnë, Elisa Spiropali, Erion Veliaj, Ogerta Manastirliu”, tha Rama.

https://streamable.com/e/57iycl?quality=highest

“Më vjen tυrρ që jam shqiptare”, G. rυαja nga Berαti shρέrthen: Kisha FAT që u m. αrtουa me një italian

“Paragjykími është një qëndrim i pabazuar, një mënyrë mendimi e ngurtë dhe zakonisht negatíve ndaj dikujt e diçkaje”.

Ky është përkufizimi më i plotë sipas socíologëve dhe psíkologëve për paragjykímin, fenomen i cili në vendin tonë manifestohet gjerësisht. 

Një grua nga Shqipëria ka ndarë një histori të sajën në redaksinë e JOQ Albania, ku tregon se si miku i saj italian tallej me vendin tonë, por edhe me femrat në moshën mbi 45-vjeçe.

Sipas qytetares, italiani kishte ardhur të vizitonte Beratin dhe ajo e ka shoqëruar, por paragjykímet dhe ofendimet e tij ndaj grave shqiptare linin vërtetë për të dëshiruar.

Ajo tregon më tej se i tha mikut të saj se femrat shqiptare janë të vuajtura pasi marrin rroga qesharake dhe nëpërkëmben.

Por ajo që i ka bërë më shumë përshtypje qytetares është komenti, që ka bërë një grua shqiptare, e cila kishte prenotuar një dhomë në të njëjtin hotel ku kishte prenotuar edhe miku i saj italian.

Gjatë një bisede të shkurtër me burrin italian, gruaja tregon se bashkëatdhetarja e saj, rreth 45-vejçe, filloi të shante Shqipërinë dhe njerëzit këtu.

Ajo tregoi se ndihej me fat që ishte e martuar prej 17 vjetësh me një burrë italian dhe kishte shpëtuar nga Shqipëria.

(Video) Shqiptarίn e zë haΙΙi me komshien pasi deΙ në baΙΙkon

Kemi dëgjuar shpesh histori nga miqtë tanë apo mund edhe t’i kemi përjetuar vetë ato momente të sikletshme

kur dalim në ballkonin e shtëpisë dhe në pallat dëgjojmë disa ulërima “qejfi” të komshijeve tona.

Një rast i ngj/ashëm i ka ndodhur një djali tek Kodra e Diellit, i cili i shqe/tësuar nga zhur/mat që lëshon komshija e tij, i bën thirrje pub/likisht ta ulë pak zërin…

“Pershendetje joq. I bej thirrje komshies ta uli pak zerin. Anonim ju lutem”,-shkruan ai.

Emίgranti deΙ në t αkimin e ρarë me një υα jzë shqiρtare, ai shkυΙ fΙokët nga kërkesα e s. αj

Një vajzë është takuar me një djalë emigrant nëpërmjetë hallës së saj për t’u njohur dhe për të krij uar një lidhje.

Por sipas gazetares  vajza pasi ka dalë në një tavolinë vetëm me djalin e ka pyetur për

gjendjen ekonomike dhe më pas i ka kërkuar para me pret.ekstin se do te rregullonte shtëpinë.

Pas kërkesës së vajzës, djali i ka thënë hallës së saj se nuk do që ta takoj më. Ndërkohë vajza e ka quajtur djalin kur.nac.

Horoskopi për ditën e sotme, e Diel 8 Shtator 2024

DASHI

Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe do kuptoheni mjaft mire me njeri-tjetrin. Te gjitha keto do iu ndihmojne te merrni vendime te rendesishme. Beqaret duhet ta kerkojne ne cdo vend personin ideal. Do ta gjeni. Kujdes nga influenca negative e Marsit ne planin financiar. Shmangni me cdo kusht shpenzimet e tejskajshme.

DEMI

Mos qendroni per asnje moment vetem sot sepse jo vetem qe do merziteni dhe do bini ne pesimizem, por mund te lindin edhe mosmarreveshje me partnerin. Beqaret do te perjetojne ndjenja te thella per dike qe e kane njohur rishtazi. Shprehuni sa me shume. Qe te mos perballeni me surpriza te pakendshme ne planin financiar duhet te tregoheni sa me te matur.

BINJAKET

Do keni deshire te dilni e te argetoheni sot. Partneri do ua plotesoje qejfin, por tregohuni te vemendshem sepse ai mund t’i hedhe syte edhe diku tjeter. Mund te lindin edhe skena xhelozie. Beqaret nuk do deshirojne te krijojne nje lidhje. Shfrytezojeni sa me shume lirine tuaj. Ne planin financiar do kryeni transaksione te rendesishme dhe do i rregulloni problemet qe keni pasur kohet e fundit.

GAFORRJA

Edhe sot lidhja juaj me partnerin nuk do jete e qendrueshme. Komunikimi do te zbehet dhe here pas here do e vini ne dyshim te ardhmen se bashku. Ambienti i beqareve do te favorizoje takimet. tregohuni me ta hapur dhe shprehni gjithmone ate qe mendoni per dike. Sinqeriteti do te vleresohet shume. Kujdes me financat. Duke dashur ta stabilizoni buxhetin mund te beni gabime te pafalshme.

LUANI

Jeta juaj ne cift do jete shume e lehte per t’u jetuar dhe mjaft harmonike. Do jeni joshes dhe partneri nuk do rezistoje t’iu qendroje larg per asnje moment. Mund te beni plane edhe per ndonje udhetim se bashku. Beqaret eshte me mire te qendrojne edhe sot vetem sepse ne dashuri nuk do kene fat. As me financat nuk do i keni punet mire. Mos e teproni me shpenzimet.

VIRGJERESHA

Beni kujdes gjate kesaj dite mos bini ne rrjeten e dikujt tjeter. Personi do jete mjaft simpatik dhe terheqes dhe mund t’ua prishe mendjen. Mos harroni se keni dike ne krah i cili iu dashuron marrezisht. Beqaret do kene nje jete sentimentale te mbushur me emocione. Pergatituni per momente te mrekullueshme. Planetet do jene te favorshem per financat. Buxheti do te permiresohet.

PESHORJA

Marredhenia me partnerin do jete e mire. Do i kushtoni shume rendesi atij dhe do ia plotesoni te gjitha deshirat. Beqaret do joshin pa pushim dhe do arrijne ta bejne per vete ate qe deshirojne. Do kaloni momente te mrekullueshme dhe emocionet do jene te medha. Fati do iu buzeqeshe ne sektorin e financave. Do mund te beni transaksionet e nevojshme dhe te hiqni disa lek menjane.

AKREPI

Jeta juaj sentimentale nuk do jete shume e qete per shkak te turbullirave planetare. Do keni aq shume kerkesa saqe ai qe keni ne krah nuk do dije cfare te beje me pare. Nga darka gjerat mund te ndryshojne nese ndryshoni sjellje. Per beqaret nuk do kete asnje te re. Te ardhurat financiare do te rriten. Do merrni iniciativa, do jeni te vendosur dhe do limitoni rreziqet. Ju lumte!

SHIGJETARI

Kjo dite nuk do jete shume e favorshme per ata qe jane ne cift. Komunikimi do jete i veshtire dhe merzitja do te shtohet. Me shume sesa ndjenja reale do keni iluzione. Venusi do i ndihmoje beqaret te joshin dhe te krijojne nje lidhje me nje person inteligjent dhe qe do i beje te ndihen mire. Keshillohuni me dike per financat dhe do gjeni nje burim tjeter per te rritur te ardhurat. Ju mundeni!

BRICJAPI

Nese jeni ne nje lidhje, jeta juaj nuk do jete dhe aq e qete. Ne fakt ndjeshmeria e tepert dhe etja per ngrohtesi do e nderlikojne marredhenien me partnerin tuaj. Do keni goxha keqkuptime! Nese jeni beqare nuk duhet te nxitoheni per asgje ne menyre qe mos zhgenjeheni nga dashuria. Do jeni shume te zotet me menaxhimin e financave dhe do kaloni me sukses nje prove me rrezik.

UJORI

Nese keni pasur probleme me partnerin tuaj, kjo dite do jete mjaft e favorshme per te bere hapat e pare dhe per te vene cdo gje ne rregull. Do gjeni fjalet e duhura dhe cdo gje do rregullohet. Beqaret do jene te perkedhelurit e planeteve. Nje takim vendimtar do iu sjelle lumturine. Ne sektorin financiar do ndermerrni rreziqe por do ia dilni mbane me sukses. Besoni me teper tek fati!

PESHQIT

Nese nuk fiksoheni shume pas defekteve dhe te metave te partnerit tuaj, kjo dite do jete shume e kendshme per t’u jetuar. Mundohuni sa te mundni! Ambienti yjor do e shtoje deshiren e beqareve per te rimuar dashurine me perjetesine. Planetet do bejne gjithcka per ta realizuar kete. Edhe ne planin financiar do keni fat, por duhet me patjeter te shmangni marrjen e rreziqeve te medha.

DRASTIKE/ Sezoni i ri, Fevzo nuk do pranojë në emision asnjë të ftuar pa i bërë testin e nitratit

TIRANË, ish-Kinostudio – Në një gjest të pazakontë për temperamentin dhe profesionin e tij si super-moderator, vetëm i moderuar nuk mund të quhet vendimi i fundit i drejtuesit televiziv të emisionit të vet televiziv, që njihet botërisht me emrin e artit Fevzo.

Burimet për Patronazhistin thonë se vendimi është marrë në koordinim me pronarin televiziv Sandër, në shenjë proteste për gjendjen ku është katandisur bujqësia shqiptare sot.

Me fjalë të thjeshta, asnjë i ftuar në emisionin e Fevzos këtë sezon të ri televiziv, nuk do të lejohet të hyjë në studio pa bërë më parë testin e nitratit!

***

Siç patronazhistët e mbajnë mend, historia nisi këtë verë, me Fevzon që pasi ishte velur nga udhëtimet nëpër botë dhe kërcimet zbathur me fiset afrikane Masai, se ku kishte gjetur andej nga Palasa një aparat të vogël me bateri, ja kaq sa një celular, i cili kishte një tip shtize me majë në fund.

“Kjo shtiza do jetë në vend të antenës, hëëë?” i tha Fevzo me instinktin e mprehtë gazetaresk, njeriut që ja solli.

“Jo mo gjigand,” iu përgjigj njeriu misterioz, “këtë shtizën e ngul në një frut ose zarzavate, dhe të tregon nivelin e nitratit. Është aparat i paparë. Na bëje provë,” dhe i vuri para një mango.

“Aaaa, nga ky varietet mangosh kam ngrënë në Republikën Domenikane. Ke qenë ti në Republikën Domenikane?” e pyeti Fevzo mikun.

“E jo a derëzi, unë s’jam i shëtitur si zotrote. Maksimumi kanë qenë nja katër vjet në Ekuador, në një burg… hotel të sigurisë së lartë. Naaa, e shikon sa ta nxjerr nitratin? Zero. Ngule tani tek kjo domatja e Lushnjes: Tre mijë!”

Fevzo u lemeris: “Pse s’thua ti që hamë helme ne? Po kjo është e tmerrshme. Do bëj një video dhe do ta hedh në rrjetet e mia sociale, që ta marrë vesh bota si bëhen reformat radikale!”

Miku misterioz i rrahu shpatullat: “Ta bësh vëlla! Dhe po pyetën për këto aparatet, janë 100 euro copa. Sado të shiten, ti ke 20 përqind”.

“Ore nuk më rruhet mua për para,” ja preu Fevzo, “se kam prona në gjithë Ballkanin, po më bëre merak se çfarë hamë, çfarë fusim në bark. Të zinjtë ne thuaj. Sa e lamë, 25%?”

***

Realisht Fevzo, që dikur miqtë e thërrisnin “Blendi me Gjashtë Gjyshe”, nuk ka vërtet nevojë për para. Të gjashta gjyshet i qëlluan me prona të mëdha: njëra kishte prejardhje nga Vërlacët, tjetra nga Vrionët, një e tretë nga Toptanët, një tjetër nga Karagjorgjeviçët e Serbisë, dhe dy të fundit andej nga Savojat e Italisë. Bile thuhet se miqësia e tij e vjetër me Andi Bushatin është prishur pikërisht në momentin kur Fevzo i tha Bushatit në mirëbesim: “Më duket se më doli dhe një gjyshe nga Bushatllinjtë!”

Nga ana tjetër, Fevzo dhe Sandri nuk preken drejtpërdrejt as nga bujqësia e nitrateve të Myzeqesë, sepse secili prej tyre ka pajtuar kopshtar personal nga Filipinet dhe konsumojnë perimet e tyre private.

“Unë e kam hallin këtu,” i shpjegoi Fevzo Sandrit – i cili që kur erdhi nga Lezha këtu e tre dekada të shkuara, e ka ulur drastikisht volumin e kaçubes me flokë majë kokës, ku dikur bënin fole mëllënjat – “ne kemi bahçet tona, por të ftuarit me siguri blejnë perime e fruta në pazar. Me trupin plot me nitrat, ata futen në studio, flasin e bërtasin, dhe na i shkarkojnë neve të gjitha helmet”.

***

Dhe ashtu u bë. Emisioni i parë live i Fevzos ishte javën e kaluar. Ata kishin vënë dy njerëz të besuar te hyrja e Klanit, me aparat nitrati me shtizë në dorë, të cilët u deklaruan të ftuarve se kishin urdhër t’ua ngulnin në trup për të bërë testin e nitratit.

Por mesa duket, mungesa e taktit bëri që të ftuarit e parë të sezonit të ri të iknin me vrap, duke u thënë rojeve: “Atë celularin me majë, shkoni e nguljani Fevzos!”

Kjo ishte arsyeja pse emisioni i parë i këtij sezoni, u bë me ca njëzet-vjeçarë që Fevzo u gjeti çastin e fundit. Kur ata pyetën se çfarë ishte ai aparati, u thanë se ishte test për Covidin.

Vini Re: Patronazhisti është rubrikë satirike anti-nitrike me numër normal gjyshesh

Po Visi ku është? Belina Pupa zbulon pse i kaloi pushimet vetëm këtë verë

Vera e gjatë në Shqipëri e Belina Pupës ka përzierë punën e pushimet, por ka pasur edhe mungesën e gjysmës tjetër të saj. Ndryshe nga herët e tjera, Elvis Pupa nuk e ka shoqëruar gjatë këtij udhëtimi të zgjatur. Siç shpjegon ajo në programin “Rudina”, gjithçka ka qenë mospërputhje axhendash.

Belina Pupa: Unë kam ardhur që në qershor këtu, ishte një udhëtim më shumë për punë filloi sesa për pushime dhe do të kthehesha në Australi, kam ardhur të rri për dy javë. Po si në Shqipëri që thonë jo po kjo puna, është mbyllur televizioni, është shtuar për në shtator e gusht, ndenja më gjatë se familja më erdhi kështu që këtë vit e kam kaluar shumë në jug, shumë në veri. Kam 3 muaj në Shqipëri, e kam kaluar gjysmën në jug, gjysmën në veri.

Rudina Magjistari: Paske bërë super pushime!

Belina Pupa: Kam bërë, duken sikur kam bërë 3 muaj pushime por faktikisht ai laptopi im i shkretë vjen gjithkund me mua me vete dhe unë një orë me familjen, tre orë me konsultat dhe shkruanin njerëzit “po boll se le nam, shko te burri yt në shtëpi”. Jam për punë, nuk kam ardhur vetëm për… duket se bëjmë qejf.

Rudina Magjistari: Po pse, burrin e ke në Australi?

Belina Pupa: Po, atje dhe tani kam filluar çdo ditë e mezi po pres.

Rudina Magjistari: Si ka mundësi që s’erdhi me ty?

Belina Pupa: Sepse ashtu i kemi pasur punët këtë vit, ai nuk vinte dot, unë nuk shkoja dot.