Divorci i Elia Zaharias dhe Princ Lekës është një ndër çështjet më të komentuara të showbizit dhe jo vetëm.
Por duket se pas divorci Elia është ringritur sërish dhe shfaqet në super formë.
Ajo ka publikuar në Instagram një foto me fustan të kuq ku duket në formë shumë të mirë. Sigurisht që edhe komentet kanë qenë shumë të mira kundrejt Elias.
Ndjekësit e kanë komplimentuar Eljan edhe shprehen se ajo është “Princesha e vërtetë”.
Xhensila Myrtezaj është një nga artistet që kohët e fundit është komentuar më shumë për jetën e saj private se për atë profesionale. Ditën e enjte më 26 shtator Xhensila pati një seancë gjyqësore për ndarjen e pasurisë me aktorin komedian Bes Kallakun.
Ndërsa ditën e djeshme një ditë më pas ajo shfaqet tejet e lumtur në rrjete sociale. Ajo ndau disa pamje ku shihet me një këmishë të bardhë, dhe nuk e fsheh dot lumturinë në fytyrën e saj. Po cili është shkaku i një lumturie të tillë? Këtë gjë vetëm këngëtarja e njohur e di.
Magjitë janë përhapur mjaft sëfundmi por pa lënë pas edhe syrin e keq. Por për këto probleme kaq madhore ka dhe zgjidhje. Dhe këtë zgjidhje mund ta jap vetëm Flora e Kavajës, e cila ka fuqi të mbinatyrshme të zgjidh hallet, të prishë syrin e keq dhe të ndreq fatet e miletit.
Për ta vërtetuar këtë Piranjat vendosin ta takojë nga afër, Florën e famshme të Kavajës e cila ka pafund njerëz që i drejtohen derës së saj për të kërkuar ndihmë. Kjo zonjë e ka kthyer shtëpinë e saj në një vend të mirë ‘shëronjës’ për njerëzimin, ku pret vizitorë nga e gjithë Shqipëria.
Siç ndodh me të gjithë shëruesit e magjive, syrit të keq e njëmijë e një përrallave me xhinde, të sëmurët që kërkojnë dëshpërimisht zgjidhje, pengohen që t’i drejtohen një mjeku specialist dhe të marrin kurat e nevojshme për tu shëruar dhe sapo mbërrijnë në dyert e këtyre sharlatanëve, përballen me fjalinë e zakonshme: “Ti nuk je për mjek”!
Zonja Flora e cila prej 13 vitesh ushtron këtë “profesion” është e “aftë” të shërojë njerëzit dhe të dalloj hallet e tyre vetëm duke i parë në sy. Njejtë si ky rast, ku në takimin e organizuar Flora tregohet mjaft e gatshme për të na ndihmuar dhe përpiqet ta gjej vetë problemin tonë.
Por pas kësaj bamirësie nga ana e saj fshihet një tjetër detaj të cilën na e vendos në dispozicion denoncuesja jonë. Sipas saj, Flora e Kavajës këtë punë nuk e bën për të ndihmuar sepse në të vertetë aftësitë e saj lënë për të dëshiruar. Pas saj fshihen shuma të mëdha parash që i merr nga njerëzit në nevojë duke abuzuar edhe me besimin e tyre.
Pasi realizojmë takimin dhe ritualet sipas rregullave të saj, Flora vendos të bëjë një ligjerate e cila është e gjitha në stilin e fallxhoreve, edhe pse ajo ende nuk është njohur me problemin tonë.
Dhe e habitur pasi u njoh me hallin tonë, kjo zonjë na sugjeron një seancë tjetër yshtje por pas 8 ditësh.
Në seancën e dytë ndiqet po e njëjta praktikë, ku zonja Flora me një Kuran në duar fillon të lexojë dhe lutet. Praktika të zakonshme të sharlatanëve të cilët nën emrin e Kuranit mundohen të manipulojnë personat me probleme që kërkojnë ndihmë.
Por në këtë gjithë këtë histori kemi harruar pa thënë dhe një detaj shumë të rëndësishëm. Kjo zonjë, e cila ka krijuar një sekt të sajin në emër të bamirësisë, ka një mënyrë aspak të ndershme për të bindur hallexhinjtë që i trokasin çdo ditë në derë. Duke përdorur vajzën e saj që është ndarë nga jeta vite më parë.
E kuptojmë dhimbjen e një nëne për vajzën e saj të ndarë nga jeta, por të përdor këtë të fundit, është një tjetër strategji manipulimi e kësaj zonje, që kërkon të përfitojë financiarisht nga fatkeqësia që i ka ndodhur.
Dhe pasi dëgjuam mirë e mirë seç kjo zonjë ishte e aftë të bëntë, vendosëm të tregojmë se cilët jemi në të vertëtë.
Pas ballafaqimit me ne, Zonja Flora është e bindur për fuqinë dhe aftësinë e saj të mbinatyrshme për të shëruar njerëz por sërisht pavarësisht kësaj dhuntinë e mbajti brenda, të fshehur nga sytë kureshtarë dhe dashakeqës që mundohen t’i prishin veprat e mira që bën çdo ditë. /Syri.net
Behar Mera, një nga aktorët më të dashur për publikun shqiptar feston ditëlindjen. Sot artisti mbush 62-vjeç. Kjo ditëlindje është speciale për aktorin, pasi ai po i rikthehet ekranit. Behar Mera do të jetë në show-n më të ri të humorit, në “PaPare Najt” në Vizion Plus. Kimia në skenë e Behar Merës dhe Agron Llakajt është një nga më të duartokiturat nga publiku i cili ka shfaqur një interes të lartë për “PaPare Najt”.
Behar Mera lindi më 28 shtator 1962. Ai erdhi në Estradën Profesioniste të Tiranës nga lëvizja amatore, falë dhuntive të tij të shprehura komike. Ai është një ndër aktorët më në zë të kësaj trupe, pasi zotëron aftësi të mira vokale, mimikë ekspresive, dhe gjeste që i japin jetë personazheve që ai sjell në skenë. Aktrimi i Beharit spikat për veçanësinë e të vepruarit, ndryshueshmërinë e karaktereve të personazheve, të papriturat e këndshme, zmadhimet dhe ekzagjerimet brenda një formati të pranueshëm, e po ashtu edhe për të folurën në zhargonin popullor.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Muamed Sejdini, ka rënë pre e një sulmi të dhunshëm nga disa individë me maska në Shkup ditën e sotme. Ky incident i papritur është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Federatës, i cili njoftoi se presidenti ishte duke u larguar nga restoranti pas një takimi pune kur disa persona të panjohur e sulmuan atë dhe shoqëruesin e tij
Aktualisht, ende nuk ka informacione të plota mbi gjendjen shëndetësore të Muamed Sejdinit pas sulmit, si dhe për arsyet që mund të kenë çuar në këtë dhunim. Sakaq, autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët e saj.
Coca-Cola tashmë duhet të kujdeset, pasi gjendet përballë faktit që shitjet kanë rënë ndjeshëm për shkak të shqetësimeve të konsu matorit për shëndetin.
Gjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit, qytetarët amerikanë kanë konsumuar 19 për qind më pak pijet joalko olike,
duke treguar se asociimi mes sheqernave dhe sëmu ndjeve kro nike është bërë një çështje, që gjithnjë e më shumë po merret seriozisht, kur zgjedhin pi jet që kons umojnë.
Për të parandaluar që kjo rënie të vazhdojë, Coca-Cola ka vendosur një njoftim në faqen e saj ku,
është i ftuar gjithësecili që dëshiron të marrë pjesë në propo zimin e një përbërësi natyror me një normë më të ulët kalorish,
por duke u ofruar kons umatorëve të njëjtën shije të sheqerit.
Çmimi për ata që do të jenë në gjendje të ofrojnë një produkt të tillë për kompaninë është 1 milion dollarë.
Shqiptarët po kthehen në një popull m ashtrues. Në çdo fushë të jetës ndeshesh me njerëz që vetëm të m ashtrojnë.
Çfarëdo gjëje që të blesh në tregun shqiptar, 80 për qind është me ho rmone apo mall i skaduar – apo mall që nuk i dihet burimi.
Kështu ka ndodhur edhe me këtë blerës që kur ka blerë gjelin e ka gjetur stomakun e tij të mbushur me zhavor.
Ky është një truk për t’i shtuar kilet gjelit. Gjëra të tilla ndodhin shpesh në tregun shqiptar ku tregtari apo shitësi m ashtron me produktin që shet.
Ajo është një nga objektet që të tërheq më shumë vëmendjen në Tiranë. Edhe pse u bënë shumë vite që ish-diktatori nuk jeton,
shtëpia e tij është mbajtur si e re. Gazetari Shaun Walker i “The Guardian” ka vizituar vilën ku jetonte diktatori Enver Hoxha.
Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, Walker shprehet se vendi ku jetoi për rreth 10 vitet e fundit të jetës së tij diktatori Hoxha, i kishte lënë një përshtypje të veçantë pavarësisht se ishte i frikshëm.
“Sot kam bërë një vizitë në vilën e Enver Hoxhës në Tiranë, ku diktatori ka jetuar nga viti 1975 deri në vdekjen e tij në vitin 1985. Vend i mrekullueshëm, edhe pse i frikshëm për tu vizituar.
Është e mbyllur për publikun dhe shumë më tepër se sa ishte kur ai vdiq”, shkruan gazetari i “The Guardian”.
Ndërkohë ai ka postuar edhe disa fotografi nga brenda shtëpisë së Hoxhës të cilat I përshkruan si mjaft komode për periudhën që bëhet fjalë.
Zonat e jetesës janë mjaft funksionale, të bëra me më të mirën që Shqipëria kishte për të ofruar në aspektin e mobiljeve dhe aksesorëve.
Copa të ndryshme të artit socialist realist në mure: Kjo është tavolina ku Hoxha shkroi disa nga librat e tij (!)
Edhe pse shqiptarët nuk kishin qasje në literaturën e jashtme, Hoxha pëlqente libra dhe kishte një shpërndarje vjetore të librave francezë nga Parisi. Libraria kudo. Shumë prej tyre ishin tezat e tij ose literatura të tjera marksiste.
Por kishte edhe mijëra libra mbi tema shumë të gjera. Ai kishte izolim të zellshëm në dyert e dhomës së tij të gjumit. Në katin e poshtëm kishte një pishinë dhe një hyrje në një tunel që çonte në një bunker për Hanoin paranojak që ikte nëse ishte e nevojshme.
Gazetari Blendi Fevziu si rrallë herë është ndalur te marrëdhënia që ka me dy vajzat e tij, Mishel dhe Alis.
Ai ka treguar se me vajzën e madhe ka udhëtuar më shumë duke treguar kështu edhe një histori e cila i kishte ndodhur.
Gazetari tregoi se një miment Mishel i kërkoi diçka të shtrenjtë, por që nuk ja bleu pasi e konsideronte si diçka që nuk ja vlente për të shpenzuar aq shumë para.
Në fund sipas moderatorit, ja kishte vlejtur sepse e bija kishte një avantazh më shumë krahasuar me shoqet.
“Me Mishelin kam udhëtuar më shumë, e kam marrë me vete shpeshherë në udhëtimet e mia. Kam menduar gjithmonë që udhëtimet do t’i jepnin avantazh në tavolinat e përditshme. Madje njëherë kur ishte e vogël, më kërkoi t’i bleja diçka që ishte e shtrenjtë dhe në gjykimin tim nuk vlente.
Unë i quaj komplet shpëlarje truri markat dhe i thashë jo, nuk ta blej dhe po justifikohej që e kishin dhe shoqet. I thashë shiko kur të shkosh në shkollë do kuptosh që ti ke shpenzuar më tepër për të udhëtuar me mua dhe do të vlejë më shumë sesa shpenzimet për një bluzë. Vitin e dytë a të tretë të shkollës më tha: Kishe të drejtë, në shumicën e tavolinave unë dal që kam udhëtuar më shumë. Ishte shumë e kënaqur dhe besoj që ja vlejti”, u shpreh Blendi.
Njerëzit përdorin mënyra të ndryshme për të dërguar një mesazh të rëndësishëm te familjarët apo edhe miqtë. Një 45-vjeçar ka gjetur një mënyrë paksa të dhimbshme, por që u mbyll me një fund të lumtur.
TikTokeri David Baerten, për t’i dhënë familjes mësimin e rëndësishëm për të mos humbur kontaktet, vendosi që të inskenonte vdekjen e tij. Më pas, burri nga Belgjika u shfaq në funeralin kur zbriti nga qielli me një helikopter.
45-vjeçari nuk veproi vetëm. Për planin e mirëmenduar u vunë në dijeni duke e ndihmuar dhe bashkëshortja e fëmijët. Një nga vajzat e tij e ndihmoi të mashtronte ndjekësit, në atë që shumë nga populli i internetit e cilësuan si “shaka mizore”. Në rrjetet sociale shkruante:
“U prehsh në paqe babi! Kurrë nuk do të ndalem së menduari për ty. Pse jeta është kaq e padrejtë? Pse ti? Do të bëheshe gjysh dhe ende e kishe gjithë jetën përpara. Unë të dua! Ne të duam ty! Nuk do të të harrojmë kurrë”.
Dhe nuk e lanë me kaq. Fundjavën e kaluar i organizuan ceremoninë mortore pranë Liezhit dhe për çudinë e të gjithëve që po vajtonin humbjen, “i vdekuri u ngjall”. Baerten bëri një hyrje madhështore me helikopter, i shoqëruar nga një ekip që xhironte “mrekullinë”.
Shakaja e dhimbshme e TikToker-it që numëron 162 mijë ndjekës u pasua me reagime serioze. Baerten u detyrua të shpjegonte veprimet dhe bëri të ditur se këtë e bëri për të parë si do të reagonin familjarët e tjerë, me të cilët prej kohësh nuk ishte më në kontakt të ngushtë.