“Nënë Tereza më ngriti në këmbë, gjithë jetën ia dedikoj asaj!” Rrëfimi i rrallë i Ardit Mancakut, në ditën e shenjtores shqiptare

Ardit Mancaku e ka takuar Nënë Terezën në vitin 1991, kur ajo vizitoi për herë të parë Shkodrën. Falë angazhimit të saj, Arditi u kurua në Itali dhe arriti të ngrihej në këmbë. Sot 45-vjeç, ai jep kontributin e tij për fëmijët me probleme shëndetësore në qendrën “Shpresa”

5 Shtatori shënon 8-vjetorin e shënjtërimit të Nënë Terezës. Report tv sjell dëshminë e rrallë të një personi që gjithë jetën ia dedikon asaj.

Ai është Ardit Mancaku, një prej personazheve më të njohura në Shkodër, i anagzhuar prej vitesh në projektin “Shpresa”. Mancaku e ka takuar Nënë Terezën 33 vite më parë, kur ishte 12-vjeç dhe familja e kishte brakisur në jetimore, pasi kishte lindur me sëmundjen e nanizmit.

“Unë kam qenë 12 vjeç kur ka ardhur Nënë Tereza tek Qendra e Zhvillimit në Shkodër dhe i kam pas këmbët e kthyera në formë peshku. I kam thënë ‘Nënë Terezë a do më falësh 2 mijë lek të blej një këmbë të reja’. Nënë Tereza më tha se do të shëroj unë me duart e mia. Na ka çuar mua dhe një vajzë në spital në Romë. U shtrova në spital më 5 gusht të 1991. Atëherë Nënë Tereza u ka dhënë bekimin mjekëve. Operacioni i parë ka zgjat 5 orë. Isha i fortë kam pasur kurajo! Kam bërë disa operacione, kam qendruar dy vite në spital”, tregon ai.

Sot 45 vjeç, Ardit Mancaku beson në mrekullitë e Shenjtores Tereza, teksa thekson se është ngritur në këmbë falë lutjeve të saj.

“Nënë Tereza vinte shpesh në spital. Ishte mrekulli e saj që kanë shkuar mirë gjithë ato operacione. Kam dalë nga spitali vitin 1993, kam qarë doja të rrija në spital. Kisha frikë se do më çonin tek familja biologjike. Nuk doja të shkoja atje. Pastaj më kanë çuar në shtëpinë e motrave të Nënë Terezës dhe aty jam takuar me Papa Gjon Palin II, në ’93 dhe ‘94. Nënë Tereza ka qenë nëna ime dhe Papa ka qenë babai im”.

Mban përherë pranë vetes edhe foton e takimit me Papa Gjon Pali II në Shkodër.

“Kjo është fotoja që kam me atë vajzën që shkova në spital. Ajo është birësuar në Itali, ndërsa unë u ktheva. Nënë Tereza për mua ka qenë gjithcka, më ka hap shumë rrugë. Falë saj jam sot tek projekti “Shpresa”.

Arditi Mancaku tashmë jep kontributin e tij në qendrën “Shpresa” në Shkodër. Sipas mësimeve të Nënë Terezës kujdeset për fëmijë dhe të rinj, jetimë e me probleme sociale e shëndetësore

https://youtu.be/ChZcTSeusis?si=mb85OGJn0xwkMyiB

Sezoni i ri, paraqitje të reja/ Bora Zemani bën ndryshimin drastik në pamje, fansat vërshojnë në kritika

Moderatorja e njohur, Bora Zemani, e nis këtë sezon vjeshte përsëri me një ndryshim në look-un e saj. Me anë të disa postimeve në Instagram ajo ka bërë me dije ndjekësit se tashmë do ta shohim si gjysëm bionde. Mirëpo ajo që ra në sy ishin komentet e fansave që shumica e krahasonin me artiste të tjera të showbizzit.

“Në një foto dukesh si Loredana tek tjetra si Xhensila dhe tek një tjetër si Elvana. Si Bora Zemani askund,” ishte një ndër komentët.

“E ngatërrova me Efi Dhedhes. Se ku me dalin këto piktura sygjerim se marr vesh. Mu dogjën sytë nga plastikoja,” ishte komenti tjetër.

Pa dyshim që kishte dhe fansa të tjerë që e komlimentonin moderatoren për dukjen e re. Javë më parë moderatorja hoqi dorë nga ngjyra e kuqe e flokëve, prej të cilave mori dhe emrin emisioni i fundit që moderoi, “Cherry On Top”.

Por mesa duket Bora nuk është mjaftuar me atë ndryshim dhe ka provuar një tjetër ngjyrë. Edhe pse një nga figurat publike më të kuruara në çdo aspekt, flokët për Borën kanë qenë gjithmonë një mënyrë për të eksploruar. Që nga dalja e parë në ekran dhe deri më tani i kemi parë flokët e saj në ngjyra të ndryshme

“Burri pastron dhe lan enët, unë e shpërblej me s**s”, deklarata e këngëtares së njohur bën xhiron e rrjetit

Deklaratat e fundit të këngëtares së famshme Katy Perry kanë ndezur mediat rozë, pasi ajo zbuloi në podcastin “Call Her Daddy” se partneri i saj Orlando Bloom ndan punët e shtëpisë dhe në këmbim ajo e shpërblen me seks. “Burri im pastron shtëpinë dhe lan enët, dhe unë e shpërblej me seks,” tha Perry, duke shkaktuar një lumë reagimesh në rrjetet sociale. Disa e kritikojnë për komentin, ndërsa të tjerë imagjinojnë skenën me humor.

Perry shtoi se ndarja e ngarkesës në punët e shtëpisë është thelbësore: “Ndihmoni në shtëpi, ndani ngarkesën, sepse për gratë ajo mund të jetë e padukshme, por shumë e rëndë.” Përveç kësaj, Perry ka tërhequr gjithmonë vëmendjen me stilin e saj provokativ dhe videoklipet me përmbajtje seksuale. E lidhur me Bloom që nga viti 2016, çifti priti vajzën e tyre Daisy Dove në vitin 2020 dhe vazhdojnë të kenë një jetë seksuale aktive, me Perry që më herët e kishte përshkruar aktorin si një “hamshor”.

Lau makinën e fshiu pamjet nga kamerat, si 30-vjeçari tentoi të mbulonte vrasjen e babait! Rreth 1 km larg …

Këto janë pamjet nga pusi ku Esmerald Balla, në bashkëpunim me shokun e tij Edison Brahaj, hodhi trupin e të atit pasi e vrau me pistoletë. Krimi i rëndë mendohet se ka ndodhur më 11 Gusht, ndërsa 30-vjeçari ka sajuar historinë se i ati ishte larguar me një grua tjetër së bashku me 75 mijë euro, para që u bënë “mollë sherri” mes baba e bir.

Pusi ku trupi i viktimës u gjet ditën e djeshme (4 shtator) ndodhet rreth 1 km larg banesës së familjes në fshatin Shënavlash të Durrësit.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se autori i krimit pasi ka hedhur trupin e pajetë në pus ka fshirë çdo gjurmë që mund të çonin policinë tek ai.

Mësohet se 30-vjeçari ka pastruar dhe larë makinën, me të cilën transportoi trupin e babait të tij dhe ka fshirë pamjet nga kamerat e sigurisë që monitoronin banesën.

Para organeve hetimore, Esmerald Balla ka deklaruar se arma e përdour për të kryer vrasjen ishte e të atit. Viktima, Enver Balla mësohet është arrestuar dy herë për armëmbajtje pa leje, por ende policia nuk e ka vërtetuar se kujt i përkiste pistoleta.

Esmerald Balla ishte i papunë dhe merrej me bagëtitë që kishte familja e tij.

Ai jetonte me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre në një banesë me të atin dhe njerkën. Ndërsa nëna i ka vdekur 5 vite më parë.

ZYRTARE: Granit Xhaka është kandidat për Topin e Artë 2024. Ja lista e plotë e 30 emrave të nominuar

Mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka është nominuar për çmimin prestigjioz të Topit të Artë! Një arritje e jashtëzakonshme për futbollistin i cili zhvilloi një sezon spektakolar me Bajern Leverkusen.
Kjo është hera e parë që Xhaka është pjesë e listës së kandidatëve për këtë çmim të rëndësishëm në futbollin ndërkombëtar.

Ceremonia e ndarjes së “Topit të Artë” do të mbahet më 28 tetor në Paris, ku do të mblidhen personalitete të njohura nga bota e futbollit për të nderuar më të mirët e vitit.
Këtë vit, disa lojtarë të tjerë janë gjithashtu në garë për çmimin, duke përfshirë Vinicius Jr e Jude Bellingham të Real Madridit, Rodri i Manchester City-t, që të gjithë janë konsideruar si favoritë për të fituar ‘Topin e Artë’.

Graniti fitoi Bundesligën me Bayer Leverkusenin pa pësuar asnjë humbje, po ashtu shtoi DFB Pokal dhe Superkupën e Gjermanisë.

Këta janë 30 kandidatët për Topin e Artë 2024

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka dhënë dorëheqjen.

Mësohet se këtë vendim ai e ka bërë me dije një ditë para mbledhjes së Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha me drejtuesit e policisë në qarqe dhe departamente.

Deri në zgjedhjen e kreut të ri të Policisë, pozicioni do të mbahet nga zv.drejtori Sokol Bizhga.

Sokol Bizhga më herët deri në vitin 2022 ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Forcave Lëvizëse Operacionale, në Departamentin për Sigurinë Publike.

Të premten ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pritet të mbajë një komunikim me mediat, për herë të parë që pas emërimit në krye të këtij dikasteri.

Gjithashtu ministri pritet të bëjë publike dhe ndryshime të tjera në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit. Kjo pasi një sërë ngjarjesh kriminale kanë mbetur pa autor.

ShρeIIa që po t merron shqiptarët! Kush futet brenda saj kthehet në…

Një banor tregon: Shumë vite më para, përpara se të emigroja në Itali familja ime ishte e varfër në fakt të gjithë ashtu ishim.

Bashkë me shokët e mi kishim një këshillë nga prindërit që të mos shkonim tek kjo shpellë pasi ishte e rrezikshme edhe e ndaluar të hyje.

Kurioziteti na shty edhe hymë brenda, kishim elekrikë, gurët shpëlqenin gjithandej sikur ishin diamantë.

Ecëm disa metra edhe filluam të mos e gjenim rrugën e kthimit, ishim gjashtë veta na zuri paniku.


Papritur ndoshta nga era apo nga një dukuri tjetër natyrore një fishkëllimë dukej si në filmat horror, nuk po duronim më edhe filluam të kërkonim ndihmë duke ulëritur, ajo dukej si labirint nga ndriçimi i elektrikëve sepse kishte shumë hyrje edhe nënkalime.

Na u desh të kalonim natën aty me tmerr edhe frikë, na kujtohesha legjenda edhe kjo na bënte akoma më nervoz.

Ajo natë ka qenë nata më e keqe edhe e ftohtë e jetës time, në lindjen e diellit gurët shkëlqenin si me magji por ju garantoj se është një mrekulli e

natyrës nese do të kishe fatin ta shikoje me sytë e tu me të vërtetë mahnitëse, falë zotit një bari po pinte ujë pranë burimit që gjendet prarë shpellës edhe ai na shpëtoi.

Sapo na nxori nga shpella ai u zhduk si me magji, u cuditëm të gjithë por kjo ishte një e mirë mes të keqijave. Shkuam në shtëpi edhe kurrë nuk kemi hyrë më brenda në atë shpellë”.

Dikur kjo shpellë më para mendohet se lidhte dy fshatra të rëndësishëm Gizaveshin edhe Librazhd Katund, por sot është e pamundur të kalohet sepse është e bllokuar nga shkaqet natyrore. Në hyrje të saj ndodhet një burim uji i cili të mpinë dhëmbët kur e provon, një mrekulli e vërtetë.

‘Ç mëndet rrjeti’! Zbυlon se kush fshihej pas maskës së fαmshme të “Serialit”? (VIDEO)

Nëse sot në qendrën e rrjeteve sociale është përsonazhi Cllevio që mori vëmendje të madhe që pas sherrit me Noizyn, para disa vitesh në rrjet u bë hit “Seriali”.

Seriali ishte një personazh që për herë të parë u shfaq tek Arian Çani në “Zonë e Lirë” dhe nuk e zbuloi kurrë fytyrën e tij pasi dilte me maskë të zezë.

SHIKO VIDEON KËTU

Tashmë në Tik Tok po qarkullon një video që pretendon të ketë zbuluar identitetin e Serialit dhe çfarë do të mendonit nëse u themi që ai është Cllevio?

Shumë perdorues të Tik-Tok bien dakord që poshtë maskës së Serialit fshihej Cllevio, por ka edhe nga ata që nuk besojnë në ngjashmërinë e tyre.

G. rυaja nga Shkodra: S hoku i b. υrrit erdhi një n atë kυr isha vetëm dhe…

Një grua dyshon se bashkëshorti e trad/hëton e për këtë shkak është bërë një zbulin që gruaja ka bërë së fundmi. Kjo është historia e saj e rrëfyer.

“Mirëmbrëma të gjithëve. Jam një 36-vj/eçare dhe jam lexuese e rregullt e faqes tuaj. Jam nga Shkodra dhe jam e martuar, por fëmijë nuk kam. 

Prej vitesh jetoj me burrin në Itali, këtu jemi stabilizuar mirë. Burrin e dua dhe e respektoj shumë.

Por ai mesa duket nuk më do dhe tani kam zbuluar se as nuk më respekton. Burri punon me turne, sepse bën dy punë.

Unë nuk punoj sepse kam një problem shëndetësor që akoma nuk më lejon të dal në punë. Burrin e kam shumë të pashëm, por asnjëherë nuk kam dyshuar se ai më tradhëton.

Deri para një muaji, kohë kur më kanë lindur dyshime të forta se ai më tradhëton.

Ishte ora 23:00 një darkë, e bie dera e shtëpisë. Vjen kolegu i burrit tim dhe e kërkon sepse s’po i përgjigjej në telefon.

Kishin një urgjencë tek puna, e duke qenë se burri nuk i hapte telefonin, shoku i tij që punojnë bashkë kishte ardhur ta thërrasë tek shtëpia.

E forta është se mua burri më kishte thënë që në orën 22:00 se atë natë do të ishte turni i tretë.

E imagjinoni tani si u ndjeva unë?I thashë që dyshoj se më tradhëton e tha nuk është ashtu si mendoj unë.

Nuk më jep më shumë shpjegime dhe kemi 1 muaj që zihemi. Çfarë duhet të bëj?

Të kthehem tek prindërit në Shqipëri? Kështu nuk duroj dot sepse ai po përpiqet ta kalojë si pa të keq, e pa asnjë sqarim…”, shkruan ajo.

‘Aty m’u shemb bota’! Djali: Ja si e v* ava babanë dhe e hodha në p us

Arrestohet bashkëpunëtori i parë i djalit që vrau babanë në Durrës. Zbardhet dëshmia e Esmerald Ballës, 30-vjeçarit që është arrestuar për vrasjen e babait të tij në Shënavlash. Ai ka thënë para grupit hetimor se vrasja e babait të tij ishte aksidentale. Sipas tij, babai e kërcënoi me armë duke i thënë “do të të vras” pas konfliktit për mungesën e parave në banesë, një shumë prej 75 mijë Eurosh. Në këtë moment, sipas djalit, u konfrontuan fizikisht dhe arma u shkrep duke qëlluar babain.

“Kemi një fermë të vogël dhe aty punonim të dy bashkë me babanë dhe pjesëtarët e tjerë të familjes. Nga ana ekonomike ishim shumë mirë dhe s’kishim asnjë problem pasi secili bënte punët e veta. Unë kam marrë lejen e ndërtimit dhe po ndërtoj një shtëpi të re afër shtëpisë që kemi dhe kanë shkuar mirë. Si kursime familjarë kishim rreth 75 mijë Euro.

Ditë kur e vrava shkova të merrja lekët pasi punëtorët me kërkuan pagesën që kishim rënë dakord sepse kishin mbyllur punimet. Shkova te kasaforta për të marrë paratë dhe t’i paguaja dhe pashë se mungonin 75 mijë Eurot. I thashë babait ku jane paratë? Se di, – më tha. Kasaforta ishte dëmtuar me mjete të forta. Ishte hapur dhe aty nisëm të debatonim. Unë të vras më tha dhe mori pistoletën dhe ma drejtoi. Në një moment iu afrova dhe u kapëm me duar. Në momentin që po u përpoqa t’ia hiqja nga dora pistoletën ajo u shkreh dhe pashë që ishte qëlluar. Aty m’u shemb bota sepse nuk doja të ndodhte ashtu. Mua më kapi paniku dhe nuk dija çfarë të bëja.

Kisha frikë të denoncoja krimin në polici edhe pse ishte aksident. E mora trupin në makinën dhe kemi një pus rreth 1 kilometër larg shtepisë. E hodha aty që ta fshihja. Telefonin ia fika, i hoqa kartën dhe e hodha edhe telefonin në pus. Më kapi ankthi dhe u bëra keq. Shkova në spitalin e Durrësit për vizitë. Mjekët më dhanë ilaçe. Pas nja dy ditësh e denoncova babain të zhdukur në polici. Thashë në polici se babai kishte marrë lekët dhe ishte zhdukur me një femër tjetër. Lajmërova edhe vëllezërit. Ju thashë që babai ka ikur nga shtëpia. Kështu vazhdoi për disa ditë deri në momentin që u zbulua ngjarja. Më vjen shumë keq, nuk doja të shkonte kështu”, ka thënë në dëshminë e tij Esmerald Balla.