Kush është “agjenti i shërbimeve jugosllave” që dëshmoi kundër Metës në SPAK, zbulohet biznesmeni i aferave në AKEP

Më 8 korrik 2024, në kulmin e akuzave që Ilir Meta i dërgonte SPAK-ut, përmes deklaratave nga selia apo daljeve në studio televizive, një deklaratë e bërë nga Jasmira Memelli, zëdhënësja e tij, nuk u arrit të zbërthehej se për çfarë po fliste ish-presidenti.

Meta foli përmes zëdhënëses e jo vetë, (një rast i rrallë ky për profilin që ish-presidenti ka zgjedhur të mbajë në publik që prej rikthimit aktiv në politikë), për një personazh të panjohur, por që qëndron në krye të skemës kundër tij.

“Të gjithë ata që merren me këtë çështje, siç Presidenti Meta jua ka bërë të ditur ‘off-record’ bashkëpunëtorëve të Dum-Dumanit, e dinë shumë mirë se në krye të kësaj skeme është ish-bashkëpunëtori i Shërbimeve Jugosllave, A. SH., (emrin e të cilit nuk po e publikojmë për të mos dëmtuar hetimet e Dum-Dumanit), i arratisur nga Dibra në fund të viteve ’80 dhe i rekrutuar nga Shërbimet Jugosllave të kohës.

Ky person është riaktivizuar në vitet 2000 me qëllim kompromentimin e Ilir Metës dhe të personave të afërt me të duke përdorur lidhje gjoja farefisnore. Ai ka kryer një veprimtari të mirëfilltë agjenturore duke arritur të kompromentojë njerëz pranë Presidentit Meta, faktet për të cilat ata i dinë dhe i kanë në dispozicion, siç janë personat, E. B., J. M., dhe të tjerë”, deklaroi Meta.

Por kush është A.SH? ZËRI ka mundur të mësojë se A.SH është biznesmeni Adrian Shatku, që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shatku është thirrur nga SPAK disa javë më parë ku edhe është pyetur për njohjen me Metën dhe familjen e tij. Në verifikimin e Prokurorisë së Posaçme janë edhe komunikimet telefonike mes Shatkut dhe familjes Meta.

Është pikërisht edhe thirrja e këtij personazhi në dyert e SPAK arsyeja edhe pse Meta humbi qetësinë dhe akuzoi publikisht Shatkun si një bashkëpunëtor të shërbimeve jugosllave.

ZËRI mundi të mësojë se në sitën e SPAK janë edhe disa kontrata që Shatku ka përfituar nga institucionet shqiptare, përfshirë këtu AKEP, përmes kompanisë së tij, UNIFI HOLDING Dega Shqipëri. Degë e UNIFI HOLDING, pronë e Shatkut, kjo kompani erdhi në Shqipëri në vitin 2009 ku prezantoi një sërë projektesh ambicioze.

Kjo kompani, me administratorë dy të afërmit e Adrian Shatku, Florian dhe Enkeleda Shatku u largua në gusht të vitit 2018, kur socialistët kishin larguar nga AKEP Pirro Xhixhën e ish-LSI dhe drejtuesi i ri kishte urdhëruar inspektim.

Inspektimi i AKEP zbuloi në vjeshtën e vitit 2018 se UNIFI kishte abuzuar me konsumatorin shqiptar përmes lidhjes me Vodafone Albania. Në Nëntor 2018, AKEP e gjobiti me gjysëm milionë dollarë kompaninë “Unifi Holding inc-dega Shqipëri”, pasi kjo kompani në vitin 2014, mori përsipër shërbimin e tranzitimit të thirrjeve ndërkombëtare, hyrëse e dalëse, për sipërmarrësin “Vodafone”. Kjo marrëveshje ka qenë funksionale deri në Gusht të vitit 2018, kohë kur inspektorët e AKEP thelluan kontrollin mbi veprimtarinë e “Unifi-dega Shqipëri”, të cilin e kishin nisur në janar të vitit të kaluar.

AKEP ka konstatuar se, për të paktën 6 muajt e parë, marrëveshja e interkonjeksionit ka qenë e paligjshme, për shkak se Unifi nuk ishte pajisur me licensën përkatëse. Në vijim të kontrollit, AKEP ka zbuluar gjithashtu se Unifi-Dega Shqipëri nuk ka deklaruar në bilancet e saj faturat e paguara për llogari të “Vodafone”, si edhe ato të shitjes tek klientët përdorues të shërbimit telefonik ndërkombëtar, për thuajse 3 vjet (2014-2016), duke hedhur dyshime për veprimtarinë e pastrimit të parave.

Në përfundim të hetimit administrativ, AKEP gjobit “Unifi-dega Shqipëri” me 50 milionë lekë.

Ishin pikërisht lidhjet e forta të Shatkut ato që kishin bërë të mundur që aktiviteti i tij në Shqipëri të zgjerohej me sukses. Në vitin 2010, një vit pas ardhjes në vend, qeveria Berisha miratoi vendosjen e kabllit nëndetar ndërkombëtare me fibër optike Bari-Durrës, ku studimi iu dha UNIFI-t. Që nga viti 2017, pasi projekti u shty disa herë, nuk ka më asnjë njoftim zyrtar se çfarë u bë me këtë studim që do të duhet të realizonte UNIFI dega Shqipëri.

Por kush e mbrojti Shatkun në AKEP? Në vendimin për gjobitjen, AKEP deklaron se “kontrolli mbi këtë kompani nisi për shkak se ajo nuk ishte kontrolluar për më shumë se tre vjet”. Kjo fjali i drejtohet ish-kreut të AKEP, Pirro Xhixha, babai i deputetes Erisa Xhixho i cili e kishte nën kontroll aktivitetin e UNIFI.

Tashmë i gjithë aktiviteti ekonomik i Shatkut në Shqipëri është në sitën e SPAK, ku ai dyshohet se është pjesë e rrethit të afërt të familjes Meta, edhe pse kreu i PL, deklaron se ai është një agjent që ka përdorur “gjasme lidhje farefisnore”.

Kush e solli dhe si e zgjeroi biznesin në Shqipëri, pa licensat përkatesë dhe me bekimin e kujt, janë pyetjet e radhës që presin përgjigje!/ZËRI

“Nuk zihem me femra për një mashkull”, bën bujë deklarata e Antonela Berishës kur hyri në BBV

Modelja nga Shqipëria, Antonela Berisha, ka qenë një emër shumë i komentuar në edicionin e parë të Big Brother VIP Albania.

Ajo ka qenë shumë e zëshme dhe asokohe pati një debat të ashpër me këngëtaren Big Mama.

Pas rastit me një modele në Tiranë, është shpërndarë një video e saj gjatë kohës që ishte në BBVA.

Biondja kishte deklaruar se nuk hyri në atë format për t’u zënë me femrat, e aq më pak për meshkuj.

“Këtu kam ardhur të tregoj Antonelën e vërtetë, që nuk është agresive dhe nuk shkon për me u zënë me femrat as për një mashkull, as për askënd”, qenë fjalët e Berishës.

Antonela së bashku me motrën e saj janë në kërkim nga Policia e Shqipërisë, pasi dhunuan modelen Klea Prenga në restorant.

Para Big Brother, ajo ka qenë pjesë e formatit të dashurisë “Përputhen”. 

LUFRA hedh në treg dhallë të mykur, AKU mbyll sytë

Kompania e produkteve të bulmet ‘Lufra’ po rrezikon shëndetin e shqiptarëve, pasi po hedh në treg produkte të skaduara dhe të prishura.

Teksa konsumatori shqiptar është lënë në “mëshirë të fatit” nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ‘Lufra vijon e qetë të bëjë biznes me produkte të skaduara, duke rrezikuar seriozisht jetën e konsumatorëve, të cilët janë lënë të pambrojtur.

Në një video të publikuar nga JOQ Albania, një qytetar denoncon kompaninë ‘Lufra’ se në treg ka hedhur produkte të prishura. Ai shprehet se ka blerë një dhallë për të shoqëruar byrekët, por në fund ka zbuluar se dhalli i ‘Lufras’ është i prishur, dhe mund t’i rrezikonte jetën.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fjoqalbania%2Fvideos%2F822498473030428%2F%3Fref%3Dembed_video&show_text=0&width=273

Teksa vëmendja e qytetarit, e shpëtoi atë nga pasojat për shëndetin, ndërsa AKU duket se ka mbyllur sytë nga problemet serioze që ka ‘Lufra’, ndërsa marrin ryshfetin nga pronarët e bizneseve të cilët jo pak herë shesin produkte jashtë standardit.

Rast i përsëritur

Pak ditë më parë gazetari Andi Llabuti denoncoi një rast flagrant që i ndodhi gjatë fundjavës në “Big Market”. Gjatë mesazhit të publikuar në rrjetet sociale, ai shprehet se kompania “Lufra” po helmon shqiptarët duke tregtuar qumësht të prishur.

Llabuti i bën thirrje qytetarëve që të jenë vigjilentë pasi mund të helmojnë fëmijët e tyre me produktet e skaduara dhe jashtë standartit që shiten jo në pak raste në ‘Big Market’.

Ky qumështi është ‘Lufra’ firma më e dështuar dhe e degjeneruar që e shesin të degjeneruarit. Prindër të dashur keni një detyrë shumë të madhe për të bërë”, shkruante ndër të tjera ai.

“Ditë t shtune unë e kam pushim dhe i përkushtohem familjes, pra nuk bëj dot rolin e gazetarit. Sot si ditë pushimi zbrita poshtë tek ‘Big Market’ dhe marr një bidon me qumësht 1.4 litra. Hapa tapën para se t’ia jepja bijës time, shikoj tapën që skandonte më 29 gusht, pra 5 ditë brenda afatit. E provova nuk mu duk as si qumësht as si kos. Kuptova që kisha blerë qumësht të prishur. Mu errën sytë komplet, ashtu siç isha zbrita poshtë sepse mu errën sytë për fëmijën tim 8 muajshe, për pak e helmova. Zbrita poshtë dhe u them punëtorëve të ‘Big Market’, ky qumësht është i prishur. Më thanë cfarë date skadence kanë: I thashë ka edhe 5 ditë kohë që të skadojë.

Ky qumështi është ‘Lufra’ firma më e dështuar dhe e degjeneruar që e shesin të degjeneruarit. Prindër të dashur keni një detyrë shumë të madhe për të bërë. Të merrni produktet dhe ti provoni juve më parë pastaj fëmijët tuaj. Përderisa ju kishit dëshirë të bëheshit prindër atëherë duhet të bëni këtë detyrë. Kjo kohë ka ardhur dhe nuk keni zgjidhje tjetër”, tha gjatë denoncimit gazetari Andi Llabuti./Boldnews

Ylli i “Only Fans” tregon takimin me Cristiano Ronaldon: Shkova në shtëpinë e tij pasi pranoi kushtin tim

Alison Ekman është bërë e njohur për praninë e saj në shumë programe të njohura televizive “Reality show”, por edhe për faktin që është kthyer në një yll shumë të ndjekur në faqen e njohur me përmbajtje për të rritur “OnlyFans”.

Amerikania, në një intervistë të dhënë së fundmi për “Socialite”, ka treguar se si vazhdon karriera e saj e ndarë mes TV dhe faqes me përmbajtje për të rritur, falë të cilës është bërë shumë më e pasur pasi siguron prej saj minimalisht 50 mijë dollarë në muaj.

Dhe sa u përket eksperiencave të të kaluarës, Alison ka zbuluar për takimin me Cristiano Ronaldon, shumë vite më parë, më saktësisht në 2014.

“E njoha në vitin 2014 kur po prezantonte parfumin e tij të ri në nivel botëror, pasi kishin nevojë për dikë që të fliste anglisht. Ai është një burrë super simpatik, shumë i sjellshëm. Është kavalier dhe i respektueshëm.

Unë isha me një shoqen time spanjolle dhe ai më pas më tha: “Të shkojmë në shtëpinë time të pimë diçka”. Unë i thashë jo, pasi duhej të punoja një ditë më vonë dhe e dija çfarë nënkuptonte një gjë e tillë dhe nuk dëshiroja ta bëja.

Më pas i thashë: “Do vij në shtëpinë tënde, por kur të të them, do më kthesh në shtëpi me shoferin tënd”. Ai më tha “ok”. Shkuam në shtëpinë e tij, pimë diçka dhe pastaj u largova”, tha ajo, duke nënkuptuar se nuk kishte pasur asgjë më tepër me futbollistin portugez

“Dashuria e vjetër, do më mungojnë”, përlotet në emision Xhemi Shehu

Top Channel ka nisur sezonin e ri me plot risi, ku një nga më të mëdhatë është rikthimi i emisionit investigativ “Fiks Fare” nën moderimin e dy figurave shumë të dashura për publikun shqiptar, Julian Deda dhe Xhemi Shehu.

Pasi lajm u bë publik, gjatë një interviste në emisionin “Wake Up” mëngjesin e së hënës dyshja ndau emocionet dhe pritshmëritë për këtë eksperiencë të re.

Xhemi Shehu, ndërkohë, zbuloi se nuk do të jetë më pjesë e moderimit të spektaklit të humorit “Portokalli”, një lajm që e bëri atë të përlotej dhe të shprehej se do të ndjejë shumë mungesën e kolegëve të saj. Megjithatë, ajo la të hapur mundësinë për të marrë pjesë në ndonjë rol të veçantë së bashku me Julian Dedën.

“Portokallia” është dashuria e vjetër, mund të jem ndonjëherë për ndonjë rol bashkë me Julin,” u shpreh Shehu, duke i uruar sukses moderatores së re të “Portokalli”-së, Nevina Shtylla, e cila do të vazhdojë të drejtojë spektaklin së bashku me Salsano Rrapin.

E pyetur se çfarë do t’i mungojë nga “Portokallia”, Xhemi Shehu me lot në sy dhe e mallëngjyer u përgjigj:

“Do më mungojnë të gjithë kolegët. Janë shumë të mirë dhe do më mungojnë shumë, është një staf që e dua shumë. I uroj shumë suksese Nevinës, e di që do shkëlqejnë, do jenë shumë mirë”.

Mirlind Daku i bën vetes dhuratën luksoze

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Mirlind Daku i ka bërë vetes një dhuratë aspak të lirë.

Përmes një postimi në Instagram, Daku ka zbuluar se ka blerë një makinë të re.

Makina luksoze është i tipit “Lamborghini” dhe Daku duket mjaft i lumtur.

“Jeta është e mirë ”, ka shkruar futbollisti krahas fotos. Një makine kaq të bukur, nuk kanë se si t’i mungojnë as targat e personalizuara që Daku i ka zgjedhur.

https://www.instagram.com/p/C_bFtY9NNsG/?utm_source=ig_embed&ig_rid=4a673db2-9d2a-4947-a5cf-f3020afb092e&ig_mid=6C4E5DF2-1AA2-4E79-9E53-9D550C9C475F

E bija iu sulmua nga motrat Berisha, flet babai i Klea Prengës: Vajzës i janë dëmtuar nervat e buzës

Mëhill Prenga, babai i Klea Prengës, e cila u dhunua pak kohë më parë nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha, në një komunikim për Euronews tha se ngjarja është e vështirë, por për të duhet të flasë vetë Klea, e cila siç nënvijëzoi nuk është gati ta bëjë këtë.

Është ngjarje e vështirë për mua, dua të më kuptoni. Kjo është një ngjarje që nuk më takon mua të flas, por Kleas dhe ajo nuk është gati. Goditja, i ka prekur nervin e buzës së sipërme dhe e ka të mpirë, ndaj më kuptoni. Të falenderoj për interesimin, në një moment tjetër kur Klea të jetë e gatshme, ajo do të flasë. Kërkoj që ligji dhe drejtësia të veprojë për cilindo që do ta shkelë atë.

Avokati i pranishëm në studio konfirmoi se akuza që rëndon mbi motrat është “plagosje e rëndë me dashje”. Sipas tij, nga shishja që është përdorur në sulmin ndaj Kleas mund t’i kishte shkaktuar vdekjen.

Ka qenë një goditje me mjet prerës. Mjeti prerës është një shishe e cila mund të presë edhe venat, të të dëmtojë dhe të humbasësh jetën.

Instagram bën ndryshimin drastik në “Stories”, ja çfarë duhet të dini

META ka vendosur të përmirësojë Instagram Stories me një ndryshim drastik.

Së shpejti, komentet që do të bëhen në “Story”-n e dikujt, do të jenë publike.

Deri më tani komentet ishin private në formën e një mesazhi që i shkonte autorit të postimit.

Ky ndryshim synon të rrisë ndërveprimin përmes formatit të Stories dhe do të bëhet gradualisht, për të analizuar reagimet e audiencës.

Momentalisht ky ndryshim duket se nuk ka arritur në Shqipëri. Megjithatë, kujdes, tashmë mesazhet që çonit në Story, do të jenë komente publike të lexueshme nga çdokush.

Kurti: Kosova do të vazhdojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim ditën e sotme Presidentin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Haluk Gorgun.

Fillimisht, kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, veçanërisht sa i përket ngritjes së kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Përmes, një komunikate për media bëhet e ditur se Kurti ka thënë se Republika e Kosovës do të vazhdojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia, e cila mbetet një prej partnerëve kryesor të Kosovës.

Në takim gjithashtu u diskutua rreth mundësive të bashkëpunimit në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, përkatësisht atë të prodhimit të municionit, dhe për kushtet që vendi ynë ofron për investitorë potencialë nga Turqia.

VIDEO / Pesë policë kapen ‘duke marrë lekë’ nga shoferi në Sarandë

Pesë policë janë filmuar duke marrë para nga një shofer të cilin e kishin ndaluar në qytetin e Sarandës.

Policët janë filmuar në video në fund të shëtitores së qytetit bregdetar. Në fakt, sipas asaj që dallohet në video, një prej policëve shihet teksa zgjat dorën dhe merr diçka që mendohet se janë para, nga shoferi i makinës.

Ajo që e bën edhe më skandaloze situatën, është se katër policët e tjerë që ndodhen aty pranë, nuk reagojnë ndaj ryshfetit, por shihen teksa largohen të buzëqeshur.

Video nga Piranjat: