Safet Gjici kërkon lirinë: S`bëra korrupsion! Lidhja me Alma Kaçin, vetëm faj moral

Ish kryetari i bashkisë së Kukësit Safet Gjici i kërkon gjykatës së lartë që ta shpallë të pafajshëm.

Në rekursin që TCH e disponon, Gjici pretendon se ka rënë më kurthin e kundërshtarëve politikë dhe se afera seksuale e kryer me Alma Kacin nuk është as shpërdorim detyre dhe as korrupsion.

Safet Gjici i thotë gjykatës se kreu marrëdhënie me Kacin me dëshirën e saj dhe se video regjistrimi i bërë publik nuk ka cenuar asnjë marrëdhënie juridike përpos asaj morale dhe etike qe ish kryebashkiaku i Kukësit kujton se është ndëshkuar tashmë . ish kryebashkiaku i gjetur fajtor nga gjykata antikorrupsion e shkallës së parë për akuzën e shpërdorimit të detyrës referuar video-skandalit që tregonte marrëdhënien seksuale në zyrën e tij, nga apeli u gjet fajtor jo për shpërdorim detyre por për korrupsion.Duke kundërshtuar dënimin e formës së prerë që e konsideron të korruptuar përmes një afere seksuale, Gjici këmbëngul se nuk ka premtuar dhe as pranuar asnjë favor . në rekurs avokati i tij Përparim Kulluri kujton se nuk ka kërkesë zyrtare të depozituar në protokoll dhe as tender të supozuar dhe në këto rrethana nuk ka sesi të ekzistojë korrupsion apo konflikt interesi.

Ky rekurs kundërshton konstatimin e apelit të posaçëm që bazuar në insistimin e SPAK e dënoi Gjicin me tre vjet burg. I arrestuar në verën e 2023, mbas publikimit të video skandalit në zyrën e tij, Gjici akuzon Alma Kacin se studio terrenin për ta futur në kurth duke e provokuar sipas tij.

Nga ana tjetër për këto veprime Alma Kaci që ishte gjetur fajtore nga shkalla e parë për akuzën e prostitucionit, në apel gruaja u dënua për një vepër tjetër atë korrupsionit aktiv/tch

Kamioni i ujit ‘Lajthiza’ bllokon Tunelin e Llogarasë

Një kamion i kompanisë së ujit “Lajthiza” është bërë shkak që qarkullimi i mjeteve ne Tunelin e Llogarasë të bllokohej për disa minuta ditën e djeshme.

Shoferi ka shkelur urdhrin që ndalon qarkullimin e kamionëve dhe mjeteve të tjera të tonazhit të rëndë në tunel, nderkohe qe gjate sezonit u tha se gjithcka do mbikqyrej nga policia, nuk eshte e qarte pse eshte lejuar levizja e tij aty.

Pasi ka arritur në gjysmë të rrugës, shoferi ka vendosur të kthehet mbrapsht duke bllokuar plotësisht qarkullimin e mjeteve brenda në tunel.Është e paqartë nëse drejtuesi i mjetit ka vendosur vetë të kthehej në mes të tunelit, apo punonjësit e Policisë së Shtetit që merren me menaxhimin e qarkullimit në këtë aks e kanë detyruar të kthehet pas.Qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë është i ndaluar në Tunelin e Llogarasë, ndaj rruga e vetme për to për të shkuar më thellë në jug të vendit, nga Vlora, është rruga e vjetër nga Qafa e Llogarasë.

Nga policia, ende nuk ka ndonje njoftim per mase te vendosur ndaj automjetit te tonazhit te rende.

Ne faqen zyrtare te policise se Vlores nuk ka ende asnje lajmerim.

Stuhi shiu dhe breshëri përfshijnë disa qytete të qarkut të Elbasanit

Një stuhi i fortë shiu ka përfshirë Gramshin, Librazhdin, Cërrikun dhe Elbasanin këtë mbrëmje.

Në Gramsh madhësia e breshërit ka arritur sa një kokërr arrë duke shkaktuar dëme në drufrutorë e të mbjella të stinës.

Më pas stuhia është shtrirë edhe në Elbasan, Librazhd dhe Cërrik.

Ende nuk ka informacione për përmbytje apo dëmtime.

Stuhi të pazakonta po ndodhin ditët e fundit, pas një vere me temperatura të larta dhe thatësirë të zgjatur.

Pas ndarjes nga partneri që e dh*nonte, Erjola Doçi rigjen sërish dashurinë! Ish-banorja e BBV në një romancë me një akademik?

Moderatorja Erjola Doçi, pas ndarjes nga partneri që e dhunonte, duke se ka gjetur sërish dashurinë! Ish-banorja e BBV ka rrëfyer se është në një romancë të re, duke lënë të nënkuptohet se mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën është akademik.

Në një intervistë, prezentuesja tha se kohët e fundit ka një tërheqje ndaj njerëzve të mençur dhe se i duken njerëz që mund të kesh diçka serioze

“Jam në një erë njohje, po vetëm kaq, preferoj njerëz akademik. Mendoj që mund të kesh një bashkëjetesë më të gjatë me ta, mund të kesh diçka më serioze, të konsoliduar”, u shpreh ajo në Wake-up.

E pyetur se kur e mendon moshën ideale për të patur fëmijë, Erjola është shprehur se do donte dy binjak brenda të 30-ave, duke qenë se në këtë kohë që flasim është 27 vjeçe.

“Unë jam 27 momentalisht dhe besoj se brenda të 30 do i doja 2 binjakë, vdes për binjakë, duke qenë se i kam pasur brenda familjes pres ti kem edhe vetë,” ka thënë ajo.

Ndër të tjera ajo ka komentuar dhe marrëdhënien që ka me ish-banorët e BBV, ku tregoi se ka një raport të veçantë miqësie me Rike Roçin.

“Sot nuk u zgjova për faj të Rike Roçit, kam folur deri në orën 4 me kamera sepse ishte sëmurë”, tha ajo, ndërsa shtoi se ruan kontakte me Jul Deden, Roza Latin ndërsa me Ledjonën më pak.

Policia bën namin në këtë qytet, arreston 17 shoferë dhe vendos 8020 masa administrative

17 shoferë janë vë në në pranga në Elbasan, ndërsa policia ka vënë edhe 8020 masa administrative.

Gjatë muajit gusht janë arrestuar 17 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 9 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu, duke përdorur mjetet inteligjente gjatë këtij muaji janë vendosur 8020 masa administrative, të ndara konkretisht:

-3235 për shpejtësi mbi normat e lejuara;

-568 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

Advertisements

-720 për mosvënie të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve;

-251 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve;

-49 për drejtim mjeti pas përdorimit të pijeve alkoolike;

-1345 për parakalime të gabuara;

-320 për parkime të gabuara;

-1532 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Drejtori i BAN: Për kontejnerët me mbetje toksike që dolën nga Durrësi na njoftoi një informator. Kemi prova me foto…

Drejtori ekzekutiv i Rrjetit të Baselit, Jim Puckett, që ngriti alarmin dhe bëri të mundur që kontejnerë me mbetje të rrezikshme të nisura nga porti i Durrësit bllokohen, tha në emisionin “Now” në Euronews Albania se mbetjet i zbuluan pas informacionit të dhënë nga një informator.

Ai u shpreh se informacioni i marrë u verifikua me prova dhe foto duke çuar deri në bllokimin e këtyre kontejnerëve, që siç tha përmbajnë materiale të rrezikshme toksike.

“Ne na u dha ky informacion nga një informator që kishte frikë t’i shprehte botës se kush është.

Ishim të kujdesshëm për ta verifikuar informacionin, morëm foto të ngarkesave dhe prova të ngarkesave të kaluara drejt Kinës që u bllokuan nga kinezët në prill.

Ne zbuluam të njëjtën kontejnerë që po ngarkoheshin në portin e Durrësit me një material me ngjyrë kafe.

Ai material u analizua nga kinezët që kishte më shumë se 8% të plumbit, që e bën atë një mbetje të rrezikshme.

Të gjitha shifrat e dërguara nga informatorët na treguan për një problematikë të vërtetë, edhe pse këta 102 kontejnerë që ne kërkuam të kthehen nuk janë analizuar.

Jemi 95% të sigurt se janë mbetje të prodhuara nga industria, nga pluhuri i furrës, mbetje toksike sipas Konventës së Baselit. Nuk jemi plotësisht të sigurt për materialin.

Për mua është e jashtëzakonshme që e keni atë material në portin e Durrësit dhe e lini të hapur, nuk mund të lini një material të tillë të hapur.

Pa ditur askush se çfarë përmban, rreziqet nëse bie shi, nëse fryn era që mund të përhapë këtë material. Pamë foto të mënyrës si po ngarkoheshin, me një traktor për t’i sjellë brenda kontejnerin, nuk ishin të vulosura”, tha drejtori i BAN.

Arrestohet në Stamboll Liridon Rexhepi, dyshohet se menaxhonte rrjetin financiar të Mossad-it në Turqi

Intelegjenca turke (MIT), ka arrestuar shtetasin kosovar, Liridon Rexhepi nën dyshimin se ka punuar për rrjetin e inteligjencës izraelite, Mossad.

Arrestimi i tij është realizuar nga inteligjenca turke në kuadër të një operacioni të fshehtë.

Shtetasi Liridon Rexhepi, i identifikuar si kreu i rrjetit financiar të Mossad-it në Turqi nga Organizata Kombëtare e Inteligjencës (MIT), u arrestua nga Departamenti i Antiterrorit i Policisë së Stambollit.

Sipas mediave turke Organizata Kombëtare e Inteligjencës përcaktoi se Rexhepi ishte personi që menaxhonte rrjetin financiar të MOSSAD në Turqi.

Rexhepi u transferonte para agjentëve në terren në Turqi, të cilët kryenin xhirime me dron, operacione psikologjike kundër politikanëve palestinezë dhe grumbullonin informacione për fushën siriane, nën udhëzimet e Shërbimit Informativ të Izraelit.

Është konstatuar se Rexhepi ka bërë transferta të shumta parash tek agjentët në terren në Turqi përmes Western Union. Të gjitha aktivitetet e Rexhepit, përfshirë lëvizjet e dyshimta në llogaritë e tij, janë monitoruar.

Rexhepi është monitoruar hap pas hapi dhe aktivitetet e tij janë regjistruar që nga hyrja e tij në Turqi më 25 gusht 2024. Pas kësaj faze është vendosur koordinimi me Degën e Kundër Terrorizmit dhe Operacioneve të Policisë së Stambollit.

Rexhepi u ndalua nga Dega e Antiterrorizmit dhe Operacioneve të Departamentit të Policisë së Stambollit më 30 gusht.

Rexhepi, i cili pranoi se kishte bërë transferta parash në deklaratën e tij në komisariat, u arrestua nga gjykata dhe u dërgua në burg.

Si rezultat i operacioneve të kryera nga MİT, është konstatuar se MOSSAD ka transferuar para për personelin e saj në terren në Turqi nga vendet e Evropës Lindore, veçanërisht nga Kosova.

Zbulimi

U zbulua se agjentët në terren në Turqi po i përdornin paratë që merrnin nga MOSSAD në fushën siriane.

Si rezultat i gjurmimit të parave, u konstatua se agjentët në terren në Turqi po i transferonin paratë që vinin nga Kosova përmes Western Union në burimet e tyre nëntokësore në Siri.

Gjithashtu u zbulua se agjentët në terren në Turqi po kryenin pagesa për burimet e tyre në Siri duke përdorur kriptovaluta.

Deklarata skandaloze e ish-arbitrit kosovar: Në Shqipëri s hesin edhe gr@të për para(VIDEO)

Duket se zgjedhja e trajnerit serb Aleksander Veselinovic tek Partizani dhe veshja e fanellës serbe nga një gazetar në Shqipëri, nuk është pritur mirë në Kosovë.

Ish-arbitri në Kosovë, Hajriz Hajdari, i ftuar në një emision televiziv është shprehur se gjëra të tilla në Shqipëri janë normale.

“Në Shqipëri iu intereson leku, s’i intereson kujt ç’ka bën, tek bën, këta edhe gratë i shesin për serbët, i shesin… dita-ditës.

Nuk është ndonjë telash i madh për ta, ata lidhin dhe familje me ta (serbët), s’e lëre mo me i marrë paret e me udhëheq një ekip, duhet me u mësu, ka kalu ajo kohë”, tha ai.

https://streamable.com/e/xzth36?quality=highest

“Shqiptarët xhelozë”/ Deklarata e tij shkaktoi bujë, aktori kërkon falje: Dëmi u bë

Aktori i humorit Osman Azemi, ka kërkuar falje në lidhje me deklaratën e bërë prej tij pak ditë më parë, se shqiptarët e Shqipërisë janë xhelozë për ata të Kosovës. Azemi tha se deklaratën e ka bërë me humor, ndërsa kërkoi falje për të gjithë situatën e krijuar.

“Unë ndoshta nuk jam shpreh mirë dhe më bën me u ndje keq. Po duhet me kanë tash shumë i kujdesshëm çka po flas sepse dëmi bëhet. Deklaratat e mia janë keq-interpretu. Qëllimi im ka qenë për me folë për sport, kuptohet se sporti neve na emocionon, gjatë intervistës është edhe një gabim i jemi që unë e kam pas një lloj satire. Kam pas qejf me bo satirë, pak humor, por mori përmasa të jashtëzakonshme gjë që ndihem keq”, tha aktori.

“Shqiptarët e Shqipërisë kanë inate ndaj atyre të Kosovës”, Osman Azemi del me sqarim pas deklaratës që bëri bujë
Më pas, ai vijoi:

“Nuk kisha pas qef me pa shqiptarë të Kosovës apo Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi me u përça mes vete. Unë ndjehem keq sinqerisht edhe për qytetarët në Shqipëri, qofshin të majtë apo të djathtë dhe te ne në qeveri apo opozitë, për miqtë e mi e familjarët e mi që i kam vendos në një situatë jo pak të sikletshme. Ju kërkoj falje edhe bashkëpunëtorëve të mi nëse janë ndjerë në siklet, por e kam thënë tash, dëmi është bë”, tha Azemi.

Shok skuadre me Benzemanë dhe Kante, Mario Mitaj prezantohet në Arabinë Saudite

Mario Mitaj është zyrtarisht një lojtar i Al Ittihad. Mbrojtësi i majtë i Kombëtares, ka vendosur të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.

Pas interesimeve nga Juventusi, Franca dhe Turqia, në fund mbrojtësi zgjodhi Arabinë Saudite. Pak minuta më parë Al Ittihad ka njoftuar zyrtarisht afrimin e Mitajt.

Futbollisti shqiptar i bashkohej kështu yjeve të shumtë europianë që janë pjesë e Al Ittihad në Arabi.