Një gol për fitoren, Marash Kumbulla shkëlqen dhe vlerësohet me notën e lartë (Video)

Espanjol fitoi 2 me 1 kundër Majorkas. Dhe golin e parë të takimit për Espanjol e shënoi pikërisht Marash Kumbulla.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare shkëlqeu në fushë dhe për këtë mori vlerësimin 8.4 nga “Sofascore”.

Gjatë ndeshjes që luajti të plotë si titullar, Kumbulla pati 2 bllokime të gjuajtjeve nga kundërshtarët, 2 ndërhyrje.

Në anën tjetër 30 nga 36 pasimet e tij ishin të sakta. Fitoi 4 nga 5 duelet në fushë dhe 5 nga 7 duelet me kokë. Ndërkohë me goditjen e pjesës së parë, dërgoi dhe topin në rrjetë.

Pas një periudhe prej 3 humbjeve në La Liga, Espanjol fitoi dhe renditet aktualisht në vendin e 12-të.

Goli i Marash Kumbullës: (VIDEO)

H*rror në Turqi/ I riu υr*t dy vajza, më pas i jep fund je tës! Autori kishte pasur Ιidhje das hurie me 19-vjeçaret

Dy vajza të reja u vranë pasditen e së premtes në Stamboll, me 30 minuta diferencë, ndërsa autori më pas kreu vetëvrasje, njoftuan autoritetet. Dy vajzat, Eisenur Halil dhe Iqbal Uzuner dhe i dyshuari, i quajtur Semih Celik, ishin të gjitha 19 vjeç. Sabah raporton se i riu ka qenë më parë në lidhje me njërën nga vajzat dhe aktualisht ishte me tjetrën.

Siç raporton agjencia turke e lajmeve DHA, autori i preu kokën Uzuner në një nga bastionet e qytetit, në muret bizantine, nga ku më pas u hodh dhe u vra. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 të së premtes. Siç u bë e ditur, i riu kishte vrarë Eisenur Halilin, e cila ishte partnerja e tij aktual, rreth gjysmë ore më parë. Ndërkohë, babai i Celik tha se djali i tij vuante nga probleme psikologjike dhe ishte në trajtim.

“E gjeta gr. υan në kr eναt me një mas hkuΙΙ tjetër, u mbuluan të dy dhe …” Aktori i famshëm zbulon skenën e tm*rrs hme të xheΙozisë, reagon gruaja

Aktorja Raimonda Shundi dhe bashkëshorti i saj, Naun Shundi ishin të ftuarit e kësaj puntate të emisionit ‘’Glamour’’ në Ora News.

Aktori Naun Shundi rrëfeu në intervistë se si e gjeti gruan në krevat me një mashkull tjetër, për të zbuluar më tej që ishte vetëm një ëndërr

Naun Shundi: Një rast kur Mondën e kam parë të ulur në një krevat me një mashkull tjetër që nuk e njihja.

U shtrinë të dy dhe u mbuluan.

Ndërkohë që unë vajta të heq mbulesën me doli gjumi.

Skandal/ Mishi që vjen nga Brazili në Shqipëri përmban substancën e dëmshme të raktopaminës, shteti nuk merr masa

Mishi që vjen nga Brazili në vendin tonë ka një rrezik të lartë. Rreziku evidentohet veçanërisht në mishin e derrit ku është vërejtur përmbajtje e substancës së dëmshme të raktopaminës, ndërsa nga institucionet duket se kontrollet janë të mangëta.

Në 9 shtator, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj gjatë komisionit për çështjet ligjore, administratën publike dhe të drejtat e njeriut, tha se është duke u shqyrtuar mundësia për t’u hequr taksa e importit të mishit.

Pra, për ta bërë më të qartë, kompanitë të cilat tregtojnë mish të përpunuar, siç është sallami, kanë kërkuar heqjen e një takse për mishin që vjen nga jashtë vendit. Këto kompani e mbajnë gjallë aktivitetin me mishin e importit, pasi prodhimi vendas nuk I plotëson kërkesat e tregut. Ndërkohë, vendet e tjera të rajonit e importojnë këtë lëndë të parë me taksë zero gjë që sipas përpunuesve dhe grosistëve shqiptarë kjo taksë prej 10% krijon konkurrencë të pabarabartë. Në kërkesën e tyre drejtuar ministrisë prodhuesit shkruajnë që taksa aktuale nuk ka stimuluar prodhimin vendas të kafshëve për mish.

Po nëse zerohet kjo taksë çfarë pasojash mund të ketë për blegtorinë e cila sipas statistikave ndodhet në ditët e saj më të zeza?

Ndërkohë zv. ministri i bujqësisë me pak vështirësi e pranon se ky sektor do të goditet akoma dhe më shumë nga heqja e taksës së mishit të importit.

Pavarësisht se pranohet si fakt, duket se edhe për zv. ministrin prevalon më shumë konkurrenca me vendet e rajonit, se sa prodhimi vendas i freskët dhe i sigurt.

Në marrëveshjen e stabilizim asocimit që është bërë në 2006 Shqipëria ka pranuar që të ketë një taksë 10% për mishin që importohet për të mbrojtur prodhimin vendas. Ata që kërkojnë heqjen e taksës, e kërkojnë, sepse mishi nga vendet e tjera vjen me 10% më pak dhe konkurron biznesin vendas. Kjo taksë 10% kur vjen mishi nga Kosova, vjen me çmimin 10% më pak, kurse kur e importon një importues shqiptar vjen me 10% më shumë.

Në kërkesën e përpunuesve të mishit, ka edhe një paragraf i cili nuk është diskutuar publikisht dhe që lidhet me importin e mishit të derrit nga Brazili, përfshi edhe atë me përmbajtje ractopamine, një substancë që përdoret kryesisht tek derrat për të shtuar masën muskulare dhe për të reduktuar dhjamin dhe që shkakton dëme të shumta për shëndetin e konsumatorëve.

Substanca në fjalë hyn në kategorinë e beta – agonistëve dhe konsiderohet e rrezikshme, aq sa vendet e Bashkimit Europian, Rusia, madje edhe Kina, e kanë ndaluar importin e mishit me ractopaminë.

Ka që nga viti 1996 që nuk lejohet në përdorim në shtetet e BE, pra në fermat, edhe për importin e mishit jashtë BE.

Debati shkencor për ractopaminën është i hapur, me shkencëtarë që evidentojnë dëmet e kësaj substance dhe me të tjerë, kryesisht amerikanë të cilët relativizojnë faktorët dëmtues të shëndetit. Përpara se Shtetet e Bashkuara të lejonin përdorimin e kësaj lënde, u kalua në disa procese të gjata miratimi përmes Agjencisë për Ushqim dhe Ilaçe për të përcaktuar nivelin e efekteve të padëshiruara. E ndërsa në shtetet e bashkuara të Amerikës apo në Kanada, injektimi i ractopaminës, bëhet i dozuar më baza shkencore, dhe me një kontroll të rreptë të autoriteteve, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Brazilin, apo Meksikën ku dozat e Ractopaminës nuk kanë një kontroll rigoroz. Dhe mos harrojmë se Brazili është importuesi kryesor i mishit të derrit drejt Shqipërisë.

Por a bëhet një analizë e sasisë së kësaj substance në importin nga Brazili?

Pra, deri para 2 vitesh në Shqipëri nuk është bërë asnjë lloj analize për përmbajtjen e kësaj lënde të rrezikshme tek mishi, ndërsa jemi mjaftuar vetëm me një kontroll dokumentacioni të importuesve.

Ndërkohë që Institucionet që kanë hartuar planin e mbetjeve veterinare kanë menduar që për vitin 2024 të ekzaminiojnë ractopaminën vetëm tek një mostër mëlçi shpendi, që mesa duket nuk përdoret së tepërmi në vendin tonë, sepse ende nuk ka pasur importe.

Kurse për vitin 2024 është planifikuar për të marrë dhe për t’u analizuar për raktopaminë, vetëm një kampion mëlçi shpendi, që aktualisht nuk është marrë.

Duket qartë që në lidhje me këtë argument delikat, dilemat janë ende të shumta dhe ligji ende jo i plotë…

…..Por pavarësisht këtyre pasigurive, ndërmarrjet industriale të përpunimit të mishit, kanë kërkuar që të mos ndalohet importi I mishit të derrit nga Brazili. Sipas tyre mbyllja e importit nga ky vend do të çonte në një rritje të ndjeshme të kostove të prodhimit dhe si rrjedhojë rritjen e çmimeve të produkteve në masën 10-20%. Për këtë arsye kanë propozuar që rregullorja e cila ndalon përdorimin e ractopaminës, të hyjë në fuqi në fund të procesit të përputhjes së legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian.

Ndërkohë që në rast të ndalimit të mishit nga Brazili, supozohet që përpunuesit e mishit në vend, të rrisin çmimet pasi do të detyrohen të blejnë mish në vendet e BE. Gjë që natyrisht do të rëndojë në xhepat tona./Syri Tv

Dëbora e parë/ Moti i keq prek Italinë, mbulohen disa zona

Reshjet e dëborës kanë filluar në Itali, në Dolomitet Belluno, duke zbardhur edhe Vicenza Prealps dhe temperaturat kanë rënë. Reshje të dendura dëbore kanë rënë edhe në Qafën e Falzaregos, ku janë grumbulluar 30 centimetra në tokë.

Maja me më shumë borë, mbi 40 centimetra, është Monte Rite (2160) në Cibiana, në luginën Boite, në zonën Belluno. Gjatë natës ndërmjet të enjtes dhe të premtes në zonën Sette Comuni ra borë mbi 1500-1600 metra, ndërsa majat u zbardhën të gjitha në mëngjesin e djeshëm.

Video që po bën xhiron e rrjetit/ Diddy i thotë Justin Bieber të mos flasë publikisht për atë që bëjnë së bashku

Një video e re e Justin Bieber dhe Diddy po bën xhiron e internetit.

Këngëtari u shfaq me reperin si i ftuar në “Jimmy Kimmel Live”. Pastaj moderatori i pyet ata: “Çfarë nuk shkon me ju djema? A punoni bashkë?’

Më pas, Diddy thotë: “Jo, ne jemi bërë miq në një mënyrë të çuditshme. Për shumë prej nesh ai është si një vëlla i vogël. Ai nuk ka frikë të telefonojë dhe të kërkojë këshilla”.

Siç tha ai më vonë, ” industria e muzikës është një familje e fortë dhe shumë njerëz, përfshirë edhe atë, donin ta “përqafonin” Bieber dhe ta “mbronin”, sepse ai është një person i mirë”.

Ai më pas shtoi: “Përveç talentit të tij, ai është një nga djemtë më të mëdhenj që mund të takoni ndonjëherë”.

Asokohe Bieber e falënderoi Diddy-n për fjalët e mira, ndërsa theksoi se ndoshta do t’i blinte një makinë, siç bëri për djalin e tij.

“Ai më mori një Lamborghini, thjesht nuk e kam marrë akoma”, thotë Bieber, ndërsa Diddy i hedh një shikim.

“Ai kishte Lamborghini për një ose dy ditë kur kishte akses në shtëpinë time,” tha Diddy, duke iu referuar 48 orëve që kaloi me Bieber në rezidencën e tij.

“Ai di të bëjë shumë më tepër sesa të flasë për gjërat që ka bërë me mua në TV. Jo gjithçka është për të gjithë”, shtoi reperi.

Në arràti prej 2 muajsh, Antonela Berisha dhe e motra strehohen në Dubai! Si u larguan nga vendi bashkë me djalin e mitur

Antonela dhe Mariela Berisha, vijojnë të mbeten në arrati këtu e 2 muaj që nga sulmi brutal që i bënë influenceres Klea Prenga në një lokal të kryeqytetit, të cilën e goditën me shishe qelqi në fytyrë. Që prej fillimit të gushtit, nuk dihet asgjë për fatin e dy motrave, duke u bërë dy nga emrat më të kërkuar nga policia.

Teksa konflikti, këtë herë virtual, vijon mes palëve, duket se dy motrat janë arratisur në drejtim të Dubait. Në TikTok, persona të afërt me Antonelën dhe Marielën kanë bërë me dije, se pas ngjarjes në një nga lokalet e Tiranës, motrat janë larguar menjëherë, duke marrë me vete edhe djalin e vogël të Marielës. Në fakt, të shpeshta kanë qenë rastet kur në rrjet është përfolur se të dyja motrat janë larguar menjëherë nga vendi dhe tashmë janë strehuar në Dubai.

Një gjë të tillë e konfirmojnë edhe miqtë e afërt të dy motrave, duke bërë me dije se ndonëse në arrati, të dyja vazhdojnë të mbajnë kontakt me miqtë dhe bashkëpunëtorët në Shqipëri. Që nga fillimi i gushtit, ku Antonela dhe e motra u shpallën në kërkim, policia nuk ka reaguar në lidhje me ecurinë e hetimeve apo rreth vendndodhjes së tyre.

Por përtej kësaj, një përplasje në rrjete sociale ka nisur midis 24-vjeçares dhe nënës së motrave Berisha, ditët e fundit. Klea Prenga, ka publikuar një koment të Donika Marashit, i bërë më 8 gusht, kur dhe ka denoncuar publikisht sulmin brutal të ish-konkurrentes së “Përputhen” dhe motrës së saj ndaj 24- vjeçares.

Klea Prega në atë postim pretendoi se nuk i njihte motrat Berisha, ndërsa nëna e tyre i komentoi: “Sa mirë po e njihke moj zogu, i njeh mirë se ke qenë edhe ti me motrën tënde në Dubai… po t’u them ju unë, jeni … të shtrenjta 500 euro nata”, por ky koment sipas 24-vjeçares është fshirë pas pak minutash.

Reagimi i Klea Prengës vjen pas një postimi në InstaStory të nënës së ish-banores së “Big Brother Vip” dhe ish-konkurrentes së Për’Puthen, e cila shkroi: “Distancohemi publikisht nga çdo adresë që është hapur për të denigruar, gjithashtu, dhe palën tjetër: Personi që po mundohet të përfitojë nga situata do ndiqet penalisht nga shteti italian. Faleminderit”.

Por, Klea Prenga e akuzon se ka hapur dhjetëra profile të rreme në TikTok duke postuar komente fyese dhe denigruese ndaj saj. Ajo shton se nga këto profile të rreme janë postuar edhe imazheve të familjarve të saj.

“Marr shkak të bëj këtë postim pasi mamaja e dy personave që kryen sulmin brutal ndaj meje ka vendosur të postojë në Instagram story një deklaratë ku përmend faktin që distancohet publikisht nga çdo adresë që është hapur për të denigruat palën tjetër që jam unë. Kjo e njëjta person, në momentin kur unë publikova fotot e plagëve pas sulmit, ishte një ndër komentueset e para, koment të cilin e fshiu brenda 5 minutash. Ajo përdori një gjuhë të degjeneruar dhe të pahijshme kundër meje dhe motrës time, duke vërtetuar se fjalët dhe veprimet e saj janë krejt të ndryshme nga ajo që pretendon publikisht. Po i rikujtoj zonjës komentin e saj dhe fjalorin e përdorur me foton më poshtë. Prej disa javësh, jam përballur me dhjetëra profile të rreme në Tik Tok të hapura nga i njëjti person, të cilat postojnë komente fyese dhe denigruese ndaj meje në mënyrën më të ulët të mundshme.

Për më tepër, janë postuar edhe foto të familjarëve të mi. Unë qëndroj gjithmonë e hapur dhe e sinqertë përballë publikut, pa u fshehur pas identiteteve të rreme. Ndryshe nga disa njerëz, unë nuk përdor fjalë të ulëta apo komente fyese për t’u mbrojtur apo për të sulmuar dikë tjetër. E vërteta ime është publike dhe e qartë për këdo që ka parë dhe do të shohë faktet. Drejtësia dhe e vërteta gjithmonë dalin në dritë, pavarësisht se sa kohë mund të marrë”, shkruan 24-vjeçarja.

Pas ngjarjes, Panorama raportoi se para disa muajsh motra e Antonelës është ndarë nga partneri me të cilin ka edhe një djalë. Mariela duket se nuk e ka pranuar këtë ndarje dhe prej disa kohësh vijon të kontaktojë me vajza, për të cilat dyshon se partneri e ka tradhtuar. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Klean, e cila është dhunuar pikërisht se dy motrat dyshonin se ishte shkaku i ndarjes së Marielës nga partneri i saj.

Djali në fjalë është një emër i njohur në qarqet e biznesit në Tiranës, si dhe të shumta i ka pasur historitë e dashurisë edhe me vajzat e famshme. Por prej më shumë sesa një viti dukej sikur kishte krijuar familje dhe ishte larguar nga fama e djaloshit që merrej me vajza të njohura. Të paktën deri para pak muajsh, ku dhe raporti i tij me motrën e ish-banores së “Big Brother” ka përfunduar. Kjo e fundit, të shumta i ka pasur skenat edhe në ambiente të tjera, duke mos pranuar kështu ndarjen nga partneri./panoramaplus

Studimi zbulon se lajthia shfaq aftësi antitùmoraIe mbi qeIizat e mëIçisë

Një studim mbi qelizat e mëlçisë i kryer nga studiuesit e institutit ”Enea” ka zbuluar potencialin antitumor të lajthive.

Falë pranisë së biomolekulave aktive të afta për të vrarë qelizat tumorale in vitro, ekstrakti favorizon rivendosjen e kushteve normale të rritjes së indit të mëlçisë.

Zbulimi, i publikuar në revistën ”Natural Product Research”, sipas studiuesve, mund të hapë rrugën për zhvillime terapeutike dhe parandaluese në luftën kundër kancerit të mëlçisë.

Provat shkencore identifikojnë ndryshimin në përmbajtjen ndërqelizore të dy molekulave të vogla të ARN-së si një nga çelësat për të kuptuar vetitë antitumorale të disa ilaçeve onkologjike.

”Në indin e sëmurë, niveli ndërqelizor i dy mikroARN-ve ulet në krahasim me homologun e shëndetshëm, duke shkaktuar përhapjen e neoplazmës”, shpjegon Barbara Benassi nga divizioni i Bioteknologjisë e cila kreu studimin në bashkëpunim me Maria Pierdomenico.

“Rivendosja e dy mikroARN-ve në nivele normale është një nga strategjitë e mundshme të përdorura nga ilaçet e reja për të reduktuar përparimin e tumorit. Në të njëjtën kohë ajo mban nën kontroll integritetin e tyre ndërqelizor, duke parandaluar zvogëlimin e tyre gjatë jetës. një strategji e mundshme parandalimi drejt shndërrimit në neoplazi”, shton Benassi.

Rezultatet tregojnë se ekstrakti tradicional i lajthisë nga zona e Viterbos është në gjendje të stimulojë ndjeshëm nivelin ndërqelizor të dy molekulave të mikroRNA në qelizat e tumorit të mëlçisë, duke penguar përhapjen e tyre dhe duke shkaktuar vdekjen e tyre të mëvonshme in vitro.

Hapi tjetër do të jetë identifikimi i biomolekulave përgjegjëse për këtë efekt citotoksik kundër qelizave tumorale.

Tashmë janë identifikuar kandidatë të mundshëm, pra disa substanca që rrjedhin nga acidi kafeik dhe katekinat, prej të cilave ekstrakti i lajthisë është i pasur.

”Është e nevojshme të kryhen hetime të mëtejshme për të vërtetuar efikasitetin e mundshëm të adjuvantëve terapeutikë”, përfundon Benassi.

Antarktida po bëhet e gjelbër (FOTO)

Pjesë të Antarktidës po bëhen të gjelbra me një ritëm alarmant pasi rajoni është përfshirë nga ngjarje ekstreme të nxehtësisë, sipas një studimi të ri, duke shkaktuar shqetësime për ndryshimin e peizazhit në këtë kontinent të gjerë.

Shkencëtarët përdorën imazhe satelitore dhe të dhëna për të analizuar nivelet e vegjetacionit në Gadishullin Antarktik që është ngrohur shumë më shpejt se mesatarja globale.

Ata zbuluan se jeta e bimëve – kryesisht myshqet – ishte rritur në këtë mjedis të ashpër më shumë se 10 herë gjatë katër dekadave të fundit, sipas studimit të shkencëtarëve në universitetet e Exeter dhe Hertfordshire në Angli, dhe Anketa Britanike e Antarktikut, botuar të premten në revista Nature Geoscience./ CNN

Beteja e ashpër për “anijen e fundosur me thesarin më të madh në historinë njerëzore”

Galeoni spanjoll “San José”, i quajtur anija më e vlefshme në botë, u fundos nga britanikët në brigjet e Kolumbisë më shumë se 300 vjet më parë. Ajo po transportonte ar, argjend dhe smerald me vlerë rreth 18 miliardë dollarë dhe debati i nxehtë se kush e zotëron në të vërtetë thesarin në fjalë dhe çfarë duhet bërë me rrënojat vazhdon edhe sot.

Të drejtën e anijes pretendojnë edhe Spanja dhe Kolumbia, si dhe një kompani amerikane e shpëtimit, por edhe grupe indigjene në Amerikën e Jugut. Pas përplasjeve gjyqësore në Kolumbi dhe SHBA, çështja tani ka përfunduar para Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit në Hagë.

Qeveria kolumbiane dëshiron të ekspozojë mbetjet e anijes në një muze, por arkeologët besojnë se rrënojat duhet të lihen aty ku është. Historianët detarë thonë se “San José” është një varrezë (rreth 600 njerëz vdiqën në fundosje) dhe se duhet respektuar si e tillë.

“Unë nuk shoh një rrugëdalje të lehtë nga kjo rrëmujë. Shteti spanjoll, qeveria kolumbiane, grupe të ndryshme indigjene, gjuetarë thesari… Nuk mendoj se ka një zgjidhje që kënaq të gjitha palët”, tha Carla Rahn Phillips, një historiane dhe autore e një libri mbi “San José”.

Anija e përmendur u mbyt në vitin 1708 ndërsa lundronte nga Panamaja e sotme për në qytetin port të Kartagjenës në Kolumbi. Prej aty ai duhej të kalonte Atlantikun deri në Spanjë. Por u kap nga një luftanije britanike. Britanikët, të cilët atëherë ishin në luftë me spanjollët, në të vërtetë donin të kapnin anijen dhe thesarin e saj, por gabimisht hodhën një top dhe goditën depon e barutit në anije. Ajo shpërtheu dhe u fundos në vetëm pak minuta, shkruan BBC.

Anija shtrihej në shtratin e detit deri në vitet 1980, kur u gjet nga një kompani amerikane e shpëtimit, Glocca Mora. Ata u përpoqën të bindin kolumbianët që të hyjnë në një partneritet për të mbledhur thesarin dhe për të ndarë fitimet, por nuk arritën të bien dakord për ndarjen e aksioneve dhe çështja përfundoi në gjykatë.

Për t’i bërë gjërat edhe më të komplikuara, në vitin 2015 kolumbianët pretenduan se e kishin gjetur anijen në një pjesë tjetër të shtratit të detit dhe besonin se Glocca Mora, e njohur tani si Armada e Kërkimit të Detit, nuk ka asnjë pretendim për të apo për thesarin e saj, i cili përfshin 116 arka çeliku plot smerald dhe 30 milionë monedha ari.

Dhe pastaj është Spanja, e cila beson se “San José” dhe ngarkesat e tij duhet të mbeten pronë shtetërore, ndërsa grupet indigjene nga Bolivia dhe Peruja thonë se edhe ata kanë të drejtë të paktën një pjesë të plaçkës. Ata, nga ana tjetër, pretendojnë se gjatë periudhës koloniale, spanjollët vodhën thesarin nga minierat në Ande.

“Ajo pasuri erdhi nga miniera e Potosit në malësitë e Bolivisë dhe i përket popullit tonë. Kjo është arsyeja pse ne mendojmë se duhet të ngrihet nga fundi i detit dhe të parandalohen gjuetarët e thesarit që ta vjedhin atë,” thotë Samuel Flores, një përfaqësues i Qhara-s, njerëzit të cilit i përkasin një prej grupeve indigjene.

Rahim Moloo, një avokat që përfaqëson Armadën e Kërkimit të Detit, e përshkroi ngarkesën e anijes së fundosur si “thesarin më të madh në historinë njerëzore”.

“San José”, i cili quhet edhe “Grali i shenjtë i anijembytjeve”, është vetëm një nga rreth tre milionë anijet e fundosura në fund të oqeanit. Shpesh është e paqartë se kush i zotëron ato, kush ka të drejtë t’i eksplorojë dhe – nëse ka pasur thesar në bord – kush ka të drejtë ta mbajë atë.

Në vitin 1982, Kombet e Bashkuara miratuan Konventën për të Drejtën e Detit, e cilësuar si “Kushtetuta e Oqeaneve”, por ajo thotë shumë pak për mbytjet e anijeve. Kjo është arsyeja pse OKB-ja miratoi një grup tjetër rregullash në vitin 2001, Konventën e UNESCO-s për Trashëgiminë Kulturore Nënujore. Por shumë vende refuzuan ta ratifikonin atë, përfshirë Kolumbinë dhe SHBA-në.

“Kam frikë se ligji ndërkombëtar nuk ka përgjigje të qarta. Për shumë arkeologë, rrënojat si ‘San José’ duhet të lihen vetëm dhe të eksplorohen ‘in situ’, në fund të oqeanit,” tha Michail Risvas, një avokat në Universitetin e Southampton në MB dhe ekspert për arbitrazhin ndërkombëtar dhe mosmarrëveshjet detare.

Juan Guillermo Martín, një arkeolog detar kolumbian që ka ndjekur nga afër rastin “San José”, beson gjithashtu se rrënojat duhet të mbeten në fund të detit, së bashku me mbetjet njerëzore të rreth 600 anëtarëve të ekuipazhit.

“Thesari është pjesë e kontekstit arkeologjik dhe si i tillë nuk ka asnjë vlerë tregtare. Vlera e tij është rreptësisht shkencore”, përfundoi ai.