Plani i Parlamentit Europian për t’i afruar më shpejt vendet e Ballkanit Perëndimor me BE-në

Parlamenti Evropian është duke vazhduar procedurat e themelimit të komisioneve, delegacioneve dhe strukturave tjera që janë të domosdoshme për punën e tij.

Mandati i ri i PE-së nisi në verë, pas zgjedhjeve të fundit evropiane që u mbajtën në qershor.

Në kuadër të procesit të konstituimit janë krijuar tashmë edhe delegacionet parlamentare për raporte me vendet jashtë BE-së, me të cilat ekziston një kornizë për bashkëpunim.

Gjatë muajit shtator ka përfunduar procesi i themelimit të delegacioneve përkatëse për raportet me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Këto delegacione do të jenë përgjegjëse edhe për bashkëpunimin me vendet e këtij rajoni – Kosovën, Shqipërinë, Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnje e Hercegovinën – në kuadër të strukturave të përbashkëta që parashihen me Marrëveshjet e Stabilizim Asocimit (MSA).

MSA parasheh edhe dimensionin parlamentar të bashkëpunimit, andaj themelohen edhe delegacionet e përbashkëta.

Ato përbëhen nga delegacioni i PE-së për raportet me vendin përkatës në njërën anë dhe deputetët nga parlamenti kombëtar i atij vendi në anën tjetër.

Roli i këtyre delegacioneve është që të diskutohet përmbushja e obligimeve nga MSA-ja nga të dyja anët, si dhe avancimi i vendit drejt integrimit në BE.

Parlamenti Evropian ka qenë gjithmonë mbështetës i fuqishëm i avancimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Këtë e ka shprehur edhe në deklaratat e përbashkëta të delegacioneve ndërparlamentare, por edhe në raportet dhe rezolutat e miratuara nga vetë ai.

Ndonëse ka pasur disa ndryshime në përbërjen e Parlamentit Evropian në këtë mandat, pasi është rritur numri i deputetëve nga partitë e ekstremit të djathtë, shumica e deputetëve të tashëm janë të bindur se nuk do të ketë zvogëlim të mbështetjes për procesin e zgjerimit e as për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ka pasur një interesim mjaft të madh të deputetëve për t’u bërë anëtarë të këtyre delegacioneve, sikur edhe për postet udhëheqëse në to.

Java e fundit e muajit shtator dhe fillimi i muajit tetor u shënuan me një varg takimesh dhe mbledhjesh për t’i zgjedhur kryesuesit e këtyre delegacioneve.

Shef i delegacionit të Parlamentit Evropian për raportet me Kosovën, e po ashtu edhe i delegacionit të përbashkët parlamentar të stabilizim-asociimit, do të jetë deputeti nga Kroacia, Davor Ivo Stier.

Stier ka qenë edhe ministër i Jashtëm i Kroacisë, ndërsa më herët edhe deputet i Parlamentit Evropian.

Me dosjen e Kosovës ai është marrë edhe në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku ka qenë shef i Grupit të Partive Popullore Evropiane.

Në mbledhjen konstituive të delegacionit për Kosovën dhe për Bosnje e Hercegovinën, Davor Ivo Stier ka thënë se i gëzohet bashkëpunimit me partnerët nga Kuvendi i Kosovës në avancimin e këtij vendi në procesin e integrimeve evropiane.

“Në Kosovë, Komisioni Parlamentar i Stabilizim Asociimit ka mbajtur takime të rregullta që nga viti 2016 kur është themeluar. Kemi parë një progres inkurajues në reformat demokratike, zhvillimin ekonomik dhe përpjekjet për ta luftuar korrupsionin. Megjithatë, mbetet një punë e rëndësishme për t’u bërë, sidomos në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që është kyç për stabilitetin afatgjatë të rajonit”, ka thënë ai.

Për secilin vend të rajonit ekziston një delegacion i posaçëm, ndërsa ai për Kosovën është edhe delegacion për raportet me Bosnje e Hercegovinën.

Deputeti Marco Tarquinio, social-demokrat nga Italia, do të jetë shef i delegacionit për Shqipërinë dhe i delegacionit të përbashkët të MSA-së me Shqipërinë.

Shef i delegacionit për Serbinë do të jetë deputeti konservator nga radhët e Partisë Popullore Evropiane nga Qiproja, Loucas Fourlas.

Thomas Waitz, deputet i Të Gjelbërve nga Austria, është zgjedhur kryesues i delegacionit për raportet me Malin e Zi.

Për Maqedoninë e Veriut, ndërkaq, do të jetë deputeti i Partisë Popullore Evropiane nga Kroacia, Karslo Resler.

Të zgjedhurit në postet e kryesuesve të delegacioneve kanë paralajmëruar se shumë shpejt do t’i nisin kontaktet me kolegët e tyre nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe me parlamentet nacionale të këtyre vendeve, në mënyrë që të punojnë së bashku në agjendën e reformave.

Deputetët e Parlamentit Evropian presin nga kolegët e tyre në rajon që të jenë maksimalisht të angazhuar në kryerjen e detyrave të tyre, sepse dimensioni parlamentar është jashtëzakonisht i rëndësishëm për përmbushjen e kushteve për progres në procesin e integrimeve evropiane. Kjo, për faktin se në këtë proces nevojiten shumë reforma ligjore dhe të gjitha ato duhet të kalojnë edhe përmes parlamenteve nacionale.

Tani pritet që në Komisionin e Politikës së Jashtme të ndahen edhe rolet e raportuesve për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ata kanë përgjegjësi edhe më të mëdha, sepse i hartojnë dhe negociojnë raportet vjetore për vendet e rajonit, të cilat në fund votohen edhe si rezoluta të Parlamentit Evropian.

Së pari, pritet që grupet kryesore politike të ndajnë mes vete se cilit grup do t’i takojë roli i raportuesit për cilin shtet. Pastaj, grupet do t’i nominojnë kandidatët e tyre.

Në 15 vjetët e fundit, raportuesi për Kosovën ka qenë nga radhët e Të Gjelbërve. Raportuesja e fundit ishte deputetja gjermane, Viola von Cramon – Taubadel.

Të Gjelbërit, sipas burimeve nga Parlamenti Evropian, do të preferonin ta kenë përsëri raportuesin për Kosovën, por meqë ky grupim politik ka shënuar rënie të numrit të përgjithshëm të deputetëve, nuk është ende e sigurt nëse partitë tjera do të pajtohen për një gjë të tillë.

Zgjedhja e raportuesit për Kosovën dhe për vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor pritet të përfundojë para fundit të muajit tetor./REL

V.αjza nga Korça: A dụhet ti them bαbit për atë që zb. υΙova për mαmin në b αnjo?!

Një vajzë ka zbuluar se e ëma tr adhëton të atin dhe ndihet e shkatë rruar.

Vajza dëshiron t’i thotë gjithçka babait të saj, por frikësohet se shk atërron fam iljen“Nëse mundeni të më jepni një mendim edhe për historinë time.

Jam 39 vjeçe e kam lindur në Korçë.Para pak netësh zb ulova se mami im ja dr edh babit.

Dhe e mësova krejt rastë sisht, sepse mamin e dija ëng jëllin e kësaj toke.

Isha duek fjetur në dhomën time, kur…më del gjumi për të pirë ujë sepse kisha shumë etje.….

Ne jetojmë në Itali dhe babi punon edhe turni i tretë. Atë natë babi nuk ishte në shtëpi, ishte në punë.

Duke ecur nëpër ko.rridor, ishte ora 2 e natës besoj, dëgjoj zërin e mamit, mendova se është kthyer babi dhe nis të afrohem për nga dhoma e tyre.

Kur u afrova kuptova se mami po fl.iste në telefon, e nuk ishte në dhomë siç më dukej mua, por ishte mb.yllur në ban.jo.U afrova dhe dëgjohej gjithçka.….

HABlT sh qiptarja që jeton në Athinë: Nuk kam b. υrrë, ama çdo nαtë e b. ëj me…

Një 34 vjeçare beqare thotë se e ka gjetur zgjidhjen kundër vetmisë. Ajo thotë se orën para gjumit e kalon duke gatuar për të varfërit.

Kjo është historia emocionuese e rrëfyer. “Mirëmbrëma të gjithë lexuesve të faqes tuaj. Ju lexoj rregullisht.

Unë jam një 34-vjeçare që jetoj në Athinë. Jeta nuk është treguar e drejtë me mua, por pa hyrë në detaje di t’ju them që unë nuk jam tërhequr kurrë.

Si çdo femër edhe unë kam dashur të krijoj familjen time, por i fejuari më la për një tjetër vite me parë.

Nuk u lidha më kurrë në jetë. Jetoj vetëm sepse prindërit më kanë vdekur prej vitesh tashmë.

Shumë më ftojnë këtu të dal netëve, ose mikeshat e huaja më këshillojnë të chat-oj me njerëz se aty shumë persona sipas tyre kanë njohur partnerët e jetës, por unë nuk mundem.

Netëve unë merrem me gatime. Gatuaj për disa të varfër që jetojnë në zonën ku unë banoj dhe punoj. Kjo gjë më jep kënaqësi.L

38 υ.jec ende jàm e ρa ρrekυr.. Dυa te m αrtόhem

E nderuara faqe shof se keni shum shpallje per njoftime dhe pasi ju ndjek rregullisht desha ta sprovoj fatin edhe

une jetoj ne nje vend te vogel ku te gjith njihen dhe dihen un e shkreta mbeta edhe ne moshën 22 vjeçare pa te dashur

Por me then te drenjten as qe kam qen me njeri deri tani qe bej un rendi ashtu ishte si te ngjish nenin e baben

kjo te gjen vëllazëria u martuan dhe jetojn ne shtetit e veta kurse un ende rroj nje dit te me marr dikush qe te largohen mua

ki katund i shpifur dua te shkoj jasht te shof boten zvicwr Gjermani kudo qoftë jam ruajtur per te

vertetin nuk me ka prek mashkull prej te kl ikoni ne rek lam me posht dhe prisni per nji kohe dhe agjensioni do ju kontakt

me numrin tim agjensionikam pritje serioze dhe te me kontaktoni vetëm seriozet ju pershendes dhe pafshim fat te takohemi

A e dini se stafi i aeroportit ju sheh të zhυ. eshur?

Aeroportet shpesh ndihen si vende të huaja me grupet e tyre të rregullave, rregulloreve dhe sigurisht, sekreteve. Vetëm njerëzit që punojnë atje e dinë se si funksionojnë gjërat me të vërtetë.

Më poshtë ju sjellim disa fakte interesante rreth aeroporteve dhe punonjësve të tyre. Dhe tani që ju do t’i njihni këto sekrete të fshehura, stafi i aeroportit mund të mos jetë në gjendje t’i fshehë ato më.

Ata na shohin të zveshur: Shumë prej neve ndihemi keq kur një i huaj na kërkon si një masë paraprake sigurie. Por kur ta gjeni këtë, mendimi juaj për kontrollin e aeroportit do të ndryshojë përgjithmonë.

Në disa aeroporte, ka skanera të posaçëm që detyrojnë një pasagjer të heqë duart lart kur kalon nëpër të. Kjo do të thotë që një punonjës i aeroportit e sheh personin pa rroba, ndërsa ata ecin nëpër skaner.

Ky skaner quhet edhe skaneri i zve/shur. Është e qartë tani që ndonjëherë stafi i aeroportit na njeh shumë më mirë sesa mendonim.

Ata e dinë sa jemi agresiv: Në shumë aeroporte të mëdha, ka kamera të veçanta që ndihmojnë në njoftimin nëse një person është i dehur ose nën ndikimin e dro.gës. Disa kamera madje mund të tregojnë një nivel të caktuar të agresionit.

Kamerat i transmetojnë informatat në një kompjuter dhe në rastet e niveleve të rrezikshme të agresionit (kur një person duket i kuq), personi do të ndalet nga një roje sigurie për një inspektim të detajuar.

Ata kanë qen të kontrollojnë çantat tona: Para se bagazhi juaj të kalojë në avion, ai kalon nëpër pesë nivele sigurie dhe një prej tyre (përveç skanimit të përmbajtjes) përfshin kontrollimin e një qeni të veçantë që mund të gërryej dro.gë ose kimikate të tjera,

Ata e dinë atë që e keni mbajtur në duart tuaja: Ndonjëherë stafi i aeroportit u kërkon udhëtarëve të fshijnë duart mbi një copë pëlhure para se ta futin atë në një makinë të veçantë.

Kjo procedurë duket e frikshme, por në të vërtetë, nuk është. Ju po kontrolloheni nga një makinë që quhet atomizer.

Para fillimit të ditës së punës, punonjësit vendosin mostra të kimikateve të rrezikshme në makinë si dro.ga ose eksplozivë.

Makina “memorizon” erën, dhe në rastin e duarve të një personi që nuhasin diçka si ato kimikate, ai i paralajmëron ata për këtë rrezik.

E bija në luftë me jetën, gjysh Bardhi fle në stolat e spitalit, qëndroi 8 ditë pa ushqim

Kjo është një nga ato histori që kur i dëgjon të thyhet zemra, kjo është historia e Bardhosh Hanaj, ose siç të gjithë e quajnë, gjyshi Bardhi.

Gjyshi Bardhi është 84 vjeç dhe vjen nga fshati Mesaplik i Vlorës. Arsyeja pse është sonte në studio është sepse të gjithë ata që e kanë njohur janë afeksionuar aq shumë me të sa kanë dashur të bëhen bashkëpunëtorët tanë për t’i dhuruar disa momente gëzimi në këto ditë të mbytura me vuajtje.

Dikur, jeta e tij ka qenë shumë më ndryshe. Ai kishte një shtëpi të madhe në fshat ku jetonte me bashkëshorten dhe 3 fëmijët, 2 vajza e një djalë.

Çdo ditë punonte shumë për të siguruar jetesën për veten dhe familjen, ka qenë gjithmonë një burrë i fortë dhe shumë krenar. Nuk i pëlqente t’i dorëzohej vuajtjeve të jetës dhe e mbante gjithmonë kokën lart. Aq sa kishte mundësi i ndihmonte edhe njerëzit e tjerë në fshat kur kishin nevojë.

Si çdo baba tjetër, dëshironte vetëm që të sistemonte fëmijët. Uronte që të krijonin familjet e tyre dhe t’i jepnin shumë nipër e mbesa, ndërsa ai me bashkëshorten do e kalonin pleqërinë në fshat, do kujdeseshin për nipërit e mbesat dhe do mbillnin fruta e perime që ata të ushqeheshin me produkte të shëndetshme.

Por jeta kishte plane të tjera për të.

Para pothuajse 24 vitesh, djali i gjyshit i cili në atë kohë ishte 16 vjeç, për shkak të një incidenti mbytet në liqenin e Tiranës dhe humbet jetën.

Kur lajmi mbërriti në shtëpinë e gjyshi Bardhit, u duk sikur e gjithë bota u shemb. Kjo ishte goditja e parë që e përkuli nga dhimbja që nuk është zbehur as sot. Gjyshi Bardhi përpiqej të ishte i fortë. Ai ishte burri i shtëpisë dhe nuk ia lejonte vetes që të dukej i dobët para bashkëshortes dhe dy vajzave.

Burrat nuk qajnë e nuk dorëzohen thoshte. Ndërsa bashkëshortja e tij nuk e kalonte dot dhimbjen e të mos pasurit më djalin. Ditë pas dite mërzia dhe dhimbja po e mbysnin deri sa erdhi dita që i tha gjyshi Bardhit se nuk po duronte dot më. Nuk kishte më jetë pa djalin. Dhe ai, duke iu thyer zemra pak nga pak, i tha se mund të ikte e qetë, do të duronte ai për të dy.

E kështu bashkëshortja ndërroi jetë dhe e la të vetëm.

Vitet kalonin por plaga e djalit nuk u mbyll kurrë. Ama gjyshi Bardhi nuk e jepte veten. Ai i martoi dy vajzat dhe u bë gjysh me një nip e një mbesë nga vajza e madhe Marjeta. I donte shumë dhe i shihte si drita e syve. Për fat të keq babai i braktisi kur ishin shumë të vegjël, por gjyshi Bardhi ishte aty për ta dhe nuk do i braktiste kurrë, çfarëdo që të ndodhte.

Vajza Marjeta ishte një rreze shprese për të, një rreze që e mbante gjallë. Me të ndante kujtimet, dhimbjet por edhe ngrohtësinë e pakët që i kishte mbetur. Marjeta e ndihmonte shumë me punët e fshatit, nuk e linte të lodhej dhe i thoshte shpesh të kujdesej për veten.

Por, pak nga pak edhe kjo rreze shprese nisi të zbehej. Marjeta po ndjehej e dobët. I merrej fryma kur punonte dhe nisi të humbiste ndjenjat shumë shpesh. Gjyshi Bardhi e dërgoi për shumë vizita në spital. Ata u zhvendosën në qytetin e Vlorës, morën një shtëpi me qera afër spitalit sepse më shumë kohë po kalonin aty sesa në fshat. Kaluan 4 vite qe gjyshi Bardhi shkonte sa në një spital në tjetrin deri sa e sollën në spitalin e Tiranës.

Vajza e tij është diagnostikuar me një sëmundje të rrallë e cila i ka dëmtuar edhe mushkërinë. Ajo është në një gjendje shumë të rënduar prej ditësh, madje ka pasur çaste që ka rrezikuar edhe të humbiste jetën por doktorët ia kanë dalë që ta stabilizonin.

Ditët e para kanë qenë më të vështirat. Gjyshi Bardhi nuk ka asnjë që ta ndihmojë. Ai është 84 vjeç dhe kujdeset i vetëm për vajzën e sëmurë sepse nuk e përballon dot që ta humbasë edhe atë. Çdo natë fle në karrige ose në shesh në korridorin e spitalit. Lahet me ujë të ftohtë në banjot e spitalit dhe shkon në Vlorë shumë rrallë sa për të parë si janë nipi dhe mbesa. Gjyshi Bardhi ka ndejtur 8 ditë pa ngrënë asgjë sepse i vinte zor t’i kërkonte ndihmë të tjerëve. Ka mbijetuar 8 ditë vetëm duke pirë ujë nga çezma e spitalit. Përsëri nuk e ka humbur forcën për të ndenjur afër vajzës. Nuk do që të largohet prej saj, thotë se duhet të jetë gjithmonë të paktën 10 metra afër që ajo ta ndjejë praninë e tij dhe ta ndjejë që nuk është vetëm.

Tashmë janë bërë pothuajse 40 ditë që ai qëndron afër vajzës në spital. Për momentin ajo është e intubuar dhe nuk mund të flasë ndaj mënyra e vetme e komunikimit mes tyre është duke i shkruar letra njëri tjetrit. Marjeta ka merakun e fëmijëve, ata tani janë 18 dhe 19 vjeç dhe kanë nevojë më shumë se kurrë për të pasur mamanë afër. Çdo ditë ajo e pyet babain nëse kanë ngrënë dhe a janë mire me shëndet.

Gjyshi Bardhi e kupton se gjendja nuk është aspak e mirë por nuk e humbet shpresën. Ai lutet çdo ditë vetëm që vajza të shërohet. Natën, ndërsa qëndron zgjuar në korridorin e qetë të spitalit, ku dëgjohet vetëm zhurma e aparateve mjekësore, pëshpërit me veten: “Ah djalë, a mos je duke e thirrur motrën pranë vetes?” dhe vazhdon lutet për një mrekulli. Një mrekulli që gjërat të rikthehen edhe njëherë siç kanë qenë.

***

Elvis Naçi ka i ka komunikuar atij lajmin se pasi janë vënë në kontakt me një nga spitalet më të mira në botë dhe i kanë treguar rastin e të bijës, ata kanë dhënë shpresë se mund t’i shpëtojnë jetën.

Falë donacioneve të shqiptarëve që iu përgjigjën thirrje për ndihmë, do të mundësohet nisja e saj jashtë shtetit për kurim.

Po ashtu Fondacioni Firdeus do të kujdesen për gjysh Bardhin, si dhe për mbesën e tij, të cilës do t’i ofrohet bursë për të studiuar dhe nëse do të jetë nevojë për të qëndruar në konvikt pa asnjë pagesë.

Gjithashtu shumë shqiptarë kanë shkruar dhe kanë dhuruar para për t’i ardhur në ndihmë 84-vjeçarit që po sakrifikon për vajzën e tij, dhe nipin dhe mbesën.

Këmbimi valutor, 5 tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 89.2 lekë dhe do shitet me 90.5 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.5 lekë dhe do shitet me 99.1 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104 lekë dhe do shitet me 105 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 117 lekë dhe do shitet me 118.3 lekë.

Me kapele e bluzë të bardhë, ja njeriu me biçikletë që vendosi tritoIin te motrat Nikolli ku v*iq Enea Thomollari. Ato denoncuan Dumanin

Personi që shihni në këto foto është njeriu që dyshohet se ka vendosur sasinë e tritolit në derën e apartamentit të marë me qëra nga dy motrat Giovana dhe Alda Nikolli, në Elbasan.

t të 13 korrikut në Elbasan, mbeti i plagosur rëndë një 29-vjeçar, Enea Thomollari, komshi me dy motrat objektiv i këtij atentati me tritol C4.

Ditën e djeshme fatkeqësisht pas tre muaj luftë për jetën, në ambientet e Spitalit Ushtarak në Tiranë, ka ndërruar jetë djaloshi Enea Thomollari, i cili nuk kishte asnjë konflikt qoftë me motrat Nikolli por dhe me ata që urdhëruan dhe vendosën tritolin në derë të shtëpisë së tyre.

PAMJE EKSKLUZIVE nga dosja e SPAK-ut/ Me kapele e bluzë të

Edhe pse në dosjen e SPAK ka pamje filmike të autorit të dyshuar, prokuroria ende dhe sot nuk ka mundur të identifikojë këtë ngjarje të rëndë dhe të paprecedentë.

Silueta e autorit, ku shfaqet mbi një biçikletë me bluzë të bardhë, kapele në kokë, tuta të shkurtra në këmbë, rezulton të jetë filmuar nga disa kamera të bizneseve në Elbasan.

Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, ka siguruar ekskluzivisht disa nga fotot e autorit gjatë momentit, kur ka shkuar me biçikletë në lagjen ku ndodhet pallati i dy motrave Giovana dhe Alda Nikolli.

Ky person që shfaqet në pamjet filmike është kapur nga kamerat fillimisht rreth orës 02:00 të mesnatës së 13 korrikut 2024 teksa lëviz në një nga rrugët e qytetit të Elbasanit. Më tej silueta e tij shfaqet në orën 02:28 minuta, shumë pranë hyrjes së pallatit ku banonin me qira dy motrat nga Lezha, Alda Nikolli dhe Giovana Nikolli.

Ai ka lënë poshtë pallatit biçikletën dhe me shpejtësi ka shkuar në katin e 4, duke vendosur tritolin në derën e apartamentit ku jetonin dy motrat. Sipas burimeve të prokurorisë, mekanizmi shpërthyes i tritolit ka qenë me fitil.

PAMJE EKSKLUZIVE nga dosja e SPAK-ut/ Me kapele e bluzë të

Pas aktivizimit të fitilit me zjarr, personi largohet me shpejtësi përmes shkallëve dhe teksa merr biçikletën poshtë pallatit, ikën nga zona në drejtim të spitaleve të Elbasanit.

Për herë të fundit imazhi i tij shihet në orën 05:35 të mëngjesit të 13 korrikut, ku sërish i hipur mbi biçikletë personi i dyshuar largohet, për të mos u ndjekur dhe arrestuar më nga policia.

Shpërthimi i fuqishëm dëmtoi pjesërisht katin Nr.3,4,5 të pallatit ku banonin motrat Nikolli, të cilat në ato momente nuk ndodheshin në banesë.

Ndërsa, fatkeqësisht, komshiu i tyre 29-vjeçari Enea Thomollari u plagos rëndë teksa ishte në banesën e tij, ka pësuar dëmtime të forta në kokë, duke sjellë vdekjen e tij dy ditë më parë.

Kjo ngjarje tronditi opinionin publik për shkak se i riu që humbi jetën në këtë atentat me tritol, nuk kishte të bënte fare me konfliktin që kishte lindur në rrjetin “Tik-Tok” mes dy motrave Nikolli dhe një vrasësi me pagesë Nuredin Dumani alias “Luli” që sot gëzon statusin e bashkëpunëtorit të prokurorisë SPAK.

PAMJE EKSKLUZIVE nga dosja e SPAK-ut/ Me kapele e bluzë të

Motrat Nikolli, denoncuan në SPAK Nuredin Dumanin për kërcënime të vazhdueshme për jetën që vinin prej tij nga ambientet e burgut Nr. 313 në Tiranë, duke dorëzuar dhe prova konkrete si komunikime dhe filmime, që tregonin se nga qelia Dumani kishte akses të plotë në rrjetet sociale, interneti, Tv etj.

Por prokuroria e posaçme SPAK, nuk mori masa për të ndërhyrë dhe hetuar, duke injoruar denoncimin e dy motrave Nikolli. Dhe pak ditë pas kësaj, motrave Nikolli në Elbasan i vendoset një sasi tritoli në apartamentin e tyre, duke shkaktuar jo vetëm dëme të konsiderueshme por dhe marrjen e një jete të pafajshme siç ishte Enea Thomollari.

Vetëm pasi në Elbasan, shpërtheu tritoli dhe ngjarja u bë e madhe, SPAK ndërhyri në mënyrë të menjëhershme në Drejtorinë e Policisë dhe prokurorinë e Elbasanit, duke i kujtuar këtyre dy institucioneve lokale, se tashmë këtë ngjarje dhe konfliktin e lindur mes dy motrave Nikolli dhe Nuredin Dumanit, do e hetonin prokurorët e SPAK.

Dosja u tërhoq me shumë urgjencë nga Elbasani në SPAK, duke u bashkuar në një çështje të vetme me atë që quhet dosja Nr. 75 ose siç njihet ndryshe gjerësisht “Plumbi i artë”, ku nën hetim dhe gjykim janë disa nga e njohur të botës së krimit në Shqipëri, përfshirë dhe Nuredin Dumanin.

PAMJE EKSKLUZIVE nga dosja e SPAK-ut/ Me kapele e bluzë të

Por sot pas tre muaj hetime për këtë ngjarje, SPAK ende nuk ka dalë me një konkluzion përfundimtar, se kush është identiteti i personit që shfaqet me biçikletë dhe që dyshohet shumë se ka vënë tritolin në apartamentin ku banonin motrat Nikolli.

Hetimet vijojmë nga ana e SPAK, megjithëse pamjet filmike në dosjen e administruar nga prokuroria e Elbasanit, janë të qarta. OraNews

Lot, lutje dhe sytë nga qielli në Vlorë: 100 mijë Euro i mori uji dhe balta

Një ditë pas përmbytjeve në Vlorë situata vazhdon që të jetë problematike për shkak se pas tërheqjes së ujit qyteti është mbuluar nga balta. Shumë shtëpi janë dëmtuar nga përmbytjet.

“Keni fjetur përjashta gjithë natën, në xhade. Vinin shkëmbinjtë. Nuk e hapte njeri telefonin. Ku të shkonim? Shtëpia është mbytur e gjitha. Urgjentisht na hiqni dheun këtu. Të vijë bashkia ta shikojë dhe ta vlerësojë.

Nuk kemi ujë. Dy pompa janë mbytur. Nuk i ndez dot dritat, është priza në ujë komplet” tha një banore. “Dëmi është shumë i madh, mbi 100 mijë euro produkte farmaceutike” tha pronari i një farmacie.

“Gati 5 mln lekë të vjetra dëm, shumë keq situata. Ndodh vit për vit këtu. Hall i madh. U bllokova në dyqan nuk dilja dot. Ishin prurje të mëdha”, tha pronari i një marketi.

“Dimër për dimër, këtu bëhet det. Jemi të detyruar ta rregullojmë çdo gjë nga vetja. Shteti nuk merr masa. Dëmi mund të jetë 1 milion lekë për pastrime, lyerje minimumi. Po jemi përmbytur nga 20 herë, më kanë vajtur 20 mln lekë, askush s’do t’ia dijë” tha një tjetër banor.

“Jemi në qiell të hapur. Dolëm jashtë, shtëpia është e mbushur me gurë. Frika ekzistonte por më shumë dëmi, që nuk llogaritet. Janë mbi 50 biznese në të gjithë këtë rrugë. Kjo është e disata herë që përmbytemi. Katastrofë” vijoi më tej një banor tjetër.

Çfarë po ndodh në Adriatik?/ Zbulohet anija e dyshimtë pa flamur, dyshohet se po dërgon ekspIozivë drejt…

Anija e mallrave Kathrin, për të cilën organizata ndërkombëtare joqeveritare Amnesty International (AI) beson se, ndër të tjera, po transporton eksploziv në Izrael, duhet të mbërrijë në portin e Koprit në Slloveni. Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë Zyra e kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob, por pa dhënë informacion për datën e saktë.

Ky informacion, ndonëse i pasaktësuar, është ndër të dhënat e rralla zyrtare për anijen MV Kathrin, e cila që prej datës 21 korrik lundron nga Vietnami drejt Portit të Koprit në Adriatik, i cili, siç tha zyra e Golobit, do të shërbejë si pikë transiti drejt vendeve të Bashkimit Evropian (BE), për ngarkesën që transporton anija.

“Porti i Koprit është pika hyrëse në BE. Kjo do të thotë se ngarkesa vazhdon rrugën drejt destinacioneve në BE”, thuhet nga Zyra e kryeministrit të Sllovenisë.

Nga korriku deri më 3 tetor, lundrimi i anijes Kathrin, e cila tash e tri ditë po qëndron në një vend në detin Adriatik, pranë brigjeve të Kroacisë dhe Malit të Zi, shkaktoi reagime të zyrtarëve të Namibisë, Portugalisë, organizatave dhe aktivistëve ndërkombëtarë, për shkak të ngarkesës që po transporton dhe destinacionit të mundshëm përfundimtar – Izrael. Amnesty International dhe Kombet e Bashkuara u bënë thirrje vendeve të mos lejojnë hyrjen e anijes në portet e tyre “duke pasur parasysh rrezikun e qartë se një ngarkesë e tillë do të kontribuonte për kryerjen e krimeve të mundshme të luftës në Gazë”.

Këto agjenci nuk shpjeguan pse ngarkesa nuk u dërgua drejtpërdrejt në Izrael ose pse u zgjodhën portet në Adriatik për shkarkim.Në itinerarin e anijes Kathrin, e cila lundronte nën flamurin portugez, ishin Namibia, Portugalia, Malta, ndërkaq në ueb faqen MarinTraffic për monitorimin e trafikut detar – destinacion ishte edhe Porti i Tivarit në Malin e Zi. Më 1 tetor, Porti i Tivarit i tha REL-it se nuk ka marrë njoftim për hyrjen e anijes.

Të premten, më 4 tetor, anija qëndronte në Adriatik rreth 75 milje detare ose rreth 140 km nga Porti i Tivarit dhe se dy ditët e fundit lëvizte në një rreth prej disa kilometrash, pa të dhëna të qarta se në çfarë drejtimi do të shkonte. Në fund të gushtit, Namibia ndaloi ankorimin për Kathrin
Informacionet e para për anijen Kathrin u shfaqën në media në muajin gusht, kur Qeveria e Namibisë ndaloi ankorimin e anijes në portin Walvis Bay (Gjiri Walvis).

Më 27 gusht, media shtetërore New Era publikoi një artikull se si Namibia “bllokoi një anije që transportonte armë të destinuara për Izraelin” të ankorohej në një port të këtij vendi. Ministrja e Drejtësisë, Yvonne Dausab, u kërkoi autoriteteve të mos lejojnë Kathrin të hyjë në ujërat e Namibisë. Sipas ministres Dausab, “vendimi është në përputhje me qëndrimin e Namibisë për konfliktin e vazhdueshëm izraelito-palestinez, duke reflektuar mbështetjen e vendit për popullin palestinez dhe thirrjen e tij për t’i dhënë fund dhunës”.

Duke cituar një hetim policor, ministrja tha se anija “me të vërtetë transportonte materiale shpërthyese të destinuara për Izraelin, dhe për këtë arsye i është ndaluar hyrja në ujërat e Namibisë”, transmetoi BBC.

Çfarë transporton Kathrin?

Anija Kathrin, e ndërtuar në vitin 2010 në kantierin e anijeve Dongfang në Yueqing, Kinë, është një anije mallrash që mund të transportojë ngarkesë deri në 7.138 ton. Sipas informacioneve nga policia namibiane, aktualisht është i ngarkuar me 60 kontejnerë trinitrotoluen (TNT) dhe tetë kontejnerë me eksploziv heksogen, një prej të cilëve është i destinuar për Izraelin. REL-i nuk arriti të konfirmojë në mënyrë të pavarur informacionin se kujt i drejtohet ngarkesa e anijes Kathrin dhe as si planifikohet shpërndarja e saj e mëtejshme.

Trinitrotolueni dhe heksogeni janë eksplozivët më të përdorur ushtarakë.

Duke u bazuar në këto informacione, Kombet e Bashkuara kërkuan embargo të armëve. Në fund të gushtit, raportuesja speciale e Kombeve të Bashkuara për territoret palestineze, Francesca Albanese, u bëri thirrje vendeve që të refuzojnë hyrjen e anijes në portet e tyre, duke pretenduar se këta eksplozivë janë “përbërës kyç në bombat ajrore dhe raketat që Izraeli përdor kundër Gazës së rrethuar”. A e hoqi ndërkohë anija flamurin e Portugalisë me të cilin lundronte?

Anija Kathrin lundroi nën flamurin e Portugalisë dhe është e regjistruar në Madeira, ndërkaq ajo është në pronësi të kompanisë gjermane Lubeca Marine Germany Gmbh & Co Kg. Në një bisedë të shkurtër telefonike, kjo kompani i tha REL-it se nuk do që të komentojë asgjë lidhur me anijen Kathrin. Pasi autoritetet e Portugalisë, sipas agjencisë së lajmeve Lusa, nisën një hetim për rastin e transportimit të lëndëve plasëse, anija Kathrin kërkoi heqjen e flamurit të vendit, që është një vendim i pakthyeshëm, raportojnë mediat shtetërore portugeze, duke cituar një burim zyrtar qeveritar.

“Të premten, më 27 shtator, pronari i anijes kërkoi zyrtarisht dhe në mënyrë të pakthyeshme anulimin e regjistrimit në Madeira, duke kërkuar kështu heqjen e flamurit portugez”, tha po ai burim. Media shtetërore, RTP, raportoi se nisma e kompanisë që zotëron anijen erdhi pas një “kërkese për sqarim” nga Qeveria portugeze.

Në tekst thuhet se anija po transporton lëndë shpërthyese të destinuara për prodhuesit e armëve në Izrael, Poloni dhe Sllovaki. Mediat portugeze raportuan se një anije pa flamur nuk mund të hyjë në asnjë port, çka mund të sqarojë faktin se pse Kathrin prej ditësh qëndron në vend, me lëvizje minimale në detin Adriatik. Më herët ishte paralajmëruar se në Portin e Tivarit do të hyjë të enjten, më 3 tetor, nga ku do të vazhdojë për në Kopër të Sllovenisë, i vetmi port slloven ndërkombëtar i mallrave, i cili ka rëndësi kyç për lidhjen e Evropës Qendrore dhe Lindore me Mesdheun.

Informatat jozyrtare nga Administrata Detare e Sllovenisë

Nga Administrata për Çështje Detare e Sllovenisë i thanë Radios Evropa e Lirë se nuk kanë pasur njoftim zyrtar para ardhjes së anijes Kathrin.

“Kemi informacione jozyrtare të marra nga agjenti në anije, për planin e mbërritjes në Portin e Koprit”, thanë nga ky institucion, pa saktësuar detaje të tjera.

Të dhënat jozyrtare për heqjen e flamurit portugez nga Kathrin, Administrata për Çështje Detare i ndau me organizatën Amnesty International në Slloveni, duke thënë se ende nuk ka përfunduar kalimi nga regjistri portugez i anijeve në regjistrin e një vendi tjetër. Është thënë se anija do të mund të lundrojë në Portin e Tivarit vetëm pasi të ketë një flamur të ri, ku synon të shkarkojë një pjesë të ngarkesës, thuhet në informacionin që Amnesty International në Lubjanë ndau me REL-in.

“Pas lundrimit nga Porti i Tivarit, ai ka destinacion Portin e Koprit, ku do të shkarkojë pjesën tjetër të ngarkesës që destinacion ka Poloninë, Çekinë dhe Sllovakinë”, thuhet në emailin që Administrata për Çështje Detare i ka dërguar Amnesty International.

Ndërkohë, disa media kanë shkruar se në vend se drejt Tivarit, anija do të lundrojë drejt portit kroat të Ploçës. Nga ky port i thanë Radios Evropa e Lirë se aktualisht nuk kanë konfirmim nëse anija do të ankorohet në Ploçe.

“Si operatorë të portit, është obligimi ynë që të ofrojmë shërbimet e portit në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi të Republikës së Kroacisë, gjë që ne e bëjmë në përputhje me të gjitha standardet ligjore dhe të sigurisë, si dhe me procedurat”, thanë nga ky port.

Nga Porti i Koprit nuk deshën të komentojnë, duke thënë se vendimet për hyrjen e anijeve merren nga Administrata për Çështjet Detare. Organizatat bënë thirrje për respektimin e të drejtës ndërkombëtare

Më 1 tetor, Amnesty International u bëri thirrje Malit të Zi dhe Sllovenisë që të parandalojnë ankorimin e anijes në portet e tyre.

“Ngarkesa vdekjeprurëse që besohet të jetë në bordin e MV Kathrin nuk duhet të arrijë në Izrael, sepse ekziston një rrezik i qartë që një ngarkesë e tillë do të kontribuojë në kryerjen e krimeve të luftës kundër civilëve palestinezë”, u tha nga organizata.

Taja Premk, nga AI-ja sllovene, i tha REL-it se “e drejta ndërkombëtare humanitare i ndalon të gjitha shtetet t’i transferojnë armë te palët në konflikt të armatosur, kur ekziston një rrezik i qartë se kjo do të kontribuonte në kryerjen e krimeve të luftës ose shkeljeve të tjera serioze të së drejtës ndërkombëtare humanitare”. Premk konfirmoi gjithashtu se ka shumë të panjohura për anijen Kathrin dhe destinacionet përfundimtare të ngarkesës, të cilën po transporton dhe se është shumë e vështirë të arrihet deri tek informacionet zyrtare.

Çfarë përcaktojnë ligjet ndërkombëtare për tregtinë e armëve të vendeve në konflikt?

Në nivel global, Traktati i Tregtisë së Armëve përcakton standarde të përbashkëta ndërkombëtare për rregullimin e tregtisë së armëve konvencionale, municionit, si dhe pjesëve dhe komponentëve. As ky traktat dhe as ligji ndërkombëtar nuk ndalojnë transferimet e armëve, si të tilla në një konflikt të armatosur në zhvillim e sipër. Megjithatë, ato ndalojnë transferime të tilla në rrethana të caktuara, ndërkaq disa shtete përmbahen nga transferimet për palët në konfliktet e armatosura në zhvillim e sipër, si çështje e ligjit ose politikës kombëtare, thuhet në faqen zyrtare të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK).

“Shteteve nënshkruese të Traktatit u ndalohet të autorizojnë eksportin, importin, transitin, transportimin dhe ndërmjetësimin e armëve, municioneve, si dhe pjesëve dhe komponentëve nëse e dinë se këto armë ose objekte do të përdoren për të kryer krime lufte ose krime të tjera ndërkombëtare”, thuhet në faqen e KNKK-së.

Përveç kësaj, Konventa e Gjenevës ndalon shtetet nënshkruese të transferojnë armë tek një palë në një konflikt të armatosur – pavarësisht nëse është një grupim i armatosur shtetëror apo joshtetëror – kur ekziston rreziku i qartë se kjo do të kontribuonte në shkeljen e së drejtës ndërkombëtare humanitare./ REL