U shfaq për herë të parë në dasmën e vajzës, zbulohet se si Michael Schumacher komunikon me familjarët

Vetëm pak ditë pasi Michael Schumacher, u shfaq për herë të parë në “publik”, në dasmën e vajzës së tij Gina Schumacher, mediat kanë zbuluar mënyrën se si legjenda e Formula 1 komunikon me familjarët e tij pas aksidentit.

Gina Schumacher u martua me të dashurin e saj Iain Bethke në vilën luksoze të familjes në Majorca, të cilën i ati e bleu për 27 milionë paund në 2017. Mysafirëve thuhet se iu ndalua të merrnin telefonat e tyre në dasmë pasi shtatë herë kampioni i F1 ishte i pranishëm dhe familja u kujdes që asnjë imazh i Schumacher të publikohej në media.

55-vjeçari ka qenë praktikisht i zhdukur nga jeta publike që nga incidenti i tij duke bërë ski në një resort në Zvicër, në vitin 2013, aksidenti që e futi atë në gjendje kome, shkruan A2.

Një vit pas aksidentit, Schumacher doli nga koma dhe vazhdoi një fazë të gjatë rehabilitimi, por pak detaje janë zbuluar për gjendjen e tij shëndetësore që atëherë.

Ndër të paktët që kanë folur, janë ish-shefi i ekipit të Formula 1 Flavio Briatore  dhe ish-bashkëshortja e tij Elisabetta Gregoraci, të cilët zbuluan se Schumacher komunikon. “Michael nuk flet, ai komunikon me sytë e tij. Vetëm tre persona mund ta vizitojnë atë dhe unë e di se kush janë ata. Ata u shpërngulën në Spanjë dhe gruaja e tij ka ngritur një spital në atë shtëpi”, rrëfeu Gregoraci.

Gazetat spanjolle raportuan sakaq në vitin 2020 se Schumacher ishte zhvendosur në një bazë më të përhershme në vilën e Las Brisas, në jug-perëndim të Majorkës.

Thashethemet se Schumacher nuk është në gjendje të flasë u mbështetën nga djali i tij, Mick, gjatë një dokumentari të Netflix për jetën e babait të tij që u publikua në vitin 2021.

Ai tha: “Unë mendoj se babi dhe unë, tani e kuptojmë njëri-tjetrin në një mënyrë tjetër”.

Përditësimi i fundit i duhur që fansat morën për Schumacher ishte në vitin 2023, kur u raportua se Schumacher kishte drejtuar një makinë sportive Mercedes AMG në një përpjekje për të stimuluar zonat e trurit të tij që dikur i përdorte për gara.

Bëhen viraIe pamjet ku Jennifer Lopezit, shihet duke flirtuar me një DJ gjatë një eventi publik

Kur bëhet fjalë për Jennifer Lopezin, drama nuk është asnjëherë larg, por ajo që ndodhi gjatë premierës së filmit të saj “Mother” ishte diçka që askush nuk e kishte pritur.

Imagjinojeni mjedisin: një ngjarje publike elegante, magjepsja në lëvizje të plotë dhe të gjithë sytë drejt saj.

Mirëpo, ajo që ndodhi në atë moment i la shumë njerëz me gojë hapur… dhe jo për shkak të filmit.

JLo, si gjithmonë në qendër të vëmendjes, vodhi shfaqjen me një tjetër veprim.

Me Ben Affleck-un në krah, ajo që ndodhi pak metra larg tij i habiti të gjithë, përfshirë edhe Benin.

Ky gjest i papritur i JLo ndaj një DJ të pranishëm në event është bërë viral.

Shihni FOTOT: 

Publikohet audiopërgjimi me fakte të rënda për 21 janarin, Ndrea Prendi: Sapo të kalohet gardhi me tela hapni zjarr luftarak!

Është bërë publike audiopërgjimi që familja e Aleks Nikës kishte mbajtur si provë prej vitesh e që tashmë ia dorëzoi SPAK. 

Nga dje prokuroria e Posacme ka në dorë audiopërgjimin me urdhërat nga lart për të qëlluar ndaj protestuesve të 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë 4 protestues, mes tyre dhe Aleks Nika.

Në audiopërgjim është komunikimi që bën Ndrea Prendi me drejtuesit kryesorë të gardës, kryesisht të Batalionit Special të njësisë speciale. Regjistrimi fillon 12 minuta para vrasjeve dhe vazhdon 22 minuta pas vrasjeve. Aty vjen drejtori i përgjithshëm, ministri kërkon një mjet të blinduar. Drejtori i gardës në fund kërkon një bilanc se sa gardistë janë dëmtuar.

Pjesë nga regjistrimi:

Ndrea Prendi: Artan, dëgjon?

Artan Hoxha, zv/komandanti i Gardës: Dëgjoj, dëgjoj

Ndrea Prendi: Me të kaluar gardhi i telave do të hapet zjarr luftarak

Zv/komandanti: Kuptova, kuptova

Ndrea Prendi: Ky është urdhëri

Ndrea Prendi: Dashamir, dëgjuat?!

Dy efektivë të njësisë speciale: Alfred (Alfred Ahmetcenaj) ta, ta, ta gjakos.

Ndrea Prendi: Alfred?

Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj

Ndrea Prendi: Kujdes municionin! Kujdes municionin!”
SPAK ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks Nikës, si dhe plagosjen e shtetasve Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa në protestën e 21 Janarit të vitit 2011, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Reperi shqiptar me famë ndërkombëtare rrëfen fëmijërinë e vështirë: S’kisha bukë për të ngrënë

Reperi Labinot Gashi, i njohur ndërkombëtarisht thjesht si Gashi, ka folur në një intervistë të fundit më shumë për origjinën e tij shqiptare. Ai ka lindur në Tripoli të Libisë dhe familja e tij ka jetuar në 24 vende të ndryshme të botës para se të vendoseshin në Brooklyn kur ai ishte 11 vjeç. Ai konfirmoi se ka lindur në Tripoli, por theksoi se prindërit e tij janë nga Kosova.

Duke rrëfyer më shumë për fëmijërinë e tij, Gashi tha se familja e tij ka pasur probleme të mëdha ekonomike dhe ai madje është detyruar të mbledhë ushqim.

“E urreja të shkoja në shtëpi. Ishte gjëja më e keqe. Kam punuar kopshte nga e hëna deri të enjten. Kam punuar në kopshte edhe në gjashtë ndërtesa të tjera. Unë dhe babai i im mbanim nga gjashtë punë”, tha ai. “Të gjithë njerëzit qeshnin me mua, por unë isha ai.”

FOTO/ Njihuni me vjehrrën SHQIPTARE dhe nusen e djalit FUTBOLLIST që duken si binjake!

Futbollisti, Leon Dajaku u bë protagonist i një episodi të pazakontë në Kroaci, vend në të cilin ai është aktiv që nga viti 2023 pas nënshkrimit për Hadjuk Split, pasi fansat u njohën me nënën dhe të dashurën e tij përmes rrjeteve sociale.

Siç ka detajuar gazeta “Daily Star”, me kalimin e ditëve, Blerta Dajaku fitoi një popullaritet të dukshëm në botën virtuale, veçanërisht pasi u zbulua se ajo ishte nëna e lojtarit 23-vjeçar.

Pamja e saj rinore befasoi shumë ndjekës, të cilët e ngatërruan edhe me të dashurën e lojtarit, modelen nga Gjermania, Leonie June.

Dajaku, me origjinë shqiptare nga Kosova, është 40 vjeç dhe i ka befasuar fansat e Hajduk Splitit me pamjen e tij dhe prezencën aktive në rrjetet sociale.

Një mësuese estetike, Blerta ndan rregullisht foto nga jeta e saj personale dhe profesionale, si dhe këshilla dhe trajtime bukurie që i nënshtrohet për të ruajtur figurën e saj.

 Këto postime kanë gjeneruar jo vetëm një ortek komentesh pozitive, por edhe konfuzion befasues.

Një nga komentet më të përsëritura mes ndjekësve të tij është: “Nuk mund të jetë nëna e tij, dukesh si e dashura e tij”. “A është djali juaj? “Nuk mendoj kështu”, është një tjetër koment.

Sipas gazetës britanike, gruaja vazhdon të jetë një nënë krenare, siç tregohet në një nga publikimet e saj më të fundit kushtuar djalit të saj kur ai iu bashkua klubit kroat. “I dashur Leon, Zoti të dhëntë më të mirën në këtë fazë të re të jetës tënde. Ne ju duam shumë, familjen tuaj.”

Në një rast tjetër, në një foto me Leon, Blerta e ka mbishkrimin e fotos me shprehjen: “Kur jam me ty, zemra ime buzëqesh”.

Blerta përveçse nënë e Leonit ka edhe dy fëmijë të tjerë dhe së fundmi është bërë gjyshe.

Marsin e kaluar, ata festuan lindjen e mbesës së tyre të parë, vajzës së Leon dhe partneres së tij Leonie June.

Lajmi është shpërndarë me entuziazëm në rrjetet e tyre sociale. “Zemrat tona shkëlqejnë me ardhjen e princeshës sonë të vogël. Të duam, Nava”, ka thënë Blerta në një postim që ka marrë një sasi të madhe pëlqimesh dhe komentesh duke e uruar.

Sa i përket karrierës së Leon Dajakut, i lindur në Gjermani me rrënjë kosovaro-shqiptare, ai e filloi në radhët e të rinjve të Shtutgartit në Bundesligë para se të nënshkruhej nga Bayern Munich në vitin 2019. Pasi luajti vetëm dy ndeshje për bavarezët, sulmuesi u transferua te Union Berlin, një skuadër që e dha në huazim te Sunderland.

Për vitin 2022, klubi anglez e bleu atë përgjithmonë dhe i ofroi një kontratë dyvjeçare, gjatë së cilës, në sezonin e parë, ai shënoi katër gola në 22 ndeshje.

Para përfundimit të marrëdhënies së tij me ekipin britanik, ardhja e tij në Hajduk Split u konfirmua në vitin 2023, gjë që i dha atij një mundësi të re për të demonstruar talentin e tij në fushë dhe për të gjetur stabilitet në karrierën e tij profesionale./VoxNews

Momenti kur rrjedha e ujit merr para qytetaren në rrugët e Vlorës (Video)

Në Vlorë situata paraqitet alarmante në disa zona për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin që në orët e para të mëngjesit dhe reshjeve të dendura të shiut.

Siç shihet në videon e mëposhtme, rrjedha e ujit që ka përfshirë rrugët ka marrë përpara një qytetare.

Ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore pas kësaj ngjarje.

Pak më herët kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha tha se situata paraqitej kritike dhe njoftoi se janë evakuar rreth 30 familje nga banesat e tyre.

VIDEO

Prej disa ditësh ka humbur kontaktet me familjarët, 31-vjeçari denoncohet si i humbur nga motra e tij

Ka qenë motra e tij që është paraqitur ditën e djeshme në komisariatin e policisë së Vlorës për të bërë denoncimin në polici.

Familjarët kanë bërë me dije, se i riu Dhimitraq Dhimja, nuk ka pasur konflikte me njeri, dhe se punonte kamarier në një lokal të Vlorës, ndërkohë që persona të ndryshëm kanë raportuar se personi në fjalë është parë në Prishtinë, ku dhe po bëhet e mundur mobilizimi i policisë për të verifikuar nëse ka kaluar në Kosovë dhe për të punuar për gjetjen e tij.

Njoftimi i Policisë:

Në Komisariatin e Policisë Vlorë, ka bërë kallëzim shtetasja R. B., se që prej datës 23.09.2024, ka humbur kontaktet me babanë e saj, shtetasin E. B., 62 vjeç, banues në Vlorë. Punohet për gjetjen e tij.

E pabesueshme! Për herë të parë në Për’puthen, dy konkurrentët shokojnë studion dhe publikun, zbulohet lidhja mes tyre

Sezoni i ri i Për’puthen në Top Channel ka nisur me risi të shumta, teksa një surprozë e papritur ndodhi në puntatën e të premtes.

Për herë të parë në historinë e këtij emisioni, dy konkurrentë janë motër e vëlla.

Ata janë Rebeka dhe Ardi. Rebeka nuk e ka ditur që ka aplikuar dhe Ardi, e ka marrë vesh pasi është pranuar, duke surprizuar të gjithë në studio.

E për pIasën dhe e lanë të v* ekur në rrugë, ja kush është vi* tima e aksidentit (Emri)

Detaje të reja kanë dalë në dritë për aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafë Plloçë.

Policia sqaron se një automjet ka përplasur për vdekje 40-vjeçarin Florant Pllana në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Leshnicës” dhe drejtuesi është larguar nga vendngjarja.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 18:25, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në vendin e quajtur “Ura e Leshnicës” është gjetur i pa jetë shtetasi F. P. 40 vjeç, banues në Petrushë.

Nga veprimet e para të kryera në vendin e ngjarjes dhe këqyrja paraprake e trupit dyshohet të jetë aksidentuar nga një mjet i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.