Shqiptàri rrεh gr. υαn se nuk praηonte … ks nga m b raρa

Një burrë i moshës 36 vjeç u de.noncua nga bashkëshortja për dh.u.në në familje, një dh.u.në e cila ka sh.p.ër.th.yer pas kërkesës së tij për të kryer mar.rëdh.ënie s.e.ks.uale.

Shtetasi me inicialet R. S sipas një burimi policor të gazetës “Si” përfundoi në komisariatin numër katër pasi e shoqja,

një 28-vjeçare këmbëngul se u rr..h dhe u dh.u.nua f.izikisht nga partneri. Ç.ifti u martua katër vite më parë –

bën me dije policia – përmes shkuesisë dhe nuk kanë pasur ndonjëherë ko.nf.likte të rënda gjatë martesës.

“Shkoυa me shòqen e ngυshtë të g. rυas time, në mëngjes αjo…

Një burrë nga shokuar lexuesit e “The Sun” me historinë që ka rrvfyer. Ja letra: E dashur psikologe, unë prej 5 vitesh jam i martuar me një grua të bukur, të mirë, e duam shumë njëri-tjetrin.

Ama një natë kur një shoku im organizoi një festë për ditëlindje, ku veç të tjerëve ishte edhe shoqja e ngushtë e gruas time.

Ajo sapo është ngarë nga i dashuri i saj, ndërsa me në ka pasur gjithmonë një raport të afërt miqësorë.

Atë natë pas festës, unë shkova të pi një gotë tek dhoma e ndjenjës së shokut tim sepse nuk po më zinte gjumi.

Kur shkova aty ishte dhe ajo duke qarë. E pyeta se çfarë kishte por ajo m’u hodh sipër, filloi të më përqafonte dhe më pas të më prekte.

Mua kaq më mjaftoi që të humbja mendjen dhe të mëkatoja 5 herë duke tra.dhtuar gruan time të dashur.

Të nesërmen në mëngjes nuk fola asnjë fjalë dhe shmangia takimin me shoqen e saj.

E më pas ajo më dërgoi një mesazh duke më thënë se ishte një gabim dhe se nuk do t’i tregonte gruas time.

Por tani unë ndihem shumë keq dhe në faj për atë që kam bërë dhe dua shumë që t’ia tregoj gruas dhe t’i kërkoj falje, por kam frikë se nuk do ta pranojë…”

Horoskopi për ditën e sotme, e premte 4 tetor 2024

Dashi

Kjo e premte do të jetë mjaft e mirë, ku do të përjetoni emocione të forta. Kjo periudhë është mjaft stimuluese, ndaj mos i lini gjërat në mes. Në dashuri mos guxoni, pa qenë të sigurtë 100%, pasi rrezikoni të lëndoni veten.

Demi

Kjo ditë do të jetë mjaft interesante për të lindurit e kësaj shenje. Jeni të dashuruar dhe nuk do arrini që ti fshihni ndjenjat. Ky është momenti i duhur për të marrë vendime të rëndësishme. Në ditët në vijim, mund të përballeni me disa të papritura.

Binjakët

Keni nevojë për ndjenja të bukura dhe pozitive, por këtë periudhë keni qenë të largët dhe të përhumbur. Një situatë e cila fillimisht ju është dukur e kënaqshme, mund të kthehet në trysnuese. Puna do të ecë më së miri, dhe rezultatet do të vijojnë në rritje.

Gaforrja

Do të përballeni me disa problematika që do ju rëndojnë. Do të jeni tejet të thelluar lidhur me situatat dhe personat që ju rrethojnë. Do të karakterizoheni nga një energji e pashtershme dhe për këtë arsye do të arrini të konkretizoni një proces të rëndësishëm.

Luani

Keni një dëshirë të madhe për të dashuruar! Do përjetoni një sukses të rëndësishëm, të cilin e kërkonit prej kohësh. Do e ndjeni veten të vënë në lojë, por shpesh do të përfshiheni nga gjendje ankthi dhe rrezikoni që të hidhni çdo gjë në erë. Kjo është dita kur duhet të besoni më shumë në veten tuaj.

Virgjëresha

Nuk e pëlqeni rrëmujën dhe kjo gjë bën që të mërziteni me veten ose me personat që ju rrethojnë. Në këtë periudhë duhet të vlerësoni më mirë edhe miqësitë. Në dashuri nuk duhet ta hapni zemrën qysh në takimet e para. Ndërsa sa i takon punës, do filloni të shijoni kënaqësitë, por për këtë duhet të përkushtoheni më shumë.

Peshorja

Kjo e premte do të jetë një periudhë mjaft e veçantë. Në raportin në çift dhe në familje, parashikohen një sërë tensionesh. Mjafton të shfaqni një sjellje korrekte në dashuri dhe të tregoheni sa më të përgjegjshëm. Duhet të merrni vendime të prera lidhur me atë që vërtetë kërkoni.

Akrepi

Do të jeni të mbushur gjithë dashuri dhe pasion, duke pasur një ditë mjaft pozitive. Megjithatë me ndikimin e Marsit në shenjë, do të përfshiheni në një moment konfuzioni, duke kaluar nga lumturia në trishtim dhe demotivim. Vijoni rrugën tuaj, sidomos nëse keni bërë një njohje prej pak kohësh. Projektet e punës do të ecin më së miri.

Shigjetari

Duhet të prisni fundin e muajit për të përjetuar momente ekuilibri. Fatkeqësisht jo gjithmonë zgjedhjet tuaja varen vetëm nga ju. Megjithatë një qiell mjaft pozitiv, do të favorizojë sferën profesionale. Dashuria ecën më së miri, me ulje-ngritjet e zakonshme, por në fund të fundit në ekuilibër.

Bricjapi

Nëse ju është fiksuar një ide në kokë, do bëni të pamundurën për ta realizuar. Kjo ditë do të jetë mjaft e veçantë, ku do të keni dëshirë për të ndryshuar një sërë gjërash në jetën tuaj dhe të bëni zgjedhje të rëndësishme, shkruan noa.al. Vendimi për tu shkëputur nga një punë, mund të jetë vërtetë i rrezikshëm, ndaj reflektoni mirë.

Ujori

Do të shfaqni disa siklete shëndetësore dhe nuk do të jeni shumë mirë. Qielli parashikohet mjaft i favorshëm gjatë kësaj të premteje. Ndryshimet e bëra disa javë më parë, po japin rezultate të favorshme në punë.

Peshqit

Ndikimi i Hënës, Venusit dhe Marsit do e bëjnë këtë ditë mjaft të luhatur. Kjo do të thotë që humori nuk është më i miri, si dhe nuk do të mungojnë rastet për të rënë në sy. Do të përfshiheni në projekte të reja, ndaj mos u ndalni! Këshillohet që ti kushtoni më shumë kohë familjes.

Miratohet në Senat marrëveshja me Italinë për pensionet, përfitojnë 500 mijë shqiptarë! Ç’duhet të dini

Komisionet e Politikës së Jashtme në Senat dhe në Dhomën e Deputetëve në Itali kanë miratuar një ditë më parë marrëveshjen e pensioneve me Shqipërinë, e po ashtu amendamentet për alokimin e fondeve përkatëse.

Sipas deputetit të PS, Etjen Xhafaj, hapi i fundit tani mbetet votimi në seancë plenare, për këtë marrëveshje që prek me dhjetëra-mijëra shqiptarë

“Dje ka kaluar në Komisionet e Politikës së Jashtme, si në Senat edhe ne Dhomën e Deputetëve në Itali🇹, marrëveshja e pensioneve me Shqipërinë, së bashku me amendamentet për alokimin e fondeve përkatëse.

Hapi i fundit mbetet votimi në seancë plenare, për këtë marrëveshje që prek me dhjetëra mijëra shqiptarë.

Falenderime për të gjithë ata nga pala italiane e shqiptaro-italianët që janë përfshirë në këtë marrëveshje që në gjenezë të saj!”, shkruan ai.

Kështu, të gjithë shqiptarët që jetojnë në Itali do të përfitojnë nga Sigurimi i Përgjithshëm i Detyrueshëm për pension invaliditeti, pleqërie dhe familjar të punonjësve të punësuar, trajtimin e posaçëm të punonjësve të vetëpunësuar si artizanë, tregtarë, fermerë dhe sigurimin për përfitimin për sëmundjet.

Pas datës 6 korrik, shqiptarët në prag pensioni duhet të aplikojnë pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore në shtetin italian dhe atë shqiptar duke bërë të mundur marrjen e dy pensioneve, sipas viteve të punës që kanë derdhur kontributet.Janë rreth 500 mijë shqiptarë që përfitojnë nga marrëveshja me Italinë, si dhe 4 mijë shtetas italianë që do të përfitojnë pension në Shqipëri.

Po ashtu shqiptarët që kanë dalë në pension përpara 2024, mund të aplikojnë për të përfituar nga kjo marrëveshje.

Për të marrë pension në Itali duhen 20 vite pune, ndërsa për të përfituar pension në Shqipëri mjaftojnë 15 vite pune. Deri tani shteti shqiptar ka negociuar dhe lidhur me marrëveshjen me 17 shtete.

Taksia elektrike del nga rruga në Lushnje-Berat, p Iagoset drejtuesja, 40-vjecaren e nxjerrin zjarrfikësit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën nacionale Lushnje-Berat, në afërsi të fshatit Kashtbardhë.

Sipas informacioneve, një mjet tip Volkswagen, që shërbente si taksi, ka dalë nga rruga pasi nuk ka marrë kthesën e ka vazhduar rrugën drejt duke përfunduar në një kanal kullues.
Ajo është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesja e mjetit, një 40-vjeçare Mirela Shellima, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka pësuar lëndime si pasojë e aksidentit.Për nxjerrjen e saj nga mjeti, ka qenë e nevojshme ndërhyrja e zjarrfikësve të qytetit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të dokumentuar aksidentin dhe për të disiplinuar trafikun në atë zonë.

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Nëse Izraeli përgjigjet, sulmi ynë i ri nuk do të ketë kufi

Teherani i dërgoi një mesazh Uashingtonit përmes Katarit.

Një burim i lartë diplomatik i tha Al Jazeera se Irani i dërgoi një mesazh zyrës Ovale se “nëse Izraeli vendos t’i përgjigjet sulmit të së martës, nuk do të ketë kufi për përgjigjen e Teheranit”.

Ndërkohë, më herët gjatë ditës së sotme, Irani thirri ambasadorët e Gjermanisë dhe Austrisë për shpjegime pasi qeveritë e tyre qortuan Republikën Islamike për sulmin e saj raketor ndaj Izraelit, njoftuan mediat shtetërore.

Gjermania dhe Austria, kërkuan shpjegime nga ambasadorët iranianë mbi sulmin e Iranit të martën./vizionplus.tv

Modelja ka Iindur me dy v*gina: “Kam dy pa rtnerë. Nuk quhet t radhti”

25-vjeçarja Annie Charlotte ka habitur me deklaratën e saj se ka dy vagina.

Annie, e cila është modele në “OnlyFans”, mburret se ka dy vagina. Ajo ka lindur me dy mitra dhe është diagnostikuar me didelfis uterus pasi vendosi spiralen kontraceptive në moshën 16-vjeçare.

Pra, ajo mund të ngjizte dy foshnja në të njëjtën kohë. Gjithashtu, shtoi se dy vaginat janë “funksionale” dhe ka dy cikle menstruale.

Gjatë një interviste u shpreh se një herë po dilte me dy djem njëkohësisht dhe sipas saj nuk quhet tradhti, sepse secili ka vaginën përkatëse.

“Ata nuk e dinë për njëri-tjetrin. Ata të dy kanë vaginën e tyre, kështu që bëjnë seks vetëm me atë”, tha dhe shtoi se kalon një ditë në javë me çdo të dashur, pastaj i alternon në fundjavë.

Gati përgjigja e Izraelit ndaj Iranit, vendet e BE-së thirrje shtetasve të tyre: Largohuni sa më parë

Izraeli po përgatit kundërpërgjigjen ndaj sulmit të Iranit, e tashmë duket se është shumë afër.

Sakaq, Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Izraeli të mos targetojë bazat nukleare. Përgjigja e Izraelit ndaj Iranit nuk dihet se çfarë përmasash do të ketë dhe cilat objektiva do të jenë në shënjestër.

Ekziston një rrezik i madh që kjo kundërpërgjigje ta zhysë edhe më tepër Lindjen e Mesme në një konflikt në shumë fronte apo drejt një lufte totale.

Sakaq, shumë vende të BE-së, duke përfshirë edhe Italinë së fundmi, i kanë bërë thirrje shtetasve të tyre të largohen nga Irani.

Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu duket i vendosur në përgjigjen e tij ndaj Iranit. Ndonëse Izraeli po lufton aktualisht me Hamas në Gaza, me Hezbollahun brenda territorit të Libanit, ai ka thënë se ajo çka po ndodh do të ndryshojë përgjithmonë balancat e fuqisë në rajon.

Dua Lipa gërmon 500 ton tokë në shtëpinë së saj në Londër, arsyeja mund t’ju habisë

Dua Lipa është përfshirë në një projekt masiv për ndërtimin e një bodrumi të madh në pronën e saj në Hampstead, ku ajo planifikon të ketë një studio muzikore dhe pishinë.

Këngëtarja ka kaluar mbi tri vjet për të bindur këshillin lokal që të miratojë projektin, pasi pati shumë kundërshtime nga banorët për humbjen e hapësirave të gjelbra dhe çështje të tjera të mjedisit.

Projekti përfshin gërmimin e mbi 500 tonë dhe, dhe ndërtimin e bodrumit në një thellësi prej gjashtë metrash, që është katër herë më i madh se bodrumi ekzistues, shkruan DailyMail.
Projekti i ri do të përfshijë një zgjerim prej 310 metrash katrorë dhe pritet të zgjasë për 12 muaj deri në prill të vitit të ardhshëm.

Për të adresuar shqetësimet e banorëve për zhurmën dhe dridhjet, pajisjet ndërtimore do të montohen me izolatorë të veçantë për të minimizuar shqetësimin e fqinjëve.

Në kuadër të projektit, është planifikuar edhe ndërtimi i një çatie ekologjike për të ruajtur biodiversitetin e zonës dhe për të bërë që bodrumi të integrohet sa më mirë me kopshtin ekzistues.

Dua Lipa, e cila ka një pasuri të vlerësuar prej 75 milionë funtesh (90 milionë euro), bleu këtë pronë kur ishte vetëm 22 vjeçe dhe është e emocionuar për ta shndërruar atë në një vend që reflekton stilin dhe nevojat e saj personale.
Pavarësisht sfidave dhe pengesave gjatë procesit të aplikimit, ajo është në rrugën e duhur për të përfunduar projektin e saj të madh.

Ndërtimi është shoqëruar me një plan të detajuar për menaxhimin e rrezikut nga përmbytjet dhe lëvizjet e strukturës, pasi bodrumet konsiderohen të rrezikshme për shkak të këtyre faktorëve.
Kjo është arsyeja pse ka pasur një studim të thellë mbi ndikimin që do të ketë ndërtimi në pronat fqinje.

Ndërsa ndërtimi vazhdon, ekipet e ndërtimit do të duhet të ndjekin rregullat e vendosura për të minimizuar ndikimin në banorët lokalë, duke përdorur pajisje të veçanta për të kontrolluar zhurmat dhe dridhjet.
Kjo është një përpjekje e madhe për Dua Lipën, dhe ajo mezi pret që shtëpia e saj të bëhet një hapësirë e përshtatur për jetën dhe krijimtarinë e saj profesionale.

Dasma që u shpëtoi MEDIAVE dhe rrjeteve sociale, gazetarja e njohur shqiptare MARTOHET me diplomatin austriak!

Mbetur jashtë vëmendjes mediatike, Jonila Godole, ish-gazetare në Shqipëri, sot një nga zërat më vitale për të denoncuar krimet komuniste, në fund të shtatorit, i ka dhënë fund beqarisë së saj duke lidhur kurorë me një diplomat shumë të zëshëm në Shqipëri, ambasadorit austriak Christian Steiner.

Godole, publikoi në rrjetet sociale foto nga dasma e saj në ambientet e Butrintit.

Ndërkohë që Steiner, nuk është më ambasador në Shqipëri, por ka marrë të njëjtën detyrë në Malin e Zi.

Gazetarja tregon nëpërmjet fotografive se për herë të parë e ka takuar bashkëshortin e saj të arshshëm në janarin e vitit të mbrapshtë 1997, kur punonte gazetare tek gazeta “Koha Jonë”; ndërkohë që Christian Steiner sapo kishte filluar karrierën e tij diplomatike si atashe i ambasadës Austriake post që e mbajti nga viti 1996-1997.

Ngjarjet e ethshme të atyre viteve i kanë afruar ata për herë të parë.

Janë dashur më shumë se 12 vjet, që Christian dhe Jonila të ritakoheshin, dhe kjo ka ndodhur në tetorin e vitit 2019 kur Stainer erdhi sërish në Shqipëri, por këtë radhë me detyrën e ambasadorit.

Cifti sic duket ka pritur që Stainer të marrë një tjetër detyrë, jo në Shqipëri, për të vazhduar marrëdhënien e tyre.

Ndërkohë që në fund vjen dhe dasma, në 28 shtator 2024, kur Godole, i ka thënë “po”, propozimit të diplomatit dhe së bashku janë drejtuar në altar për të vënë kurorë.