”Ervin Salianji të bëjë kujdes me ushqimin në qeli”; paralajmërimi i fortë nga ish-numri 2 i Burgjeve

Lefter Maliqi, në cilësinë e ish-numrit dy të Burgjeve shokon me deklaratën, kur thotë se Ervin Salianji duhet të bëjë kujdes me ushqimin në burgun e Fierit.

Në një intervistë në ”Të Pashoq”, Maliqi tregon se çfarë ndodh në prapaskenë në ambientet e vuajtjes së dënimit. Sipas tij, ekzistojnë ilaçe që mund të hidhen në ushqim që të shkaktojnë vdekjen në harkun kohor të 2-3 viteve.
Ai shprehet i bindur se kjo praktikë ka ndodhur edhe me emra të tjerë që kanë vuajtur dënimet e tyre nëpër burgjet shqiptare.

Ai i bën thirrje eksponentëve të PD-së, sidomos ata që tani janë angazhuar në qarkun e Fierit për zgjedhjet e 2025, që të mundësojnë ushqimin çdo ditë për Ervin Salianjin, në mënyrë që mos ta ekspozojnë përballë asnjë rreziku që mund t’i vijë nga armiqtë e pushtetit.

Për dënimin e Salianjit, Maliqi thotë se është thjesht hakmarrje e regjimit të Edi Ramës, pasi denoncime publike si ai kanë bërë të gjithë opozitarët, sepse kjo është pjesë e detyrës së tyre.

Pa prisni pak, Milaim Zeka dhe Einxhel Shkira do jenë opinionistët e ‘BBV’?

Prej disa kohësh është përfolur se Milaim Zeka do të jetë pjesë e ‘Big Brother Vip Kosova’ në këtë edicion, në rolin e opinionistit. Mirëpo, në rrjet po thuhet se edhe Einxhel Shkira do jetë po ashtu opinioniste.

Tashmë produksionit i është bashkuar Olsa Muhameti në rolin e producentes ekzekutive. Nga ana tjetër moderatorët do vijojnë të mbeten Alaudin Hamiti dhe Jonida VokshiDeri tani mes emrave që janë përfolur për t’u bërë pjesë e këtij formati janë Meda, Bashkim Sahiti, Mevlan Shaba, Diona Fona, Fatlume Popovci, Arbër Zeka etj. Por në një intervistë, Olsa tha se asnjë prej emrave të përfolur nuk do jetë pjesë e BBVK3, duke shtuar se ky kast do jetë përtej të gjitha pritshmërive.

Kujtojmë se edhe Einxhel Shkira ka dalë nga një program si Big Brother Vip 1, ku në fund fitoi dashurinë e DJ Dagz, me të cilin ka një djalë.

Ky format pritet të startojë këtë javë, ndaj ka mbetur edhe shumë pak ditë deri kur të zbulojmë se kush do jenë banorët, moderatorët dhe opinionistët.

Tha se njeh shqiptarë si Diddy, reagon sërish Ronela Hajati: I gjeni në..

Pak ditë më parë, këngëtarja Ronela Hajati shkaktoi zhurmë të madhe në rrjetet sociale pasi bëri një koment për festat e famshme të reperit Diddy dhe duke i lidhur ato me situatën në industrinë e muzikës në Shqipëri.

Sot, Ronela ka bërë një tjetër reagim sërish në llogarinë e saj të Instagramit.

“E si gjithmonë abuzohet, prandaj unë prej kohësh kam zgjedhur të mos nxjerr asnjë fjalë për asgjë çfarë ndodh. I vetmi aktivitet është të nxjerr këngë sepse dhe intervista më bazike përherë shoqërohet nga tituj që s’kanë kurrë lidhje me ç’flas apo me komente të hipotetikuara sepse keni kurreshtje jo të shëndetshme. Më vjen kaq keq ku për çdo gjë që ndodh – Showbizi është i targetuar për veprimet më të ulëta nga një mentalitet i përgjithshëm që zor se mund të rregullohet në vendet tona.

Diddy është një manjak me miliarda. Te ne i gjen që nëpër autobusa. Në showbizin tonë artistët dhe eventin më bazik ku shkojnë e nxjerrin nëpër dyqind story se paguhen. Stop targeting people kot dhe stop të vënit në gojët e të tjerëve, thashetheme të ndyra që i fryni vetë. Dhe po, ka emra sa të duash sinonim e mbase më keq se ai. I gjeni nëpër gazeta përditë!”

Artisti i merituar Robert Ndrenika bëhet stërgjysh, e bija publikon foton e rrallë

Në familjen e Robert Ndrenikës ka ardhur në jetë një pjesëtare e ri dhe aktori i mirënjohur nuk mund ishte më i lumtur se kaq.

Mbesa e tij është bekuar me një vajzë dhe si rrallë herë aktori ka zgjedhur ta ndaj këtë moment nga jeta e tij private me ndjekësit e tij.

“Jetë të gjatë! I lumtur për mbesën time Ana me këtë dhuratë (Dafine)”, ka shkuar ai përkrah një fotoje shumë të bukur.
Të shumta kanë qenë urimet për aktorin e mirënjohur nga miq të afërm dhe fansat e tij të shumtë.

“P anik” për Kombëtaren shqiptare, kapiteni Gjimshiti dëmtohet pas shënimit të golit në Champions

Berat Gjimshiti ishte një nga protagonistët e fitores së Atalantës në Ligën e Kampionëve, ku mundi me rezultatin 0-3 Shakhtar Donetsk, me kapitenin e Kombëtares shqiptare që realizoi golin e parë të sfidës.

Gjithsesi, pas përfundimit të pjesës së parë, 31-vjeçari nuk u hodh më në fund, duke u zëvendësuar nga Pasalic.

Siç raporton “Sky Sport”, Gjimshiti ndjeu dhimbje të lehta në ije, me trajnerin Gasperini që preferoi mos ta rrezikonte atë.

Kjo gjë ka sjellë panik në kampin shqiptar, vetëm një ditë përpara publikimit të listës nga Sylvinho për duelet me Republikën Çeke dhe Gjeorgjinë në Ligën e Kombeve, të cilat do të luhen më 11 dhe 14 tetor.

Gjimshiti nuk ishte pjesë e dy ndeshjeve të para me Ukrainën dhe Gjeorgjinë, sërish për shkak të një dëmtimi që mori vetëm pak ditë përpara grumbullimit dhe nëse kjo gjë ndodh sërish, atëherë do të jetë një problem tejet i madh për Sylvinhon dhe stafin e tij, i cili duhet të bëjë pa një nga pikat kyçe të skuadrës.

Jul Deda kritikon ashpër Albano Bogdon: Më ka ardhur keq që ka arritur në atë derexhe

Aktori Julian Deda ka reaguar pas një intervistë të dhënë nga kolegu i tij Albano Bogdo, në të cilën ky i fundit gjatë bisedës përdorte fjalë banale.

Në një reagim të bërë në rrjetet e tij sociale, Deda shprehet se ndihet i keqardhur kur shikon që kolegu i tij “ka rënë në këtë derexhe”, duke i thënë se nuk ka nevojë të bjerë në këtë nivel të të folurit sepse ka talent dhe është i formuar, e se publikun e ka fituar me talent dhe mënyrën si ka tejçuar humorin tek ta.

Albano dhe Roberti e fyejnë rëndë, Buçko reagon duke recituar një poezi teksa gatuan: Ma sillni adresën e shtëpisë…

Televizioni ka etikë thotë Juli, aq më tepër orari kur transmetohet.

“Kam parë shumë video virale të bëra kohët e fundit, ku në qendër të videove është kolegu im, që kam bërë humor. Me thënë të vërtetën më ka ardhur keq që e kam parë në atë derexhe fjalori, jo se unë jam ëngjëll në të folur, por ka një gjë, ekrani në përgjithësi ka një lloj etike. E kërkon një lloj etike, për të cilën unë tregoj kujdes.

Nuk jam kundër përmendjes së disa fjalëve tek tuk, aty ku shkon, rri fiks, por nëse bëhet qëllim në vetvete nuk është më art. Prandaj them që duhet të kemi shumë kujdes. Unë personin në fjalë e kam pasur koleg dhe e kam koleg, është shumë i talentuar, por kur e shikoj në këto lloj rrethanash them pse, arsyet pse është në këtë derexhe.

Ti vëlla nuk ke nevojë të shkosh në këtë lloj niveli sepse ti ke talent. E ke fituar publikun me talentin dhe humorin tënd. E kuptoj kur je nëpër lokale, ose ambiente më intime, por në televizion, ka etikë, aq më tepër orari kur transmetohet”, tha ai.

E b ujshme, Shumaker shfaqet pas 11 vitesh në publik në dasmën e vajzës!

Gruaja e Mikael Shumakerit, Korina, ka ruajtur gjithnjë me shumë rreptësi detajet e gjendjes së legjendës së Formulës 1 për më shumë sesa një dekadë, që prej aksidentit në ski që i ndryshoi.dgfhPor Shumaker thuhet se është parë në publik për herë të parë pas 11 vitesh, pasi ka marrë pjesë në dasmën e vajzës Xhina-Maria. 27-vjeçarja u martua me bashkëshortin Iain Bethke të shtunën e kaluar në një ceremoni magjepsëse në vilën e familjes në Majorka. Mediat në Gjermani kanë raportuar se legjenda e Formulës 1 ishte i pranishëm në dasmë gjatë festimeve. Shumaker vazhdon të kërkojë kujdes mjekësor gjatë gjithë kohës pas aksidentit të tij në ski që ndryshoi jetën më shumë sesa një dekadë më parë. Ai u rrëzua teksa bënte ski në Alpet Franceze, duke përplasur kokën në një shkëmb. Megjithëse mbijetoi, shtatë herë kampioni i botës kaloi 1 muaj në koma.

Që kur u lejua të kthehej në shtëpinë e familjes në Liqenin e Gjenevës në shtator 2014, ai është në kujdesin e gruas së tij, Korina, dhe të një ekipi mjekësh. Duke mbrojtur ashpër privatësinë e burrit të saj, Korina ka lejuar vetëm disa miq dhe të afërm të besuar të zgjedhur që ta vizitojnë ish-pilotin, dhe vetëm një pjesë e vogël e njerëzve brenda dhe jashtë familjes Shumaker thuhet se dinë detajet e gjendjes së tij. Por pjesëmarrja e Shumakerit në dasmën e vajzës së tij mund të jetë sinjali i një ndryshimi në qëndrimin e familjes. Edhe pse më parë ai ishte dërguar nga shtëpia e familjes në vilën e tyre në Majorka, këtë herë ishte ndryshe pasi raportohet se Shumaker është shfaqur para të gjithë të ftuarve të tjerë në dasmë. Për të siguruar privatësinë e legjendës së F1 u morën masa të forta, teksa thuhet se të gjithë të ftuarit duhej të dorëzonin celularët e tyre në derë, në mënyrë që askush të mos mund të bënte fotografi të 55-vjeçarit. Por një paraqitje e parë për shumë vite përpara anëtarëve të familjes më të gjerë dhe të tjerëve, është një shenjë se qasja e Korinës mund të jetë zbutur.

Gazeta spanjolle “Ultima Hora” raportoi se ceremonia zgjati rreth gjysmë ore dhe se të çifti i thanë “po” njëri-tjetrit rreth orës 16:00. Vila ku u organizua ceremoninë u ble nga Korina në vitin 2017, e cila thuhet se ka paguar rreth 27 milionë paund për blerjen e pronës nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez. Por kjo mund të mos jetë ngjarja e fundit familjare në muajt e ardhshëm që mund të shohë Mikael Shumakerin të shfaqet përsëri para njerëzve. Ndonëse ende nuk është konfirmuar fejesa, modelja daneze, Laila Hasanoviç, la të kuptohet se i dashuri i saj, Mik Shumaker, djali i legjendës së F1, i ka propozuar, duke treguar edhe unazën e diamantit në gishtin e saj në një postim të bërë në “Instagram”.
ADVERTISING

PANORAMASPORT.AL

“Ai duket më i pIakur se e ëma”, mamaja e futbollistit shqiptar bëhet virale në rrjetet sociale, ja çfarë shkruan Daily Mail për të!

Nëna e një futbollisti shqiptar, ish-kampioni të Bundesligës është bërë virale në rrjetet sociale pasi zbuloi një sërë fotosh intime nga pushimet dhe seancat e fitnesit. 

Blerta Dajaku, një modele kosovare-shqiptare, mund t’i duket shumëkujt sikur i ka mbushur të 20-at, por në fakt ajo është në të 40-at dhe së fundmi është bërë gjyshe.

Ajo ka grumbulluar më shumë se 21,000 ndjekës në Instagram dhe ndan rregullisht informacione nga stili i saj i jetesës me kujtime nga Dubai, Maldive, Paris, Sunderland e tw tjera destinacione magjepsëse.

Blerta gjithashtu ka lançuar një markë bukurie në emrin e saj dhe është specialiste e mikroblading me studion e saj. 

Modelja është nëna e ish-yllit të Bayern Munichut, Leon Dajaku, i cili fitoi një medalje të Bundesligës në 2019-2020 pasi bëri dy paraqitje. Dajaku aktualisht luan me Hajduk Splitin e Kroacisë.

Së fundmi një foto e sulmuesit shqiptar Leon Dajaku në rrjetet sociale, ka krijuar një ngatërresë të pazakontë mes ndjekësve të futbollistit. Ai shfaqej në atë foto me një bionde, që shumëkush mendoi se ishte e dashura e tij. 

Duke komentuar në rrjetet sociale në foton në fjalë, një tifoz shkroi “Kjo është e ëma e tij, jo gruaja. Jam absolutisht i mahnitur”. Ndërsa një tjetër shtoi “Ai duket më i plakur se e ëma”, për foton që është bërë virale jo vetëm në Kroaci, por edhe në media më të njohura ndërkombëtare./Daily Mail

Niko Peleshi ofron mbështetje për një pensionist të ν dekur(FOTO)

Dy ditë më parë, ishte Dita Botërore e të Moshuarve, ku kreu i grupit parlamentar të PS-së, Niko Peleshi nuk mund të linte pa e shfrytëzuar për propagandë.

Ai ka publikuar në rrjetet sociale një foto me një pensionist, ku ofron mbështetje dhe përkujdesje për ta, duke nisur me bonusin e fundvitit.

“Në Ditën Botërore të të Moshuarve, mirënjohje për kontributin e vyer të gjeneratave që na kanë udhëhequr dhe kanë ndërtuar themelet e së ardhmes sonë. Po punojmë intensivisht për të siguruar që të moshuarit të përfitojnë drejtpërdrejt nga rritja ekonomike e vendit. Duke nisur me bonusin e këtij fundviti, do të shtojmë mbështetjen dhe përkujdesjen për ta, si një shenjë e mirënjohjes dhe e përkushtimit tonë për një Shqipëri ku askush nuk mbetet pas”, – shkruan Peleshi.

Por siç duket, deputeti socialist ka zgjedhur një foto të vjetër për të bërë propagandë, pasi pensionisti që ka shfaqur në foto ka ndërruar jetë.

Këtë detaj e ka vënë re korçari i rrjeteve sociale, Ilir Vrenozi, i cili thotë se pensionisti në foto është Stavri Jano, i cili ka ndërruar jetë.

Edhe pse kanë kaluar dy ditë, postimi i Peleshit vijon të jetë ende në profilin e tij në rrjetet sociale.

Deklarata “bom bë” e ish-kryeministrit britanik:Netanyahu më vuri pajisje përgjimi në tualetin e zyrës,më tha se duhej..

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka deklaruar se një pajisje përgjimi u gjet në tualetin personale të tij në Ministrinë e Jashtme, pasi ishte përdorur nga Benjamin Netanyahu.

Sipas “The Telegraph”, Johnson ka pretenduar se kur kryeministri izraelit vizitoi departamentin e tij në vitin 2017, ekipi i tij i sigurisë gjeti pajisje përgjuese në tualete, pasi ai kishte dalë prej tij.

Gjatë takimit të tyre në zyrën e tij të vjetër, Johnson thotë se Netanyahu kishte kërkuar të shkonte në tualet. Këtë deklaratë Johnson e ka shkruar në librin e tij, ‘Unleashed’.

Kur u pyet gjatë një interviste me “The Telegraph” nëse ai mund të jepte ndonjë detaj për atë që ndodhi, Johnson tha: Unë mendoj se gjithçka që duhet të dini për atë episod është në libër.

Nuk është e qartë nëse kryeministri izraelit u mor në pyetje për incidentin. Në afërsisht të njëjtën periudhë të cilës i referohet ish-kryeministri britanik, Izraeli u akuzua për vendosjen e pajisjeve të përgjimit në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas zyrtarëve amerikanë, Uashingtoni arriti në përfundimin se Izraeli ka gjasa të qëndronte pas vendosjes së pajisjeve të përgjimit të telefonave celularë që u gjetën pranë Shtëpisë së Bardhë dhe vende të tjera.

Ndonëse nuk ka punuar kurrë në Mossad, agjencinë e spiunazhit të Izraelit, Netanyahu thuhet se ka punuar ngushtë me ta.

Si agjencia e dytë më e madhe e spiunazhit në botën perëndimore pas CIA-s, ajo fokusohet në mbledhjen e inteligjencës së huaj dhe operacionet e fshehta.

Gjatë takimit me Netanyahun, Johnson, atëherë sekretari i jashtëm, përshkruan se si ndihej si “Willy Wonka” teksa i tregoi rreth vendit të tij të punës në atë që ishte vizita e tij e parë në Ministrinë e Jashtme.